Verse 1 — Surah Qaf 50:1
Kaf. Pasha Kur´anin e lavdishem (do te ringjalleni)
Verse 2 — Surah Qaf 50:2
Por jo, ata u cuditen qe u erdhi i derguari (qortues) nga mesi i tyre, andaj jobesimtaret thane: "Kjo eshte dicka shume e cuditshme
Verse 3 — Surah Qaf 50:3
A pasi te vdesim e te behemi dhe (do te kthehemi ne jete)? Ai kthim eshte larg (mendjes e mundesise)
Verse 4 — Surah Qaf 50:4
Ne dime se c´pakeson (c´tret) toka prej tyre. Te Ne eshte edhe libri qe ruan cdo gje (numrin e tyre, emrat, pjeset e trupit)
Verse 5 — Surah Qaf 50:5
Ata pergenjeshtruan te verteten kur ajo u erdhi dhe ata jane ne gjendje te luhatshme
Verse 6 — Surah Qaf 50:6
A nuk shikojne ata me vemendje kah qielli se si mbi ta kemi ndertuar ate, e kemi zbukuruar ate duke mos pasur ne te ndonje zbrazeti
Verse 7 — Surah Qaf 50:7
Edhe token se si e kemi shtrire, e ne te kemi vendosur kodra perforcuese dhe kemi bere qe ne te te mbijne gjithfare bimesh te bukura
Verse 8 — Surah Qaf 50:8
(I beme ashtu) Deshmi te dukshme dhe perkujtuese per secilin njeri qe ka drejtuar mendjen (te Zoti)
Verse 9 — Surah Qaf 50:9
Ne, nga qielli leshuam shiun e dobishem dhe me te beme qe te kultivohen kopshte e drithera qe korren
Verse 10 — Surah Qaf 50:10
Dhe rritem trungje te gjata hurmash me fruta te paluara njeri mbi tjetrin
Verse 11 — Surah Qaf 50:11
Ushqim per njerez, dhe me te, Ne e ngjallem token e vdekur, e keshtu do te jete edhe ringjallja
Verse 12 — Surah Qaf 50:12
Para tyre pergenjeshtruan populli i Nuhut, banoret e Bunarit (te pusit) dhe Themudi
Verse 13 — Surah Qaf 50:13
Edhe Adi, edhe Faraoni dhe vellezerit e Lutit
Verse 14 — Surah Qaf 50:14
Edhe banoret e Ejkes, populli i Tubbeit. Te gjithe i pergenjeshtruan te derguarit, atehere e merituan ndeshkimin Tim
Verse 15 — Surah Qaf 50:15
A mos u lodhem Ne me krijimin e pare? Jo, por ata jane ne nje huti rreth nje krijimi te ri
Verse 16 — Surah Qaf 50:16
Ne e kemi krijuar njeriun dhe dime se c´peshperit ai ne vetvete dhe Ne jemi me afer tij se damari (qe rrah) i qafes se tij
Verse 17 — Surah Qaf 50:17
Dhe se kur dy engjejt qendrojne prane tij ne te djathte dhe ne te majte
Verse 18 — Surah Qaf 50:18
Qe ai nuk hedh ndonje fjale e te mos jete prane tij percjellesi i gatshem
Verse 19 — Surah Qaf 50:19
Agonia e vdekjes i vjen me ate te verteten (i zbulohet ceshtja e Ahiretit); kjo eshte ajo prej se ciles ke ikur
Verse 20 — Surah Qaf 50:20
Dhe i fryhet surit, e ajo eshte dita e premtuar (per denim)
Verse 21 — Surah Qaf 50:21
E do te vije secili njeri e bashke me te edhe grahesi edhe deshmitari
Verse 22 — Surah Qaf 50:22
(I thuhet) Ti ishe ne nje huti nga kjo (dite) e Ne ta hoqem perden tende dhe tash ti sheh shume mprehte
Verse 23 — Surah Qaf 50:23
E shoku (percjellesi) i tij do te thote: "Kjo qe eshte tek une (regjistri i veprave) eshte gati
Verse 24 — Surah Qaf 50:24
Ju te dy (engjejt) hidheni ne xhehennem secilin mohues kryenec
Verse 25 — Surah Qaf 50:25
Secilin pengues te veprave, mizor e te dyshimte ne fe
Verse 26 — Surah Qaf 50:26
I cili All-llahut i shoqeroi zot tjeter, pra hidheni ate ne vuajtjet me te renda
Verse 27 — Surah Qaf 50:27
E shoku i tij (djalli) thote: "Zoti yne, une nuk u shmanga prej rruges se drejte, por ai vete ka qene i humbur larg
Verse 28 — Surah Qaf 50:28
Ai (All-llahu) thote: "Mos u grindni tash para Meje, se Une me pare ju terhoqa verejtjen
Verse 29 — Surah Qaf 50:29
Tek Une nuk ndryshon fjala (vendimi) dhe Une nuk jam zullumqar per roberit
Verse 30 — Surah Qaf 50:30
(Perkujto) Diten kur Ne xhehennemit i themi: "A je mbushur?" E ai thote: "A ka ende
Verse 31 — Surah Qaf 50:31
Ndersa besimtareve te ruajtur xhenneti u afrohet krejt afer
Verse 32 — Surah Qaf 50:32
Kjo eshte ajo qe u premtohej per secilin qe pendohet dhe qe e ruan besen e dhene
Verse 33 — Surah Qaf 50:33
Per secilin qe i eshte frikesuar Zotit pa e pare dhe ka qene i kthyer te Ai me zemer te sinqerte
Verse 34 — Surah Qaf 50:34
(U thuhet) Hyni ne te te shpetuar, se kjo eshte dita e perjetshme
Verse 35 — Surah Qaf 50:35
Ata aty kane cka te deshirojne, e te Ne ka edhe me shume
Verse 36 — Surah Qaf 50:36
E sa e sa brezni para ty i kemi shkaterruar e qe ishin shume me te forte e me te shkathet se keta (idhujtaret kurejshite). Ata brodhen andej e kendej neper toke (per t´i ikur vdekjes). Por, a mos gjeten rrugedalje
Verse 37 — Surah Qaf 50:37
Ne te gjitha keto, per ate qe ka mendje te shendoshe dhe qe i ka vene veshin me vemendje, ka argumente
Verse 38 — Surah Qaf 50:38
Ne krijuam qiejt e token dhe gjithe cka ka ndermjet tyre brenda gjashte ditesh dhe Ne nuk ndiem lodhje
Verse 39 — Surah Qaf 50:39
Po ti (Muhammed) me durim perballo ate qe ata te thone, para lindjes se diellit dhe para perendimit madhero me falenderim Zotin tend
Verse 40 — Surah Qaf 50:40
Falu per hir te Tij edhe ne nje pjese te nates edhe pas sexhdes (pas namazit farz)
Verse 41 — Surah Qaf 50:41
Dhe veni veshin thirresit kur therret nga ndonje vend i afert
Verse 42 — Surah Qaf 50:42
Diten kur e degjojne thirrjen per te verteten (ringjalljen), e ajo eshte dita e daljes (prej varrezave)
Verse 43 — Surah Qaf 50:43
S´ka dyshim se Ne japim vdekje dhe vetem te Ne eshte kthimi i tyre
Verse 44 — Surah Qaf 50:44
Diten kur me ata hapet toka e ata nguten (per vendtubim), e ai eshte nje tubim i lehte per Ne
Verse 45 — Surah Qaf 50:45
Ne dime me se miri cka thone ata, e ti ndaj tyre nuk je ndonje dhunues, ti keshilloje me kete Kur´an ate qe i ka frike kercenimit Tim