Back to Languages

Albanian - Chapter 68 - Al-Qalam

Translation by Unknown — Permalink

Verse 1 — Surah Al-Qalam 68:1

Nun, betohem ne penden dhe ne ate cka shkruajne

Verse 2 — Surah Al-Qalam 68:2

Ti, me dhuraten (pejgamber) e Zotit tend, nuk je i cmendur

Verse 3 — Surah Al-Qalam 68:3

Dhe se ti, pa dyshim do te kesh shperblim te panderprere

Verse 4 — Surah Al-Qalam 68:4

Vertet, ti je ne nje shkalle te larte te moralit

Verse 5 — Surah Al-Qalam 68:5

Me vone ti do te shohish, e edhe ata do te shohin

Verse 6 — Surah Al-Qalam 68:6

Se cili prej jush eshte i cmendur

Verse 7 — Surah Al-Qalam 68:7

S´ka dyshim se Zoti yt eshte Ai qe e di me se miri se kush eshte ai qe ka humbur prej rruges se Tij dhe Ai e di me se miri per te udhezuarit

Verse 8 — Surah Al-Qalam 68:8

Andaj, ti mos u pajto me genjeshtaret

Verse 9 — Surah Al-Qalam 68:9

Ata kane deshire qe ti te besh lajka, e qe edhe ata te bejne lajka

Verse 10 — Surah Al-Qalam 68:10

Mos e respekto aske qe betohet shume dhe eshte i poshter

Verse 11 — Surah Al-Qalam 68:11

Qe eshte pergojues e ban fjalen nder njerez

Verse 12 — Surah Al-Qalam 68:12

Shume koprrac ndaj rruges se mbare, i pafrenueshem, mekatar

Verse 13 — Surah Al-Qalam 68:13

Qe eshte shume i vrazhde, me ne fund edhe kopil (nuk i dihet baba)

Verse 14 — Surah Al-Qalam 68:14

(mos e respekto) Vetem pse ka pasuri e djem

Verse 15 — Surah Al-Qalam 68:15

Kur atij i lexohen ajetet Tona, ai thote: "Legjenda te te pareve

Verse 16 — Surah Al-Qalam 68:16

Ne do ta demkosim ate ne turi (ne hunde)

Verse 17 — Surah Al-Qalam 68:17

Ne i sprovuam ata (mekasit) sikurse i kemi pas sprovuar pronaret e kopshtit. Kur u betuan se do ta vjelin ate heret ne agim

Verse 18 — Surah Al-Qalam 68:18

E nuk thane (kur u betuan): "Ne dashte All-llahu - inshall-llahu

Verse 19 — Surah Al-Qalam 68:19

E, sa qene ata fjetur, ate (kopshtin) e goditi nje bela nga Zoti yt

Verse 20 — Surah Al-Qalam 68:20

Dhe ai gdhiu si te ishte i vjelur

Verse 21 — Surah Al-Qalam 68:21

Ata ne mengjes therritnin njeri-tjetrin

Verse 22 — Surah Al-Qalam 68:22

Ngrihuni heret te prodhimet tuaja, nese doni t´i vilni

Verse 23 — Surah Al-Qalam 68:23

Dhe ata vajten duke peshperitur ne mes vete (te mos i degjoje kush)

Verse 24 — Surah Al-Qalam 68:24

Te mos lejojne te afrohet sot ne te asnje i varfer

Verse 25 — Surah Al-Qalam 68:25

Dhe vazhduan heret ne ate qellimin e percaktuar te tyre

Verse 26 — Surah Al-Qalam 68:26

E kur e pane ate, thane: "S´ka dyshim, ne kemi humbur (rrugen)

Verse 27 — Surah Al-Qalam 68:27

Jo, (nuk kemi humbur rrugen) por paskemi mbetur pa te

Verse 28 — Surah Al-Qalam 68:28

Ai me i maturi prej tyre tha: "A nuk ju thashe perse nuk e permendi Zotin

Verse 29 — Surah Al-Qalam 68:29

Atehere ata thane: "I pafajshem eshte Zoti yne, ne ishim te padrejte

Verse 30 — Surah Al-Qalam 68:30

Dhe u kthyen e po e qortojne njeri-tjetrin

Verse 31 — Surah Al-Qalam 68:31

Thane: "Te mjeret ne, vertet ne ishim jashte rruges

Verse 32 — Surah Al-Qalam 68:32

Shpresohet se Zoti yne do te na e zevendesoje me ndonje edhe me te mire se ai; ne vetem tek Zoti yne mbajme shpresen

Verse 33 — Surah Al-Qalam 68:33

Ja, keshtu do te jete denimi (i mekasve), ndersa denimi i botes tjeter do te jete shume me i ashper, sikur te jene qe e kuptojne

Verse 34 — Surah Al-Qalam 68:34

Eshte e sigurt se per te devotshmit do te kete te Zoti i tyre kopshte te begatshme

Verse 35 — Surah Al-Qalam 68:35

A do t´i bejme kriminelet te barabarte me muslimanet

Verse 36 — Surah Al-Qalam 68:36

C´eshte me ju, si gjykoni ashtu

Verse 37 — Surah Al-Qalam 68:37

A mos keni ndonje liber, e prej tij mesoni

Verse 38 — Surah Al-Qalam 68:38

E ju do te keni atje cka te deshironi

Verse 39 — Surah Al-Qalam 68:39

A mos keni ndonje zotim te forte prej Nesh qe vazhdon deri ne kijamet, se do ta arrini ate qe deshironi

Verse 40 — Surah Al-Qalam 68:40

Pyeti ata se cili eshte prej tyre qe u garanton ate

Verse 41 — Surah Al-Qalam 68:41

Apo ata kane ortake (zota) qe u garantojne, pra le t´i sjellin ortaket e vet, nese e thone te verteten

Verse 42 — Surah Al-Qalam 68:42

(Perkujto) Diten kur ashpersohet ceshtja deri ne kulm (ne kijamet), e ata do te ftohen per te bere sexhde, po nuk munden

Verse 43 — Surah Al-Qalam 68:43

Shikimet e tyre jane te perulura dhe ata i kaplon poshterimi, kur dihet se ata kane qene te ftuar te bejne sexhde sa ishin te shendoshe (e ata - talleshin)

Verse 44 — Surah Al-Qalam 68:44

Pra, me le Mua dhe ata qe e mohojne kete Kur´an. Ne do t´i afrojme ata dalengadale te denimi prej nga nuk presin

Verse 45 — Surah Al-Qalam 68:45

Dhe atyre Une u jap afat, sepse ndeshkimi Im eshte shume i forte

Verse 46 — Surah Al-Qalam 68:46

A mos kerkon ti prej tyre shperblim, e ata jane te ngarkuar me dheniet

Verse 47 — Surah Al-Qalam 68:47

A mos te ta eshte e fshehta (e Lehvi Mahfudhit), e ata prej aty trumbetojne (se jane te mire)

Verse 48 — Surah Al-Qalam 68:48

Po ti behu i durueshem ndaj caktimit te Zotit tend, e mos u be si ai i peshkut ne kohen kur pat thirrur (Zotin) dhe ishte i mllefosur

Verse 49 — Surah Al-Qalam 68:49

Sikur te mos i afrohej atij meshire nga Zoti i tij, do te hidhej ne shkretetire i demoralizuar

Verse 50 — Surah Al-Qalam 68:50

Po Zoti i tij, e beri ate te zgjedhur prej te mireve

Verse 51 — Surah Al-Qalam 68:51

E ata qe nuk besuan gati sa nuk te zhdukin ty me shikimet e tyre, kur e degjuan Kur´anin, e (nga inati) thane: "Ai eshte i marre

Verse 52 — Surah Al-Qalam 68:52

Po ai (Kur´ani) nuk eshte tjeter vetem se keshille per boten (e njerezve e te xhineve)