Verse 1 — Surah At-Takwir 81:1
Kur dielli te jete mbeshtjellur (dhe erresohet)
Verse 2 — Surah At-Takwir 81:2
Dhe kur yjet te kene rene (e shkaperderdhur)
Verse 3 — Surah At-Takwir 81:3
Dhe kur kodrat te kene udhetuar (e bere pluhur ne ajer)
Verse 4 — Surah At-Takwir 81:4
Dhe kur devete e shtrenjta te lihen pa bari ne fushe
Verse 5 — Surah At-Takwir 81:5
Dhe kur egersirat te jene bashkuar (tubuar)
Verse 6 — Surah At-Takwir 81:6
Dhe kur detet te vlojne si zjarr i flakeruar
Verse 7 — Surah At-Takwir 81:7
Dhe kur shpirtrat te jene bashkuar
Verse 8 — Surah At-Takwir 81:8
Dhe kur te pyeten ato vajza te varrosura te gjalla
Verse 9 — Surah At-Takwir 81:9
Per cfare mekati ato jane mbytur
Verse 10 — Surah At-Takwir 81:10
Dhe kur fletushkat te jene shpaluar
Verse 11 — Surah At-Takwir 81:11
Dhe kur qielli te jete hequr
Verse 12 — Surah At-Takwir 81:12
Dhe kur xhehennemi te jete ndezur fort
Verse 13 — Surah At-Takwir 81:13
Dhe kur xhenneti te jete afruar
Verse 14 — Surah At-Takwir 81:14
Atebote njeriu do ta dije se cka ka ofruar (te mire ose te keqe)
Verse 15 — Surah At-Takwir 81:15
Betohem fuqimisht ne yjet qe terhiqen (diten, e ndricojne naten)
Verse 16 — Surah At-Takwir 81:16
Qe udhetojne e fshihen (si dreri ne strofke)
Verse 17 — Surah At-Takwir 81:17
Pasha naten kur ajo ia beh me erresire
Verse 18 — Surah At-Takwir 81:18
Pasha agimin kur ia shkrep
Verse 19 — Surah At-Takwir 81:19
S´ka dyshim se ai (Kur´ani) eshte thenie e te derguarit fisnik (qe e pranoi prej Zotit)
Verse 20 — Surah At-Takwir 81:20
Qe eshte i forte dhe qe ka vend te larte te Zoti i Arshit
Verse 21 — Surah At-Takwir 81:21
Qe eshte i respektuar atje (ne mesin e engjejve) dhe besnik
Verse 22 — Surah At-Takwir 81:22
Nuk eshte i marre shoku juaj (Muhammedi)
Verse 23 — Surah At-Takwir 81:23
Dhe se ai e pat pare ate (Xhibrilin) ne horizontin e qarte lindor
Verse 24 — Surah At-Takwir 81:24
Dhe ai nuk eshte qe ne te fshehten (shpalljen) ka dyshim (ose ua le mangu)
Verse 25 — Surah At-Takwir 81:25
Dhe ai (Kur´ani) nuk eshte thenie e djallit te mallkuar
Verse 26 — Surah At-Takwir 81:26
Pra, ku jeni, kah shkoni
Verse 27 — Surah At-Takwir 81:27
Ai (Kur´ani) s´eshte tjeter pos keshille per njerezit
Verse 28 — Surah At-Takwir 81:28
Per ate nga mesi qe deshiron te gjendet ne te verteten
Verse 29 — Surah At-Takwir 81:29
Po ju nuk mundeni, por vetem nese deshiron All-llahu, Zoti i boteve