Verse 1 — Surah Adh-Dhariyat 51:1
Per ererat qe ngrejne dheun dhe e shperndajne
Verse 2 — Surah Adh-Dhariyat 51:2
Per rete qe bartin shiun e rende
Verse 3 — Surah Adh-Dhariyat 51:3
Per anijet qe lundrojne lehte
Verse 4 — Surah Adh-Dhariyat 51:4
Per engjejt qe bejne ndarjen e ceshtjeve
Verse 5 — Surah Adh-Dhariyat 51:5
S´ka dyshim se ajo qe u premtohet eshte e vertete e sigurt
Verse 6 — Surah Adh-Dhariyat 51:6
Dhe se shperblimi (gjykimi per vepra) do te ndodhe patjeter
Verse 7 — Surah Adh-Dhariyat 51:7
Per qiellin plot rruge
Verse 8 — Surah Adh-Dhariyat 51:8
Ju gjendeni ne nje thenie kontradiktore
Verse 9 — Surah Adh-Dhariyat 51:9
Nga ai (besimi) zbrapset ai qe ishte zbrapsur
Verse 10 — Surah Adh-Dhariyat 51:10
Mallkuar qofshin genjeshtaret
Verse 11 — Surah Adh-Dhariyat 51:11
Ata te cilet jane gafile ne injorance (ne verberi, ne padituri)
Verse 12 — Surah Adh-Dhariyat 51:12
E pyesin: "Kur eshte dita e gjykimit
Verse 13 — Surah Adh-Dhariyat 51:13
Dita kur ata digjen ne zjarr
Verse 14 — Surah Adh-Dhariyat 51:14
Perjetojeni denimin tuaj, ky eshte ai qe kerkonit t´ju shpejtohet
Verse 15 — Surah Adh-Dhariyat 51:15
Te devotshmit jane ne kopshte e burime
Verse 16 — Surah Adh-Dhariyat 51:16
Te kenaqur se kane shtene ne dore ate qe u dha Zoti i tyre, ata edhe me pare (ne Dunja) ishin mireberes
Verse 17 — Surah Adh-Dhariyat 51:17
Ata qene te cilet pak flinin naten
Verse 18 — Surah Adh-Dhariyat 51:18
Dhe ne syfyr (kah mbarimi i nates) ata kerkonin falje per mekatet
Verse 19 — Surah Adh-Dhariyat 51:19
Dhe ne pasurine e tyre kishin percaktuar te drejte per lypesin dhe per te ngratin (qe ka nevoje por nuk lyp)
Verse 20 — Surah Adh-Dhariyat 51:20
Edhe ne toke ka argumente per ata te bindurit
Verse 21 — Surah Adh-Dhariyat 51:21
Po edhe ne veten tuaj. A nuk jeni kah e shihni
Verse 22 — Surah Adh-Dhariyat 51:22
E ne qiell eshte furnizimi juaj dhe ajo qe ju premtohet
Verse 23 — Surah Adh-Dhariyat 51:23
Pasha Zotin e qiellit e te tokes, kjo eshte nje e vertete, ashtu sic eshte e vertete se ju flisni
Verse 24 — Surah Adh-Dhariyat 51:24
A ke arritur te degjosh ti per rrefimin e musafireve te ndershem te Ibrahimit
Verse 25 — Surah Adh-Dhariyat 51:25
Kur paten hyre te Ai dhe thane: "Te pershendesim me paqe!" Ai tha: "Qofshi gjithnje te pershendetur me paqe!" (E me vete tha): "Njerez te panjohur
Verse 26 — Surah Adh-Dhariyat 51:26
Dhe ai pa u verejtur shkoi te familja e vet dhe solli nje vic te majme te pjekur
Verse 27 — Surah Adh-Dhariyat 51:27
Ate ua afroi atyre e tha: "Perse nuk po hani
Verse 28 — Surah Adh-Dhariyat 51:28
Dhe ndjeu njefare frike prej tyre, po ata thane: "Mos ki frike!" Mandej i dhane myzhde per nje djale te dijshem
Verse 29 — Surah Adh-Dhariyat 51:29
E gruaja e tij nisi te bertase e i ra shuplake fytyres se vet e tha: "Une jam nje plake qe nuk lind
Verse 30 — Surah Adh-Dhariyat 51:30
Ata (engjejt) thane: "Keshtu ka thene Zoti yt, e Ai eshte i urti, i gjithdijshmi
Verse 31 — Surah Adh-Dhariyat 51:31
Ai (Ibrahimi) tha: "E c´eshte puna juaj, o ju te derguar
Verse 32 — Surah Adh-Dhariyat 51:32
Ata thane: "Ne jemi te derguar te nje popull kriminel
Verse 33 — Surah Adh-Dhariyat 51:33
Qe te hedhim mbi ta gure nga balta (e pjekur)
Verse 34 — Surah Adh-Dhariyat 51:34
(gure) Te shenuar te Zoti yt, per ata qe i kaluan kufijte (ne mekate)
Verse 35 — Surah Adh-Dhariyat 51:35
Dhe kush ishte aty nga besimtaret, Ne i nxorem (i larguam)
Verse 36 — Surah Adh-Dhariyat 51:36
Po nuk gjetem aty pos nje shtepie muslimane
Verse 37 — Surah Adh-Dhariyat 51:37
Dhe Ne kemi lene aty shenje per ata qe i kane frike denimit te hidhur
Verse 38 — Surah Adh-Dhariyat 51:38
(Kemi lene shenje) Edhe ne Musain kur Ne e derguam te faraoni me fakte te forta
Verse 39 — Surah Adh-Dhariyat 51:39
E ai, me tere anen (fuqine) e vet, ia ktheu shpinen dhe tha: "Eshte magjistar, ose eshte i cmendur
Verse 40 — Surah Adh-Dhariyat 51:40
E Ne e kapem ate dhe ushtrine e tij dhe e hodhem ne det, dhe ai e beri veten te jete i share
Verse 41 — Surah Adh-Dhariyat 51:41
Edhe ne Adin (kemi lene shenje) kur Ne leshuam kunder tyre eren rrenuese
Verse 42 — Surah Adh-Dhariyat 51:42
e cila nuk la send pa e shnderruar ne mbeturine
Verse 43 — Surah Adh-Dhariyat 51:43
Edhe ne Themudin kur atyre iu pat thene: Kenaquni deri ne nje kohe
Verse 44 — Surah Adh-Dhariyat 51:44
E ata nga kryelartesia nuk respektuan urdhrin e Zotit te tyre, andaj i perfshiu rrufeja me krisme, e ata e shihnin
Verse 45 — Surah Adh-Dhariyat 51:45
Dhe nuk munden as te ngrtihen e as t´i kundervihen
Verse 46 — Surah Adh-Dhariyat 51:46
Edhe popullin e Nuhut (e denuam) qe ishte me pare. Ai ishte nje popull i prishur
Verse 47 — Surah Adh-Dhariyat 51:47
Ne, me forcen tone e ngritem qiellin dhe Ne e zgjerojme ate
Verse 48 — Surah Adh-Dhariyat 51:48
Edhe token Ne e kemi shtruar, sa shtrues te mire jemi
Verse 49 — Surah Adh-Dhariyat 51:49
Dhe Ne krijuam prej cdo sendi dy lloje (mashkull e femer) qe ju te perkujtoni (madheshtine e Zotit)
Verse 50 — Surah Adh-Dhariyat 51:50
Pra, ikni e mbeshtetuni tek All-llahu, une prej Tij jam nje qortues i hapet
Verse 51 — Surah Adh-Dhariyat 51:51
E mos i shoqeroni All-llahut edhe ndonje zot tjeter, edhe per kete une jam i derguar prej Tij qe t´ju terheq haptazi verejtjen
Verse 52 — Surah Adh-Dhariyat 51:52
Ja, ashtu pra, edhe atyre qe ishin me pare nuk u erdhi i derguar e qe nuk i thane: "Eshte magjistar ose eshte i cmendur
Verse 53 — Surah Adh-Dhariyat 51:53
A mos e porositen njeri-tjetrin me kete? Jo, por ata jane popull renegat
Verse 54 — Surah Adh-Dhariyat 51:54
Andaj ti largohu prej tyre, ti nuk je i qortuar
Verse 55 — Surah Adh-Dhariyat 51:55
Vazhdo me keshille, sepse keshilla besimtareve u ben dobi
Verse 56 — Surah Adh-Dhariyat 51:56
Une nuk i krijova xhinet dhe njerezit per tjeter pos qe te me adhurojne
Verse 57 — Surah Adh-Dhariyat 51:57
Une nuk kerkoj prej tyre ndonje furnizim e as s´deshiroj te me ushqejne ata
Verse 58 — Surah Adh-Dhariyat 51:58
All-llahu eshte furnizues i madh. Ai, fuqiforti
Verse 59 — Surah Adh-Dhariyat 51:59
S´ka dyshim se atyre qe bene mizori u perket denimi si pjesa e denimit te shokeve te tyre, andaj te mos e kerkojne shpejtimin e tij
Verse 60 — Surah Adh-Dhariyat 51:60
Te mjeret ata qe nuk besuan per ate diten e tyre te premtuar