Verse 1 — Surah At-Tur 52:1
Pasha Turin
Verse 2 — Surah At-Tur 52:2
Dhe librin e shkruar ne rreshta
Verse 3 — Surah At-Tur 52:3
Ne lekure te shtrire
Verse 4 — Surah At-Tur 52:4
Pasha shtepine (Qaben) e vizituar (ose Bejti Mamurin ne qiell)
Verse 5 — Surah At-Tur 52:5
Pasha kulmin e ngritur (qiellin)
Verse 6 — Surah At-Tur 52:6
Pasha detin e mbushur (ose detin e ndezur flake ne kijamet)
Verse 7 — Surah At-Tur 52:7
Eshte e vertete se denimi i Zotit tend patjeter do te ndodhe
Verse 8 — Surah At-Tur 52:8
Ate nuk ka kush qe mund ta largoje
Verse 9 — Surah At-Tur 52:9
Diten kur qielli ben nje tronditje te forte
Verse 10 — Surah At-Tur 52:10
Dhe kodrat te shkulen nga vendi e te ecin
Verse 11 — Surah At-Tur 52:11
Ate dite eshte mjerim i madh per pergenjeshtaret
Verse 12 — Surah At-Tur 52:12
Te cilet luajne te zhytur ne besime te kota
Verse 13 — Surah At-Tur 52:13
Diten kur me rrembim shtyhen ne zjarrin e xhehennemit
Verse 14 — Surah At-Tur 52:14
Ky eshte ai zjarr, qe ju e keni pergenjeshtruar
Verse 15 — Surah At-Tur 52:15
A mos eshte kjo ndonje magji, apo ju nuk po shihni (jeni verberuar sic u verberuat nga e verteta ne Dunja)
Verse 16 — Surah At-Tur 52:16
Hyni ne te! Per juve eshte njesoj, bete durim ose nuk bete. Shperbleheni vetem me ate qe me veprat tuaja e merituat
Verse 17 — Surah At-Tur 52:17
Ata te devotshmit jane ne kopshte e ne begati
Verse 18 — Surah At-Tur 52:18
Te kenaqur me ate qe ua dha Zoti i tyre dhe qe i ruajti Zoti i tyre nga vuajtja e xhehennemit
Verse 19 — Surah At-Tur 52:19
(U thuhet) Me te mire hani e pini, per ate qe vepruat mire
Verse 20 — Surah At-Tur 52:20
Ata jane te mbeshtetur ne kolltuke te renditur dhe Ne u shoqeruam atyre hyri symedha
Verse 21 — Surah At-Tur 52:21
E ata qe vete besuan, e edhe pasardhesit e tyre ishin me besim, Ne atyre do t´ua shoqerojme pasardhesit e tyre dhe asgje nuk u pakesojme nga veprat e tyre (prinderve). Secili njeri eshte peng i asaj qe ka punuar
Verse 22 — Surah At-Tur 52:22
Ne atyre ua shtojme te mirat me peme e me mish qe ata e deshirojne
Verse 23 — Surah At-Tur 52:23
Aty njeri-tjetrit ia zgjasin goten, aty nuk ka fjale te kota e as mekat
Verse 24 — Surah At-Tur 52:24
Ne mesin e tyre qarkullojne sherbetoret si te ishin margaritare te ruajtur
Verse 25 — Surah At-Tur 52:25
Dhe njeri-tjetrit i qasen duke u pyetur (per punet e tyre ne Dunja)
Verse 26 — Surah At-Tur 52:26
(Keta) Thone: "Ne edhe kur ishim ne familjet tona, ishim ata qe frikesoheshim
Verse 27 — Surah At-Tur 52:27
E All-llahu na dhuroi te mira dhe na ruajti prej denimit te eres (flakes) se nxehte te zjarrit
Verse 28 — Surah At-Tur 52:28
Ne me pare ishim nder ata qe e lutem Ate, e Ai eshte bamires, meshirues
Verse 29 — Surah At-Tur 52:29
Pra ti perkujto (me Kur´an) se me dhuntine e Zotit tend ti nuk je as falltor, as i cmendur
Verse 30 — Surah At-Tur 52:30
E ata thone: "Ai eshte poet, po presim kohen ta zhduke
Verse 31 — Surah At-Tur 52:31
Thuaj: "Pritni, se edhe une do te pres me ju
Verse 32 — Surah At-Tur 52:32
A mendjet (iluzionet) e tyre po u urdherojne per kete, apo ata jane popull renegat
Verse 33 — Surah At-Tur 52:33
A mos ata thone: "Ai (Muhammedi) e trilloi!" Jo, por ata nuk besojne
Verse 34 — Surah At-Tur 52:34
Pra, nese ata jane te drejte le ta sjellin nje ligjerim si ai
Verse 35 — Surah At-Tur 52:35
A mos u krijuam prej kurrgjese, apo ata vete jane krijues
Verse 36 — Surah At-Tur 52:36
A mos ata i krijuan qiejt e token, jo, por ata nuk jane te bindur
Verse 37 — Surah At-Tur 52:37
A mos te ata jane depot e Zotit tend, apo ata i mbizoterojne
Verse 38 — Surah At-Tur 52:38
A mos kane ata shkalle te larta qe ne to te pergjojne? Pra, pergjuesit e tyre le te sjellin fakt te sigurt
Verse 39 — Surah At-Tur 52:39
A mos vajzat jane te Atij, kurse djemte tuaj
Verse 40 — Surah At-Tur 52:40
A mos ti u kerkon atyre shperblim, e ata jane te ngarkuar nga tagri
Verse 41 — Surah At-Tur 52:41
A mos te ata jane fshehtesite, e ata i shkruajne
Verse 42 — Surah At-Tur 52:42
A mos po te kurdisin ndonje kurth, po ata qe nuk besuan bijne vete ne kurth
Verse 43 — Surah At-Tur 52:43
A mos kane ata ndonje zot pos All-llahut? I larte eshte All-llahu nga ai qe ata i shoqerojne
Verse 44 — Surah At-Tur 52:44
Edhe sikur ta shihnin qe u bie nga qielli ndonje cope, ata do te thoshin: "Eshte re e dendur
Verse 45 — Surah At-Tur 52:45
Po ti leri ata derisa te ballafaqohen ne diten e tyre, kur do te shtangen
Verse 46 — Surah At-Tur 52:46
Diten kur dredhia e tyre nuk do t´u beje dobi asgje e as qe do te ndihmohen
Verse 47 — Surah At-Tur 52:47
Eshte e vertete se ata qe bene zullum, kane nje denim me te afert se sa ai (i kijametit), por pjesa derrmuese e tyre nuk e dine
Verse 48 — Surah At-Tur 52:48
Ti ben durim ne vendimin e Zotit tend, se ti je nen mbikeqyrjen Tone dhe kur te ngrihesh madheroje me falenderim Zotin tend
Verse 49 — Surah At-Tur 52:49
Edhe gjate nates adhuroje Ate, si dhe kur yjet nuk duken me