Back to Languages

Albanian - Chapter 40 - Ghafir

Translation by Unknown — Permalink

Verse 1 — Surah Ghafir 40:1

Verse 2 — Surah Ghafir 40:2

Kjo shpallja e librit eshte prej All-llahut, fuqiplotit, gjithedijshmit

Verse 3 — Surah Ghafir 40:3

I cili fal mekatin dhe pranon pendimin, dhe qe eshte ndeshkues i ashper, por edhe bamires. Nuk ka zot tjeter pervec Atij. Te Ai eshte e ardhmja e cdokujt

Verse 4 — Surah Ghafir 40:4

Rreth argumenteve te All-llahut nuk kundershton kush, pos atyre qe nuk besuan; pra ty te mos mashtroje levizja e tyre neper qytete

Verse 5 — Surah Ghafir 40:5

Populli i Nuhut dhe grupacione pas tyre paten pergenjeshtruar perpara ketyre (idhujtareve), dhe secili popull (qe pergenjeshtroi), u perpoq ta asgjesoje te derguarin e vet dhe e luftoi me ceshtje te kota, ashtu qe me ato deshi ta likuidoje te verteten, e

Verse 6 — Surah Ghafir 40:6

Po ashtu, ka marre fund vendimi i Zotit tend (per denim) kunder atyre qe nuk besuan, se ata jane banues te zjarrit

Verse 7 — Surah Ghafir 40:7

Ndersa ata (engjejt) qe e bartin Arshin edhe ata qe jane perreth e tij, lartesojne me falenderim Zotin e tyre, i besojne Atij dhe i luten Atij t´i fale ata qe besuan (duke thene): "Zoti yne, Ti me meshiren dhe me diturine Tende ke perfshire cdo send, anda

Verse 8 — Surah Ghafir 40:8

Zoti yne, futi ne xhennete te Adnit, te cilat ua ke premtuar, ata dhe kush ishte i mire prej eterve te tyre, grave te tyre dhe pasardhesve te tyre. Vertet, Ti je ngadhenjyesi, i urti

Verse 9 — Surah Ghafir 40:9

Dhe i mbron ata prej te keqijave, pse ate qe Ti e mbron ate dite prej te keqijave, Ti e ke meshiruar ate, e ai eshte ai shpetimi i madh

Verse 10 — Surah Ghafir 40:10

S´ka dyshim se ata qe nuk besuan do te thirren (do t´u thuhet): "Hidherimi i All-llahut pse u ftuat te besoni e ju nuk besuat (ne Dunja), eshte me i madh se urrejtja juaj ndaj vetes

Verse 11 — Surah Ghafir 40:11

Ata (jobesimtaret) thone: "Zoti yne, na bere te vdesim dy here dhe na ngjalle dy here, e ne pranuam per mekatet tona, pra a ka ndonje rrugedalje

Verse 12 — Surah Ghafir 40:12

Ky (denim) eshte, pse kur behej thirrja per te besuar All-llahun Nje, ju e mohuat, e nese i pershkruhej shok Atij, ju besuat, pra i tere sundimi eshte ne duart e All-llahut, te lartit, te madheruarit

Verse 13 — Surah Ghafir 40:13

Ai (All-llahu) eshte qe po ua defton juve argumentet e veta, qe ju sjell furnizim prej qiellit (shiun), por pervec atyre qe jane te kthyer te Zoti, te tjeret nuk marrin mesim

Verse 14 — Surah Ghafir 40:14

Pra, adhurojeni All-llahun me nje adhurim te sinqerte ndaj Tij, edhe pse jobesimtaret e urrejne ate (adhurimin)

Verse 15 — Surah Ghafir 40:15

Ai (All-llahu) eshte i pozites me te larte, i zoti i Arshit; Ai me urdhrin e vet ia sjell shpirtin (shpalljen) atij qe do nga roberit e vet, per t´ua terhequr verejtjen ndaj dites se takimit (te kijametit)

Verse 16 — Surah Ghafir 40:16

Dites kur ata do te dalin (prej varrezave) ne shesh, e All-llahut nuk mund t´i fshihet asgje gje e tyre. I kujt eshte pushteti sot? (behet pyetja). I All-llahut, i Atij qe eshte Nje, i fuqiplotit (eshte pergjigjja)

Verse 17 — Surah Ghafir 40:17

Sot shperblehet secili njeri me ate qe ka vepruar. Sot nuk ka padrejtesi, All-llahu llogarit shpejt

Verse 18 — Surah Ghafir 40:18

Ti terhiqju atyre verejtjen per diten e kijametit, kur zemrat, te mllefosura arrijne ne fyt. Per zullumqaret nuk ka as mik e as ndermjetesues qe i shkon fjala

Verse 19 — Surah Ghafir 40:19

Ai di per shikimin me cep te syve, e edhe per ate qe e fshehin ne zemra

Verse 20 — Surah Ghafir 40:20

All-llahu gjykon me drejtesi, ndersa ata qe adhuronin tjeter pos Atij, ata nuk kane ne dore te gjykojne asgje. All-llahu eshte Ai qe degjon dhe sheh

Verse 21 — Surah Ghafir 40:21

A nuk udhetuan ata neper toke e te shohin se si ishte perfundimi i atyre qe paten qene para tyre? Ata ishin edhe me te fuqishem se keta e edhe lane me shume gjurme ne toke, po All-llahu i denoi per shkak te mekateve te tyre dhe nuk pat ndonje qe t´i mbroj

Verse 22 — Surah Ghafir 40:22

E ai (denim ishte) per arsye se ata i mohuan argumentet e qarta, te cilat ua sillnin te derguarit e tyre, andaj All-llahu i shkaterroi. Ai vertet eshte i fuqishem, ndeshkues i ashper

Verse 23 — Surah Ghafir 40:23

Ne e kemi pas derguar Musain me argumente e fakte te qarta

Verse 24 — Surah Ghafir 40:24

te Faraoni dhe te Hamani e Karuni, e ata i thane: "Magjistar e genjeshtar

Verse 25 — Surah Ghafir 40:25

Kur ua solli ai te verteten nga ana Jone, ata thane: "Mbytni djemte e atyre qe i besuan atij, e lini te jetojne grate e tyre, por dredhite e tyre nuk qene tjeter pos deshtim

Verse 26 — Surah Ghafir 40:26

Faraoni tha: "Me lini mua ta mbys Musain, e ai le ta therrase Zotin e vet, pse une kam frike se po ua ndryshon fene tuaj, ose po nxit trazira ne vend

Verse 27 — Surah Ghafir 40:27

Musai tha: "Une i jam mbeshtetur Zotit tim dhe Zotit tuaj qe te me mbroje prej cdo kryeneci, qe nuk i beson dites se pergjegjesise

Verse 28 — Surah Ghafir 40:28

Nje njeri besimtar nga familja e faraonit qe e fshehte besimin e vet, tha: "A doni ta mbytni nje njeri vetem pse thote Zoti im eshte All-llahu, derisa prej Zotit tuaj u ka sjelle argumente? Nese ai eshte rrenes, per vete e ka rrenen, e nese eshte i drejte

Verse 29 — Surah Ghafir 40:29

O populli im, sot pushteti eshte juaji ne vend, po kush do te na mbroje prej denimit te All-llahut nese ai na perfshin? " Faraoni tha: "Une nuk kam mendim tjeter t´ju jape pos atij qe ju thashe dhe nuk jam duke ua udhezuar tjeter pos ne rrugen e drejte

Verse 30 — Surah Ghafir 40:30

Nderkaq, ai qe kishte besuar tha: "O populli im, une kam frike per ju se po u gjen si i gjeti popujt e meparshem (grupet e meparshme)

Verse 31 — Surah Ghafir 40:31

Si rasti i popullit te Nuhut, te Adit, te Themudit dhe te atyre qe ishin pas. All-llahu nuk ben padrejt ndaj roberve

Verse 32 — Surah Ghafir 40:32

O populli im, une kam frike per ju diten e britmes (te mjerimit)

Verse 33 — Surah Ghafir 40:33

Diten, kur nga frika ktheheni te ikni, e nuk ka kush qe ta prapesoje prej jush denimin e All-llahut. Ate qe All-llahu e le te humbur, per te nuk ka ndonje qe e drejton

Verse 34 — Surah Ghafir 40:34

Edhe Jusufi qysh heret ju pat ardhur me argumente te qarta e ju gjithnje ishit ne dyshim ndaj asaj qe ju pat sjelle, derisa edhe kur vdiq ai, ju patet thene: "All-llahu nuk do te dergoje pas tij pejgamber!" Ashtu All-llahu e ben te humbur ate qe eshte i s

Verse 35 — Surah Ghafir 40:35

Ata qe duke mos pasur kurrfare fakti prane vetes, polemizojne rreth argumenteve te All-llahut. Kjo (polemike) shton urrejtje te madhe te All-llahu dhe te ata qe kane besuar. Po keshtu All-llahu vulos cdo zemer te arrogantit, te zullumqarit

Verse 36 — Surah Ghafir 40:36

E faraoni tha: "O Haman, ndertoma nje pyrg, e ndoshta do t´i gjeje rruget

Verse 37 — Surah Ghafir 40:37

Rruget e qiejve, e ta shoh Zotin e Musait, pse une mendoj se ai eshte rrenes". Dhe ashtu, faraonit iu duk e mire vepra e tij e keqe dhe u shmang prej rruges se drejte, keshtu qe parashikimet e faraonit ishin te asgjesuara

Verse 38 — Surah Ghafir 40:38

Ai qe kishte besuar tha: "O populli im, ejani pas meje, e une t´ju udhezoj ne rrugen e drejte

Verse 39 — Surah Ghafir 40:39

O populli im, kjo jete e kesaj bote nuk eshte tjeter vetem se nje perjetim i perkohshem, ndersa bota tjeter eshte ajo e perhershmja

Verse 40 — Surah Ghafir 40:40

Kush ben ndonje veper te keqe, ndeshkohet vetem per aq sa eshte ajo, e kush ben ndonje veper te mire, qofte mashkull a femer, por duke qene besimtar, te tillet hyjne ne xhennet dhe aty shperblehen pa mase

Verse 41 — Surah Ghafir 40:41

Dhe, o populli im, c´eshte qe une ju therras ne shpetim, e ju me thirrni per ne zjarr

Verse 42 — Surah Ghafir 40:42

Me thirrni ta mohoj All-llahun dhe adhuroj ate qe nuk di asgje per te, ndersa une ju therras per te i gjithfuqishmi, mekatfalesi

Verse 43 — Surah Ghafir 40:43

Eshte e vertete se atij tek i cili me thirrni ju mua, nuk i takon adhurimi as ne Dunja as ne boten tjeter dhe se e ardhmja jone eshte te All-llahu, e s´ka dyshim se te larguarit prej rruges se drejte, ata jane banues te zjarrit

Verse 44 — Surah Ghafir 40:44

Juve do t´ju bie nder mend cka po ju them, e ceshtjen time ia besoj All-llahut; vertet, All-llahu mbikeqyr roberit

Verse 45 — Surah Ghafir 40:45

Dhe All-llahu e shpetoi ate (besimtarin) prej te keqijave qe i kurdisen, ndersa ithtaret e faraonit i perfshiu denimi me i keq

Verse 46 — Surah Ghafir 40:46

Ata i nenshtroi zjarrit mengjes e mbremje, e diten e kijametit (u thuhet engjejve): "Ithtaret e faraonit futni ne denimin me te rende

Verse 47 — Surah Ghafir 40:47

Dhe (perkujto) kur duke qene ne zjarr, ata grinden ne mes vete, e te dobetit u thone atyre te medhenjve: "Ne kemi qene ithtaret tuaj (ne Dunja), a mund te na largoni ndonje pjese te denimit me zjarr

Verse 48 — Surah Ghafir 40:48

Ata qe kishin qene pari thone: "Ne te gjithe jemi ne te!" All-llahu ka vendosur ne menyre te prere mes njerezve

Verse 49 — Surah Ghafir 40:49

Dhe ata qe jane ne zjarr, rojes se xhehennemit i thone: "Luteni Zotin tuaj te na e lehtesoje denimin, bile nje dite

Verse 50 — Surah Ghafir 40:50

Ata u thone: "A nuk u paten arrdhur juve te derguar tuaj me argumente te qarta?" Ata pergjigjen: "Po (na kane ardhur)!". "E pra, (u thote roja) lutuni ju vete, po lutja e jobesimtareve eshte asgje

Verse 51 — Surah Ghafir 40:51

Ne patjeter do te ndihmojme te derguarit tane ne jeten e kesaj bote, edhe ata qe besuan, e edhe ne diten e prezentimit te deshmive

Verse 52 — Surah Ghafir 40:52

Ne diten kur zullumqareve nuk u ben dobi arsyetimi i tyre, ata jane te mallkuar dhe ata e kane vendin me te keq

Verse 53 — Surah Ghafir 40:53

Per Zotin, Ne Musait i dhame udhezimin, e beni israileve u lame ne trashegim librin

Verse 54 — Surah Ghafir 40:54

Ua lame (librin) udherrefyes e perkujtues per te zotet e mendjes

Verse 55 — Surah Ghafir 40:55

Ti ben durim, se premtimi i All-llahut eshte i vertete, kerko falje per mekatin tend, lartesoje me falenderim Zotin tend mbremje e mengjes

Verse 56 — Surah Ghafir 40:56

Ata qe kundershtojne shpalljen e All-llahut pa pasur argument, nuk kane tjeter ne zemrat e tyre vetem se nje mendjemadhesi, me te cilen nuk do t´ia arrijne qellimit, e ti kerko mbrojtje te All-llahu, se Ai te gjitha i degjon dhe i sheh

Verse 57 — Surah Ghafir 40:57

S´ka dyshim se krijimi i qiejve dhe i tokes eshte me i madh se krijimi i njerezve, por shumica e njerezve nuk e dine

Verse 58 — Surah Ghafir 40:58

Nuk eshte i barabarte i verberi dhe ai qe sheh, e as ata qe besuan dhe bene vepra te mira nuk jane te barabarte me te keqijte, por pak jeni duke marre mesim

Verse 59 — Surah Ghafir 40:59

Kijameti gjithsesi do te vije, aty nuk ka dyshim, por shumica e njerezve nuk besojne

Verse 60 — Surah Ghafir 40:60

Zoti juaj ka thene: "Me thirrni Mua, Une ju pergjigjem, e ata qe nga mendjemadhesia i shmangen adhurimit ndaj Meje, do te hyjne te nencmuar ne xhehennem

Verse 61 — Surah Ghafir 40:61

All-llahu eshte Ai, qe juve ua beri naten te pushoni ne te, e diten te ndritshme. All-llahu eshte dhurues ndaj njerezve, por shumica e njerezve nuk e falenderojne

Verse 62 — Surah Ghafir 40:62

Ky eshte All-llahu, Zoti juaj, Krijues i cdo sendi, nuk ka zot pos Tij, e si prapesoheni

Verse 63 — Surah Ghafir 40:63

Keshtu prapesohen ata qe argumentet e All-llahut i mohojne

Verse 64 — Surah Ghafir 40:64

All-llahu eshte Ai qe ua beri token vendbanim e qiellin kulm, dhe ju formesoi, e formen tuaj e beri me te mire dhe ju pajisi me te mira. Ky eshte All-llahu, Zoti juaj, i larte pra eshte All-llahu, Zoti i boteve

Verse 65 — Surah Ghafir 40:65

Ai eshte i perjetshmi, s´ka zot, vetem Ai, pra adhurojeni Ate me adhurim te sinqerte ndaj Tij, falenderimi i qofte vetem All-llahut, Zotit te Gjithesise

Verse 66 — Surah Ghafir 40:66

Thuaj: "Une jam ndaluar te adhuroj ata qe ju i adhuroni pos All-llahut, pasi mua me kane ardhur argumente te qarta nga Zoti im, dhe jam urdheruar t´i dorezohem Zotit te cdo krijese

Verse 67 — Surah Ghafir 40:67

Ai (All-llahu) eshte qe ju krijoi juve (te parin tuaj) prej dheu, pastaj prej nje pike uji, pastaj prej gjakut te ngjizur, mandej ju ben te lindeni si foshnje e me vone te arrini pjekurine, e pastaj te plakeni, e ka prej jush qe vdes me heret, e qe te gji

Verse 68 — Surah Ghafir 40:68

Ai eshte qe jep jete dhe sjell vdekje, e kur deshiron nje gje, Ai vetem thote: "Behu", e ajo menjehere behet

Verse 69 — Surah Ghafir 40:69

A nuk i sheh ata qe kundershtojne argumentet e All-llahut se si largohen nga e verteta

Verse 70 — Surah Ghafir 40:70

Ata jane qe pergenjeshtruan librin (Kur´anin) dhe ate me cka Ne i derguam te derguarit tane, e me vone ata do te kuptojne

Verse 71 — Surah Ghafir 40:71

Atyre do t´u vihen prangat dhe zingjiret ne qafat e tyre e do te zhyten

Verse 72 — Surah Ghafir 40:72

ne ujin e vale dhe pastaj do te digjen ne zjarr

Verse 73 — Surah Ghafir 40:73

Mandej atyre u thuhet: "Ku jane ata qe i adhuronit

Verse 74 — Surah Ghafir 40:74

Pos All-llahut?" Ata thone: "Na kane humbur sysh, por jo, ne nuk kemi qene qe kemi adhuruar me pare ndonje send!" Ja, keshtu All-llahu i humb jobesimtaret

Verse 75 — Surah Ghafir 40:75

Kete (denim) e keni per shkak se gezoheshi padrejte ne Dunja (duke bere mekate etj.) dhe per shkak se krenoheshi (me mendjemadhesi)

Verse 76 — Surah Ghafir 40:76

Hyni ne dyert e xhehennemit (neper shtate dyer); aty do te jeni pergjithmone. E sa vend i shemtuar eshte ai i kryeneceve

Verse 77 — Surah Ghafir 40:77

Ti pra behu i durueshem; premtimi i All-llahut eshte i vertete. E Ne ose do te bejme te shohish dicka nga ajo qe u premtojme atyre, ose do ta marrim jeten (pa pare asgje), e ata vetem te Ne do te kthehen

Verse 78 — Surah Ghafir 40:78

Ne kemi derguar pejgambere para teje, per disa prej tyre te kemi njoftuar me rrefimet e tyre, e per disa sish nuk te kemi njoftuar, e asnje pejgamberi nuk i takoi te sjelle ndonje argument, vetem se me urdhrin e All-llahut. E kur te vije koha e caktuar ng

Verse 79 — Surah Ghafir 40:79

All-llahu eshte Ai qe per ju i krijoi kafshet qe disave t´u hipni e prej disave te ushqeheni

Verse 80 — Surah Ghafir 40:80

Ju prej tyre keni edhe dobi te tjera dhe qe permes tyre t´i plotesoni nevojat tuaja, duke hipur ne to dhe me ane te anijeve barteni (udhetoni)

Verse 81 — Surah Ghafir 40:81

Dhe Ai eshte qe ju mundesoi t´i shihni argumentet e Tij; e cilin, pra prej argumenteve te All-llahut e mohoni

Verse 82 — Surah Ghafir 40:82

A nuk udhetuan ata neper toke e te shikojne se si perfunduan ata qe ishin me pare, te cilet ishin edhe me shume prej tyre dhe me te forte per nga forca e ndikimi ne toke, por ajo qe fituan nuk u ndihmoi asgje

Verse 83 — Surah Ghafir 40:83

Kur u erdhen atyre te derguarit me argumente te qarta, ata ju gezuan dijenise se vet dhe atehere i perfshiu ajo qe e tallnin

Verse 84 — Surah Ghafir 40:84

E kur e pane denimin tone, thane: "Ne i kemi besuar vetem All-llahut dhe i kemi mohuar ata qe ia shoqeronin

Verse 85 — Surah Ghafir 40:85

Por besimi i tyre, kur e verejten denimin tone, nuk u beri dobi. Ky eshte ligj i All-llahut (i kahershem) ndaj roberve te Tij dhe aty, ne ate cast, pesuan disfate jobesimtaret