Verse 1 — Surah Ad-Dukhan 44:1
Verse 2 — Surah Ad-Dukhan 44:2
Pasha librin sqarues (te se drejtes nga e kota)
Verse 3 — Surah Ad-Dukhan 44:3
Ne e zbritem ate ne nje nate te bekuar (ne naten e begatshme te kadrit). Ne deshiruam t´u terheqim verejtjen, e njerezit te jene te gatshem
Verse 4 — Surah Ad-Dukhan 44:4
Ne ate (nate) zgjidhet cdo ceshtje ne menyre te prere
Verse 5 — Surah Ad-Dukhan 44:5
Urdher i percaktuar nga Vete Ne. S´ka dyshim se Ne derguam te derguar
Verse 6 — Surah Ad-Dukhan 44:6
(E zbritem) Nga Meshira e Zotit tend; Ai eshte degjuesi, i dijshmi
Verse 7 — Surah Ad-Dukhan 44:7
Zoti i qiejve e i tokes dhe cka ka ndermjet tyre, nese jeni te bindur
Verse 8 — Surah Ad-Dukhan 44:8
Nuk ka Zot tjeter, vetem Ai qe jep jete e vdekje, Zoti juaj dhe Zoti i prinderve tuaj te lashte
Verse 9 — Surah Ad-Dukhan 44:9
Por jo, ata (idhujtaret) jane ne dyshim, jane duke luajtur
Verse 10 — Surah Ad-Dukhan 44:10
Ti pra, prite diten kur qielli sjell nje tym konkret
Verse 11 — Surah Ad-Dukhan 44:11
Ai (tymi) i perfshine njerezit. Ky eshte nje ndeshkim i mundimshem
Verse 12 — Surah Ad-Dukhan 44:12
(Ata thone) Zoti yne, largoje prej nesh denimin, ne do te besojme
Verse 13 — Surah Ad-Dukhan 44:13
Prej nga atyre ajo keshille (ai mesim), kur atyre u pat ardhur pejgamber me argument (e nuk besuan)
Verse 14 — Surah Ad-Dukhan 44:14
Po ia kthyen shpinen atij (pejgamberit) dhe i thane: "I mesuar prej dikujt, i cmendur
Verse 15 — Surah Ad-Dukhan 44:15
Ne do t´ua largojme denimin per pak kohe, por ju do t´i ktheheni kotesise
Verse 16 — Surah Ad-Dukhan 44:16
(Perkujto) Diten kur do t´i kapim me ate rrembimin Tone te fuqishem e do t´u hakmerremi
Verse 17 — Surah Ad-Dukhan 44:17
Ne perpara tyre e vume ne sprove popullin e faraonit, dhe i pat ardhur i derguar i ndershem
Verse 18 — Surah Ad-Dukhan 44:18
(U pat thene): "Te m´i dorezoni roberit e All-llahut, se une jam i derguar besnik te ju
Verse 19 — Surah Ad-Dukhan 44:19
E mos beni mendjemadhesi ndaj All-llahut, une sjell argument te sigurt
Verse 20 — Surah Ad-Dukhan 44:20
Une i jam mbeshtetur Zotit tim dhe Zotit tuaj nga (kercenimi) qe te me gurezoni (te me mbytni)
Verse 21 — Surah Ad-Dukhan 44:21
E nese nuk me besoni, atehere m´u hiqni (me lini te lire)
Verse 22 — Surah Ad-Dukhan 44:22
E thirri Zotin e vet: "Keta jane popull kriminel
Verse 23 — Surah Ad-Dukhan 44:23
(Ne i thame) Terhiqu me roberit e Mi naten, se do te jeni te ndjekur
Verse 24 — Surah Ad-Dukhan 44:24
Dhe lere detin ashtu te qete (te hapur), se ata jane ushtri qe do te permbytet
Verse 25 — Surah Ad-Dukhan 44:25
Sa kopshte e kroje kane lene
Verse 26 — Surah Ad-Dukhan 44:26
Edhe ara te mbjella e vende te bukura
Verse 27 — Surah Ad-Dukhan 44:27
Dhe sa te mira qe i kane perjetuar
Verse 28 — Surah Ad-Dukhan 44:28
Ja, ashtu ate ua leme ne trashegim nje populli tjeter
Verse 29 — Surah Ad-Dukhan 44:29
Per ta nuk qajten as qielli e as toka dhe atyre nuk iu dha afat
Verse 30 — Surah Ad-Dukhan 44:30
Ndersa Ne i shpetuam beni israilet prej vuajtjeve nencmuese
Verse 31 — Surah Ad-Dukhan 44:31
Prej faraonit. Vertet ai ishte mizor i pakufishem
Verse 32 — Surah Ad-Dukhan 44:32
Ne i patem zgjedhur ata (besimtaret beni israilite) me vetedije nder njerezit e asaj kohe
Verse 33 — Surah Ad-Dukhan 44:33
Dhe u dhame argumente (mrekulli) ne te cilat paten pervoje te qarte
Verse 34 — Surah Ad-Dukhan 44:34
E keta (populli yt) me siguri do te thone
Verse 35 — Surah Ad-Dukhan 44:35
S´ka tjeter, vetem ajo vdekja jone e pare dhe ne nuk do te ringjallemi
Verse 36 — Surah Ad-Dukhan 44:36
Nese jeni te vertete cka thoni (i thone Muhammedit e besimtareve), na sillni pra (ne jete) eterit tane (te vdekur)
Verse 37 — Surah Ad-Dukhan 44:37
A jane ata (idhujtaret) me te forte, apo populli i Tubeit dhe ata qe ishin perpara tyre. Ne ata i zhdukem, sepse ishin kriminele
Verse 38 — Surah Ad-Dukhan 44:38
Ne nuk i krijuam qiejt e token dhe cka ka ndermjet tyre pa nje qellim
Verse 39 — Surah Ad-Dukhan 44:39
Por, Ne i krijuam te dyja me qellim te caktuar, mirepo shumica e tyre nuk dine
Verse 40 — Surah Ad-Dukhan 44:40
S´ka dyshim se dita e kijametit ku kryhet gjykimi, eshte caktim i te gjithe atyre
Verse 41 — Surah Ad-Dukhan 44:41
Ne ate dite nuk ben dobi asgje miku per mikun, e as nuk mund te ndihmohen
Verse 42 — Surah Ad-Dukhan 44:42
Perjashtim ben ai qe e meshiron All-llahu, se Ai eshte ngadhenjyesi, i meshirshmi
Verse 43 — Surah Ad-Dukhan 44:43
Eshte e vertete se pema e Zekumit
Verse 44 — Surah Ad-Dukhan 44:44
do te jete ushqim i mekatareve
Verse 45 — Surah Ad-Dukhan 44:45
Vlon si katrani (si pezhgveja) ne barqet
Verse 46 — Surah Ad-Dukhan 44:46
Ashtu si vlon uji i vale
Verse 47 — Surah Ad-Dukhan 44:47
(U thuhet engjejve per mekatarin) Rrembejeni e graheni ne mes te xhehennemit
Verse 48 — Surah Ad-Dukhan 44:48
Dhe hudhni mbi koken e tij ujin e vale e shtojani mundimin
Verse 49 — Surah Ad-Dukhan 44:49
(I thuhet): Shijoje! Se ti je ai i forti, i autoritetshmi
Verse 50 — Surah Ad-Dukhan 44:50
E ky eshte ai (denimi) per te cilin dyshonit
Verse 51 — Surah Ad-Dukhan 44:51
Vertet, ata qe i paten frike Zotit, jane ne vende te qeta
Verse 52 — Surah Ad-Dukhan 44:52
Jane ne xhennete e ne burime qe rrjedhin
Verse 53 — Surah Ad-Dukhan 44:53
Veshin petka nga mendafshi e kadifeja, ulur balle per balle
Verse 54 — Surah Ad-Dukhan 44:54
Ja keshtu, edhe i martojme me bardhoshe symedha (me hyri)
Verse 55 — Surah Ad-Dukhan 44:55
Aty kerkojne t´u sillen cdo lloj peme dhe aty jane te sigurt
Verse 56 — Surah Ad-Dukhan 44:56
Aty nuk do ta perjetojne vdekjen, pervec asaj te pares ne Dunja. Ata i shpetoi (All-llahu) prej vuajtjeve te xhehennemit
Verse 57 — Surah Ad-Dukhan 44:57
(Ato te mira) Jane dhurate nga Zoti yt,e ai eshte shpetim i madh
Verse 58 — Surah Ad-Dukhan 44:58
Ne ua beme te lehte ate (Kur´anin) ne gjuhen tende, ashtu qe ata te marrin mesim
Verse 59 — Surah Ad-Dukhan 44:59
(Meqe nuk po marrin mesim) Ti pra prit, se edhe ata jane duke pritur