Albanian

    Translation: sqi-hasanefendinahi-la

    Author: Hasan Efendi Nahi

    Hapja (El-Fatiha)

    Surah 1

    [1] Me emer te Allahut, Meshirues dhe Perdellimtar i Madh

    [2] Cdo lavderim i perket Allahut (Perendise), Zotit te Gjithesise

    [3] Meshirues dhe Perdellimtar i Madh

    [4] Sunduesit te dites se gjukimit

    [5] Vetem Ty te adhurojme dhe vetem prej Teje ndihme kerkojme

    [6] Udhezona ne rruge te drejte

    [7] Ne rrugen e atyre qe u ke dhuruar miresi. E jo ne (rrugen) e atyre qe kane shkaktuar pezmin (Tend), as ne rrugen e atyre qe jane te humbur

    Lopa (El-Bekare)

    Surah 2

    [1] Elif, Lam, Mim

    [2] Ky liber, eshte i padyshimte, udhezues per te gjithe ata qe i druajne denimit te Perendise

    [3] te cilet u besojne gjerave te padukshme (ne baze te argumenteve mendore) dhe bejne namaz dhe japin nga ajo qe Ju kemi dhene

    [4] te cilet besojne qe te ka zbritur Ty (Kur’ani) dhe atyre para Teje (pejgambereve tjere) dhe qe padyshim i besojne jetes tjeter

    [5] Ata jane, me te vertete, ne rrugen e Zotit dhe vetem ata jane te shpetuar

    [6] Me te vertete, per ata qe jane (kembengules) ne mohim, eshte njesoj si i paralajmerove ti apo nuk i paralajmerove – ata nuk besojne

    [7] Perendia ua ka vulosur atyre zemrat dhe veshet dhe ne sy kane perde, dhe ata i pret denimi i madh

    [8] Ka disa njerez qe thone: “Besojme ne Perendine dhe jeten tjeter!” – por, ata nuk jane besimtare

    [9] Ata perpiqen te mashtrojne Perendine dhe ata qe besojne, por vetem mashtrojne veten, e kete nuk e verejne

    [10] Zemrat e tyre jane te semura (me injorance) e Perendia ua shtoi atyre semundjen; ata i pret denim i ashper, per shkak se genjejne

    [11] Kur t’u thuhet: “mos beni crregullime ne Bote!” ata thone: “Na vetem zbatojme rregullat ne Bote!”

    [12] Ah! Me te vertete, ata shkaktojne crregullime, por nuk i verejne

    [13] Kur t’u thuhet atyre: “Besoni edhe ju ashtu sic kane besuar njerezit (e ndershem)” – ata (jobesimtaret) thone: “Valle! Si te besojme ne ashtu sic kane besuar njerezit mendjelehte?” – Ah! Me te vertete, ata jane mendjelehte, por ata nuk e dine kete

    [14] Kur te takohen me ata qe besojne, thone: “Besojme!” – por kur te ngelin vetem me djajte e tyre (me njerezit e keqinj) thone: “Na vetem bejme sahaka, na jemi me ju”

    [15] Perendia tallet me ta; Ai do t’i le nje kohe te gjate qe te bredhin andej-kendej ne mohimin e tyre

    [16] Ata jane prej atyre qe kane blere (zgjedhur) rrugen e gabuar, ne vend te se vertetes. Tregtia atyre nuk u solli kurrfare dobie, dhe as nuk jane orientuar ne rruge te drejte

    [17] Ata (qe jane zhytur ne te keqia e bredhin andej-kendej) jane te ngjashem me ata qe ndezin zjarrin, i cili kur ta ndricoje rrethin e tyre, Perendia ua merr driten, i le ne erresire dhe ata nuk shohin asgje

    [18] Ata jane te shurdher, memece, e te verber; prandaj nuk kthehen (nga e keqja ne te mire)

    [19] Ose ata i gjasojne atyre, te cilet gjate kohes se shiut te stuhishem (shtrengates) nga qielli, me erresire, bubullime dhe shkreptime, nga frika e vdekjes – per te mos degjuar ushetimen me gishterinjte mbyllin veshet, por Perendia i ka rrethuar (qafirat) me fuqi (e s’kane shpetim)

    [20] Shkrepetima, pothuaj, ua merre te pamurit atyre; sa here qe ajo ua ndricon rrugen, ata ecin, e kur i kaplon erresira, ndalen. E sikur te doje Perendia, do t’ua merrte te degjuarit edhe te pamurit, se, me te vertete, Perendia eshte i Plotefuqishem

    [21] O njerez! Aduroni Perendine, i cili u ka krijuar juve dhe ata para jush, per t’u ruajtur nga mohimi

    [22] Zoti eshte Ai, qe per ju token e ka bere shtrese dhe qiellin ndertese; i cili prej qielli leshon shira dhe bene qe me ate te rriten frutet, ushqimi juaj. Prandaj mos i beni shoq Perendise, sepse ju e dini (qe Ai nuk ka shoq)

    [23] Nese dushoni ju ne ate (Kur’anin) qe ia kemi derguar robit tone (Muhammedit), atehere hartonie nje sure te ngjashme si ate qe ia kemi shpallur atij, dhe nese jeni te drejte thirrni deshmitaret tuaj, (zoterat qe i adhuroni), pervec Perendise

    [24] Nese nuk mundeni, dhe kurrsesi nuk do te mundeni (me i be shembull Kur’anit), atehere ruajuni zjarrit, lende djegese e te cilit jane njerezit dhe guret. Ai eshte pergatitur t’i ndeshkoje mohuesit

    [25] Ata qe besojne dhe bejne vepra te mira gezoji me kopshte te xhenetit neper te cilat do te kalojne lumenj cdohere kur u jepet atyre ndonje frut i tyre, ata te thone: “Kete e kemi ngrene edhe perpara”, - e atyre do t’u jepen vetem fruta te ngjashme me to. Ne to do te kete femra te pastra dhe ne to do te jetojne gjithmone

    [26] Allahu nuk ngurron te jep shembullin e mushkajes ose dicka me te madhe se ate, ata qe besojne e dine qe kjo eshte e vertete nga Perendia e tyre, e ata qe nuk besojne thone:“-Cka don te tregoje Allahu me kete shembull. Ne kete menyre Ai shumekend e ka hutuar e shumekujt ia ka treguar rrugen e vertete. Ai i la te humbur vetem mekataret e medhenj”

    [27] te cilet shkelen obligimin e Allahut pasi e paten marre dhe e nderprene ate qe i ka urdheruar Perendia per ta mbajtur, e bejne ngaterresa ne Toke; ata jane te shkaterruar

    [28] Si mund te mos e besoni Allahun, ju qe s’keni qene e Ai ju ka dhene jeten; Ai pastaj do t’ju beje te vdekur e pastaj do t’ju ngjalle, e ne fund do te ktheheni tek Ai

    [29] Ai per ju ka krijuar cdo gje qe ka ne Toke; Pastaj vullnetin e vet e ka drejtuar kah qielli dhe e ka rregulluar si shtate qieje, Ai di cdo gje

    [30] Kur Zoti yt u tha engjujve: “Une do te caktoje perfaqesuesin ne toke” – Ata thane: “A do te jete perfaqesuesi yt ai qe ne te do te beje crregullime e do te derdhe gjak? Na te madherojme e te lavderojme dhe te ngrisim ashtu si te takon Ty”. Ai tha: Une di ate qe ju nuk dini

    [31] Allahu ia mesoi Ademit te gjithe emrat e pastaj ata ua paraqiti engjujve dhe u tha: “Nese e keni thene te verteten, m’i tregoni emrat e ketyre sendeve”

    [32] “Qofsh i lavderuar!” – thane ata – “ne dime vetem ate qe na ke mesuar Ti. Ti je mendjemprehte dhe i gjithedijshem”

    [33] O Adem – tha Ai – tregoju emrat e tyre! – Kur ai u tregoi emrat e tyre, Allahu tha: “A nuk ju kam thene se vetem Une i di fshehtesite e qiellit e te Tokes dhe vetem Une e di ate qe tregoni haptazi dhe ate qe e fshihni”

    [34] Kur u thame engjujve: “Peruluni para Ademit” – ata u perulen, por Iblisi nuk deshi, ai e rriti mendjen dhe u be i pafe

    [35] Ne thame “O Adem te jetosh ti dhe gruaja jote ne xhennet dhe te hani ne te sa te doni dhe kur te doni, por mos iu afroni ketij lisi sepse i beni keq vetvetes

    [36] Shejtani per shkak te ketij lisi i shtyri te gabojne e t’i nxjerre nga vendi ku ishin. “Zbritni – u tham Ne – do te jeni armik i njeri tjetrit e ne Toke do te qendroni dhe do te jetoni deri ne afatin e caktuar”

    [37] Ademi degjoi disa fjale (Urdhera) e i zbatoi nga Zoti i vet, Ai ia pranoi pendimin dhe i fali gabimin. Ai shume i pranon pendimet, Ai eshte i meshirshem

    [38] Ne u kemi thene: “Zbritni te gjithe prej (xhennetit) tij. Juve me te vertete do t’ju vije nje dirigjues prej meje dhe ata qe i permbahen dirigjimit Tim nuk do te kene frige dhe nuk do te hidherohen

    [39] Ata qe nuk do te besojne dhe i mohojne argumentet tona do te jene banore te zjarrit, a ne te do te mbesin gjithmone

    [40] O djeme te Israilit, kujtoni te mirat e Mia qe u kam dhene dhe permbushni premtimin qe me keni dhene – Edhe Une do ta permbushi ate qe u kam dhene, e frikohuni vetem prej Meje

    [41] Besoni asaj qe e kam shpalle Une (Kur’anin), me te cilin vertetohet ajo qe keni ju (Teurati), e mos u beni mohuesit e pare te tij. Dhe, mos i kembeni argumentet e Mia me vlere te vogel; ruhuni vetem prej Meje

    [42] Mos e ngaterroni te verteten me te paverteten, duke e perzier njeren me tjetren, dhe te verteten mos e fshehni me vetedije

    [43] Falni namazin e jepni zeqatin dhe lutuni bashke me ata qe luten

    [44] Valle, a po i urdheroni ju njerezit qe te bejne te mira, e veten po e harroni, ju qe e mesoni Librin? A nuk po mblidhni mend

    [45] Ndihmoni vetes me durim e me namaz, e kjo eshte njemend veshtire pos per ata qe i perulen Zotit, te cilet jane te bindur se do te dalin para Zotit dhe me te vertete do te kthehen tek Ai

    [46] Ndihmoni vetes me durim e me namaz, e kjo eshte njemend veshtire pos per ata qe i perulen Zotit, te cilet jane te bindur se do te dalin para Zotit dhe me te vertete do te kthehen tek Ai

    [47] O djeme te Israilit, kujtoni te mirat e Mia qe ju kam pase dhene dhe qe ju kam pase madheruar mbi njerezit e tjere (te asaj kohe)

    [48] dhe frikohuni Dites kur askush per askend nuk do te mund te beje asgje dhe kur nuk do te pranohet verejtja e askujt, kur prej askujt nuk do te mirret kompensim dhe kur askush nuk do t’ju dale ne ndihme

    [49] dhe kujtoni kur ju shpetuam nga populli i Faraoneve, i cili ju ka torturuar me mundime te renda: iu prisnin djemte e juaj, e ua linin te gjalla femerat. E, kjo ka qene nje sprove e madhe per ju – nga Zoti juaj

    [50] dhe kujtohuni kur e kemi care detin e ju kemi shpetuar, ndersa ne pranine tuaj e kemi fundosur popullin e Faraonit

    [51] Kujtoni ju premtimin Tone dhene Musait per takim (per te biseduar) dyzet nete me te, e pastaj duke i bere vetes padrejtesi, e adhuruat vicin

    [52] Pastaj Ne ju kemi fale, qe te beheni mirenjohes

    [53] dhe kur Musait ia kemi pase dhene librin e Furkanit (Teuratin), qe te udhezoheni ne rrugen e drejte

    [54] dhe kur Musai i tha popullit te vet: “O populli im, ju vetem vetes i bete padrejtesi, kur vicin e pandehet per zot; prandaj, pendohuni te Krijuesi juaj dhe vritni njeri-tjetrin (i pafajshmi – fajtorin). Kjo eshte me mire per ju te Krijuesi juaj; Ai ju fale gabimin! Ai pranon pendimin dhe eshte meshirues

    [55] dhe (kujtonie), kur i keni thene Musait: “O Musa! Kurrsesi nuk te besojme ty pa e pare Allahun per fushe!” – ne ate cast ju perlau rrufeja, e ju e pate

    [56] Pastaj, pas vdekjes suaj, Na ju ngjallem juve, qe te beheni falenderues

    [57] Dhe Ne beme qe reja t’ju beje hije dhe u derguam – men – (nje lloj ushqimi i embel) dhe zogj (si fellanza): “Hani ushqime te mira me te cilat ju kemi furnizuar!” Ata, neve nuk na demtuan, por demtuan veten

    [58] (Kujtonie) kur ju kemi thene: “Ejani ne kete qytet dhe hani c’te doni dhe sa te deshironi, por, duke hyre ne qytet peruluni dhe thoni: “Falna!” – Na ua falim gabimet tuaja, e atyre qe bejne vepra te mira, ua shtojme shperblimin

    [59] Dhe, ata qe demtuan veten, duke ndryshuar fjalen me nje fjale tjeter (ne tallje), Ne, u sollem atyre – mekatareve nje denim nga qielli, meqe benin ngaterresa

    [60] dhe kur Musai kerkoi uje per popullin e tij, Na i thame: “Bjeri gurit me shkopin tend!” – (Ai i ra) dhe nga ai rrodhen dymbedhjete burime, dhe cdo fis e dinte burimin e vet. (U tham): “Hani e pini prej dhurates se Perendise, dhe mos beni crregullime ne faqe te Dheut!”

    [61] Kur ju thate: “O Musa! – ne nuk mundemi te kenaqemi vetem me nje lloj ushqimi, pra lutju per ne Zotit tend qe te na dhuroje nga ato qe jep toka: perime – tranguj, bizele, qepe dhe hudhra!” Ai (Musai) ju tha: “Valle a deshironi te nderroni ate qe eshte me e mire me ate qe eshte me e dobet? Shkoni ne qytet, atje do te gjeni ate qe kerkoni!” Por, ata i kaploi poshterimi dhe perulja (kokeulur per toke) merituan pezmin e Perendise; sepse ata i mohonin argumentet e Zotit dhe i mbytnin pejgamberet pa fare te drejte. Ky ndeshkim ishte pasoje e kundershtimit te tyre dhe e tejkalimit te kufirit te kerkesave

    [62] Ata qe kane besuar (me goje) madje edhe Hebrenjte, te krishteret dhe Sabi’inet – kushdo qe beson Perendine (si eshte urdheruar) dhe jeten tjeter, e bene vepra te mira, per ata, me te vertete, ka shperblim te Zoti i tyre; per ta nuk ka kurrefare droje, e as merzie

    [63] Dhe (kujtonie), kur prej jush morem premtimin dhe ngritem Turin (malin) mbi ju; (e Na ju thame): Merreni me seriozitet ate qe ua kemi dhene juve (Tevratin) dhe kinie ndermend ate qe gjendet ne te, per t’u ruajtur!”

    [64] Por, ju pastaj abstenuat (nuk e mbajtet fjalen), e sikur te mos ishte miresia e Zotit ndaj jush dhe meshira e tij, ju do te ishit te humbur

    [65] (Betohem) se ju me te vertete e dini grupin tuaj, i cili kaloi kufirin diten e shtune (qe e kundershtoi urdherin e Zotit) dhe te cileve Na ju thame: “Behuni majmune te poshter!”

    [66] Kete ngjarje e kemi bere denim per bashkekohaniket dhe per breznite e tyre, kurse keshille per ata qe i drojne Perendise

    [67] E, kur Musai i tha kombit te vet: “Perendia, me te verrtete ju urdheron te therrni nje lope”, - ata thane: “A don te tallesh me ne?” – Zoti me ruajte!” tha Musai “te behem une me grupin e injoranteve (me ata qe ia mveshin Perendise ate qe s’e ka thene)

    [68] Ata thane: “Lutju Zotit tend, qe te na shpjegoje qysh eshte ajo (lope). Musai tha: “Ajo eshte nje lope as plake as e re, por e mesme; pra bei ate qe u eshte urdheruar

    [69] Ata thane: “Lutju Zotit tend, qe te na shpjegoje cfare ngjyre ka ajo!” Musai tha: “Me te vertete Ai, (Perendia) thote se ajo eshte lope ngjyra e se ciles eshte tejet e verdhe, te cilen e pelqejne shikuesit”

    [70] Ata (perseri) thane: “Lutju Zotit tend, qe te na shpjegoje cfare eshte ajo, sepse, lopet po i gjasojne (njera-tjetres) e ne, ne dashte Zoti, do te udhezohemi ne rrugen e drejte (si jemi urdheruar)”

    [71] Ai (Musai) tha: “Me te vertete Ai (Perendia) thote se ajo lope nuk eshte e lodhur nga lavra, as nga ujitja e tokes; s’ka te mete dhe kurrfare shenje ne te”. Ata thane: “Tani na the te verteten”. E prene lopen; por per nje fije nuk dashten ta benin kete

    [72] Dhe pasi vrate nje njeri, dhe me kete rast u grindet ne mes veti – Zoti e nxori ne shesh ate qe e fshihnit ju

    [73] Na (Perendia) kemi thene: “Meshoni me nje cope te asaj (lopes) te vrarit!” Dhe keshtu Perendia do t’i ngjalle te vdekurit dhe do te ju tregoje argumentet e veta per te kuptuar ju

    [74] Por, pastaj (mbasi i pate keto argumente) zemrat tuaja u forcuan e u bene si guri ose edhe me te forta, megjithese ka gure nga te cilet burojne lumenj, e ka me te vertete, edhe shkembenje qe cahen e nga te cilet rrjedh uji e ka madje, gjithashtu qe prej frikes se Perendise te rrezohet. – E Perendia nuk eshte i pakujdesshem ndaj veprimeve tuaja

    [75] A shpresoni ju se per hir tuajin Hebrenjt do te behen besimtare, kur disa prej tyre, i degjonin fjalet e Zotit, e pasi i kuptonin, me vetedije i peshtjellonin (ato fjale)

    [76] Kur te takohen me besimtaret ata thone: “Na besojme, e kur ngelin vetem njeri me tjetrin – thone: “A do t’u tregoni atyre, ate qe ua ka shpalle Perendia (ne Tevrat), per ta perdore ate si argument kunder jush te Zoti juaj? A nuk po mendoni ju

    [77] A nuk e dine ata se Perendia di ate qe fshehin dhe ate qe shpallin

    [78] Disa prej tyre jane analfabete (nuk dine te lexojne) Librin, pervec disa trillimeve; dhe ata flasin vetem me hamendje

    [79] mjer ata qe me duart e tyre shkruajne veper (te rrejshme), e pastaj thone: “Kjo eshte prej Zotit” qe per kete te kene ndonje dobi te vogel. Dhe mjer ata, qe kane shkruar me duart e tyre, dhe mjer ata qe fitojne ne kete menyre

    [80] Ata (Hebrenjte) thane: “Zjarri nuk do te na preke, pervec disa ditesh te numruara”. Thuaj (O Muhammed): “A keni marre per kete ndonje zotim prej Perendise – se Zoti nuk e shkel kurre zotimin e vet; ose po shpifni kunder Perendise aso gjerash qe nuk i dini?”

    [81] O, me te vertete! Ata qe punojne vepra te keqia dhe fajet e tyre te perhapen nga te gjitha anet, ata do te jene banore te sketerres, ku do te qendrojne pergjithmone

    [82] Kurse, ata qe punojne vepra te mira – ata do te jene banore te xhennetit ku do te qendrojne pergjithmone

    [83] Dhe kur nga bijt e Israelit morem premtimin se vetem Perendise do t’i luten, dhe se do t’u bejne mire prinderve, te afermve, bonjakeve dhe te varferve, e do t’u flasin fjale te mira njerezve dhe do te bejne namazin, e do te japin zeqatin; mirepo, pastaj, ata, perpos nje pakice te vogel, keto detyra i lane pas dore, duke iu shmangur obligimit

    [84] Dhe kur nga ju morem premtimin qe te mos derdhni gjakun e njeri-tjetrit dhe qe te mos e deboni njeri-tjetrin nga atdheu juaj – ju e pranuat kete dhe ishi deshmitare (te ketij premtimi)

    [85] por pastaj, megjithate vrate njeri-tjetrin e disa prej jush i debuat nga atdheu i tyre – duke i ndihmuar njeri-tjetrit kunder tyre, duke bere faje dhe armiqesi. E nese ju vijne te roberuar, ju shpetoni ata nga roberia me te holla; kurse me marreveshje u eshte e ndaluar t’i deboni; apo nje pjese te Librit (Teuratit) i besoni, e kurse pjeses tjeter nuk i besoni?! (Kjo eshte nje veper e keqe). – Kushdo qe vepron keshtu nga ju, ndeshkimi i tij eshte poshterimi i tij ne kete jete, e ne Diten e Kijametit do te dergohen ne denimin me te ashper. – E, Perendia nuk eshte i pakujdesshem ndaj veprimeve tuaja

    [86] Keta jane ata, te cilet jeten e kesaj bote e kane blere me jeten e ardhshme dhe atyre nuk do t’u lehtesohet denimi as nuk do te ndihmohen

    [87] Me te vertete, Na ia dhame Librin (Teuratin) Musait dhe pas tij derguam profetet njerin pas tjetrit, e Isait, te birit te Merjemes ia dhame argumentet e qarta (mrekullirat) dhe i ndihmuam me Xhebrailin. Dhe kurdohere qe ndonje profet u sjellte ate e cila nuk u pelqente juve, ju kaperdiseshit, prandaj disa i pergenjeshtruat, e disa i vrate

    [88] Ata (Hebrenjte) thane: “Zemrat tona jane te mbuluara”. Jo, s’eshte ashtu, por ata i ka mallkuar Perendia per shkak te mohimit te tyre; dhe prandaj prej tyre shume pak besojne

    [89] Kur atyre u erdhi Libri (Kur’ani nga ana e Perendise (te cilin e prisnin), e i cili vertetoi ate qe paten ata, - e qysh perpara luteshin per ndihme kunder paganeve – dhe kur u erdhi ajo qe e dinin se eshte e vertete, e mohuan ate; dhe prandaj mallkimi i Perendise qofte mbi mohuesit

    [90] Keq e shiten veten ata, qe nga zilia nuk besuan ne ate qe ua shpalli Perendia. Perendia ia ka zbritur shpalljen atij qe ka dasht Ai nga roberit e tij; dhe u kthyen pezem mbi pezem! E mohuesit i pret denimi poshterues

    [91] E kur atyre u thuhet: “Besoni ne ate qe ua ka shpalle Perendia!” – ata pergjigjen: “Na besojme ne ate qe na eshte shpalle neve” – dhe nuk besojne ne ate qe ka zbritur pas (Kur’anit), e kjo eshte e Vertete e cila verteton ate qe kane ata. Thuaju atyre: “E nese ishit besimtare, perse i vrate pejgamberet e Zotit ne ate kohe kur ju zbriten?! (Me keto sjellje u bete qafira)

    [92] Me te vertete, Musai ju zbriti me mrekulli te medha, por gjate mungeses se tij, ju vicin e adhuruat si zot, prandaj u bete fajtore te medhenj (me kete sjellje)

    [93] Kur Na morem premtimin nga ju dhe ngritem malin e Turit mbi ju, thame: “Merrni seriozisht ate qe ua kemi dhene juve (Teuratin) dhe degjoni!” – Ata thane: “Na degjuam, por kundershtojme!” – Per shkak te mohimit, atyre ne zemra u ishte rrenjose dashuria e vicit (adhurimi i tij). Thuaju: “Nese jeni besimtare, sa gje te keqe po ju urdheruaka besimi juaj!”

    [94] Thuaju (O Muhammed): “Nese vetem per ju te Perendia u eshte siguruar xhenneti, e jo per njerezit tjere, atehere, nese flisni te verteten, kerkoni vdekjen”

    [95] Por ata kurrsesi nuk e deshirojne vdekjen, per shkak te te keqijave qe kane punuar! – E Perendia i di mire ata qe shkelin drejtesine

    [96] Dhe padyshim, do t’i gjesh ata (Hebrenjte) me lakmues per te jetuar se sa njerezit tjere, e madje edhe se paganet. Cdonjeri nga ata deshiron te jetoje njemije vjet; por edhe nse jeton aq, nuk do te mund t’i ike denimit! – Se Zoti i sheh punet e tyre

    [97] Thuaju: “Kush eshte armik i Xhebrailit? (duke qene i lavderueshem); Ai e ka zbritur Kur’anin ne zemren tende me lejen e Perendise – per te vertetuar librat e shenjta – dhe eshte udherrefyes e sihariq per muslimanet

    [98] Kush eshte armik i Perendise, i engjujve te Tij dhe pejgambereve te Tij, dhe Xhebrailit e Mikailit – (ai eshte qafir); e Perendia eshte me te vertete armik i qafirevet

    [99] Me te vertete, Na te kemi zbritur Ty argumente te qarta, e qe vetem njerezit e keqij nuk duan t’u besojne

    [100] A thua cdohere qe japin ndonje premtim – disa prej tyre e refuzojne, ndersa shumica prej tyre nuk besojne

    [101] Kur ju erdhi atyre Pejgamberi i Zotit (Muhammedi), vertetues i librit qe kane ata, nje grup i tyre, te cileve iu dha Libri, gjoja se nuk e dinin per te, e hodhen pas shpine Librin e Zotit (Teuratin)

    [102] (Jehudite e braktisen Teuratin) dhe shkonin pas shpifjeve qe benin djajt kunder mbreterise se Sulejmanit. E Sulejmani nuk ishte mohues, por djajt ishin mohues, qe u mesonin njerezve magjine dhe dijenine qe u ishte derguar dy engjujve ne Babiloni – Harutit e Marutit. Keta engjuj nuk i mesonin ndokujt magji pa i thene: “Na vetem provojme, dhe ti mos u ben mohues!” Dhe njerezit mesuan nga keta dy se si t’i ndajne bashkeshortet. Por magjistaret – pa lejen e Zotit nuk mund t’i benin dem askujt. Njerezit megjithate mesonin ato gjera qe i demtojne e nuk u bejne dobi; dhe me te vertete e dinin se ai qe e ka pervetesuar kete mjeshtri nuk do te kete kurrfare te mire ne jeten tjeter. E sa e keqe eshte ajo shit-blerje me magji. Oh! Sikur ta dinin ata

    [103] Dhe sikur ata (Hebrenjt) te besonin dhe te druanin, shperblimi i Perendise do te ishte me i mire (te cilen e merituan prej besimit). Oh! Sikur ta dinin ata

    [104] O besimtare! Mos thuani: “Raina”, por thuani: “Undhurna”, - shikona neve dhe degjoni! E, per mohuesit ka denim pikellues

    [105] Nuk duan mohuesit: ithtaret e Librit dhe paganet, qe t’u zbrese juve ndonje e mire nga Zoti juaj. E, Perendia, meshiren e vet ia dhuron kujt te doje; Perendia eshte pronar i miresise se madhe

    [106] Na nuk i mohojme ligjet e as nuk i leme qe te harrohen ato, e ejellim ndonje tjete rme te mire ose te ngjashem me te (e me te vertete), ti e di se Perendia eshte i plotefuqishem

    [107] A nuk e di ti (me siguri e di) se vetem Perendia eshte pronar i qiejve dhe Tokes dhe ju perpos Perendise nuk keni tjeter mbrojtes as ndihmes

    [108] A mos doni te pyesni Pejgamberin tuaj ashtu sic u pyet Musai me pare? E kush e nderroi besimin me mohim, padyshim, ai e ka humbur edhe rrugen e drejte

    [109] Shumica e ithtareve, te Librit te Shenjte, prej zilise qe kane ne vete, deshirojne qe t’ju kthejne nga besimi ne mohim, pasi e verteta atyre iu tregua haptazi; por, ju falni ata dhe hiqni dore, per deri sa te arrije urdheri i Perendise. – Me te vertete Perendia eshte i Plotefuqishem

    [110] Beni namaz, dhe jepni zeqatin, e cfaredo te mire qe beni do ta gjeni te Perendia, se Perendia, me te vertete, sheh mire ate qe punoni

    [111] (Hebrenjt dhe te krishteret) thonin: askush nuk do te hyje ne xhennet pervec hebrenjve ose te krishtereve. – Keto jane deshirat e tyre boshe! – Thuaju ti (O Muhammed): “Nese ju jini te drejte, sillni argumentin (per ate qe po thoni)

    [112] Jo! – Po! Ai qe i perulet Perendise dhe punon vepra te mira, per ate ka shperblim te Zoti i tij, per ta nuk ka frike as pikellim

    [113] Hebrenjt thane: “Krishteret nuk kane kurrfare baza!” Kurse te krishteret thone: “Hebrenjt nuk kane kurrfare baza!” E, ata lexojne Librin. Po keshtu, thane edhe ata qe nuk dine, sic thone ata (hebrenjt e te krishteret). E, Perendia, do te gjykoje ne Diten e Kijametit, per ate qe nuk pajtoheshin ata

    [114] Kush eshte me fajtore se ai qe pengon te permendurit e emrit te Perendise neper faltoret (xhamite) dhe perpiqet per shkaterrimin e tyre? Ata nuk hyjne ne to, pervec atehere kur kane ndonje frike (trishtim). Per ta, ne kete jete ka poshterim, kurse ne jeten tjeter denim te madh

    [115] Lindja dhe Perendimi te Perendise jane e, kahdo qe te ktheheni (me urdher te Tij) eshte kenaqesia e Perendise. – Perendia me te vertete eshte universal (me cilesi te larta) dhe Ai di cdo gje

    [116] Ata (te krishteret) thane: “Perendia ka femije”. Ai eshte i paster nga ajo vecori. Por, me te vertete, cdo gje qe gjendet ne qiej dhe ne Toke jane te Tij, dhe Ate e adhurojne te gjithe

    [117] Ai eshte krijues i pashembull i qiejve dhe i Tokes dhe kur te vendos per ndonje gje, vetem thote per te: “Behu!” – dhe ajo behet

    [118] Kurse te paditurit thone: “Te kishte te bisedoje Perendia me ne, ose se paku te na sillte ndonje argument! Njesoj thonin edhe ata para tyre; zemrat e tyre i perngjanin njera-tjetres! E Na, me te vertete, atyre qe besojne ua shpjegojme dokumentet bindshem

    [119] Na me te vertete, te kemi derguar Ty (O Muhammed!) me te drejte sihariques dhe paralajmerues, dhe ti nuk do te pyesesh per te denuarit ne shketerre

    [120] As hebrenjt, as te krishteret nuk do te jene te kenaqur me ty, per deri sa te mos pranosh besimin e tyre. Thuaju: “Vetem drejtimi i Perendise eshte i drejte!” E, ne qofte se pas asaj diturie qe te ka zbritur ty, ti ndjek deshiren e atyre, atehere prej denimit te Perendise ti nuk do te kishe kurrfare mbrojtesi as kurrfare ndihmetari

    [121] Atyre qe u kemi dhene Librin, e lexojne ashtu sic eshte shpallur; ata besojne ne te. Kurse, ata qe nuk besojne ne Te, padyshim jane te humbur

    [122] O bijt e Israilit, kujtoni te mirat e Mia qe ua kam pase dhene dhe qe iu kam pase madheruar mbi njerezit e tjere (te asaj kohe)

    [123] Dhe frikohuni Dites, kur askush per askend nuk do te mund te beje asgje dhe kur kembimi (trampi) nga askush nuk do te pranohet, e kur intervenimi i askujt nuk vlene, dhe kur askush nuk do t’u dale ne ndihme

    [124] Dhe (kujtonie), kur Perendia e provoi Ibrahimin me disa urdhera, e ai i plotesoi ato. Perendia tha: “Une do te beje ty imam (prijes) te njerezve!” – Tha: “Edhe disa prej pasardheve te mi!” (Perendia) tha: “Premtimi im nuk i perfshine zullumqaret.”

    [125] (Dhe ate kohe) kur Na e beme Qaben – vend dhuntie dhe sigurimi per njerezit. “Merrni vendin e Ibrahimit – vend te kryerjes se namazit!” – Edhe Ibrahimit edhe Ismailit i kemi rekomanduar: “Faltoren (Qaben) Time pastronie per ata qe e vizitojne, dhe qe banojne aty, dhe per ata te cilet kryejne namazin”

    [126] (Dhe kujto ate kohe) kur Ibrahimi tha: “Zoti im bene kete vend qytet te sigurt, dhe furnizoi banoret e ketushem me prodhime, ata qe besojne ne Perendine dhe ne jeten tjeter!” Perendia tha: “Ate qe nuk beson per pak kohe do te bej qe te kenaqet, e pastaj do ta dergoj ne denimin e zjarrit, e, sa vendbanim i keq qe eshte ai!”

    [127] (Dhe kujto ate kohe) kur Ibrahimi dhe Ismaili ngriten themelet e Qabes (e u luten): “O Zoti yne! Prano prej nesh (kete veper)! Me te vertete Ti je ai, qe i degjon te gjitha dhe qe te gjitha i di

    [128] O Zoti yne bena neve te perulun ndaj urdherave Tuaja! Dhe bene qe pasardhesit tane te jene te perulur ndaj urdherave Tua, dhe tregona format e ceremonive te Haxhit! Pranoje edhe pendimin tone, se padyshim, Ti i pranon pendimet dhe je meshirues i madh

    [129] O Zoti yne! Dergo ne mesin e tyre nje pejgamber prej tyre, qe do t’u lexoje ajetet (versetet) Tuaja, dhe t’ua mesoje atyre Librin dhe t’i ofroje dijeni te persosur e t’i pastroje ata (prej fajesh), se, me te vertete, Ti je i plotefuqishem dhe i gjithedijshem!”

    [130] Fese se Ibrahimit i shmanget vetem ai qe nuk e njeh vetveten. Na me te vertete ate e kemi zgjedhe ne kete bote, e ai, edhe ne boten tjeter do te jete nder te miret

    [131] Kur Zoti i tij i tha (Ibrahimit): “Behu i bindshem!” – ai u pergjegj: “Une i jam bindur Zotit te gjithesise!”

    [132] Ibrahimi u rekomandoi kete femijeve te tij, po edhe Jakubi: “O bijt e mi! perendia me te vertete ka zgjedhe per ju fene e vertete, dhe mos vdisni ndryshe vecse duke qene muslimane!”

    [133] A ishit ju prezent kur Jakubit iu afrua vdekja, dhe i pyeti te bijt: “Kend do ta adhuroni pas meje?” – Ata u pergjegjen: “Na do ta adhurojme Perendine tend (i cili eshte) edhe Zoti i baballareve tu: Ibrahimit, Ismailit dhe Is’hakit, nje Zotit te vetem, dhe ne i bindemi vetem Atij!”

    [134] Ai popull qe, e shkoi; ata i pret ajo qe kane merituar, edhe juve u pret ajo qe e meritoni, e ju nuk do te pyeteni per veprat qe kane punuar ata

    [135] Ata thane: “Behuni Hebrenj, gjegjesisht (ose) te krishtere, atehere do te jeni ne rrugen e drejte!” – Thuaju “Jo”. Na jemi te fese se Ibrahimit e cila eshte e paster, se ai nuk ka qene adhurues i idhujve”

    [136] Thoni ju (or besimtare): “Na besojme vetem Perendine dhe ne ate qe na eshte shpallur neve (Kur’anin), dhe ne ate qe i eshte shpallur Ibrahimit, Ismailit, Is’hakut, Jakubit dhe nipervet, dhe ne ate qe u eshte dhene Musait dhe Isait, dhe ne ate qe u eshte derguar pejgambereve nga Zoti i tyre. – Na nuk bejme kurrfare dallimi ne mes tyre, dhe na vetem Atij (Perendise) i perulemi”

    [137] E nese besojne ata sikunder qe besoni ju (atehere) jane ne rrugen e drejte; e nese kthejne shpinen nga kjo, ata jane larguar nga rruga e drejte, dhe Perendia ti (O muhammed) do te ruaje me siguri nga ata, e Ai eshte degjues dhe i di te gjitha

    [138] “Na jemi ngjyrose me ngjyren e Perendise (fene e cila eshte me cilesi te larta) e s’ka ngjyre (fe) me te bukur se ajo e Perendise! Na vetem ate e adhurojme”

    [139] Thuaj: “A mos doni te polemizoni ju me ne, per kompetencat e Perendise – kur Ai eshte Zoti yne dhe i juaj? Na i kemi veprat tona e ju tuajat. E, vetem na jemi te sinqerte ndaj Zotit”

    [140] A po thoni se Ibrahimi, Ismaili, Is’haku, Jakubi dhe niperit (e tyre) kane qene Hebrenj, ose te krishtere? Thuaju: “A e dini me mire ju apo Perendia? E kush eshte me mekatar se ai qe e fsheh te verteten e ardhur prej Perendise? – Por Perendia nuk eshte i pakujdesshem ndaj veprave qe punoni ju”

    [141] Ai popull qe e shkoi; ata i pret ajo qe kane merituar, edhe juve u pret ajo qe e meritoni, e ju nuk do te pyeteni per veprat qe kane punuar ata

    [142] Disa njerez mendjelehte thone: “C’i ktheu ata (muslimanet) prej kibles kah e cila ishin drejtuar?” Thuaju: “Te Perendise jane Lindja dhe Perendimi. Ai e udhezon kend te doje e kend te deshiroje ne rrugen e drejte, qe cakton Ai”. –

    [143] Gjithashtu (sikunder qe ju kemi udhezuar ne rruge te drejte) ju kemi bere popull te drejte, qe te beheni deshmitare te njerezve dhe qe Pejgamberi te jete deshmitar i juaji. – Na nuk e kemi bere obligim kthimin tend kah Qabeja (o Muhammed!) per tjeter arsye, por vetem per te pare se kush ndjeke rrugen dhe kush do te shkoje pas Pejgamberit e per t’i dalluar nga ata qe kthehen nga thembrat, - ky ndryshim eshte i rende, por jo per ata qe i ka drejtuar Zoti ne rruge te drejte. E, se, Perendia nuk ua humbe besimin tuaj (namazin qe keni bere kah Kudsi), se Perendia, me te vertete, eshte fort i dhembshem dhe meshirues per njerezit

    [144] Na te pame ty qe shikimin tend e drejtoje kah qielli (duke u lutur per caktimin e kibles) e Na me te vertete do te kthejme ty kah ajo ane, qe te kenaq ty. Prandaj, ktheje fytyren tende kah faltorja e shenjte (Qabja)! Dhe kudo qe te gjendeni kthenie fytyren tuaj kah ajo ane! Padyshim, atyre qe u eshte derguar Libri (Teurati) e dine se ai (drejtimi kah kibla) eshte i vertete, eshte prej Zotit te tyre, - se Perendia nuk eshte i pakujdesshem ndaj puneve qe bejne njerezit

    [145] Dhe sikur ti t’u sillje te gjitha dokumentet atyre, te cileve u eshte dhene Libri, ata prapeseprape nuk do ta pranonin kiblen tende, por edhe ti nuk do te pranosh kiblen e tyre dhe qe askush nga ata nuk do te pranonte kiblen e njeri-tjetrit. – E nese ti, pasi te eshte zbritur dijenia, te ndiqshe deshiren e tyre, atehere padyshim do te ishe nga ata qe kane kaluar kufirin

    [146] Atyre q eu kemi derguar Librin (Teuratin) e njohin (Muhammedin per pejgamber), ashtu si i njohin bijt e tyre, por disa prej tyre e fshehin te verteten, duke e ditur mire

    [147] E verteta eshte ne anen e Zotit tend, pra, kurrsesi, mos u bene nga ata qe dyshojne

    [148] Cdo popull ka kiblen (drejtimin kah Vendi i Shenjte); Pra, beni gara ne pune te mira. Kudo qe te gjendeni, Perendia do t’u tuboje te gjitheve; se Perendia, me te vertete, eshte i Plotefuqishem

    [149] Nga cilido vend qe te dalesh ktheje fytyren tende kah Faltorja e shenjte. Kjo eshte e vertete, qe vie nga Zoti yt; e Perendia nuk eshte i pakujdesshem ndaj veprave qe punoni ju

    [150] Nga cilido vend qe te shkosh, ti shko, e fytyren ktheje kah Faltorja e Shenjte. E kudo qe te gjendeni, ktheni fytyrat tuaja kah ajo ane, qe bota mos te kete cka te thote per ju perpos atyre qe kane kaluar kufirin e drejtesise dhe dijenise, - por atyre mos iu frikoni e frikohuni vetem prej Meje! Kete (nderrim te kibles) e kam bere per t’ju plotesuar dhuntite e Mia juve, dhe per t’ju shpie ne udhe te drejte

    [151] Sikunder qe ua kam plotesuar dhuntine Time, ashtu (dhunti) ju kam derguar nje Pejgamber, nga mesi juaj, i cili ju lexon versetet Tona, dhe ju pastron (nga te keqiat) e ju begaton me dijeni te holla, dhe qe t’ju mesoje ato gjera qe nuk i keni ditur

    [152] Me kujtoni Mua (ashtu si ju ka mesuar Profeti Im), e Une ju kujtoj ju (me dhurate); falenderomeni Mua e mos i mohoni dhuntite e Mia

    [153] O besimtare! Kerkoni ndihme prej Zotit duke duruar dhe duke u falur! Me te vertete Zoti eshte me durimtaret

    [154] Dhe mos thuani per ata qe vriten ne udhe te Perendise (deshmoret) se kane vdekur! Jo! Ata jane te gjalle, por ju nuk i vereni

    [155] Na do t’ju provojme me ndonje gje: me pak frike, uri, me demtim te pasurise, demtim te njerezve dhe te te lashtave. Ti sihariqoji durimtaret

    [156] Atyre te cilet kur i godit ndonje fatkeqesi thone: “Te Zotit jemi dhe vetem tek Ai do te kthehemi!”

    [157] Ata do te shperblehen me dhunti dhe meshire nga Zoti i tyre; ata jane ne rrugen e drejte

    [158] Safaja dhe Merva jane shenja te fese se Perendise, prandaj ai qe viziton Qaben ose ben Umre, s’ka kurrfare gjunahi neve viziton ato (te dyja); ai qe ben veper te mire, - me te vertete, Perendia eshte falenderues dhe i Gjithedijshem

    [159] Me te vertete, ata qe fshehin dokumenta Tona te qarta, qe i kemi shpallur Ne, dhe orientimin e drejte, pasi qe ua kemi treguar njerezve ne Librin (e Teuratit), ata i mallkon Perendia, i mallkojne edhe te gjithe ata qe jane kompetente te mallkojne

    [160] E nuk mallkohen, vetem ata qe pendohen dhe permiresohen dhe haptazi e shfaqin kete, se Une jam pranues i pendimeve dhe meshirues

    [161] Ata qe nuk besojne dhe vdesin duke qene jobesimtare, mbi ta eshte mallkimi i Perendise, i engjujve dhe i te gjithe njerezve

    [162] Ata do te jene gjithmone te mallkuar (te denuar), e nuk ju lehtesohet vuajtja dhe as nuk u jepet afat

    [163] E zoti juaj – eshte nje! S’ka zot tjeter pervec Tij, Ai eshte Meshirues dhe Perdellimtar

    [164] Me te vertete ne krijimin e qiejve dhe te Tokes, ne ndryshim te nates dhe te dites; ne anijet qe lundrojen neper det per t’u sjelle dobi njerezve; ne ujerat qe zbret Perendia prej qiellit, e me te cilet i ngjalle tokat e vdekura (tokat e thata) – neper te cilen ka shperndare gjithfare lloj shtazesh; ne ndryshimin e ererave e reve te nenshtruara levizjeve ne mes qiellit e Tokes – (ne te gjitha keto), ka dokumente per te gjithe ata qe mendojne

    [165] Ka njerez qe ne vend te Perendise marrin disa gjera te tjera per zote dhe i duan ato si Perendine; ndersa ata qe besojne, e duan shume me teper Perendine. Sikur ta dinin paganet ne ate cast kur do ta shohin denimin – se me te vertete e tere fuqia i perket Perendise dhe se denimi i Zotit eshte fort i ashper (atehere, ata nuk do te vepronin ashtu)

    [166] dhe kur te shmangen te pasuemit (prijsat) nga ata qe i pasonin (ithtaret) dhe shohin denimin, e midis tyre keputet cdo lidhje

    [167] E (atehere), pasuesit kane per te thene: “Ah, sikur te kishte edhe nje kthim per ne, e te heqim dore prej tyre, dikunder qe hoqen dore ata prej nesh!” Qe keshtu, Perendia ua rrefen veprat e tyre tmerruese mbi ta. Ata s’kane per te dale kurre nga zjarri

    [168] O njerez! Ushqehuni me te gjitha ato qe gjenden ne Toke, qe jane te lejueshme dhe te mira dhe mos ndiqni gjurmet e djallit! Se ai eshte armik i perbetuar i juaji

    [169] Ai vetem ju nxite ne te keqija dhe ne vepra te turpshme dhe te flisni kunder Perendise ato gjera qe nuk i dini

    [170] E kur atyre t’ju thuhet: “ndiqeni Shpalljen (Kur’anin) e Perendise!” – Ata pergjigjen: “Jo! Na ndjekim ate udhe ne te cilen i kemi gjetur te paret tane” – Valle! Edhe atehere kur te paret e tyre nuk kane ditur asgje dhe kur nuk kane qene ne rrugen e drejte

    [171] Mohuesit i shembellejne cobanit (bariut) i cili i therret shtazet, te cilat degjojne vetem thirrje e ze, por s’kuptojne asgje. (Ata jane) te shurdher, memece dhe verbet, e nuk mendojne asgje

    [172] O besimtare! Hani nga ushqimet e kendshme qe ua kemi dhuruar Na juve dhe nese jeni adhurues te Perendise behuni falenderues te Tij

    [173] Me te vertete, Perendia ua ka ndaluar ngrenien e kafshes se ngordhur, gjakun e derdhur, mishin e derrit dhe ate kafshe qe nuk eshte therrur ne emer te Zotit. Por ata qe ngushtohen nga uria e madhe, sa per te zhdukur krizen e urise nuk kane mekate t’i hane, por nuk duhet kaluar kufirin e lejueshmerise. Se Perendia me te vertete eshte Perdellimtar i madh dhe fale

    [174] Padyshim, ata qe fshehin ate qe ua ka shpallur Perendia ne Liber (Teurat) dhe i zevendesojne fjalet e Mia me dic tjeter te pavlere (i shesin), ata nuk hane tjeter gje vetem ate, qe ne barkun e tyre u sjell zjarrin. Ne Diten e Kijametit, Perendia nuk do t’u flase atyre dhe s’ka per t’i dlire prej fajesh, dhe per ta ka denim pikellues

    [175] Ata (mohuesit) rrugen e drejte e kane nderruar me te humburen dhe faljen e Zotit me mundim, dhe sa e durueshem qe jane vetem ata ne zjarr

    [176] Kjo eshte per shkak se Perendia ka zbritur Librin, te verteten e sakte, e ata qe bejne polemike rreth permbajtjes se Librit jane ne kundershtim te madh me te drejten

    [177] Miresia, nuk eshte te kthyerit e fytyres suaj kah lindja dhe perendimi, por, miresi eshte kur (njeriu) beson Perendine, Diten e Kijametit, engjujt, Librin, Pejgamberet dhe te cilet me vullnetin e vet, u japin nga pasuria te dashurve te tyre, te afermve, bonjakeve, varfanjakeve, udhetarevet – musafirevet (qe kane ngelur pa te holla), lypesvet dhe te roberuarvet (per t’u liruar); e (miresi) eshte edhe kryerja e namazit, dhenia e zeqatit, dhe kryesit e obligimit te tyre, kur marrin persiper dicka; e (miresi), eshte edhe per ata qe durojne ne skamjen, semundjen dhe durimi ne kohe te luftes. Keta jane besimtaret e vertete dhe keta jane ata qe i drojne Perendise (ruhen prej mekateve)

    [178] O besimtare! Eshte porosi per ju ndeshkimi per vrasje: I liri per te lirin, skllavi per skllavin dhe femra per femren; e atij qe ia fale farefisi i te vrarit, duhet te sillet njerezishem (me miresi per demshperblim) dhe le te zbatohet demshperblimi me te mire. Kjo (falje) eshte nje lehtesi dhe meshire nga ana e Zotit. E kushdo qe pas kesaj (faljes), e kapercen kufirin, per ate ka denim te rrepte

    [179] O mendar! Per ju ndeshkimi eshte gjalleri, qe te ruheni (prej vrasjeve)

    [180] Kur ndokush prej jush gjendet buze vdekjes e pas veti le pasuri, ju urdherohet qe porosia (testamenti) te behet ne menyre te drejte ndaj prinderve dhe farefisit; ky eshte obligim i drejte per njerezit e mire

    [181] Kush e ndryshon (porosine – testamentin) pasi e ka mesuar te verteten, - mekat eshte vetem per ata qe e ndryshojne; - e Perendia, me te vertete, i degjon dhe i di te gjitha

    [182] E ai qe frikohet se porositesi (i testamentit) ka bere pa qellim gabim ose padrejtesi, e ndreq ate, ai – per kete pune nuk ka mekat. – Se me te vertete, Perendia eshte fales dhe meshirues

    [183] O besimtare! Ju eshte urdheruar agjerimi, ashtu si u ka qene urdheruar atyre para juve, per t’iu shmangur mekateve

    [184] (agjerimi) zgjat disa dite. Ndonjeri prej jush qe gjendet i semur ose gjendet ne udhetim e siper, ai i agjeron aq dite sa i ka prishur – ne ditet e tjera. Dhe ata (njerez) qe kane veshtiresi per te agjeruar (si per shembull, plaku i mbetur), duhet te jape aq sa mund te ngopet nje i varfer me ushqim gjate dites (per nje dite agjerimi – nje dite ushqimi). E kushdo qe te beje ndoje te mire me teper, per te eshte me mire. Por, agjerimi juaj eshte me i dobishem, ne qofte se e dini (do ta agjeronit)

    [185] Keto dite jane, ditet e muajit te ramazanit, ne te cilin muaj ka zbritur Kur’ani, qe eshte udherrefyes per njerezit, plot me argumente te dokumentuara per rrugen e drejte dhe dallues i se mires nga e keqja. Pra, kushdo qe nga ju gjendet ne kete muaj – le te agjeroje, ndersa ai qe eshte i semure ose gjendet ne udhetim e siper (le te agjeroje aq dite sa nuk i ka agjeruar), - Perendia ka bere lehtesi per ju, e jo veshtiresi e mundime, - per te plotesuar numrin e diteve te agjerimit (ne nje kohe tjeter), dhe per keto (lehtesi) duhet te madheroni Perendine, qe u ka drejtuar ne rruge te drejte e te beheni falenderues ndaj Tij

    [186] Kur besimtaret e Mi te pyesin per Mua, (thuaju): Une jam afer, i pergjigjem lutjeve te lutesit, kur ai t’me lutet Mua. Prandaj le ta plotesojne thirrjen Time (per agjerim e detyra tjera) dhe le te me besojne Mua (mos te shmangen nga besimi), per te qene ne rrugen e drejte

    [187] Juve u lejohet qe gjate neteve te agjerimit t’i afroheni bashkeshorteve tuaja. Ato jane petku i juaj, e ju jeni petku i tyne. Perendia e di mire se ju nuk mund te duroheni, e keni tradhetuar veten, e Perendia u ka pranuar pendimin tuaj dhe u ka falur gabimin. Prandaj, u lejohet kontakti me bashkeshortet tuaja dhe tani kerkoni ate qe ka caktuar Perendia per ju. Dhe hani e pini deri ne mengjes (deri ne imsak) deri sa te dallohet peri i bardhe nga peri i zi, pastaj plotesonie agjerimin deri ne muzg, (deri ne perendim te diellit). Mos ju afrohuni atyre gjate kohes, kur gjeneni ne itikafe ne xhami! Keta jane kufijt e Perendise; pra mos ju afrohuni atyre! Keshtu pra, Perendia ua shpjegon njerezve dispozitat e veta, qe te ruhen e te mos bejne pune te ndaluara

    [188] Mos i hani pasurine njeri-tjetrit me pa te drejte! Dhe mos u beni mitdhenes te gjykatesit per t’i ngrene njerezve me tradheti nje pjese te mallit, se ju e dini (qe keto jane mekate)

    [189] Te pyesin ty (o Muhammed!) per henen, (ndryshimin e saj); thuaju: “Keto per njerezit jane shenja te kohes dhe te haxhxhillekut”. Nuk shprehet miresia me te hyrit ne shtepi kah shpina (sipas zakonit te atehershem te arabeve), por miresia qendron ne te ruajturit nga te keqijat. Hyni ne shtepi kah dyert e tyre dhe droni Perendise, per te qene te shpetuar

    [190] Luftoni ne rrugen e Zotit – kunder atyre qe luftojne kunder jush, por mos tejkaloni kufirin! – Se, Perendia, nuk i don ata qe e kalojne kufirin

    [191] Vritni ata kudo qe t’i gjeni dhe deboni prej vendeve ashtu sic ju debuan ata juve. Se keqperdorimi eshte me i rende se vrasja. Mos luftoni me ta prane Mesxhidi Haramit! Per derisa ata te vriten me ju-aty! E, nese ata luftojne me ju (aty), atehere ju vritni ata! I ketille duhet te jete ndeshkimi per jobesimtaret

    [192] Por, ne qofte se ata heqin dore (nga te keqijat), atehere Perendia me te vertete eshte meshirues dhe fale

    [193] Luftoni ata deri sa te zhduken ngaterresat dhe deri sa te behet besimi vetem per Perendine! E ne qofte se ata heqin dore (prej ngaterresave), atehere s’ka armiqesi, pervec atyre qe kane tejkaluar kufirin

    [194] Muaji i madh per muaj te madh; respektimet jane reciproke. Pra, kushdo qe ju sulmon duke tejkaluar kufirin, edhe ju sulmoni ata, ashtu sic ju sulmuan ata juve (reciprokisht)! Droni Perendise, dhe dijeni se, me te vertete, Perendia eshte me ata qe ruhen nga te keqijat

    [195] Dhe shpenzonie pasurine ne rrugen e Perendise, dhe mos e sillni veten tuaj ne shkaterrim, por beni mire; se Perendia me te vertete i do bamiresit

    [196] Kryeni haxhxhin dhe umren per hir te Perendise. Nese ne kete rruge pengoheni (ne kryerjen e ketij qellimi), atehere therrni kurban sipas mundesise dhe mos i rruani kokat tuaja, per derisa te mos arrije kurbani ne vend (ne therrtoren e caktuar); e kushdo qe prej jush eshte i semure ose qe ka ndonje mundim ne koke (e rruhet) le ta kompenzoje me agjerim, lemoshe ose kurban. E kur te qetesoheni, ai qe prej jush kryen umren deri ne haxhxh le te therre kurban sipas mundesise. Ndersa, ai qe nuk ka mundesi, eshte i detyruar te agjeroje tri dite ne haxhxh dhe shtate dite pas kthimit nga haxhxhi, e le te plotesohen dhjete dite. Kjo eshte per ata qe nuk jane nga Mekka. E druajuni Perendise dhe dinie se Ai denon ashper

    [197] Koha e haxhxhillekut eshte ne muaj te caktuar; ai qe e obligon veten te kryeje haxhxhin, nuk duhet te kete marredhenie me gruan dhe as nuk duhet te beje grindje e sharje. Nderkaq cdo veper te mire qe beni, Perendia e di. Dhe furnizohuni me gjerat qe u nevojiten per rruge, e furnizimi me i mire eshte te largoheni nga te lypurit (ne haxhxhillek). Prandaj druani prej Meje or mendar

    [198] Nuk eshte mekat te kerkoni nga Zoti juaj ndonje te mire (materiale). E kur te ktheheni nga Arafati, permendni Zotin ne vendet e shenjta, permendni ate Zot, qe ju ka udhezuar ne rrugen e drejte, sepse, ju me pare ishi te humbur

    [199] Mandej kthehuni nga Arafati, sic kthehen te gjithe te tjeret dhe kerkoni ndjese prej Perendise! Se Perendia eshte meshirues e fale

    [200] E pasi t’i kryeni ceremonite e haxhxhit, permendni Perendine ashtu si i keni kujtuar prinderit tuaj, apo edhe me teper! Disa njerez thone: “Zoti yne epna te mira ne kete bote!” Por per keta s’ka asnje te mire ne ahiret

    [201] E, disa nga njerezit thone: “Zoti yne, epna te mira ne kete jete dhe ne jeten tjeter! Dhe na ruaj nga denimi i zjarrit!”

    [202] Per veprat qe keta kane punuar ka shperblim. – Se, Perendia, i bene llogarite shpejt

    [203] Dhe permendni Perendine ne ditet e caktuara. Por, edhe per ata qe nguten dhe rrine vetem dyte dite nuk ke mekate, e nuk do te kete mekate edhe ai qe rrine me shume, e ruhet (nga mekatet tjera). Dhe, kinie frike Perendine e dinie mire se vetem tek Ai do te tuboheni

    [204] Ka njerez fjalet e te cileve per jeten ne kete bote te entuziazmojne, dhe betohen ne Perendine per ate (te mire) qe ka ne zemer, e qe ne te vertete eshte kundershtari me i ashper

    [205] E kur te kthehet (prej teje) perpiqet te beje ngaterresa ne toke, duke shkaterruar fushat dhe bagetine. Por perendia nuk i don ngaterresat

    [206] E kur atij i thuhet: “Druaju Perendise!” ai atehere mburret per mekate. Atij i mjafton sketerra. E, sa vendbanim i keq eshte ai vend

    [207] Ka njerez qe e sakrifikojne veten per te fituar kenaqesine e Perendise, - e Perendia eshte shume meshirues i adhuruesve te vet

    [208] O besimtare! Qasjuni te gjithe shpetimit (Bindjes Hyjnore) dhe mos hkoni gjurmev ete djallit, se ai eshte armik i juaj i perbetuar

    [209] E nese beni gabim (i shmangeni te drejtes) pasi jeni njoftuar me argumente te qarta, atehere dinie se Perendia eshte i Plotefuqishem dhe i Gjithedijshem

    [210] Nuk presin ata tjeter, vecse t’u vie ndeshkimi i Perendise prej reve te bardha (si rrufeja qe godet ne mot te kthjellet), edhe engjujt, dhe te merr fund puna (te zhduken)?! – E, te Perendia do te kthehen te gjitha punet

    [211] Pyeti bijt e Israelit: sa ajete (argumente) te qarta u kemi derguar Ne atyre? – E, ata qe mohojne te mirat e Perendise, pasi qe u jane derguar (do te denohen), se Perendia, me te vertete eshte ndeshkues i rrepte

    [212] Atyre qe nuk kane besuar u eshte hijeshua jeta e kesaj bote, ndaj tallen me besimtaret. Por ata qe jane ruajtur nga mohimi i mekatevet do te jene mbi ata ne Diten e Kijametit. – E, Perendia i bagaton pa kufi ata qe i don Ai

    [213] (Dikur) te gjithe njerezit i kane takuar nje bashkesie (pastaj lindi mospajtimi nder ta), dhe Perendia u ka derguar profetet si sihariques dhe si frikesues, dhe me ta dergoi Liber ne te cilin gjendej e verteta, qe me te, te gjykoheshin njerezit per ato gjera qe nuk jane pajtuar. Mirepo, njerezit u grinden ndermjet veti, pasi qe u erdhen argumentet e qarta, nga zilia e njeri-tjetrit; dhe atehere Perendia, me autorizimin e Vet i udhezoi besimtaret qe ta kuptojne te vertete, lidhur me ate qe nuk u pajtuan ata. – Se, Perendia e shpie ne udhe te drejte ate qe don Ai

    [214] A mendoni ju te hyni ne xhennet pa i perjetuar ato (vuajtjet) ashtu si i kane perjetuar te tjeret para jush? Ata i pat goditur mjerimi dhe semundjet dhe aq shume qene tronditur saqe pejgamberi dhe ata qe ishin me te thirren: “Kur me do te arrije ndihma e Perendise?!” Qe, ndihma e Perendise eshte afer

    [215] Te pyesin ty ne cfare menyre duhet dhene lemoshe? Thuaju: “Cfaredo lemoshe te mire qe epni ajo le t’i takoje prinderve, farefisit, bonjakeve, te varferve dhe udhetareve (qe kane ngelur ne rruge pa mjete), e cfaredo te mire qe beni, Perendia e di ate”

    [216] Ju eshte urdheruar lufta, e ju e urreni. Mund ta urreni nje gje, por ajo eshte e mire per ju; e mund te doni nje gje, por ajo eshte e demshme per ju. – Perendia e di e ju nuk e dini

    [217] Te pyesin ty per muajin e shenjte, per luften ne te. Thuaju: “Lufta ne te eshte mekat i madh, - por pengimi prej udhes se Perendise, te mohuarit e Perendise, heqja dore nga vizita Qabes dhe debimi i banoreve te saj nga ajo, eshte mekat me i madh te Perendia. E, keqtrajtimi (torturat) eshte mekat me i madh se vrasja. Ata vazhdimisht luftojne kunder jush, qe nese munden t’ju kthejne nga besimi juaj. E, ata qe e mohojne fene dhe vdesin si mohues, - veprat e (mira) te tyre do te humbasin ne kete dhe tjetren bote, dhe ata do te jene bnore te sketerres, ku do te qendrojne pergjithmone

    [218] Ata qe besuan dhe emigruan, e luftuan ne udhen e Perendise, ata shpresojne ne meshiren e Perendise. Se Perendia eshte meshirues dhe fale

    [219] Te pyesin ty per vere dhe bixhoz. Thuaju: “Ato u sjellin deme te medha (mekate), por edhe dobi per njerezit, mirepo, demi eshte me i madh se dobia”. Dhe te pyesin ty sa duhet dhene lemoshe. Thuaju: “Tepricen!” Qe, keshtu ua shpjegon Perendia argumentet e Tija, qe te mendoni. –

    [220] per kete jete dhe ate tjetren. Dhe te pyesin ty per bonjaket, thuaju: “T’i beni mire atyre eshte veper e bukur, e nese jetoni bashke me ta, ata jane vellezerit tuaj, se Perendia di te dalloje keqberesin prej mireberesit. Sikur te donte Perendia, do t’ju detyronte me pune te veshtira, se Perendia eshte i Plotefuqishem dhe i Gjithedijshem

    [221] Mos u martoni me paganet, perderisa te mos behen besimtare. Skllavja besimtare eshte me e mire se paganja, edhe nese u pelqen juve. Mos i martoni (kurorezoni) muslimanet per pagane, perderisa nuk behen besimtare; skllavi besimtar eshte me i mire se pagani, edhe nese u pelqen juve. Ata ju therrasin ne zjarr, kurse Perendia, me miresine e Tij, ju therret ne xhennet e falje (te mekateve) dhe ua shpjegon njerezve argumentet e Veta, qe te mendojne ata

    [222] Te pyesin ty per ciklin mujor te femrave. Thuaju: “Ajo ehste e neveritshme”. Prandaj, gjate kesaj kohe, largohuni prej tyre dhe mos ju afrohi derisa te pastrohen. E pasi te pastrohen, atehere afrohi tek ato ashtu si u ka urdheruar Perendia. Pa dyshim, Perendia i don ata qe pendohen fort (per mekatet) dhe ata qe pastrohen shume

    [223] Grate tuaja jane arat tuaja, dhe afroheni arave tuaja si te doni e paraqitni dicka per shpirtin tuaj (te mire). Dhe druajuni Perendise dhe dinie se do te takoheni me Te. (Ti o Muhammed)! Sihariqoji besimtaret

    [224] Mos e beni pengese betimin ne Perendine per berjen e veprave te mira, e ne largimin prej cdo te lige dhe per harmoni te njerezve! Se, Perendia i degjon te gjitha dhe i din

    [225] Perendia nuk ju denon nese betoheni pa qellim, por judenon per ate qe e beni me qellim. – Se, Perendia eshte i bute dhe fale (nuk nxiton ne denime)

    [226] Ata qe betohen se nuk do t’u afrohen grave te veta, duhet te presin kater muaj; e nese pendohen nga betimi, - Perendia, me te vertete, eshte meshirues dhe fale

    [227] e nese vendosin te ndahen – Perendia, me te vertete, degjon dhe di cdo gje

    [228] Grate e leshuara duhet te presin tre cikle mujore, dhe nuk eshte e lejueshme ta fshehin ate qe ka krijuar Perendia ne mitren (anin e femijes) e tyre, nese besojne Perendine dhe Diten e Kijametit. Burrat e tyre, nese deshirojne miresi dhe qetesi, kane te drejte t’u kthehen atyre gjate ketij afati. Ato kane aq te drejta sa kane edhe detyra, sipas arsyes, - perpos qe burrat kane perparesi per vetem nje shkalle. Se, Perendia, eshte i Plotefuqishem dhe i Gjithedijshem

    [229] Leshuarja mund te behet dy here; pra, ose te mbahet me arsye, ose te ndahen me te mire. E juve, nuk u lejohet te merrni cfaredo nga ato qe iu keni dhuruar, perpos nese keta te dy frikohen se nuk do t’i zbatojne dispozitat e Perendise. E, nese, ju te dy frikoheni, se nuk do te mundeni t’i kryeni dispozitat e Perendise, atehere nuk eshte mekat per asnjerin per ate qe ia jep gruaja. Keto jane dispozitat (kufijt) e Perendise, andaj mos i rrenoni ato! E, ata qe i rrenojne dispozitat e Perendise, jane mekatare te medhenj

    [230] E, nese burri e leshon gruan (per te treten here), nuk mund te martohet me me te, pa u martuar ajo me nje burre tjeter. Pra, ne qofte se ndahet nga burri i dyte, atehere nuk kane mekate as ajo e as burri i pare per martese te serishme me shoqi-shoqin, nese mendojne se do t’i respektojne dispozitat e Perendise; keto jane dispozitat e Perendise, qe ua shpjegon Ai njerezve qe kuptojne

    [231] Kur t’i leshoni grate dhe atyre t’u afrohet afati i fundit, mbani ato me nje menyre te arsyeshme, ose i leshoni me miresi. Dhe mos i mbani ato me qellim demtimi, se ashtu i keni bere zullum vetes. Mos luani me urdherat (versetet) e Perendise dhe kujtoni begatite qe u ka dhene Perendia, edhe Librin (Kur’anin) dhe diturine e hollesishme, qe ua ka zbritur, per t’ju keshilluar juve. Kinie frike Perendine dhe dinie se Perendia di cdo gje

    [232] E kur t’i leshoni grate dhe ato ta plotesojen kohen e pritjes ligjore, mos i pengoni ato qe te martohen perseri me burrat e tyre, kur te pajtohen ne mes tyre, me arsye. Keshtu keshillohet cdokush prej jush qe beson Perendine dhe Diten e Kijametit. Kjo eshte me mire dhe me paster. Perendia di cdo gje, ndersa ju nuk dini

    [233] Nenat le t’i japin sise femijeve dy vjet, per ata qe duan t’ia plotesojne dhenien e sises. Babai i femijes eshte i obliguar, sipas mundesise se tij, qe t’i furnizoje ato me ushqim dhe veshmbathje. Nuk ngarkohet askush pertej mundesise qe ka: nena le te mos demtohet per shkak te femijes se saj, e as babai te mos demtohet per shkak te tij. Dhe trashegimtari eshte i obliguar per te gjitha keto. Nese keta te dy (prinderit), vendosin me marreveshje dhe ne menyre paqesore ta ndajne femijen prej sises, kjo nuk eshte mekat per ta; e nese doni t’i gjeni femijes suaj ndonje mendeshe (grua qe i jep gji femijes se tjeter kujt), - nuk eshte mekat per ju kur me miresi doni t’ia jepni ate qe e keni menduar. Druajuni Perendise dhe dinie se Perendia i sheh mire te gjitha punet qe i beni ju

    [234] Ata qe vdesin e lene gra, grate e tyre duhet te presin kater muaj e dhjete dite (pas vdekjes se burrit). Pas kalimit (skadimit) te ketij afati, sipas dispozitave te fese, ju nuk jeni pergjegjes per veprat dhe fatin e tyre, - se Perendia i di mire ato qe punoni ju

    [235] Dhe nuk eshte mekat per ju nese atyre grave ju jepni sinjal (shenj) se do t’i kerkoni, ose, nese kete qellim e fshehni ne shpirtin tuaj. Perendia e di se do te mendoni per to, mos u premtoni atyre as fshehurazi, por bisedoni me to vetem miresisht. Dhe mos vendosni per martese para se te kaloje afati i parapare i pritjes. Dhe dinie se Perendia e di c’ka ne zemrat tuaja, andaj ruajuni prej Tij, dhe dinie se Ai eshte i bute dhe fale (nuk nxitonne denime)

    [236] Nuk eshte mekat per ju nese i leshoni grate para se te keni marredhenie me to ose para se te veni kurore. Dhuroni ato me dhurate te pelqyeshme te parapara me dispozita: i pasuri – sipas gjendjes se tij, dhe i vobekti sipas gjendjes se vet. Kjo eshte detyre e atyre qe deshirojne te bejne vepra te mira

    [237] E nese i leshoni ato para se te keni marredhenie me to, por ia keni caktuar dhuraten e kurorezimit, atehere, atyre u perket gjysma e dhurates, perpos nese ua fale ajo, ose ia fale ai qe vendos lidhjen e marteses (prindi ose kujdestari i tyre); e falja juaj eshte e lavdueshme. Mos harroni qe te behi bamires ne mes jush! Se Perendia sheh c’punoni ju

    [238] Kryeni rregullisht namazin, sidomos ate te mesmin. Dhe beni namazin per Perendine, duke iu lutur Atij

    [239] Nese kini frike, faluni duke qene kembesore ose kalores! E kur te jeni te sigurte, atehere kujtonie Perendine (faluni), ashtu si ju ka mesuar Ai – ate qe nuk e keni ditur

    [240] Ndonjerit prej jush qe i eshte afruar vdekja, e qe lene grate pas – duhet t’u lere atyre testament per furnizimin dhe strehimin e tyre njevjecar. E, nese ato vete e braktisin (shtepine), ju nuk jeni pergjegjes per ate qe veprojne ato, (e) qe u eshte e lejueshme. Se Perendia eshte i Plotfuqishem dhe i Gjithdijshem

    [241] Grave te leshuara u takon kompensimi (sigurimi i shpenzimeve te jeteses) i caktuar (sipas mundesise). Kjo eshte detyre e besimtarevet

    [242] Keshtu Perendia ua shpjegon dispozitat e Veta per te menduar ju

    [243] A nuk i pe ti (o Muhammed!) ata qe nga frika e vdekjes – iken nga qytetet e tyre, - e ishin me mijera. E, Perendia u tha atyre: “Vdisni!” – Pastaj, Ai i ngjalli ata se Perendia eshte bemires i pakufishem ndaj njerezve, por shumica e tyre nuk e falenderojne

    [244] Luftoni ne rrugen e Perendise dhe dinie se Perendia i degjon te gjitha dhe di cdo gje

    [245] Kush eshte ai qe i jep hua Perendise – hua te bukur, e qe Ai ia kthen shperblimin shumefish? Perendia ngushton dhe zgjeron, dhe tek Ai do te ktheheni

    [246] A nuk ke degjuar ti (o Muhammed!) qe paria e bijve te Israilit – pas Musait, i thane njerit pejgamber te tyre: “Na caktoni nje sundimtar qe te luftojme ne rrugen e Perendise!” – Pejgamberi u tha: “A do te degjoni ju kur te shpallet lufta?” Ata thane: “E pse mos te luftojme ne ne rrugen e Perendise, na qe jemi debuar nga atdheu yne dhe ndare nga femijet tone?” Mirepo, kur iu urdherua te luftojne, me perjashtim te nje pakice, ata nuk luftuan. Perendia i njeh mire zullumqaret

    [247] Edhe Pejgamberi i tha: “Perendia u ka derguar Talutin per sundimtar tuaj. – Ata thane: “Si mund te behet ai sundimtari yne, kur na kemi me teper merita se ai; per te sunduar? Atij nuk i eshte dhene ndonjefare pasurie e konsiderueshme”. Pejgamberi tha: “Perendia e ka zgjedhe ate per sundimtar tuajin, e ka pajise ate me dijeni te gjere dhe me fuqi trupore; se, Perendia i jep pushtet kujt te doje. Perendia eshte per se tepermi bemires dhe Ai eshte i Gjithdijshem

    [248] Pejgamberi u tha atyre: “Vecorite e sundimit te tij jane arritja e sandekut, ne te cilin ka prehje (qetesi) per ju nga Zoti juaj, dhe aty ka disa gjera qe kane lene familja e Musait dhe Harunit. Ate e bartin engjujt. Ne kete, me te vertete; ka argument per ju, nese jeni besimtare!”

    [249] Kur Taluti bashke me ushtrine u nis per lufte, u tha atyre: “Perendia do t’ju provoje ju me nje lum, ai qe do te pije uje ne te, nuk eshte ushtar i imi, e ai qe nuk pi uje ne te, perpos nje grusht uje, eshte imi”. Ndersa, ata, te gjithe pine, pervec nje pakice. E, pasi kaluan lumin ai me besimtaret e tij, (pakica) i thane njeri-tjetrit: “Ne sot nuk kemi fuqi te luftojme me Xhalutin dhe ushtrine e tij”. Por, ata qe ishin te bindur, (nje pjese nga ajo pakice), se do te takohen me Perendine, thane: “Ah! Sa here, me ndihmen e Perendise, ushtria e vogel ka ngadhnjyer mbi ushtrine e madhe!” Se, Perendia eshte me durimtaret

    [250] Pasi u ballafaquan me Xhalutin dhe ushtrine e tij, thane (besimtaret): “Zoti yne! Na pajis me durim, na forco kembet tona dhe na ndihmo kunder ketij populli mohues!”

    [251] E, ata (besimtaret) me ndihmene Perendise i thyen ata, e Dauti e vrau Xhalutin. Perendia i dha atij pushtet dhe profetni, dhe i mesoi atij diturite qe deshi. Sikur Perendia mos t’u ndihmonte njerezve te mire kunder te keqinjve, bota do te ishte shkaterruar. Por, Perendia eshte bamires i gjithesise

    [252] Keto jane dokumentet e Perendise, te cilat ne te vertete, t’i zbuluam ty (o Muhammed). Dhe, ti, me te vertete je njeri nga pejgamberet

    [253] Disa nga ata pejgambere i kemi dekoruar me shume se disa te tjee. Me disa prej tyre ka fole (biseduar) Perendia, kurse disa prej tyre i ka lartesuar ne shkalle te larte. E Isait, birit te Merjemes, i kemi dhene dokumente te qarta dhe e kemi forcuar me Xhebrailin. Sikur te donte Perendia, nuk do te vriteshin njerezit qe erdhen pas pejgambereve, meqe (pasi) atyre madje u kishin zbritur argumentet, por ata u shperndane; disa nga ata besuan, e disa mohuan. E, sikur te donte Perendia, ata nuk do te vriteshin mes vet, por Perendia punon ashtu si deshiron Ai vete

    [254] O besimtare! Jepni nga ata qe kemi dhuruar Na, para se te vije Dita ne te cilen nuk ka shit-blerje, as miqesi as ndermjetesi! – mohuesit jane te vetmit ata qe e tejkaluan kufirin (zullumqare)

    [255] Perendia eshte – s’ka tjeter zot pervec Tij, (i cili) jeton pergjithmone dhe zoteron (mbi te gjitha krijesat)! Ate nuk e kaplon as kotja as gjumi! Te Atij jane te gjitha ato qe gjenden ne qiej dhe ne Toke. Kush mund te angazhohet per ndokend pa lejen e Tij? Ai di cdo gje qe ka ndodhe perpara dhe cdo gje qe do te ndodhe ne te ardhmen. Por, njerezit, nuk dine asgje nga dijenia e Tij, pervec asaj qe Ai ka dashur t’ua tregoje. Froni (Madheria) e Tij perfshin qiejt dhe Token dhe Atij nuk i vie rende t’i ruaje ato. Ai eshte shume i Larte, i Madheruar

    [256] S’ka shtrengim ne fe se me te vertete eshte dalluar e drejta nga e shtrembeta! Ai qe i mohon putat (te keqijat) dhe beson ne Perendine – ai ka siguruar lidhjen me te forte, e cila nuk keputet kurre. – Se Perendia i degjon te gjitha dhe di cdo gje

    [257] Perendia eshte mik dhe ndihmetar, i atyre qe besojne dhe Ai i nxjerr ata nga erresira ne drite, ndersa ata, qe nuk besojne – per mik kane djallin, i cili i nxjerr ata nga drita e i shpie ne erresire. Keta jane banoret e sketerres, ku do te qendrojne aty pergjithmone

    [258] A nuk ke degjuar ti per ate qe u fjalos me Ibrahimin per Zotin e tij: perse Perendia i kishte dhene pushtet (ai – Nemrudi, u be arrogant). Kur Ibrahimi i tha: “Zoti im eshte Ai qe jep jete dhe vdekje”. Ai tha: “Une ngjalli e mbyti”. Ibrahimi pastaj i tha: “E Perendia e sjell Diellin prej lindjes, andaj sille ti prej perendimit!” Atehere, ai (mohuesi) mbeti me goje hapet. Se Perendia nuk i udhezon ata qe jane kembengules e kryeneq ne te keq

    [259] Ose a nuk ke degjuar per ate, i cili duke kaluar prane nje qyteti te rrenuar per toke thirri: “Si do t’i ngjalle Perendia keta qe kane vdekur?” Dhe Perendia e vdiq ate per njeqind vjet e pastaj e ringjalli ate dhe e pyeti: “Sa kohe ke ndejtur ketu?” – Ai u pergjegj: “Nje dite ose gjysme dite”. – “Jo” – i tha Perendia, “por ke ndejtur njeqind vjet. Shiko ushqimin dhe pijen tende, - qe nuk eshte prishur; e shikoje edhe gomarin tend; andaj te beme ty dokument (deshmi) te ringjalljes per njerezit; e kqyri edhe eshtrat, - shih si i mberthejme (lidhim), e pastaj i veshim me mish”. E, kur atij iu be e qarte, ai thirri: “Une e di se Perendia eshte i Plotefuqishem per cdo gje!”

    [260] E, kur Ibrahimi tha: “O Zoti im! Tregom si i ngjalle Ti te vdekurit!” – Zoti tha: “A nuk ke besuar?” – “Une kam besuar” – u pergjegj Ibrahimi, “por po deshiroj te me qetesohet zemra (duke e pare menyren e ringjalljes)”. Perendia i tha: “Merri kater zogj, afroi prane veti (therri e coptoji), e shperndaji ne cdo koder nga nje cope prej tyre, e pastaj thirri! Ata do te vijne me te shpejte. Dije, se Perendia eshte i Plotefuqishem dhe i Gjithedijshem

    [261] Ata qe shpenzojne pasurine e vet ne rruge te Perendise, i shembellejne atij qe mbjell (nje) kokerr nga e cila dalin shtate kallinj, dhe ne cdo kallinj nga njeqind kokerra. – Perendia ia shton (shperblimin) edhe me teper atij qe don; se Perendia eshte i Gjithedijshem dhe mireberes i madh

    [262] Ata qe shpenzojne pasurine e vet ne rruge te Perendise, e qe nuk e percjellin me reklamacion as fyerje, per ata ka shperblim te Zoti i tyre, per ta nuk ka frike as pikellim

    [263] Fjala e mire dhe fjala e gabimit eshte me e vlefshme se lemosha qe percillet me fyerje. Perendia eshte i pasur (i panevojshem per asgje) dhe i bute (nuk nxiton ne denime)

    [264] O besimtare! Mos e shemtoni te miren e lemoshes suaj me reklamacion dhe fyerje, sic vepron ai qe shpenzon pasurine e vet per sy e faqe te botes, e nuk beson ne Perendine dhe Diten e Kijametit, Ai i gjason gurit te lemuar, ne te cilin ka pak dhe. E, kur shiu i bie rrebesh, e zhveshe ate dhe e le gur te thate. (Hipokritet), nuk kane kurrfare dobie nga veprat qe kane bere. Se, Perendia nuk e udhezon ne rruge te drejte popullin mohues

    [265] Ata qe shpenzojne pasurine e vet, per hire te Perendise dhe qe e forcojne veten me pune te mira, i gjasojne kopshtit te mbjelle ne rrafshnalte, ne te cilin bie shi i bollshem andaj jep fryt te dyfishte. Nese nuk bie shi i bollshem, bie vese (jep fryt). Perendia i sheh mire punet qe beni ju

    [266] Kush deshiron prej jush te kete nje kopsht plot palme hurmash dhe hardhish neper te cilin rrjedhin lumenj dhe ne te cilin ka gjithfare lloj pemesh, e t’i arrije pleqeria atij, e te kete femije te mitur, e atehere te vije stuhia e zjarrit mbi te dhe ta djege? – Qe keshtu Perendia ua shpjegon argumentet e Tija, qe te mendoni

    [267] O besimtare! Jepni nga te mirat qe keni fituar ju dhe nga ato qe ua kemi dhene Ne, nga frytet e tokes. Mos dhuroni nga ato gjera te pavlefshme te pasurise suaj te cilat ju nuk do t’i pranonit ndryshe pos symbyllur. Dinie ju se Perendia eshte i pasur (i panevojshem per asgje) dhe vetvetiu i lavderuar

    [268] Djalli ju frikeson juve me skamje e varferi dhe ju urdheron te beni mekate, (si koprraci, etj.). Por, Perendia ju premton falje mekatesh dhe dhuntite e Tij. Se, Perendia eshte bemires i madh dhe i Gjithedijshem

    [269] (Zoti) ia jep dijenine e holle (kuptimin e Kur’anit) kujt te doje. E, kujtdo qe i eshte dhene dijenia, me te vertete, i eshte dhene begati e pakufishme. Por, kete, nuk e kupton tjeter kush, pervec mendareve

    [270] Ckado qe te shpezoni dhe ckado qe synoni per te mire – Perendia, me siguri di per te! – Por per zullumqaret nuk ka asnje ndihmetar

    [271] Nese lemoshen e jepni haptazi, kjo eshte mire, e nese ua jepni te varferve fshehurazi – ajo eshte edhe me mire, dhe Ai ua shlyen disa nga mekatet tuaja. – Se Perendia i di mire ato qe punoni ju

    [272] Nuk eshte obligim yti (o Muhammed!) t’i udhezosh ata ne rruge te drejte, por Perendia e udhezon kend te doje ne rrugen e drejte. Cfaredo ndihme te mire qe beni, (shperblimi) eshte ne dobi te juaj, se ju kete e beni vetem per hire te Perendise! Cfaredo qe jepni ju nga te mirat do t’ju kompensohet dhe nuk do t’ju behet padrejtesi

    [273] (Lemosha) u takon te varferve, te cilet, te angazhuar ne rrugen e Zotit nuk jane ne gjendje te udhetojne (per te fituar). Pasi qe ata jane modest e nuk lypin, ai, qe nuk i njeh ata, kujton se jane pasanike. I njeh ata ne fizionomine e tyre. Ata nuk i merzisin njerezit duke lypur. E cdo gje qe shpenzoni prej te mirave, Perendia i di ato

    [274] Ata qe japin nga pasuria e tyre (lemoshe) naten dhe diten, fshehurazi dhe haptazi, per ata ka shperblim te Zoti i tyre; per ta nuk ka frike as pikellim

    [275] Ata qe hajne e marrin kamate, pasurohen ashtu sic pasurohet ai, te cilin e ka prekur dhe e ka bere te hutuar djalli. Kjo nodhe per shkak se ata thonin se tregtia eshte njelloj – si kamata. Mirepo, Perendia e ka lejuar tregetine, kurse kamaten e ka ndaluar. E kujtdo qe i vie keshilla nga Zoti i tij e shmanget prej kamates, malli i tij, i fituar me pare (para ndalimit te kamates), eshte i tij. E, vendimi per kete i takon Perendise. E, kushdo qe i kthehet (marrjes se kamates si shit-blerje) ai do te shoqerohet me zjarrin, ne te cilin do te qendroje pergjithmone

    [276] Perendia e shkaterron kamaten, kurse e rrite pasurine nga e cila eshte dhene lemosha. Se Perendia nuk i don ata qe jane mohues – mekatare

    [277] Ata qe besojne dhe punojne vepra te mira, falin namazin dhe japin zeqatin, per ata ka shperblim te Zoti i tyre; per ta nuk ka frike as pikellim

    [278] O besimtare! Druajuni Perendise dhe hiqni dore nga kamata, nese jeni besimtare te vertete

    [279] E, nese kete nuk e beni, ta dini se do te hapet lufte nga ana e Perendise dhe Pejgamberit te Tij. Nese pendoheni, atehere juve u takon pasuria juaj (pa kamate). Ne kete menyre nuk demtoni askend e as nuk demtoheni vete

    [280] E, nese e dini se borxhliu gjendet ne ngushtice, atehere pritnie derisa te permiresoje gjendjen; por eshte edhe me mire per ju, qe t’ia falni borxhin, neqofte se e dini

    [281] Dhe druajuni asaj Dite, qe do te ktheheni te Perendia, ne te cilen, cdokujt, do t’i jepet ajo qe ka fituar, - dhe askush nuk do te demtohet

    [282] O besimtare! – (shenoni cfaredo) borxhin kur ia jepni njeri-tjetrit ne afatin e caktuar. Le te shenoje drejte (ate qe jepni e merrni) nje shkrues ne mes jush e te mos ngurroje shkruesi qe te shenoje ashtu sic e ka mesuar Perendia. (Shkruesi) le te shenoje, e borxhliu le te diktoje dhe le t’i druaje Zotit te vet. Le te mos mungoje asgje nga borxhi. E, ne qofte se borxhliu eshte mendjelehte (batakci) ose i dobet, ose qe nuk eshte ne gjendje te diktoje, atehere saktesisht le te diktoje kujdestari i tij. Merrni dy deshmitare, prej njerezve tuaj, e nese nuk i keni dy deshmitare burra, atehere merrni nje burre dhe dy gra – per deshmitare, nga ata qe te jeni te kenaqur ju; ne qofte se njera grua harron le t’ia kujtoje tjetra. Deshmitaret nuk duhet te heqin dore kurdo qe te thirren. Mos e leni pa e shenuar borxhin, qofte i vogel apo i madh, duke shenuar edhe afatin e pagimit. Ky proces eshte me i drejte para Perendise, me i sakte per deshmi dhe me i afert per te mos dyshuar. Por, nese eshte fjala per mallin qe qarkullon prej dores ne dore (shit-blerja me para ne dore), atehere nuk do te keni mekat nese nuk e shenoni ate. Merrni deshmitare edhe kur te lidhni kontrata per shit-blerje dhe te mos demtohet as shkruesi as deshmitari. E, nese e beni te kunderten, atehere keni bere mekat dhe ruajuni Perendise, - Perendia ju meson juve, dhe Perendia di cdo gje

    [283] E, nese jeni ne udhetim e nuk gjeni shkrues, atehere merrni peng. Dhe nese njeri prejjush ka besim ne tjetrin, atehere borxhliu le ta ktheje ate qe e ka marre ne besim dhe le t’i frikohet Perendise, Zotit te vet. Mos fshihni deshmine; se kush e fsheh ate, zemra e tij eshte mekatare. Se, Perendia di cdo gje qe punoni ju

    [284] Te Perendise jane te gjitha qe gjenden ne qiej dhe ne Toke. I tregoni ju ato qe kini ne shpirtin tuaj, apo i fshehni, Perendia do t’ju pyet per te dhe do ta fale kend te doje, e do ta denoj kend te doje. Se, Perendia, me te vertete, eshte i Plotefuqishem

    [285] Pejgamberi beson ne ate qe i eshte shpallur (Kur’ani) nga Zoti i tij, dhe besimtaret; - te gjithe ata besojne Perendine, engjejt e Tij, Librat e Tij dhe pejgambereve te Tij: “Na nuk e dallojme asnjerin nga pejgamberet e Tij”. Ata thone: “Na degjuam dhe perulemi, - falna neve o Zoti yne dhe te Ti do te kthehemi

    [286] Perendia nuk e ngarkon askend pertej fuqise qe ka: ne dobi te tij eshte e mira qe bene, kurse ne dem te tij eshte e keqja qe e punon, Zoti yne, mos na ndeshko per ate qe harrojme ose veprojme pa qellim ashtu si i pate ndeshkuar ata para nesh! Zoti yne! Mos na ngarko me ate qe nuk mund ta bartim! Shlyena mekatet tona, falna ato dhe meshirona! Ti je Zoti yne! Andaj, ndihmona kunder atyre qe nuk besojne

    Familja e Imranit (Ali Imran)

    Surah 3

    [1] Elif Lam Mim

    [2] Perendia eshte (nje), s’ka zot tjeter pervec Tij, (i Cili) jeton pergjithmone dhe zoteron (mbi te gjitha krijesat)

    [3] Ai ta ka shpallur Librin ty, te verteten e sakte duke vertetuar ato te meparshmet. Ai e ka zbritur Teuratin dhe Ungjillin. –

    [4] me pare udherrefyes per njerezit, dhe ka zbritur Furkanin, qe dallon te verteten nga e paverteta. Ata qe nuk besojne versetet e Perendise, i pret denimi i ashper, se Perendia eshte denues i Plotefuqishem

    [5] Pa dyshim, Perendise nuk i mbetet asgje sekrete, as ne Toke as ne qiell

    [6] Ai ju formon juve ne miter ashtu si don Ai; s’ka zot tjeter pervec Tij, te Plotefuqishem dhe te Gjithedijshem

    [7] Ai ta ka shpallur Librin ty (Kur’anin). Disa nga versetet jane te qarta, me kuptim konkret e te hapet sheshazi, ato jane themelet e Librit, e per disa te tjera nevojitet komepntimi (pasi qe me pak fjale shprehen shume kuptime te thella). Ata, qe jane zemerkeqinj – priren kah shpjegimi i atyre qe jane me pak te qarta, duke krijuar peshtjellim dhe duke komentuar sipas deshires se vet. Por, komentimin e tyre e di vetem Perendia. E, ata qe jane thelluar ne dijeni thone: “Na i besojme (Kur’anit). Te gjitha keto jane nga Zoti yne!” Kete e kuptojne vetem mendaret

    [8] Zoti yne! Mos na i shmang zemrat tona, pasi qe na i ke udhezuar ne rrugen e drejte, dhe epna nga meshira Juaj; Ti, me te vertete je Ai qe dhuron shume

    [9] Zoti yne! Ti je tubues i njerezve ne diten qe nuk ka fare dyshimi. Me te vertete, Perendia e realizon premtimin

    [10] Me te vertete atyre qe nuk besojne, nuk do t’i shpetoje asgje nga denimi i Perendise, - as pasuria as femijet e tyre. Ata do te jene lende djegese e zjarrit

    [11] do te jene ashtu sic ishin shoqeruesit (ithtaret) e Faraonit dhe ata qe ishin para tyre. Ata i pergenjeshtruan versetet tona; prandaj, Perendia i perlau ata per mekatet qe bene. Se Perendia eshte ndeshkues i rrepte

    [12] Thuaj (o Muhammed!) atyre qe mohuan: “Ju do te shtypeni dhe do te tuboheni ne sketerre. E, sa shtrat i keq eshte ai vend

    [13] Ju keni shembullin ne dy ushtrite qe ishin ne konflikt: njera qe luftoi ne rrugen e Perendise, dhe tjetra – e mohuesve, se ciles i dukej se para vetes ka dy here me shume kundershtare. Se Perendia me ndihmen e vet e forcon kend te doje. Kjo, me te vertete, eshte keshille per largpamesit

    [14] U hijeshua per njerezit lakmia ndaj grave, femijeve, arit dhe argjendit te grumtulluar, kuajve te bukur, bagetive dhe te lashtave. Keto jane kenaqesite e kesaj jete; por vendi me i bukur i kthimit eshte te Perendia

    [15] Thuaj (o Muhammed!): “A doni t’ju lajmeroj juve per gjera me te mira se ato? Ata qe ruhen nga mekatet, te Zoti i tyre do te kene kopshte, neper te cilat rrjedhin lumenjt, ne to do te banojne pergjithmone, e bashkeshorte te pastra dhe kenaqesi nga Perendia”. Se Perendia i njeh mire roberit e vet

    [16] te cilet thone: “Zoti yne! Me te vertete na kemi besuar, andaj na fal mekatet tona dhe na ruaj nga denimi i zjarrit!”

    [17] ata jane durimtaret, dashamire te se vertetes, perulesit e Perendise, ata qe japin lemoshe dhe qe kerkojne faljen e mekateve para agimit

    [18] Perendia deshmon se Ai eshte vetem nje, - por edhe engjejt, e te diturit (e deshmojne kete), duke qene te qendrueshem ne te verteten. S’ka zot tjeter pervec Tij. Ai eshte i Plotefuqishem dhe i Gjithedijshem

    [19] Feja e vertete te Perendia eshte vetem Islamizmi. Ata, te cileve u eshte dhene Libri, rane ne konflikt – pasi u erdhi njohuria dhe kete, per shkak te egoizmit ne mes tyre; e kushdo qe i mohon argumentet e Perendise, Perendia eshte i shpejt ne llogari

    [20] Nese ata polemizojne me ty (o Muhammed!) thuaju: “Une i perulem vetem perendise, si dhe ata qe me pasojne mua”. Dhe thuaju atyre qe u eshte dhene Libri si dhe analfabeteve (arabeve). “A e keni pranuar Islamizmin?” E, nese e pranojne Islamizmin, atehere kane gjetur udhen e drejte. E, nese refuzojne, detyra jote eshte vetem qe t’i therrashes. Se Perendia i sheh mire (c’punojne) roberit e vet

    [21] Ata qe nuk besojne ne dokumentet e Perendise dhe vrasin pejgamberet pa fare te drejte, e vrasin edhe ata njerez te cilet kerkojne te veprohet me drejtesi, sihariqoi (paralajmeroi) me denim te dhembshem

    [22] Keta jane ata, veprat e te cileve kane falimentuar ne kete bote dhe ne tjetren. Ata nuk do te kene kurrfare ndihmetare

    [23] A nuk po i sheh ata, te cileve u eshte dhene nje pjese e Librit (Teurati)? Ata thirren ne Librin e Zotit per gjykim ne mes tyre, e pastaj, nje pjese e tyre kthyen shpinen, duke qene refuzues

    [24] Ky mospranim eshte se ata thane: “Neve nuk na prek zjarri i sketerres, pervec nja disa dite”. Trillimet e tyre i kane mashtruar ata – ne besimin e vet

    [25] E cka do te ndodhe me ata, kur do t’i tubojme ne Diten, per te cilen s’ka dyshim? Dhe cdokujt i jepet shperblimi i veprave, e ata nuk do te demtohen

    [26] Thuaj (o Muhammed!): “O Zoti im, Zoterues i gjithe pushtetit! Ti i jep pushtetin kujt te duash, dhe Ti ia heq doresh pushtetin kujt te duash; Ti e larteson kend te duash dhe e poshteron kend te duash. E mira eshte ne doren Tende! Ti me te vertete, per cdo gje je i Plotefuqishem”

    [27] Ti bene qe nata te hyje ne dite, dhe bene qe dita te hyje ne nate (duke u zgjatur here njera – hera tjetra). Ti e nxjerr te gjallin prej te vdekurit. Dhe Ti nxjerr te vdekurin prej te gjallit. Ti furnizon kend te duash pa llogari (pa fature)

    [28] Besimtaret mos t’i marrin per miq qafirat (mohuesit), duke i lene anash besimtaret. Ata qe bejne kete, nuk kane cka te shpresojne te Perendia. Kete mund ta beni vetem per t’u ruajtur nga ata – Perendia u bene verejtje per pezmin e Tij. Dhe, te gjithe do te ktheheni te Perendia

    [29] Thuaju: “Nese ju fshehni ate qe keni ne zemrat tuaja, ose e shpallni haptazi, Perendia e di ate, dhe Ai di cdo gje qe ka ne qiej dhe ne Toke. Se Perendia per cdo gje eshte i Plotefuqishem

    [30] (Kujtoje) Diten, kur cdokush gjene ate qe ka punuar mire dhe ate qe ka punuar keq; e deshiron ai qe ne mes tij dhe te keqes se tij, te kete distance te madhe. Perendia u bene verejtje per pezmin e Tij, se Perendia eshte fort i dhembshem per adhuruesit e Tij

    [31] Thuaju (o Muhammed!): “Nese ju e doni Perendine, eni pas meje, atehere Perendia ju do juve dhe ju fale mekatet tuaja! Se Perendia fale dhe eshte meshirues

    [32] Thuaju (o Muhammed!): “Peruluni Perendise dhe Profetit!” E, ne qofte se abstenojne, Perendia, me te vertete, nuk i don mohuesit

    [33] Perendia e zgjodhi Ademin, Nuhun dhe familjen e Ibrahimit dhe familjen e Imranit ne mesin e popujve

    [34] pasardhes njeri pas tjetrit. Perendia eshte degjues dhe di cdo gje

    [35] (Kujtoje ate kohe, o Muhammed!) Kur gruaja e Imranit tha: “Zoti im, une Ty te kam pergjeruar (qellimuar) ate qe eshte ne barkun tim, qe te sherbeje vetem Ty; andaj, pranoje prej meje! Se Ti, me te vertete, je degjues dhe di cdo gje

    [36] E kur ajo e lindi (femijen) tha: Zoti im! Une lindra femer, - Perendia di me mire cka lindi ajo, - “Mashkulli nuk eshte si femra, une e emerova ate Merjem dhe ta kam lene ate dhe brezin e saj nen mbrojtjen Tende nga djalli i mallkuar”

    [37] Dhe Zoti i saj e pranoi mire ate (gocen), e beri qe te rritet bukru dhe e la nen kujdestarine e Zekerias. Sa here qe hynte Zekeriai ne dhomen e saj (ne xhami), gjente prane saj ushqim. (Atehere ai¬¬) e pyeste: “O Merjem! Nga te vie ky furnizim ty?” Ajo pergjigjej: “Ky eshte nga Perendia, se Perendia e furnizon kend te doje, pa llogari (fature)”

    [38] Atehere Zekerijaja iu lut Zotit te vet e tha: “Zoti im! Dhurome mua nga ana Jote pasardhes te mire! Se Ti, me te vertete, je degjues i lutjes!”

    [39] E thirren ate engjejt, duke u lutur ai ne kembe, ne xhami (e i thane): “Perendia po te sihariqon ty me Jahjane, (i cili do te jete) vertetues i fjales se Perendise, (dhe do te behet) udheheqes (i popullit), ruajtes i vetvetes dhe (do te jete) nga pejgamberet, pasardhes i atyre te mireve”

    [40] (Zekerijaja) tha: “Zoti im! Qysh do te kete djal per mua, kur mua me ka kapluar pleqeria, e gruaja ime eshte sterile (shterpe)? (Ai) i tha: “Keshtu!” Perendia punon cka te doje

    [41] (Zekerijaja) tha: “O Zot! (benma nje shenj!” (Zoti) i tha: “Shenj per ty eshte se tri dite nuk do te (mund te) flasish me njerezit, vecse me gjeste. Por, Zotin tend permende shume dhe adhuroje Ate ne mbremje dhe ne mengjes”

    [42] (kujtoje) kur engjejt i thane (Merjemes): “O Merjeme! Perendia te ka zgjedhe ty, te ka pastruar ty, dhe te ka privilegjuar ty mbi te gjitha femrat e botes

    [43] O Merjeme! Bindju Zotit tend! Beni sexhde dhe ruqu bashke me ata qe perulen!”

    [44] Keto jane lajme te panjohura (sekrete). Na po t’i shpallim ty (o Muhammed). Ti nuk ishe i pranishem kur ata hedhen short, se kush nga ata do te marre Merjemen ne mbrojtje. Dhe ti nuk ishe i pranishem kur ata grindeshin

    [45] (Kujtoje) ate kohe kur engjejt i thane: “O Merjeme! Perendia te sihariqon ty me nje djale: emrin do ta kete Mesih – Isa i biri i Merjemit, do te behet i famshem ne kete bote dhe ne tjetren dhe do te jete njeri nga te afermit e Perendise

    [46] Dhe do te bisedoje (Isai) me njerezit edhe duke qene i vogel ne djep edhe duke qene si njeri i rritur, dhe do te jete nga me te miret

    [47] Merjemi tha: “Zoti im! Qysh do te kem une femije, kur nuk me ka prekur asnje mashkull?” – Ja keshtu – tha: “Perendia krijon c’te doje Ai. Kur vendos dicka, Ai vetem thote per te: ‘Behu!’ – dhe ajo behet”

    [48] Dhe do t’ia mesoje atij shkrimin dhe diturine, Teuratin dhe Ungjillin

    [49] e (pastaj) do ta dergoje ate Pejgamber te bijte e Israelit (te cileve do t’u thote): “U solla nje mrekulli nga Zoti juaj”. Do te beje dicka prej balte ne forme shpendi, dhe do te fryeje ne te, e me urdherin e Perendise do te behet shpend. Dhe do te sheroje te verbetit dhe abrashet dhe me emrin e Perendise do t’i ngjalle te vdekurit. Ju informoje juve cka hani dhe cka ruani ne shtepite tuaja. Ne keto, nese jeni besimtare te vertete, me te vertete, ka argumente per ju

    [50] Dhe (u kam ardhur juve) per t’ju vertetuar Teuratin qe eshte para meje dhe t’ua lejoj disa gjera qe i keni pasur te ndaluara. Dhe ju kam sjellur argumentin nga Zoti juaj. Druajuni Perendise dhe bindmuni

    [51] Me te vertete Perendia eshte im Zot dhe Zot i juaji, andaj adhuronie Ate. Kjo eshte rruga e drejte

    [52] Kur Isai e hetoi mohimin e tyre, tha: “Kush jane ndihmetaret e mi ne rrugen e Perendise?” Nxenesit (e tij) u pergjegjen: “Na jemi ndihmetaret e fese se Perendise, na besojme Perendine e ti Isa behu deshmitar se na jemi muslimane

    [53] Zoti yne! Na besojme ate qe na ke shpallur dhe pasojme Pejgamberin (Isane). Regjistrona neve bashke me deshmitaret!”

    [54] Dhe ata (mohuesit) pergatiten dinakeri (dredhi te keqe); por Perendia ua ktheu me me dinakeri. Se Perendia eshte me i persosuri ne dinakeri (per qellime te mira)

    [55] (Kujtoje, o Muhammed!) kur Perendia tha: “O Isa! Une do te vdes ty (pasi ta plotesoj jeten e caktuar, hebrenjt nuk do te mbysin ty) dhe do te marre prane vetes dhe do te shpetoje nga ata qe nuk besojne, dhe do t’i bej ata qe te ndjekin ty, per mbi ata qe te mohojne, deri ne Diten e Kijametit. Pastaj, do te ktheheni tek Une, e do te gjykoj ne mes jush per ceshtjet qe jeni grindur

    [56] Ata qe nuk besojne, do t’i denoj me denim te ashper ne kete bote dhe ne tjetren. Dhe nuk do te kene askend qe t’u ndihmoje

    [57] E ata qe besojne dhe punojne vepra te mira, Zoti u ploteson shperblimin. Se, Perendia, nuk i don zullumqaret

    [58] Keto qe po t’i tregojme ty (o Muhammed!) jane ajete dhe keshilla te larta (Kur’ani)

    [59] Rasti i Isait te Perendia, ne te vertete, eshte si rasti i Ademit, qe e krijoi prej baltes e pastaj tha: “Behu!” – dhe ai u be

    [60] E verteta eshte nga Zoti yt, andaj, mos u ben nga ata qe dyshojne

    [61] Kushdo qe te beje polemike me ty per ceshtje te Isait, pasi te ka ardhur njohuria, thuaj: “Ejani, (e) po i therrasim bijt tone dhe bijt tuaj, grate tona dhe grate tuaja, dhe po e therrasim na dhe ju veten, pastaj, te lutemi, qe mallkimi i Perendise t’i godite genjeshtaret!”

    [62] Padyshim, te gjitha keto jane lajme te verteta. S’ka zot tjeter pervec Perendise. Se Perendia eshte i Gjithepushtetshem dhe i Gjithedijshem

    [63] Ne qofte se ata ia kthejne shpinen te drejtes, Perendia i njeh mire ngaterrestaret

    [64] Thuaj: “O ithtaret e Librit, kujtonie tregimin, qe eshte per ne dhe per ju: “T’i sherbejme vetem Perendise qe te mos i bejme shoq asgje Atij, qe njeri-tjetrin mos ta konsiderojme per zot, ne vend te Perendise!” E nese ata kthehen nga kjo e vertete, thuaju atyre: “Behuni deshmitare se ne jemi muslimane!”

    [65] O ithtaret e Librit! Pse polemizoni per Ibrahimin, kur Teurati dhe Inxhilli jane derguar pas tij? A nuk po mbusheni mend

    [66] Ju po polemizoni per ate, per te cilin dini dicka; por, pse polemizoni per ate, per te cilen s’dini asgje? Perendia e di hollesisht, e ju nuk dini asgje per kete ceshtje

    [67] Ibrahimi nuk ka qene as hebrej as i krishtere, por ka qene besimtare i vertete. E, nuk ka qene as nga idhujtaret

    [68] S’ka dyshim, se, me te afermit e Ibrahimit, jane ata njerez, qe kane pasuar ate dhe ky Pejgamber (Muhammedi) me besimtaret (e tij). Perendia eshte mbrojtes i besimtarevet

    [69] Nje grup ithtaresh te Librit deshirojne qe ju te devijoni (nga rruga e drejte). Por, ata, e devijojne vet – veten, e kete nuk e verejne

    [70] O ithtare te Librit! Perse i mohoni versetet e Perendise, e ju jeni deshmitare (qe ato jane versetet e Perendise)

    [71] O ithtaret e Librit! Perse e peshtjelloni te verteten me te paverteten, dhe perse e fsheni te verteten, kur ju e dini (qe ajo eshte e vertete)

    [72] Nje grup ithtaresh te Librit kane thene: “Besonie ne mengjes ate qe u ka zbritur muslimaneve (Kur’anin), por ne mbremje mohonie ate; meqe, ndoshta edhe ata (muslimanet) do te shmangen”

    [73] (Mohuesit thane): “Dhe besoniu vetem atyre qe ndjekin fene tuaj!” Thuaj (O Muhammed!): “Udhezimi i Perendise shte udhezimi i vertete”. (Valle), a t’u jepen ndokujt argumentet sic u jane dhene juve, apo (valle) ata t’i marrin (deshmite e veta) si arsyetim kunder jush te Zoti juaj? Thuaj (O Muhammed!): “Dhuntia eshte ne dore te Perendise. Ai ia jep ate kujt te doje; - se, Perendia eshte mireberes i madh dhe i Gjithedijshem

    [74] Meshiren e Vet, Ai ia dhuron kujt te doje. Se, Perendia eshte pronar i miresise se pakufishme

    [75] Ka edhe aso ithtaresh te Librit, qe sikur t’u besosh nje barre te tere ari, do t’jua kthejne, por ka edhe te atille qe nese ua jep ne besim, qofte edhe nje dinar, nuk ta kthen, pervec nese nuk i ndahesh (me ankese e kerkese). Kjo eshte keshtu, ngase ata thone: “Neve nuk na obligon asgje ndaj analfabeteve”. Ata flasin genjeshtra per Perendine, e ata e dine (se vete jane genjeshtare)

    [76] Jo! (nuk eshte ashtu si thane hebrenjt), por kushdo qe ploteson premtimin e tij dhe ruhet nga te keqijat, Perendia, me te vertete, i don ata qe i drojne Atij

    [77] Me te vertete, ata qe obligimin dhe betimin e tyre ndaj Perendise, e shkembejne me vlere te vogel – per ta nuk do te kete kurrfare te mire ne jeten e ardhshme, dhe Perendia nuk ka per t’ju folur atyre, as nuk do t’i shikoje (me sy te mire ne Diten e Kijametit), dhe as nuk do t’i pastroje prej mekatesh, e per ta ka denim te rende

    [78] Me te vertete, nje grup nga ithtaret e Librit perdredhin gjuhet e tyre (duke lexuar Librin), qe te mendoni ju se ai fare leximi eshte prej Librit, e ajo ne te vertete nuk eshte prej Librit. Dhe ata thone: “Kjo qe lexojme eshte nga Perendia”; por, ajo nuk eshte nga Perendia. Ata flasin genjeshtra per Perendine, e ata e dine kete

    [79] Nuk mund te mendohet, qe njeriut, te cilit, Perendia ia ka dhene Librin dhe dijenine e gjere dhe profetnine, e ai t’u thote njerezve: “Behuni adhuruesit e mi, e jo te Perendise”. Por, ai (profeti) thote: “Behuni te Zotit, meqe keni mesuar Librin dhe po mesoni!”

    [80] Ai njeri nuk do t’ju urdheroje juve qe engjejt dhe profetnit t’i konsideroni per zotra. Valle! Si mund t’ju urdheroje ai juve te beheni mohues, pasi jeni bere muslimane

    [81] Kujtoje (o Muhammed!) ate kohe kur Perendia mori obligimin nga pejgamberet (e ju tha): “Une ua solla Librin dhe dijenine e kur t’ju vije juve Pejgamberi, vertetues i asaj qe keni ju, padyshim do t’i besoni dhe do ta ndihmoni ate”. (Perendia) u tha atyre: “A e pranuat kete dhe a moret obligimin Tim?” Ata u pergjegjen: “E pranuam”. (Perendia) u tha: “Behuni deshmitare (i njeri-tjetrit), se edhe Une bashke me ju jam deshmitar”

    [82] E ata, qe i shmangen obligimit te dhene, me te vertete, jane te keqinj

    [83] A mos kerkojne ata tjeter, pervec fese se Perendise? E, Atij i perulen te gjitha ato qe gjenden ne qiej dhe ne Toke, me dashje ose padashje, dhe tek Ai do te kthehen te gjithe

    [84] Thuaj (o Muhammed!): “Na besojme Perendine dhe ate qe na eshte shpallur neve, dhe cka i eshte shpallur Ibrahimit, Ismailit, Is’hakut, Jakubit, pasardhesve te tyre dhe ne ate qe u eshte dhene Musait, Isait dhe pejgambereve nga Zoti i tyre; - na nuk bejme kurrfare dallimi ne mes tyre. Na vetem Atij (Perendise) i perulemi (na jemi muslimane)”

    [85] E ai qe kerkon tjeter fe pervec islamizmit, nuk do t’i pranohet, dhe ai ne boten tjeter do te jete i humbur

    [86] Perendia nuk i udhezon ne rruge te drejte njerezit qe jane bere mohues, pasi qe paten besuar dhe deshmuan se Pejgamberi eshte i vertete, e ju prezentuan atyre edhe dokumentet e qarta. Populli qe eshte kembengules ne te keqe, Perendia nuk e udhezon ne rruge te drejte

    [87] Mallkimi i Perendise, i engjejve dhe i mbare njerezve, eshte shperblimi i tyre

    [88] Ata perhere do te jene nen peshen e (denimit e te mallkimit), vuajtjet nuk do t’u lehtesohen, e as nuk do t’u jepet afat (pushim)

    [89] pervec atyre qe pas kesaj pendohen dhe permiresohen, se Perendia eshte meshirues i madh dhe fale

    [90] Ata qe pasi paten besuar, mohuan, - e pastj edhe shtuan mohimin e tyre, pendimi kurrsesi nuk do t’u pranohet; e ata, me te vertete, kane humbur rrugen

    [91] Ata qe jane mohues dhe vdesin mohues, me te vertete nuk do t’u pranohet as shperblesa e tyre, sikurse ajo te ishte sa e tere toka e mbuluar me ar. Ata i pret denim i rende dhe per ta nuk ka ndihmetare

    [92] Kurrsesi nuk do te arrini miresine e larte, perderisa te mos ndani nje pjese nga ajo qe e doni. Por ckado qe te ndani, Perendia e di ate

    [93] Te gjitha ushqimet kane qene te lejuara per bijt e Israilit, pervec asaj qe Israili ia ndaloi vetes para shpalljes se Teuratit. Thuaj (o Muhammed!): “Silleni Teuratin dhe lexonie nese flisni te verteten!”

    [94] E kushdo qe shpif genjeshtra ndaj Perendise, pas ketyre (argumenteve) ai ka kaluar nga e drejta ne te shtrembeten

    [95] Thuaj (o Muhammed!): “Perendia thote te verteten; dhe ndiqeni fene e Ibrahimit, e cila ka qene e paster. Ai s’ka qene pagan”

    [96] Me te vertete, Faltorja e pare e ngritur per njerez, eshte ajo ne Bekke (Mekke), e uruar dhe udherrefyese e popujve

    [97] Ne te ka shenja (simbole te dukshme, sic eshte) vendi i Ibrahimit (mekami Ibrahim). Kush hyn ne te eshte i sigurt. Perendia i ka obliguar njerezit, ata qe kane mundesi t’i perballojne rruges, ta vizitojne (haxhxhillek) kete Faltore. E kush i mohon urdherat e Perendise (e demton veten). Se, me te vertete, Perendia nuk ka nevoje per asgje

    [98] Thuaj (o Muhammed!): “O ithtaret e Librit! – pse mohoni argumentet e Perendise, e Perendia eshte deshmitare i cdo gjeje qe punoni”

    [99] Thuaj: “O ithtaret e Librit! Pse ate qe beson e prapesoni nga rruga e Perendise, e ju e dini qe feja islame eshte fe e vertete. Se Perendia nuk eshte i pakujdesshem ndaj veprave qe punoni ju

    [100] O besimtare! Nese u peruleni nje grupi prej atyre qe u eshte dhene Libri, ata, pasi keni pranuar fene e vertete, juve u kthejne ne mohues

    [101] E si mund te mohoni kur juve u lexohen versetet e Perendise dhe ne mesin tuaj eshte Pejgamberi i Tij?! E kush mbahet forte me Perendine (Kur’anin), ai eshte i drejtuar ne udhe te mbare

    [102] O besimtare! – druajuni Perendise ashtu si duhet t’i druani dhe vdisni vetem duke qene muslimane

    [103] Dhe te gjithe ju mbahuni forte per litarin e Perendise (Kur’anin) dhe mos u shpartalloni. Dhe kujtonie dhuntine e Perendise (qe u eshte dhene) juve; kur ishit ne armiqesi, e u japtoi zemrat tuaja e ne saje te dhuntise se Tij u bete vellezer. Dhe ju ishit buze gremines e sketerres, ndersa Ai ju shpetoi juve nga ajo. Keshtu Perendia ua shpjegon versetet e veta per t’u drjtuar ju ne udhen e drejte

    [104] Le te behet nje grup prej jush qe do te therrase ne te mire, e qe te urdheroje vepra te bukura e te ndaloje prej te shemtuaravet! E, ata njerez do te jene te shpetuar

    [105] Mos u beni si ata qe pasi qe u erdhen argumentet e dukshme, u shperndane dhe u distancuan ne mendime. E, per keta do te kete denim te madh

    [106] ate dite (te Kijametit) kur disa fytyra do te zbardhen, e disa do te nxihen. Atyre qe u nxihet fytyra u thuhet: “Pasi ishit besimtare, perse u bete mohues? Prandaj, shijonie denimin per shkak se nuk besuat!”

    [107] Kurse ato fytyra qe zbardhen e shkelqejne do te jene ne meshiren e Perendise, ku do te qendrojne pergjithmone

    [108] Keto jane versetet e Perendise, qe t’i lexojme ty me te drejte dhe se Perendia nuk i deshiron askujt padrejtesi

    [109] Te Perendise jane te gjitha ato qe gjenden ne qiej dhe ne Toke, dhe te Perendia do te perfundojne te gjitha punet

    [110] Ju (besniket e Kur’anit) jeni njerezit me te mire nga i gjithe populli qe jane paraqitur ndonjehere: dhe besoni Perendine, kerkoni qe te punohen vepra te mira, e te shmangen nga te keqijat. E, sikur ithtaret e Librit te besonin do te ishte me mire per ta, ka prej tyre besimtare te vertete, por shumica e tyre jane te keqinj

    [111] Ata, pervec shqetesimit, nuk mund t’ju demtojne juve. Nese ju luftojne juve, ata do te kthejne thembrat dhe pastaj nuk do te ndihmohen

    [112] Kudo qe gjenden ata jane te kapluar nga poshtersia, perpos atyre qe jane mbeshtetur ne vargonin e Perendise e te njerezve; ata do te meritojne pezmin e Perendise dhe do t’i kaploje mjerimi, per shkak se mohuan dokumentet e Perendise, e pa kurrfare te drejte, i mbytnin Pejgamberet; nuk u perulen dhe kaluan kufirin ne te keqija

    [113] Ata nuk jane te njejte. Disa nga ithtaret e Librit jane ne te drejten: ne oret e nates lexojne versetet e Librit te Perendise dhe bejne namaz

    [114] Ata besojne Perendine dhe Diten e Kijametit dhe insistojne per vepra te mira, e te pengohen nga ato te shemtuarat dhe prijne kah e mira. Keta jane nder te miret

    [115] Cfaredo te mire qe punoni nuk do t’ju mohohet (per ate do te shperbleheni). Perendia i di mire ata qe ruhen nga te keqijat

    [116] Ata qe nuk besojne, nuk do t’i mbroje nga denimi i Perendise as pasuria e tyre e as femijet e tyre, asgje. Ata jen banoret e sketerres ku do te qendrojne pergjithmone

    [117] Ate, qe japin ata (mohuesit) ne jeten e kesaj bote, i perngjane frymes se akullte, e cila godite te lashtat e ndonje populli qe i kane bere dem vetes (me mekate), e ua zhduke te lashtat. Perendia nuk u ka bere dem atyre, por ata i kane bere dem vetes

    [118] O besimtare! Mos zgjidhni per miq ne mesin e te tjereve, te cilet nuk ngurrojne qe t’ju bejne dem. Ata deshirojne demin tuaj. Urrejtja eshte shfaqur prej gojes se tyre, e ate qe e fshehin ne zemren e tyre, eshte edhe me e madhe. Na, ju shpjeguam versetet (ajetet), nese mendoni ju

    [119] Ju jeni asi njerezish qe i doni ata, por ata nuk ju duan juve! Dhe ju u besoni te gjitha libravet. Kur ata ju takojne juve, thone: “Na besojme”, e kur te mbeten vetem, nga pezmatimi ndaj jush, ata i kafshojne majet e gishtave me dhembe. Thuaju: “Vdisni me pezmatimin tuaj. Se Perendia me te vertete di c’keni ne zemrat tuaja”

    [120] Nese juve u vjen ndonje e mire, at ai brengose ajo, e nese juve u gjen ndonje e keqe, ata gezohen per ate. Nese ju duroni dhe ruheni nga mekatet, dhelperite e tyre nuk mund te ju demtojne asgje. Se Perendia ngerthen (ne dijenine e Tij) cdo gje qe punojne ata

    [121] Kujtoje (o Muhammed!) ate mengjes kur dole nga shtepia jote per t’u caktuar besimtarevet pozitat luftarake, - Perendia degjon dhe di cdo gje

    [122] kur dy grupe nga ju menduan te kthehen prej frikes, Perendia eshte ndihmetar i tyre (e nuk ka nevoje te kthehen). Andaj besimtaret le te mbeshteten vetem te Perendia

    [123] Perendia u ka ndihmuar ne Beder, duke qene ju te pafuqishem – andaj druajuni Perendise, per te qene falenderues

    [124] kujtoje (o Muhammed!) ate kohe kur u thoshe besimtarevet: “A nuk ju mjafton ndihma e Zotit tuaj me tremije engjej te derguar?”

    [125] Po! Po! (Ju mjaftojne). Nese ata ju sulmojne, behuni te durueshem dhe te degjueshem dhe Zoti juaj menjehere do t’ju dergoje ne ndihme pese mije engjej, te shenuar me shenj te dalluar

    [126] Perendia e beri kete per t’ju sihariquar juve dhe per t’jua qetesuar zemrat. Se fitorja (ndihma) eshte vetem nga Perendia i Plotefuqishem dhe i Gjithedijshem

    [127] qe nje turme mohuesish t’i shkaterroje apo t’i turperoje e te kthehen ata te humbur

    [128] Ty (o Muhammed!) nuk te perket asgje (lidhur me kete ceshtje), se a do t’ua pranoje Ai (Perendia) pendimin e atyre apo do t’i denoje, se ata me te vertete jane zullumqare

    [129] Te Perendise jane gjithe ato cka gjenden ne qiej dhe ne Toke! Ai fale kend te doje dhe e mundon kend te doje. Se, Perendia eshte fales e meshirues

    [130] O besimtare! – mos pranoni kamate te shumefishte mbi kamate! Kinie frike Perendine, per te shpetuar

    [131] druajuni zjarrit, i cili eshte pergatitur per mohuesit

    [132] Peruluni Perendise dhe Profetit, per te shpresuar meshiren

    [133] Nxitoni kah falja e mekateve nga Zoti juaj dhe xhenneti, hapesira e te cilit eshte sa qielli e Toka; i cilit eshte pergatitur per ata qe i ruhen Perendise (duke punuar vepra te mira)

    [134] te cilet japin lemoshe kur jane ne lumturi edhe kur jane ne veshtiresi, qe fshehin zemerimin, e ua falin fajet njerezve. Se Perendia i don bamiresit

    [135] dhe ata, qe kur bejne vepra te turpshme ose i bejne dem vetes, e kujtojne Perendine – dhe kerkojne falje per mekatet e tyre. E kush fale mekatet pervec Perendise? – Ata nuk ngulmojne ne ate qe kane punuar, e ata e dine kete

    [136] Shperblimi i tyre eshte falja madheshtore (e mekateve) nga ana e Zotit te tyre dhe xhennetet neper te cilet rrjedhin lumenjt! E ne to do te qendrojne perhere. Sa shperblim i bukur eshte ky, per ata qe punojne vepra te bukura

    [137] Para jush kane kaluar (shume popuj) e ligje. Udhetoni neper bote dhe shihni si ka qene fundi i atyre qe i kane pergenjeshtruar profetet

    [138] Keto lajme e shpjegime jane keshilla, udherrefyese per njerezit besimtare

    [139] Mos tregoni ligesi dhe mos u pikelloni! Se ju gjithsesi jeni me te larte, nese jeni besimtare te vertete

    [140] Nese ju ka goditur juve ndonje plage edhe popullin (armik) e kane goditur aso plage. Ato dite Na i nderrojme midis njerezve (me triumf dhe disfate) per t’i dalluar besimtaret e durueshem dhe per t’i bere disa nga ju deshmore. Se Perendia nuk i done zullumqaret

    [141] e keshtu, Perendia i dlire (prej mekatesh) besimtaret, e per t’i zhduke mohuesit

    [142] A mendoni se do te hyni ne xhennet e Perendia te mos u tregoje juve per ata qe kane luftuar dhe per ata qe kane duruar

    [143] E ju e deshiruat vdekjen para se te ballafaqoheshi me te; qe pra, ju e pate ate, duke qene veshtruesit e saj

    [144] Muhammedi eshte vetem Profet. Por, edhe para tij ka pasur pejgambere. E, nese ai vdes ose vritet, a mos do te ktheheni ju prapa? Kushdo qe kthehet prapa (ne fe te gabuar) nuk i bene kurrfare demi Perendise. Se, Perendia do t’i shperbleje falenderuesit

    [145] Cdo gjallese vdes vetem me vendimin e Perendise, ne kohe te caktuar. Kush deshiron miresite e kesaj bote, Na ia japim, e kush deshiron shperblimin e botes tjeter na ia japim, dhe me siguri i shperblejme falenderuesit

    [146] Sa e sa pejgambere bashke me shume besimtare te vertete luftuan, e megjithate nuk u perkulen per ato qe u goditen ne rrugen e Perendise, as nuk u demoralizuan as nuk u dobesuan. Perendia i don durimtaret

    [147] dhe vetem thonin: “O Zoti yne! Falna mekatet tona dhe teprimin ne punen tone, forcona kembet tona dhe ndihmona kunder popullit jobesimtar!”

    [148] Dhe Perendia ua dhuroi atyre shperblimin e kesaj bote dhe shperblimin edhe me te madh ne jeten tjeter. Se, Perendia i don bamiresit

    [149] O besimtare! Nese u peruleni mohuesve, ata do t’ju kthejne juve prapa (ne te pa fe), e ju do te jeni te demtuar

    [150] por, Perendia eshte Zoti juaj dhe Ai eshte ndihmetari me i mire

    [151] Na do te mbjellim frike ne zemrat e mohuesve, sepse ata i bejne shok Perendise, per te cilen Zoti nuk ka dhene kurrfare argumenti. Vendbanimi i tyre eshte zjarri, e sa vendstrehim i shemtuar eshte ky per mohuesit

    [152] Me te vertete, Perendia e realizoi premtimin e vet, kur ju me vullnetin e Tij e thyet armikun. Por kur ju, lidhur me detyren qe u ishte caktuar, u demoralizuat e u grindet ne mes vet dhe kundershtuat, e Ai madje u tregoi ate qe e deshironit, - disa nga ju e deshirojne kete bote, kur disa nga ju deshirojne boten tjeter; - pastaj Ai, per t’ju provuar juve, beri qe te zmbrapseni para armikut. Dhe, me te vertete, Perendia ju fali juve ate gabim. Se, Perendia eshte pronar i miresise se madhe per besimtaret

    [153] Kujtonie ju ate kur ngjiteshit malit dhe nuk vinit vesh per askend, e deshironit, - disa nga ju e deshirojne kete bote, kurse disa nga ju Ai ju denoi juve me deshprim pas deshprimi (per padegjueshmeri ndaj Profetit dhe Perendise), qe te mos pikelloheni per ate qe ju doli duarsh (fitorja), as per ate qe u goditi juve (humbja). E Perendia i di te gjitha c’punoni ju

    [154] Pastaj (Perendia), pas deshperimit, ju dergoi juve nje qetesi – gjum, qe e kaploi nje grup prej jush, kurse grupi tjeter kujdeseshin vetem per vetveten, duke menduar per Perendine te paverteten (ndihmen e Profetit), ashtu si mendonin paganet. Ata thoshin: “Ku eshte fitorja qe na ishte premtuar?” Thuaju (o Muhammed!): “Per te gjitha vendose vetem Perendia!” Ata fshehin ne vete ate qe nuk duan ta shfaqin ty. Ata thone: “Sikur te pyeteshim ne per kete gje, nuk do te vriteshim ketu”. Thuaju: “Dhe sikur te kishit qene neper shtepite tuaja, prapeseprape atyre qe u eshte shkruar te vriten, do te dilnin ne ate vend te vrasjes, - e Perendia juve ne lufte ju then per t’ju gjurmuar dhe per t’ju pastruar ate qe keni ne zemrat tuaja. Se Perendia, me te vertete din c’keni ne zemrat tuaja

    [155] Ata, nga mesi i juaj qe u zmbrapsen ne diten kur u ndeshen te dy ushtrite, ne te vertete, djalli i shtyri ne gabim, per shkak te disa mekateve qe kishin bere. E, Perendia, madje, ua fali (gabimin), sepse – Perendia eshte fales dhe i bute

    [156] O besimtare! – mos beni si mohuesit qe u thonin vellezerve kur (keta) niseshin ne udhetim ose ne luftim: “Sikur te rrinit me ne, nuk do te vdisnit as nuk do te vriteshi” – qe kete Perendia t’ua beje pikellim ne zemrat e tyre; edhe jeta edhe vdekja jane veper e Perendise. Ai i sheh te gjitha punet qe beni ju

    [157] Nese ju vriteni ose vdisni ne udhe te Perendise, falja (e mekateve) dhe meshira e Perendise, me te vertete, jane me te mira nga ato qe kane grumbulluar ata

    [158] Vdiqet apo u mbytet, me siguri do te tuboheni te Perendia

    [159] Ne saje te meshires se Perendise, u solle butesisht me ta (o Muhammed!) – e sikur te ishe i ashper dhe vrazhde, ata do te largoheshin prej teje. Falju gabimin atyre dhe kerko falje te Perendia per ta, e bisedo me ta per pune te jeteses. Kur te vendosish per dicka, mbeshtetu te Perendia. Se Perendia me te vertete, i don ata qe mbeshteten tek Ai

    [160] Nese ju ndihmon Perendia, s’ka kush t’ju mposht juve, e nese ju turperon juve, kush eshte ai qe do t’ju ndihmoje pervec Tij (pas atij turperimi)? Pra, besimtaret vetem te Perendia le te mbeshteten

    [161] Eshte e pamundur per ndonje Pejgamber, qe te beje fare mashtrimi (te marre fshehurazi nga pasuria e luftes), e kushdo qe te beje mashtrim do te vije (i ngarkuar me kete mekat) ne Diten e Kijametit, e pastaj do t’i jepet cdokujt ajo qe ka punuar dhe askujt nuk do t’i behet padrejtesi

    [162] Valle! A mund te krahasohet ai qe gezon kenaqesine e Perendise me ate qe ka merituar pezmin e Perendise. Strehimi i tij (mekatarit) eshte sketerra. E, sa strehim i keq eshte ai

    [163] Te Perendia ata kane grada te ndryshme, se Perendia i sheh te gjitha veprat qe punojne ata

    [164] Perendia i dhuroi besimtaret me dhurate te madhe, meqe nga mesi i tyre u dergoi Profet i cili u lexon atyre ajetet e Tij, i pastron ata nga mekatet dhe ua meson Kur’anin e diturine e holle. Ata, me pare, me te vertete, ishin ne rruge krejtesisht te gabuar

    [165] Kur ju goditi juve fatkeqesia (ne Uhud), e ju me pare i patet goditur armiqet tuaj dyfish (ne Beder), thate ju: “Prej nga na erdhi neve kjo?!” Thuaj (o Muhammed!): “Kjo eshte prej vete juve”. Perendia, me te vertete, eshte i Plotefuqishem

    [166] Ajo qe ju gjeti (goditi) juve, ate dite kur u ndeshen dy ushtrite, ajo ishte me vullnetin e Perendise – per te zbuluar kush jane besimtaret e vertete

    [167] dhe per t’i zbuluar hipokritet, e kur iu tha atyre: “Ejani te luftoni ne rrugen e Perendise, ose te pakten mbrohuni!” – ata u pergjigjen: “Sikur ta dinim qe do te behet lufte e vertete, na, me siguri, do t’ju pasonim”. Ate dite ata ishin me afer mohimit sesa besimit, sepse me gojen e tyre flisnin ate, qe nuk e kishin ne zemrat e tyre, - se, Perendia i di mire ato qe i fshehin ata

    [168] Atyre qe nuk luftuan e u thane vellezerve te vet: “Sikur te na degjonit neve nuk do te mbyteshit”, thuaju: “Prapsojeni vdekjen nga vetja, nese flisni te verteten!”

    [169] Kurrsesi mos i konsideroni te vdekur ata, qe jane vrare ne rrugen e Perendise. Jo, (ata) jane te gjalle dhe te ushqyer (shpirterisht) te Zoti

    [170] Jane te gezuar per ate qe ua ka dhene Perendia nga dhuntite e Tij dhe sihariqohen me ata te cilet ende nuk u jane bashkuar (shoqeruar) dhe qe kane ngelur pas tyre, meqe nuk do te kete kurrfare frike dhe te cilet per asgje nuk do te pikellohen

    [171] sihariqohen ata me dhuntite dhe begatite e Perendise, sepse, Perendia nuk ua humbe shperblimin besimtareve

    [172] Ata qe pas disfates qe pesuan (ne Uhud), iu pergjigjen thirrjes se Perendise dhe te Pejgamberit, dhe per ta, te cilet kane bere miresi dhe qe iu kane druajtur (Perendise), ka shperblim te madh

    [173] atyre, te cileve u thane njerezit: “Armiku eshte pergatitur kunder jush, frikohuni!” Kjo perkundrazi ua shtoi atyre besimin, e thane: “Neve na mjafton Perendia, dhe Ai eshte mbrojtes i mrekullueshem!”

    [174] Ata u kthyen (nga Bedri) me dhuntite dhe begatite e Perendise, nuk i gjeti asgje e keqe dhe bene qe Perendia te jete i kenaqur. Perendia eshte Zot i begatise se madhe

    [175] Vetem djalli i frikeson miqet e vet (per te mos shkuar ne lufte). Ju mos iu frikoni atyre! Por frikohuni prej Meje, nese jeni besimtare

    [176] Mos te brengosin ty (o Muhammed!) ata qe nxitojne ne mohim. Sepse, me te vertete ata nuk mund t’i bejne kurrfare demi Perendise. Perendia don qe te mos i shperbleje ata me kurrfare dhurate ne boten tjeter; dhe per ata ka ndeshkim te madh

    [177] Me te vertete, ata qe nderrojne besimin e vertete me mohim, nuk mund t’i bejne kurrfare demi Perendise; e per ta ka ndeshkim te madh

    [178] Le te mos mendojne kurrsesi mohuesit, qe per ata eshte mire ajo, qe u zgjasim jeten. Na, me te vertete ua zgjasim jeten atyre vtem per t’i shtuar ata gabimet; dhe per ata ka ndeshkim poshterues

    [179] Perendia nuk i le besimtaret ne gjendjen qe ndodheni ju (tash te perzier – muslimani i vertete me hipokritin) perderisa te mos e ndaje te keqin prej te mirit. Perendia nuk do t’ua tregoje ate qe eshte e fshehur, pro Perendia zgjedh ate qe te doje nga Pejgamberet e Tij. Besoni Perendine dhe Pejgamberet e Tij! Nese besoni dhe ruheni (prej hipokritit), u do te keni shperblim te madh

    [180] Kurrsesi le te mos mendojne ata se eshte mire per ta qe behen doreshtrenguar e koprrace me dhuntite qe ua ka dhene Perendia atyre; jo, kjo eshte keq per ta. Padyshim, koprracia do t’u ngarkohet atyre ne qafe Diten e Kijametit. Te Perendise jane trashegimi i qiejve dhe i Tokes, dhe Perendia e di mire c’punoni ju

    [181] Perendia i degjon fjalet e atyre qe thane: “Perendia eshte i varfer, kurse na jemi te pasur”. Na do ta shenojme ate qe thane ata si dhe mbytjen e pejgambereve pa kurrfare te drejte dhe do t’u themi Ne atyre: “Shijonie denimin ne zjarre!”

    [182] Ky eshte ndeshkimi i veprave te duarve tuaja, se Perendia nuk eshte zullumqar i robervet te vet

    [183] Ata (Hebrenjt) thone: “Perendia na ka urdheruar qe te mos i besojme asnje pejgamberi per derisa te mos na sjelle nje kurban qe ta perbije zjarri”, - thuaju (o Muhammed!): “U kane sjelle juve pejgamberet para meje argumente edhe per ate qe thoni ju, e pse i mbytet ata nese jeni te sinqerte?”

    [184] Nese ata ty (o Muhammed!) te konsiderojne per genjeshtar, mos u hidhero! Se jane pergenjeshtruar edhe pejgambere te tjere qe kane ardhur para teje dhe kane sjelle dokumente, broshura dhe Liber ndricues

    [185] Cdo qenie e gjalle do ta shijoje vdekjen. Shperblimet do t’u plotesohen vetem ne Diten e Kijametit, dhe kushdo qe largohet nga zjarri i xhehennemit (sketerres) dhe hyn ne xhennet, ai ka arritur ate qe ka deshiruar. E, jeta e kesaj bote eshte vetem kenaqesi mashtruese

    [186] Ju me siguri do te viheni ne prove me pasurine tuaj dhe me jeten tuaj dhe ju do te degjoni shume fyerje nga ana e atyre qe u eshte dhene Libri pra jush dhe nga paganet. Nese jeni durimtare dhe i druani Perendise, me te vertete, ajo eshte vendosmeri (e madhe) ne veper

    [187] Kujtoje (o Muhammed!) kohen kur Perendia mori premtimin nga ata, qe u eshte dhen Libri se do t’ua shpjegojne ate njerezve dhe me siguri nuk do te fshehin asgje nga ai; e ata pastaj e hodhen pas shpine (nuk vepruan sipas tij) dhe ate (premtimin) e nderruan per nje vlere te vogel. E, sa kembim i shemtuar eshte ai qe bene ata

    [188] Mos i konsidero ata, te cilet gezohen per ate qe kane punuar (te mshehurit e se vertetes) dhe deshirojne te jene te lavderuar per ate qe nuk e kane punuar. Kurrsesi mos mendo se ata do te gjenden ne nje vend – shpetimi; se per ata ka ndeshkim te rende

    [189] Te Perendise jane qiejt dhe Toka. Dhe Perendia eshte i Gjithepushtetshem per cdo gje

    [190] Me te vertete, ne krijimin e qiejve dhe te Tokes dhe ne nderrimin e nates e te dites (dukjen dhe zgjatjen e tyre), ka argumente per mendaret

    [191] per ata qe e permendin Perendine duke qendruar ne kembe, dhe ndenjur, shtrire; dhe qe mendojne ne krijimin e qiejve dhe te Tokes. (Dhe thone): “O Zoti yne! Nuk i ke krijuar kot keto”, - falenderojme Ty – dhe ruana nga ndeshkimi i zjarrit

    [192] O Zoti yne! Cilindo qe Ti e hedhe ne zjarr, Ti e ke poshteruar ate. E, per mohuesit nuk ka kurrfare ndihmetari

    [193] O Zoti yne! Na degjuam grishtarin qe na grishte ne besim: “Besoni Zotin tuaj!” E, besuam. O Zoti yne! Falna mekatet tona dhe shkarkona nga gabimet, e pas vdekjes na radhit me te miret

    [194] o Zoti yne! Epna shperblimin qe na ke premtuar me anen e pejgambereve Tu dhe mos na poshtero ne Diten e Kijametit! Se, Ti, me te vertete, nuk shmangesh nga premtimi i dhene

    [195] Dhe Zoti iu pergjegj lutjes se tyre: “Une, nuk ia humbi mundin asnje punetori nga ju, qofte mashkull apo femer, - ju jeni te gjithe (te barabarte ne shperblim). Atyre qe emigruan, dhe u debuan nga vatrat e tyre, dhe u munduan ne rrugen Time, dhe luftuan e u vrane, Une me siguri, do t’ua mbuloj veprat e keqija (me falje) dhe do t’i shpie ne kopshtije, neper te cilat rrjedhin lumenj, - shperblim nga Perendia. E, shperblimi me i mire eshte te Perendia

    [196] Le te mos mashtroje ty qarkullimi i mohuesve qytet ne qytet

    [197] Kjo kenaqesi eshte e shkurter; pastaj, strehimi i tyre eshte sketerra. E sa shtrat i keq eshte ai vend

    [198] Por, per ata qe i druajne Perendise, per ata ka kopshtije, neper te cilat rrjedhin lumenj, ne te cilat (kopshtije) do te banojne perhere, - duke qene keto dhurata te pergatitura prej Perendise, e per besimtaret e vertete me e mira dhurate eshte ajo qe eshte prej Perendise

    [199] Ne mesin e ithtareve te Librit, me siguri ka te atille qe besojne Perendine dhe ate qe u eshte shpallur juve dhe ate qe u eshte shpallur atyre, jane te perulur Perendise, nuk i kembejne versetet e Perendise me ndonje vlere te paket; ata kane shperblimin e tyre te Zoti i tyre. Se, Perendia, me te vertete, eshte llogaritar i shpejte

    [200] O besimtare! – behuni te durueshem dhe te qendrueshem (ne durim), behuni te vendosur (ne kufi te armikut), dhe kinie frike Perendine, per ta arritur shpetimin e deshiruar

    Grate (En-Nisa)

    Surah 4

    [1] O njerez! Druajuni Perendise, i Cili ju krijoi prej nje individi, ndersa prej atij krijoi bashkeshorten e tij, kurse prej ketyre te dyve krijoi shume mashkuj e femra. Dhe druajuni Perendise, me emrin e te cilit, ju i kerkoni njeri-tjetrit dicka dhe i ruani lidhjet farefisnore. Se, Perendia, me te vertete, eshte perhere mbikeqyres i juaji

    [2] Epni pasurine bonjakeve (kur te ehen te afte e vetvetes), mos ua nderroni te keqen (nga pasuria juaj) me te miren (nga pasuria e tyre). Mos e hani pasurine e tyre (te perzier) me pasurine tuaj. Se kjo, me te vertete, eshte mekat i madh

    [3] Nese droni se nuk beni drejtesi ndaj bonjakeve, (ne martesen me to), atehere, martohuni me ato femra qe ju pelqejne nga dy, nga tri ao nga katra; e nese frikoheni se nuk do te jeni te drejte (ndaj te gjithave njesoj), atehere mjaftohuni me nje grua ose me ate qe e keni ne pushtetin tuaj. Ne kete menyre, me se lehti do t’i ruheni padrejtesise

    [4] Epjuni me te mire grave tuaja dhuraten e kurorezimit, e nese ato u falin me deshiren e vet dicka prej atyre dhurtave, hani ate me te mire dhe kenaqesi

    [5] Dhe mo u jepni (prinder dhe kujdestar) plengprisheve pasurine tuaj, qe ua ka bere Perendia mjet ekzistimi dhe udheheqje ne jete, e ushqeni ate me kete (pasuri) dhe vishni ata, dhe bisedoni me ta me fjale te mira

    [6] Provoni ju bonjaket kur te behen per martese, e nese cmoni pjekuri tek ata, atehere epjuni pasurine e tyre. Dhe mos nxitoni ne shpenzimin e pasurise se tyre ne menyre shkaperderdhese, per derisa te mos rriten ata. Ne qofte se (kujdestari) eshte pasanik, le te frrenohet ne marrjen e pasurise se tyre, e ne qofte se eshte i varfer, le te haje (nga ajo pasuri) aq s eshte e domosdoshme sipas zakonit. Kur t’jua dorezoni pasurine e tyre, beni kete ne pranine e deshmitareve. E, mjafton qe para Perendise do te jepni llogari

    [7] Meshkujve u takon pjesa nga ajo qe ua kane lene prinderit dhe te afermit, por, edhe femrave u takon pjese nga ajo qe ua kane lene prinderit dhe te afermit qofte ajo pak apo shume si pjese e caktuar

    [8] E kur ne ndarjen e pasurise (trashegimit) te jene prezent farefisi i larget, bonjaket dhe te varferit, dhuroni edhe atyre dicka dhe thuajuni fjale te embla

    [9] Le te druajne (prinderit) nese ata lene pas veti femije te mitur duke u brengosur per ta (nese mbesin bonjake), le t’i druajne Perendise dhe le te flasin drejt

    [10] Me te vertete, ata qe hane mallin e bonjakut me pa te drejte, ata mbushin barkun e tyre me zjarr dhe ata do te percllohen ne zjarrin flakerues

    [11] Perendia ju urdheron juve ne peshtjen e trashegimit per femijet tuaj: mashkullit i takon aq sa pjesa e dy femrave; nese trashegimtare jane femrat – dy e me teper, atyre u takojne dy te tretat nga trashegimia; nese (trashegimtar) eshte nje femer – i takon gjysma e pasurise; e per cdonjerin prind te te vdekurit – u perket nje e gjashta nga pasuria e trasheguar, nese i vdekuri ka lene femije; e nese (i vdekuri) nuk ka femije e qe e trashegojne prinderit, nenes se tij i bie e treta; nese i vdekuri ka vellezer, nenes se tij i bie e gjashta, pas kryerjes se testamentit te lene dhe larjes se borxhit. Ju nuk dini se cili eshte me i afert per ju – perkah dobia: prinderit tuaj apo femijet tuaj. – Ky caktim eshte nga ana e Perendise. Se, Perendia, me te vertete, eshte i Gjithedijshem dhe Plotedijshem

    [12] Juve u takon gjysma e pasurise nga ajo qe kane lene bashkeshortet tuaja, nese ato nuk kane femije. E, nese kane femije, juve (burrave) u takon e katerta e asaj (pasurie) qe kane lene ato, pasi te kryhet testamenti e te lahet borxhi. Ne qofte se nuk keni femije, atyre (grave) u takon e katerta e pasurise qe keni lene, e nese keni femije, atyre u takon e teta nga ajo qe keni lene, pasi te kryhet testamenti e te lahet borxhi. E, nese i vdekuri, qofte burre ose grua, (te) eshte – pa prinder dhe femije, por ka vella ose moter (prej nenes), atehere cdonjerit prej tyre u takon e gjashta; e nese ka me shume nga ata, atehere marrin pjese bashkarisht ne te treten e pasurise, pasi te kryhet testamenti e te lahet borxhi, duke mos e demtuar askend. Kjo eshte porosia e Perendise! – Se, Perendia eshte i Gjithedijshem dhe i bute (nuk nxiton) ne ndeshkime

    [13] Keta jane kufijt e dispozitave te Perendise. E ai qe i perulet Perendise dhe Profetit te Tij, Perendia e shpie ate ne xhennet, neper te cilet rrjedhin lumenj; dhe ne to do te qendrojne perhere. E ky eshte shpetim i madh

    [14] E kush vepron kunder Perendise dhe Profetit te Tij dhe shkele kufijt e dispozitave te Tij, Perendia e shpie ate ne sketerre (ferr), ne te cilen do te qendroje perhere dhe per te ka ndeshkim poshterues

    [15] Per ato gra tuaja qe bejne kurvni, kerkoni qe te deshmojne per kete gje kater vete prej jush; nese deshmojne ata per kete gje, mbani ato ne shtepi perderisa t’i arrije vdekja ose derisa Perendia te beje rrugedalje per to

    [16] Dhe, ata dy prej jush qe kane bere kete pune te turpshme, mundoni ata me qortim; e nese pendohen dhe permiresohen lironi nga te munduarit ata! Se Perendia pranon pendimin dhe eshte meshirues

    [17] Perendia eshte pranues i pendimit vetem per ata qe bejne ndonje te keqe prej padijenise, e shpejt pendohen; e ketyre Perendia ua pranon pendimin. Se, Perendia eshte i Gjithedijshem dhe i Plotedijshem

    [18] Nuk pranohet pendimi i atyre, qe vazhdimisht bejne te keqija per derisa t’u arrije vdekja; e atehere thone: “Une tani me te vertete po pendohem”. As per ata qe vdesin duke qene mohues, per keta, Na kemi pergatitur denim te dhembshem

    [19] O besimtare! – nuk ju lejohet te beni perdhunisht trashegimtare te grave dhe mos i pengoni ato me qellim qe t’ua merrni nje pjese nga dhuratat qe ua keni dhene, vetem nese bejne gabime sheshazi. Silluni mire me to! Ne qofte se ato nuk ju pelqejne aq shume (duroni) sepse eshte e mundur qe juve dicka te mos u pelqeje, por qe Perendia ne ate do t’ju sjelle shume te mira

    [20] Ne qofte se ju deshironi te nderroni gruan, duke e leshuar njeren per te marre tjetren, ndersa njeres nga ato i keni dhene shume pasuri, mos merrni nga ajo asgje. A do ta merrnit ju ate duke bere shpifje dhe gabime sheshazi

    [21] S’i do te merrnit ju nga ajo dhurate, kur ju i keni dhene njeri-tjetrit haptazi (ne jeten bashkeshortore) dhe kur ato kane marre nga ju obligim te forte

    [22] Mos i merrni ato gra, qe kane qene grate e baballareve tuaj, pervec rasteve qe kane ekzistuar para islamizmit. Me te vertete, kjo eshte veper e keqe dhe urrejtje e madhe, dhe rruge e shemtuar

    [23] U ndalohet kurorezimi me nenat tuaja, me bijat tuaja, me motrat tuaja, me hallat tuaja, me tezet tuaja, me bijat e vellaut tuaj, me bijat e motres suaj, me nenat (grate) qe u kane dhene gji, me motrat tuaja qe kane thithur prej nje gjiu, me nenat e grave tuaja (vjehrat), me vajzen e gruas suaj, - e cila gjendet nen kujdestarine tuaj, nese me ate grua keni pasur marredhenie bashkeshortore; e nese nuk keni pasur marredhenie bashkeshortore, atehere nuk ka pengesa (per kurorezim me vajzen e gruas). U ndalohet kurorezimi me grate e bijve te barkut tuaj dhe t’i tuboni dy motra (artake), pervec rasteve qe kane ekzistuar para islamizmit. Se Perendia, me te vertete eshte fales dhe meshirues

    [24] (U ndalohet juve te kurorezoheni) dhe me grate qe gjenden nen kurore, pervec atyre qe jane nen pushtetin tuaj (skllave). Ky eshte urdheri i Perendise. U jane lejuar te tjerat, perpos tyre (qe u permenden), qe t’i kerkoni (per kurorezim) me pasurine tuaj per martese definitive, e jo per jete te perkoheshme (qe eshte ne kundershtim me dispozitat e fese). Me ato qe kaloni jete bashkeshortore, epjuni atyre dhuratat e obligueshme (shpenzimet) per jetese. S’ka mekat per ju, me pelqimin e te dy paleve, qe ta shtoni apo ta mungoni sasine e dhurates se premtuar. Se, Perendia, me te vertete, eshte i Gjithedijshem dhe i Plotedijshem

    [25] Cilido nga ju, qe nuk mund te martohet me gra te lira besimtare, per shkaqe te veshtira materiale, le te martohet me nje vajze besimtare qe gjendet nen pushtetin tuaj (robereshe) – E Perendia e din me se miri besimin tuaj, - se ju (te liret dhe roberit) jeni te te njejtit besim. Kurorezoni ato (robereshat) me lejen e pronareve te tyre. Epjuni dhuratat e kurores se tyre si eshte e zakonshme, duke qene ato gra te ndershme e jo te pandershme, gjegjesisht, nga ato qe jetojne (cojne dashuri) me dashnar. Nese ato, si te kurorezura bejne kurveri, denimi i tyre eshte per gjysme me denimin e grave te lira. Kjo martese (me roberesha) eshte per ata nga ju, qe kane frike se do te bejne gabim (kurveri). E, nese abstenoni (permbaheni), kjo eshte edhe me mire! Perendia eshte fales dhe meshirues

    [26] Perendia don qe t’jua shpjegoje dhe t’ju udhezoje ne rrugen e Pejgambereve te meparshem dhe t’ju pranoje pendimet tuaja. Perendia eshte i Gjithedijshem dhe i Plotedijshem

    [27] Perendia don qe t’ju pranoje pendimet tuaja, por ata qe ipen pas puneve te keqija (epsheve), deshirojne qe ju te largoheni krejtesisht nga udha e drejte

    [28] Perendia don qe t’ju lehtesoje (barret), e njeriu eshte krijuar si qenie e pafuqishme

    [29] O besimtare, mos e hani ju pasurine e shoqi-shoqit ne menyre te palejueshme, perpos nese ajo eshte tregti me kenaqesi reciproke tuajen, dhe mos vritni vetveten (dhe njeri-tjetrin)! Perendia, me te vertete, eshte meshirues per ju

    [30] E, kushdo prej jush qe e ben kete nga armiqesia dhe dhuna, ndaj tjetrit, Na padyshim do ta hedhin ne zjarr. Kjo, per Perendine eshte shume lehte

    [31] Ne qofte se ju i shmangeni gabimeve te medha, qe u jane ndaluar juve, Na do t’ju mbulojme gabimet tuaja te vogla dhe do t’ju shpiejme ne (nje) vend te mrekullueshem (ne xhennet)

    [32] Mos lakmoni ne ato gjera, qe Perendia i ka shperblyer disa nga ju mbi te tjeret; per mashkujt eshte shperblimi i punes qe bejne, e po ashtu edhe per femrat ka shperblim per punen qe bejne. Kerkoni prej Perendise nga miresite e Tij. Se, Perendia, eshte i Gjithedijshem per cdo gje

    [33] Na kemi caktuar trashegimtaret per cdo gje (pasuri) qe lene prinderit ose te afermit, e per ata qe jeni obliguar epjuni pjesen e tyre. Se, Perendia, me te vertete, eshte deshmitar per cdo gje

    [34] Meshkujt udheheqin (dhe perkujdesen) per grte, meqe Perendia i ka graduar (meshkujt) me disa cilesi (si fuqia fizike e tyre) mbi ato, - dhe, meqe ata shpenzojne pasurne e tyre (per furnizim) gra te mira jane ato qe i perulen (Perendise), ruajne fshehtesite (sekretet), qe ka urdheruar Perendia. E, per ato gra, qe i droni kundershtimit (te tyre), - keshilloni ato, bojkotoni ne shtrat dhe rrihni ato (lehtas, - si per shembull, me brushe te dhembeve). E, nese ato ju binden, atehere mos ndiqni kunder tyre kurrfare rruge (mos ua kujtoni gabimet). Se, Perendia, me te vertete, eshte i lartesuar dhe i madheruar

    [35] Nese i druani percarjes midis tyre (burrit e gruas), atehere dergoni nje arbiter (ndermjetes) nga ana e burrit dhe nje arbiter nga ana e gruas. Ne qofte se ata deshirojne paqetim, Perendia bene marreveshje ne mes tyre – o ne pajtim me kuroren, ose ne shkurorezim. Perendia, me te vertete, eshte i Gjithedijshem dhe i di te gjitha qellimet

    [36] Adhuronie Perendine, mos i beni kurrnje shoq Atij; beni miresi prinderve, te afermeve, bonjakeve, te varferve, fqinjeve te afert dhe fqinjeve te larget, dhe atij qe e ke prane dhe udhetarit (qe ka mbetur ngushte) dhe atyre qe jane nen pushtetin tend (skllavet). Se Perendia, me te vertete, nuk i do ata, te cilet krenohen dhe lavderohen

    [37] ata qe jane koprrace (qe jane doreshtrenguar), ndersa kerkojne qe edhe te tjeret te behen koprrace dhe, fshehin ate qe ua ka dhuruar Perendia nga miresite e Tij, (keta jane njerez te keqinj). Na kemi pergatitur per mohuesit ndeshkim poshterues

    [38] (Perendia nuk i don) as ata qe ndajne nga pasuria e tyre sa per sy e faqe te botes, e nuk besojne Perendine as Diten e Kijametit, (keta kane per shok djallin), e ai qe ka per shok djallin, dihet sa shok i keq eshte ai

    [39] E, c’dem do te kishin ata sikur te besonin Perendine dhe Diten e Kijametit, dhe te ndanin nga pasuria qe u ka dhene Perendia? Perendia eshte njohes i mire i tyre

    [40] Me te vertete, Perendia as sa therrmia nuk e demton askend; por ne qofte se miresia eshte sa therrmia, Perendia e shumefishon ate dhe jep nga miresia e Tij shperblim te madh

    [41] Si do te jete pozita e te keqinjve, kur prej cdo populli te sjellin deshmitare (pejgamberet) dhe te sjellin ty (o Muhammed!) per deshmitar mbi te gjithe ata

    [42] Ate dite, ata qe nuk kane besuar dhe qe nuk i jane bindur Pejgamberit, do te deshironin te rrafshohen me toke; e Perendise nuk mund t’ia fshehin asnje fjale

    [43] O besimtare! Mos beni namaz kur jeni te dehur, perderisa te kthjelloheni e te dini se c’flisni, as kur jeni te papster (xhunub) – pervec nese jeni udhetare, perderisa te laheni; e nese jeni te semure ose gjendeni ne rruge, ose keni kryer nevojen natyrore, ose ju keni afruar grave, e nuk gjeni uje, atehere synoni (pastrimin) me dhe te paster, dhe ferkoni (me duar) fytyren tuaj dhe duart tuaja. Se, Perendia, me te vertete eshte shlyes dh fales i mekateve

    [44] A nuk i sheh ti (o Muhammed!) ata, te cileve iu eshte dhene nje pjese prej Librit, e te cilet e nderrojne te miren me te keqen dhe deshirojne qe edhe ju te humbisni rrugen e mbare

    [45] Perendia i di me se miri armiqet tuaj. Mjafton Perendia mbrojtes per ju. Dhe mjafton Perendia ndihmes per ju

    [46] Ne mesin e Hebrenjve ka asish qe i ngaterrojne fjalet prej vendesh te tyre dhe thone: “Degjuam, por kundershtuam!” dhe “Degjo, mos degjofsh!” dhe “Ra’ina!” duke prishur kuptimin me gjuhen e tyre dhe duke sulmuar ne fene. Po sikur ata te thonin: “Degjuam dhe u bindem!” dhe “Degjo!” e “Shikona neve!” – kjo do te ishte me e mire dhe me e drejte per ata; por Perendia i mallkoi ata per shkak te mohimit te tyre; ata nuk besojne, perpos nje numri te vogel

    [47] O ju qe u eshte dhene Libri! – besoni ne ate qe kemi zbritur Na (Kur’anin), e i cili verteton ate qe keni ju para se t’ju fshijme fytyrat e t’ju kthejme prapa, ose (para se) t’i mallkomme ata (t’i denojme) ashtu sic i mallkuam ithtaret e se shtunes. Urdheri i Perendise eshte i zbatushem

    [48] Perendia, me te vertete, nuk e fale ate qe i ben shok Atij, por ia fale te tjerat mekate kujt te doje, pervec ketij. Kushdo qe i ben shok Perendise, ai ka bere mekat te madh

    [49] A nuk i ke pare ata, te cilet e konsiderojne veten te paster? Jo, Perendia pastron kend te doje, e atyre nuk u behet dem asnje fije

    [50] Shiko si shpifin ata genjeshtra kunder Perendise; mjafton qe kjo shpifje te jete sheshazi mekat

    [51] A nuk i ke pare ata, te cileve u eshte dhene nje pjese e Librit? Besojne ne statuja dhe ne te keqija dhe ju thane mohuesve: “Keta jane ne rruge me te drejte se ata qe besojne (muslimanet)”

    [52] Keta jane ata qe i ka mallkuar Perendia, e ate qe e mallkon Perendia per te nuk gjendet ndihmetar

    [53] A do te kene ata (Hebrenjt) ndonje pjese te pushtetit? Atehere (sikur te kishin pushtet), nuk do t’i jepnin njerezve as sa pucerza e berthames

    [54] A mos (valle) u kane zili njerezve, ne ato qe ua ka dhuruar Perendia nga te mirat e veta? Na u kemi dhene breznive te Ibrahimit Librin e dijenine e plote dhe u kemi dhene pushtet te madh

    [55] Disa prej tyre besuan ne te, e disa nga ata iu shmangen atij. Per ata mjafton xhehennemi percellues

    [56] Ata qe s’besojne ne dokumentat Tona, Na padyshim, do t’i djegim ne zjarr. Kurdo qe t’u digjet lekura e tyre, Na do t’ua nderrojme me lekure tjeter, per te perjetuar denimin (perseri). Me te vertete, Perendia eshte i Plotefuqishem dhe i Gjithedijshem

    [57] E, ata qe besojne dhe punojne vepra te mira, Na do t’i shpiem ne kopshte – ne te cilat rrjedhin lumenjt; ata do te banojne ne to (xhennete) vazhdimisht e pergjithmone. Ata do te kene ne to bashkeshorte te pastra dhe Na do t’i shpiem ata ne hije te dendura

    [58] Perendia ju urdheron qe detyrat e besueshme t’ua besoni atyre qe jane te denje per to dhe kur te gjykoni ne mes njerezve – gjykoni drejt; Perendia, ne te vertete, ju keshillon mrekullueshem. E, Perendia me te vertete degjon cdo gje dhe veshtron te gjitha punet

    [59] O besimtare! – peruljuni Perendise. Dhe peruljuni Profetit dhe atyre qe drejtojne punet tuaja. Nese nuk pajtoheni per ndonje gje (ju dhe ata qe udheheqin punet tuaja), paraqitjani Perendise (Kur’anit) dhe Profetit, theniet dhe veprat e tij, nese besoni Perendine dhe Diten e Kijametit. Kjo per ju eshte me se miri dhe ky eshte komentimi me i bukur

    [60] A nuk i ke pare ti (o Muhammed!) ata, qe pohojne se kane besuar ne ate, qe te eshte shpallur ty dhe ate qe eshte shpallur para teje. Deshirojne qe t’i gjykoje djalli (njeriu i keq), e ata jane urdheruar qe ta mohojne (te keqin). Djalli, madje, deshiron, qe t’ua humbe atyre krejtesisht udhen e drejte

    [61] Po kur t’u thuhet atyre: “Pervetesoni ate qe ka shpallur Perendia dhe Pejgamberi” i sheh hipokritet se si largohen krejtesisht prej teje

    [62] Si do te jete gjendja e tyre, kur t’i godas ata katasrofa, per ate qe vete kane punuar, e te vijne te ti, duke u betuar ne Perendine, thone: “Na kemi dashur vetem te bejme miresi dhe harmoni”

    [63] Keta jane ata, per te cilet Perendia di se c’kane ne zemrat e tyre. Largohu prej tyre, (mos ua prano arsyetimet) e keshilloi ata dhe thuaju fjale qe kane ndikim te ta

    [64] Dhe Na kemi derguar pejgamber vetem me qellim, qe njerezit me lejen e Perendise t’u perulen atyre. E, kurdo qe ata pas gabimit te bere, te vinin te ti per te kerkuar falje te Perendia dhe Pejgamberi t’i lutet Perendise per amnestimin e tyre, do te verenin ata, se Perendia, me te vertete, eshte pranues i pendimit dhe meshirues

    [65] Betohem ne Zotin tend, se ata nuk do te jene besimtare te vertete, perderisa mos te marrin ty per arbiter, per ato konflikte qe ekzistojne ne mes tyre; e pastaj, te mos ndiejne kurrfare deshprimi ndaj gjykimit tend dhe te te binden ty plotesisht

    [66] E sikur Na t’i urdheronim ata: “Vritni veten!” ose “Shpernguluni nga atdheu juaj!” – pak prej tyre do ta benin kete. E sikur te punonin ata sic keshilloheshin, kjo per ata do te ishte me mire dhe do te ishin me te forte ne besim

    [67] e atehere, Na, padyshim, do t’u jepnim shperblim te madh nga ana Jone

    [68] dhe me siguri do t’i conim ne rruge te drejte

    [69] Kush i bindet Perendise dhe Profetit (ne dispozitt e urdheruara), ai do te jete me ata te cileve, Perendia u ka dhene shume dhunti: me pejgamberet, me te drejtet, me deshmoret dhe me njerezit (tjere) te mire! E sa shoke te mrekullueshem jane keta

    [70] Kjo dhunti eshte nga Perendia, e mjafton qe Perendia eshte dijtes i cdo gjeje

    [71] O besimtare! Behuni sycele e marrshoni (ne lufte), qofte ne grupe-grupe ose te gjithe se bashku

    [72] Me te vertete, disa prej jush ngurrojne per te shkur ne lufte. Nese ju ndodhe ndonje fatkeqesi (hipokriti i tille) thote: “Vete Perendia me ka shperblyer mua per te mos u gjendur i pranishem me ta (ne ate ngjarje)”

    [73] E nese ju arrine juve ndonje e mire nga Perendia, ai (hipokriti) atehere, me siguri thote – thua se nuk ka ne mes tij dhe jush dashuri e njoftesi: - “Ah, sikur te kisha qene me ta, e te arrija fitim te madh!”

    [74] Le te luftojne ata ne rrugen e Perendise, te cilet nuk e kursejne jeten e kesaj bote per jeten e ardhshme. E, ai qe lufton ne rrugen e Perendise, te vritet ose te fitoje, Na, me siguri, do t’i japim atij shperblim te madh

    [75] C’keni ju qe nuk luftoni ne udhe te Perendise dhe per shpetimin e te shtypurve: mashkujt e pafuqishem, grate dhe femijet, te cilet therrasin: “O Zoti jone! Nxirrna nga ky qytet, banoret e te cilit jane zullumqare! Na cakto nga ana Juaj nje mbrojtes, dhe na jep nga ana Jote nje ndihmetar

    [76] Ata qe besojne, luftojne ne rrugen e Perendise; kurse ata qe nuk besojne – luftojne ne rrugen e djallit. Luftoni kunder miqve te djallit! Sepse me te vertete, dinakeria e djallit eshte e liget

    [77] A nuk i ke pare ata (o Muhammed!), te cileve u eshte thene: “Terhiqni duart tuaja nga lufta, falnie namazin dhe jepni zeqatin!” e, kur pas kesaj, iu urdherua qe te luftojne, nje grup prej tyre u frikua nga njerezit (mohuesit), ashtu si i frikohen Perendise, ose dhe me teper dhe thirren: “O Zoti yne! Pse na urdherove te luftojme? Ah, sikur te na kishe kursyer edhe per nje kohe te shkurter!” Thuaju (atyre): “Kenaqesite e kesaj jete jane te vogla. Jeta tjeter eshte me e mire per ata qe i druajne Perendise e s’bejne mekate. Juve nuk do t’ju behet asnje fije padrejtesi

    [78] Kudo qe te gjendeni ju, do t’ju arrije vdekja, madje qofshi edhe ne keshtjellat me te forta. Ne qofte se (hipokriteve) u arrin ndonje e mire, ata thone: “Kjo eshte nga ana e Perendise”. E, nese i godit ndonje e lige, ata thone: “Kjo eshte prej teje (o Muhammed!)” Thuaju (atyre): “Te gjitha (e mira dhe e liga) jane prej Perendise”. C’eshte me kete popull, qe kurrsesi nuk e kupton (Kur’anin)

    [79] E mira qe te gjen ty o njeri, prej Perendise eshte, kurse e keqja qe te godit, eshte nga merita jote. Na te kemi derguar ty (o Muhammed!) per Profet te te gjithe njerezve. E, Perendia mjafton per deshmitar (te profetnise sate)

    [80] Kush i bindet Pejgamberit, ai iu ka bind Perendise. E, kush zmbrapset (mos u brengos), se Na nuk te kemi derguar ty qe te jesh rojtar i tyre

    [81] Dhe ata (hipokritet) thone: “T’u kemi bind ty”. E kur largohen prej teje, nje grup nga ata shjellojne dicka tjeter nga ato qe t’i thane ty. Por Perendia i shenon shtjellimet e tyre. Dhe largohu prej tyre, e mbeshtetu te Perendia! Se Perendia te mjafton ty per mbrojtes

    [82] A nuk e meditojne ata Kur’anin! Sikur ai mos te ishte prej Perendise, do te gjenin ne te shume kontradiksione

    [83] Kur t’u vije atyre ndonje lajm i rendesishem qe i perket sigurise ose frikes, ata e perhapin ate, por ne qofte se ata kete lajm ia percjellin Pejgamberit dhe parise (bashkepunetoreve te aferm te tij) do te kuptonin prej tyre vetem ate, qe deshirojne ta marrin vesh. Sikur te mos ishte miresia e Perendise dhe meshira e Tij, perpos nje numri te vogel, ju te gjithe do te ndiqnit djallin

    [84] Lufto ne rrugen e Perendise! Vetem ti je i obliguar; e nxiti edhe besimtaret! Perendia e pengon fuqine e mohuesve. Se Perendia eshte me i fuqishem dhe me i ashper ne denime

    [85] Ai qe perpiqet per te mire – edhe ai do te kete pjese ne shperblim, e ai qe angazhohet per te keqe – edhe ai do te kete pjese ne ndeshkim. – Se Perendia eshte i Gjithepushtetshem

    [86] Kur te ju pershendet dikush me respekt, kthenia pershendetjen ne menyre me te bukur, ose si ajo! Se Perendia eshte llogaritar per cdo gje

    [87] Perendia eshte nje, i vetem, - i pashoq. Ai me te vertete, do t’ju tuboje ne Diten e Kijametit. Per kete nuk ka dyshim fare! E, kush eshte ne fjale me i drejte se Perendia

    [88] Perse ju u ndajtet ne dy grupe per ceshtjen e hipokriteve, kur Perendia per shkak te veprave te tyre, i rrokullisi ata ne pabesim? A mos valle, deshironi t’i ktheni ne rruge te drejte ata, te cileve Perendia ua ka humbur rrugen, e, ate qe Perendia e le ne humbje, ti nuk mund te gjesh rruge te drejte per te

    [89] Ata deshirojne qe edhe ju te mos besoni, ashtu sic nuk besojne as ata, e te beheni te barabarte me ta. Kurrsesi mos u beni shoke me ta, perderisa te mos bejne emigrim ne rrugen e Perendise. E, nese ata shmangen, arratisni e mbytni ata, kudo qe t’i gjeni! Dhe mos zgjedhni nga ata as miq as ndihmetare

    [90] perpos atyre qe jane strehuar te nje popull me te cilin ju keni marreveshje, ose atyre qe kane ardhe te ju, e u vjen rend qe te luftojne kunder jush ose te luftojne kunder popullit te vet. Sikur te kishte dashur Perendia, do t’u kishte dhene pushtet mbi ju, dhe ata do te luftonin kunder jush. Ne qofte se ata terhiqen prej jush dhe nuk hyjne ne lufte kunder jush, e ju afrojne paqe juve, atehere per ju Perendia nuk le shtek qe te luftoni kunder tyre

    [91] Ju do te hasni ne njerez te tjere, te cilet deshirojne te sigurohen nga ju dhe nga kombi i vet. Sa here qe te thirren at ne ngaterresa menjehere rrokullisen ne te. Ne mos u shmangeshin ata prej jush dhe ne mos ju ofrofshin paqe, dhe ne mos heqshin dore nga luftimi kundre jush, atehere arratisni e mbytni ata kudo qe t’i gjeni! Keta jane ata, ndaj te cileve ju kemi dhene juve argument te qarte kunder tyre

    [92] Nuk bene ta vrase besimtari-besimtarin, pervec me pahir. Kush vret besimtarin me pahir, ai duhet te liroje nej besimtar te roberuar dhe te paguaj gjakun trashegimtareve te te vrarit, perpos ne qofte se ia falin gjakun familja e te vrarit. Mirepo, nese i vrari eshte nga populli qe e keni armik, e njekohesisht eshte besimtar, (ne kete rast) duhet te lirohet nje besimtar i roberuar. E, nese, i vrari eshte nga populli, me te cilin ju keni lidhur marreveshje, (ne kete rast) duhet paguar gjakun familjes se tij, duke liruar edhe nje besimtar te roberuar. Ai qe s’mund te gjeje rob (duhet) te agjeroje dy muaj rresht. (Kjo eshte bere) per pranimin e pendimit nga ana e Perendise. Se, Perendia eshte i Gjithedijshem dhe i Plotedijshem

    [93] Kushdo qe mbyt nje besimtar me qellim, ndeshkimi i tij eshte xhehennemi, ne te cilin do te qendroje pergjithmone. Dhe Perendia eshte pezmatuar ne te; e ka mallkuar dhe i ka pergatitur denim te madh

    [94] O besimtare! Kur te shkoni ne lufte, ne rruge te Perendise, sqaroni ceshtjen (ndaj njerezve): mos i thoni atij qe ju pershendet juve me pershendetje islamike: “Nuk je ti besimtar”, me qellim te kerkoni kenaqesi te kesaj jete; e te Perendia ka fitime te shumta. Te tille keni qene edhe ju me pare, e Perendia juve ju dha miresi; prandaj gjithmone te gjitha punet sqaroni mire! Se Perendia eshte dijtes i veprave tuaja

    [95] Nuk jane te barabarte ata besimtare, qe rrine ne shtepite e tyre, - pervec te paafteve, dhe ata qe luftojne ne rrugen e Perendise me pasurine dhe jeten e tyre. Perendia i ka graduar ata qe kane luftuar me pasurine dhe jeten e tyre per nje grade me te lart ndaj atyre qe kane ndejtur ne shtepite e veta, dhe Ai te gjitheve u ka premtuar miresi. E, Perendia i ka dekoruar me shperblim te madh ata qe luftojne permbi ata qe rrine (ne shtepite e veta e s’kane shkuar ne lufte)

    [96] me pozita nga Ai, me falje (te mekateve) dhe meshire. Se, Perendia eshte fales (i mekateve) dhe meshirues

    [97] Kur engjejt u merrnin atyre shpirterat te cilet i kane bere zullum vetvetes, u thane atyre: “Ku ishit?” (qe nuk i zbatuat dispozitat e fese). Ata u pergjegjen: “Ishim te pafuqishem ne Toke”. (Engjejt) u thane: A nuk qe Toka e Perendise e gjere e te emigroni ne te?” Keta jane ata, vendbanimi i te cilev eeshte xhehennemi, e sa i keq eshte ai vendbanim

    [98] (Ne kete denim nuk perfshihen) mashkujt e pafuqishem, femrat dhe femijet, te cilet nuk kane mund te gjenden (ne situate) e as te orientohen ne rruge (per te emigruar)

    [99] keta jane ata, te cileve Perendia ua shlyen mekatet e tyre, se Perendia, me te vertete, eshte shlyes dhe fales i mekateve

    [100] Kush emigron ne rrugen e Perendise, ai gjen shume vendbanime dhe standard. Kush le shtepine e vet, duke emigruar per Perendinse dhe Pejgamberin e Tij, pastaj t’i vije vdekja, (ne rruge), Perendia me siguri do ta shperbleje ate. Se Perendia eshte fales dhe meshirues

    [101] Kur te udhetoni ju, nuk eshte mekat qe ta shkurtoni namazin, nese droni qe mohuesit do t’u bejne ndonje dem. Me te vertete, mohuesit jane armiqet tuaj te hapet

    [102] Kur te gjendesh ti (o Muhammed!) ne mesin e besimtareve dhe t’u behesh imam per faljen e namazit (ne lufte), atehere njeri grup prej tyre le te falet me ty, e le t’i mbajne prane edhe armet e veta. Pasi qe keta te bejne sexhde, le te rrine pas jush, e le te vije grupi tjeter, i cili nuk eshte fale dhe, le te falet me ty. Le te jene sycele dhe t’i marrin armet e veta. Mohuesit deshirojne qe te jeni te pakujdesshem ndaj armeve tuaja dhe pajisjes, qe te sulmojne ne ju me tere fuqine. Nuk ka mekat per ju nese hasni ne ndonje shqetesim, prej shiut ose semundjes e i leni armet, por edhe atehere, behuni sycele. Se, Perendia, me te vertete, ka pergatitur denim poshterues per mohuesit

    [103] Pasi qe ta kryeni namazin, permendni Perendine duke qendruar ne kembe, ulur dhe te shtrire. Kur te jeni te qetesuar (prej rrezikut), atehere falni namazin e plote. Se, namazi, eshte detyre e obligueshme per besimtare ne kohe te caktuar

    [104] Mos tregohi te dobet ne ndjekjen e armiqve (per te luftuar kunder tyre). E, nese ju ndjeni dhembje prej luftes, edhe ata ndjejne dhembje ashtu si ndjeni edhe ju. Mirepo, ju shpresoni prej Perendise ate qe nuk e shpresojne ata. Perendia eshte i Gjithedijshem dhe i Plotedijshem

    [105] Na ty (o Muhammed!) ta kemi zbritur Kur’anin me te drejten, per te gjykuar ne mes njerezve ashtu si ta ka shpallur ty Perendia. Dhe mos u ben mbrojtes i tradhetareve

    [106] Kerko ndjese prej Perendise! Se, Perendia, eshte fales e meshirues

    [107] Dhe mos i mbroj ata qe e tradhetojne vetveten (me mekate)! Se, Perendia, nuk i don tradhetaret – mekataret

    [108] Ata fshihen (duke u turperuar) nga njerezit, e nuk fshihen nga Perendia. E, Ai eshte me ta, (i di dhe i sheh) kur naten flasin gjera me te cilat (Ai) nuk eshte i kenaqur. Perendia i di te gjitha ato qe punojne

    [109] Ja pra, ju i mbrojtet ata ne kete bote, por kush do t’i mbroje ata te Perendia ne Diten e Kijametit ose kush do te behet perfaqesues i tyre

    [110] Kush punon veper te keqe ose i ben zullum vetes, pastaj kerkon falje prej Perendise, do te gjeje se Perendia eshte fales e meshirues

    [111] Kush ben mekat, ai i ka bere vetit, e Perendia eshte i Gjithedijshem dhe i Plotedijshem

    [112] Kush ben ndonje mekat me hapir (pa qellim) ose me qellim, pastaj ia mvesh te pafajshmit, atehere ai ka ngarkuar ne vete nje shpiftje dhe sheshazi ka bere mekat

    [113] Sikur mos ta kishe miresine e Perendise dhe meshiren e Tij, gjithsesi, do te perpiqej nje grup i tyre (mohuesve) qe te te nxjerrin ty nga udha e drejte. Ata me kete e humbin vetem vetveten, e ty nuk te bejne kurrfare demi. Perendia, ty ta ka shpallur Librin (Kur’anin) dhe dijenine e plote, dhe te mesoi ty ate qe nuk e ke ditur. Dhuntia e Perendise ne ty eshte shume e madhe

    [114] S’ka kurrfare te mire ne bisedimet e tyre te fshehta, pevec nese ndokush kerkon qe te jepet sadaka, ose te kryhet veper e mire ose paqe ne mes njerezve. E, ai, qe ben kete per te fituar kenaqesine e Perendise, Na do t’i japim nje shperblim te madh

    [115] Kush kundershton Perendine, pasi qe i eshte dhene udhezimi dhe te ndjeke rrugen e jobesimtareve, Na e orientojme andej kah eshte nisur dhe do ta percellojme ne zjarrin e xhehennemit, e sa vendbanim i keq qe eshte ai

    [116] Perendia, me te vertete, nuk e fale ate qe i ben shok Atij, por ia fle tjerat mekate kujt te doje (pervec ketij). Kushdo qe t’i beje shok Perendise, ai me te vertete, ka humbur larg prej udhes se drejte

    [117] Ata nuk therrasin (adhurojne) tjeter pervec idhujt (qe kane emra femerore), dhe nuk therrasin tjeter pervec djallin – kryengrites

    [118] te cilin e ka mallkuar Perendia. Ai (djalli) ka then: “Une, doemos do te marr nje pjese te caktuar te roberve Tu (nen ndikimin tim)

    [119] dhe une doemos do t’i shpie ata ne rruge pa rruge dhe me siguri do t’i joshi me shprsa te kota, dhe me siguri do t’i urdheroj qe t’u prejne veshet shtazeve, e pastaj me siguri do t’i urdheroj madje t’i nderrojne krijesat e Perendise. “Kush merr djallin per mbrojtes, e jo Perendine, ai ka bere humbje te pakufishme

    [120] Ai (djalli) u premton atyre dhe i joshe me shpresa te kota, e ato qe ua premton djalli, jane vetem mashtrime

    [121] Per ata, vendbanim eshe sketerra (ferri) dhe ata nuk mund te gjejne shpetim prej tij

    [122] Ata qe besojne dh bejne vepra te mira, Na do t’i shpiem ne kopshte te xhennetit, neper te cilat rrjedhin lumenjt, ku do te qendrojne vazhdimisht e pergjithmone. Ky eshte premtimi i vertete i Perendise. E kush eshte me i vertete se Perendia ne fjale

    [123] Puna nuk qendron ashtu, as sipas deshires suaj e as sipas deshires se ithtareve te Librit. Por eshte, se kushdo qe te beje nje te keqe, do te ndeshkohet per ate dhe nuk do te gjeje as mbrojtes as ndihmetar pervec Perendise

    [124] kushdo qe te punoje vepra te mira, qofte ai mashkull ose femer, duke qene ai besimtare, do te hyje ne xhennet dhe nuk do t’i behet dem as sa nje therrmi

    [125] Kush eshte besimtar me i mire nga ai qe i dorezohet sinqerisht Perendise, duke qene bemires dhe zbatues i fese se paster te Ibrahimit (qe nuk i ka bere shok Perendise); e Perendia e ka marre Ibrahimin per mik

    [126] Te Perendise jane te gjitha cka gjenden ne qiej dhe ne Toke dhe Perendia i perfshin te gjitha (me dijenine dhe pushtetin e Tij)

    [127] Ata prej teje (o Muhammed!) kerkojne sqarimin e ceshtjeve per pune te femrave. Thuaju: “Perendia ua sqaron ceshtjet e atyre, dhe per ate qe ua ka shpjeguar ne liber mbi femrat bonjake, te cilave nuk u jepni ate qe eshte caktuar per to, e deshironi te martoheni me to, (dhe ju meson) per femijet e mitur dhe (ju urdheron) qe te silleni drejt ndaj bonjakeve”. E, Perendia, e di mire per cdo te mire qe punoni

    [128] Nese gruaja druan nga burri i saj se do te sillet keq ai, ose nuk do ta perfill ate, atehere nuk ka mekat per ata, nese paqetohen ne mes vete. Paqetimi eshte (madje) me i mire (se shkurorezimi). Te njerezit eshte e prirur koprracia. Por ne qofte se ju do te silleni bukur dhe do te ruheni prej te keqijave, Perendia, madje di mire ate qe punoni ju

    [129] Ju nuk jeni ne gjendje, madje edhe sikur te deshironi, te silleni drejt ne mes te grave. Andaj, mos anoni krejtesisht vetem kah njera, e ta leni tjetren si te varur (as me burre as pa burre!) Nese ju i permiresoni marredheniet dhe ruheni nga padrejtesia, - e, Perendia, me te vertete, eshte fales dhe meshirues

    [130] E nese ata (burri e gruaja) ndahen, Perendia me begatine e Tij, cdonjerin prej tyre e ben te pavarur. Se Perendia, eshte i bollekshem ne begatine e Tij dhe i Gjithedijshem

    [131] Te Perendise jane te gjitha qe gjenden ne qiell dhe ne Toke. Na u kemi rekomanduar (porositur) atyre, te cileve u eshte shpallur Libri para jush dhe juve: “Druajuni Perendise! E, nese mohoni (do te ndeshkoheni). Se, me te vertete, te Perendise jane te gjitha qe gjenden ne qiej dhe ne Toke, (e mohimi i juaj nuk i ben dem). Dhe, se, Perendia eshte i lavderuar dhe s’ka nevoje per asgje”

    [132] Te Perendise jane te gjitha cka gjenden ne qiej dhe ne Toke. Perendia eshte i mjaftueshem per udheheqjen e te gjithave

    [133] E, nese don (Ai), ju shporr juve or njerez, e i bie (nje pale) te tjere. Perendia ka fuqi per kete

    [134] Kush deshiron shperblimin e kesaj bote – (le ta dije), se te Perendia jane shperblimi i kesaj dhe i botes tjeter. Perendia degjon dhe veshtron cdo gje

    [135] O besimtare! Behuni ithtare te se vertetes, duke deshmuar ne emer te Perendise, ajo qofte madje edhe kunder jush, ose kunder prinderve dhe te afermeve tuaj. Qofte i pasur ose i varfer ai (per te cilin deshmoni), Perendia eshte per ata, vleresuesi me i drejte. Dhe mos shkoni pas epsheve tuaja e te shtremberoni drejtesine! E, nese ju ngaterroni deshmine ose terhiqeni (nga te deshmuarit), Perendia, me te vertete di ate c’punoni ju

    [136] O besimtare! Besoni Perendine, Pejgamberin e Tij, Librin, qe ia ka derguar Pejgamberit te Vet dhe Librin, qe e ka derguar me pare. E ai qe nuk beson Perendine, engjejt e Tij, Librat e Tij, pejgamberet e Tij dhe Diten e Kijametit, ai, me te vertete, ka humbur larg prj udhes se drejte

    [137] Ata qe paten besuar, e pastaj u bene mohues, e perseri u bene besimtare, dhe perseri u bene mohues dhe e shtuan mohimin, Perendia me te vertete, nuk do t’i fale ata dhe nuk do t’i shpie ne rruge te drejte

    [138] Sihariqoji (o Muhammed!) hipokritet per denimin e mjerueshem qe i pret

    [139] ata, te cilet miqesohen me mohuesit, e jo me besimtaret! A thua te ata kerkojne fuqi, kur, me te vertete e gjithe fuqia i perket vetem Perendise

    [140] Ai, juve, madje, ua k shpallur ne Liber (Kur’anin): kur te degjoni se mohohen argumentet e Perendise dhe bejne tallje me to, atehere mos rrini me ata, perderisa te rrokin tjeter teme (perndryshe nese rrini me ta), - ju atehere (ne denime) jeni si ata. Perendia do t’i tuboje ne xhehennem te gjithe hipokritet dhe mohuesit

    [141] ata qe pergjojne se cka do te behet me ju. E, nese ju vie juve fitorja nga Perendia, ata thone: “A nuk ishim valle na me ju?” E, nese mohuesit arrijne fitore, hipokritet u thane mohuesve: “A thua nuk u ndihmuam deri ne fitore dhe ju mbrojtem prej besimtareve te vertete? Perendia do te gjykoje mes jush ne Diten e Kijametit. Perendia nuk do t’ju jap kurre rast mohuesve qe t’i shkaterrojne besimtaret

    [142] Me te vertete, hipokritet perpiqen ta mashtrojne Perendine, por ai i mashtron ata (i denon). Kur ata ngriten per namaz, ngriten pritueshem, duke u paraqitur karshi botes (qe jane besimtare), e Perendine e permendin pak here

    [143] Luhaten ne mes dilemes – as nuk jane me keta (muslimanet), as me ata (mohuesit). Cilitdo qe Perendia ia humbe udhen, ti (o Muhammed!) nuk do te mundesh t’u gjesh rruge atyre

    [144] O besimtare! Mos merrni mohuesit per miq ne vend te besimtareve! A mos valle doni t’i afroni Perendise deshmi konkrete, kunder jush

    [145] Padyshim, hipokritet do te jene ne thellesine me te madhe te xhehennemit, dhe ti (o Muhammed!) kurrsesi nuk do t’ju gjesh ndihmetare atyre

    [146] perpos atyre qe jane penduar, permiresuar dhe mbeshtetur te Perendia dhe qe besimin e tyre ndaj Perendise e shfaqin haptas. Keta do te jene me besimtaret e vertete. Me te vertete, Perendia, do t’u jape shperblim te madhe besimtareve

    [147] Perse t’ju ndeshkoje Perendia, - nese jeni falenderues dhe besimtare? E, Perendia, eshte falenderues (duke dhene shperblim) dhe i Gjithedijshem

    [148] Perendia nuk don qe te flitet sheshazi e keqja (nga askush), pervec nga te demtuarit. Se Perendia cdo gje degjon dhe cdo gje dine

    [149] Ne qofte se ju beni ndonje veper te mire haptazi ose fshehurazi, ose falni ndonje veper te keqe, (Perendia edhe juve ua fale). Se, Perendia eshte fales imadh dhe i Plotefuqishem

    [150] Me te vertete, ata qe mohojne Perendine dhe pejgamberet e Tij (ne besim) dhe te cilet thone: “Na dicka besojme, e dicka nuk besojme” dhe deshirojne qe ne mes te kesaj te zgjedhin nje rruge – (ndemjet besimit e mohimit)

    [151] ata me siguri, jane mohues te vertete. Na kemi pergatitur denim poshterues per mohuesit

    [152] E, atyre qe besojne Perendine dhe pejgamberet e Tij dhe nuk bejne ndryshim ndermjet asnjerit nga ata, atyre do t’ju japim shperblimin (e premtuar). Se Perendia eshte fales dhe meshirues

    [153] Kerkojne prej teje (o Muhammed!) ithtaret e Librit qe t’u zbresish atyre nje liber prej qiellit; ata paten kerkuar nga Musai dicka edhe me te madhe: “Tregona Perendine dukshem!” por ata i shkaterroi rrufeja, per shkak te zullumit qe bene. Pastaj zgjodhen vicin (per adhurim), pasi qe ju paten ardhur dokumentet e qarta. Na, ua kemi fale ate, e Musait i dhame pushtet te dukshem

    [154] dhe Ne kemi ngritur mbi ta malin Tur, sipas obligimit te tyre (per t’i besuar Musait). Na u kemi thene atyre: “Hyni ne porte duke u perulur”, (dhe (madje) u kemi thene: “Mos e kaloni (urdherin) diten e shtune!” E, morem nga ata obligim te forte

    [155] (Na i mallkuam ata) per shkak e kane shkelur obligimin, dhe per shkak te mohimit te verseteve te Perendise, dhe per shkak te mbytjes se pejgambereve pa kurrfare te drejte dhe per thenien e tyre: “Zemrat tona jane te mbyllura ne kellef (nuk e ndiejne te drejten)”. Jo, por Perendia ua ka mbyllur ato per shkak te mohimit te tyre – e pak prej tyre kane besuar –

    [156] edhe per shkak te mohimit te tyre edhe per shkak te fjales se tyre – akuzave te medha kunder Merjemes

    [157] Dhe per fjalet e tyre: “Na kemi mbyte Mesihun – Isain te birin e Merjemes, Pejgamberin e Perendise”. Por, ata as nuk kane mbytur as nuk e kane vare, por iu ka perngja atyre (nje person). Ata qe bene polemike per ceshtjen e tij, ata me siguri gjenden ne dyshim perr te, (Isain). Ata nuk kane ditur kurrgje per te, por vetem u jane mbeshtetur supozimeve. Ata, ne te vertete, nuk e kane mbytur

    [158] por, Perendia e ka ngritur prane Vetes (ne nje vend qe nuk e arrijne njerezit). Se Perendia, eshte i Plotefuqishem dhe i Gjithedijshem

    [159] Te gjithe ithtaret e Librit, para se te vdesin, - do t’i besojne Isait (qe eshte Profet, e jo zot); e, ne Diten e Kijametit, ai (Isai), do te jete deshmitar kunder tyre

    [160] Madje, per shkak te zullumit qe bene Hebrenjt, Na ua ndaluam atyre disa ushqime te shijshme, te cilat ishin te lejueshme per ta (me pare) dhe per shkak se i zmbrapsen shume njerez nga udha e Perendise

    [161] dhe per shkak se ata moren kamate, duke qene e ndaluar per ta, dhe per shkak te ngrenies (marrjes) se pasurise se njerezve pa te drejte. Na ketyre mohuesve u kemi pergatitur denim pikellues

    [162] Por disa nga ata (Hebrenjt), te cilet jane udhezuar plotesisht ne dijeni dhe muslimanet, - ata besojne ne ate qe te eshte shpallur ty (o Muhammed!) dhe ne ate, qe eshte shpallur para teje; e atyre qe falin namazin dhe ndajne zeqatin, dhe atyre qe i besojne Perendise dhe Diten e Kijametit, - ketyre, me siguri do t’u japim shperblim te madh

    [163] Na te kemi derguar ty shpalljen, ashtu sic i kemi derguar shpallje Nuhit, dhe pejgambereve pas tij; e, Ne iu kemi derguar shpallje edhe Ibrahimit, edhe Ismailit, edhe Is’hakut, edhe Jakubit, edhe Isait, edhe Ejjupit, edhe Junusit, edhe Harunit, edhe Sulejmanit. E, Dautit ia kemi dhene (Librin) Zeburin

    [164] (Na kemi derguar) edhe pejgambere, per te cilet, te kemi treguar me pare dhe pejgambere per te cilet nuk te kemi treguar ty. E, Perendia, me siguri, ka biseduar me Musain

    [165] (Na kemi derguar) pejgambere, sihariques dhe lajmerues (friken), qe njerezit te mos kene ndonje verejtje ndaj Perendise, pas ardhjes se pejgambereve. Se, Perendia, eshte i Plotefuqishem dhe i Gjithedijshem

    [166] Perendia deshmon Profetnine tende (o Muhammed!) me ate qe ta ka shpallur ty, te cilen Ai ta ka shpallur me dijenine e Tij – edhe engjejt deshmojne (kete), e Perendia, te mjafton ty deshmitar

    [167] Me te vertete, ata qe kane mohuar dhe kane penguar njerezit nga rruga e Perendise, ata kane humbur larg prej udhes se drejte

    [168] Ata qe nuk besojne dhe bejne zullum, Perendia nuk i fale ata, as nuk do t’i udhezoje ne kurrfare rruge

    [169] pervec ne rrugen e sketerres, ne te cilen do te qendrojne vazhdimisht dhe pergjithmone, - e, kjo per Perendine eshte lehte

    [170] O njerez! Pejgamberi, madje ua ka sjelle te verteten nga Zoti juaj; andaj, besoni – se (kjo) per ju eshte me mire! E ne qofte se, nuk besoni (Perendise nuk i demtoni asgje), dinie se te Perendise jane te gjitha qe gjenden ne qiej dhe ne Toke. E, Perendia eshte i Gjithedijshem dhe i Plotedijshem

    [171] O ithtaret e Librit! – mos e kaloni kufirin ne besimin tuaj dhe per Perendine thoni vetem te verteten! Mesihu – Isai, i biri i Merjemit, eshte vetem Profet i Perendise dhe Fjala e Tij, te cilen ia ka derguar Merjemit, dhe shpirt nga Ai. Pra, besoni Perendise dhe pejgambereve te Tij! Dhe mos thoni: “Tre zotra!” Frenohuni (nga kjo); eshte me mire per ju. Se, Perendia eshte vetem nje Zot – qofte lavderuar Ai! – Ai eshte i dliret (nga shpifja) per te pasur femije. Te Tij jane te gjitha qe gjenden ne qiej dhe ne Toke. Perendia mjafton per rregullimin e Gjithesise

    [172] Mesihu aspak nuk ngurron qe te jete rob i Perendise, si dhe as engjejt me te aferm; e kushdo qe ngurron nga te adhuruarit Perendine dhe behet arrogant (mendjemadh), Ai do t’i tuboje te gjithe perpara Veti

    [173] E, ata qe besojne dhe punojne vepra te mira, Ai ju ploteson shperblimin e tyre dhe ua shton nga miresite e Tij. E, ata qe ngurrojne (ne te adhuruarit e Perendise) dhe krenohen, do te denohen me ndeshkim pikellues. Ata nuk do te gjejne per vete, pervec Perendise, - as mbrojtes as ndihmetar

    [174] O njerez! Me te vertete, ju ka ardhe dokumenti (Muhammedi) nga Zoti juaj, dhe ua kemi zbritur nje Drite (Kur’anin) te dukshme

    [175] E, ata qe besojne Perendine dhe i permbahen fort Atij (dispozitave te Perendise), Ai do t’i shpie ne meshiren dhe miresine e Tij, do t’i udhezoje ata kah Ai ne rrugen e drejte

    [176] Ata, kerkojne nga ti fetva (vendim). Thuaju (o Muhammed!): “Perendia u jep vendim per – kalalen – (njeriu qe nuk le per trashegimtar as prinder e as femije). Nese vdes njeriu qe nuk ka femije, por ka moter, atehere asaj i takon gjysma (e pasurise) nga ajo qe ka lene ai, e ai (vellau) e trashegon ate, nese ajo nuk ka femije. Nese jane dy motra, ato trashegojne dy te tretat nga ajo qe ka lene ai. Ne qofshin trashegimtaret vellezer e motra, atehere mashkullit i takon trashegim sa dy femra (motra). Perendia ju shpjegon keto, qe te mos humbni rrugen ju. Se, Perendia, me te vertete, di cdo gje

    Sofra (El-Maide)

    Surah 5

    [1] O besimtare! Plotesoni obligimet (marreveshjet)! U lejua per ju ngrenia e shtazeve, pervec atyre qe do t’ju lexohen juve; perderisa te gjendeni ne haxhxhillek, nuk u lejohet gjuetia. Me te vertete, Perendia, vendos per ate qe deshiron

    [2] O besimtare! Mos e llogaritni per te lejueshme cenimin e shenjave te Perendise ne haxhxhillek, as muajt e medhenj, as kurbanin e Qabes, as kurbanet qe jane te shenuar me xherdan, as (mos i pengoni) ata qe kane synuar te vizitojne Qaben, duke kerkuar miresine dhe kenaqesine e Zotit te vet. E, kur te dilni prej ihramit (pas kryerjes se haxhxhillekut), gjuani (nese doni). Dhe, mos t’ju nxise juve urrejtja ndaj disa njerezve, nga se ju kane penguar juve ne te vizituarit e Qabese, kurrsesi mos t’ju nxise qe t’i sulmoni! Ndihmoni njeri-tjetrit ne pune te mira dhe ne te ruajturit nga te keqijat, dhe mos ndihmoni ne mekate dhe armiqesi! Dhe druajuni Perendise! Se, Perendia, denon ashper

    [3] U ndalohet juve ngrenia e coftines, gjakut, mishi i derrit, asaj kafshe qe eshte therrur jo ne emer te Perendise, mishi i kafshes qe eshte lidhur ne fyt e ka plase, mishi i kafshes qe eshte rrahe e ka ngordhe, e i asaj kafshe qe eshte mbytur nga te rrezuarit, e i asaj qe eshte mbytur me brire nga kafshet e tjera, e i asaj qe eshte mbytur nga egersirat, pervec atyre qe i preni ju para se te ngordhin. U ndalohet juve ngrenia e asaj qe eshte therrur per nder te kryqeve dhe te te kerkuarit e fatit me fall. Te gjitha keto qe u permenden jane mekat. Sot, deshprohen ata, qe nuk besojne dhe kane humbur cdo shprese, qe t’ju prishin dispozitat e fese suaj. Mos u frikesoni prej tyre, por druani (vetem) prej meje! Sot ua persosa dispozitat e fese suaj dhe ua plotesova dhuntine Time ndaj jush. Jam i kenaqur qe feja islame te jete fe e juaja. Por kushdo qe te jet ei shtrenguar nga uria, (e han nga keto jo me qellim perr t’u kenaqur) nuk ka mekat. Se, Perendia eshte fales e meshirues

    [4] Te pyesin ty (muslimanet) c’eshte e lejueshme qe te hane ata. Thuaju (o Muhammed!): “U lejohet juve cdo gje qe eshte e bukur dhe at qe ua gjuajne shtazet qe i keni stervitur ju e i perdorni ne gjueti, duke qene ato te mesuara me dijenine qe ua ka dhene Perendia juve. Pra, hani ate qe ua sjellin juve (kafshet qe jane gjuajtur), e permendni emrin e Perendise! Druajuni Perendise! Se, Perendia eshte llogaritar i shpejte

    [5] Sot u jane lejuar gjerat e mira e te pastra. U jane lejuar juve edhe ushqimet e ithtareve te Librit, si dhe ushqimet tuaja jane te lejuara per ata. Dhe jane te lejuara per ju femrat e ndershme besimtare; dhe femrat e ndershme te atyre qe u eshte dhene Libri para jush, kur t’jua jepni dhuratat e kurorezimit, duke u martua me ato, e duke mos bere me to kurveri, as duke i marre per mikesha (konkubine). Kushdo qe mohon besimin, puna e tij eshte e falimentuar. Ai ne Diten e Kijametit do te jete nga te denuarit

    [6] O besimtare! Kur doni te beni namaz lanie fytyren dhe duart tuaja dei ne berryla dhe fshinie koken me dore te laget; lani edhe kembet deri ne nyje. E, nese jeni xhunub, pastrohuni! Por, ne qofte se jeni te semure (qe mund t’u demtoje uji), ose gjendnei ne udhetim, ose ndonjeri nga ju vie pas kryerjes se nevojes natyrore, ose nese keni pasur marredhenie (seksuale) me granite e nuk gjeni uje, atehere gjeni (beni tejemmum) ne dhe te paster dhe fshinie fytyrat tuaja dhe duart me te. Perendia nuk deshiron t’ju krijoje ndonje veshtiresi juve, por deshiron t’ju pastroje juve dhe t’i plotesoje dhuntite e Tij ndaj jush, qe te jeni falenderues

    [7] Kujtonie dhuntine e Perendise dhe obligimin me te cilin u ka obliguar Ai juve, kur thate: “Degjuam dhe u bindem!” Druajuni Perendise! Se, Perendia, di c’keni ne zemrat tuaja

    [8] O besimtare! – behuni te qendrueshem ne urdherat e Perendise dhe behuni deshmues me te drejte! Le te mos u nxis juve urrejtja ndaj nje kombi per te bere padrejtesi. Behuni te drejte (ndaj miqve dhe armiqve), se drejtesia eshte me afer takvase (dispozitave te islamizmit), dhe durajuni Perendise! Se, Perendia, eshte i dijshem per cdo gje qe punoni ju

    [9] Perendia u ka premtuar atyre qe besojne dhe bejne vepra te mira – falje (te mekateve) dhe shperblim te madh

    [10] kurse atyre qe nuk kane besuar dhe qe kane mohuar argumentet tona – ata do te jene banore te zjarrit

    [11] O besimtare! – kujtonie dhuntine e Perendise, te cilen ua dhuroi ate dite kur nje grup njerezish deshen t’u demtojne juve me duart e tyre prej jush. Druajuni Perendise! Dhe le te mbeshteten vetem te Perendia besimtaret

    [12] Me te vertete, Perendia mori premtimin e bijve te Israilit dhe nga mesi i tyre caktoi dymbedhjete kujdestare (mbikeqyres), – dhe Perendia tha: “Une jam (ne ndihmen tuaj)! Ne qofte se do te kryeni namazin e jepni zeqatin, e besoni pejgamberet e Mi, i ndihmoni ata dhe t’i jepni vullnetarisht hua Perendise (ne rrugen e Tij), atehere, Na, me te vertete, do t’ju mbulojme mekatet tuaja dhe do t’ju shpiem ne kopshtije, neper te cilat rrjedhin lumenj. E, ai qe prej jush mohon edhe pas kesaj, me te vertete, e ka humbur rrugen e drejte

    [13] Per shkak se ata e thyen obligimin e tyre, Na i mallkuam ata dhe ua forcuam (si gur) zemrat e tyre. Ata ngaterrojne rendin e fjaleve nga vendet e tyre, duke harruar nje pjese nga ato keshilla. Ti perhere do te verejsh tradhetine e tyre, perpos nje pakice te tyre, pra, falju atyre fajet dhe mos i qorto! Se, Perendia, i don bamiresat

    [14] Dhe prej atyre qe thane: “Jemi te krishtere”, kemi marre premtimin e tyre, por edhe keta kane harruar nje pjese nga ato qe jane keshilluar, prandaj ua shtiem armiqesine dhe urrejtjen ne mes tyre deri ne Diten e Kijametit. Se, Perendia, me te vertete, di t’i lajmeroje ata per ato qe kane punuar

    [15] O ithtaret e Librit! Ju erdhi juve Pejgamberi Yne i cili u shpjegon gjera nga to qe i keni fshehur ju prej Librit (Teuratit dhe Ungjillit) dhe ju fale shume (kalon ne heshtje). E, prej Perendise ju erdh juve drite (Pejgamberi) dhe Libri i qarte (Kur’ani)

    [16] me te cilin Perendia i drejton ata qe ndjekin kenaqesine e Tij, ne rrugen e shpetimit, i nxjerr nga erresira ne drite me lejen e Vet dhe i shpie ne rrugen e drejte

    [17] Me te vertete, kane mohuar (te Verteten) ata qe thone: “Me siguri perendi eshte Mesihu, i biri i Merjemes!” Thuaj: “Kush mund te pengoje gje ne punet e Perendise, nese Ai don ta zhduke Mesihun, te birin e Merjemes dhe nenen e tij dhe gjithe cka gjendet ne Toke?” E prone e Perendise jane: qiejt, Toka dhe cdo gje qe gjendet ne mes tyre. Ai krijon cka te doje, dhe Perendia eshte i Plotefuqishem per cdo gje

    [18] Hebrenjt dhe te krishteret kane thene: “Na jemi te bijt e Perendise dhe te dashurit e Tij”. Thuaj: “E perse ju denoi (Ai) juve per shkak te mekateve tuaja? Jo! (Nuk eshte ashtu si thoni ju), por ju jeni njerez nga ata qe ka krijuar Ai. Ai fale kend te doje dhe e denon kend te doje. E, prone e Perendise jane: qiejt, Toka dhe cdo gje qe gjendet ne mes tyre. Dhe vetem tek Ai kthehen te gjithe

    [19] O ithtare te Librit! – juve ju ka ardhur Pejgamberi Yne, - shpjeguesi juaj mu ne kohe te nderprerjes se dergimit te pejgambereve, per te mos thene ju (kur te denoheni), se nuk na ka ardhur ndonje sihariques e as ndonje paralajmerues. Por, ja ju erdhi juve sihariquesi dhe paralajmeruesi. Se, Perendia eshte i Plotefuqishem per cdo gje

    [20] (Kujtoje) kur Musai i tha kombit te vet: “O populli im! Kujtonie miresine e Perendise ndaj jush, kur prej jush beri pejgamber, dhe ju beri disa prej jush sundimtare, dhe juve ju dha ate qe nuk i kishte dhene askujt para jush

    [21] O populli im! Hyni ne Token e shenjte qe Perendia ua ka cktuar juve e mos u ktheni prapa, se atehere do te ktheheni te demtuar”. –

    [22] ata thane: “O Musa! – a ty, ne ate toke gjendet popull i pa meshire (dhunues), dhe ne ne te nuk do te hyjme pa dale ata; e nese dalin ata prej saj, ne atehere, me siguri do te hyjme ne te”

    [23] Dy njerez nga ata qe i druanin Perendise, qe i kishte pajisur Ai me miresi – thane: “Futuni (befas) ne porten e qytetit! E, kur te kaloni neper te, me siguri do te jeni fitues. Dhe, nese jeni besimtare (te vertete), mbeshtetuni ne Perendine!”

    [24] Ata thane: “O Musa! Na kurrsesi nuk do te hyjme atje, perderisa aty te gjenden ata. Shko ti te Zoti yt e luftoni ata. Se ne do te rrime ketu”

    [25] Musai tha: “O Zotim im! Une jam i pushtetshem vetem per vete dhe vllaun tim. O Zot! Ndana neve prej ketij populli te korruptuar!”

    [26] Perendia tha: “Ajo (toka e shenjte) u eshte ndaluar dyzet vjet atyre. Ata do te bredhin neper toke. E, mos u zemro ndaj atij populli ngaterrestar”

    [27] Tregoju (o Muhammed!) saktesisht atyre (popullit tend) ngjarjen e dy bijve te Ademit, kur ata therren kurban, njerit iu pranua, kurse tjetrit jo. Tha – njeri: “Tu gjithsesi do te mbyse”. Tjetri tha: “Perendia pranon (kurbanin) vetem prej atij qe ruhet prej mekatesh

    [28] Nese ti ngre dore te me vrasesh mua, une ne te vertete nuk do ta ngre doren ne ty qe te te vras. Dhe une me te vertete, i druaj Perendise, Zotit te gjithesise

    [29] Une preferoj qe ti te kthehesh me mekatin tim dhe me mekatin tend (per vrasjen time dhe per kundreshtimin tend); e keshtu te behesh nder banoret e zjarrit. E, ky eshte ndeshkimi i zullumqareve”

    [30] Vetja e tij e nxiti ne vrasjen e te vellait, dhe e mbyti. Keshtu, ai u be njeri nga te humburit

    [31] Perendia e dergoi nje sorre, e cila groponte ne toke, per t’i treguar se si ta mbuloje trupin e kalbur te vellait te tij. (Kabili) tha: “Mjeri une, a nuk qenkam i zoti te behem si kjo sorre e ta mbuloj trupin e tim vellau?!” E u be nga te penduarit

    [32] Andaj Na i urdheruam Izrailitet, se ai qe mbyt ndokend, i cili s’ka mbytur askend, ose ate qe nuk ka bere crregullim ne Toke – eshte sikur t’i mbysish te gjithe njerezit; e nese ndokush behet shkaktar qe te shpetoje jeten e ndokujt – eshte sikur me i shpetuar jeten e te gjithe njerezve. Pejgamberet tane u kane sjelle argumente te qarta, por shume nga ata edhe pas kesaj, kane kaluar tere kufijt me te keqija ne Toke

    [33] Ndeshkimi i atyre qe luftojne kunder Perendise dhe te derguarit te Tij dhe te cilet bejne ngaterresa ne Toke eshte te vriten ose te varen, ose t’u keputen duart dhe kembet e tyre nga anet e ndryshme (djathtas e majtas), ose te debohen nga vendi. Ky ndeshkim per ta eshte poshterim ne kete jete, e ne jeten tjeter ka mundim te madh per ta

    [34] pervec atyre qe pendohen pa i zene ju. Dinie se Perendia eshte fales dhe meshirues

    [35] O besimtare! Kinie frike Perendine dhe tentoni qe t’i afroheni Atij me vepra te mira, dhe luftoni ne rrugen e Tij per te shpetuar

    [36] Me te vertete, mohuesit – sikur te kene tere pasurine qe gjendet ne toke, madje edhe njehere aq, e ta sakrifikojne per te shpetuar nga denimi i Dikes se Kijametit, nuk do te pranohet prej tyre, sepse, per ta ka denim pikellues

    [37] Ata deshirojne te dalin nga zjarri, por nuk kane dalje nga ai. Ata i pret denimi i perhershem

    [38] Vjedhesit dhe vjedheses keputjuani duart e tyre, per ndeshkim te asaj qe kane punuar – denim nga ana e Perendise; se, Perendia, eshte i Plotefuqishem dhe i Gjithedijshem

    [39] E, kushdo qe te pendohet pas te keqijave te tij dhe permireson punen e tij, Perendia ia pranon pendimin, se Perendia, me te vertete, eshte fales dhe meshirues

    [40] Ti (o Muhammed!), e di me siguri, se te Perendise jane pushteti mbi qiejt dhe Token. Ai denon ke te doje dhe fale ke te doje. Se Perendia eshte i Plotefuqishem per cdo gje

    [41] O i derguari i Perendise! Mos te brengos ty ajo, qe ata shpejt shprehin mosbesimin, te cilet me gojen e tyre thone: “Besojme” kurse zemrat e tyre nuk besojne, dhe Hebrenjt, te cilet trillimet i degjojne shume dhe te cilet i pranojne lehte fjalet e huaja, te atyre qe s’kane ardhur te ti; ata i ngaterruan vendet e fjaleve te tyre dhe thane: “Nese keshtu gjykohet nderlikueshem atehere pranoni kete, e nese nuk gjykohet keshtu, atehere, ruhuni e mos e pranoni. – E, kete doje Perendia ta le ne humbje, ti asgje nuk do te mund te pengosh Perendine per kete. Keta jane te asaj dore (fare), te cilet Perendia nuk deshiron t’ua pastroje zemrat e tyre. Per ta, ne kete jete ka poshterim, kurse ne jeten tjeter per ta ka ndeshkim te rende

    [42] (Ata) jane degjues te genjeshres, e hane me kenaqesi te madhe ate qe eshte e ndaluar. E, nese vine te ti, gjykoji ata ose shmangu prej tyre! Nese shmangesh nga ata, nuk mund te demtojne ty asgje. E, nee i gjykon – gjykoji me te drejte! Se, Perendia, me te vertete, i don te drejtet

    [43] E qysh te drejtohen ata ty per t’i gjykuar, e te ata eshte Teurati, ne te cilin jane dispozitat e Perendise, e madje edhe pas kesaj shmangen prej teje. Sepse, ata nuk jane besimtare

    [44] Na kemi derguar Teuratin, ne te cilin eshte udhezimi dhe drita. Sipas tij –pejgamberet, te cilet ishin te bindur e te ndershem ndaj Perendise i gjykonin hebrenjt, por edhe te diturit dhe juristet gjykonin sipas aaj qe eshte ruajtur nga Libri i Perendise, e per te cilin ata deshmonin (se eshte i vertete). Prandaj, mos druani nga njerezit, por druani vetem prej Meje! Dhe mos i nderroni argumentet e Mia me ndonje vlere te vogel! E, ata qe nuk gjykojne sipas asaj qe ka shpallur Perendia, ata jane mohues te vertete

    [45] Na iu caktuam atyre (Izraeliteve) ne te (Teurat), qe te: shkembehet me personin (te denohet vrasesi me vrasje), syri me sy, hunda me hunde, veshi me vesh, dhembi me dhemb, dhe plaga me plage. E, kushdo qe t’ia fale ate, ai eshte shpagues per mekatet e tij. Dhe, kushdo qe nuk gjykon me ate qe ka zbritur Perendia, ata jane zullumqare te vertete

    [46] Na derguam ne gjurmet e pejgambereve, Isain – te birin e Merjemes, vertetues te Teuratit qe e kane para tyre. Dhe Na ia dhame atij Inxhilin, ne te cilin ka udhezim dhe drite, vertetues i Teuratit, te cilin e kane para vet – udherrefim dhe keshillim per ata qe i druajne Perendise

    [47] Le te gjykojne ithtaret e Inxhilit ashtu sic ka shpalle Perendia ne te. E, kush nuk gjykon ashtu sic ka shpalle Perendia – ata jane mekatare te vertete

    [48] Na ty (o Muhammed!) ta kemi derguar Librin (Kur’anin), me te vertete, vertetues te librit qe e kane perpara dhe deshmues i tij. Gjyko ne mes tyre me ate qe ka zbritur Perendia dhe mos ndjek deshirat e tyre, per te mos devijuar ne ate qe te ka ardhur ty nga e Verteta. Na per te gjithe ju kemi bere ligj nje rruge te qarte. E, sikur te donte Perendia, do t’u kishte bere juve nje popull, por, Ai don qe t’ju provoje juve ne ate qe ju ka dhene, andaj beni gara ju ne pune te mira! Te gjithe do te ktheheni te Perendia e Ai do t’ju lajmeroje per ceshtjet, ne te cilat nuk jeni pajtuar ju

    [49] Dhe, (Na te derguam Librin) qe te gjykosh ti me ate qe te ka shpallur Perendia, e mos ndjek deshirat e tyre! Ruaju nga ata, qe te mos te turbullojne ty prej disa sendesh qe t’i ka zbritur Perendia! Nese ata kthehen e nuk degjojne gjykimin tend, atehere ta dish se Perendia don vetem ate, qe t’i denoje ata, per disa mekate te tyre. E, me te vertete, shume njerez jane mekatare

    [50] A mos kerkojne ata gjykimin e kohes se paganizmit?! E, kush eshte gjykates me i mire se Perendia per njerezit qe besojne bindshem

    [51] O besimtare! Mos i konsideroni per miq hebrenjt dhe te krishteret! Ata jane miq te njeri-tjetrit. Kushdo qe prej jush i konsideron ata per miq, ai eshte me ta. Me te vertete, Perendia nuk i udhezon ne rruge te drejte zullumqaret

    [52] I sheh ti ata, zemrat e te cileve lengojne (nga hipokrizia) se si vrapojne per te lidhur miqesi me ta duke thene: “Druajme se mos po na godite ndonje fatkeqesi”. E, Perendia do t’i sjell fitoren ose dicka tjeter nga ana e Tij, e prandaj, per ate qe kane fshehur ne veten e tyre do te pendohen

    [53] e ata qe besojne do te thone: “A keta jane ata qe perbetoheshin, me betimin me te thelle, se ata me te vertete jane me ju?” Veprat e tyre kane deshtuar (per shkak te hipokrizise) dhe ata u demtuan

    [54] O besimtare! Nese ndokush prej jush shmanget nga besimi i vet, me te vertete Perendia do te sjell nje popull, qe e don dhe qe ata e done (Perendine), te cilet jane te perulur ndaj besimtareve dhe te ashper ndaj mohuesve; luftojne ne rrugen e Perendise dhe nuk i druajne qortimit te asnje qortuesi. Kjo eshte miresia e Perendise, te cilen Ai ia jep kujt te doje, se Perendia ka miresine e gjere dhe di cdo gje

    [55] Miku juaj eshte vetem Perendia, Profeti i Tij dhe besimtaret, te cilet falin namazin, japin zeqatin, qe jane modest e te pervuajtur ndaj Perendise

    [56] Me te vertete, ata qe marrin per mik Perendine, Pejgamberin e Tij dhe ata qe besojne, (ata jane ne anen e Perendise); dhe ana e Perendise do te jete fitues

    [57] O besimtare! Mos i merrni per miq ata, te cilet, fene tuaj e marrin per tallje dhe loje, qofshin ata, te cileve ju eshte dhene Libri para jush, apo qofshin mohuesit, - dhe druajuni Perendise, nese jeni besimtare

    [58] (Dhe mos i merrni per miq ata), qe kurr t’i thirrni per namaz ata e marrin ate per tallje dhe loje, sepse ai eshte popull i zhveshur nga mendja

    [59] Thuaj: “O ithtaret e Librit! – a mos na urreni neve per shkak se besojme ne Perendine dhe ate qe na eshe shpallur, dhe ate qe eshte shpallur me pare, e shumica prej jush jeni mekatare?”

    [60] Thuaj: “A doni t’ju tregoj juve per te keqen me te madhe (dhe kush meriton me te rendin), denimin te Perendia? (Keta jane ata), ne te cilet eshte pezmatuar Perendia, dhe qe i ka mallkuar, i ka shnderruar ne majmune dhe derra dhe ata qe adhurojne djallin – ata jane ne vendin me te mjerueshem, sepse, ata qendrojne larg rruges se vertete”

    [61] E, kur ju erdhen ata juve, thane: “Besojme”, por ata hyne mohues dhe dolen mohues, e Perendia e di mire ate qe fshehin ata

    [62] Ti do t’i shohesh shume nga ata qe vrapojne ne mekate, ne armiqesi dhe ne ngrenien e haramit. E, me te vertete, te keqija jane ato vepra

    [63] Sikur fetaret dhe dijetaret te mos i ndalonin ata, nga te folurit genjeshtra dhe ngrenies se haramit, sa keq do te kishin punuar ata

    [64] Hebrenjt thane: “Dora e Perendise eshte koprrace!” Ju lidhshin duart atyre! – Dhe, qofshin te mallkuar per ate qe thane! Jo, duart e Tija jane te hapura. Ai dhuron dhe furnizon si te doje. E, ajo qe t’u ka shpalle ty nga Zoti yt, me te vertete, shumices prej tyre, do t’ua shtoje (azganllekun) dhe mohimin. Na, kemi shkaktuar ne mes tyre armiqesi dhe urrejtje deri ne Diten e Kijametit. Kurdo qe ata ndezin zjarrin e luftes, Perendia e shuan ate. Ata perpiqen te shkaktojne ngaterresa ne Toke. E Perendia nuk i don ngaterrestaret

    [65] E, sikur ithtaret e Librit te besonin dhe te ruhen nga mohimi, Ne do t’ua mbulonim atyre veprat e keqija dhe do t’i shpienim ne kopshtet e kenaqesise

    [66] Sikur ata t’i permbaheshin Teuratit dhe Inxhilit dhe asaj qe iu eshte shpallur nga Zoti i tyre, ata do te kenaqeshin me frytet (qe rriten) mbi ata dhe nen kembet e tyre. Disa prej tyre nuk jane ekstreme, por shume prej tyre bejne vepra te keqija

    [67] O Pejgamber! Trego ate qe te eshte shpallur nga Zoti yt! – Ne qofte se nuk e ben kete, atehere nuk e ke kryer profetnine tende; Perendia te ruan ty prej njerezve. Se, Perendia, me te vertete, nuk i udhezon ne rruge te drejte njerezit qe nuk besojne

    [68] Thuaj: O ithtaret e Librit! Ju nuk keni asgje (ne besim), perderisa te mos i permbaheni Teuratit dhe Inxhilit dhe asaj qe iu eshte shpallur nga zoti juaj, e ajo qe t’u ka shpallur ty nga Zoti yt, do t’ua shtoje shumices se tyre te harbuarit dhe mohimin. E, mos u hidhero ti (o Muhammed!) per fatin e mohuesve

    [69] Ata qe besojne, madje Hebrenjt, te krishteret dhe Sabi’inet; - kushdo qe beson Perendine (si eshte urdheruar), jeten tjeter dhe punon vepra te mira, per ta nuk ka kurrfare droje as merzie

    [70] Na kemi marre premtimin nga bijt e Izraelit (per besim) dhe ju kemi derguar pejgambere. Por, sa here qe ju ka ardhur atyre ndonje pejgamber me ate (dispozite), qe s’jua donte shpirti i tyre, disa nga ata (pejgambere) i konsideronin per genjeshtare e disa prej tyre i mbytnin

    [71] Ata menduan se nuk do t’i gjeje kurrfare denimi, andaj ngelen te verber dhe te shurdhet (nuk e pane drejtesine). Pastaj, Perendia ua pranoi pendimin tyre, e perseri, u verbuan dhe u shurdhuan shume nga ata; e Perendia sheh mire ate qe punojne ata

    [72] Me te vertete, kane mohuar (te Verteten) ata qe thone: “Me siguri Perendi eshte Mesihu – i biri i Merjemes! E, Mesihu tha: “O bijt e Israelit, adhuronie Perendine, qe eshte Zoti im dhe Zoti juaj. Se, me te vertete, kush i en shok Perendise, Perendia ia ndalon atij Xhennetin dhe strehim i tij eshte zjarri. Dhe, per zullumqaret nuk ka ndihmetare

    [73] Me te vertete, u bene mohues ata, qe thone: “Perendia eshte njeri prej treve!” S’ka Zot tjeter pervec se nje Zot! E, nese nuk frenohen nga ato qe thane, me te vertete, ka per t’i godite ata – mohuesit, denimi pikellues

    [74] E, perse ata nuk pendohen, (te kthehen te Perendia) e te kerkojne ndjese nga Ai? Se, Perendia, eshte fales dhe meshirues

    [75] Mesihu – i biri i Merjemes, eshte vetem Pejgamber, - edhe para tij kane kaluar pejgambere. Nena e tij perhere ka qene e drejte. Qe te dy, ngrenin ushqim. Shiko si ua shpjegojme Ne atyre argumentet dhe shih si zmbrapsen ata (nga e Verteta)

    [76] Thuaju (o Muhammed!): “Valle, a e adhuroni ju, perpos Perendise, ate qe nuk eshte ne gjendje t’u sjell dem e as dobi?” E, Perendia eshte Ai, qe degjon dhe di cdo gje

    [77] Thuaj: “O ithtaret e Librit! Mos kaloni kufirin ne besimin tuaj, ne kundershtimin me te verteten dhe mos ndiqni pasionin e nje populli, qe qysh me pare paten humbur dhe kane nxjerre prej udhes se drejte shume njerez dhe vete jane shmangur nga udha e drejte”

    [78] U mallkuan ata nga bijte e Israelit qe ishin mohues, me gjuhen e Dautit dhe te Isait – te birit te Merjemes, per shkak se ishin te padegjueshem dhe ngase kishin kaluar kufirin

    [79] njeri-tjetrin nuk e pengonin nga veprat e keqija qe punonin. E, sa te shemtuara ishin veprat qe punonin ata

    [80] Ti i sheh shumicen nga ata qe miqesohen me mohuesit. Me te vertete, e shemtuar esthe ajo qe i pergatisin ata vetes: qe Perendia te pezmatohet ne ta dhe t’i denoje perhere

    [81] Sikur t’i besonin ata Perendise, Pejgamberit dhe asaj qe i eshte shpallur atij, nuk do t’i merrnim ata (mohuesit) per miq. Por, shumica prej tyre jane mekatare

    [82] Ti gjithsesi do te veresh, se armiqet me te ashper per besimtaret (muslimanet) jane Hebrenjt dhe paganet. E, gjithsesi do te veresh, se miqet me te afert te besimtareve jane ata qe thone: “Na jemi te krishtere”. Kjo rrjedh, nga se nder ta ka dijetare dhe murge dhe ata me te vertete nuk madheshtohen (ne pranimin e se vertetes)

    [83] Kur degjuan ata per ate (Kur’anin) qe i eshte zbritur Pejgamberit, i sheh ti ata, prej se kuptuan te Verteten, se si ju rrjedhin lotet nga syte. Ata thane: “O Zoti yne! Na besojme, andaj na regjistro ne mesin e atyre qe deshmojne (profetnine e Muhammedit)”

    [84] E perse te mos besojme Perendine dhe te Verteten (Kur’anin), qe na eshte derguar, kur shpresojme se edhe neve Zoti yne do te na shpie me njerez te mire

    [85] E Perendia do t’i shperbleje ata per fjalet qe thane (qe besuan) me kopshte, neper te cilat rrjedhin lumenj dhe ku ata do te qendrojne pergjithmone. E ky eshte shperblimi i bamiresve

    [86] E ata qe mohuan dhe i konsideruan te rrejshme argumentet tona, ata do te jene banore te ferrit (sketerres)

    [87] O besimtare! Mos ia ndaloni vetes gjerat e bukura, te cilat Perendia ua ka lejuar dhe mos kaloni kufirin. Se, Perendia, nuk i don ata qe e kapercejne kufirin (e urdherave te Perendise)

    [88] Hani nga ato qe u ka furnizuar Perendia – te lejuara dhe te mira! Druajuni Perendise, te cilit ju i keni besuar

    [89] Perendia nuk do t’ju ndeshkoje per betimin qe e beni pa qellim, por do t’ju ndeshkoje per betimin e bere me qellim. Larja e mekatit per thyerjen e betimit eshte: ushqyerja e dhjete te varferve me mesataren e ushqimit, te familjes suaj, ose t’i vishni ata, ose te lironi nje skllav. Ai qe nuk gjen mundesi per keto, le te agjeroje tri dite. Ky eshte denimi i thyerjes se betimeve tuaja – kur betoheni. Mbani betimet tuaja! Keshtu ua shpjegon Perendia argumentet e Veta, qe te jeni falenderues

    [90] O besimtare! Me te vertete, vera (pijet alkoolike), bixhozi, statujet dhe shigjetat e fallit jane vepra te ndyta nga punet e djallit. Pra, per te shpetuar, largohuni nga keto

    [91] Me te vertete, djalli me pije alkoolike dhe me bixhoz deshiron qe te fuse ne mes jush armiqesi dhe urrejtje dhe t’ju shmange juve nga te kujtuarit e Perendise dhe kryerjen e namazit. Prandaj, a doni te shmangeni? (Shmanguni ju nga keto vepra te keqia)

    [92] Bindjuni Perendise, bindjuni dhe Pejgamberit dhe ruajuni (nga kundershtaret)! E, nese zmbrapseni (nga bindja), ta dini se Pejgamberi Yne eshte i obliguar te beje vetem shpalljen e qarte

    [93] S’ka mekat per ata besimtare qe bejne pune te mira (ne ate) qe kane ngrane (para ndalimit), kur ata te jene ruajtur (nga ndalimet), te kene besuar e te kene bere vepra te mira; te ruhen e te besojne; dhe te ruhen e te bejne vepra te mira (vijimisht). E, Perendia i don bamiresit

    [94] O besimtare! Perendia do t’ju provoje juve me ndalim nga nje gjueti qe e arrijne duart tuaja dhe shigjetat tuaja, qe Perendia ta tregoje ate qe i druan Atij, kur askush nuk e sheh. E, kushdo qe ta kaloje kufirin (kete dispozite), per te ka denim pikellues

    [95] O besimtare! Mos gjuani, duke qene ne ihram! E, kushdo qe qet te vret (egersiren) me paramendim, per denim do te therre nje shtaze shtepiake te ngjashme me kafshen e gjuajtur. Kete, e vleresojne dy vete te drejte, duke derguar kurban ne Qabe, ose duke i ushqyer te varferit per te lare mekatin, ose te agjeroj ne kete mase, qe ta ndieje ndeshkimin e mekatit te bere. Perendia i fale ate qe ka kaluar (para ndalimit). E, kush vepron edhe pas ndalimit, Perendia do ta ndeshkoje. Se, Perendia eshte i Plotefuqishem dhendeshkues

    [96] U eshte lejuar gjuetia e detit dhe ngrenia e saj, duke u kenaqur me te, ne shtepi dhe ne udhetim. E, ju eshte ndaluar gjuetia e tokes, deri sa te gjendeni ne Ihram. Druajeni Perendine, para te cilit do te tuboheni

    [97] Perendia e beri Qaben – Shtepi te shenjte qe njerezit t’i kryejne detyrat fetare dhe muajin e shenjt, kurbanin dhe kurbanin e shenuar. Keto te gjitha, i beri, per te ditur se Perendia di cdo gje ne qiej dhe ne Toke dhe qe Perendia eshte i Gjithedijshem

    [98] Dinie se Perendia eshte ndeshkues i rrepte dhe se eshte fales e meshirues

    [99] Pejgamberi ka per detyre vetem t’ju komunikoje Shpalljes. Se Perendia di cka punoni sheshazi e cka fshehurazi

    [100] Thuaju: “Nuk barazohet e keqja me te miren, sikur edhe te te kenaqte shumica e te keqijave. Druajeni Perendine, o te zotet e mendjes se holle, qe te shpetoni

    [101] O besimtare! Mos pyetni per disa sende, qe sikur t’ju thuhet haptazi do te ishit te pakenaqur, e nese pyetni per ato kur zbritet Kur’ani, do t’u jene te qarta. Perendia ua ka fale kersherine. Se, Perendia, eshte fales dhe i bute, (nuk nxiton ne ndeshkime)

    [102] Disa njerez kane pyetur keshtu, para jush, e nuk kane besuar (u bene mohues)

    [103] Perendia nuk e perligji Behiren (deven femer me veshe te prere); as Saiben (deven qe e flijonin per statuje); as Vesilen (deven qe ka pjelle pese here rresht qingja – femer e u eshte flijuar statujeve); as Hamin (deven qe nuk e ngarkonin as shalonin). Por, mohuesit (duke besuar keshtu shtrember), kane trilluar genjeshtra per Perendine! Shumica nga ata nuk kane mend

    [104] E kur ju thuhet atyre: “Ejani ne ate qe e ka zbritur Perendia dhe ejani te Pejgamberi!” Ata thane: “Neve na mjafton ajo, ne cka i kemi gjete eterit tone”. A mos edhe atehere, kur eterit e tyre nuk kane ditur asgje, e as nuk ishin ne udhen e vertete

    [105] O besimtare! Ruajuni! Kur te gjendeni ne rrugen e vertete, nuk do t’ju demtoje ai qe eshte i humbur. Te Perendia te gjithe do te ktheheni, e do t’ju lajmeroje per ate qe keni punuar

    [106] O besimtare! – kur t’ju afrohet vdekja, me rastin e dhenies se testamentit, le te deshmojne dy te drejte prej jush, ose dy te tjere qe nuk jane prej jush – nese gjendeni ne rruge dhe u duken shenjat e vdekjes. E, nese dyshoni ne ta, mbani ata pas namazit dhe le te betohen ne Perendine. “Na nuk do ta shesim betimin me kurrfare cmimi, edhe nese eshte fjala per cfaredo te afermi, dhe deshmine qe na urdheron Perendia nuk do ta fshehim, sepse, atehere, do te ishim, me te vertete mekatare”

    [107] Nese hetohet se ata dy deshmues kane bere mekat, atehere dy te tjere do t’i zevendesojne ata te dy, nga ata qe u eshte bere padrejtesi, e keta dy do te betohen ne Perendine (duke thene): “Deshmia jone eshte gjithsesi me e drejte se deshmia e atyre dyve dhe na nuk i kemi kaluar kufijt. Sepse, atehere, ne do te ishim zullumqare”

    [108] Keshtu, me se lehti mund te bejne deshmine e tyre te sakte, ose te frikohen qe betimet e tyre te refuzohen (mohohen) me betime tjera. – Druajuni Perendise dhe degjonie! Se, Perendia, nuk i udhezon ne rruge te drejte njerezit ngaterrestare

    [109] Kujtojeni diten kur Perendia i tubon Pejgamberet e ju thote: “Cka ju pergjigjen?” Ata thone: “Na s’kemi dijeni (te plote), se vetem Ti i di te gjitha fshehtesite”

    [110] (Kujtoje o Muhammed!), kur Perendia tha: “O Isa, i biri i Merjemes, kutjoje miresine Time ndaj teje dhe nenes tende: kur te forcova ty me Shpirtin e shenjte (Xhebrailin), e ju flitje njerezve duke qene femije (ne djep) dhe si njeri i rritur; dhe kur ta mesova shkrimin dhe dijenine e thelle, Teuratin dhe Inxhilin, dhe kur krijove nje figure shpendi prej balte me urdherin Tim e fryeve ne te, e u be zog, me urdherin Tim; dhe kur me urdherin Tim, i ngjalle te vdekurit; dhe kur i pengova sulmet e Israeliteve ne Ty, atehee kur ju solle atyre argumente te qarta, e ata qe nuk besuan nder, ta, thane: “Kjo eshte vetem magji e kulluar!”

    [111] dhe kur i urdherova Havarijjunet (Apostujt): “Besomeni Mua dhe Pejgamberin Tim!” Ata u pergjigjen: “Na besojme, e ti behu deshmues qe ne jemi muslimane!”

    [112] E, kur apostujt thane: “O Isa, i biri i Merjemes, a mundet Zot’i yt te na zbrese nje sofer prej qielli?” Ai tha: “Druani Perendine, nese jeni besimtare!”

    [113] Ata thane: “Na deshirojme ta hame nga ajo (sofer), dhe te na qetesohen zemrat, dhe ta dime (konkretisht) qe na ke thane te verteten dhe per ate te jemi deshmitare”

    [114] Isai, i bir’i Merjemes tha: “O Perendi, o Zoti yne! Zbritna neve nje sofer nga qielli, qe te na jete feste per bashkekohaniket dhe pasardhesit tone; dhe te jete mrekulli prej Teje dhe furnizona, se Ti je me i miri furnizues”

    [115] Perendia tha: “Une do t’ju zbres sofren, e kush nga ju, pas kesaj nuk beson, Une do ta denoj me nje denim, me cfare nuk do ta denoje askend ne bote”

    [116] E, kur Perendia thote: “O Isa, i bir’i Merjemes, a mos ti u ke thene njerezve: “Merrmeni mua dhe nenen time si dy zotra, perpos Perendise?” Isai thote: “Ti je i paster nga te metat!” Mua nuk me perket te them ate cka ka ne Ty. Vetem Ti i di te gjitha ato qe jane te fshehta

    [117] Une nuk ju kam thene asgje tjeter, pervec asaj qe me ke urdheruar Ti: “Adhuronie Perendine, Zotin tim dhe Zotin tuaj!” Kam qene deshmitar deri sa kam qene ne mesin e tyre. E pasi me more mua, vetem Ti ishe mbikeqyres i tyre. E, Ti je deshmitar per cdo gje

    [118] Nese Ti i denon ata – roberit e Tu jane, e nese i fale ata, me te vertete, vetem Ti je i Plotefuqishem dhe i Gjithedijshem

    [119] Perentia thote: “Kjo eshte Dita, ne te cilen, te sinqerteve u sjell dobi sinqeriteti i tyre. Atyre u takojne kopshtet, neper te cilat rrjedhin lumenjt, ku do te qendrojne pergjithmone. Perendia eshte i kenaqur me ta; dhe ata jane te kenaqur me Te. Kjo eshte fitorja e madhe!”

    [120] Te Perendise jane pushteti mbi qiej dhe mbi Toke dhe cka gjendet ne To. Ai eshte i pushtetshem per cdo gje

    Bagëtia (El-En'am)

    Surah 6

    [1] Qofte lavderuar Perendia qe krijoi qiejte dhe Token, e themeloi erresirat dhe driten. E, ata qe nuk besojne, (perseri) – me Zotin e tyre krahasojne zotera

    [2] Ai ju ka krijuar nga balta, ka caktuar afatin (e vdekjes) dhe Ai di kohen e (Kijametit), e ju perseri dyshoni

    [3] Perendia eshte i adhuruar ne qiej dhe ne Toke; Ai di fshehtesite dhe te sheshtat tuaja, si dhe te arriturat tuaja

    [4] E nuk ju ka ardhur (te pabeseve) asnje dokument prej dokumenteve te Zotit te tyre, e ata, te mos ia kthejne shpinen

    [5] E pergenjeshtruan te verteten, posa ju erdhi, por se shpejti do ju arrijne lajme (me pasoja) per ate cka jane tallur

    [6] A thua nuk i pane ata, se sa popuj i kemi zhdukur Ne, para tyre, te cilet i patem vendosur ne aso toke, ne cfare nuk ju kemi vendosur jvue; e u sollem atyre shira te bollshem dhe beme qe t’ju rrjedhin lumenje neper viset e tyre; e qe, per shkak te mekateve te tyre – i zhdukem ata; dhe pas tyre – krijuam gjenerata tjera

    [7] E, sikur Ne ta zbritnim ty nje Liber te shkruar ne leter; e ata ta preknin me duart e tyre, ata qe nuk besojne, me siguri do te thonin: “Kjo s’eshte gje tjeter, perpos nje magji e hapet”

    [8] Ata thane: “T’ju kishte zbrite atij (Muhammedit) nje engjell?!” E, sikur ta dergonim Ne engjellin, puna do te merrte fund dhe nuk do t’u ipej asnje afat

    [9] E, sikur ta dergonim ate (Pejgamberin) engjell, do ta benim gjithsesi me tipare njeriu. E, ata, perseri do te dyshonin – si me pare

    [10] Me te vertete, jane perqeshur shume pejgambere para teje, e i perfshin ata qe i i perqeshnin (pejgamberet) denimi i talljes se tyre

    [11] Thuaj: “Udhetoni neper bote e shihni cfare ka qene denimi ndaj atyre qe thonin – (pejgamberet) genjejne

    [12] Thuaj: “E kujt eshte tere ajo, qe gjendet ne qiej dhe ne Toke?” Pergjigju: “E Perendise eshte!” Vetes ia ka percaktuar meshiren. Ai, padyshim, do t’ju tuboje ne Diten e Kijametit. Ata qe vetveten e kane shkaterruar, ata ne te vertete nuk do te besojne

    [13] E Tij eshte cdo gje qe rri dhe levize nate e dite. Ai i degjon te gjitha dhe di cdo gje

    [14] Thuaj: “A te beje mik tjeter, perpos Perendise, krijuesit te qiejve dhe Tokes? Ai e ushqen (boten), e Ate askush nuk e ushqen”. Thuaj: “Mua me eshte urdheruar qe te jemi i pari nga ata qe e kane pranuar islamizmin”, - dhe kurrsesi, mos u bene nga ata qe i bejne shok Atij!”

    [15] Thuaj: “Nese e kundershtoj Zotin tim i droj denimit te Dites se Madhe”

    [16] Ai qe i shpeton denimit te kesaj dite, Zoti e ka meshiruar ate. Dhe ky eshte shpetimi i vertete

    [17] Nese nga Perendia te godet ndonje fatkeqesi, atehere askush pervce Tij nuk mund te te shpetoje. E, nese te dhuron ndonje miresi – vetem Ai eshte i Plotefuqishem per cdo gje

    [18] Ai eshte i pushtetshem mbi roberit e vet; Ai eshte i Plotefuqishem dhe i Gjithedijshem

    [19] Thuaj: “Cila eshte deshmia me e madhe (qe ti je profet)?” – dhe pergjigju: “Perendia eshte deshmitar ne mes meje dhe jush”. Me eshte shpallur ky Kur’an, qe t’ju terheqe verejtjen me te, juve dhe atyre te kush arrin ky. A mos valle deshmoni ju, se, pervec Perendise ka edhe zotra tjere? Thuaj: “Une nuk e deshmoj”. Thuaj: “Vertete, Ai eshte vetem Nje Zot dhe une jam larg nga ato qe ju i konsideroni shok Perendise”

    [20] Atyre qe u kemi dhene Librin, e njohin (Muhammedin), ashtu si i njohin femijet e tyre. E, nuk do te besojne ata qe e kane shkaterruar veten

    [21] Kush eshte me zullumqare se ai qe trillon per Perendine ose i pergenjeshtron dokumentat e Tij? Vertete, pergenjeshtaret nuk do te shpetojne

    [22] (Kujtoje ate) dite kur do t’i tubojme te gjithe, e do t’u themi atyre, qe i kane vene shoq Perendise: “Ku jane shoket tuaj, per te cilet mendonit se jane (shoke te Perendise)!”

    [23] E, ata nuk do te kene kurrfare arsyetimi, pervec se te thone (rrejne): “Pasha Perendine, Zotin tone, nuk kemi qene pagane!”

    [24] Shiko se si ata veten e fusin ne rrena; e humbi nga ata – ajo qe e trilluan

    [25] Ka disa prej tyre qe te degjojne, por Ne kemi vene perde ne zemrat e tyre, per te mos e kuptuar ate, e ne veshet e tyre shurdhimin. Edhe nese e shohin cdo ajet, ata nuk besojne ne to. E, kur te vijne te ti per te polemizuar me ty, thone ata qe nuk besojne: “Keto jane vetem trillime te popujve te lashte!”

    [26] Ata e ndalojne besimin ne Kur’an, edhe vete largohen nga ai, dhe vetveten e demtojne, e nuk e hetojne

    [27] Ah! Sikur t’i shohish ata kur te ballafaqohen para zjarrit, duke thene: “Ah! Sikur te ktheheshim pas, mos t’i pergenjeshtronim dokumentet e Zotit tone dhe te beheshim besimtare!”

    [28] Jo! Jo! Por atyre iu doli ajo, qe me pare e fshihnin, dhe sikur ata te ktheheshin, prape do te benin ato qe u ishin ndaluar. Ata, me te vertete, jane genjeshtare

    [29] Ata thoshin: “S’ka jete pervec ne kete bote dhe ne nuk do te ringjallemi”

    [30] Ah! Sikur t’i shohesh ata kur te dalin para Zotit, Ai do t’ju thote: “A nuk eshte e vertete kjo?” Ata do te pergjigjen: “Po, eshte e vertete, per Zotin tone!” Perendia do t’ju thote: “E pra, tani, shijoni denimin, sepse nuk keni besuar!”

    [31] Gjithsesi, ata e kane demtuar veten, qe e kane pergenjeshtruar takimin me Perendine; e kur befas t’u arrije Dita e Kijametit, do te thone: “Te mjeret ne cka kemi humbur ne jeten e Tokes!” dhe do t’i bartin mekatet e veta ne shpinen e tyre. E, sa e shemtuar eshte ajo barre

    [32] Jeta e kesaj bote eshte vetem loje e argetim, kurse, bota tjeter, eshte e vertete, me e mire per ata qe i druajne Perendise. A nuk po mendoni

    [33] Na e dijme, se ty, me siguri, te zemeron ajo qe thone ata. Ata, me te vertete nuk te fajesojne ty se je genjeshtar, por zullumqaret mohojne argumentet e Perendise

    [34] Edhe para teje (o Muhammed!), shume pejgambere jane pergenjeshtruar, por ata kane duruar per ate qe jane konsideruar. Dhe kane vuajtur derisa nuk ka ardhur ndihma Jone, - e askush nuk mund t’i ndryshoje fjalet e Perendise, - dhe, padyshim, te ti kane arritur disa lajme per pejgambere

    [35] Nese ty te vie rende kthimi i tyre (prej teje), e nese mund te kerkosh zgaver ne toke ose shkalle ne qiell, e t’u sjellesh nje mrekulli (bene kete)! Sikur Perendia te donte, do t’i kishte tubuar ata ne rruge te mbare; mos u bene nga ata qe nuk e dine kete

    [36] Do te gjegjen vetem ata qe degjojne (te kuptueshmit). Te vdekurit do t’i ngjalle Perendia; pastaj, ata, do te kthehen tek Ai

    [37] Ata thone: “Ah! Pse nuk ia zbriti atij ndonje mrekulli, Zoti i tij?” Thuaj: “Perendia eshte i fuqishem te dergoje mrekulli, por shumica e tyre nuk e di (Fuqine e Perendise)”

    [38] S’ka asnje kafshe ne Toke e te gjitha shpendet qe fluturojne me krahet e tyre, qe te mos jene ne nje grup te ngjashem me ju (ne krijim dhe ekzistim). Ne nuk kemi harruar asgje ne Liber (Levhi Mahfudhin)”. Pastaj do te tubohen te Zoti i tyre

    [39] Ata qe i pergenjeshtrojne dokumentet Tona jane shurdhe e memece, jane ne erresire. Perendia ke te do e shpie te gaboje, ndersa ke te do e udhezon ne rruge te drejte

    [40] Thuaj: “Cka mendoni nese ju vie denimi i Perendise apo ju godet Dita e Kijametit, a do ta therrisni dike tjeter pos Perendise, nese e flitni te vertete?”

    [41] Jo, jo! Ju do ta therritni vetem Ate, Ai do t’ju zbuloje ate per cka e therritni, nese Ai do. Dhe ju, atehere, do t’i harroni ato qe ia bejshit Atij

    [42] Na, ju kemi derguar pejgambere shume popujve para teje dhe i kemi denuar ata me skamje dhe fatkeqesira, per t’u perulur

    [43] Pse nuk u penduan, kur u erdh ndeshkimi Jone! Por, zemrat e tyre ishin gure, e djalli ua zbukuronte, ato qe benin ata

    [44] Dhe, kur i harruan ata – per ato qe u paralajmeruan, Na iu hapem te gjitha dyert (te gjitha te mirat); e kur u gezonin me ate qe u dhame, Ne i denuam ata befasisht dhe atehere ata humben cdo shprese

    [45] dhe humbi gjurma e atij kombi zullumqare. Lavderimi qofte i Perendise, Zotit te gjithesise

    [46] Thuaj: “Cka mendoni sikur t’jua merrte Perendia te degjuarit dhe te pamit dhe t’ua vuloste zemrat tuaja; cili zot, pervec Perendise do t’ua kthente ato?” Shih si ua shpjegojme Na dokumentet, e ata perseri e kthejne kryet

    [47] Thuaj: “Me thuani ju, nee ju vjen denimi i Perendise papritmas ose sheshazi, a do te zhdukej kush pervec popullit zullumqar?”

    [48] Na ua derguam pejgamberet vetem si sihariques dhe qortues. Pra kushdo qe beson dhe ben mire, mos te frikesohen e as nuk do te pikellohen

    [49] Per ata qe pergenjeshtrojne dokumentet Tona, ata do t’i godet denimi per mekatet e bera

    [50] Thuaj: “Une nuk do t’ju them – se i kam depot e Perendise, se i di sekretet, as nuk them se jam engjell, - Une ndjeke vetem ate qe me shpallet”. Thuaj: “A barazohet i verberi me ate qe sheh? A s’po mendoni?”

    [51] Dhe i qorto me Kur’an ata, te cilet druajne se kane per t’u tubuar para Zotit te tyre, ku cervec Tij, nuk do te kene as mbrojtes as ndihmes – per t’u ruajtur nga mekatet

    [52] Mos i debo ata qe i luten Zotit te vet ne mengjes e mbremje, duke e deshiruar Ate – ti nuk je i obliguar te kujdesesh per ta per asgje, e as ata nuk jane pergjegjes per ty asgje, sepse, nese i debon ti ata, do te jesh zullumqare

    [53] Dhe keshtu Na i provojme njerin me tjetrin, per te thene: “A mos jane keta qe Perendia ua dhuroi miresine? – A mos valle Perendia nuk i njeh me mire ata te cilet i jane mirenjohes

    [54] Kur te vijne te Ti ata qe besojne ne argumentet Tona, thuaj: “Shpetimi (Paqa) qofte mbi ju!” Zoti juaj vetes ia ka caktuar miresine: nese dikush nga ju bene ndonje veper te keqe pa ditur, e pastaj pendohet e permiresohet, - Ai fale dhe meshiron

    [55] Na keshtu shpjegojme hollesisht dokumentet, ne menyre qe te kuptohet rruga e njerezve te keqinje

    [56] Thuaj: “Mua me eshte ndaluar t’i adhuroj ata, qe ju, perpos Perendise i adhuroni”. Thuaj: “Une nuk i ndjek deshirat tuaja, sepse atehre do te isha i humbur dhe nuk do te isha nga ata, qe jane ne rrugen e drejte”

    [57] Thuaj: “Une kam (ardhur) me argument te dukshem nga Zot’i im, e ju e pergenjeshtruat ate. Ate qe kerkoni ju (denimin), nuk eshte ne pushtetin tim; pushteti i takon vetem Perendise. Ai e tregon te verteten dhe Ai e bene dallimin ne mes te vertetes dhe te pavertetes

    [58] Thuaj: “Sikur ta kisha ne dore ate qe e kerkoni ju, shpejt e shpejt (denimin) do te sqarohej puna mes meje dhe jush (do te shkaterroheshit). Perendia i di me se miri zullumqaret

    [59] Perendia i ka celesat e te gjitha fshehtesive dhe vetem Ai i di ato. Ai di c’ka ne toke dhe ne det; asnje gjeth nuk bie, pa e ditur Ai, dhe nuk ekziston asnje kokerr ne thellesite e tokes, as e fresket as e thate, e te mos jete shenuar ne Librin e qarte (Levhi Mahfudh)

    [60] Ai naten ju ve ne gjume dhe di cka punoni diten. Ju zgjon diten, per te arritur kohen e caktuar te jetes. Pastaj, i ktheheni Atij dhe ju tregon ate qe keni punuar

    [61] Ai sundon mbi roberit e vet dhe ju dergon rojtare; kur njerit nga ju i vie vdekja, te derguarit tane (engjejt) e bejne te vdekur (ia marrin shpirtin), duke mos bere kurrfare leshimi (pa perjashtim)

    [62] Pastaj ata do te kthehen te Perendia, Zoti tyre i vertete. Se vetem Atij i takon te gjykoje dhe Ai eshte logaritari me i shpejte

    [63] Thuaju: “Kush do t’ju shpetoje nga erresira (rreziku) e tokes dhe tetit, kur i luteni Atij haptazi dhe fshehurazi (duke thene): Nese Ai na shpeton prej ketyre (rreziqeve), vertete do te behemi mirenjohes”

    [64] Thuaj: “Perendia ju shpeton nga ato (rreziqe) dhe cdo e keqe tjeter, e ju perseri i beni shoq Atij”

    [65] Thuaj: “Ai eshte i fuqishem t’ju ndeshkoje prej se larti ose nen kembet tuaja, ose t’ju ndaje ne grupe, e njeri-tjetrit t’ia tregoni fuqine (ne lufte ne mes veti). Shih si ua shpjegojm Na dokumentet, qe te kuptojne ata

    [66] Populli yt e pegenjeshtron ate (Kur’anin), por ai eshte i vertete. Thuaj: “Une nuk jam rojtari jua

    [67] cdo lajm e ka kohen e vet, te caktuar, e ju ate do ta mesoni

    [68] Kur t’i shohesh ata qe thellohen (ne nencmim) ne dokumentet Tona, largohu prej tyre, deri sa te (mos) kalojne ne bisede tjeter. E, nese, djalli te mashtron, mos rri me zullumqare te perkujtohesh

    [69] Ata qe i drojen Perendise, s’kane kurrfare pergjegjesie per mekatet e tyre (te mohuesvet), por (kjo) eshte verejtje per t’u ruajtur

    [70] Lereni ata qe fene e tyre e marrin si loje dhe defrim, e te cilet i ka mashtruar jeta e kesaj bote. Keshilloji me Kur’anin qe njeriu te mos shkaterrohet per ate qe ka vepruar, duke mos pasur – pos Perendise, as ndihmetar, as ndermjetes; dhe sikur ai te ofronte cfaredo shpagimi, nuk do te pranohet nga Ai. Keta jane ata, te cilet jane shkaterruar per ate qe kane punuar. Ata do te fitojne pije nga uji i vluar dhe denim te dhimbshem per shkak se kane mohuar

    [71] Thuaj: “A ta adhurojme dike tjeter pervec Perendise, ate qe nuk na sjell dobi as dem, e te kthehemi kah thembrat tona (ne humbje), pasi qe Perendia na udhezoi ne rruge te drejte? (E, te behemi si ai) qe e kane trullosur djajte ne Toke e ai mbeti i humbur; e te cilin shoket e tij e thirrin ne rrugen e drejte: “Eja tek ne!” (E, ai nuk pergjigjet). Thuaj: “Rruga e Perendise – eshte e vetmja rruge e drejte, dhe neve jemi te urdheruar t’i bindemi Zotit te gjithesise”

    [72] dhe te falim namazin, dhe t’i ruhemi Atij; Ai eshte, tek i cili do te tuboheni ju

    [73] Dhe Ai eshte ai, i cili i krijoi qiejt dhe token me te re te verteten. Dhe kur Ai thote: “Behu!” ajo behet; fjala e Tij eshte e Vertete dhe Atij i perket pushteti i asaj Dite kur fryhet ne Sur. Ai e di boten e padukshme dhe te dukshme dhe Ai eshte i Plotefuqishem dhe i Gjithedijshem

    [74] (Kujtoje o Muhammed!) kur Ibrahimi i tha babes se tij Azerit: “A mos do t’i marresh statujat per zotra?! Une po shoh se ti dhe kombi yt jeni ne humbje te madhe”

    [75] Dhe Na ia treguam Ibrahimit perandorine e qiejve dhe te Tokes per t’u bere nga ata qe besojne vendoshmerisht

    [76] Dhe kur arriti nata, ai verejti yllin dhe tha: “Ky eshte Zoti im!” Por, kur perendoi ai yll, tha: “Nuk i dua ata qe perendojne”

    [77] E, kur verejti Henen duke lindur, tha: “Ky eshte Zoti im!” E, pasi perendoi ajo, ai tha: “Nese Zoti im nuk me udhezon ne rrugen e mbare, me siguri do te behem njeri nga te humburit”

    [78] E, kur e verejti Diellin duke lindur, ai therriti: “Ky eshte Zoti im, ky eshte me i madhi!” – E, pasi perendoi, ai tha: “O kombi im, une jam i delire nga ajo qe ju i beni shok Perendise

    [79] Une e kthej fytyren time kah Ai qe i ka krijuar qiejt dhe Token, duke qene besimtare i vertete, dhe une nuk jam nga ata qe i bejne shok Perendise!”

    [80] Dhe populli i tij polemizoi me te (lidhur per njesimin e Perendise). Ai tha: “A mos valle ju deshironi te pelemizoni me mua per Perendine, e ai me ka udhezuar ne rrugen e drejte. Une nuk frikesohem prej putash qe veni ju shoq atij. (Une nuk frikohem prej asgjeje), pervec nese don Perendia te me shkaktoje ndonje katastrofe. Zoti im, me dijenine e vet e ka perfshire cdo gje. A nuk po mendoni

    [81] E, si te frikesohem une prej putash tuaja, me te cilet ju i beni shoq Perendise; e ju nuk frikesoheni nga ajoqe i beni shoq Perendise, pa iu zbritur kurrfare argumenti. Prandaj, kush prej ketyre dy grupeve meriton te jete i sigurt, nese dini ju

    [82] Per ata qe besojne dhe nuk e perziejne besimin e tyre me zullum, atyre u perket siguria dhe ata jane ne rruge te djrete”

    [83] Ky eshte argumenti Yne, te cilin Ne, ia dhame Ibrahimit kunder popullit te tij. E Ne e ngrisim ne shkalle me te larte ke te dojme. Me te vertete, Zoti yt eshte i Plotedijshem dhe i Gjithedijshem

    [84] Na ia dhuruam atij (Ibrahimit) Is’hakun dhe Jakubin. Te dy keta i kemi udhezuar ne rruge te drejte. Dhe Nuhun e patem udhezuar me pare ne rruge te drejte, e nga pasardhesit e tij: Davudin, Sulejmanin, Ejjubin, Jusufin, Musain, dhe Harunin. Dhe keshtu Ne i shperblejme bamiresit –

    [85] dhe Zekerijan, Jahjain, Isain, Iljazin – te gjithe keta kane qene nga njerezit e mire

    [86] dhe Ismailin, Eljaasan, Junusin dhe Lutin – te gjithe keta i kemi lavderuar ng te tjeret

    [87] edhe disa nga prinderit e tyre; pasardhesit e tyre dhe vellezerve te tyre – i kemi zgjedhur ata dhe i kemi udhezuar ne rruge te drejte

    [88] Ky eshte udhezimi i Perendise, Ai udhezon ne rruge te drejte ke te doje nga roberit e vet. E, sikur t’i benin shok Atij, do t’ju humbe cdo gje, nga ajo qe kane punuar

    [89] Keta jane ata qe u kemi dhene liber, dijeni te holle dhe profetni. E, nese aa (banoret e Mekkes) imohojne keto, Na do t’ia besojme nje populli tjeter qe nuk do t’i mohoje

    [90] Keta jane ata (pejgamberet e permendur), te cilet Perendia i ka udhezuar ne rrugen e drejte, andaj edhe Ti (o Muhammed!) ndiqe rrugen e tyre. Thuaj: “Une nuk kerkoj nga ju per Shpaljen e Kur’anit, kurrfare shperblimi. Se, ai eshte vetem keshille per gjithe njerezimin”

    [91] Hebrenjt nuk e njohten si duhet Perendine kur thane: “Perendia asgje nuk i ka zbritur njeriut”. Thuaj: “E kush e shpalli Librin, qe e solli Musai si drite dhe udherrefyes per njerezit, te cilin ju e keni shperndare ne fleta, nga te cilat (disa) i tregoni, e shumicen e fshehni. Edhe ju jeni mesuar (me mesimin e Muhammedit) per ate qe nuk keni ditur as ju, as eterit tuaj. Thuaj: “Perendia u ka shpallur (ate Liber)!” Pastaj lerni ata, qe te argetohen me genjeshtrat e tyre, (ne te cilat jane zhytur)

    [92] Ky Liber (Kur’ani), qe ta kemi shpallur ty, eshte i madherishem, vertetues i atij qe gjendet para jush (Teurati), dhe frikesues i Ummul kuras (popullit te Mekkes) dhe atyre qe gjenden rreth saj. Ata qe besojne ne jeten e ardhshme besojne edhe ne te (Kur’an) dhe ata kujdesen per kryerjen e namazit te tyre

    [93] Kush eshte me zullumqar i madh se ai, qe trillon genjeshtra per Perendine ose qe thote: “Mua me eshte shpallur”, por asgje nuk iu ka shpallur atij. Dhe ai qe thote: “Une do ta shpalli te njejten gje cka ka shpallur Perendia”. Ah! T’i shohesh zullumqaret kur jane ne mundimet e vdekjes, e engjejt zgjasin duart (per t’ua marre shpirtin, duke thene): “Mirrni shpirterat tuaj!” Sot ju do ndeshkoheni me denim te poshteruar per shkak te pavertetave qe i keni thene per Perendine dhe qe jeni krenuar (duke mos besuar) versetet e Tij

    [94] E do te Na vini ju vec e vec, ashtu sic ju kemi krijuar heren e pare (lakuriq). Dhe do t’i lini pas veti ato qe iu patem dhuruar. Na nuk po i shohim me ju ndermjetesuesit tuaj; per te cilet mendonit se ata te ju jane shoket e Perendise. Ne mes jush jane shkeputur te gjitha lidhjet dhe humbi nga ju, ajo qe mendonit ju

    [95] Me te vertete, Perendia eshte Ai qe faren dhe berthamen e ben te shpertheje (te mugulloje). Ai, e nxjerr te gjallin prej te vdekurit dhe eshte nxjerres i te vdekurit prej te gjallit. Ky eshte Perendia. E ku po zmbrapseni ju (prej te vertetes)

    [96] Ai eshte Krijues i drites ditore, naten e beri per pushim, e Diellin e Henen per te njehesuar kohen. Kjo eshte dispozita e Perendise, i Plotefuqishem dhe i Gjithedijshem

    [97] Ai eshte qe ju ka krijuar yjet, per t’u orientuar ne erresirat e tokes dhe te detit. Na u shpjegojme hollesisht dokumentet Tona, njerezve qe dine

    [98] Ai eshte qe ju ka krijur prej nje njeriu (Ademit) qe te jetoni dhe te varroseni ne toke. Na ua sqarojme hollesisht dokumentat Tona njerezve qe kuptojne

    [99] Dhe Ai eshte qe ka zbritur ujin nga qielli, me te cilin nxjerrim cdo lloj bime dhe me te rritet gjelberimi, e nga ky nxjerrim kokerrat e dendura; dhe prej palmes se hurmes, nxjerrim nga majat e saj, kalaveshat e ulet; dhe nxjerrim kopshtije rrushi, ulliri dhe shege, disa jane te ngjashme me njera-tjetren e disa jo. Veshtroni frutet e tyre kur lidhin dhe piqen. Ne to, me te vertete, ka argumente, per ata njerez qe besojne

    [100] Idhujtaret i kane trilluar Atij nga injoranca, djem e vajza. Qofte lavderuar Ai dhe qofte shume lart nga ajo qe i pershkruajne ata

    [101] Ai eshte krijues i qiejve dhe i Tokes! E si mund te kete Ai femije, per Te s’ka grua. Ai ka krijuar cdo gje dhe vetem Ai di cdo gje

    [102] Ky eshte Perendia, Zoti juaj. S’ka zot tjeter pervec Tij, Krijuesi i cdo gjeje, andaj adhuroni Ate! Ai eshte mbikeqyres i cdo gjeje

    [103] Shikimet nuk mund ta perfshijne Ate. Ai i perfshine shikimet e te gjitheve. Ai eshte bamires i pakufi dhe di cdo gje

    [104] Me te vertete, ju kane ardhur juve nga Zoti juaj, argumente te qarta; ai qe i studjon ato, i sjelle dobi vetes; e ai qe nuk i veren ato, i ben dem vetes. Une nuk jam rojtari juaj

    [105] Keshtu, Ne, ne menyre te ndryshme i tregojme dokumentet, per te thene ata: “Ti i ke mesuar ato (prej librave te meparshem)!” dhe t’ju shpjegojme Kur’anin njerezve qe dine (te drejten)

    [106] Paso (ndiq) ti ate qe te ka shpallur Zoti yt. S’ka tjeter zot vec Tij. Shmangu prej idhujtareve

    [107] Sikur te donte Perendia, ata nuk do t’i benin shok Atij. Na nuk te kemi bere ty rojtar te tyre, e as qe je mbikeqyres i tyre

    [108] Mos i shani ata, qe adhurojne tjeter pos Perendise, e qe shajne Perendine, duke kaluar kufirin me padije. Keshtu, Ne ua kemi hijeshuar cdo populli veprat e tyre. Pastaj, ata do te kthehen te Zoti i tyre, e Ai do t’i lajmeroje ata per ate qe kane punuar

    [109] Ata betohen ne Perendine, me betimin me te rende, se nese ju vjen nje dokument, ata me siguri do te besojne. Thuaj: “Dokumentet jane vetem te Perendia!” E kush ua bene me dije juve, se ata, kur t’ju vie dokumenti, nuk do te besojne

    [110] Na ua kthejme zemrat dhe shikimet e tyre (e nuk do te besojne), ashtu si nuk kane besuar (Kur’anin) as me pare. Na do t’i leme ata ne humbje, qe te bredhin andej-kendej

    [111] Sikur atyre t’ju dergonim engjejt, dhe sikur t’i ngjallnim te vdekurit e t’ju flisnin atyre dhe t’i tubonin te gjithe dokumentet para tyre, ata perseri nuk do te besoni; pervec ne dashte Zoti, por shumica e tyre nuk dine

    [112] Si per ty ashtu edhe per cdo profet, Na kei krijuar armiq djajte e njerezve dhe te xhineve, te cilet i flasin njeri-tjetrit fjale te zbukuruara per t’i mashtruar. E, sikur te donte Zoti yt, ata nuk do te benin ate; andaj, leri ata dhe ate, qe trillojne ata –

    [113] e qe zemrat e atyre qe nuk besojne ne Diten e Kijametit, ta kthehen dhe te kenaqen me te, e le te fitojne cka te fitojne (prej mekateve)

    [114] Valle, te kerkoje tjeter arbiter pervec Perendise, e Ai eshte qe ju ka zbritur Librin (Kur’anin) e shpjegueshem. Atyre qe Ne ua kemi dhene Librin (para jush), e dine se ai (Kur’ani) eshte me te vertete i zbritur nga Zoti yt. Dhe, kurrsesi mos u bene nga ata qe dyshojne

    [115] U plotesuan fjalet e Zotit tend, qe jane kulmi, i se vertetes dhe i drejtesise; fjalet e Tij askush nuk mund t’i ndryshoje. Ai degjon cdo gje dhe di cdo gje

    [116] nese i perulesh shumices se njerezve qe gjenden ne toke; ata do te te shmangin nga rruga e Zotit. Ata ndjekin vetem hamendjet. Ata vetem genjejne

    [117] Me te vertete, Zoti yt i njeh me se miri ata qe i shmangen rruges se Perendise, dhe Ai i di me se miri ata qe jane ne rruge te drejte

    [118] Hani ate, qe gjate therrjes eshte permendur emri i Perendise, nese jeni besimtare te dokumenteve te Tij

    [119] E pse mos ta hani ate qe eshte therre ne emer te Perendise, e Ai ju ka shpjeguar c’eshte e ndaluar, - pervec se kur jeni ne shtrenges. e shume prej tyre nga padia, i shmangin ata prej udhes se mbare per kenaqesine e vet. Me te vertete, Zoti yt i njeh me se miri ata qe e kane kaluar kufirin

    [120] Lereni mekatet e hapta dhe te fshehta. Se, me te vertete, ata qe kane bere mekate, do te ndeshkohen per ate qe kane gaguar

    [121] Mos e hani ate, qe kur eshte therre nuk eshte permendur emri i Perendise; ajo me te vertete, eshte mekat! Me te vertete, djajte i nxisin miqte e vet qe te polemizojne me ju. E nese ju u peruleni atyre, atehere edhe ju, me te vertete, jeni idhujtare

    [122] A barazohet ai qe eshte i vdekur (i humbur) e Ne e ngjallem dhe i dhame drite me te cilen ece ne mesin e njerezve, me ate qe eshte ne erresire e nuk mund te dale prej saj. Keshtu, mohuesve u jane zbukuruar ato vepra qe kane punuar

    [123] Dhe poashtu, Ne kemi bere ne cdo ane (sikur ne Mekke) te medhenj – mekatare, qe te pshtjellojne ne te. Mirepo, ata pshtjellojne vetem vetveten, e nuk hetojne

    [124] Kur atyre t’u vije ndonje dokument; ata thone: “Na nuk do te besojme deri sa te mos na jepet, si ajo qe iu eshte dhene pejgambereve te Perendise”. Perendia di me se miri ku e vendos profetnine e Vet. Ata qe kane bere mekate, do t’i arrije nje poshtrim nga ana e Perendise dhe ndeshkim i ashper per ate qe kane pshtjelluar

    [125] Ate qe Perendia don ta shpie (ne udhe te mbare) – Ai, zemren e atij, ia disponon per islamizem, e ate qe don ta le ne humbje – Ai zemren e tij ia shtrengon dhe ia bene te ngushte, si te jete duke u ngjitur ne qiell. Keshtu, Perendia, i ndeshkon ata qe nuk besojne

    [126] Kjo eshte rruga e drejte e Zotit tend. E, Na ju kemi shpjeguar argumentet, njerezve qe meditojne

    [127] Ata do te kene Shtepine e shpetimit te Zoti i tyre. Dhe Ai eshte mbrojtes i tyre per veprat qe punojne ata

    [128] (Kujtoje) ate Dite kur Ai do t’i tuboje te gjithe (dhe do t’ju thote): “O tog i xhindeve, ju shum njerez i keni mashtruar!” – E miqet e tyre qe ishin njerez, thane: “O Zoti yne! Na u kenaqem me njeri-tjetrin dhe arritem ne afatin tone, te cilin na ke caktuar Ti. Perendia do te thote: “Zjarri eshte vendstrehimi juaj. Ne te do te qendroni perhere, pervec cka don Perendia. Zoti yt, me te vertete, eshte i Plotedijshem dhe i Gjithedijshem

    [129] Qe, keshtu, Ne i japim pushtet disa zullumqareve mbi te tjeret, per ate qe kane fituar ata

    [130] “O tog i xhindeve dhe i njerezve, a nuk ju paten ardhur pejgambere nga mesi i juaj, per t’ju treguar dokumentat Tona dhe per t’ju paralajmeruar takimin me kete dite?” Ata do te thone: “Na kete e pranojme ne dem tonin”. Ata i ka mashtruar jeta e kesaj bote dhe ata deshmojne kunder vetes se jane mohues

    [131] Kjo eshte, ngase Zoti yt nuk e shkaterron asnje vend per shkak te zullumit te tyre pa paralajmerimin e banoreve te tyre

    [132] Cdokujt i perket pozita per ate qe ka punuar, se Zoti yt nuk eshte i pakujdesshem per veprat e tyre

    [133] Zoti yt eshte i pasur dhe i meshirshem. Nese don, ju zhduke dhe sjelle pas jush cka te doje, ashtu si ju ka krijuar nga pasardhesit e popujve te tjere

    [134] Ajoqe u eshte premtuar, me te vertete do t’ju arrije, e ju nuk mund t’i ikni asaj

    [135] Thuaj: “O populli im, punoni ne gjendjen tuaj, e une punoje (ne gjendjen time); e do ta dini se per kete do te jete fundi i mire. Me te vertete, zullumqaret nuk do te shpetojne

    [136] Ata (mohuesit) kane caktuar pjese nga te lashtat dhe kafshet shtepiake, te cilat i ka krijuar Ai (Zoti) dhe thone sipas hamendjes se tyre: “Kjo eshte per Perendine, e kjo eshte per putat tona”. Mirepo, ajo pjse qe eshte per putat e tyre, nuk arrin (nuk jepen) te Zoti, kurse ajo qe ata e kane caktuar per Perendine – ajo arrine (jipet) te putat e tyre. Sa gjykim te shemtuar bejne ata

    [137] Po ashtu, shume mohuesve ua kane hijeshuar – shoket e tyre, - vrasjen e femijeve te vet per t’i zhdukur ata dhe per t’ju perzi fene e tyre. E, sikur te donte Perendia, ata nuk do ta benin ate. Lerini ata dhe trillimet e tyre

    [138] Ata thone: “Keto shtaze shtepijake dhe keto e keto te lashta jane te ndaluara, nuk mund t’i haje askush, pervec kujt ia lejojme ne; e sipas hamendjes se tyre edhe disa kafshe shtepiake jane te ndaluara per ngarkim dhe disa shtaze qe kur i therrin nuk e permendin emrin e Perendise, duke e pergenjeshtruar Ate (Perendine). Ai do t’i ndeshkoje ata per genjeshtrat e trilluara

    [139] Dhe ata thane: “Ajo qe gjendet ne barkun e ketyre shtazeve shtepiake u perket vetem meshkujve tone, kurse per grate tona jane te ndaluara. E, nese lindin ato te ngordhura, ata te gjithe (burra e gra) jane pjesemarres ne te”. Perendia do t’i ndeshkoje ata per genjeshtra. Se Ai, me te vertete, eshte i Plotedijshem dhe i Gjithedijshem

    [140] Te humbur jane ata qe i kane mbytur femijet e tyre nga mendjelehtesia dhe padija dhe i kane ndaluar ato qe u ka dhuruar Perendia, duke pergenjeshtruar ndaj Perendise. Ata kane humbur dhe nuk qene ne rruge te drejte

    [141] Ai eshte qe ka krijuar kopshte, vereshta te larta dhe te shtruara, hurme dhe te lashta, me shije te ndryshme, ullinj e shega, te ngjashme (per nga forma), kurse te ndryshme (per nga shija). Hani frutet e tyre kurdo qe te japin, dhe jepni ate qe eshte detyre ne diten e mbledhjes se tyre. Por, mos e teproni, se Perendia nuk i do ata qe e teprojne

    [142] Ai eshte qe ka krijuar disa shtaze per ngarkim dhe per shtruarje, (shtrese e bere prej leshi apo lekures se tyre). Hani nga ato qe ua ka dhuruar Perendia dhe mos ndiqni gurmet e djallit. Ai eshte armiku juaj i hapet

    [143] Perendia ka krijuar tete cifte kafshesh: dy nga dhente (mashkull e femer) dhe dy nga dhite. Thuaj: “A i ka ndaluar Perendia dy meshkujt (dashin e sqapin) ose dy femerat ose ate qe mbajne ne bark dy femra?” Lajmeromeni Mua me dije te sakte, nese e thani te verteten

    [144] (Perendia ka krijuar) edhe dy deve dhe dy lope. Thuaj: “A i ka ndaluar Perendia dy meshkujt apo dy femerat ose ate qe e mbajne ne bark dy femerat?” Apo mos keni qene prezent ju kur Perendia i ka urdheruar per kete? E, kush eshte me zullumqar se ai qe shpif genjeshtra ndaj Perendise, per t’i shpene njerezit ne humbje nga padija? Me te vertete, Perendia, nuk e con ne rruge te drejte kombin zullumqare

    [145] Thuaj: “Une nuk gjej ne ate qe me eshte shpallur mua (ne Kur’an), se eshte e ndaluar ta haje njeriu ate qe do, gjithcka tjeter, pervec coftine, gjakut te derdhur, ose mishit te derrit, se ai eshte i ndyte; ose eshte mekat ajo qe eshte therre ne emer te tjeter kujt, e jo ne emer te Perendise. Por, per ate qe ngushtohet nga uria e madhe, nuk eshte mekat te haje ato qe i permendem, por pa u ngopur, vetem sa te zhduket uria. Se, Perendia, me te vertete, eshte Fales i madh dhe Perdellimtar

    [146] Na ua kei ndaluar Hebrenjve te gjitha shtazet qe kane thonj (kthetra), ndersa nga lopet e delet, per ta kemi ndaluar dhjamin e brendshem te tyre, me perjashtim te dhjamit te shpines, ose te atij dhjami qe eshte puqe me zorret, ose ate qe eshte perzier me eshtra. Me kete, Na i kemi ndeshkuar ata, per shkak te zullumit te tyre, se, Ne, padyshim, themi te verteten

    [147] Nese ata te pergenjeshtrojne ty, thuaju: “Zoti juaj eshte pronar i meshires se gjere, e ndeshkimi i Tij nuk pengohet nga populli mekatare”

    [148] Idhujtaret do te thone: “Sikur te donte Perendia, nuk do t’i benim shok Atij as ne as baballaret tane, dhe asgje te ndaluar nuk do te punonim”. Keshtu mohonin edhe ata para tyre, derisa e shijuan denimin tone. Thuaj: “A keni ju ndonje argument te na paraqitni? Ju mbeshteteni vetem ne hamendje dhe jeni vetem genjeshtare”

    [149] Thuaj: “Perendia ka argument te qarte dhe po te donte Ai, te gjitheve do t’ju udhezonte (me force) ne rruge te drejte!”

    [150] Thuaj: “Sillni deshmitaret tuaj te cilet deshmojne se Perendia e ka ndaluar kete!” E nese deshmojne (duke genjyer), ti mos deshmo me ta. Mos i ndiq deshirat e atyre, qe argumentet tona i konsiderojne genjeshtra dhe te cilet nuk besojne ne Diten e mbrame! E, ata i bejne krahasim dike tjeter Zotit te tyre

    [151] Thuaj: “Ejani t’ju lexoj ato qe ju ka ndaluar Perendia: Atij mos i beni shok; beju mire prinderve; mos vritni femijet tuaj per shkak te varferise, Na ju ushqejme ju dhe ata. Mos ju casni te keqijave, qofshin ato te hapeta apo te fshehta. Mos e vritni personin, vrasjen e te cilit e ka ndaluar Perendia, pervec kur e kerkon drejtesia (gjyqi). Keto ju porosit Ai, qe ta fisnikeroni mendjen

    [152] Dhe mos iu casni pasurise se bonjakut, perpos ne nje menyre te mire, dreisa ta mberrije pjekurine, kryeni drejt matjen dhe peshimin! Na nuk e ngarkojme aske pertej mundesise se tij. E, kur flisni, behuni te drejte, qofte edhe (kunder) te afermit tuaj. Plotesoni obligimet e Perendise. Keto jane porosite e Tij, per t’ju keshilluar

    [153] Dhe, qe, kjo eshte rruga ime e drejte; prandaj ndiqnie, e mos shkoni rrugeve tjera qe t’ju shmangin ato nga rruga e Tij. Kjo eshte ajo qe ju porosite Ai per t’u ruajtur nga te keqijat

    [154] Pastaj, ia kemi dhene Musait Librin, duke ia plotesuar dhuntine per ate te mire, duke i shpjeguar cdo gje, udherrefyes e meshires, per te besuar ata, ne takimin me Zotin e tyre

    [155] Ky Liber (Kur’ani) qe ua kemi shpallur, eshte i uruar, ndiqnie ate dhe druajuni kundershtimit, per te qene te meshiruar

    [156] (e kemi zbritur) per te mos thene: “Libri u eshte shpallur vetem dy grupeve apra nesh (Hebrenjve dhe te krishtereve) e nuk kemi mundur ta kuptojme (meqe nuk kemi pasur njohuri te meparshme per te)”

    [157] Ose per te mos thene: “Sikur Libri te na ishte shpallur neve, ne do t’i permbaheshim rruges se drejte me mire se ata”. Pra, ju ka ardhur nga Zoti juaj argument i qarte dhe udherrefyes dhe meshire; e kush eshte me zullumqar nga ai qe i pergenjeshtron argumentet e Perendise dhe largohet nga ato? Ne, do t’i ndeshkojme ata qe shmangen nga argumentet Tona, me denim te rende, per shkak se u larguan

    [158] A mos valle presin ata t’u vijne engjejt, ose te vije (urdheri) i Zotit tend (me denim) ose te vijne disa argumente te Zotit tend. Kur te vije ndonje argument i Zotit tend, atehere nuk do t’i beje dobi askujt besimi i tij, nese nuk ka besuar me pare, ose nuk ka bere ndonje te mire, ne besimin e tij. Thuaj: “Pritni ju, se edhe ne, me te vertete po presim!”

    [159] Me te vertete, ti s’ke asgje me ata qe e perndajne fene e tyre dhe shnderrohen ne grupe. Te Perendia eshte puna e tyre, e Ai do t’i informoje ata per ate qe kane punuar

    [160] Kush punon veper te mire, do te shperblehet dhjete fish. Kush punon veper te keqe, do te denohet vetem sipas mekatit, dhe atyre nuk do t’u behet kurrfare padrejtesie

    [161] Thuaj: “Mua, me te vertete, Zoti im, me ka udhezuar ne rruge te drejte, ne fene e vertete, fene e paster te Ibrahimit, i cili nuk ka qene adhurues i putavet”

    [162] Thuaj: “Me te vertete, namazi im, edhe adhurimi im, jeta ime, dhe vdekja ime, i perkasin vetem Perendise, Zotit te Gjithesise

    [163] Per, te s’ka shoq; dhe kjo me eshte urdheruar dhe une jam i pari musliman”

    [164] Thuaj: “A mos valle do te kerkoje une tjeter zot, pervec Allahut, kur Ai eshte Zot i te gjithave? Kushdo qe punon dicka, punon per vete, dhe askush nuk ngarkohet me barren e tjetrit. Pastaj do te ktheheni te Zoti juaj, dhe Ai do t’ju informoje per ate qe keni qene ne konflikt

    [165] Ai ben qe ta nderroni njeri-tjetrin ne Toke dhe Ai ju ngrite neper pozita disa nga ju mbi te tjeret, per t’ju provuar per ate qe ju ka dhene. Me te vertete, Zoti yt, eshte i shpejte ne denim, por me te vertete, eshte edhe fales e meshirues

    Al-A'raf (Vendet e larta)

    Surah 7

    [1] Elif Lam Mim Sad

    [2] Ky eshte Libri qe t’u ka derguar ty dhe le te mos behet kurrfare shtrengimi ne zemren tende per shkak te tij, qe me te t’i paralajmerosh dhe keshillosh besimtaret

    [3] Ndiqnie ate qe u eshte zbritur nga Zoti juaj, e mos ndiqni tjeter mbrojtes perpos Tij. Pak po i pranoni keshillat ju

    [4] Sa shume qytete kemi rrenuar Ne! e, denimi Yne ju erdhi naten ose diten kur ata pushonin

    [5] Dhe thirrja e tyre, kur ju erdhi denimi, qendronte vetem ne fjalet: “Na, me te vertete kemi qene zullumqare!”

    [6] Na, me te vertete, do te kerkojme llogari prej popujve qe u kemi derguar pejgambere; e gjithsesi, do t’i pyesim edhe pejgamberet

    [7] Dhe do t’jua praqesim atyre, te gjitha ato qe i dime, sepse, ne kemi qene prezent

    [8] Peshimi (i veprave), ate dite do te jete i drejte, atij qe i rendohet terezia me vepra te mira, do te jete i lumtur

    [9] kurse, atij qe i lehtesohet terezia me vepra te mira, ai do te humb veten, per shkak se i ka mohuar argumentet Tona

    [10] Na ju kemi vendosur ne toke dhe, ne te, ju kemi dhene cka ju nevojitet per gjalleri. – E sa pak falenderoheni

    [11] Na ju krijuam (baban tuaj Ademin), e pastaj ua dhame formen; e ju thame engjejve: “Peruljuni Ademit!” e te gjithe iu perulen pervec Iblisit. A nuk ishte nga ata qe perulet

    [12] (Perendia) tha: “Cka te pengoje ty qe nuk iu perule, kur te urdherova?” (Iblisi) tha: “Une jam me i mire se ai. Mua me krijove nga zjarri, kurse ate e krijove nga balta”

    [13] (Perendia) tha: “E atehere, dil prej andaj (xhennetit)! Ti nuk ke te drejte qe te krenohesh ne te; dil, me te vertete, ti je prej te urrejturve”

    [14] (Iblisi) tha: “Me jep afat deri ne diten kur ngjallen njerezit!”

    [15] (Perendia) tha: “Ti je nga ata qe u eshte dhene afati”

    [16] (Iblisi) tha: “Betohem se per ate qe me ke humbur, do t’ju ve pengesa atyre ne rrugen Tende te drejte

    [17] e do t’ju casem atyre edhe perpara edhe per mbrapa, edhe ne te djathte, edhe ne te majte, e Ti do te konstatosh se shumica prej tyre nuk jane falenderues!”

    [18] (Perendia) tha: “Dil prej andej (xhennetit) i qortuar dhe i poshteruar. Pa dyshim, me ty dhe me te gjithe ata qe shkojne pas teje, do ta mbushi xhehennemin!”

    [19] E ti o Adem! Bano ti dhe bashkeshortja jote ne xhennet dhe hani c’te deshironi, por mos iu afroni kesaj peme se beheni zullumqare!”

    [20] E, djalli iu pershperiti, per t’ju zbuluar pjeset e turpshme te mbuluara te trupit te tyre dhe (djalli) tha: “Zoti juaj ju ka ndaluar (afrimin e ketij druri) vetem per ate qe te mos beheni engjej ose mos te mbeteni perhere (ne xhennet)”

    [21] Dhe ai (djalli) iu betua atyre (duke thene): “Une jam per ju, me te vertete, keshilltar i sinqerte!”

    [22] Dhe i mashtroi me dinakerine e tij. Pasi qe e shijuan (frutin) e drurit, iu zbuluan vendet e turpshme atyre dhe nisen te mbulohen me gjethet e xhennetit. E, ata i thirri Zoti i tyre: “A nuk ju kam ndaluar ate? (frutin e drurit); dhe, a nuk ju kam thene: “Se, me te vertete, djalli eshte armiku juaj i hapet?”

    [23] Ata thane: “O Zoti yne! Na vetes i kemi bere dem; e nese Ti nuk na fale dhe nuk na meshiron, na do te jemi nga ata qe jane te humbur”

    [24] (Perendia) tha: “Zbritni! Ju, njeri-tjetrit jeni armik. Ne Toke do te banoni dhe do te jetoni deri ne nje kohe”

    [25] (Perendia) tha: “Ne te do te jetoni, ne te do te vdisni dhe prej saj do te dilni (ringjalleni)”

    [26] O bijte e Ademit, Na ju derguam rrobet qe t’jua mbulojne vendet e turpshme, si edhe rrobet luksoze; por, rrobet e virtyteve jane me te mirat. – Keto jane disa argumente te Perendise per t’i kujtuar ju (miresite e Perendise)

    [27] O bijte e Ademit, le te mos u mashtroje kurrsesi djalli, ashtu si i nxori prinderit tuaj nga xhenneti (meqe i mashtroi), duke u zhveshur rrobat per t’ju dukur vendet e turpshme te tyre. Ai (djalli) dhe ushtria e tij ju sheh, prej nga ju nuk i shihni ata. Na i kemi bere djajte ndihmes te atyre qe nuk besojne

    [28] E kur te punojne veper te shemtuar, thone: “Na i kemi gjetur prinderit tone ne to; por edhe Perendia na ka urdheruar me kete”. Thuaj: “Perendia nuk urdheron te punohen vepra te shemtuara! Perse flisni per Perendine ate qe nuk e dini?”

    [29] Thuaj: “Zoti im urdheron – drejtesi. Dhe drejtohuni vetem Atij, kurdo qe beni lutje, dhe lutjuni sinqerisht Atij, duke i bere perulje! Ashtu sic ju ka krijuar prej asgjeje, ashtu do t’ju ringjalle

    [30] Nje pjese i ka udhezuar ne rruge te drejte, kurse pjesa tjeter e ka merituar humbjen. Ata e kane bere djallin mik, perpos Perendise, dhe mendojne se jane ne rruge te drejte

    [31] O bijte e Ademit, vishuni pershtatshem kurdo qe te luteni! Dhe hani e pini, por mos e teproni; se Ai (Perendia) nuk i do ata qe e teprojne

    [32] Thuaj: “Kush i ka penguar stolite e Perendise, te cilat, Ai i ka krijuar per roberit e vet, dhe ushqimet e kendshme?” Thuaj: “Ato jane per besimtare ne kete bote (dhe per te tjeret); e, ne boten tjeter, vetem per besimtare. Qe, keshtu, Na ua shpjegojme argumentet njerezve qe dijne

    [33] Thuaj: “Zoti im i ka ndaluar vetem punet e keqia, - qofshin te hapta ose te fshehta dhe mekatet, shtypjen (dhunimin) pa te drejte, te bemurit shok Perendise, per te cilen nuk ka kurrfare argumenti, dhe ka ndaluar te flisni per Perendine ate qe nuk e dini

    [34] Cdo popull e ka fundin e vet, dhe kur t’i vije koha e fundit, nuk mund te shtyhet as te shpejtohet, kurrsesi

    [35] O bijte e Ademit, nese nga mesi juaj vijne pejgambere qe ju shpjegojne dispozitat e Mia, atehre, ata qe i frikesohen Perendise dhe punojne vepra te mira, nuk ka frike as pikellim per ata

    [36] Kurse ata qe i mohojne argumentet e Mia, dhe sillen me mendjemadhesi ndaj tyre, ata do te jene banore te zjarrit, ne te do te qendrojne pergjithmone

    [37] Kush eshte me zullumqare se ai qe trillon genjeshtra kunder Perendise ose qe mohon argumente te Tij? Atyre do t’u jepet e tere ajo qe eshte shenuar (ne Levhi Mahfudh). E, kur t’u vijne te derguarit Tone (engjejt), per t’ua marre shpirtin, do t’u thone (engjejt): “Ku jane ata, te cilet ju i adhuroni, pervec Perendise”. Ata thone: “Humben prej nesh”. Keshtu ata deshmojne kunder vetes, qe kane qene mohues

    [38] (Perendia) u thote: “Hyni ne zjarr me popujt – xhindet dhe njerezit – te cilet kane qene para jush. Dhe kurdo qe nje popull hyn ne zjarr, e mallkon shokun tjeter. E, kur te tubohen te gjthe ne te, atehere ai i fundit u thote atyre te pareve: “O Zoti yne, keta na kane sjelle ne humbje, epju denimin e dyfishte te zjarrit!” (Perendia) u thote: “Per cdonjerin (nga ju) ka denim te dyfishte, por ju nuk e dini”

    [39] U thone te paret atyre te fundit: “Ju nuk keni kurrfare perparesie mbi ne, prandaj shijoni denimin per ate qe keni punuar

    [40] me te vertete, ata qe argumentet Tona i konsiderojne genjeshtra e te cilet, jane sjelle me mendjemadhesi ndaj atyre, nuk do t’u hapen dyert e qiellit, as qe do te hyjne ne xhennet, derisa te mos kaloje devja neper bire te gjilperes. Keshtu Na i ndeshkojme mekataret

    [41] Per ta jane pergatitur shtreter zjarri, e mbi ta do te kete mbulesa zjarri. Keshtu Na i ndeshkojme zullumqaret

    [42] Ata qe besojne dhe punojne vepra te mira – Na nuk i ngarkojme me teper, vec sa kane mundesi – ata jane banore te xhennetit, ne te cilin do te qendrojne pergjithmone

    [43] Na, nga kraherori i tyre do te zhgulim cdo urrejtje; e nen ta do te rrjedhin lumenjte. Dhe ata thone: “Qofte lavderuar Perendia qe na udhezoi ne kete. Ne nuk do te ishim udhezuar sikur te mos na udhezonte Perendia. Me te vertete, te derguarit e Zotit tone, e kane sjelle te verteten”. Dhe ata do te therrasin: “Ky eshte xhenneti qe ju eshte dhene ne trashegim, per ate qe keni punuar”

    [44] Dhe banoret e xhennetit u thone banoreve te zjarrit: “Na e kemi gjetur te verteten, ate qe na eshte premtuar nga Zoti yne, e ju, a e keni gjetur te verteten, ate qe u ka premtuar Zoti juaj?” Ata thone: “Po!” e, atehere, nje lajmetar ne mes tyre therret: “Me te vertete, mallkimi i Perendise u takon zullumqareve”

    [45] te cilet i pengojne te tjeret nga rruga e Perendise dhe kerkojne ta shtremberojne, e nuk besojne ne jeten tjeter!”

    [46] Ne mes tyre eshte perdja (muri), e, ne maje te tij, jane njerezit, te cilet te gjithe i njohin sipas fizionomise. Dhe ata i therrasin banoret e xhennetit: “Kenaqesia qofte mbi ju!” Ata (njerezit nga muri, ende) s’kane hyre ne xhennet, por ate e deshirojne

    [47] E kur t’ju kthehet shikimi kah banoret e zjarrit, thone: “O Zoti yne, mos na bene (shoqeri) me zullumqaret!”

    [48] Ata qe gjenden ne mur, u therrasin disa njerezve, te cilet i njihnin sipas fizionomise duke ju thene: “Nuk ju ndihmoi as grumbullimi i pasurise suaj, as ajo qe u sollet me mendjemadhesi (ndaj te Vertetes)

    [49] A jane keta, per te cilet ju u betuat se nuk do t’i arrije meshira e Perendise? (Atyre, te cilet jane nencmuar, u thuhet): “Hyni ne xhennet! Per ju s’ka frike as pikellim!”

    [50] Banoret e zjarrit do t’u thone banoreve te xhennetit: “Derdhni pak uje ne ne, ose dicka nga ajo qe u ka dhuruar Perendia!” – Ata thone: “Me te vertete, Perendia keto i ka ndaluar per mohuesit

    [51] te cilet e kane marre fene loje dhe argetim, dhe te cilet, i ka mashtruar jeta e kesaj bote. Ne sot do t’i harrojme ata, ashtu sic e kane harruar ata takimin me kete Dite dhe per shkak se i kane mohuar argumentet Tona

    [52] Por, Ne u deguam atyre Librin, te cilin ua kemi shpjeguar gjeresisht, si udherrefyes dhe meshire per njerezit qe besojne

    [53] A mos valle ata presin realizimin konkret te tij? E, kur t’u vije ajo qe e presin (premtimi dhe qortimi), do te thone per ate qe e kane harruar me pare: “Pejgamberet e Zotit tone na kane sjelle te verteten! A ka ndonje ndermjetesues qe angazhohet per ne, ose te kthehemi (ne kete jete), qe te punojme ndryshe sec kemi punuar”. Me te vertete, ata e kane shkaterruar veten, e u zhduken edhe ato qe i trilluan

    [54] Me te vertete, Zoti juaj eshte Perendia, qe i ka krijuar qiejt dhe token per gjashte dite (periudha te caktuara kohe), e pastaj e mbisundoi gjithesine. Ai me erresiren e nates e mbulon diten, e cila e ndjek ate; e Dielli, Hena dhe yjet i perulen urdherit te Tij. Vetem ai krijon dhe sundon. I Lartesuar eshte Perendia, Zoti i gjithesise

    [55] Lutjuni Zotit tuaj perulshem dhe ngadale! Ai, me te vertete, nuk i do ata qe e kalojne kufirin

    [56] Dhe mos beni crregullime ne toke, kur ne te eshte vene rregulli, e Atij lutjuni duke iu friguar dhe shpresuar; se, me te vertete, meshira e Perendise eshte afer bamiresve

    [57] Ai i dergon ererat si lajme te gezuara para meshires se Tij; e kur ererat levizin rete e renda me shi, Na i cojme ato kah vendi i vdekur, e leshojme shi ne te dhe nxjerrim lloj-lloj frutash; po keshtu do t’i ngjallim te vdekurit, per te menduar ju

    [58] Toka e mire i jep frutet me lejen e Zotit te saj, e ajo toke qe eshte e lige jep vetem me mund. Qe keshtu, Na, ne menyre te ndryshme ua shpjegojme dokumentet Tona popullit mirenjohes

    [59] Na me te vertete, ua kemi derguar Nuhun popullit te tij, i cili u tha: “O populli im! Adhuronie Perendine, ju nuk keni zot tjeter pervec Tij! – Une frikesohem per ju nga denimi ne Diten e madhe!”

    [60] Paria e popullit te tij thane: “Na me te vertete, te shohim ty ne humbje te madhe”

    [61] Ai tha: “O populli im! Une nuk jam ne kurrfare humbje, por jam pejgamber nga ana e Zotit te gjithesise

    [62] ju sjell urdherat e Zotit tim dhe ju deshiroj cdo te mire, une di nga Perendia ate qe nuk e dini ju

    [63] A po cuditeni qe keshilla e Zotit tuaj, t’ju vije nga nje njeri i mesit tuaj, qe t’ju terheq verejtjen, te beheni besimtare dhe per t’ju meshiruar

    [64] E ata e konsideruan ate genjeshtar, andaj e shpetuam ate dhe ata qe ishin me te ne barke. Ndersa, i fundosem ata te cilet i konsideruan genjeshtra argumentet Tona. Ata kane qene popull i verber (injorant)

    [65] Ja derguam (popullit) Adit, vellaun e tyre – Hudin. Ai tha: “O populli im! Adhuronie Perendine, ju nuk keni zot tjeter pervec Tij. E, a nuk po i ruheni denimit?”

    [66] Paria e popullit te tij, te cilet nuk besonin thane: “Na, me te vertete, te konsiderojme ty mendjelehte dhe ne mendojme se je genjeshtar”

    [67] Ai tha: “O populli im! Une, me te vertete, nuk jam mendjelehte, por jam profet i Zotit te gjithesise”

    [68] Une ua sjell urdherat e Zotit tim dhe une jam keshilltar i sinqerte

    [69] A po cuditeni qe keshilla e Zotit tuaj, t’ju vije ng nje njeri i mesit tuaj, qe t’ju terheq verejtjen. Kujtonie qe Ai ju beri zevendes pas popullit te Nuhut dhe ju rriti me trup (dhe fuqi). Kujtonie dhuntite e Zotit per te qene te lumtur!”

    [70] Ata thane: “A mos na ke ardhur ti neve per ta adhuruar na vetem nje Perendi, e t’i leme ato qe i kane adhuruar prinderit tane? Na jep ate cka na premton, nese je i vertete!”

    [71] Ai tha: “Ne ju ka rene denimi dhe zemrimi i Zotit tuaj. A doni te polemizoni me mua per emrat (e putave tuaj), te cilet ua keni dhene ju dhe prinderit tuaj, e per te cilat, Perendia nuk u ka sjelle kurrfare argumentesh. Pra, pritni, se edhe une po pres me ju!”

    [72] Dhe Ne e shpetuam ate dhe ata qe ishin me te, me meshiren Tone. E, i shfarosem te gjithe ata, qe i pergenjeshtruan argumentet Tona dhe nuk besuan

    [73] Dhe (Na, ia derguam popullit) themudit – vellaun e tyre – Salihun. Ai tha: “O populli im! Adhuronie Perendine, ju nuk keni zot tjeter pervec Tij. Madje, me te vertete, ju ka ardhur argument nga Zoti juaj: kjo deve e Perendise per ju, eshte nje mrekulli. Lereni te kullose ne token e Perendise dhe mos i beni ndonje te keqe, se ju pret ndeshkimi i ashper

    [74] Dhe kujtohuni, ai juve ju beri zevendes pas Adit dhe ju vendosi ne Toke; ne rrafshinat e saj po ngritni pallate, e ne kodrina po gedhendni shtepia. Kujtoni te mirat e Perendise dhe mos beni crregullime ne faqe te Dheut!”

    [75] E, paria e popullit te tij, ata qe madheroheshin, u thane besimtareve, te cilet i konsideronin per te dobet: “A dini ju qe Salihu eshte i derguar nga Zoti i tij?” Ata thane: “Na, me te vertete, besojme ne te gjitha ato, qe i jane shpalle atij”

    [76] Ata qe madheroheshin thane: “Na nuk besojme ne ate qe besoni ju”

    [77] Dhe therren deven e nuk e perfillen urdherin e Perendise se tyre dhe thane: “O Salih, sillna ate qe na premton, nese je pejgambere!”

    [78] Dhe ata i goditi nje termet katastrofal e mbeten te vdekur ne shtepite e tyre

    [79] Ai (Salihu), u largua prej tyre dhe tha: “O populli im! Une ua kam sjelle urdherin e Zotit tim dhe ju kam keshilluar, por ju nuk i doni ata qe keshillojne”

    [80] Dhe kujtohuni, kur e derguam Lutin, i cili i tha popullit te vet: “Pse po beni aso mbrapshti, cfare askush nuk ka bere ne bote?”

    [81] Ju, me pasion (epsh) i caseni meshkujve ne vend te femrave. Ju, me te vertete, jeni popull qe e teproni me te keqia!”

    [82] E, pergjegjia e popullit te tij ishte: “Deboni ata nga vendbanimi jua! Ata jane njerez qe pastrohen shume”

    [83] E, Na e kemi shpetuar ate dhe familjen e tij, pervec gruas se tij. Ajo ishte nga ata qe humben. –

    [84] Dhe mbi ta leshuam shi – rrebesh (guresh), e shiko si perfunduan mekataret

    [85] Dhe Na (ia derguam) popullit te Medjenit, vellain e tyre – Shuajbin e ai tha: “O populli im! Adhuronie Perendine! Ju nuk keni zot tjeter pervec Tij. Madje, me te vertete, ju ka ardhur argument nga Zoti juaj: Plotesoni matjen dhe peshimin e mos iu cungoni njerezve sendet. Mos beni ngaterresa ne Toke, pasi ne te eshte vene rregull. Kjo eshte me mire per ju, nese jeni besimtare

    [86] Dhe mos rrini ne pusi ne cdo rruge, duke frikesuar dhe duke penguar nga rruga e Perendise ata qe besojne ne Te, duke kerkuar shtremberimin e saj! Dhe mendoni, kur ishit pak ne numer, e Ai ju shumoi. Shikoni si perfundojne ngaterrestaret

    [87] Nese, nje grup i juaj beson ne profetnine time, a nje grup tjeter nuk beson, duroni, derisa Perendia te gjykoje ne mes nesh, se Ai eshte gjykatesi me i mire!”

    [88] E paria e popullit te tij, ata qe madheroheshin thane: “O Shuajb, na, me te vertete, do te debojme ty dhe ata qe kane besuar me ty, nga vendbanimi yne, ose do te ktheheni ju ne fene tone”. (Shuajbi) tha: “A ngjane, edhe pasi ta urrejme ate

    [89] Na, me te vertete, do t’i benim Perendise genjeshter, nese kthehemi ne fene tuaj, pasi qe Perendia na shpetoi nga ajo. Na nuk mund te kthehemi ne te, perpos, nese don Perendia, Zoti yne. Zoti yne me dijenine e Tij i perfshine te gjitha. Na, te Perendia mbeshtetemi. O Zoti yne, gjyko Ti drejt ne mes nesh dhe popullit tone! Ti je gjykatesi me i mire”

    [90] E, paria e popullit te tij, ata qe nuk kane besuar, u thane (atyre qe kane besuar): “Nese shkoni pas Shuajbit, atehere, me siguri, do te jeni te humbur”

    [91] Dhe i goditi ata termeti katastrofal, e mbeten te vdekur ne shtepite e tyre, te shtangur

    [92] Ata qe e kane konsideruar Shuajbin genjeshtar – (u zhduken), thuajse nuk kane ekzistuar kurre; ata qe e kane konsideruar Shuajbin genjeshtar, u zhduken krejtesisht

    [93] E, Shuajbi u largua prej tyre dhe tha: “O populli im, une u kam sjelle urdherat e Zotit tim dhe ju kam keshilluar. E pse te hidherohem une per popullin mohues?!”

    [94] Na nuk kemi derguar asnje pejgamber – ne ndonje vendbanim, e qe te mos i kemi denuar banoret e tij, me skamje dhe semundje (per shkak te padegjueshmerise), per t’u perulur

    [95] Pastaj, ua shnderruam fatkeqesine me lumturi, e kur u shtuan dhe u madheshtuan, ata thane: “Edhe prinderit tone i paten goditur hidherimet e gezimet”. E atehere i denuam ata papritmas, e ata nuk e hetuan (ardhjen e denimit)

    [96] Sikur banoret e vendbanimeve te besonin dhe te ruheshin prej mekateve, Na do t’i vershonim me dhunti nga qielli dhe toka, por ata genjyen, prandaj, i denuam per ate qe vepruan

    [97] A jane te sigurte banoret e vendbanimeve, se nuk do t’i arrije denimi Yne, naten, - duke qene ata ne gjume

    [98] A jane te sigurte banoret e vendbanimeve, se nuk do t’i arrije denimi Yne, diten, - duke qene ne argetim

    [99] A jane te sigurte ata nga denimi i Perendise? Denimit te Perendise, nuk i frikesohen vetem ata qe jane te humbur

    [100] A nuk iu eshte e qarte atyre qe e trasheguan token e banoreve te meparshem te saj, se, nese Na deshirojme, - i denojme ata per mekatet e tyre dhe u veme vule ne zemrat e tyre, e ata nuk e ndiejne (nuk e pranojne)

    [101] Per ato vendbanime, Na t’i kemi treguar ty disa ngjarje te tyre. Me te vertete, u erdhen atyre pejgambere qe u sollen argumente te qarta, por ata nuk besuan ate qe me pare e konsideronin genjeshter. Keshtu, Perendia ua vulosi zemrat mohuesve

    [102] e Na, te shumica e tyre nuk kemi gjetur plotesim te cfaredo zotimi; por, ne te vertete, shumicen e tyre e kemi gjetur ngaterrestare

    [103] Pastaj derguam – pas tyre, Musain me argumentet Tona, te Faraoni dhe paria e tij. Ata i mohuan ato; pra, shiko si eshte perfundimi i ngaterrestareve

    [104] Dhe musai tha: “O Faraon, une me te vertete, jam i derguari i Zotit te gjithesise

    [105] Jam i obliguar qe per Perendine te them vetem te verteten. Madje, me te vertete, ju kam sjelle argumentin e qarte nga Zoti juaj; andaj, leshoi te vijne me mua bijte e Israelit!”

    [106] (Faraoni) tha: “Nese ke sjelle ndonje argument, tregoje, nese je nga ata qe e thone te verteten”

    [107] E, (Musai) e leshoi shkopin e vet, e ai u be gjarper i madh

    [108] dhe e nxori doren e tij – kur qe, per shikuesit drite e bardhe

    [109] Paria e popullit te Faraonit thane: “Ky, me te vertete, qenka magjistar i shkathet

    [110] i cili don t’ju deboje nga toka juaj, e cka propozoni ju

    [111] ta thane: “Mbani pak ate dhe vellain e tij dhe dergoni neper qytet qe te tubojne

    [112] e qe te sjellin ty cdo magjistar te shkathet”

    [113] Dhe erdhen magjistaret e Faraonit e thane: “A me te vertete, do te shperblehemi, nese fitojme?”

    [114] (Faraoni) tha: “Po, ju jeni nga me te afermit e mi”

    [115] (Magjistaret) thane: “O Musa! Ose hedhe ti, ose te behemi hedhesa na”

    [116] (Musai) tha: “Ju hedheni!” E kur e hedhen, i mahniten syte e njerezve, i frikesuan ata dhe shfaqen nje magji te madhe

    [117] E, Na, ia shpallem Musait: “Hedhe shkopin!” E, ai (shkopi) filloi t’i gelltise te gjitha ato qe i trilluan ata

    [118] Dhe, keshtu, doli ne shesh e verteta dhe deshtoi ajo qe vepruan ata

    [119] Ketu, ata u munden dhe u kthyen te poshteruar

    [120] e magjistaret rane ne sexhde (perulje)

    [121] (Magjistaret) thane: “Na besojme ne Zotin e gjithesise

    [122] Zotin e Musait dhe te Harunit”

    [123] Faraoni tha: “Ju e besuat para se t’ju lejoj une, kjo, me te vertete, eshte mashtrim qe e keni pergatitur ne qytet, per t’i debuar banoret e tij. Do ta shihni ju

    [124] Do t’ju kepuse duart dhe kembet terthorazi, e pastaj do t’ju vari te gjitheve

    [125] Ata thane: “Na, me te vertete, i kthehemi Zotit tone

    [126] Ti mund te na hakmerresh vetem qe i besuam argumentet e Zotit tone – posa na erdhen. O Zoti yne, na jep durim te madhe dhe bena te vdesim muslimane!”

    [127] Paria e popullit te Faraonit thane: “A mos valle do ta lesh Musain dhe popullin e tij qe te bejne ngaterresa ne toke, dhe qe te le ty dhe zotrat tu?” (Faraoni) u pergjegj: “Na do t’i mbysim djemte e tyre e do t’i leme gjalle grate (bijat) e tyre; e na, me te vertete, jemi sundues mbi ta”

    [128] Musai i tha popullit te vet: “Kerkoni ndihme nga Perendia dhe duroni, se, me te vertete, toka eshte e Perendise. Ai ia jep trashegim kujt te doje prej roberve te Tij. E, perfundim i bukur do te jete per ata qe i druajne Perendise”

    [129] (Populli i Musait) thane: “Na kemi qene te torturuar para se te vish ti dhe pas ardhjes tende”. (Musai) tha: “Zoti juaj do ta zhduke armikun tuaj, e juve do t’ju beje trashegimtare ne Toke, e t’ju vereje se si do te veproni”

    [130] Dhe na e kemi derrmuar popullin e Faraonit me thatesi, me vite te thata dhe mungese frutesh, per t’u keshilluar ata

    [131] Kur t’u vije ndonje e mire, ata thone: “Kete e kemi merituar, e kur t’i godase ndonje e keqe, per ate e fajsojne Musain dhe ata qe jane me te. Por jo! Fatkeqesia e tyre eshte prej Perendise (per veprat e tyre), e shumica e tyre nuk e dine

    [132] Dhe ata kane thene: “Cfaredo argumenti te na sjellesh ti, qe te na magjepsish me te, na nuk jemi besimtare tu”

    [133] Prandaj, Na atyre ua kemi sjelle vershimin, karkalecat, rriqerat, bretkosat dhe gjakun, - dokumente te qarta, por ata madheshtoheshin dhe ishin popull keqberes

    [134] E kur i godiste denimi, ata thonin: “O Musa, lutju Zotit tend per ne, ashtu si te ka premtuar; e nese na liron nga kjo vuajtje, na, me te vertete, do te besojme ty, dhe do t’i dergojme bijte e Israelit me ty”

    [135] Dhe pasi e liruam nga vuajtja – deri ne afatin e arritur, - ata, menjehere e shkelen premtimin

    [136] Andaj, Na i denuam ata dhe i fundosem ne det, ngase i pergenjeshtruan dokumentet Tona dhe ishin te pakujdesshem ndaj tyre

    [137] kurse popullit te shtypur (besimtareve te Israelit) ia dhame ne trashegim viset e tokave lindore dhe perendimore, te cilat i kemi bekuar, dhe u plotesua premtimi i bukur i Zotit tend ndaj Israeliteve, meqe duruan. Kurse, shkaterruam cdo gje qe beri Faraoni dhe populli i tij dhe ate qe ngriten ata

    [138] Na i kaluam bijte e Israelit pertej detit, ku hasen ne popull qe i luteshin putave te tyre; (Ata) thane: “O Musa, bena edhe neve nje zot, ashtu si kane ata zotera”. (Musai) tha: “Ju me te vertete, jeni populli injorant”

    [139] Keta, me te vertete jane te humbur dhe veprat qe i punojne jane te pavlefshme

    [140] (Musai) tha: “A mos valle do t’ju kerkoj une zot tjeer pervec Perendise, kur Ai ju ka lavderuar mbi te tjeret”

    [141] (Kujtohuni) kur Na ju shpetuam nga populli i Faraonit, i cili ju torturoi pa mase: femijet meshkuj i mbytnin, kurse femrat tuaja u linin gjalle. Kjo ka qene sprove e madhe per ju nga Zoti juaj

    [142] Na, ia caktuam Musait tridhjete nete (per adhurim) dhe ia plotesuam ato edhe me dhjete te tjera, dhe keshtu u plotesua koha e caktuar e Zotit te tij ne dyzet dite. E, Musai, i tha vellait te tij Harunit: “Me zevendeso te populli im dhe mbaj rregull, e mos ndiq rrugen e ngaterrestareve!”

    [143] Kur Musai erdhi ne kohen e caktuar Tonen dhe Zoti foli me te, (Musai) tha: “O Zoti im, diftomu qe te te shoh Ty!” (Zoti) tha: “Ti nuk mund te me shohesh, por shiko ne ate mal, e nese qetesohet ne vend te vet, ti do te me shohesh”. E kur erdhi ne shprehje fuqia e Zotit te tij – ne mal, e dermoi ate ne copa, e Musait i ra te fiket (i pakur). E, kur erdhi ne vete, tha: “Qofsh i lavderuar Ti, kthehem te Ti dhe une jam i pari i besimtareve!”

    [144] (Zoti) tha: “O Musa, Une te kam zgjedhur ty mbi te tjeret – me dergimet e Mia dhe bisedimin Tim. Merre ate qe ta kam dhene dhe behu nga mirenjohesit!”

    [145] Na ia kemi shkruar ne pllaka (Teurat) keshillen per cdo gje dhe shpjegimin per gjithcka (qe kane nevoje): “Merre kete, me seriozitet, dhe urdheroje popullin tend qe te pervetesoje ne menyren me te mire. Une do t’ju tregoje shtepine e mekatareve

    [146] Do t’i shmangi prej argumenteve te Mia, ata qe madheshtohen pa te drejte ne Toke. Nese shohin cfaredo dokumenti; nuk e besojne ate. Nese shohin rrugen e drejte, nuk e ndjekin ate, e nese shohin rrugen e gabuar, e marrin ate – rruge. Kjo eshte per shkak se ata i pergenjeshtruan dokumentet Tona dhe ishin te pakujdesshem ndaj tyre

    [147] E, ata qe pergenjeshtruan argumentet Tona dhe takimin ne boten tjeter, do t’u deshtojne veprat e tyre. Ata, nuk do te denohen ndryshe, vec ashtu si kane punuar

    [148] Populli i Musait – pas shkuarjes se tij – filluan ta adhurojne vicin e bere nga stolisjet e tyre te arit – vic per kah pamja dhe pallja. A nuk pane ata, se ai as nuk mund t’u fliste, as t’i udhezoje ne rruge te drejte. Ata moren kete vic per adhurim dhe u bene zullumqare

    [149] Dhe pasi u penduan shume, pastaj dhe pane se jane trullosur, ata thane: “Nese Zoti yne nuk na meshiron dhe nuk na fale, me te vertete, do te jemi te humbur!”

    [150] E, kur Musai u kthye te populli i tij, i zemeruar dhe i pikelluar, thirri: “Sa ne menyre te shemtuar jeni sjelle pas shkuarjes sime! A mos valle e keni shpejtuar urdherin e Zotit tuaj?” Dhe i hodhi pllakat (e Teuratit) e kapi vellain per koke, duke ia afruar vetes. (Haruni) i tha: “O djali nenes sime! Ky popull me te vertete, me konsideroi per te dobet dhe gati me mbyten. Dhe, mos me turpero para armiqeve dhe mos me numro ne mesin e zullumqareve”

    [151] (Musai) tha: “O Zoti im, falem mua dhe vellain tim dhe shpiena ne meshiren Tende! Ti je me meshiruesi i meshiruesve”

    [152] Me te vertete, ata qe moren vicin per zot te tyre, do t’i arrije denimi i Zotit dhe poshterimi edhe ne kete jete. Keshtu Na i ndeshkojme ata qe na pergenjeshtrojne

    [153] E, ata qe kane punuar vepra te keqija, e pastaj jane penduar dhe jane bere besimtare, me te vertete, Zoti yt, pas kesaj, eshte fales dhe meshirues

    [154] Dhe, kur Musait i kaloi zemrimi, i mori pllakat, ne te cilat ishte shenuar udhezimi per rrugen e drejte dhe meshira per ata qe i druajne Zotit te tyre

    [155] Dhe Musai zgjodhi nga populli i tij shtatedhjete njerez, per caktimin Tone. E, kur i goditi termeti, ai (Musai) tha: “O Zoti im! Sikur te doje Ti, do t’i zhdukje ata dhe mua qe me perpara. A do te na shkaterrosh, per ato vepra qe kane punuar budallenjte tane? Kjo eshte vetem sprove e Yte, me te cilen e shpie ne humbje kend te duash, kurse e udhezon ne rruge te drejte kend te duash. Ti je i dashuri yne, andaj fanla dhe meshirona! Ti je me i miri i meshiruesve

    [156] dhe caktona te mira neve ne kete bote dhe ne tjetren. Se, ne, me te vertete, te Ti kthehemi”. (Perendia) tha: “Une e godas me denimin Tim ke dua, e meshira Ime perfshine cdo gje; ua jap atyre qe ruhen nga mekatet dhe japin zeqatin dhe atyre qe u besojne argumenteve Tona”

    [157] ata qe ndjekin rrugen e Pejgamberit, lajmetarit te fese, i cili nuk di shkrim lexim (Muhammedi), te cilin ata e gjejne te shenuar ne Teurat dhe Inxhil, i urdheron ata te bejne vepra te mira dhe i ndalon nga te keqiat, ua lejon te mirat, e ua ndalon te keqiat dhe i liron nga barret e renda dhe veshtiresite qe i kane pasur. Prandaj, ata qe do te besojne ate (Muhammedin), qe do ta perkrahin dhe ndihmojne, e do te ndjekin driten qe i eshte shpallur atij – vetem ata jane te lumtur

    [158] Thuaj: “O njerez, une jam Pejgamber i Perendise per te gjithe ju, i Atij qe i perket pushteti mbi qiej dhe Toke. Vetem Ai eshte i vetmi Zot, jeta dhe vdekja jane vepra te Tij, - prandaj besoni ne Perendine dhe ne te Derguarin e Tij, lajmetarin e fese, i cili nuk di shkrim-lexim, i cili beson ne Perendine dhe fjalet e Tij; shkoni pas tij – per te qene ne rrugen e drejte!”

    [159] Ne popullin e Musait ka disa njerez qe udherrefim e kane te verteten dhe gjykojne drejte

    [160] Na e kemi ndare (popullin e Musait) ne dymbedhjete fise dhe ia kemi shpallur Musait – kur populli i tij kerkoi uje: “Bjeri me shkopin tend shkembit!” Dhe rodhen nga ai dymbedhjete burime. Cdo fis e dinte burimin e vet. Dhe, Ne, u kemi bere hije me re (per t’u freskuar) dhe u zbritem – men – (nje lloj ushqimi i embel) dhe zogj (si fellaza). “Hani ushqime te mira te cilat ju kemi dhene!” Ata nuk na demtuan Neve, por i bene dem vetvetes

    [161] (Kujtoju atyre) kur u eshte thene: “Vendosuni ne kete vendbanim dhe hani ne te si te doni dhe thuani: “Falna mekatet! Dhe hyni te perulur ne dere; e Na do t’u falim mekatet dhe do t’u shtojme bamiresve shperblimin”

    [162] e atehere, mekataret, nderruan fjalet me tjera qe nuk iu kane thene, dhe Na u derguam atyre deni nga qielli, sepse benin zullum

    [163] Pyeti ata per qytetin qe gjendej ne bregdet, kur ata e thyen dispoziten e se shtunes: ate dite u vinin peshqit me shumice, e diteve tjera qe nuk i kremtonin, nuk u vinin ata. Keshtu, Ne, ata i venim ne prove, sepse venin mekate

    [164] (Kujtoje) kur disa prej tyre thane: “Pse e keshilloni popullin, te cilin Perendia do ta zhduke ose do ta ndeshkoje me ndeshkim te ashper?” (Keshilltaret) u pergjegjen: “Per t’u arsyetuar para Zotit tuaj dhe per t’i ruajtur ata nga mekatet”

    [165] Dhe kur e harruan ate, per te cilen ishin keshilluar, Na i shpetuam ata qe te tjeret i pengonin nga te keqiat, kurse i ndeshkonim me ndeshkim te ashper ata qe benin zullum, per shkak te mekateve te tyre

    [166] Meqe ata e refuzuan me mendjemadhesi, ate qe u ishte ndaluar, Na ju thame: “Behuni majmune te urryer”

    [167] (Kujtoje) kur Zoti yt ka paralajmeruar se do te dergoje tek ata dikend, i cili do t’i mundoje, ne menyren me te keqe, deri ne Diten e Kijametit. Me te vertete, Zoti yt denon shpejt, por Ai, eshte edhe fales e meshirues

    [168] Dhe Na, i kemi shperndare ata ne Toke si popuj: Disa prej tyre jane te mire e disa jo. Na, i kemi vene ne sprove ata me gjera te mria dhe te keqia per (pendim) t’u kthyer

    [169] Pas tyre erdh gjenerata, e cila e trashegoi Librin (Teuratin), duke i marre gjerat e kalueshme (pavlefshme) te kesaj bote. Dhe thonin: “Do te na falet! E, nese prape u binte ne dore dicka e ngjashme, prape e merrnin. Valle, a nuk eshte marre nga ana e tyre premtimi solemn ne Liber (Teurat), qe per Perendine te thone vetem te verteten. E, ata, kane mesuar cka ka ne te (Liber): Bota tjeter (e perhershme) eshte me e mire per besimtaret, prandaj, valle a nuk e kuptoni kete

    [170] E, ata qe i permbahen dispozitave te Librit dhe qe e kryejne namazin, - Na, me te vertete, nuk do t’u humbim shperblimin te mireve

    [171] (Kujtoje) kur Na, ngritem malin mbi ta, - qe dukej si hije (re), - e ata besonin se do te binte mbi ta. (Na u thame atyre): “Merreni vendosmerisht ate qe ua dhame, dhe ta keni ndermend ate qe eshte ne te (ne tabelat e Teuratit), per t’u ruajtur nga te keqiat

    [172] (Kujtoje) kur Zoti yt – nga korrizi i bijve te Ademit nxori pasardhesit e tyre dhe ata i beri deshmitar (te vertetes) kunder vetes. (Iu tha atyre): “A nuk jam Une Zoti juaj?” Ata thane: “Po, me te vertete”. Na ju kemi bere deshmitar qe te mos thoni ne Diten e Kijametit: “Na per kete nuk kemi qene te informuar”

    [173] Ose qe te mos thoni: “Me te vertete, te paret tane i kane vene shok Perendise para nesh, e ne jemi gjenerate pas tyre. A mos vlle do te na shkaterrosh per ate cka kane punuar te degjeneruarit?”

    [174] Dhe, keshtu Na, hollesisht i shpjegojme argumentet, per t’u kthyer ata (nga imitimi i te pareve)

    [175] Tregoju atyre per njeriun, te cilit Na ia kemi dhene argumentet Tona, e i cili eshte zhveshur prej tyre, e djalli e ka bere per vete, dhe, ai eshte bere i humbur

    [176] Sikur te donim Ne, do ta ngritnim ate (ne shkallen e te mireve) me argumentet Tona, por ai iu kthye tokes (kesaj jete) dhe ndoqi epshin e vet. Shembulli tij eshte si shembulli i qenit: nese e ndjeke, ai e qet gjuhen, nese largohesh, ai, perseri e qet gjuhen. Ky eshte shembull i njerezve, qe i konsiderojne genjeshtra argumentet Tona. E, tregoju keto ngjarje, qe te mendojne ata

    [177] I shemtuar eshte shembulli i njerezve qe i konsiderojne genjeshtra argumentet Tona dhe i bejne vetvetes zullum

    [178] Ke e udhezon Perendia, ai eshte i udhezuar ne rrugen e drejte, e ke e humbe nga rruga e drejte, ai eshte i demtuar

    [179] Na kemi krijuar, me te vertete, shume xhind dhe njerez per xhehennem: ata kane zemra (mend) me te cilat nuk kuptojne, kane sy me te cilet nuk shohin, kane veshe me te cilet nuk degjojne. Ata jane si shtaze, madje, edhe me te zi. Ata jane te pakujdesshem

    [180] Perendise i perkasin emrat me te bukur, andaj thirreni Ate me to (dhe lutjuni), e shmangiuni atyre qe i shtremberojne emerat e Tij. Ata do te ndeshkohen ashtu si kane vepruar

    [181] E, ne mesin e tyre qe kemi krijuar, ka njerez qe i udhezojne te tjeret ne rrugen e drjete dhe gjykojne drejte

    [182] E, ata qe i mohojne argumentet Tona, Na, dalngadale, do t’i shpiem kah shkaterrimi, pa e kuptuar ata

    [183] dhe do t’u jape afat atyre. Me te vertete, denimi Im eshte i forte

    [184] A nuk mendojne ata se shoku i tyre (Muhammedi), nuk ka kurrfare marrezie ai eshte vetem paralajmerues i hapet

    [185] A nuk e shohin ata perendorine e qiejve dhe te Tokes dhe te gjithe ato qe i ka krijuar Perendia dhe se ju ka afruar fundi i tyre (mohuesve). Ne cfare fjale, pos Tij (Kur’anit), do te besojne

    [186] Kend e la Perendia ne humbje, askush nuk mund ta udhezoje ate ne rruge te drejte! Ai do t’i lere ata te bredhin ne humbje

    [187] Te pyesin ty kur do te ngjaje Dita e Kijametit. Thuaju: “Ate e di vetem Zoti im. Kohen kur do te ndodhe ajo do ta tregoje vetem Ai. (Tmerret e Dites se Kijametit) do te jane te renda per qiejte dhe Token, do t’u vije krejtesisht papritmas. Te pyesin, thuase ti di dicka per te. Thuaj: “Kete e di vetem Perendia; e shumica e njerezve nuk e kuptojne kete (te vertete)”

    [188] Thuaj: “Une nuk mund t’i sjell vetes as dobi as dem, pervec ate qe don Perendia. E sikur t’i dija fshehtesite, do t’i shumezoja te mirat dhe nuk do te me prekte asnje e keqe. Une jam vetem paralajmerues dhe sihariques per njerezit qe besojne”

    [189] Ai (Perendia) u krijoi ju prej nje njeriu dhe nga ai krijoi bashkeshorten e tij, qe te qetesohet me te. Dhe kur e mbuloi ate, ngarkuar me nje barre te lehte, kali me te. E kur ajo u rendua, ata te dy iu luten Perendise, Zotit te tyre: “Nese na dhuron pasardhes te shendoshe, na, me te vertete, do te behemi falenderues!”

    [190] E kur Ai, ua dhuroi pasardhesit e shendoshe, te dy gjinite trilluan pastaj shok per Te; per ate qe iu dha atyre. Por Perendia, eshte shume larg nga ato qe ia trilluan paganet Atij

    [191] A mos vlle ata ia trillojne per shok (Zotit) ate qe nuk mund te krijoje asgje, kurse ata jane te krijuar

    [192] As nuk mund t’u ndihmojne gje atyre, as t’i ndihmojne vetes

    [193] Nese i thirrni ata (mohuesit) ne rruge te drejte, nuk do t’u ndjekin ju: njesoj e keni – i thirret apo nuk i thirret

    [194] Atyre qe u luteni ju, pervec Perendise, jane rober si ju, prandaj thirrni ata qe t’u pergjigjen, nese thoni te verteten

    [195] A kane ata kembe te ecin me to, ose duar te kapin me to, a kane sy te shohin me ta, ose veshe te degjojne me ta? Thuaj: “Thirrni zoterat tuaj, e kunder meje trilloni cfaredo dredhie e mos zvarrisni

    [196] mbrojtesi im, me te vertete, eshte Perendia, qe e ka zbritur Librin dhe Ai kujdeset per te miret

    [197] E, ata qe i adhuroni, pervec Tij, nuk mund t’u ndihmojne as ju e as vetes

    [198] Dhe nese i thirrni ne rrugen e drejte, ata nuk degjojne; ti i sheh thuajse po te shikojne, por, ata nuk shohin

    [199] Behu i matur (ne sjellje ndaj tyre), urdhero vepra te mira dhe shmangu nga xhahilat (injorantet)

    [200] Nese djalli perpiqet te te shpie nga e keqja, kerko strehim te Perendia, se Ai, me te vertete, i degjon dhe i di te gjitha

    [201] Me te vertete, ata qe besojne – kur i gjen ndonje e keqe nga djalli, i kujtojne (urdherat e Perendise), e atehere e shohin rrugen e drejte

    [202] e vellezerit e tyre (te djallit) i shpien edhe me tej ne humbje dhe nuk shmangen nga ajo

    [203] E nese nuk iu sjell ndonje argument, ato thone: “Ah! Sikur ta trilloje ti vete!” Thuaj: (o Muhammed!): “Une shkoj vetem pas asaj qe ma ka shpallur Zoti im”. Keto jane argumente te qarta nga Zoti juaj, udherrefim dhe meshire per njerezit qe besojne

    [204] E kur te lexohet Kur’ani, ju degjonie dhe heshtni, per t’u meshiruar

    [205] Dhe ne vete permende Zotin tend, me perulje dhe droje – jo me ze te larte, ne mengjes dhe mbremje, dhe mos u ben i pakujdesshem

    [206] me te vertete, ata qe jane afer Zotit tend, nuk ngurojne ta adhurojne Ate; vetem Ate e lavderojne dhe vetem para Tij bien ne sexhde (me fytyre per toke)

    Plaçka e luftës (El-Enfal)

    Surah 8

    [1] Te pyesin ty (o Muhammed), per placken e luftes. Thuaj: “(Dispozitat) mbi plackat e luftes i perkasin Perendise dhe Pejgamberit”. Pranaj, druajuni Perendise dhe rregulloni merredheniet ne mes jush dhe behuni te degjueshem ndaj Perendise dhe Pejgamberit te Tij, nese jeni besimtare te vertete”

    [2] Besimtare te vertete jane vetem ata, zemrat e te cileve, kur te permendet Perendia, vergellojne (nga frika dhe perulja), e kur t’u lexohen argumentet e Tij, iu shtohet thellimi ne besim dhe vetem te Zoti i tyre mbeshteten

    [3] ata qe kryejne namazin dhe japin nga pjesa e asaj qe u kemi dhene Ne

    [4] Ata, padyshim, jane besimtare te vertete. Per ata ka pozita te Zoti i tyre, falje dhe dhunti fisnike

    [5] (Keto dispozita) jane po ashtu si atehere, kur te nxorri ty, Zoti yt, nga shhtepia jote, ne emer te se Vertetes. Me te vertete, kjo nje grupi prej besimtareve nuk u pelqeu

    [6] Ata polemizojne me ty per te Verteten, e cila madje u be e qarte, sikur t’i shpie ne vdekje, e ata vdekjen e shihnin haptazi

    [7] (Kujtoje) kur Perendia ju premtoi njeren prej dy grupeve, qe me et vertete, ajo te jete e juaja. E ju deshiruat qe ajo e paarmatosura te jete e juaja; e Perendia deshiron ta forcoje te verteten me fjale te Tij dhe mohuesve t’u zhduke rrenjet

    [8] per ta forcuar te Verteten (Islamizmin) dhe ta zhduke genjeshtren, edhe sikur madje ta urrenin mekataret

    [9] (Kujtoje) kur ju kerkuat ndihme nga Zoti jua, e Ai ju pergjegj: “Une do t’jundihmoj me njemije engjej, te cilet do te vijne njeri pas tjetrit”

    [10] Perendia e beri kete vetem sihariq, qe te qetesohen zemrat tuaja me te. E ndihma eshte vetem nga Perendia. Me te vertete, Perendia eshte i Plotefuqishem dhe i Gjithedijshem

    [11] (Kujtoje) kur (Zoti) beri qe ju te koteni ne gjume te lehte per qetesimin tuaj nga ana e Tij, e leshoi nga qielli – shi, per t’ju pastruar me te dhe per t’ju larguar shqetesimin e djallit, per t’i bashkuar zemrat tuaja me besim dhe t’ua forcoje kembet tuaja

    [12] (Kujtoje) kur i urdheroi Zoti yt engjejt: “Une jam me ju, andaj forconi ata qe besojne”. Une do t’u shtie frike ne zemra mohuesve, andaj rrihni ju ata ne qafe dhe ne te gjithe gishterinjte

    [13] Kjo eshte per shkak se ata e kundershtuan Perendine dhe Pejgamberin e Tij; e kush e kundershton Perendine dhe Pejgamberin e Tij, Perendia, me te vertete, eshte ndeshkues i ashper

    [14] Ky eshte ndeshkimi, shijonie ju (mohuesit) ate. Me siguri, per mohuesit ka denim zjarri

    [15] O besimtare, kur te ndesheni me mohues, e duke qene ata shume, mos ua ktheni shpinen

    [16] E kush ua kthen shpinen ate dite, pervec atij qe terhiqet me qellim qe te sulmoje perseri, ose per t’iu bashkangjitur nje grupi tjeter – ai kthehet me pezmin e Perendise dhe strehimi i tij eshte xhehennemi, e sa vend i shemtuar eshte ai

    [17] Ju nuk i keni mbytur ata, por i ka mbytur Perendia! E ti nuk ke hudhe kur ke hudhe, por Perendia ka hudhe (ajo ishte hudhje e mrekullueshme) qe nga Vetja besimtareve, t’u dhuroje dhurate te bukur. Perendia, me te vertete, i degjon te gjitha dhe di cdo gje

    [18] Keshtu eshte dhurata, se, Perendia i bene te dobeta dredhite e mohuesve

    [19] Nese ju (mohuesit) kerkuat fitoren; e qe pra, fitorja ju erdhi (kunder jush). Por nese terhiqeni (nga kundershtimi), kjo do te jete per ju shume me e dobishme. Nese ktheheni (ne lufte), edhe Na do te kthehemi (ne ndihme). Shoqeria juaj nuk do t’ju beje dobi asgje, sikur madje te jete e shumenumert. Sepse, Perendia, me te vertete, eshte me besimtaret

    [20] O besimtare! – bindjuni Perendise dhe Pejgamberit te Tij, mos u shmangeni nga Ai, se ju degjoni (Kur’anin)

    [21] e mos u beni si ata qe thone: “E kemi degjuar!” – por ata, (ne te vertete) nuk e kane degjuar

    [22] Krijesat me te keqia te Perendia jane ato qe jane shurdhe dhe memece, te cilet nuk duan te kuptojne

    [23] Sikur Perendia te dije ndonje te mire te tyre, Ai do t’u jepte te degjuarit; por, edhe sikur ta kene, ata do te shmangen dhe do te largohen nga besimi

    [24] O besimtare! Pergjigjuni Perendise dhe Pejgmberit kur t’ju therrase, meqe ju ngjalle juve; dhe ta dini se Perendia nderhyn ne mes njeriut dhe zemres se tij, dhe se tek Ai do te ktheheni

    [25] Ruajuni ngaterresave, te cilat nuk i godasin vetem ata qe bejne keq, dhe ta dini se Perendia denon ashper

    [26] Dhe kujtohuni kur ishit pak ne numer, ju konsideronin te dobet e druajshit se njerezit do t’ju perlajne ne Toke; e Ai me ndihmen e Tij ju strehoi dhe ju forcoi juve, e ju furnizoi me te mira, per t’iu falenderuar

    [27] O besimtare! Mos e tradhetoni Perendine dhe Pejgamberin, se e keqperdorni amanetin tuaj, e kete ju e dini

    [28] dinie se pasuria juaj dhe femijet tuaj jane vetem sprove, dhe se vetem te Perendia eshte shperblimi i madh

    [29] O besimtare! Nese i druani Perendise, Ai do t’ju jape aftesine e te gjykuarit (te beni dallimin ne mes te vertetes dhe te pavertetes), do t’ju mbulon mekatet tuaja dhe do t’ju fale. Perendia eshte bamires i madh

    [30] (Kujtoje) kur bene dredhi mohuesit kunder teje: per te te burgosur, mbytur ose debuar. Ata benin ngaterresa, por Perendia ua prapesonte dredhite e tyre, se Perendia, eshte shkaterruesi me i mire i dinakerive

    [31] Kur atyre u lexohen ajetet Tona, ata thone: “Na, madje kemi degjuar; po te duam ne, edhe na do te thonim dicka te ngjashme. Keto nuk jane kurrgje, perpos perralla te te pareve”

    [32] (Kujtoje) kur, ata thane: “Zoti yne, nese ky (Kur’ani) eshte e Vertete e zbritur prej Teje, lesho mbi ne gure si shiu nga qielli, ose dergona ndeshkimin e dhembshem!”

    [33] Perendia nuk i ndeshkon ata, derisa ti je ne mesin e tyre; dhe Perendia nuk i ndeshkon, nese ata kerkojne falje

    [34] C’kane ata, e (perse) te mos i denoje Perendia, sepse, ata e pengojne viziten ne Mesxhidil-haram (Qabe), edhe pse ata nuk jane padrone (kujdestare) te tij. Padrone te tij duhet te behen vetem ata qe i druajne Perendise, por shumica e tyre nuk e dine

    [35] Lutja e tyre ne Qabe qendron vetem ne fershellime dhe duartrokitje. Andaj priteni ndeshkimin, pasi qe jeni mohues

    [36] Me te vertete, mohuesit e ndajne (shpenzojne) pasurine e tyre, per t’i penguar njerezit nga rruga e Perendise. Ata do ta ndajne ate (pasuri), e pastaj do ta ankojne ate humbje, sepse, do te jene te mundur. E, ata qe nuk besojne, do te tubohen ne xhehennem

    [37] qe Perendia te vecoj te keqin nga i miri; te keqinjt i palon njerin mbi tjetrin, e te gjithe i grumbullon e i hudhe ne xhehennem. Keta, me te vertete, jane te humbur

    [38] Thuaju mohuesve: nese largohen (nga mohimi), do t’ju falet e kaluara, e nese kthehen (ne mohim), atehere dihet se si ka qene ligji i te pareve (se si jane ndeshkuar mohuesit dhe si jane ndihmuar besimtaret)

    [39] Dhe luftoni kunder tyre, derisa te zhduket idhujtaria dhe derisa te mbetet vetem feja e Perendise. E, nese frenohen prej mohimit, - Perendia i sheh punet e tyre

    [40] E, nese largohen nga feja, dinie se Perendia eshte miku juaj. Ai eshte mik i mrekullueshem dhe ndihmes i mrekullueshem

    [41] Dinie ju, se ckado qe te fitoni ne lufte, nje e pesta i takon Perendise, Pejgamberit dhe farefisit te tij, bonjakeve, te varferve dhe udhetarit (qe ka ngelur ne rruge), nese besoni ne Perendine dhe ne ate cka ia kemi shpallur robit Tone ne diten e fitores, ne diten kur u ndeshen dy taborret, - se Perendia, me te vertete, eshte i Plotefuqishem per cdo gje

    [42] (Kujtoje) kur ju ishit ne luginen e aferme, e ata ne luginen e larget, ndersa karavani perfundi jush. E, sikur t’i kishit premtuar njeri-tjetrit, nuk do t’ishit pajtuar per kohen e konfliktit, por Perendia e plotesoje ate ngjarje qe ish e caktuar: per t’u shkaterruar ai qe eshte i padrejte, - me dokumente te qarta, e te jetoje ai qe eshte i drejte – me dokumente te qarta. Se, Perendia, me te vertete, degjon te gjitha dhe di cdo gje

    [43] (Kujtoje) kur Perendia ne enderr te tregoi se ata (armiqet) jane pak, e sikur te tregonte qe ata jane shume, ju do te frikesoheshit dhe do te grindeshit per kete ceshtje, por Perendia ju shpetoi. Ai di se cka keni ne zemrat tuaja

    [44] (Kujtoje) – kur u ndeshet, e Ai ua deftoje ate ne syte e juaj pak, - e ju pakesoi juve ne syte e atyre, per ta zbatuar ate qe ishte e caktuar; - e te Perendia kthehen te gjitha punet

    [45] O besimtare, kur te ndesheni me ndonje cete (te armikut), behuni kembengules dhe permendi shume Perendine, per te qene te shpetuar

    [46] dhe peruljuni Perendise dhe Pejgamberit te Tij, dhe mos u grindni ne mes vete, se do te demoralizoheni e do t’ju le fuqia; dhe behuni te durueshem, se, Perendia, me te vertete, eshte me te durueshmit

    [47] Mos u beni si ata qe dolen nga shtepite e tyre me mendjemadhesi, e per sy e faqe te botes, - e i pengojne njerezit nga rruga e Perendise. Perendia, i perfshine te gjitha ato qe punojne ata

    [48] (Dhe kujtoje) kur djalli ua zbukuroi veprat atyre e u tha: “Nuk ka kush prej njerezve sot qe mund t’ju munde dhe une jam mbrojtesi juaj”. E, kur u ndeshen dy cetat, u zmbraps ai (djalli) kah thembrat e tij, dhe tha: “Une nuk kam asgje me ju, une shoh ate qe nuk e shihni ju, dhe une i frikesohem Perendise, sepse Perendia ndeshkon ashper

    [49] (Kujtoje) kur hipokritet dhe ata, ne zemrat e te cileve kishte semundje (dyshim), thoshin: “Keta i ka mashtruar feja e tyre!” Por, ai qe mbeshtetet ne Perendine, me te vertete, Perendia eshte i Plotefuqishem dhe i Gjithedijshem

    [50] E sikur t’i shihje ti se si ua merrnin shpirterat engjejt – mohuesve, duke i rrahur ne fytyre dhe shpine (para e pas) dhe duke (ju thene): “Shijonie denimin e zjarrit

    [51] Kjo eshte per ate, qe me duarte tuaja e keni pergatitur, sepse Perendia nuk i demton roberit e Vet pa te drejte!”

    [52] (Sjelljet e tyre) i ngjajne sjelljeve – te ithtareve te Faraonit dhe atyre qe kane qene para tyre. Ata i mohuan argumentet e Perendise, e Perendia i denoi per shkak te mekateve te tyre. Me te vertete, Perendia eshte i fuqishem dhe ashper denon

    [53] kjo eshte per arsye se Perendia nuk ia prishe popullit miresite qe ia ka dhuruar – per derisa ata te mos i prishin sjelljet e veta, - se Perendia, me te vertete, i degjon te gjitha dhe di cdo gje

    [54] (Sjelljet e tyre) i ngjajne sjelljeve te ithtareve te Faraonit dhe te atyre qe jetuan para tyre. Ata i pergenjeshtronin argumentet e Zotit te tyre, andaj, per shkak te mekateve te tyre, Na i kemi shkaterruar dhe fundosur ithtaret e Faraonit, - te gjithe ata kane qene zullumqare

    [55] Krijesat me te keqia te Perendia, jane ato qe mohojne, - ata nuk besojne

    [56] ata me te cilet ke lidhe marreveshje, e ata cdo here e prishin marreveshjen e vet, dhe nuk i druajne Perendise

    [57] Nese i ndesh ti ata ne lufte, shpartalloji ata qe jane pas tyre, per t’u keshilluar ata

    [58] Posa te verejsh qe ndonje fis e thei besen, edhe ti thyeja atij – ne te njejten menyre prishja marreveshjen – se, Perendia, me te vertete, nuk i don ata qe tradhetojne

    [59] Le te mos mendojne kursesi ata qe nuk besojne, se do t’i shpetojme (denimit te Zotit), sepse ata nuk mund ta dobesojne fuqine e Perendise

    [60] Kunder tyre pergatitni kuaj dhe force per lufte, sa te mundeni, me te cilen do t’i shtini friken armikut te Perendise dhe armikut tuaj, dhe te tjereve, pervec tyre. Ju nuk i njihni ata. Perendia i njeh ata. Ckado qe te shpenzoni ne rrugen e Perendise do t’ju kompensohet dhe nuk do t’ju behet padrejtesi

    [61] Nese ata tregojne prirje, per paqe, trego edhe ti prirje per te dhe mbeshtetu te Perendia! Se Ai, me te vertete, i degjon te gjitha dhe di cdo gje

    [62] E, nese deshirojne te te mashtrojne ty, - me te vertete, te mjafton Perendia; Ai te ka forcuar, me ndihmen e Tij dhe me besimtare

    [63] dhe, Ai, i bashkoi zemrat e tyre. Sikur ti te shpenzoje tere ate pasuri qe gjendet ne Toke, nuk do te mund t’i bashkoje zemrat e tyre, por Perendia i bashkoi ato, - Ai, me te vertete eshte i Plotefuqishem dhe i Gjithedijshem

    [64] O Pejgamber! Perendia te mjafton ty dhe besimtareve qe te pasojne

    [65] O Pejgamber! Inkurajoi besimtaret ne lufte. Nese ne mesin tuaj gjenden njezet te durueshem, do t’i mundin dyqind, e nese nga ju jane njeqind te durueshem, do t’i mundin njemije mohues, sepse, ata jane njerez qe nuk kuptojne

    [66] Tani, Perendia u ka lehtesuar juve; Ai di se jeni te lodhur: nese prej jush njeqind jane te durueshem do t’i mundin dyqind; e nese ju jeni njemije – me vullnetin e Perendise do t’i mundni dymije. Se, Perendia, eshte me te durueshmit

    [67] Asnje pejgamber s’ka te drejte te kete rob per vete, derisa te mos arrije fitore te plote ne Toke; ju i deshironi te mirat e kalueshme te kesaj bote, kurse Perendia deshiron boten tjeter. Perendia eshte i Plotefuqishem dhe i Gjithedijshem

    [68] Te mos ishte dispozita e meparshme e Perendise, do t’ju godiste mundimi i madh – per ate qe keni marre

    [69] Hani ushqimet qe keni zene (ne lufte), si gje te lejueshme dhe te bukur, dhe druajuni Perendise. – Se, Perendia, me te vertete, eshte fales dhe meshirues

    [70] O Pejgamber! Thuaju roberve qe gjenden ne duart tuaja: “Nese Perendia di se ne zemrat tuaja ka cfaredo te mire, do t’u jape ende me te mire nga ajo qe u eshte marre juve dhe do t’ju fale”. – Se, Perendia eshte fales dhe meshirues

    [71] E, nese ata duan te te tradhetojne ty, e ata – qysh me pare kane tradhetuar Perendine, dhe prandaj, Ai ty ta mundesoi fitoren ndaj tyre. Perendia eshte i Plotedijshem dhe i Gjithedijshem

    [72] Me te vertete, ata qe besojne dhe emigrojne, e qe luftojne me pasurine dhe jeten e tyre ne rrugen e Perendise, dhe ata qe u bejne strehim dhe u ndihmojne, jane miqe per njeri-tjetrin. Por, ata qe besojne e qe nuk kane emigruar, - nuk mund te behen ndihmetare e trashegimtare – derisa te mos emigrojne. E, nese ju luten qe t’u ndihmoni ne fe, jeni te obliguar t’u dilni ne ndihme, perpos me popullin me te cilin keni marreveshje (per mossulmim). E, Perendia e sheh mire ate qe veproni

    [73] E, mohuesit jane miq per njeri-tjetrin. Nese nuk veproni keshtu sic jeni urdheruar, do te behet ngaterrese dhe crregullim i madh ne Toke

    [74] Ata qe besojne dhe migrojne, e luftojne ne rrugen e Perendise, dhe ata qe u bejne strehim e u ndihmojne, - ata, padyshim, jane besimtare te vertete, - per ta ka falje dhe furnizim te mire

    [75] E, ata qe u bene besimtare me vone, - qe emigrojne dhe luftojne bashke me ju, - ata radhiten me ju, kurse ata (besimtare) qe jane ne lidhje farefisnore – sipas Librit te Perendise – jane me te afert per njeri-tjetrin. Me te vertete, Perendia eshte i dijshem per cdo gje

    Pendimi (Et-Teube)

    Surah 9

    [1] Qe ky eshte akti i nderprerjes se marreveshjes paqesore nga ana e Perendise dhe Pejgamberit te Tij me idhujtaret, qe keni pase bere lidhje me ta

    [2] “Udhetoni neper bote ju (idhujtare) edhe kater muaj, por ta dini se nuk do te mund t’i shpetoni Perendise (nga denimi), dhe Perendia do t’i poshteroje mohuesit”

    [3] dhe ja shpallja e Perendise dhe Pejgamberit te Tij – njerezve, - ne diten e haxhxhit te madh: “Perendia dhe Pejgamberi i tij shkepusin cdo obligim ndaj idhujtareve”. E, nese pendoheni (nga mashtrimi dhe mohimi), per ju eshte me mire; por, nese largoheni (nga pendimi), ta dini se nuk do te mund t’i shpetoni Perendise! Sihariqoji mohuesit me denim te dhembshem

    [4] perpos ata idhujtare, me te cilet keni lidhur marreveshje, e qe nuk ju kane prishur asgje nga marreveshja, dhe qe nuk kane ndihmuar aske kunder jush. Dhe, plotesojeni marreveshjen e tyre deri ne fund. Me te vertete, Perendia, i do ata qe ruhen prej mekateve

    [5] Kur te kalojne mujat e medhenj, atehere mbytni idhujtaret kudo qe t’i takoni, zeni rober, rrethoni dhe benju pusi kudo! E, nese pendohen e bejne namaz dhe japin zeqatin, atehere lini te qete. Se, Perendia, me te vertete, eshte fales dhe meshirues

    [6] Nese, ndonje nga idhujtaret kerkon mbrojtje nga ti, mbroje, derisa t’i degjoje fjalet e Perendise, e pastaj shpene ne vend te sigurt te tij. Kjo eshte per ate (shkak), meqe jane popull qe nuk dijne

    [7] Si mund te kene idhujtaret marreveshje me Perendine dhe Pejgamberin e Tij?! – Mirepo, me ata qe keni lidhur ju marreveshje te Mesxhidil-harami, derisa t’i permbahen ata marreveshjes – permbajuni edhe ju, sepse Perendia, i don ata qe ruhen prej mekateve

    [8] Si, (me pase marreveshje), nese ju mundin ata, nuk e respektojne as farefisnine as marreveshjen? Ata ju kenaqin me fjale, ndersa zemrat e tyre ju kundershtojne; shumica e tyre jane mekatare

    [9] Ata i kane nderruar argumentet e Perendise me ndonje vlere te vogel, dhe i pengojne njerezit nga rruga e Tij. Me te vertete, jane te shemtuara ato qe punojne ata

    [10] Ata nuk iu respektojne besimtareve – as farefisnine as marreveshjen, keta jane tejkaluesit e kufirit (ne te keqia)

    [11] E, nese ata pendohen, dhe falin namazin e japin zeqatin, (atehere) per nga besimi jane vellezer me ju. E, Na ua shpjegojme argumentet njerezve qe dine

    [12] E, nese ata e prishin betimin, pasi qe e kane lidhur marreveshjen, dhe e sulmojne fene tuaj, luftoni kunder udheheqesit te mohuesve, sepse, ata nuk kane as betim (as lidhje); kete e beni qe te frenohen ata (nga te keqiat)

    [13] Valle, a nuk do te luftoni kunder popullit qe e ka shkelur betimin dhe lidhjen dhe i cili eshte perpjekur ta deboje Pejgamberin, e ata se pari kane filluar (t’ju sulmojne)? Valle, a ju frikoheni atyre? Te druajturit Perendise eshte me vend, nese jeni besimtare

    [14] Luftoni kunder tyre! Perendia i denon ata me duart tuaja, dhe i poshteron, u ndihmon juve kunder tyre, dhe i sheron zemrat e populli besimtar

    [15] dhe e largon hidherimin nga zemrat e tyre. Perendia e pranon pendimin e atij qe do. Perendia eshte i Plotedijshem dhe i Gjithedijshem

    [16] Valle, a mendoni ju se do te braktiseni, e qe Perendia te mos i tregoje ata qe kane luftuar dhe te cilet nuk e kane bere asnje mik intim, perpos Perendise, Pejgamberit te Tij dhe besimtareve? – E, Perendia e di ate qe beni

    [17] Idhujtaret nuk jane te denje per mirembajtjen e tempujve te Perendise, meqe ata vete pranojne se jane mohues. Keta jane ata, veprat e te cileve jane te humbura. Dhe, ata perhere, do te mbeten ne sketerre

    [18] Tempujt e Perendise i mirembajne vetem ata qe besojne Perendine. Diten e Fundit, falin namazin, japin zeqatin dhe qe nuk i frikohen askujt, pervec Perendise. Keta jane ata, qe jane ne rrugen e drejte

    [19] Valle, a mendoni ju se furnizimi i haxhinjve dhe mirembajtja e Mesxhidi-haramit eshte e njejte me ata qe besojne ne Perendine, ne Diten e Kijametit dhe qe luftojne ne rrugen e Perendise? Nuk jane te brabarte ata – te Perendia. E, Perendia nuk i udhezon ne rruge te drejte zullumqaret

    [20] Ata qe besojne, e qe shperngulen dhe luftojne ne rrugen e Perendise – me pasurine e tyre dhe jeten e tyre, jane me larte per nga pozita – te Perendia, dhe keta jane ata, qe kane fituar

    [21] Ata do t’i sihariqoje Zoti i tyre me meshiren e Tij dhe kenaqesine, si dhe me kopshtie, ne te cilat ka dhunti te perhershme per ta

    [22] ne to do te qendrojne perhere e pergjithmone. Me te vertete, vetem te Perendia eshte shperblimi i madh

    [23] O besimtare! Mos e beni mik baban tuaj dhe vellezerit tuaj, nese ata me teper e duan mohimin se sa besimin. Kushdo prej jush qe i bene ata miq, eshte zullumqare

    [24] Thuaj: “Nese eterit tuaj, bijte tuaj, vellezerit tuaj, grate tuaja, farefisi juaj, pasuria jua, qe e kini fituar, tregtia – per te cilen keni frike se nuk do te shkoje mire dhe shtepite – ne te cilat e ndieni veten rehat, u jane me te dashura se sa Perendia, i Derguari i Tij dhe lufta ne rrugen e Tij, atehere pritni deri sa ta sjelle vendimin Perendia. E, Perendia, nuk don ta udhezoje ne rrugen e drejte popullin e korruptuar

    [25] Me te vertete, Perendia ju ka ndihmuar ne shume vende, si dhe ne diten e (luftes) se Huneinit kur ju entuziazmoi numri i madh i juaj, por ai numer nuk ju solli dobi, asgje, toka iu duke e ngushte, edhe pse eshte e gjere, prandaj u zmbrapset duke vrapuar

    [26] Pastaj, Perendia ia dergoi qetesine e Tij Pejgamberit te vet dhe besimtareve dhe e dergoi ushtrine, te cilen ju nuk e keni pare, e i denoi ata qe kane mohuar. Ky eshte ndeshkimi i mohuesve

    [27] E, pas kesaj, Perendia e pranon pendimin per ke te doje. Perendia eshte fales dhe meshirues

    [28] O besimtare! Me te vertete, idhujtaret jane te ndyte, dhe mos t’i afrohen Mesxhidil-haramit pas haxhxhit te ketij viti. E, nese i frikoheni varferise, ne dasht Perendia, ju bene te pasur dhe dhuntite e Veta. Se, Perendia, me te vertete, eshte i Plotedijshem dhe i Gjithedijshem

    [29] Luftoni kunder atyre qe nuk besojne ne Perendine, as Diten e Kijametit, qe nuk e marrin per te ndaluar ate qe e ka ndaluar Perendia dhe Pejgamberi i Tij, dhe qe nuk e pranojne fene e vertete, - atyre qe u eshte dhene Libri, derisa te mos japin xhizje (tatim) me doren e vet, te perulur

    [30] Hebrenjt thonin: “Uzejri eshte i biri i Perendise, te krishteret thonin: “Isai eshte i biri i Perendise. Keto jane fjalet e tyre, nga goja e tyre, i imitojne fjalet e mohuesve te meparshem. I vrafte Perendia! Si po shmangen (nga e verteta)

    [31] Ata, perpos Perendise kane konsideruar per zot dijetaret e tyre dhe murget e tyre dhe Isain – te birin e Merjemit, kurse u eshte urdheruar qe te adhurojne vetem nje Zot, - s’ka zot tjeter pervec Tij. Ai eshte shume larte nga ata te cilet i barazojne me Te

    [32] Ata deshirojne ta fikin driten e Perendise me gojen e tyre, kurse Perendia don vetem ta plotesoje driten e vet, e madje, edhe sikur ta urrejne mohuesit

    [33] Ai eshte qe ka derguar Pejgamberin e Tij me udherrefim (Kur’an) dhe fene e vertete, per ta lartesuar mbi te gjitha fete, e madje, edhe sikur ta urrejne idhujtaret

    [34] O besimtare! Me te vertete, shume prifterinj dhe murge hane pasurine e popullit – pa te drejte dhe zmbrapin njerezit nga rruga e Perendise. E, ata qe e grumbullojne arin dhe argjendin dhe nuk e shpenzojne ne rrugen e Perendise (si jane urdheruar), sihariqoji me denim te dhembshem

    [35] (qe do t’i godite), ne Diten kur do te digjen ne zjarrin e xhehennemit, e me te do te damkoset balli i tyre, anet (ijet) e tyre dhe shpina e tyre. (U thuhet atyre): “Kete e keni mbledhur per vete; andaj, shijoni ate qe e grumbulluat!”

    [36] Me te vertete, numri i muajve te Perendia eshte dymbedhjete, sipas Librit te Perendise, prej dites qe i ka krijuar qiejte dhe Token. Kater prej tyre jane te shenjte; ky eshte besim i drejte. E, ne keta, mos i beni vetes zullum! Por luftoni te gjithe kunder idhujtareve, ashtu si luftojne ata te gjithe kunder jush. Te dini, se Perendia eshte me ata qe ruhen nga mekatet

    [37] Me te vertete nderrimi i vendeve (te muajve te shenjte) vetem e rrite mohimin, me te cilin, mohuesit arrijne ne humbje: nje vit e proklamojne ate te lejueshem e vitin tjeter, te ndaluar (luftimin), per ta plotesuar numrin e muajve qe i ka ndaluar Perendia, dhe e lejojne ate qe e ka ndaluar Perendia. Atyre, iu jane dukur te bukura veprat e shemtuara te tyre. Por Perendia, nuk i udhezon ne rruge te drejte ata qe nuk besojne

    [38] O besimtare! Cka kini qe ngurroni, - thuajse jeni ngjitur per toke – kur ju thuhet: “Dilni ne lufte, ne rrugen e Perendise! A jeni te kenaqur me jeten e kesaj bote, ne vend te perhershmes (amshueshmes). E, kenaqesia e kesaj bote, ne krahasim me ate te botes tjeter – eshte shume e vogel

    [39] Nese nuk shkoni ne lufte, Ai (Perendia) do t’ju ndeshkoje me denim te dhembshem dhe do t’ju nderroje me nje popull tjeter, Atij ju nuk do te mund t’i beni dem asgje. Se Perendia eshte i Plotefuqishem per cdo gje

    [40] Nese ju nuk i ndihmoni atij (Pejgamberit), Perendia i ka ndihmuar, kur e debuan mohuesit ate vete te dytin, kur keta te dy ishin ne shpelle, e kur i tha shokut te vet: “Mos u merzit! Se, Perendia, me te vertete eshte me ne!” E, Perendia, e zbriti qetesine mbi shokun e tij, kurse ate e ndihmoi me ushtrine, te cilen ju nuk e keni pare. Dhe, beri qe fjala e mohuesve te jete e poshter, kurse fjala e Perendise te mbetet larte. Me te vertete, Perendia, eshte i Plotefuqishem dhe i Gjithedijshem

    [41] Dilni ne lufte te lehte e te rende (te gjithe pa dallim); dhe luftoni me pasurine tuaj dhe trupin tuaj ne rrugen e Perendise! Kjo eshte me mire per ju, nese dini

    [42] Sikur ajo te ishte nje gje e afert dhe udhetimi mesatar, ata do te pasonin ty. Por atyre iu duke rruge e larget. Dhe ata do te betohen ne Perendine: “Sikur te kishim mundur, me siguri do te dilnim bashke me ju”; dhe keshtu ata e shkaterrojne vetveten, e Perendia e di se ata jane genjeshtare

    [43] Te falte Perendia ty: qe u lejove atyre (te mungojne nga lufta); derisa te kuptosh, se kush te flet te verteten dhe derisa t’i njohesh genjeshtaret

    [44] Nga ti nuk do te kerkojne leje (te mungojne), per te luftuar me pasurine dhe trupin e tyre, ata qe besojne ne Perendine dhe Diten e Kijametit. E, Perendia i di mire ata qe ruhen nga mekatet

    [45] Nga ti do te kerkojne leje, vetem ata qe nuk besojne ne Perendine dhe Diten e Kijametit dhe zemrat e atyre qe dyshojne. Ata, luhaten ne dyshimin e vet

    [46] E, sikur ata te donin te shkonin (ne lufte), do ta pergatisnin pajisjen per te; por Perendia nuk e pelqeu shkuarjen e tyre ne lufte, e prandaj, i pengoi ata me dembeli. Dhe atyre u eshte thene: “Rrini me ata qe jane ulur (si pleq e te semure)!”

    [47] Sikur te kishin dale me ju, ata do t’u shtonin juve vetem te keqe dhe, ne mesin tuaj do te shtinin ngaterresa, duke ju deshiruar te keqen. E, ne mesin tuaj ka edhe pergjues te tyre. E Perendia i di zullumqaret

    [48] Ata edhe me pare perpiqeshin te te bejne ngaterresa dhe t’i pshtjellojne punet e tua, derisa erdhi e Verteta dhe u tregua e qarte feja e Perendise, e ata e urrenin kete

    [49] Disa prej tyre thone: “Me lejo (te mungoj ne lufte) dhe mos me co ne sprove!” Qe, ata, rane pikerisht ne sprove. Me te vertete, sketerra i perfshine mohuesit

    [50] Nese te gjen ty ndonje e mire, ata hidherohen, e nese te godet ndonje e keqe, ata thone: “Na, edhe me pare kemi qene te matur, dhe kthehen te te vetet me gezim

    [51] Thuaj: “Do te na godas vetem ajo qe na ka caktuar Perendia, Ai eshte Zoti yne dhe vetem te Perendia le te mbeshteten besimtaret!”

    [52] Thuaj: “A po pritni ju per ne – hic tjeter – pervec njeren prej dy te mirave? E, na po presim qe Perendia t’ju godet me denim nga ana e Tij ose me duart tona. Pra, pritni ju se edhe na me ju do te presim”

    [53] Thuaj: “Shpenzoni me endje apo dhune! Nga ju nuk do te pranohet kurrsesi. Ju, me te vertete jeni popull i korruptuar”

    [54] E, lemoshat e tyre nuk do te pranohen, ngase ata, nuk besojne ne Perendine dhe Pejgamberin e Tij dhe namazit i jane qasur vetem ne menyre te ngathet, dhe nuk shpenzojne (nga pasuria), vec se ne menyre perbuzese

    [55] Le te mos ngazelleje ty (o Muhammed!) pasuria e tyre, e as femijet e tyre! Se, Perendia deshiron t’i ndeshkoje me to ne kete jete dhe t’ju dale shpirti atyre duke qene mohues

    [56] Ata u betohen ne Perendine se jane ne fene tuaj, por ata nuk jane me ju (prej muslimaneve), por jane popull frigacak

    [57] Sikur ata te gjenin ndonje strehim, shpelle apo vend mbrojtjeje, do te niseshin atje me nxitim

    [58] Ke edhe te tille qe te qortojne per shkak te ndarjes se lemoshes. Nese u jepet ajo – jane te kenaqur, e nese nuk u jepet, pernjeheresh zemerohen

    [59] Sikur te kenaqeshin ata, me ate qe u ka dhene Perendia dhe Pejgamberi i Tij (do t’ishte me mire per ta), dhe te thonin: “Na mjafton neve Perendia; Perendia do te na jape nga miresite e Veta, dhe Pejgamberi i Tij. Na, me te vertete, vetem Perendine e deshirojme”

    [60] Lemosha u takon vetem te varferve, te gjoreve dhe atyre qe e mbledhin ate (rroge e nepunesit qe punon ne ate leme), dhe atyre qe duhet perfituar zemrat (ne islamizem); dhe per lirim nga skllaveria, dhe te ngarkuarve ne borxhe, dhe per rrugen e Perendise, dhe udhetarit te rastit. Keto jane dispozitat, e Perendise. Se, me te vertete, Perendia eshte i Plotedijshem dhe i Gjithedijshem

    [61] Ka asosh qe e shqetesojne Pejgamberin dhe thone: “Ai eshte vesh (degjon cdo gje qe i thuhet)”. Thuaj (o Muhammed): “Ai degjon ate qe eshte e mire per ju, beson ne Perendine dhe u beson besimtareve. Dhe ai eshte meshire per ata qe besojne”. E, ata qe e shqetesojne Profetin e Perendise, i pret ndeshkim i dhembshem

    [62] Ata ju betohen ne Perendine per t’ju kenaqur juve, por Perendia dh Pejgamberi i Tij, eshte me e drejte me i kenaq, nese jane besimtare

    [63] Valle, a nuk dijne ata, se ai qe i kundershton Perendise dhe Pejgamberit te Tij, i eshte pergatitur zjarri i xhehennemit, ne te cilin do te qendrojne perhere? Ky eshte poshterim i madh

    [64] Hipokritet druajne se do te shpallet ndonje sure, e cila do te larjmeroje se c’ka ne zemrat e tyre. Thuaj: “Talluni ju! Se, Perendia, me te vertete do ta nxjerre ate, ciles i druani ju”

    [65] E, nese i pyet ata (per kete tallje), do te pergjigjen: “Na vetem biseduam dhe u argetuam”. Thuaj: “A mos valle me Perendine, e versetet e Tij dhe Pejgamberin e Tij po talleni?”

    [66] Mos u arsyetohuni! Se, ju, mohuat fene, pasi qe patet besuar. Nese Ne e falim nje grup tuajin, do ta ndeshkojme grupin tjeter, ngase ishin mekatare

    [67] Hipokritet dhe hipokritet jane te ngjashem me njeri-tjetrin: kerkojne qe te behen vepra te keqia e pengojne te mirat dhe jane duarshtrenguar (koprrace). Ata kane harruar Perendine, por edhe Ai, i harron ata (i la pa dhurate, si te ishin te harruar). Me te vertete, hipokritet jane mekatare

    [68] Perendia u ka premtuar hipokriteve, hipokriteve dhe mohuesve – zjarrin e xhehennemit, ne te cilin do te qendrojne pergjithmone. Ai ju mjafton! Dhe Perendia i ka mallkuar ata. Per ta ka denim te vazhdueshem

    [69] (Ju jini) si ata para jush! Ata kane qene me te forte se ju, kane pasur me shume pasuri dhe femije. Ata jane kenaqurme veprat e veta (te kesaj bote), andaj edhe ju jeni kenaqur me vepren tuaj, ashtu sic jane kenaqur me vepren e vet ata para jush; edhe ju jeni dhene pas te keqiave, ashtu sic ishin dhene edhe ata. Ata jane, veprat e te cileve do t’u zhduken ne kete bote dhe ne tjetren; ata jane te shkaterruar

    [70] A nuk u erdh lajmi per ata qe ishin para tyre: per popullin e Nuhit, per popullin e Adit dhe Themudit, per popullin e Ibrahimit, per banoret e Medjenit dhe per ata qe jane denuar me shkaterrim. Pejgamberet e tyre – u sollen dokumente te qarta. Perendia nuk iu beri zullum, por ata vetvetes i bene zullum

    [71] Besimtaret dhe besimtaret jane miq per njeri-tjetrin: urdherojne qe te behen vepra te mira, e pengojne te keqiat, falin namazin, japin zeqatin, dhe i perulen Perendise dhe Pejgamberit te Tij. Keta jane ata qe do t’i meshiroje Perendia. Se, Perendia me te vertete, eshte i Plotefuqishem dhe i Gjithedijshem

    [72] Perendia u ka premtuar besimtareve dhe besimtareve – kopshte te xhennetit, neper te cilat rrjedhin lumenj, ne te cilat do te banojne perhere. Dhe (u ka premtuar) pallate te mrekullueshme ne xhennetin e Edenit. E, kenaqesia prej Perendise eshte shperblim me i madh. Kjo eshte lumturi e madhe

    [73] O Pejgamber! Lufto kunder mohuesve dhe hipokriteve, dhe behu i ashper ndaj tyre! Strehimi i tyre eshte sketerra, e ky eshte vendbanim i shemtuar

    [74] Hipokritet betohen ne Perendine se nuk kane folur. Por, ata, me te vertete, kane thene fjalen e mohimit dhe u zbuluan se jane mohues, pasi e paten pranuar haptazi islamizmin dhe synuan gjera te paarritshme. Ata i urrenin (muslimanet), vetem per shkak se Perendia dhe Pejgamberi i Tij i kishin bere te pavarur me te mirat e Tij. E, nese pendohen, do te jete me mire per ta. E, nese e kthejne shpinen, Perendia do t’i ndeshkoje me denim te rende ne kete jete dhe ne tjetren, dhe ata nuk do te kene ne Toke kurrfare mbrojtesi as ndihmesi

    [75] Ka nga ta qe jane obliguar te Perendia duke thene: “Nese Ai na jep nga dhuntite e Tij, me te vertete do te japim lemoshe dhe me te vertete, do te behemi njerez te mire!”

    [76] E, kur Ai u dha atyre nga dhuntite e Veta, ata – me to u bene koprrace dhe u kthyen – e ata edhe ashtu ishin te larguar (nga perulja Perendise)

    [77] Prandaj, Ai, ua percolli (kete sjellje) hipokrite ne zemrat e tyre deri ne diten kur do te dalin para Tij, sepse, e shkelen premtimin dhene Perendise. Ata e kishin zakon genjeshtren

    [78] Valle, a nuk e dine ata, se Perendia i di sekretet e tyre dhe bisedat e fshehta. Me te vertete, Perendia eshte Ai, qe i di te gjitha fshehtesite

    [79] Ata qe i qortojen besimtaret te cilet japin lemoshe me vullnet, edhe ata qe nuk jane ne gjendje, por megjithate japin, (qofte nga kafshata e vet), (hipokritet) tallen me ta. Por Perendia tallet me hipokritet, dhe per ta ka denim te dhembshem

    [80] U lute ti per ta ose nuk u lute, (njesoj eshte). Nee ti do te kerkosh falje per ta edhe shtatedhjete here, Perendia nuk do t’i fale. Kjo eshte per shkak se ata e mohuan Perendine dhe Pejgamberin e Tij. E, Perendia, nuk e udhezon ne rruge te mbare popullin ngaterrestare

    [81] U gesuan ata qe mbeten ne shtepite e tyre, kunder Profetit te Perendise – ishte e neveritshme per ta lufta ne rrugen e Perendise, - me pasurine dhe trupin e tyre, dhe ata thane: “Mos shkoni ne lufte, neper vape!” Thuaju: “Zjarri i xhehennemit eshte edhe me i nxehte!” (Sikur ta dinin ata)

    [82] Do te qeshin pak ata, e do te qajne shume; ky do te jete denimi per ate qe e kane merituar

    [83] Dhe nese te kthen Perendia (nga lufta ne Medine) te nje grup i hipokriteve, e, ata kerkojne leje nga ti, qe te shkojne me ty ne lufte, thuaju (o Muhammed): “Kurre nuk do te shkoni me mua ne lufte dhe kurre me mua nuk do teluftoni kunder armikut! Ju, ishit te kenaqur kur nuk erdhet heren e pare, prandaj rrini me ata qe ngelin pas (me grate dhe femijet)

    [84] Askujt prej hipokriteve kur te vdesin, mos ia fal xhenazen, as mos rri afer varrit te tij, sepse ata e kane mohuar Perendine dhe Pejgamberin e Tij dhe kane vdekur si ngaterrestare

    [85] Le te mos joshe (o Muhammed) pasuria e tyre dhe femijet e tyre! Se, Perendia, don vetem t’i ndeshkoje me to ata ne kete jete, e te vdesin duke qene mohues

    [86] E, kur t’ju shpallet nje sure (e t’ju thuhet atyre): “Besoni Perendine dhe luftoni se bashku me Pejgamberin e Tij!” pasaniket e tyre kerkuan leje dhe thane: “Na lini te rrime me ata qe nuk shkojne ne lufte!”

    [87] Kenaqen te jene me ata qe nuk shkojne ne lufte, zemrat e tyre jane te vulosura e ata nuk kuptojne

    [88] Por, Pejgamberi dhe ata qe besojne ne te, luftuan me pasurine e tyre dhe trupin e tyre. Per ta ka cdo te mire dhe ata jane te shpetuar

    [89] Perendia u ka pergatitur ketyre kopshtet e xhennetit, neper te cilet rrjedhin lumenjte, e ne te cilet do te banojne pergjithmone. Kjo eshte fitore e madhe

    [90] Erdhen disa beduine duke u arsyetuar per te kerkuar leje qe te mos shkojne (ne lufte). Dhe munguan ata qe e genjyen Perendine dhe Pejgamberin e Tij. E, prej atyre qe mohuan, me te vertete, do t’i godet denim i dhembshem

    [91] Nuk eshte mekat mos te shkojne ne ushtri – te dobetit (fizikisht), as te semuret, as ata qe nuk mund te sigurojne shpenzimet, nese jane te sinqerte ndaj Perendise dhe Pejgamberit te Tij. S’ka arsye t’u behet asnje verejtje bamiresve. Se, Perendia eshte fales dhe meshirues

    [92] (e nuk ka mekat) as per ata, te cilet vijne te ti per te kerkuar kafshe shalimi, e ti u thua: “Une nuk mund t’ju siguroje kafshe shalimi”; andaj ngase nuk munden te gjejne shpenzime (per lufte), ata kthehen e syte e tyre rrjedhin lote nga deshperimi qe nuk munden te gjejne mjete shpenzimi

    [93] e ka arsye t’u behet verejtje vetem atyre, te cilet kerkojne leje nga ti, duke qene te pasur. Ata, kenaqen te shoqerohen me ata qe nuk shkojne ne lufte. Perendia, ua ka vulosur zemrat e tyre, por ata nuk dijne

    [94] Kur te ktheheni ne mesin e tyre, ata do te arsyetohen te ju. Thuaju: “Mos u arsyetoni, sepse, na nuk ju besojme, meqe Perendia na ka lajmeruar per qellimet e juaja. Me siguri, Perendia dhe Pejgamberi i tij do t’i shohin veprat tuaja; pastaj ju do te ktheheni tek Ai, qe i di gjerat e padukshme dhe te dukshme, e do t’u lajmeroj per ate qe keni punuar

    [95] Ata betohen ne Perendine, kur te ktheheni ju te ata, qe te shmangeni prej tyre; pra, shmanguni prej tyre! Ata jane te ndyte dhe strehimi i tyre eshte sketerra. Ky eshte denimi per veprat e tyre

    [96] Ata u betohen juve, qe te jeni te kenaqur me ta. Nese ju do te jeni te kenaqur me ta, Perendia, me siguri, nuk eshte i kenaqur me popullin ngaterrestar

    [97] Beduinet jane mohuesit dhe hipokritet me te medhenj (se tjeret) dhe eshte e kuptueshme, qe nuk i njohin dispozitat qe ia ka shpallur Perendia – Pejgamberit te Tij. E, Perendia, eshte i Plotedijshem dhe i Gjithedijshem

    [98] Nder beduinet ka te atille, qe shpenzimin ne rruge te Perendise e konsiderojne si humbje, e presin qe t’u godet juve fatkeqesia. Le t’i godet ata vallja e fatkeqesise! E, Perendia, i degjon dhe i di te gjitha

    [99] E ka nga beduinet, qe besojne Perendine dhe Diten e Kijametit dhe ate qe e kane shpenzuar (ne rrugen e Perendise), e marrin per afrim te Perendia dhe meritimin e bekimit te Pejgamberit. E, me te vertete, ai shpenzim i tyre, eshte afrim i tyre (te Perendia). Perendia ata do t’i shpie ne meshiren e Vet. Se, Perendia, me te vertete, eshte fales dhe meshirues

    [100] Perendia eshte i kenaqur me muslimanet e pare, muhaxhiret dhe ensaret (ndihmetaret e Pejgamberit) dhe te gjithe ata qe i pasuan ne te mira, por edhe ata jane te kenaqur me Te; Perendia per ta ka pergatitur kopshte neper te cilat rrjedhin lumenj, ku ata do te jetojne vazhdimisht dhe pergjithmone. Kjo eshte fitore e madhe

    [101] Ka beduin ne mjedisin tuaj qe jane hipokrite, por ka edhe nder banoret e Medines, qe jane te shkathet ne hipokrizi. Ti nuk i di ata. Na i dime. Na do t’i denojme ata – dy here e pastaj, do te kthehen ne denimin e madh

    [102] Nderkaq, disa te tjere i pranojne mekatet e veta, sepse, i kane perzier veprat e mira me te keqijat. Ka gjase, qe Perendia, t’u pranoje pendimin e tyre. Me te vertete, Perendia eshte fales dhe meshirues

    [103] Merr nga pasuria e tyre lemoshe me te cilen do t’i pastroje ata dhe me te cilen do t’u rrisish veprat e mira. Lutu per ta. Me te vertete, lutja juaj eshte qetesim per ta. Dhe, Perendia, i degjon dhe i di te gjitha

    [104] A nuk e dine ata, se vetem Perendia pranon pendimin nga roberit e vet dhe pranon lemoshe, dhe se vetem Ai eshte pranues i pendimeve dhe meshirues

    [105] Dhe thuaj: “Punoni, Perendia, Pejgamberi i Tij dhe besimtaret do te shohin pune tuaj. Ju do te ktheheni tek Ai, qe i di gjerat e padukshme dhe te dukshme, e do t’u lajmeroje per ate qe keni punuar

    [106] E ka edhe te tjere, te cilet shpresojne urdherin e Perendise, - qe ose do t’i denoje ata, ose do t’ua pranoje pendimin – Dhe Perendia, eshte i Plotedijshem dhe i Gjithedijshem

    [107] (Nga hipokritet jane) edhe ata qe ndertuan nje xhami per t’i shkaktuar dem, per ta forcuar mohimin, dhe per te krijuar percarje ne mesin e besimtareve, duke iu sherbyer ajo si pusi, atyre qe qysh me pare luftonin kunder Perendise dhe Pejgamberit te Tij. Dhe ata betoheshin: “Na deshirojme vetem veper te mire”. E, Perendia, deshmon se ata, me te vertete, jane genjeshtare

    [108] Ti ne ate kurre mos bene namaz. E, xhamia – themelet e se ciles iu vune qe ne diten e pare, ne te miren e Perendise, me te vertete, meriton qe te besh namaz ne te. Ne te, jane njerezit, te cilet e duan pastertine. E, Perendia, i do ata qe pastrohen shume

    [109] Cili eshte me i mire, - ai qe themelet e godines se vet i vene ne rrugen e Perendise dhe kenaqesine e Tij, apo ai, qe, themelet e godines se tij i vene ne bregun e gerryer, e rrokulliset me te ne zjarrin e xhehennemit? – E, perendia, nuk don ta udhezoje ne rruge te drejte popullin zullumqare

    [110] Godinen qe ata e ndertuan eshte vazhdimisht nje dyshim ne zemrat e tyre, perderisa te mos u copetohen zemrat e tyre. Perendia eshte i Plotedijshem dhe i Gjithedijshem

    [111] Perendia, me te vertete, ka blere nga besimtaret e vet trupin dhe pasurine e tyre, per t’iu dhuruar xhennetin atyre. Ata luftojne ne rrugen e Perendise, vrasin dhe vriten. (Ky eshte) premtimi i tij i vertete ne Teurat, Inxhil dhe Kur’an. E kush eshte me i plote (me konsekuen) se Perendia ne premtim? Andaj, gezojuni kesaj shitjeje te juaj, qe e keni kontraktuar me Te, dhe kjo eshte fitore e madhe

    [112] (Keta jen ata) qe pendohen (per mekatet e tyre), qe e adhurojne (Perendine), dhe e falenderojne Ate, dhe agjerojne, dhe bejne ruqu dhe sexhde, (falin namazin), urdherojne me vepra te mira, e pengojne prej te keqiave dhe te cilet ruajne dispozitat e Perendise. E sihariqoj besimtaret

    [113] Nuk eshte per Pejgamberin dhe besimtaret, qe te kerkojne falje per idhujtaret, madje, qofshin edhe te aferm te tyre, pasi qe t’ju behet e qarte se ata jane banore te xhehennemit

    [114] E, kerkesa e Ibrahimit per faljen e babes se tij, ka qene vetem per shkak te premtimit qe ia kishte dhene ai (Ibrahimi) atij. Por, kur iu be e qarte se ai (babai i tij), eshte armik i Perendise, u terhoq prej tij. Me te vertete, Ibrahimi ishte lutes i madh dhe i bute

    [115] Perendia nuk e humbe nje popull pasi ta kete udhezuar ne rruge te drejte, perderisa te mos u tregoje se prej se duhet te ruhen. Me te vertete, Perendia, eshte i dijshem per cdo gje

    [116] Me te vertete, Perendise i takon pushteti i qiejve dhe i Tokes. Jeta dhe vdekja jane vepra te Tij. Dhe ju, pervec Perendise, nuk keni as mik as ndihmes

    [117] Perendia, me te vertete, pranoi pendimin e Pejgamberit, te muhaxhireve dhe te ensareve, te cilet shkaun pas atij ne castin e veshtire, pasi qe zemrat e disa prej tyre, per nje fije qene afer shmangies, pastaj Perendia pranoi pendimin e tyre. Se, Ai, me te vertete, eshte i bute dhe i meshirshem ndaj tyre

    [118] (Perendia pranoi pendimin) edhe te atyre treve qe paten munguar (ne ushtri), dhe kjo, prej atehere, kur toka – perkunder gjeresise se saj, atyre iu duke e ngushte, dhe ishte shtrengim per shpirterat e tyre, dhe qene te bindur se nuk ka strehim tjeter pervec Perendise, e pastaj Perendia i pergatiti ata per pendim, qe te pendohen. Me te vertete, Perendia pranon pendimin dhe eshte meshirues

    [119] O besimtare! Druajuni Perendise dhe behuni me ata qe jane te drejte

    [120] Banoret e Medines dhe beduinet qe jane rreth saj, nuk eshte e drejte te mungojne (nga ushtria) pas Pejgamberit te Perendise, as te kursejne jeten e tyre prej jete se tij, sepse ata qe jane ne rrugen e Perendise – nuk do t’i godas as etja, as lodhja, as uria, e as qe do te shkelin ne ndonje vend, qe do t’i zemroje mohuesit, as qe do t’i gjeje gje nga ana e armikut, e qe ajo te mos iu shkruhet atyre si veper e mire. Me te vertete, Perendia, bamiresve nuk do t’ua humbe shperblimin

    [121] dhe nuk do te japin kontribut as te vogel as te madh, as nuk do te kapercejne kurrfare lugine e qe ajo te mos u shenohet atyre. Le t’i shperblen Perendia, ata me mire se qe kane punuar

    [122] Nuk duhet te shkojne (ne ushtri) te gjithe besimtaret. E, pse te mos shkoje prej cdo grupi nga nje njesi, qe te mesohet ne besim dhe kur te kthehet tek ata te keshilloje popullin e vet qe t’i druajne Perendise

    [123] O besimtare! Luftoni kunder mohuesve, qe gjenden afer jush dhe le ta ndiejne ata ashpersine tuaj. Dhe, dinie se Perendia eshte me ata qe ruhen nga mekatet

    [124] E, kur te shpallet ndonje sure, disa prej tyre thone: “Kujt prej jush kjo do t’ia shtoje besimn?” Sa i perket besimtareve, atyre (kjo sure) ua shton besimin, dhe ata do te gezohen

    [125] e sa u perket atyre, zemrat e te cileve jane te semura (me hipokrizi), atyre ua shton mohimin ne mohimin qe kane dhe ata vdesin si mohues

    [126] Valle, a nuk shohin ata se cdo vit, nje here ose dy here vihen ne sprove, e megjithate, perseri, as nuk pendohen as nuk keshillohen

    [127] E, kur te shpallet ndonje sure (qe i qorton hipokritet), ata shikojne njeri-tjetrin (dhe thone): “A po ju sheh ndokush?” pastaj kthehen. Perendia i shmange zemrat e tyre, sepse ata jane popull qe nuk kuptojne

    [128] Nga gjiu juaj u erdhi nje pejgamber. Atij i vjen rende per mekatet qe beni ju, por ai perpiqet qe ju te shkoni rruges se drejte, dhe ndaj besimtareve eshte i bute dhe meshirues

    [129] E, nese ata zmbrapsen, thuaj: “Me mjafton mua Perendia, s’ka zot tjeter pervec Tij. Une mbeshtetem tek Ai, dhe Ai eshte Zot i gjithesise madheshtore (Arshit te Madh)!”

    Junusi (Junus)

    Surah 10

    [1] Elif Lam Ra. Keto jane versetet e Librit plot dijeni

    [2] Valle, pse cuditen njerezit qe Na ia shpallem njerit prej tyre (duke i thene): “Paralajmeroji njerezit dhe sihariqoji ata qe besojne; se, me te vertete, per ta ka shperblim te mrekullueshem te Zoti i tyre!” Mohuesit thane: “Ky, me te vertete, eshte magjistar i madh!”

    [3] Perendia, me te vertete, eshte Zoti juaj, i cili per gjashte dite (periudha te caktuara kohore) ka krijura qiejt dhe Token, u be sundues i tere gjithesise, duke drejtuar cdo gje. S’ka ndermjetes tek Ai, perpos me lejen e Tij. Ky eshte Perendia, Zoti juaj, andaj adhuronie Ate! A s’po mendoni ju

    [4] Tek Ai do te ktheheni te gjithe ju. Premtimi i Perendise eshte i vertete. Ai krijon prej fillimit (prej kurrgjeje), e pastaj e kthen ate ne jeten e perhershme, qe t’i shperbleje me te drejte – ata qe besojne dhe punojne vepra te mira. E, per ata qe nuk besojne, ka pije nga uji i vluar dhe denim te madh, per shkak se kane mohuar

    [5] (Ai, Diellin e beri burim te drites, kurse Henen e beri te shkelqeje, duke i caktuar fazat e saj, per te ditur numrin e viteve dhe njehsimin e kohes). Vetem Perendia i krijoi keto ne menyre te mrekullueshme. Ai ua shpjegon argumentet njerezve qe kuptojne

    [6] Me te vertete, ne nderrimin e nates dhe te dites dhe ne ate qe ka krijuar Perendia ne qiej dhe ne Toke, jane argumentet per ata qe besojne

    [7] Me te vertete, ata qe nuk shpresojne se do te takohen me Ne, dhe jane te kenaqur me jeten e kesaj bote, dhe jane qetesuar ne te (bote), dhe te cilet jane te pakujdesshem ndaj argumenteve Tona –

    [8] per ta, vendstrehim eshte zjarri, per ate qe kane punuar

    [9] Me te vertete, ata qe besojne dhe punojne vepra te mira, Zoti i tyre i udhezon ne rruge te drejte, ngase besojne; e rrjedhin lumenjte prane tyre ne kopshtet e kenaqesise

    [10] lutja e tyre ne to (kopshtije) eshte: “Qofsh i lavderuar o Zot!” e pershendetja e tyre ne te: “Selam” e lutja e tyre e fundit eshte: “Falenderojme Perendine, Zotin e gjithesise!”

    [11] Sikur Perendia, t’ua shpejtonte te keqen njerezve, ashtu sic e deshirojne ata shpejt te miren, ata me te vertete, do te zhdukeshin. E, Ne, megjithate, ata qe nuk shpresojne takimin Tone – i leme qe te bredhin andej e kendej ne humbjet e tyre

    [12] E, kur njeriun ta gjeje e keqja, atehere Na lutet: shtrire, ose ulur, ose ne kembe (ne cdo menyre). E, posa Na t’ia largojme te keqen atij, vazhdon – thuajse nuk Na eshte lutur per fatkeqesine qe e ka goditur. Keshtu plangesprishesve (batakqinjeve) iu zbukurohet ajo qe punojne

    [13] Na i kemi zhdukur madje – shume popuj para jush, perse kane bere zullum. Dhe pejgamberet e tyre, u kane sjelle atyre dokumente te qarta, por ata nuk kane besuar. Keshtu Na i denojme njerezit e keqinj

    [14] Pastaj u kemi bere juve pas tyre – zevendes ne Toke, per te pare se si do te veproni

    [15] E, kur t’ju lexohen ajetet Tona, te qarta, atehere thone ata, qe nuk shpresojne se do te dalin para Nesh: “Na sjell ti ndonje Kur’an tjeter ose nderroje ate!” Thuaj (o Muhammed): “Eshte e pamundur ta nderroj une ate – nga ana ime. Une shkoj vetem pas asaj qe me eshte shpalle. Une druaj – nese i kundershtoj Zotit tim – denimit te Dites se Madhe”

    [16] Thuaj: “Sikur te kishte dashur Perendia, une nuk do t’jua mesoja dhe as qe do te bente Ai qe ta mesoni ju ate. Une kam jetuar nje kohe (te gjate) ne mesin tuaj – para Pejgamberllekut, a nuk po mendoni?”

    [17] Kush eshte zullumqar me i madh se ai qe trillon genjeshtra per Perendine ose qe i pergenjeshtron ajetet e Tij?! Me te vertete, mekataret nuk kane shpetim

    [18] Ata adhurojne – pervec Perendise – ate qe as nuk u bene dem, as nuk u sjell dobi dhe thone: “Keta jane ndermjetesit tone te Perendia! Thuaj: “A mundeni ju t’i tregoni Perendise se ne qiej dhe ne Toke ekziston dicka qe nuk e di Ai?!” Qofte lavderuar Ai dhe larte qofte nga ajo qe i bejne shok Atij

    [19] Te gjithe njerezit kane qene vetem nje popull (te nje feje), e pastaj u kundershtuan (u percane). E, sikur te mos ishte thene me pare fjala nga Zoti yt (per shtyerjen e denimit), atehere do te gjykoheshin ne mes tyre, per ate qe nuk u pajtuan

    [20] Dhe ata thone: “Sikur t’i ishte zbritur atij ndonje mrekulli prej Zotit te tij?” Thuaj: “Me te vertete, te padukshmet i di vetem Perendia. E, pritni ju, se edhe une po pres me ju”

    [21] Kur Na, pas te keqes qe i goditi, u dhame njerezve te shijojne meshiren, ata perseri bene intriga me argumentet Tona! Thuaj: “Perendia eshte me i shpejte ne denimin e ngaterrestareve”. Me te vertete, te derguarit (engjejt) Tone shenojne intrigat tuaja

    [22] Ai ua mundeson te udhetoni neper toke dhe det. E, kur ju te gjendeni ne barke (anije) dhe ajo lundron me ju me eren e pershtatshme, e ata i gezohen kesaj, arrin nje stuhi dhe ata do t’i sulmojne valet nga te gjitha anet e mendojne ata qe do te shkaterrohen, (atehere) i luteni Perendise sinqerisht, duke i premtuar besimin: “Nese na shpeton nga kjo, na, me te vertete, do te jemi falenderues”

    [23] E kur Perendia i shpetoi ata; ata pernjehere pa kurrfare te drejte bene crregullime ne Toke. O njerez! Me te vertete, padrejtesia qe beni per t’u kenaqur ne jeten e kesaj bote, vetem juve ju demton. Ju do te ktheheni te Na dhe Ne pastaj do t’ju njoftojme per ate qe keni punuar

    [24] Me te vertete, jeta e kesaj bote i shembellen shiut qe Na e leshojme nga qielli, me te perzihen bimet e tokes, me te cilat ushqehen njerezit dhe shtazet. E, kur Toka te vishet dhe zbukurohet, dhe kur banoret e saj mendojne se ata jane zoterues te saj, (atehere) u vie urdheri Yne, naten ose diten, dhe Na e bejme ate si te kete qene e korrur, thuajse nuk kishte ekzistuar dje. Keshtu, Na ua shpjegojme argumentet, njerezve qe mendojne

    [25] Perendia i therret njerezit ne Shtepine e shpetimit (xhennetit) dhe Ai e udhezon ke te doje ne rrugen e drejte

    [26] Ata qe bejne mire, do te kene shperblim te mire, e edhe me teper! Fytyrat e tyre nuk do t’i mbuloje erresira as poshterimi. Ata do te jene banore te xhennetit, ne te cilin do te banojne perhere

    [27] E ata, qe kane bere vepra te keqia, kane denim gjegjes per ate te keqe dhe ata do t’i mbuloje poshterimi. Ata nuk do te kene askend qe t’i mbrojne nga denimi i Perendise. Fytyrat e tyre thuajse iu kane mbuluar me hije te erresires se nates. Keta do te jene banoret e zjarrit dhe ne to do te qendrojne pergjithmone

    [28] (Kujtoje) kur do t’i tubojme te gjithe ata qe i kane bere shok Perendise dhe t’u themi: “Rrini ne vendet tuaja ju dhe idhujte tuaj!” E, do t’i ndajme ata. Dhe idhujte e tyre do te thone: “Ju nuk na keni adhuruar neve

    [29] Mjafton Perendia te jete deshmitar ne mesh nesh dhe jush. Na, me te vertete, kemi qene te pakujdesshem ndaj adhurimit tuaj”

    [30] Aty (ate dite), cdokush do te paguhet per ate qe ka punuar me pare dhe do t’i kthehen Perendise, Zotit te tyre te vertete, e do te zhduken ato qe i kane trilluar ata (idhujte)

    [31] Thuaj: “Kush ju ushqen juve nga qielli dhe Toka? Ose, kush mund te krijoje te degjuarit dhe te pamurit? Dhe kush mund te nxjerre te gjallin nga i vdekuri dhe te vdekurin nga i gjalli? Dhe kush i drejton gjerat? Ata do te thone: “Perendia”. E ti (o Muhammed!) thuaj: “E, perse atehere nuk i ruheni atij?”

    [32] Ky eshte Perendia, Zoti juaj i vertete. E, cka keni pas se vertetes, perpos humbjes? E, ku shkoni ju atehere

    [33] Keshtu u sendertua (realizua) fjala e Zotit tend, te ata qe bene crregullime; se, me te vertete, ata nuk do te besojne

    [34] Thuaj: “A ka nder shoket tuaj (idhujtare qe i adhuroni ju) ndonje qe mund te krijoje prej kurrgjeje, e pastaj (pas vdekjes) perseri ta ktheje (ne jete)?” Thuaj: “Perendia krijon prej kurrgjeje, e pastaj e perserit ate (ne jeten e amshueshme)!” E, si shmangeni ju (nga besimi ne Perendine)

    [35] Thuaj: “A ka nder shoket tuaj (idhujtare qe i adhuroni ju) ndonje qe mund te udhezoje ne rruge te drejte?” Thuaj: “Vetem Perendia udhezon ne rruge te drejte! E pra, a eshte me e merituar te shkosh pas atij qe udhezon ne rruge te drejte, apo ai, i cili as veten nuk eshte ne rrugen e drejte, pervec, nese e shpie dikush ate? E, cka keni. Si po gjykoni ju ashtu?!”

    [36] Shumica veprojne vetem sipas hamendjes. Me te vertete hamendja nuk e ploteson te verteten. Perendia, pa dyshim di mire ate qe punojne ata

    [37] Kyr Kur’an nuk eshte i trilluar prej askujt, por vetem eshte shpallur prej Perendise, per te vertetuar shpalljet e meparshme, dhe te shpjegoje dispozitat; ne te s’ka dyshim (ka zbritur) nga Zoti i gjithesise

    [38] Ose ata thone: “Ai (Muhammedi) e ka trilluar ate (Kur’anin)”. Thuaj: “E pra, silleni ju nje sur te ngjashme dhe thirrni (ne ndihme) ke te doni, perpos Perendise, nese jeni te drejte”

    [39] Ata e mohojne ate (Kur’anin) pa e kuptuar me themel cka ka ne te e pa i ardhur akoma as shpjegimi i tij; po keshtu, kane mohuar edhe ata para tyre; e shiko, si kane perfunduar zullumqaret

    [40] Disa prej tyre besojne ne te, e disa nuk besojne ne te (Kur’an). E, Zoti yt me se miri i njeh ngaterrestaret

    [41] Nese ata te pergenjeshtrojne ty, thuaju: “Per mua jane veprat e mia, e per ju – veprat tuaja, ju jeni larg prej veprave qe punoj une, e une jam larg prej veprave qe punoni ju

    [42] Ka prej tyre, qe te pergjojne. Por, a mund te besh ti, qe te degjojne te shurdhetit, te cilet skane as mend

    [43] Ka prej tyre, qe te shikojne ty. E, mos valle ti do t’i udhezosh ne rruge te drejte te verbetit, te cilet nuk shohin hollesisht (me mend)

    [44] Me te vertete, Perendia nuk u bene kurrfare te keqe njerezve, por njerezit i bejne keq vetvetes

    [45] E, ate dite kur do t’i tubojme Na ata, do t’u duket atyre se vetem nje moment te shkurter te dites kane bredhur ne Toke, aq sa per ta njohur njeri-tjetrin. Madje, jane te humbur, ata qe kane pergenjeshtruar takimin me Perendine, e nuk ishin ne rruge te drejte

    [46] Qofte qe te tregojme Na ty, dicka nga ajo qe u kemi premtuar atyre ose ta marrim shpirtin Na ty, te Na do te kthehen ata, e Perendia eshte deshmitar per qe punojne ata

    [47] Cdo popull ka pasur pejgamber. Dhe kur atyre t’u vie pejgamberi, do te gjykohet mes tyre me te drejte, dhe nuk do t’u behet zullum

    [48] Ata thone: “Kur do te plotesohet ky premtim, nese thoni te verteten?”

    [49] Thuaj: “Une nuk jam ne gjendje t’i bej vetes as dem as dobi, pervec asaj qe deshiron Perendia. Cdo popull ka afatin e vet; kur t’i vije ai, nuk mund ta shtyejne (ata), per asnje cast, e as ta shpejtojne

    [50] Thuaj: “Cka mendoni ju, nese ju vie denimi i Tij naten apo diten, pse e nxitojne ate (denimin) mekataret?”

    [51] A mos valle, vetem atehere kur te ndodhe – besoni ne te? A, tash po besoni, e madje me pare e nxitonit denimin

    [52] E pastaj, u thuhet zullumqareve: “Shijoni denimin e perhershem! Dhe, nuk denoheni ndryshe, pervec ashtu si keni punuar”

    [53] Ata kerkojne shpjegim prej teje: “A eshte e vertete ajo?” Thuaj: “Po pasha Zotin tim, ajo padyshim eshte e vertete, e ju nuk do te mund t’i shmangeni!”

    [54] Kur cdonjeri qe ka bere zullum, sikur te kishte ai tere pasurine e botes, ai do te jepte krejt ate, per te shpetuar (nga denimi). Ata do te fshehin pendimin kur te shohin denimin, e do te gjykohen mes tyre me te drejte dhe nuk do t’u behet padrejtesi

    [55] A! me te vertete, te Perendise jane te gjitha qe gjenden ne qiej dhe ne Toke. A! me te vertete, premtimi i Perendise eshte i vertete, por shumica e njerezve nuk e dijne

    [56] Ai jep gjalleri dhe vdekje dhe tek Ai do te ktheheni

    [57] O njerez, ju ka ardhur madje keshilla (Kur’ani) nga Zoti juaj, ilac per zemrat tuaja, udhezim dhe meshire per besimtaret

    [58] Thuaj: “Me dhuntine e Perendise dhe meshiren e Tij – vetem me keto le te gezohen! Kjo eshte me mire se ajo qe grumbullojne ata”

    [59] Thuaj: “Cka mendoni ju per ushqimin, qe ua ka zbritur Perendia, e ju prej tij keni bere dicka te ndaluar e dicka te lejuar?” Thuaj: “A ju ka lejuar Perendia ate, apo po ia shpifni Perendise?”

    [60] Cka mendojne ata qe shpifin genjeshtra per Perendine, - ne Diten e Kijametit? Me te vertete, Perendia eshte bamires i madh i njerezve, por, pjesa dermuese nuk e falenderojne Ate

    [61] Ti nuk do te besh asgje, as nuk do te lexosh asgje nga Kur’ani, as nuk do te punoni kurrfare pune, e qe Ne mos te jemi deshmitar, kur ju te thelloheni ne te. Nuk do te humbe nga Zoti yt as sa nje thermi peshe, ne Toke as ne qiell, as me pak nga ajo as me shume, e qe te mos jete e shenuar ne Librin e qarte

    [62] A! Me te vetete, pe te dashurit e Perendise nuk ka frike as pikellim

    [63] per ata qe besojne dhe qe i druajne Perendise

    [64] per ta ka sihariq ne kete jete dhe ne tjetren. S’ka ndryshim ne fjalet e Perendise. Kjo eshte fitore e madhe

    [65] Mos te pikelloj ty fjala e tyre. E, gjithe fuqia i perket Perendise! Ai degjon dhe di cdo gje

    [66] A! Me te vertete, Perendise i perket pushteti i cdo gjeje qe gjendet ne qiej dhe ne Toke. E, ata qe, pos Perendise, adhurojne idhujte, shkojne vetem pas hamendjeve dhe vetem genjejne

    [67] Ai (Perendia) ua krijoi naten per te pushuar ne te, kurse diten per te pare. Me te vertete, ne kete ka argumente per njerezit qe degjojne

    [68] Kane thene: “Perendia ka djale”. I lavderuar eshte Ai. Ai eshte i paster, s’ka nevoje per asgje. Te Atij jane te gjitha – c’gjendet ne qiej dhe ne Toke. Ju nuk keni asnje argument per kete. A thoni ju per Perendine, ate qe nuk e dini

    [69] Thuaj: “Me te vertete, ata qe shpifin genjeshtra per Perendine nuk do te shpetojne”

    [70] (Do te keni) kenaqesi te shkurter ne kete bote, e pastaj do te kthehen te Ne, dhe Ne, do t’u japim te shijojne denimin e ashper per shkak se kane mohuar

    [71] Tregoju historine e Nuhut! Kur ai popullit te vet i tha: “O populli im, nese u eshte i rende qendrimi im ne mesin tuaj, dhe keshillat e mia me dokumente te Perendise, e une jam mbeshtetur vetem te Perendia, - atehere, bashke me shoket (idhujt) tuaj, vendosni per mua, dhe vendimi juaj le te mos fshihet, e pra, zbatoni ne mua; e mos pritni

    [72] E, nese ktheheni (nuk i degjoni keshillat), une prej jush nuk kerkoj kurrfare shperblimi. Shperblimi im eshte vetem te Perendia. Mua me eshte urdheruar te jem ne anen e muslimaneve”

    [73] Por, ata, e quajten genjeshtar, kurse Ne e shpetuam ate dhe te gjithe ata qe ishin ne anije me te. Dhe i beme ata zevendes (te atyre qe u zhduken) kurse, i fundosem ata qe pergenjeshtruan dokumentet Tona. Shikoje se si ishte perfundimi i atyre qe ishin paralajmeruar

    [74] Pastaj, pas tij – u derguam pejgambere popujve te tyre e ata u sollen argumente atyre, por nuk deshen te besojne ate qe e kishin pergenjeshtruar me pare. Keshtu, Ne, ua vulosim zemrat atyre, qe kalojne kufirin

    [75] Pastaj, pas tyre, iu derguam Musain dhe Harunin – Faraonit dhe parise se tij – me mrekullite Tona, por ata u sollen me mendjemadhesi (nuk besuan), meqe ishin popull mekatare

    [76] kur u erdhi e Verteta prej Nesh, ata thane: “Kjo, me te vertete, eshte magji e qarte!”

    [77] Musai tha: “A mos valle, per te Verteten thuani (se eshte magji), pasi qe ju ka ardhur juve? A kjo eshte, magji? E, magjistaret nuk shpetojne!”

    [78] E, ata thane: “A mos ke ardhur ti te na kthesh neve nga ajo, ne te cilen i kemi gjetur eterit tone, e ju te dyve t’u takoje pushteti ne Toke? E, nuk duam t’u besojme ju dyve!”

    [79] Faraoni tha: “M’i sillni te gjithe magjistaret e shkathet!”

    [80] Pasi erdhen magjistaret, Musai u tha: “Hedhni c’keni per te hedhur!”

    [81] E, kur i hodhen ata, Musai tha: “Ate qe e keni sjelle ju, eshte magji. Me te vertete, Perendia do ta shkaterroje ate. Perendia, me siguri, nuk do ta forcoje punen e ngaterrestareve

    [82] Perendia, me premtimin e Tij e forcon te Verteten, e madje edhe sikur ta urrejne mekataret!”

    [83] Dhe Musait nuk i besoi askush, pervec nje pakice nga populli i tij, nga frika se do t’i keqperdorte ata Faraoni dhe paria e tij, e Faraoni – me te vertete, ishte zullumqar ne Toke dhe ne te keqe kalonte cdo kufi

    [84] Musai tha: “O populli im! Nese besoni Perendine, mbeshtetuni tek Ai, nese jeni musliman!”

    [85] Ata thane: “Na ju kemi mbeshtetur Perendise. O Zoti yne, mos na vene ne sprove te popullit zullumqare

    [86] dhe shpetona neve, me meshiren Tende, nga populli mohues!”

    [87] Na ia kemi shpallur Musait dhe vellait te tij: “Ndertoni shtepi per popullin tuaj ne Egjipt dhe shnderroni ato ne faltore dhe falni namazin! Dhe sihariqoi besimtaret!”

    [88] Musai tha: “O Zoti yne! Ti i ke dhene Faraonit dhe parise se tij stoli dhe pasuri ne jeten e kesaj bote, por ata, o Zoti yne, na largojne nga rruga Jote! O Zoti yne! Shkaterroje pasurine e tyre dhe vulosi zemrat e tyre, se ata nuk besojne, perderisa te shijojne denimin e dhembshem!”

    [89] (Perendia) tha: “U pranua lutja e ju te dyve! Qendroni ju dy dhe kurrsesi mos ndiqni rrugen e te padijshmeve!”

    [90] Na i bartem Israelitet pertej deit, e ata i ndoqi Faraoni dhe ushtria e tij nga e keqja dhe armiqesia. E kur e arriti ate (Faraonin) mbytja (ne det), tha: “Besoj se s’ka zot tjeter pervec Atij qe i besojne te bijte e Israelit dhe une jam musliman”

    [91] “A, tani (po beson) e me pare ishe rrebel dhe ishe prej ngaterrestareve

    [92] Sot do te shpetojme ty – trupin tend, qe te behesh verejtje per ata qe vijne pas teje”. Por, me te vertete, shumica e njerezve jane te pakujdesshem ndaj argumenteve Tona

    [93] Na i kemi vendosur ne vend te mire te bijte e Israelit dhe i kemi furnizuar me ushqim te kendshem dhe ata, nuk u percane ne mendime, derisa u erdhi ajo qe e dinin ata (profetnia e Muhammedit). Me te vertete, zoti yt do t’i gjykoje ata ne Diten e Kijametit, per ate qe u percane ata

    [94] Nese ti je ne dyshim ne ate qe te kemi shpallur ty, pyeti ata qe kane lexuar Librin para teje. Padyshim, ty te ka ardhur e Verteta nga Zoti yt, e mos u ben kurrsesi nga ata qe dyshojne

    [95] Dhe mos u ben nga ata qe i pergenjeshtrojne dokumentet Tona, e te behesh nder ata qe jane te humbur

    [96] Me te vertete, ata ne te cilet ka ra fjala e Zotit tend (denimi), nuk besojne

    [97] madje sikur t’u vijne te gjitha dokumentet, perderisa mos ta ndiejne denimin e dhembshem

    [98] E, sikur te ishte ndonje vendbanim qe beson, e qe t’i beje dobi besimi i tij (s’ka pasur dobi), pervec popullit te Junusit, meqe ata besuan (ne momentin e denimit), e Na e larguam nga ata denimin e poshterimit ne jeten e kesaj bote, dhe u dhame te kenaqen edhe njefare kohe

    [99] Sikur te donte Zoti yt, do te besonin te gjitha ata – qe gjenden ne toke. E, perse atehere ti t’i detyrosh njerezit te behen besimtare

    [100] Askujt nuk i eshte dhene te besoje, pervec me lejen e Perendise. Ai denon ata qe s’mendojne

    [101] Thuaj: “Shikoni cka ka ne qiej dhe ne Toke!” – Por, nuk i bejne kurrfare dobie argumentet dhe verejtjet – popullit qe nuk beson

    [102] Valle, a presin ata tjeter gje, perpos (denimeve) te ngjashme si te atyre qe kane perjetuar me pare. Thuaj: “Pritni ju (denimin) se edhe une po pres me ju!”

    [103] Pastaj, Na do t’i shpetojme pejgamberet Tane dhe ata qe kane besuar. Kjo eshte detyra (e premtuar) e Jona, qe t’i shpetojme besimtaret

    [104] Thuaj: “O njerez, nese dyshoni ju ne fene time, - e une, pervec Perendise, nuk do te adhuroje ate qe e adhuroni ju, por do te adhuroj Perendine, i cili ua merr shpirtin juve; e mua me eshte urdheruar te behem besimtar

    [105] (dhe me eshte urdheruar): “Ktheju ti fese se vertete dhe kurrsesi mos u ben nga idhujtaret

    [106] dhe, pervec Perendise, mos iu lut tjeter kujt, te cilet nuk te sjellin as dobi as dem, e nese e ben kete, ti atehere, me te vertete, je nga zullumqaret”

    [107] Nese Perendia te sjelle ndonje dem, askush nuk mund te ta largoje, pervec Tij, e nese Ai don te ta beje ndonje te mire, s’ka kush te ta pengoje miresine e Tij. Ai ia jep ate miresi kujt te doje nga roberit e Tij; dhe Ai eshte fales dhe meshirues

    [108] Thuaj: “O njerez, ju erdhi juve e Verteta nga Zoti juaj. Kush udhezohet ne rrugen e drejte, ai eshte udhezuar per dobi te vet, e kush eshte humbur, ka humbur ne dem te vet. E, une nuk jam mbikeqyresi juaj”

    [109] Paso ti ate qe te eshte shpalle ty dhe duro derisa te gjykoje Perendia, se, Ai, eshte gjykatesi mei mire

    Hudi (Hud)

    Surah 11

    [1] Elif Lam Ra. Ky eshte Libri, ajetet e te cilit jane radhitur mrekullueshem dhe jane shpjeguar nga ana e Gjithdijshmit dhe Plotedijshmit

    [2] Adhuronie vetem Perendine, une jam per ju nga Ai, paralajmerues dhe sihariques

    [3] dhe kerkoni falje nga Zoti juaj e kthehuni tek Ai. Ai do t’ju jape te shijoni kenaqesi te bukura deri ne afatin e caktuar dhe do t’i jape cdo te miri shperblimin e merituar. E, nese shmangeni, une i druaj denimit (qe do t’ju gjeje) ne Diten e Madhe

    [4] Te Perendia do te ktheheni, e Ai eshte i Plotefuqishem per cdo gje

    [5] Ah! me te vertete, ata mbulojne kraherorin e tyre, qe te fshihen nga Ai. Ah! por edhe kur te mbulohen ne petkat e tyre, Ai di se cka fshehin ata dhe cka shfaqin, - Ai, me te vertete, eshte i Gjithedijshem se c’ka ne zemra (te cdokujt)

    [6] S’ka asnje gjallese ne Toke, qe Perendia te mos ia kete caktuar furnizimin dhe Ai di vendbanimin e tij dhe vendin e vdekjes. Te gjitha keto jane (te shenuara) ne Librin e qarte

    [7] Ai eshte qe ka krijuar qiejt dhe Token per gjashte dite (periudha te caktura kohore), e Arshi (pushteti) i Tij eshte mbi ujin – per t’ju provuar kush eshte me i mire ne veper. Nese ti thua: “Ju do te ringjalleni pas vdekjes”, mohuesit, me siguri do te thonin: “Kjo nuk eshte asgje tjeter, perpos magji e kulluar!”

    [8] Nese Ne ua shtyjme denimin atyre per nje kohe te shkurter, ata me siguri do te thoshin: “Kush po e pengon?” Ah! E, ate dite qe t’ju vie (denimi), nuk do te zmbrapset nga ata dhe do t’i perfshije ajo, qe e perqeshnin ata

    [9] Kur Na i japim njeriut miresine Tone, a pastaj ia zhveshim ate prej tij, ai atehere behet shpresehumbur dhe mohues

    [10] E kur pas fatkeqesise qe e ka goditur ate, Na t’i japim atij dhunti, ai me siguri do te thote: “Mekatet e mia jane larguar nga une!” Me te vertete, ai eshte (njeri teper) i gezueshem dhe mendjemadh

    [11] e vetem per ata qe durojne dhe kane punuar vepra te mira, per ta ka falje dhe shperblim te madh

    [12] Mund te ndodh qe ti te lesh (mos te tregosh ne cdo vend) dicka nga ato qe te jane shpallur ty dhe thone: “Sikur atij t’iu kishte derguar ndonje thesar”, ose, “te kishte ardhur nje engjell me te?” Ti je vetem paralajmerues, e Perendia eshte mbikeqyres per cdo gje

    [13] Apo do te thone ata: “E ka trilluar ate (Kur’anin) ai!” Thuaj (o Muhammed!): “Sillni dhjete sure te ngjashme te trilluara dhe thirrni ke te mundeni, perpos Perendise, nese thuani te verteten!”

    [14] E, nese nuk ju pergjigjen (fteses) juve, dijeni se ai (Kur’ani) ka zbritur me dijen e Perendise dhe s’ka zot tjeter pervec Tij. Andaj, a jeni ju muslimane? (meqe i pate keto argumente)

    [15] Ata qe e duan (vetem) jeten e kesaj bote dhe bukurite e saj, Na do t’ua plotesojme krejtesisht punet e tyre ne te (bote) dhe atyre ne te (kete bote) nuk do t’u mungohet asgje

    [16] Keta jane ata, qe ne boten tjeter nuk do te kene kurrgje, pervec zjarrit. Do t’u shembet cdo gje qe kane punuar ne te (kete bote) dhe do t’u humbet ajo qe kane punuar

    [17] A mos valle, ata qe duan vetem jeten e kesaj bote, jane te barabarte me ata qe mbeshteten ne dokumentet e qarta te Zotit te tyre; kete e pason deshmitari nga Perendia (Kur’ani), dhe qysh para tij (Kur’anit) Libri i Musait, i cili ka qene udherrefyes dhe meshire nga Perendia? Keta (qe mbeshteten ne keto dokumente) besojne Kur’anin. E, cilido nga grupet qe e mohojne ate, vend i premtuar i tij eshte zjarri. Andaj, ti kurrsesi, mos dysho ne te; se, ai padyshim, eshte e verteta prej Zotit tend, por shumica e njerezve nuk besojne

    [18] Kush eshte zullumqare me i madh se ai qe trillon genjeshtra per Perendine? Keta do te sillen para Zotit te tyre, e deshmitaret do te thone: “Keta jane ata qe kane genjyer per Zotin e tyre. E, mallkimi i Perendise qofte mbi zullumqaret

    [19] te cilet pengojne (te tjeret) nga rruga e Perendise dhe perpiqen ta shtremberojne ate, e ata nuk besojne (as) ne boten tjeter”

    [20] Te tillet nuk do te mund t’i ikin Perendise (nga denimi) ne Toke, e keta as qe kane ndonje mbrojtes, pervec Perendise. Atyre do t’u shumefishohet denimi, meqe nuk deshironin as te degjojne, as te shihnin

    [21] keta jane ata qe e kane demtuar vetveten, dhe u zhduken nga keta, - ato qe i trillonin

    [22] keta, me te vertete, do te jene krejtesisht te humbur ne boten tjeter

    [23] Me te vertete, ata qe besojne dhe punojne vepra te mira dhe perulen te Zoti i tyre, keta jane banore te xhennetit, ne te cilin do te qendojne perhere

    [24] Shembulli i ketyre dy grupeve eshte si i verberi dhe i shurdheri (ne njeren ane) dhe ai qe sheh dhe degjon (ne anen tjeter). A jane te njejte keta (kur te krahasohen)? A nuk po keshilloheni

    [25] Dhe Na, me te vertete, ia derguam Nuhun popullit te tij (e, u tha): “Une jam per ju paralajmerues i hapet

    [26] Adhuronie vetem Perendine. Une per ju i druaj denimit te (nje) Dites se dhembshme”

    [27] E, paria e popullit te tij, ata qe nuk kane besuar, thane: “Na shohim se ti je vetem njeri si na, dhe shohim qe ty te shkojne pas, vetem ata me te uletit, nga ne – pa menduar fare dhe se nuk shohim se ju keni dicka me te mire se ne. Jo, (por) na ju konsiderojme per genjeshtar”

    [28] Ai (Nuhu) tha: “O populli im, c’mendoni ju, nese une i permbahem dokumentit te qarte te Zotit tim, madje Ai me ka dhene nga Vetja meshire – e ju jeni te verber per te, a mund t’jua imponojme juve ate, kur ju nuk e deshironi?”

    [29] O populli im! Une per kete nuk kerkoj nga ju kurrfare pasurie. Mua me shperblen vetem Perendia. E, une nuk mund t’i deboj ata qe besojne. Ata do te takohen me Zotin e tyre. Mirepo, une shoh se ju, me te vertete, jeni popull qe nuk di

    [30] O populli im kush do te me mbroj mua nga Perendia, nese une ata (besimtaret) i deboj? A nuk doni te keshilloheni?”

    [31] Une juve nuk dua t’ju them: “Une kam thesarin e Perendise, as qe di te padukshmet, as qe do te them se une jam engjell, as qe do t’u them atyre, te cilet, syte tuaj i poshterojne: se Perendia nuk do t’u jape kurrfere te mire. Perendia di me mire se c’ka ne shpirterat e tyre. (Sikur une te veproja ashtu), atehere do te isha, me te vertete, njeri nga zullumqaret”

    [32] Ata thane: “O Nuh, ti bere polemike me ne, dhe madje u zgjerove ne polemiken tone. Sillna ti ate premtim (denim), nese thua te verteten!”

    [33] Tha (Nuhu): “Vetem Perendia do t’ua sjelle ate, nese deshiron, e ju Atij nuk mund t’i ikni

    [34] Keshilla ime, nuk do t’ju beje dobi, edhe sikur te doja t’ju keshilloje – nese Perendia don t’ju shkaterroje. Ai eshte Zoti juaj dhe ju tek Ai do te ktheheni”

    [35] Ose ata thone: “Ai (Muhammedi) e ka trilluar (Kur’anin). Thuaj: “E nese une e kam trilluar, mekati im bie mbi mua, e une jam larg nga mekatet qe beni ju”

    [36] Dhe Nuhut i qe shpallur: “Nga populli yt askush nuk do te besoje, perpos atyre qe kane pranuar fene, andaj mos u pikello per ate qe punojne ata

    [37] dhe nderto anijen nen mbikeqyrje dhe udhezimin Tone, dhe mos m’u drejto me per ata qe jane zullumqare! Ata me siguri do te fundosen”

    [38] Dhe ndertonte anijen. Dhe sa here qe kalonin prane tij paria e popullit te tij, e perqeshnin ate. (Nuhi) tha: “Nese ju talleni me ne, edhe na do te tallemi me ju, ashtu si talleni ju

    [39] dhe se shpejti, me siguri, do te dini, ke do ta gjeje denimi poshterues dhe ne ke do te bie denimi i perhershem”

    [40] Dhe, kur arriti urdheri Yne, e uji ng asiperfaqja e tokes nisi te gufoje. Ne thame: “Ngarko ne anije nga cdo lloj gjallese nga nje pale (nje mashkull e nje femer) dhe familjen tende, pervec atyre qe ka qene fjala (e denimit) per ta, - dhe besimtaret!” E pak ka pasur te atille, qe kane besuar me te

    [41] (Nuhu) tha: “Hypni ne te! Me emrin e Perendise ajo lundron dhendalet! Me te vertete, Zoti im eshte fales dhe meshirues

    [42] Dhe, ajo lundronte me ta neper valet e medha e te larta sa malet, ndersa Nuhu therriste birin e vet, i cili ishte terhequr (anash): “O biri im, hyp me ne e mos u bene me mohuesit!”

    [43] (I biri) tha: “Une do te strehohem ne bjeshken, e cila do te me ruaje nga uji”, (e Nuhu) tha: “Sot askush nuk do te kursehet nga denimi i Perendise, pervec ate qe e meshiron Ai!” E, nje vale ne mes tyre i ndau dhe ai (i biri) – u fundos

    [44] Dhe eshte thene: “O Toke, gelltite ujin tend, dhe ti o qiell, ndaloje (shiun)!” Dhe uji u terhoq e u plotesua urdheri (i Perendise), e anija u ndal ne malin Xhudij, dhe eshte thene: “Le te jete larg populli zullumqare!”

    [45] E Nuhu iu lut Zotit te tij dhe tha: “O Zoti im, me te vertete, biri im eshte nga familja ime dhe premtimi Yt, eshte i vertete, e Ti je gjykatesi me i drejte!”

    [46] (Perendia) tha: “O Nuh, ai nuk eshte nga familja jote, ai ka bere pune te keqe (qe nuk ka ardhur me ty). Mos me pyet per ate qe nuk e di ti. Une te keshilloj qe te mos behesh nga ata qe nuk dine”

    [47] (Nuhu) tha: “O Zoti im, une mbeshtetem te Ti (per t’u ruajtur) nga pyetjet qe nuk i di, e nese Ti nuk me fale dhe nuk me meshiron, do te jem nga te humburit”

    [48] Eshte thene: “O Nuh – zbrit me pershendetjen Tone dhe dhuntite Tona per ty dhe pasardhesit e atyre qe gjende me ty”. E, disa popujve, Na do t’u japim kenaqesi (ne kete bote), e qe pastaj, do t’i godite nga Ne denimi i dhembshem!”

    [49] Keto jane lajmet e ngjarjeve te padukshme, qe Ne t’i shpallim ty. Nuk i ke ditur as ti, as populli yt para kesaj (shpaljes se Kur’anit). Andaj, duro! Se, me te vertete, ne fund, fitorja eshte e besimtareve

    [50] (Ia derguam) Adit – vellaun e tij Hudin. Ai tha: “O populli im, adhuronie Perendine! Ju nuk keni Zot tjeter pervec Tij; ju jeni vetem trillues (nese adhuroni tjeter kend)

    [51] O populli im! Une nuk kerkoj nga ju shperblim per kete. Mua me shperblen vetem Ai qe me ka krijuar! A nuk po mendoni

    [52] O populli im! Kerkoni falje nga Zoti juaj dhe kthehuni tek Ai, e Ai do t’ju sjelle shi te begatshem dhe do t’ju shtoje fuqine mbi fuqine tuaj, dhe mos u shmangeni si mekatare

    [53] Ata thane: “O Hud! Ti nuk na ke sjelle kurrfare argumenti dhe per fjale tuaja – ne nuk do t’i braktisim zotrat tone, as nuk te besojme na ty

    [54] Na pohojme se vetem ty te ka qelluar ndonje e keqe nga zotrat tone” Ai tha: “Une e deshmoj Perendine, e deshmonie edhe ju, se une jam larg nga ato qe ju i beni shok Perendise

    [55] (heqi dore nga te bemit shok) perpos Tij. Te gjithe ju beni dredhi kunder meje, dhe mos me jepni afat aspak

    [56] Une mbeshtetem te Perendia, Zoti im dhe Zoti juaj. S’ka asnje gjallese qe te mos jete nen pushtetin e Tij. Me te vertete, Zoti im eshte ne rruge te drejte

    [57] E, nese ju shmangeni, thuaj: “Une ju kam treguar per ate qe jam derguar te ju. E Zoti im ne vend tuaj do te sjelle nje popull tjeter, kurse ju, - nuk mund t’i beni kurrfare demi Atij. Me te vertete, Zoti im eshte ruajtes mbi cdo gje”

    [58] Kur erdhi urdheri Yne (denimi), Na, me meshiren Tone e shpetuam Hudin bashke me besimtaret e tij. I shpetuam ata nga denimi i rende

    [59] Qe, ky ishte populli i Adit. I mohuan rgumentet e Zotit te tyre dhe ishin te padegjueshem ndaj pejgambereve te Tij dhe shkonin pas urdherit te cdo zullumqari, kokeforte

    [60] Ata i ndoqi mallkimi ne kete jete dhe do t’i ndjeke edhe ne Diten e Kijametit. Ah! Me te vertete, Adi mohuan Zotin e tyre. Qe pra, le te jete larg (nga shpetimi) Adi – populli i Hudit

    [61] (Ia derguam) Themudit, vellaun e tyre Salihun. “O populli im”, - tha ai: “Adhuronie vetem Perendine. Ju, s’keni zot tjeter pervec Atij! Ai ju krijoi nga toka (dheu) dhe ju dha te jetoni ne te; andaj, kerkoni falje nga Ai dhe kthehuni tek Ai! Me te vertete, Zoti im eshte afer dhe Ai u pergjigjet (lutjeve)”

    [62] Ata thane: “O Salih! Ti ke qene shpresa jone, para kesaj (fjale). A mos valle, ti don te na ndalosh ta adhurojme ate, qe e kane adhuruar prinderit tane? Me te vertete, na jemi ne dileme, qe na ben te dyshojme ne thirrjen tende”

    [63] Tha (Salihu): “O populli im! C’mendoni ju, nese une jam mbeshtetur ne dokumentin e qarte te Zotit tim, e Ai me ka dhene nga Vetja meshire, (profetni); kush do te me mbroje nga denimi i Perendise, nese e kundershtoj Ate? Ju, (me kete) mua vetem do te me shtonit humbjen

    [64] O populli im! Kjo eshte devja e Perendise – mrekulli per ju, e lenie te kullose ne token e Perendise, dhe mos i beni ndonje te keqe asaj, se ju godet ndeshkimi i afert”

    [65] Por, ata e prene (therren), e ai (Salihu) tha: “Jetoni ju ne shtepite tuaja vetem edhe tri dite! Ky eshte premtimi i (denimit te) vertete”

    [66] E, kur erdhi urdheri Yne (denimi), Na e shpetuam Salihun bashke me besimtaret e tij – me meshiren Tone, dhe (i shpetuam ata) nga poshterimi i asaj dite. Me te vertete, Zoti yt eshte i forte dhe i Plotefuqishem

    [67] e ata, qe bene zullum, i kaploi zeri i tmerrshem, te cilet ne token e tyre u gedhine te vdekur – te palevizshem

    [68] thuajse, nuk kane ekzistuar kurre ne te. Me te vertete, Themudi mohuan Zotin e tyre. Qe pra, le te jete larg (nga meshira e Zotit) Themudi

    [69] Te derguarit Tone (engjejt), i sollen Ibrahimit sihariq dhe i thane: “Selam!” Ai u pergjegj: “Selam!” Dhe me te shpejte, u solli atyre nje vic te pjekur

    [70] Kur pa (Ibrahimi) se duart e tyre nuk po e perkasin ate (vicin), nuk u pelqeu (ky ngurrim i tyre ndaj ushqimit) dhe ndjeu frike nga ata. (Engjejt) thane: “Mos u friko, na jemi derguar te populli i Lutit”

    [71] E, gruaja e tij (e Ibrahimit) rrinte aty dhe qeshi, dhe Na e gezuam ate me Is’hakun, e pos Is’ahkut, me Jakubin

    [72] Tha (gruaja e Ibrahimit): “Ah! e mjera une! A mos valle, keshtu plake te linde une; e, edhe ky burri im eshte plak! Me te vertete, kjo eshte dicka e jashtezakonshme!”

    [73] Ata (engjejt), thane: “A mos valle, ti po cuditesh me urdherin e Perendise? Meshira e Perendise dhe bekmi i Tij qofte mbi ju – familjen e pejgamberit. Me te vertete, Ai (Perendia) eshte i lavderuar dhe bamires per se tepermi!”

    [74] Pasi qe i kaloi frika Ibrahimit dhe i erdhi lajmi i gezuar, (nisi) te diskutoje me te derguarit Tone, per popullin e Lutit

    [75] Ibrahimi me te vertete, ishte i bute, i dhembshem dhe i kthyeshem (kah Perendia)

    [76] “O Ibrahim, shmangu prej kesaj! Me te vertete, erdhi urdheri nga Zoti yt – dhe, me te vertete, ata do t’i gjeje denimi i paevitueshem”

    [77] Kur i erdhen te derguarit (engjejt) Tane Lutit, (ardhja e tyre) e hidheroi dhe per shkak te tyre ndjeu nje shtrengim ne shpirtin e tij dhe tha: “Kjo eshte dite e rende!”

    [78] Dhe erdhi populli i tij duke nxituar kah ai, e qe me pare paten punuar vepra te keqia. (Luti) tha: “O populli im, keto jane bijat e ia. Ato per ju jane me tepastra, e druajuni Perendise dhe mos me turperoni para mysafireve te mi. a nuk ka ne mes jush njeri te ndershem

    [79] Ata thane: “Ti e di se neve nuk na nevojiten bijat tua. Me te vertete, ti e di se c’duam ne”

    [80] Ai tha: “Sikur une te kisha fuqi (qe t’ju deboj) ose te mbeshtetesha ne ndonje fuqi te madhe, (do t’i mbroja mysafiret e mi)

    [81] Thane (mysafiret): “O Lut! Na jemi te derguarit e Zotit tend. Ata nuk mund te bejne ty asgje, e pra, urdheto ti me familjen tende ne oret e vona te nates dhe askush prej jush mos te keqyre prapa; (familja do te shpetoje) perpos gruas tende. Ate, me te vertete, do ta godas ajo qe do t’i gjeje edhe ata. Afati i tyre eshte agimi i dites. E, valle, a nuk eshte afer agimi i dites

    [82] Dhe kur erdhi urdheri Yne, Na rrotulluam cdo gje, - ato qe ishin lart i permbysem poshte, dhe ne ta leshuam tulla e gure, qe binin vazhdimisht, si shiu

    [83] e shenuar (per denim) nga Zoti yt. Dhe ai (denimi), nuk eshte larg nga zullumqaret

    [84] (Ia derguam) Medjenit – vellaun e tyre Shuajbin. Ai tha: “O populli im, adhuronie Perendine! Ju s’keni tjeter zot pervec Tij. Mos pakesoni (mungoni) as gjate matjes me liter as me kandar. Une po shoh se ju gjendeni ne begati te mire dhe druaj se juve, do t’ju godas denimi, i nje dite qe u perfshine te gjitheve

    [85] O populli im, plotesoni matjen ne liter dhe kandar – me te drejte dhe mos ua cungoni njerezve gjerat e tyre! Dhe mos beni ngaterresa ne Toke

    [86] Ate qe ua ka lene Perendia (dhe qe e keni arritur ne menyre te lejueshme) u eshte me e mire, nese jeni besimtare; e une nuk jam ruajtes i juaj

    [87] Ata thane: “O Shuajb, a mos valle namazi yt urdheron qe na t’i leme ato qe i kane adhuruar te paret tane ose qe te bejme me pasurine tone cka te duam. Me te vertete, sa i bute dhe i drejte qe je ti! (thane ata ne forme ironike”)

    [88] (Shuajbi) tha: “O populli im, c’mendoni ju nese une jam ne dokumentin e qarte te Zotit tim dhe, Ai, me ka furnizuar nga Vetja me ushqim te mire. E, une nuk deshiroj te punoj ate cka ua ndaloj juve. Une deshiroj vetem te permiresoje ate cka mundem. E, suksesi im varet vetem nga Perendia. Tek Ai mbeshtetem dhe Atij i drejtohem

    [89] O populli im, kundershtimi ndaj meje le te mos u shpiej kurrsesi (ne mekat), e qe t’ju ndodhe ajo qe i ndodhi popullit te Nuhut, ose popullit te Hudit apo popullit te Salihut; por edhe populli i Lutit nuk eshte larg prej jush

    [90] Dhe kerkoni falje nga Zoti juaj e kthehuni tek Ai. Me te vertete, Zoti im eshte meshirues dhe i dashur”

    [91] Ata thane: “O Shuajb, na nuk kuptojme shume nga ato qe na thua ti dhe na te shohim te dobet ne mesin tone. E, sikur te mos ishte farefisi yt, na te kishim mbytur me gure, ti nuk je i respektuar te ne”

    [92] (Shuajbi) tha: “O populli im, a mos valle farefisi im per ju eshte me i respektuar se Perendia, te cilin e keni lene krejtesisht anash. Me te vertete, Zoti im, kaplon ate qe punoni ju

    [93] O populli im, beni sa te mundeni, por edhe une do te beje. Ju, me siguri do ta dini se ke do ta gjeje denimi qe do ta poshteroje dhe kush eshte genjeshtar. E, pritni ju (fundin), se edhe une do te pres me ju”

    [94] E, kur erdhi urdheri Yne (denimi), e shpetuam Shuajbin bashke me besimtaret e tij – me meshiren Tone, kurse mohuesit i kaploi ze i tmerrshem dhe ata ne token e tyre u gedhine te vdekur – te palevizshem

    [95] thuajse, nuk kane ekzistuar kurre ne te. Le te jete larg (nga meshira e Zotit) Medjeni, ashtu sic ka qene larg edhe Themudi

    [96] Na e kemi derguar Musain me argumentet Tona dhe me dokumentet e qarta

    [97] te Faraoni dhe parise se tij, por ata shkuan pas urdherit te Faraonit. E, urdheri i Faraonit nuk ishte i drejte

    [98] Do ta udheheq ai (Faraoni) popullin e tij ne Diten e Kijametit, e do ta sjelle ne zjarr. E, sa vend i shemtuar eshte ai, ku do te sillen ata

    [99] Ata do te percillen me mallkim ne kete jete dhe ne jeten tjeter. E sa “dhurate” e shemtuar eshte ajo qe do t’u jepet

    [100] Keto jane lajmet per vendbanimet qe po t’i tregojme Na ty (o Muhammed!). Disa prej tyre ende ekzistojne, e disa jane rrenuar

    [101] Na nuk i kemi bere atyre zullum, por ata vetvetes i kane bere zullum. E, nuk u ndihmuan atyre hyjnite, te cileve ata iu luteshin, pos Perendise, asgje – kur erdhi urdheri (denimi) i Zotit tend. Dhe, nuk iu shtuan (hyjnite) atyre kurrgje tjeter, perpos humbjen

    [102] I tille eshte denimi i Zotit tend kur ndeshkon vendbanimet, te cilat benin zullum. Me te vertete, denimi i Tij eshte i dhembshem dhe i ashper

    [103] Me te vertete, ne kete ka keshille per ate qe i dron denimit te Dites se gjykimit. E, ajo eshte Dita ne te cilen do te tubohen te gjithe njerezit dhe ajo eshte Dita ne te cilen do te jene prezent te gjithe

    [104] Dhe Ne e shtyjme ate vetem gjer ne afatin e caktuar

    [105] Ate dite qe do te vije, mund te flase njeriu vetem me lejen e Tij. Disa prej tyre do te jene fatkeqinj, e disa fatlume

    [106] Ata qe jane fatkeqinj, do te gjenden ne zjarr, ne te cilin per ata ka kerrhame (frymenxjerrje me ze), e po ashtu edhe rrenkim

    [107] ne te cilin do te mbeten perhere, derisa te jene qiejt dhe Toka, pervec nese ndryshe e cakton Zoti yt. Me te vertete, Zoti yt punon ate qe don (pa mundesi kundershtimi)

    [108] Kurse fatlumet, do te gjenden ne Xhennet, ku do te qendrojne perhere ne te, derisa te jene qiejt dhe Toka, pervec nese ndryshe e cakton Zoti yt. Kjo eshte dhurate e pashkeputshme

    [109] Prandaj, mos u bene dyshues per ate qe keta adhurojne. Ata adhurojne vetem ate qe kane adhuruar me pare – te paret e tyre. Dhe Ne do t’ua plotesojme atyre pjesen e vet (te denimit), duke mos ua pakesuar aspak

    [110] Na, me te vertete, ia kemi dhene Musait Librin, per te cilin eshte shkaktuar percarje mendimesh. E, sikur te mos i kishte paraprire fjala e Zotit tend, (qe do te behet denimi ne jeten tjeter), do te gjykoheshin menjehere. Me te vertete, ata per kete jane ne dileme, e cila i shpie ne dyshim te madh

    [111] Me te vertete, cdonjerit prej tyre, Zoti yt do t’ia plotesoje pagimin per veprat e tyre. Se, Ai, me te vertete, eshte i njoftuar per ate qe punojne ata

    [112] Shko ti udhes se drejte, ashtu sic je i urdheruar; dhe ashtu le te veprojne edhe besimtaret qe jane me ty, e mos i kaloni kufijt, se, Ai, me te vertete, i sheh mire ato qe punoni ju

    [113] Dhe, mos anoni kah ata qe bejne zullum, meqe do t’u percelloj zjarri. Ju nuk keni mbrojtes tjeter pervec Perendise, dhe nuk do te jeni te ndihmuar

    [114] Dhe kryeje namazin ne mengjes dhe mbremje dhe me nje kohe te nates. Me te vertete, veprat e mira i shlyejne veprat e keqija. Kjo keshille vlene per ata qe i pranojne keshillat

    [115] Dhe duro! Se, Perendia, me te vertete, nuk e humbe shperblimin e bamiresve

    [116] Valle! A nuk ka pasur njerez te mencur te popujt para jush – te cilet pengonin ngaterresat ne Toke? Ka pasur vetem disa prej tyre – qe i shpetuam Ne! e, ata qe benin zullum, ipeshin pas kenaqesive dhe ishin mekatare

    [117] Dhe, Zoti yt, kurre nuk i ka shkaterruar vendbanimet padrejtesisht, nese banoret e tyre kane jetuar ne harmoni dhe drejtesi ne mes vete

    [118] E, sikur te kishte dashur Zoti yt, te gjithe njerezit do t’i bente njerez te nje feje. Por, ata edhe me tej jane ne kundershtim mendimesh

    [119] Pervec atyre qe i ka meshiruar Zoti yt. E, per ata edhe i ka krijuar Ai. Dhe, u plotesua fjala e Zotit tend: “Do ta mbushe, me te vertete, xhehennemin me xhind dhe njerez bashkarisht!”

    [120] Na po t’i tregojme ty te gjitha lajmet e pejgambereve, per me ta forcua zemren. Dhe ne kete sure te ka ardhur ty e verteta; keshilla dhe te perkujtuarit per besimtaret

    [121] Dhe thauju atyre qe nuk besojne: “Punoni ju si te mundeni, edhe ne do te punojme

    [122] dhe pritni ju (fundin e punes), dhe ne do te presim!”

    [123] Perendia i di sekretet e qiejve dhe te Tokes dhe cdo gje kthehet tek Ai. Lutju Atij dhe mbeshtetu tek Ai! Dhe Zoti yt nuk eshte i pakujdesshem per ate qe punoni ju

    Jusufi (Jusuf)

    Surah 12

    [1] Elif, Lam, Ra. Keto jane ajetet e Librit te qarte

    [2] Na e zbritem kete Kur’an ne gjuhen arabe, per ta kuptuar ju

    [3] Na ty (o Muhammed!) do t’i tregojme ngjarjet me te bukura permes shpalljes se ketij Kur’ani; e ti, me te vertete, keto nuk i ke ditur me pare

    [4] kur Jusufi i tha babes se vet: “O baba im! Une kam enderruar njembedhjete yje, edhe Diellin e Henen! I pashe se si ato me benin sexhde (me peruleshin)”

    [5] (Baba i tij) tha: “O biri im! Mos u trego engrren tende vellezerve tu, qe mos te ta bejne ndonje dredhi. Se, me te vertete, djalli eshte armik i hapet i njeriut

    [6] Dhe qe keshtu, Zoti yt te ka zgjedhur ty dhe te meson ne shpjegimin e ngjarjeve (enderrave, e te tjera) dhe e ploteson dhuntine e Vet ndaj teje dhe familjes se Jakubit, ashtu sic e ka plotesuar me pare ndaj te pareve tu, Ibrahimit dhe Is’hakut. Me te vertete Zoti yt eshte i Plotedijshem dhe i Gjithedijshem”

    [7] Me te vertete, per te gjithe ata qe pyesin Jusufin dhe vellezerit e tij ka shume argumente

    [8] (Kujtoje ti) kur (vellezerit e tij) thane: “Jusufi dhe vellai i tij, jane me te dashur per baben tone se na, e na jemi grup i tere. Baba i yne, me te vertete, eshte ne humbje te qarte

    [9] Mbyteni Jusufin ose debonie ne ndonje vend te larget; e baba i juaj do te kthehet kah ju, dhe pas kesaj do te beheni njerez te mire

    [10] njeri prej tyre tha: “Mos e mbytni Jusufin, por hedhnie ne fund te ndonje pusi; do ta marre ndonje karavan; - nese pernjemend doni te beni dicka me te”

    [11] (Vellezerit thane): “O babai yne! Perse per Jusufin nuk po ke besim ne ne, e na me te vertete, i deshirojme cdo te mire atij

    [12] Dergoje neser me ne qe te haje peme dhe te luaje, e na me siguri do ta ruajme”

    [13] (Baba) tha: “Une brengosem qe ju ta merrni ate, e druaj se mos do ta haje ujku, kur nuk do te jeni te kujdesshem”

    [14] (Vellezerit) thane: “Si do ta haje ujku, kur ne jemi nje grup i forte! Na, atehere, me te vertete, do te ishim te humbur”

    [15] Pasi e moren ate (Jusufin) dhe vndosen qe ta hedhin ne fund te pusit, Na ia shpallem atij: “Ti do t’i lajmerosh ata per kete veper, e ata nuk do ta verejne (qe ti je Jusufi)”

    [16] Dhe ne mbremje erdhen (vellezerit e Jusufit) te babai i tyre, duke qajtur

    [17] Thane: “O baba yne, na shkuam te vrapojme, e Jusufin e lame te sendet tona, andaj e hengri ujku. E, ti nuk na beson neve, edhe pse na flasim te verteten”

    [18] Dhe sollen kemishen e tij te pergjakur, me gjak te rrejshem. (Jakubi) tha: “Jo, por shpirterat tuaj kane zbukuruar dicka. (Durimi im) eshte durim i mrekullueshem. Prej Perendise kerkoj ndihme per ate qe po e paraqitni ju”

    [19] Dhe erdhi nje karavan, e dergoi ujebartesin e vet dhe ai leshoi koven e tij dhe thirri: “O sa gezim! Qe nje djale!” Dhe ata, e fshehen ate si placke tregtie, e Perendia di mire ate qe punojne ata

    [20] Dhe e shiten ate per pak para – per disa grosh; mezi priten qe ta shporrin qafet ate

    [21] E, atehere, kur e bleu ai personi nga Misiri, i tha gruas se vet: “Benia te kendshem strehimin e tij! Ndoshta do te na sherbeje ose do ta pervetesojme si djale!” Dhe ja keshtu, Ne e vendosem Jusufin ne ate Toke te bukur dhe ia mesuam komentimin e enderrave. E, Perendia eshte ngadhnjyes i te gjitha gjerave, por shumica e njerezve nuk e dijne

    [22] Dhe kur arriti ai moshen e pjekurise, Na i dhame atij aftesi te te gjykuarit (ne shpjegime) dhe dijeni; dhe keshtu Ne i shperblejme bamiresit

    [23] Dhe ajo, (gruaja) ne shtepine e se ciles gjendej ai, nisi ta nxise ate ne mekat, i mbylli te gjitha dyert dh tha: “Jam e gatshme per ty!” E, ai tha: “Perendia me ruajte! Me te vertete, Ai – Zoti im me ka bere te mire strehimin; e me te vertete, zullumqaret nuk do te shpetojne kurre”

    [24] Dhe ajo e dashti ate; por edhe ai do ta deshironte ate, sikur te mos e kishte pare dokumentin e Zotit te vet. Keshtu ka qene kjo, per ta ruajtur Na ate nga mekati dhe vepra e shemtuar, sepse ai, ne te vertete, ka qene nga roberit Tane te sinqerte

    [25] Qe te dy vrapuan kah dera, e ajo ia shkeu kemishen e tij mbrapa. Dhe te dera e hasen burrin e saj. Ajo tha: “Cfare denimi meriton ai qe don t’i beje te keqe gruas tende, perpos burgosjes apo denimit te dhembshem?”

    [26] (Jusufi) tha: “Ajo tentoi te me pervetesoje”. E, nje i afert i saj, konstatoi: “Nese kemisha e tij eshte shkyer perpara, atehere ajo thote te verteten, e ai te paverteten

    [27] e, nese kemisha e tij eshte shkyer prapa atehere ajo genjen, e ai thote te verteten”

    [28] Dhe kur ai (burri i saj) pa se kemisha e tij eshte shkyer permbrapa, tha: “Kjo me te vertete, eshte nje nga dredhite tuaja (te femrave). – Me te vertete, dredhite tuaja jane te medha

    [29] Ti, o Jusuf, largohu nga kjo (ndodhi), e ti (grua ime) kerko falje per kete mekat! Se, me te vertete, je njera prej mekatareve”

    [30] Dhe disa gra neper qytet thonin: “Gruaja e Azizit (ministrit) deshiron ta pervetesoje sherbetorin e vet. Me te vertete, ajo e don shume. Na e shohim se ajo ka bere gabim te madh”

    [31] Dhe kur ajo dergjoi per thashethenat e tyre, i thirri ato ne gosti dhe cdonjeres nga ato ia dha nga nje thike (per te ngrene peme dhe mish) dhe i tha (Jusufit): “Dil para tyre!” E kur e pane ate, u mahniten nga bukuria e tij dhe u prene duarve, e thane: “O Zot, o Zot! Ky nuk eshte njeri, por ky shte vetem nje engjell fisnik!”

    [32] Ajo tha: “Jo, ky eshte ai, per te cilin ju me qortuat. Jam perpjekur ta pervetesoj, por ai eshte ruajtur. Nese nuk do ta beje ate qe e urdheroj une, me siguro do te burgoset dhe do te poshterohet”

    [33] (Jusufi) tha: “O Zoti im, me shume e dua burgun se ate qe me ofrojne ato. E, nese ti nuk e largon prej meje dredhine e tyre, une do te prirem kah ato dhe do te behem njeri nga xhahilat”

    [34] Dhe Zoti ia plotesoi lutjen e tij dhe shmangu nga ai dredhite e tyre. Me te vertete, Ai degjon dhe di cdo gje

    [35] E pastaj i re ndermend atyre (familjes se gruas) – pasi pane argumentet (mbi ndershmerine e Jusufit) qe ta burgosin per nje kohe

    [36] Me te hyne ne burg dhe dy djelmosha. Njeri prej tyre tha: “Une kam pare (ne enderr) veten se si shtrydhja vere”. E tjetri tha: “Une kam pare (ne enderr) veten, se si bartja buke ne koke, te cilen e hanin shpendet. Shpjegona (o Jusuf) komentimin e tyre. Na, me te vertete, shohim se ti je prej njerezve bamires”

    [37] (Jusufi) tha: “Nuk do t’ju vije asnje shujte e ushqimit, me te cilin ushqeheni ju, e qe une te mos u lajmeroj per ate (permbajtjen) para se t’ju vije. Kjo eshte prej dijenive qe m’i ka mesuar Zoti im. Une e kam flake fene e popullit qe nuk beson Perendine dhe i cili mohon jeten tjeter

    [38] dhe besoj fene e te pareve te mi – Ibrahimit, Is’hakut dhe Jakubit; per ne nuk bene qe Perendise t’i bejme shok – asgje. Kjo eshte dhuntia e Perendise ndaj nesh dhe njerezve tjere, por shumica e njerezve nuk jane mirenjohes

    [39] O shoket e mi te burgut! A jane me te mire zotrat e llojllojshem apo Perendia, i Vetmi dhe Ngadhnjimtari

    [40] Ju adhuroni, pos Perendise, vetem emra, te cilet ua keni ngjitur ju dhe te paret tuaj, - Perendia nuk ka shpallur asnje dokument per ta. Vendimi i perket vetem Perendise: Ai ka urdheruar qe te adhuroni vetem Ate. Kjo eshte e vetmja fe e vertete, por shumica e njerezve nuk e din

    [41] O shoket e mi te burgut! Njeri prej ju dyve do ta qerase me vere pronarin (zotriun) e vet, e sa i perket tjetrit, ai do te varet, e shpendet do te hane prej kokes se tij. Keshtu eshte caktuar kjo gje, per te cilen pyetet ju!”

    [42] Dhe (Jusufi) i tha njerit prej ketyre dyve, per te ciln mendoi se do te jete i shpetuar: “Permendem mua te Zoti yt!” Por djalli beri qe ai (i shpetuari) te harroje ta permend te Zoti i vet (Jusufin) dhe keshtu Jusufi mbeti edhe disa vjet ne burg

    [43] (Dhe tha mbreti): “Kam pare (ne enderr) se si shtate lope te majme i hanin ato shtate te liga, dhe kam pare (ne enderr) shtate kallinj te gjelber, shtate te tjere te thare. O paria ime, me shpjegoni enderren time, nese dini komendimin e enderrave!”

    [44] Ata thane: “Keto jane enderra te ngaterruara, e nuk dime t’i shpjegojme enderrat (e tilla)”

    [45] Njeri nga ata dy qe shpetoi (nga burgu), iu kujtua pas nje kohe e tha: “Une do t’ju njoftoj per shpjegimin e kesja, vetem me dergoni mua!”

    [46] (Kur ai shkoi te Jusufi, tha): “O Jusuf, o njeri i drejte! Na shpjego (enderren) per shtate lopet e majme, qe i hanin ato shtate te liga dhe per shtate kallinj te gjelber e shtate tjere te thare, - qe te kthehem te njerezit, e ta dijne ate edhe ata”

    [47] (Jusufi) tha: “Do te mbillni shtate vjet rresht, e ate qe do ta korrni, linie ne kallinj, pervec nje pakice qe do ta hani

    [48] sepse pastaj do te vijne shtate vjet te thata, te cilat do t’i hane ato qe i keni ruajtur ju, pervec nje pakice qe e keni ruajtur (per fare)

    [49] Pastaj, pas ketyre do te vije nje vit ne te cilin njerezit do te kene bereqet dhe ne te cilin do te shtrydhin (rrush, etj.)”

    [50] Dhe mbreti tha: “Sillmani ate (Jusufin)!” Kur (Jusufit) i erdh i deleguari (per ta nxjerre prej burgut), ai i tha: “Ktheu te mbreti yt, e pyete: ‘C’paten ato gra qe i prene duart e veta?’ Me te vertete, Zoti im i di dredhite e tyre!”

    [51] (Mbreti u tha grave): “Si qe puna juaj kur deshet ta mashtronit Jusufin?” Ato thane: “Perendia na ruajte! Na per te nuk dime asgje te keqe”. Gruaja e Azizit (ministrit) tha: “Tani do te dale ne shesh e verteta! Une jam perpjekur qe ta mashtroje ate, por ai me te vertete eshte prej njerezve te drejte

    [52] (Kur Jusufi mori vesh per te gjitha keto), tha: “Kjo eshte qe ta dije ai (ministri), se une me te vertete, nuk e kam tradhetuar ate gjate kohes se mungeses se tij dhe, me te vertete Perendia nuk i perfundon mire dredhite e tradhetareve

    [53] Une nuk e shfajsoj veten, meqe shpirti (i njeriut) eshte fort i prirur per te keqe, pervec atij qe e meshiron Zoti im. Me te vertete, Zoti im eshte fales dhe meshirues”

    [54] Dhe tha sundimtari (mbreti): “Ma sillni ate, do ta marr ne suiten time (si keshilltar special)”. E, pasi bisedoi me te, i tha: “Prej sot, ti tek ne, ke pozite te larte dhe je i besuar”

    [55] (Jusufi) tha: “Me cakto te udheheq thesarin e vendit. Une, me te vertete, jam ruajtes dhe i dijshem”

    [56] Dhe keshtu, ia dhame Jusufit poziten ne vend (Misir), dhe ai ne te vendosej ku te donte. Na e shperblejme me meshiren Tone, ke e duam. Bamiresve nuk ua humbim shperblimet

    [57] E, shperblimi i jetes tjeter eshte me i mire per ata qe besojne dhe i druajne Perendise

    [58] Dhe erdhen vellezerit e Jusufit, e hyn tek ai. Ai i njohu ata, por ata nuk e njohen ate

    [59] Dhe kur i furnizoi ata me ushqim te nevojshem, tha: “Ma sillni vellaun tuaj prej babes! A nuk po shihni se une i plotesoj masat dhe une jam me i miri mikprites

    [60] Nese nuk ma sillni ate (vellaun tuaj), nuk do te kete tek une me ushqim per ju dhe mos ejani te ne!”

    [61] Ata thane: “Na do te perpiqemi qe disi ta sjellim nga baba i tij, dhe ne do te bejme kete”

    [62] (Jusufi) u tha atyre djelmoshave (nepunesve) te vet: “Lenie pagesen, te hollat e tyre ne barret e tyre, e do t’i njohin ato kur te shkojne ata te familja e vet, e do te kthehen perseri te ne”

    [63] Kur u kthyen te baba i tyre, thane: “O baba yne! Nuk do te na japin me ushqim. Prandaj dergoje me ne vellain tone, per te do te mund te marrim ushqim, e na, me te vertete, do ta ruajme ate!”

    [64] (Baba) u tha: “A mos valle t’jua besoj juve, ashtu sic ua pata besuar me pare vellain e tij? Perendia eshte ruajtesi me i mire dhe Ai eshte me i meshirshmi i meshiruesve!”

    [65] E, kur i celen barret e tyre, e gjeten pagen (te hollat) e tyre, qe ua kishin kthyer, (atehere) thane: “O baba i yne! C’duam me teper? Keto, jane gjerat (te hollat) tona; na jane kthyer. Na, do ta furnizojme familjen tone dhe do ta ruajme vellain tone, dhe do ta shtojme nje barre deveje (ushqim), e kjo eshte barre e lehte”

    [66] (Baba) tha: “Une kurrsesi nuk do ta dergoj me ju, perderisa te mos betoheni ju ne Perendine, se do te ma ktheni ate, perpos nese ju rrezikon ndonje e keqe e madhe (te gjitheve)”. E kur ata dhane betimin e vet, (baba) u tha: “Perendia eshte mbikeqyres per ate qe flasim ne”

    [67] E ai tha: “O djemte e mi, mos hyni ne te njejten dere, por ne dyer te ndryshme. Une asgje nuk mund te largoj prej jush (cka u ka caktuar) Perendia! Se pushteti i perket vetem Perendise. Tek ai mbeshtetem uen dhe tek Ai le te mbeshteten ata qe deshirojne te jene te mbeshtetur (te Perendia)!”

    [68] Pasi qe hyne (ne qytet), ashtu sic i urdheroi babai i tyre, kjo nuk u ndihmoi asgje atyre para caktimit te Perendise, perpos deshires se Jakubit, te cilen ia plotesoi (Zoti). Ai (Jakubi), ne te vertete, ka qene dijetar i madh, sepse Ne e kemi mesuar, por shumica e njerezve nuk e di (kete)

    [69] Dhe kur dolen para Jusufit, ky e afroi vellaun e vet (Bunjamin) dhe i tha: “Une me te vertete, jam vellai yt dhe mos u hidhero per ate qe vepruan vellezerit tane!”

    [70] Dhe pasi i furnizoi me ushqimin e nevojshem, shtini nje gote (te cmueshme) ne ngarkesen e vellait te vet, e pastaj nje therrites thirri: “O karavan, ju me te vertete jeni vjedhesa!”

    [71] Ata (vellezerit e Jusufit) – u kthyen kah ata (e thane): “C’ju ka humbur?”

    [72] Thane: “Po kerkojme goten e mbretit. Kush e sjell ate, ka shperblim nje barre deveje ushqim. Une per kete garantoj”

    [73] Thane (vellezerit e Jusufit): “Pasha Perendine, ju e dini se na nuk kemi ardhur te bejme turbullira ne toke, dhe na nuk jemi vjedhesa”

    [74] Ata pyeten: “E cfare eshte denimi, nese ju genjeni?”

    [75] (Bijte e Jakubit) thane: “Denimi per ate, ne barren e te cilit gjendet gota eshte vete ai person (behet skllav i te vjedhurit nje vit). Keshtu i denojme ne zullumqaret”

    [76] Dhe ai (therritesi), nisi te kontrolloje barret e tyre para barres se vellait te Jusufit, e pastaj nxori goten nga barra e vellait te atij. Na, e mesuam Jusufin keshtu, qe ta beje kete mashtrim. Ai, sipas ligjit te mbretit nuk mund ta merrte (per skllav) vellain e vet, pervec se me lejen e Perendise. Ne e ngrisim lart ate qe duam Ne, e mbi cdo te ditur ka edhe me te ditur

    [77] (Bijte e Jakubit) thane: “Nese ka vjedhe, po edhe me pare vjedhi vellai i tij! E, Jusufi – heshti per kete dhe nuk shpalli gje, por mendoi ne vetvete: “Ju jeni ne pozite me te keqe (sepse e keni vjedhe vellaun)! E, Perendia eshte me i dijshem per ato qe i pershkruani ju”

    [78] (Bijte e Jakubit) thane: “O minister, ai e ka baben shume plak, andaj merre ndonjerin prej nesh ne vend te tij! Na po shohim se ti je bamires”

    [79] (Ministri) tha: “Perendia na ruajte, - ta marrim na ate tjetrin ne vend te atij te i cili e kemi gjetur sendin tone! Atehere, na, me te vertete, do te ishim te padrejte!”

    [80] Meqe e humben shpresen ne te (Jusufin), u shperndane dhe bisedonin fshehurazi. Me i madhi nga ata, tha: “A nuk e dini qe baba juaj, ka marre prej jush betimin ne Perendine, e madje, edhe me pare keni bere krim ndaj Jusufit. Nuk do te ndahem prej kesaj toke, derisa te mos me lejoje babai im ose te mos me gjykoje Perendia, e Ai eshte gjykatesi me i mire

    [81] Kthehuni te babai juaj dhe thuani: “O baba yne, djali yt ka vjedhur. Na deshmojme vetem per ate qe dime. Na nuk e kemi ditur nje gje te padukshme

    [82] Pyeti banoret e qytetit ne te cilin kemi qene dhe karavanin me te cilin kemi udhetuar, dhe ne jemi te drejte”

    [83] Jakubi tha: “Jo, por shpirti juaj e ka kurdisur krejt kete. Durimi im eshte, durim i bukur. Shpresoj se Perendia do t’mi ktheje te gjithe, sepse Ai, me te vertete, eshte i Plotedijshem dhe i Gjithedijshem

    [84] (Jakubi) u kthye prej tyre dhe tha: “O i mjeri une per Jusufin!” Syte iu kishin zbardhur prej pikellimit dhe ishte plot zemerim

    [85] (Bijte e Jakubit) thane: “Pasha Perendine, ti po e permend Jusufin papra, saqe do te semuresh rende ose do te vdesish!”

    [86] (Jakubi) tha: “Une, pikellimin dhe zemrimin tim ia paraqes vetem Perendise, e nga Perendia e di ate qe nuk e dini ju”

    [87] “O bijte e mi, shkoni e hulumtonie Jusufin dhe vellain e tij dhe mos e humbni shpresen ne meshiren e Perendise. Me te vertete, shpresen ne meshiren e Perendise nuk e humbin, perpos populli mohues”

    [88] Dhe kur ata dolen para Jusufit, thane: “O minister, neve dhe familjen tone e ka goditur nje fatkeqesi e madhe e kemi sjelle pak gjera! E, ti na ploteso ushqimin tone dhe bene miresi me ne! Se Perendia, me te vertete, i shperblen dhenesit e lemoshes”

    [89] (Jusufi) tha: “A dini cka keni bere me Jusufin dhe vellain e tij, kur nuk keni qene te vetedijshem?”

    [90] Ata thane: “A mos qenke ti valle, me te vertete, Jusufi?” Ai u pergjigj: “Po, une jam Jusufi, e ky eshte vellai im. Perendia na ka bere miresi neve. Me te vertete, ai qe ruhet nga te keqijat dhe behet i durueshem, Perendia, me te vertete, kurre nuk ua humbe shperblimin bamiresve

    [91] Ata thane: “Pasha Perendine, me te vertete, Perendia te ka lartesuar ty mbi ne, e na, me te vertete, kemi qene te gabueshem

    [92] (Jusufi) u tha: “Sot, s’ka qortim per ju; Perendia do t’ju fale. Ai eshte me i meshirshmi i meshiruesve

    [93] Shkoni me kete kemishe time dhe venie ne fytyren e babes tim e ai do te shohe, dhe m’i sillni tere familjet tuaja

    [94] E, kur karavani u largua nga toka (e Egjiptit), babai i tyre tha: “Une, me te vertete, po ndjeje eren e Jusufit, sikur ju te mos me quanit matuf”

    [95] Ata thane: “Pasha Perendine, me te vertete, ti edhe tani qendron ne gabimin e meparshem”

    [96] E, kur erdhi sihariquesi, ia vuri kemishen ne fytyren e tij (Jakubit), e atij iu kthye te pamurit. (Atehere), tha (Jakubi): “A nuk ju kam thene, se une di nga Perendia ate qe nuk e dini ju”

    [97] Ata thane: “O babai yne, kerko falje per ne (nga Perendia) per gabimet tona; ne, me te vertete, kemi qene te gabueshem”

    [98] Ai u pergjegj: “Do ta lus Zotin tim qe t’ju fale. Me te vertete, Ai eshte fales dhe meshirues”

    [99] Dhe kur ata hyn te Jusufi, i afroi prane vedit prinderit e vet dhe tha: “Hyni ne qytetin e Egjiptit! Me lejen e Perendise, ju do te jeni te sigurte prej cdo te keqe”

    [100] Dhe ai i ngriti prinderit e vet ne fron (ne nje vend me te larte), dhe ata te gjithe (prinderit dhe vellezerit) iu perulen atij. (Jusufi) tha: “O baba im, ky eshte komentimi i endrres sime te dikurshme. Zoti im e plotesoi ate. Dhe mua me beri miresi, kur me nxori nga burgu, e juve u solli nga shkretetira, pasi djalli pat futur ngaterresa ne mes meje dhe vellezerve te mi. Me te vertete, Zoti im u ben lehtesi kujt te doje. Me te vertete, Ai eshte i Plotedijshem dhe i Gjithedijshem

    [101] O Zoti im! Ti me ke dhene pushtetin dhe me ke mesuar komentimin e ngjarjeve! (O) krijues i qiejve dhe i Tokes, Ti je Mbrojtesi im edhe ne kete edhe ne boten tjeter! Ben qe te jane te mire!”

    [102] Keto jane lajmet e ngjarjeve te padukshme, te cilat Ne po t’i shpallim ty (o Muhammed), e ti nuk ke qene me ata kur vendosen per punen e tyre, e ata benin dredhira

    [103] E, shumica e njerezve, sado qe te deshirosh ti, nuk jane besimtare

    [104] Ti nuk po kerkon prej tyre kurrfare shperblimi per kete. Ai (Kur’ani), eshte vetem keshille per boten

    [105] E, sa shume dokumente ka ne qiej dhe ne Toke prane te cileve kalojne ata, e ata shmangen nga ato, e nuk mendojne

    [106] Shumica e tyre nuk besojne ne Perendine, por i bejne shok Atij

    [107] A jane te sigurte ata se nuk do t’i godas fatkeqesia – denim nga Perendia, ose qe do t’i arrije ata papritmas casti (Dita e Kijametit), e qe ata as qe do ta hetojne ate

    [108] Thuaj: “Kjo eshte rruga ime, une therras (ne besimin) e Perendise, duke pasur argumente te qarta, une dhe cdonjeri qe me pason mua, dhe qofte lavderuar Perendia, une nuk jam prej idhujtareve!”

    [109] E, Na kemi derguar edhe para teje vetem burra, nga banoret e qyteteve, te cileve ua derguam Shpalljen. E, valle! A nuk kane udhetuar ata neper Bote, e te shohin se si ka qene fundi i atyre qe ishin para tyre? E, bota tjeter eshte, me te vertete, me e mire per ata qe i druajne Perendise. A nuk po mendoni

    [110] Dhe kur pejgamberet gati e humben shpresen dhe menduan se do te shpallen per genjeshtare, atehere i arriti ndihma Jone: Na e shpetojme ate qe duam Ne, e nuk zmbrapset denimi Yne nga populli mekatare

    [111] Ne tregimet e atyre (pejgambereve) ka keshilla per ata qe jane mendare. Kur’ani nuk eshte tregim i trilluar, por ai eshte vertetues i (librave) qe jane shpalle para tij dhe shpjegues i cdo gjeje, dhe udherrefyes e meshire per popullin besimtare

    Bubullima (Er-Ra'd)

    Surah 13

    [1] Elif Lam Mim Ra. Keto jane versetet e Librit (Kur’anit)! E, ajo qe te eshte shpalle ty prej Zotit tend eshte e Vertete, por shumica e njerezve nuk e besojne

    [2] Perendia eshte ai qe qiejt i ka ngritur pa shtylla, e ju i shihni, e ka mbizoteruar Arshin, dhe ka nenshtruarn Diellin dhe Henen. Te gjitha keto rrotullohen per kohe te caktuar. Ai drejton te gjitha dhe i shpjegon argumentet, dhe per t’u bindur ju qe do te takoheni me Zotin tuaj

    [3] Ai eshte, i cili e ka shtrire Token, duke krijuar ne te male dhe lumenj. Dhe nga cdo lloj fruti krijoi cifte nga dy; Ai beri qe nata ta mbuloje diten. Me te vertete, ne keto ka dokumente per njerezit qe mendojne

    [4] Ne Toke ka vise qe jane te lidhura njeri me tjetrin dhe ka kopshtije te mbjellura me hardhi, dhe ara dhe palme me nje pip ose shume pipa; ujiten me te njejtin uje, e disa nga frutet i bejne me te shijshme nga te tjerat. Me te vertete, ne keto ka dokumente per njerezit qe kane mend

    [5] E, nese cuditesh, pra – cudi jane fjalet e tyre: “A valle, me te vertete pasi te behemi toke, do te krijohemi perseri?” Ata, nuk besojne ne Zotin e tyre, keta jane ata, ne qafat e te cileve do te kete pranga; keta jane banoret e xhehennemit, ne te cilin do te qendrojne perhere

    [6] Ata e kerkojne me nguti prej teje te keqen para te mires, e para tyre ka pasur shume denime. Zoti yt eshte fales per njerezit perkunder zullumeve te tyre, por Zoti yt, me te vertete, eshte edhe denues i ashper

    [7] E, mohuesit thone: “Sikur t’i ishte derguar atij nje mrekulli nga Zoti i tij?” ti je vetem paralajmerues. E, per cdo popull ka udherrefyes (ne rruge te drejte)

    [8] Perendia di se c’mban (ne barkun e saj) cdo femer, dhe di se sa shkurtohet dhe sa zgjatet (koha e lindjes). Dhe, cdo gje tek Ai eshte me mase

    [9] Ai di gjerat e dukshme dhe te padukshme. Ai eshte i Madherueshem dhe i Larte

    [10] Tek Ai, ju jeni te barabarte: qofte se flisni ne vete apo flisni me ze te larte, si dhe ai qe fshihet naten apo ai qe ece diten

    [11] Njeriu ka percjelles (engjej), para tij dhe pas tij, - e mbikeqyrin ate me urdherin e Perendise. Me te vertete, Perendia nuk ua ndryshon ate qe kane nga e mira ne te keqe. Kur Ai don ta ndeshkoje nje popull, s’ka kurrfare pengese per te. Dhe ata, perpos Tij (Perendise), s’kane kurrfare ndihmesi

    [12] Ai ua defton juve vetetimen, duke u frikesuar dhe shpresuar ju, dhe Ai krijon re te renda (me shi)

    [13] Edhe bubullima e falenderon Ate (Perendine), por edhe engjejt, nga droja ndaj Tij; Ai dergon rrefete dhe godet me ato ke te doje; - dhe ata perseri diskutojne per Perendine, e Ai eshte i ashper ne ndeshkime

    [14] Vetem per Te eshte lutja e vertete! E, ata (mohuesit) qe i luten tjeterkujt – perpos Perendise, nuk u pergjigjet atyre me kurrgje, ashtu sikunder ai qe i zgjate dy duart tek uji (prane pusit), per t’i ardhur te goja; por, ai, kurrsesi nuk i vjen. Lutja e mohuesve eshte e kote

    [15] Perendise i bejne sexhde te gjithe ata qe gjenden ne qiej dhe ne Toke, dashte e padashte, si dhe hijet e tyre (bejne sexhde), ne mengjes dhe ne mbremje

    [16] Thuaj: “Kush eshte Zoti i qiellerave dhe i Tokes?” – dhe pergjigju: “Perendia!” Thuaj: “A mos valle, i merrni ju, pervec Tij, per miq, ata qe vetes nuk mund t’i sjellin as dobi as dem?” Thuaj: A jane te njejte i verbeti dhe ai qe sheh, ose, a jane te njejte erresirat dhe drita, ose, mos valle, ata qe i kane bere shok Perendise, a kane krijuar sic ka krijuar Ai, e qe t’ju behen krijesat e ngjashme atyre?” Thuaj: “Perendia, eshte krijues i cdo gjeje dhe Ai eshte i Vetmi dhe Triumfues”

    [17] Ai leshon shiun nga qielli, andaj rrjedhin lumenjte me mase (te caktuar), dhe vala i barte mbeturinat mbi siperfaqe te ujit. Edhe ate qe e shkrijne njerezit ne zjarr, me qellim qe te perfitojne stoli ose vegla, eshte mbeturine (e pavlefshme), si ajo (ne siperfaqe te ujit). Keshtu, Perendia, jep shembullin e se vertetes dhe te pavertetes: Mbeturinat hudhen, e ajo qe u sherben njerezve mbetet ne toke. Keshtu, Perendia u shpjegon shembujt

    [18] Per ata qe i gjegjen Zotit te tyre, i gjen e mira e madhe, e ata qe nuk i gjegjen Atij – sikur te ishte e tyre e gjithe c’ka ne Toke, dhe edhe aq (me teper), ata do ta sakrifikonin ate (per te shpetuar). Te atilleve, u eshte pergatitur llogari e rende; e strehimi i tyre eshte xhehennemi. E, sa shtrat i shemtuar qe eshte ai

    [19] A mos valle, ai qe di se e verteta qe te eshte shpalle ty nga Zoti yt eshte njesoj sikur ai qe eshte i verber? Vetem te mencurit mendojne

    [20] Ata qe kryejne obligimin ndaj Perendise dhe nuk e prishin premtimin

    [21] dhe ata qe ruajne ate qe ka urdheruar Perendia qe te ruhet dhe i druajne Zotit te tyre, dhe i frikohen llogarise se rende

    [22] dhe ata qe durojne per te fituar dashurine e Zotit te tyre, dhe qe falin namazin, dhe nga ajo qe ua kemi dhene Ne – ndajne (japin) fshehurazi dhe haptazi, dhe kthejne te keqen me te mire – per ta ka perfundim te mire

    [23] Xhenneti i Adnit, ne te cilin do te hyjne ata, dhe prinderit e tyre, dhe grate e tyre, dhe pasardhesit e tyre – ata e kane qene te mire (qe kane besuar), e engjejt do te hyjne tek ata nga cdo dere

    [24] (e ju thone): “Shpetimi qofte mbi ju, meqe keni duruar, e sa perfundim i bukur qe eshte ky!”

    [25] E, ata qe prishin obligimin ndaj Perendise, pasi qe jane zotuar per ate, e qe keputin ate qe ka urdheruar Perendia te ruhet, dhe bejne crregullime ne Toke – per ata ka mallkim dhe perfundim te keq

    [26] Perendia ia zgjeron furnizimin kujt te doje dhe ia pakson. Ata i gezohen jetes se kesaj bote, por jeta e kesaj bote ne krahasim me boten tjeter, eshte vetem kenaqesi transite (e perkohshme)

    [27] Mohuesit thone: “Sikur t’i ishte derguar atij nje mrekulli nga Zoti i tij?” Thuaj: “Me te vertete, Perendia e shpie ne humbje ate qe don (meqe eshte zhytur ne te keqe), ndersa e udhezon ne rruge te drejte ate qe kthehet tek Ai

    [28] ata qe besojne dhe zemrat e te cileve, kur permendet Perendia, qetesohen – e, me te vertete, kur te permendet Perendia, zemrat qetesohen

    [29] Ata qe besojne dhe punojne vepra te mira, te lumte ata; per ta ka vendbanim te mrekullueshem

    [30] Dhe, keshtu te derguam Ne ty te nje popull, para te cilit kane kaluar shume popuj, qe t’jua lexosh ti atyre, ate qe ta kemi shpallur Na ty, sepse ata nuk besojen ne Meshiruesin (Perendine). Thuaj: “Ai (Meshiruesi) eshte Zoti im, s’ka zot tjeter pervec Tij, tek Ai mbeshtetem dhe tek Ai kthehem!”

    [31] Sikur me ndonje Kur’an te leviznin malet ose me te – te copetohet toka ose me te – te flisnin te vdekurit (te ngjalleshin, atehere, edhe me kete Kur’an do te beheshin keto). Por, te gjitha i takojne Perendise. Valle, a nuk e dine ata qe besojne qe – sikur te donte Perendia do t’i kishte udhezuar te gjithe njerezit (ne besim). Kurse, mohuesit per ate qe kane punuar, do te vazhdonte t’i godase fatkeqesia, ose ajo (fatkeqesia) do te ngjaje prane shtepive te tyre, - perderisa te realizohet premtimi i Perendise (atehere zhduken teresisht). Perendia, me siguri, e realizon premtimin

    [32] Edhe para teje, jane talle me pejgambere, andaj Une u kam dhene afat atyre qe kane mohuar, e pastaj i kam ndeshkuar, e cfare ka qene denimi Im

    [33] A mos valle, Atij qe eshte mbikeqyres per cdokend – cka punon, mund t’i behet shok – ai qe nuk di asgje, (sic konsiderojne mohuesit)? Ose ju doni ta lajmeroni Ate, per ate cka nuk di Ai (Perendia) ne Toke, (kurse Ai di edhe per me te voglen imtesi), ose (po i emroni ju ata) me fjale boshe? Jo, por mohuesve dinakerite e veta i hijeshohen dhe ata jane larguar nga rruga e drejte, e ke e shmange Perendia, per te s’ka udherrefyes

    [34] Per ta ka denim ne kete jete, por denimi ne jeten tjeter, me siguri, eshte edhe me i ashper, dhe per ta, s’ka mbrojtes nga denimi i Perendise

    [35] Xhenneti i tille, qe u eshte premtuar muslimaneve: ka (kopshtije) neper te cilat rrjedhin lumenj, frutet e kopshtit jane te perhershme, si dhe freskia e tij. Ky eshte mbarimi (epilogu) i besimtareve, kurse fundi i mohuesve eshte zjarri

    [36] E, atyre qe ua kemi zbritur Librin, ata gezohen per ate qe te kemi shpalle ty. Dhe (ka) disa prej grupeve qe mohojne dicka prej tij (Kur’anit). Thuaj: “Mua me eshte urdheruar qe ta adhuroj vetem Perendine dhe qe mos t’i bej shok Atij. Vetem Atij i lutem dhe vetem tek Ai kthehem

    [37] Ja, keshtu, Na e kemi zbritur Kur’anin – ligj (te mencurise se shprehur) ne gjune arabe. E, nese ti ndjeke deshirat e tyre, pas njohurise qe te ka ardhur, ti nuk do te kesh as ndihmes as mbrojtes prej (denimit te) Zotit

    [38] Na, me te vertete, edhe para teje kemi derguar pejgambere dhe u kemi dhene gra dhe pasardhes. Asnje pejgamber nuk ka sjelle me vete asnje mrekulli, pervec me lejen e Perendise. Cdo periudhe e kohes ka dispozita ligjore

    [39] Perendia shlyen cka te doje e themelon cka te doje; dhe tek Ai eshte Libri kryesor

    [40] Qofte te te tregojme Na ty, nga ajo qe u kemi premtuar atyre, ose ta marrim shpirtin Na ty, ti je i obliguar vetem ta shpallish (profetnine tende e jo denimin e tyre), se llogaria eshte te Ne

    [41] A nuk po shohin ata, qe Ne po ua shkaterrojme token (mohuesve), duke i zvogluar skajet e saj. Perendia gjykon, dhe s’ka askush qe mund ta thyeje gjykimin e Tij dhe Ai eshte llogarites i shpejte

    [42] Dredhi kane bere edhe ata qe kane qene para tyre, e Perendia eshte zoterues i te gjitha dredhive. Ai di cka punon cdokush dhe mohuesit do ta dine se per ke do te jete perfundimi me i mire

    [43] Mohuesit thone: “Ti nuk je pejgamber!” Thuaj (o Muhammed!): “Mjafton Perendia per deshmitar ne mes meje dhe jush, dhe Ai qe e di Librin”

    Ibrahimi (Ibrahim)

    Surah 14

    [1] Elif Lam Ra. Ky eshte Libri, qe ta kemi shpalle ty, qe njerezit t’i nxjerrish nga erresira ne drite, me lejen e Zotit te tyre, ne rrugen e te Plotefuqishmit dhe te Falenderueshmit

    [2] Perendi, te cilit i perkasin cka ka ne qiej dhe ne Toke. E, mjer per mohuesit nga denimi i tmerrshem (qe do t’i godase)

    [3] ata qe jeten e kesaj bote e duan me shume se ate te botes tjeter, dhe pengojne njerezit nga rruga e Perendise dhe deshirojne ta shtremberojne ate! Ata jane ne humbje te madhe

    [4] Na nuk kemi derguar asnje pejgamber, perpos ne gjuhen e popullit te tij, per t’u shpjeguar atyre (e ta kuptojne). Perendia e shpie ne humbje ke te doje dhe e udhezon ne rruge te drejte ke te doje. Ai eshte i Plotefuqishem dhe i Gjithedijshem

    [5] Na e derguam Musain me argumentet Tona (dhe i thame atij): “Nxirre popullin tend nga erresira ne drite dhe perkujtoju atyre detet e Perendise (ngjarjet e mira dhe te keqija)!” Me te vertete, ne kete, ka argumente per cdonjerin qe eshte i durueshem dhe falenderues

    [6] (Kujtoje) kur Musai i tha popullit te vet: “Kujtoni dhuntine qe ju dha Perendia, kur (Ai) ju shpetoi nga populli i Faraonit, te cilet ju munduan me torturat me te renda, e i prenin djemte tuaj, e ju linin ne jete femrat (tuaja), - kjo ka qene nje sprove e madhe per ju nga Zoti juaj

    [7] (Kujtoje) dhe kur Zoti juaj parashtroi: “Nese beheni mirenjohes, Une, me siguri, do t’ju jap edhe me shume; e nee beheni mohues, (do te denoheni). Me te vertete, denimi Im eshte i rende”

    [8] Dhe Musai ka thene: “Nese nuk besoni, ju dhe te gjithe c’jane ne Toke, - Perendia, me te vertete, eshte i pasur dhe plot lavdi (s’ka nevoje per falenderimin tuaj)”

    [9] A nuk u ka ardhur juve lajmi per ata qe kane qene para jush: per popullin e Nuhut, dhe te Adit, dhe te Themudit dhe per ata pas tyre? – Vetem Perendia i di ata! – Pejgamberet e tyre kane ardhur me dokumente te qarta, por ata venin duart e tyre ne goje (me tallje dhe pezm) dhe thonin: “Na nuk besojme me ate qe jeni derguar ju. Na jemi me dyshim te madh ndaj asaj qe na thirrni ju!”

    [10] Pejgamberet e tyre u kane thene: “Valle a mund te dyshohet ne Perendine, Krijuesin e qiejve dhe te Tokes? Ai u therret juve per t’ju falur disa mekate tuaja dhe qe t’ju le juve deri ne afatin e caktuar”. Ata (jobesimtaret) thane: “Ju jeni vetem njerez si ne. Ju deshironi te na shmangeni nga ajo qe kane adhuruar te paret tane. Andaj, na sillni mrekulli te dukshme!”

    [11] Pejgamberet e tyre, u thane: “Na jemi vetem njerez si ju, por Perendia e cileson (me pejgamberllek) ke te doje prej roberve te Vet, ne nuk mund t’u sjellim mrekulli pa urdherin e Perendise, e besimtaret le te mbeshteten vetem ne Perendine

    [12] E, perse te mos mbeshtetem (shpresojme) ne Perendine, kur Ai na ka deftuar rrugen e drejte ne te cilen po ecim? Na, me te vertete, do te durojme ne ate qe na mundoni ju – e ata qe mbeshteten (shpresojne), le te shpresojne vetem ne Perendine!”

    [13] Dhe mohuesit u thane pejgambereve te tyre: “Na do t’ju debojme juve nga toka e jone, ose do te ktheheni ju ne fene tone!” Andaj, Zoti (pejgambereve te Vet) u shpalli: “Na, me te vertete, do t’i zhdukim zullumqaret

    [14] e juve do t’ju vendosim ne token e tyre – pas tyre. Kjo (dhurate) eshte per ata qe i druajne Madherise Sime dhe i frikohen premtimit (denimit) Tim”

    [15] (E, pejgamberet) kerkuan ndihme (nga Perendia), andaj eshte shkaterruar cdo kokeforte e kryelarte

    [16] para tyre eshte xhehennemi – dhe ai do te furnizohet me uje te qelbet

    [17] te cilin e herpatin, e nuk mund ta perbijne. E, vdekja u vie atyre nga te gjitha anet, por ata nuk vdesin; dhe pas tij ka denim te rende

    [18] Vepra e atyre qe nuk besojne Zotin e tyre, i shembellen hirit, qe ne diten e stuhishme bartet nga era. Nuk do te kene asnje dobi nga veprat qe kane punuar. Kjo eshte humbje e madhe

    [19] Valle, a nuk sheh ti se si Perendia ka krijuar persosmerisht qiejte dhe Token? E, nese Ai don, do t’ju zhduke juve dhe do te sjelle popull te ri

    [20] kjo nuk eshte pune e rende per Fuqiplotin Perendi

    [21] Dhe te gjithe do te dalin para Perendise. (Atehere), ata qe kane qene te shfrytezuar, do t’u thone atyre qe jane kryelartesuar: “Na kemi qene ithtaret tuaj. A do te mund te largoni ju prej nesh dicka nga denimi i Perendise?” Ata thone: “Sikur te na kishte udhezuar Perendia ne rrugen e drejte, edhe na do t’ju kishim udhezuar juve. Rrenkojme ne apo durojme, - njesoj na eshte neve, nuk do te kete shpetim per ne”

    [22] Dhe, do te thote djalli, kur te merr fund puna: “Me te vertete, Perendia u ka premtuar juve premtimin e vertete. Edhe une ju kam premtuar, por ju kam mashtruar. Por, une nuk kam pasur kurrfare pushteti mbi ju, perpos qe ju kam thirrur, e ju me jeni pergjegjur. Prandaj, mos me qortoni, por qortonie veten! Une nuk jam shpetimtari juaj, e as ju nuk jeni shpetimtari im. Une, tani mohoj ate qe ju me pare me patet bere shok (me Perendine)”. Me te vertete, per zullumqaret ka denim te dhembshem

    [23] E, ata qe besojne dhe punojne vepra te mira, do te hyjne ne kopshtije, neper te cilat rrjedhin lumenjt, ku ata, me lejen e Zotit te tyre, do te banojen perhere. Ne to, do te pershendeten me fjalen: “Selam!”

    [24] Valle a nuk sheh se si Perendia jep shembullin – fjala e bukur si druri i bukur: rrenja eshte e forte ne toke, kurse deget kah qielli

    [25] qe me lejen e Zotit te saj jep frut ne cdo kohe. Dhe Perendia u tregon shembullin njerezve per t’u keshilluar ata

    [26] Fjala e shemtuar eshte si druri i shemtuar: i shembur per dhe dhe i paqendrueshem per ekzistence

    [27] Perendia besimtaret i forcon me fjale te qendrueshme, ne kete bote dhe ne boten tjeter, kurse zullumqaret i shpie ne humbje; Perendia punon c’te doje

    [28] Valle, a nuk i sheh ata qe dhuntine e Perendise e kane nderruar me mohim dhe e kane sjelle, popullin e tyre ne Shtepine e shkaterrimit

    [29] ne xhehennem, ne te cilin do te digjen – e sa vendbanim i tmerrshem eshte ai! –

    [30] dhe i kane trilluar shok Perendise per t’i larguar (njerezit tjere) nga rruga e Tij. Thuaj: “Kenaquni, se kthimi juaj eshte ne zjarr!”

    [31] Thuaju roberve te Mi, te cilet besojne: Le te falin namazin dhe le te japin fshehurazi dhe haptazi nga ajo qe ua kemi dhene Ne, para se te arrije dita, ne te cilen s’ka shitje as miqesi

    [32] Perendia eshte Ai qe ka krijuar qiejt dhe Token; Ai zbret ujin nga qielli e me te jep frutet per t’u ushqyer ju; dhe u jep juve qe te shfrytezoni anijet per te lundruar me to neper dete, me autorizimin e Tij, dhe u jep qe te shfrytezoni lumenjt

    [33] dhe ju jep qe te shfrytezoni Diellin dhe Henen, qe levizin vazhdimisht, dhe ju jep qe te shfrytezoni naten dhe diten

    [34] dhe ju jep nga te gjitha ato qe keni kerkuar nga Ai (sipas nevojave tuaja), e nese doni t’i numeroni dhuntite e Perendise, atehere nuk do te mund t’i numeroni. – Njeriu, me te vertete, eshte zullumqare dhe jomirenjohes

    [35] (Kujtoje) kur Ibrahimi tha: “O Zoti im, bene te sigurt kete qytet dhe me largo mua dhe bijte e mi nga te adhuruarit e statujave

    [36] O Zoti im, ata kane shmangur shume njerez (nga rruga e drejte). Ai qe me pason mua, eshte i fese sime; e ai qe me kundershton mua, - Ti, pra, me te vertete, je fales dhe meshirues

    [37] O Zoti yne, une, me te vertete, i kam vendosur disa pasardhes te mi ne nje lugine e nuk mbillet, te Shtepia e Jote e shenjte; o Zoti yne (i kam vendosur ketu) per te falur namazin; andaj, bene qe zemrat e disa njerezve te nxitojne kah ata dhe furnizoji ata me frute, per t’u bere falenderues ata

    [38] O Zoti yne, Ti, me te vertete, di ato qe fshehim e cka shfaqim ne haptazi. Nuk i fshehet asgje Perendise as ne Toke as ne qiell

    [39] Qofte lavderuar Perendia, i cili ne pleqeri me dhuroi Ismailin dhe Is’hakun; Zoti im, me te vertete, eshte pranues i lutjeve

    [40] O Zoti im, ben qe une te kryeje perhere namazin dhe ashtu disa pasardhes te mi! O Zoti yne, pranoje lutjen time

    [41] O Zoti yne, me fal mua dhe prinderit e mi dhe besimtaret – ne Diten kur do te jepet llogari!”

    [42] E ti, mos mendo, kurrsesi, qe Perendia nuk veren ate qe punojne zullumqaret! Ai, vetem ua shtyen (denimin) dei ne Diten kur syte e tyre do te mbeten te hapur

    [43] dhe duke vrapuar, me koke ngrehur, nuk mund t’i levizin syte (e shikojne me ngulmim); e zemrat e tyre do te jene te zbrazeta (nga tmerri)

    [44] Ti, paralajmeroji njerezit per Diten qe atyre do t’u vie denimi, e zullumqaret do te thone: “O Zoti yne, na le (kthena ne jete) neve vetem edhe pak kohe; na do t’i pegjigjemi thirrjes Tende dhe do t’i pasojme pejgamberet!” (Ju thuhet atyre): “E valle, a nuk jeni betuar me pare se nuk ka per ju zhdukje

    [45] Dhe keni banuar ne shtepite e atyre, te cilet i kane bere zullum vetes dhe e keni pasur te qarte se si kemi vepruar me ta. Dhe, Na, ju kemi treguar shume shembuj”

    [46] Dhe ata thurin dredhite e tyre, e te Perendia eshte denimi i dredhive te tyre; per dredhite e atyre nuk mund t’i lekundin malet

    [47] As mos mendo se Perendia nuk do ta mbaje premtimin e Vet (qe u ka dhene) pejgambereve te Vet – se, Perendia, me te vertete, eshte i Plotefuqishem dhe ndeshkon –

    [48] ne Diten kur Toka do te nderrohet me toke tjeter, por edhe qiejt, e kur te gjithe te dalin para te Vetmit dhe te Plotefuqishmit Perendi

    [49] Dhe ate dite do t’i shohesh mekataret te lidhur ne pranga

    [50] Kemishat do t’i kene prej katranit, e zjarri do t’ua mbeshtjelle fytyrat e tyre

    [51] (Keshtu) Perendia shperblen cdo njerin per ate qe ka punuar. Perendia, me te vertete, eshe llogaritar i shpejte

    [52] Ky (Kur’ani) eshte shpalle per njerezit, dhe me te paralajmerohen ata, qe ta dine se Ai eshte i vetmi Perendi, dhe per t’u keshilluar njerezit e mencur

    Al-Hixhr (Vend shkëmbor)

    Surah 15

    [1] Elif Lam Ra. Keto jane ajetet e Librit, te Kur’anit te qarte

    [2] Shpeshhere mohuesit do te deshironin qe te ishin muslimane

    [3] Leri ata qe te hane dhe le te kenaqen, dhe le t’i mashtroje shpresa; ata do ta dine (fundin)

    [4] Na nuk i kemi zhdukur banoret e asnje vendi, per pa ardhur koha e caktuar

    [5] asnje popull nuk mund as ta shpejtoje as ta ngadalesoje (caktimin Tone per te)

    [6] Ata thane: “O ti, qe te eshte shpalle Kur’ani, ti je, me te vertete, i marre

    [7] Te na sillshe engjejt, nese je i drejte?”

    [8] Na i dergojme engjejt vetem me te Verteten (me denim te premtuar), dhe atehere nuk u jepet afat per te pritur (por denimi merr fund)

    [9] Na, me te vertete, kemi shpalle Kur’anin dhe, Na, me te vertete, do ta ruajme ate (origjinalitetin e tij)

    [10] Na, me te vertete, u kemi derguar pejgambere edh para teje, - grupeve (popujve) te meparshem

    [11] dhe asnje pejgamber nuk ka ardhur e qe ata te mos talleshin me te

    [12] Ja, keshtu Na, fusim (talljen) ne zemrat e mekatareve

    [13] ata nuk e besojne ate (profetin Muhammed), e madje, ka kaluar ligji (mbi denimin) e popujve te kaluar (per tallje me pejgamberet)

    [14] Sikur Ne ta hapnim nje dere te qiellit dhe ata te ngjiteshin neper te

    [15] do te thonin (ata): “Syte na kane qene te mjegulluar, na jemi popull i magjepsur!”

    [16] Na kemi krijuar hyllesi ne qiej dhe i kemi zbukuruar ato per shikuesin

    [17] dhe i kemi ruajtur nga cdo djall i mallkuar

    [18] perpos atij qe vjedh te degjuaren, e arrine ate nje flake e dukshme

    [19] Dhe Token e kemi shtrire dhe neper te kemi shperndare male te forta, dhe kemi bere qe ne te, te zhvillohet cdo gje ne masa proporcionale

    [20] dhe kemi bere per ju ne te (Toke) sendet qe u japin gjalleri dhe per ata qe nuk i mbani (furnizoni) ju

    [21] Nuk ekziston asnje send, e qe te mos gjendet ajo ne thesarin Tone, e nga ajo Na japim vetem aq sa eshte e nevojshme

    [22] Na dergojme ererat per te frytnuar, e zbresim shiun nga qielli e ju kemi furnizuar me uje – dhe depot e tij (ujit) nuk gjenden tek ju

    [23] Dhe, me te vertete, Na japim gjelleri dhe vdekje, dhe vetem Na jemi trashegimtar (te perhershem)

    [24] dhe vetem Na dime per ata qe kane qene para jush, dhe vetem Na dime per ata qe do te vijne pas jush

    [25] dhe, me te vertete, Zoti yt, do t’i tuboje; Ai, me te vertete, eshte i Plotedijshem dhe i Gjithedijshem

    [26] Na kemi krijuar njeriun prej nje balte te forte – te zeze, se ciles i eshte dhene forma

    [27] kurse xhindet i kemi krijuar qe me pare nga zjarri i flaket

    [28] (Kujtoje) kur Zoti yt u tha engjejve: “Une do ta krijoje njeriun nga balta e zeze e forte, e ndryshueshme (e figuruar)

    [29] e kur t’ia jap formen dhe i jap shpirtin (e behet i gjalle), ju beni sexhde atij!”

    [30] Te gjithe engjejt, bashkarisht, i ben sexhde atij

    [31] pervec Iblisit. Ai refuzoi t’u bashkohet atyre qe benin sexhde

    [32] (Perendia) tha: “O Iblis, c’pate ti qe nuk u bere me ata qe bene sexhde?”

    [33] (Iblisi) tha: “Nuk jam une ai qe t’i beje sexhde nje njeriu te cilin Ti e ke krijuar nga balta e zeze, e forte, e ndryshueshme (e figuruar), se ciles i eshte dhene forma

    [34] (Perendia) tha: “Atehere, dil prej xhennetit, ti, ne te vertete, je i mallkuar

    [35] dhe le te jete mallkimi mbi ty deri ne Diten e Kijametit!”

    [36] Iblisi tha: “Zoti im, me jep afat deri ne diten kur do te ringjallen ata (njerezit)!”

    [37] (Zoti) tha: “Ty, me te vertete, te eshte dhene afat

    [38] deri ne diten e kohes se caktuar”

    [39] (Iblisi) tha: “Zoti im, meqe me ke shpie ne humbje, une ne Toke do t’ju zbukuroj atyre sendet dhe te gjithe do t’i shpie ne mashtrim

    [40] pervec roberve Tu te sinqerte”

    [41] (Perendia) tha: “Kjo eshte rruga ime e drejte

    [42] Ti, me te vertete, nuk ke kurrfare pushteti ndaj roberve te Mi, pervec atyre te humburve, qe te pasojne ty”

    [43] Dhe, me te vertete, xhehennemi eshte vendbanimi i tyre i premtuar, per te gjithe

    [44] ai i ka shtate dyer, e per cdo dere ka pjese te caktuar”

    [45] Me te vertete, ata qe ruhen nga mekatet, do te gjenden ne kopshtet e xhennetit prane burimeve

    [46] (Ju thuhet): “Hyni ne to me pershendetje dhe te siguruar (prej frikes)”

    [47] Dhe, Ne, do ta shporrim urrejtjen nga zemrat e tyre (qe kane pasur me pare), ata do te rrine ulur si vellezer ne kanape (kolltuqe) – njeri perballe tjetrit

    [48] aty, nuk do t’i gerget lodhja, ata prej atyhit kurre nuk do te debohen

    [49] Lajmeroji roberit e Mi (o Muhammed!) se Une, me te vertete, jam Ai qe fale dhe meshiroj

    [50] e qe denimi Im (per te keqinjte), eshte me te vertete, denim i dhembshem

    [51] Dhe lajmeroji per mysafiret e Ibrahimit

    [52] kur, hyne tek ai dhe thane: “Selam!” (Ibrahimi) tha: “Na po frikohemi nga Ju”

    [53] Ata thane: “Mos u friko se na po te sihariqojme ty me nje djale te dijshem”

    [54] (Ibrahimi) tha: “A mos valle do te me sihariqoni, tani, kur me ka goditur pleqeria? Me cka do te me sihariqoni mua?”

    [55] Ata thane: “Na do te sihariqojme ty me nje te Vertete qe do te realizohet, e mos u ben shpresehumbur!”

    [56] (Ibrahimi) tha: “Kush mund ta humbe shpresen nga meshira e Zotit te vet, perpos atyre qe jane te humbur” –

    [57] dhe pyeti (Ibrahimi): “E, cfare eshte qellimi juaj, o te derguar?”

    [58] (Ata) thane: “Na jemi derguar te nje popull mekatare

    [59] perpos familjes se Lutit (qe nuk jane mekatare). Na do t’i shpetojme te gjithe ata (anetaret e familjes se Lutit) –

    [60] pervec gruas se tij; per ate, Na kemi caktuar denim, te cilin do ta shioje ajo”

    [61] Dhe, kur te derguarit erdhen te Luti

    [62] (Luti) tha: “Ju, me te vertete, jeni njerz te panjohur!”

    [63] Ata thane: “Jo, na te kemi sjellur ate, ne te cilen ata (mohuesit nga populli yt) dyshojne

    [64] te sjellim ate qe do te ngjaje me siguri, e ne, me te vertete, jemi te sinqerte

    [65] Udheto ti me familjen tende, ne nje kohe te nates, e shko ti pas tyre, e askush prej jush te mos shikoje prapa, por vazhdoni ne drejtim te urdheruar!”

    [66] Dhe Ne, ia kemi shpallur atij, ate qe do te ngjaje: qe ata te gjithe – deri ne te mbramin, do te zhduken, ne agim

    [67] Dhe, erdhen te gezueshem banoret e qytetit

    [68] (Luti) tha: “Keta jane mysafiret e mi, andaj mos me turperoni

    [69] dhe druajuni Perendise, dhe mos me poshteroni mua!”

    [70] Ata (populli i Lutit) thane: “A nuk te kemi ndaluar na ty, qe te pranosh mysafire?”

    [71] (Luti) tha: “Ja keto vajzat e (popullit) tim! Nese doni te beni cka synoni, (martohuni me to)

    [72] (O Muhammed!) Pasha jeten tende, me te vertete, ata jane dejur ne iluzionet e veta

    [73] Dhe, ata i kaploje nje ze i tmerrshem kur lindir Dielli

    [74] dhe Ne, kemi bere qe, ajo qe gjendej larte – te bie poshte, duke leshuar ne ta si shi guresh prej dheut te pjekur

    [75] Keto, me te vertete, jane argumente per ata qe vezhgojne me kujdes

    [76] me te vertete, ato (qytete) jane ne rruge, kur gjenden edhe tani

    [77] Kjo, me te vertete, eshte dokument per besimtaret

    [78] Por, edhe banoret e Ejkes kane qene zullumqare

    [79] andaj, i kemi ndeshkuar, dhe qe te dy jane ne rruge – te dukshme

    [80] Edhe banoret e Hixhres, pejgamberet i konsideruan per genjeshtare

    [81] Dhe Ne, u patem dhene atyre dokumentet Tona, por ata shmangeshin prej tyre

    [82] Ata gedhendnin shtepia me gure-malesh, duke besuar se nuk do t’i gjeje asgje

    [83] andaj, edhe ata ne agim i goditi ze i tmerrshem

    [84] dhe nuk paten fare dobie nga ajo qe paten ndertuar (banesat)

    [85] Na kemi krijuar qiejt dhe Token dhe ate qe gjendet ne mes tyre – ne menyre te mrekullueshme. Me te vertete, do te vie Kijameti, andaj sillu ti (o Muhammed) me sjellje te bukura (zemergjeresi)

    [86] me te vertete, Zoti yt eshte i vetmi Krijues dhe i Gjithedijshem. –

    [87] Na te kemi shpalle ty shtate ajete, qe perseriten dhe Kur’anin e madherueshem. –

    [88] Mos i drejto syte e tu kah ato kenaqesi qe Na ua kemi dhene disave prej tyre dhe mos u hidhero per ta (ne mos besofshin). E, ndaj besimtareve behu i bute

    [89] dhe thuaj: “Une, ne te vertete, jam vetem paralajmerues i qarte!” –

    [90] (Ashtu u kemi derguar cenim) atyre, te cilet e kane ndare Librin

    [91] e te cilet e kane ndare Kur’anin pjese-pjese (dicka kane besuar e dicka jo)

    [92] Dhe, keshtu, pasha Zotin tend, Na me te vertete, do t’i pyesim ata te gjithe

    [93] per ate qe kane punuar

    [94] Ti haptazi prediko ate qe te eshte urdheruar dhe shmangiu idhujtareve

    [95] Na te mjaftojme ty, kunder atyre qe te tallin (ty)

    [96] te cilet pervec Perendise, marrin edhe zot tjeter, dhe do ta dine ata mire (fundin)

    [97] Na e dime mire, qe ty te ngushtohet zemra, per ate qe thone ata

    [98] andaj, madheroje dhe falenderoje Zotin tend dhe behu prej atyre qe falin namazin

    [99] Dhe, adhuroje Zotin tend perderisa te arrije gjendja e sigurte (vdekja)

    Bleta (En-Nahl)

    Surah 16

    [1] Urdheri i Perendise, do te arrije, andaj mos e nxitoni ju ate! Qofte i lavderuar Ai dhe i lartesuar nga ajo qe i bejne shok Atij

    [2] Ai dergon engjejt me Shpallje, me deshiren e Vet, kujt te doje prej roberve te Tij: “Paralajmeroni se s’ka zot tjeter pervec Meje, dhe ruajuni ju prej kundershtimit Tim!”

    [3] Ai i krijoi qiejt dhe Token me mrekulli te madhe! Eshte i lartesuar (Perendia) nga ajo qe i bejne shok Atij

    [4] Ai e ka krijuar njeriun prej embrionit te fares, e ai (njeriu) pernjeheresh – kundershtar i hapet

    [5] Dhe shtazet i krijoi Ai per ju; me to – ju ngroheni (nga prodhimet e tyre), e keni edhe dobi te tjera, dhe me to – me se shumti ushqeheni

    [6] dhe ju ne to – keni hijeshi kur i ktheni nga kullosa dhe kur i qitni ne kullose

    [7] dhe ato na transportojne barret tuaja ne nje vendbanim deri te i cili ju do te arrinit me mundim te madh; me te vertete, Zoti juaj eshte i bute dhe i meshirshem –

    [8] (Krijoi) edhe kuajt, mushkt dhe gomaret, per t’i shaluar ju, dhe per zbukurim, e krijon (Perendia) edhe ato qe nuk i dini ju

    [9] E Perendia eshte qe t’ju tregoje rrugen e drejte, e ka prej tyre edhe te shtrembera, e sikur te donte Perendia do t’i udhezonte te gjithe (ne rruge te drejte)

    [10] Ai leshon ujet nga qielli, te cilin ju e pini, dhe me te rriten bimet, ku i kullotni (kafshet tuaja)

    [11] Me ate (ujin) kultivohen te lashtat: ullinjt, palmet, rrushi dhe prej fruteve tjera te llojllojshme – kjo eshte, me te vertete, argument per njerezit qe kuptojne

    [12] Ai ka bere qe ta shfrytezoni ju naten dhe diten dhe Diellin e Henen. Edhe yjet i jane nenshtruar urdherit te Tij. Me te vertete, ne keto ka argumente per njerezit qe mendojne

    [13] (Dhe ka nenshtruar) per ju ate qe ka krijuar ne Toke, llojet e te cilave jane te ndryshme. Me te vertete, ne keto ka argumente per njerezit qe keshillohen

    [14] Dhe Ai eshte qe e ka bere te mundshem shfrytezimin e detit, per te ngrene ju nga ai mish te fresket dhe te nxirrni nga ai stoli qe i vishni. – Ti sheh se si anijet e cajne ate (detin) – per te kerkuar nga dhuratat e Tij (Perendise) dhe qe te beheni ju falenderues

    [15] Ai ne Toke ka krijuar male te palevizshme, per te mos ju luhatuar ato juve, e ka krijuar edhe lumenj ne rruge per te arritur ku keni synuar

    [16] dhe (ka krijuar) tregues te rrugeve, si dhe orientimin e njerezve me ane te yjeve

    [17] Prandaj, a eshte njesoj si ai qe krijon – e si ai qe nuk krijon?! A nuk po kuptoni

    [18] E, nese ju doni t’i numeroni dhuntite e Perendise, atehere nuk do te mund t’i numeroni. Me te vertete, Perendia eshte fales dhe meshirues

    [19] Perendia di ate qe ju e fshihni, dhe ate qe e shfaqni haptazi

    [20] E, ata qe adhurojne, pos Perendise – nuk krijojne asgje; ata vete jane te krijuar

    [21] ato (statujet) jane gjera te vdekura, pa kurrfare gjallerie. Ata nuk dine kur do te ringjallen

    [22] Zoti juaj eshte vetem nje Perendi. E, ata qe nuk besojne ne jeten tjeter, zemrat e tyre jane mohuese dhe ata jane mendjemedhenj

    [23] S’ka dyshim, se, Perendia di per ate qe fshehin ata dhe per ate qe shprehin haptazi. Me te vertete, Ai nuk i do mendjemedhenjt

    [24] E, kur ju thuhet atyre: “Cka ka shpalle Zoti juaj?” Ata thone: “Perrallat e popujve te lashte!”

    [25] (Kete e thane qe) t’ju ngarkohen mekatet e tyre te plota ne Diten e Kijametit, si dhe aq sa kane bere mekate ata qe u mashtruan dhe humben rrugen nga keta – nga padijenia; sa e shemtuara jane ato (mekatet) qe i bartin ata

    [26] Me te vertete, kane thurrur ngaterresa ata qe kane qene para tyre, e Perendia e rrenoi godinen e tyre deri ne themel, dhe u rrezua kulmi mbi ta e u erdhi denimi andej – nga nuk e prisnin

    [27] Pasta (Perendia) i poshteron ata ne Diten e Kijametit dhe u thote: “Ku jane shoket e Mi (te cilet i trillonit ju), per shkak te te cileve tregonit armiqesi (ndaj besimtareve)?” E, atyre qe u eshte dhene dijenia, thone: “Me te vertete, sot, poshterimi dhe denimi eshte mbi mohuesit

    [28] te cileve, engjejt ua marrin shpirtin, duke i bere vetes ata zullum, e do te shfaqin perulshmeri (duke thene): “Na nuk kemi punuar asgje te keqe!” – Po, Perendia me te vertete, eshte dijtes i veprave qe keni punuar

    [29] (Ju tuhet atyre): “hyni ne portet e sketerres, ku do te mbeteni pergjithmone!” E, sa vendbanim i shemtuar eshte ai per mendjemedhenjt

    [30] E, atyre qe i druajne Perendise – u thuhet: “Cka u ka shpallur Zoti juaj?” – Ata do te thone: “(Na ka zbritur) miresi!” Ata qe bejne vepra te mira ne kete bote, do te kene miresi, e ne boten tjeter do te kene edhe me te mira. E, sa e mrekullueshme do te jete shtepia e atyre qe i druajne Perendise

    [31] xhennetet e Adnit, ne te cilet do te hyne ata, neper te cilet rrjedhin lumenjt, e ne to ka gjithcka qe deshirojne ata. Keshtu i shperblen Perendia besimtaret

    [32] te cileve engjejt ua marrin shpirterat, (duke qene ata) te paster. (E engjejt) u thone atyre: “Shpetimi qofte mbi ju! Hyni ne xhennet per ato qe keni punuar!”

    [33] Ata – mohuesit, nuk presin kurrgje tjeter, perpos qe t’u vijne engjejt (t’ua marrin shpirtin) ose t’ju vie urdheri (denimi) i Zotit tend. Keshtu kane bere edhe ata qe kane qene para ketyre. Perendia nuk u ka bere atyre padrejtesi, por ata vetvetes i kane bere zullum

    [34] dhe i arriti denimi ata, per veprat qe kane punuar dhe ata i kaploi ajo (denimi), meqe talleshin me ta

    [35] Dhe thonin ata, te cilet i benin shok Perendise: “Sikur te donte Perendia, nuk do te adhuronim ne, as te paret tane – asgje, pervec Tij, dhe nuk do te kishim ndaluar ne asgje, pa deshiren e Tij. Keshtu kane vepruar ata para ketyre (kane mohuar). Per pejgamberet s’ka tjeter detyre perpos qe te shpallin qarte

    [36] Na cdo populli i kemi derguar nga nje pejgamber. (Ata u thonin atyre): “Adhuronie Perendine, e shmanguni nga djalli!” Disa prej tyre, Perendia i shpuri ne rruge te drejte, e disa prej tyre merituan te mbeten ne humbje. Andaj, udhetoni neper bote, e shihni se cfare ka qene denimi per ata, te cilet pejgamberet e vet i konsideronin per genjeshtare

    [37] Edhe nese angazhohesh ti (o Muhammed!) qe ata te jene ne rrugen e drejte, me te vertete, Perendia nuk do ta shpie ne rruge te drejte, ate qe don ta lere ne humbje. Dhe per ata nuk ka kurrfare ndihmesi

    [38] Dhe ata (mohuesit), jane betuar ne Perendine, me betimin e tyre me te forte: “Perendia nuk do ta ngjalle ate qe ka vdekur”. Por, me te vertete, (ringjallja) eshte premtim i Tij i sakte – por qe, shumica e njerezve nuk e dine

    [39] (Do t’i ringjalle ata Perendia) per t’ju shpjeguar, ate, per te cilen percaheshin ata dhe qe ta kuptojne mohuesit se kane qene genjeshtare

    [40] Nese deshirojme te behet dicka, Na – vetem me nje te thenme per ate: “Behu!” dhe ajo behet

    [41] E, ata qe kane emigruar ne emer te Perendise, pasi u eshte bere zullum, Na do t’i vendosim ne vendbanim te mire ne kete bote, e shperblimi ne boten tjeter, eshte edhe me i madh. Ah! sikur ta dinin ata

    [42] (Ata qe emigruan) kane duruar dhe jane mbeshtetur ne Zotin e thyre

    [43] Na edhe para teje kemi derguar vetem njerez – burra, (e jo engjej), te cileve u kemi derguar shpallje, - andaj pyetni dijetaret e Librit, nese nuk e dini (kete) –

    [44] (I kemi derguar ata) me argumente te qarta dhe libra. Dhe Na, ty ta kemi derguar Kur’anin qe t’u shpjegosh njerezve dispozitat e shpalljes, dhe qe te mendojne ata

    [45] A jane te sigurte ata, qe bejne dredhi me vepra te keqia, qe Perendia nuk do t’i shafoje ne toke, ose qe nuk do t’u vie denimi nga nuk e presin

    [46] ose qe nuk do t’i denoje ata ne udhetimet e tyre – ata nuk mund te shpetojne (nga denimi) –

    [47] ose (a jane te sigurte ata) se nuk do t’i godas denimi, duke qene ata ne frike; me te vertete, Zoti juaj eshte i bute dhe i meshirshem

    [48] A nuk po shohin at, se te gjitha ato qe i ka krijuar Perendia, hija e tyre anon djathtas e majtas, duke iu perule Perendise, si dhe vet ata i nenshtrohen pushtetit te Perendise

    [49] Perendise i bene sexhde cdo gjallese, ne qiej dhe ne Toke, edhe engjejt, dhe ata (engjejt) nuk jane kryelarte

    [50] I druajne Zotit te tyre, qe ka pushtet mbi ta dhe punojne ate qe u urdherohet

    [51] Dhe, Perendia, ka thene: “Mos adhuroni dy zotera! Perendia eshte vetem nje. Dhe, druajuni vetem prej Meje!”

    [52] Dhe, Atij i perket cdo gje qe gjendet ne qiej dhe ne Toke dhe Atij i perket bindja perhere. A, mos valle, perpos Perendise, kujt t’i druani tjeter

    [53] Cdo dhunti qe keni eshte nga Perendia. E, kur t’ju godit ndonje fatkeqesi, prap prej Tij – me ze kerkoni ndihme

    [54] Dhe kur Ai – pasi t’jua shmange fatkeqesine, disa nga ju, ne ate cast – i bejne shok Zotit te vet

    [55] per ta treguar mosmirenjohjen e tyre ndaj asaj qe ua kemi dhene Ne. pra, kenaquni (per nje kohe), po ju, me te vertete, do ta dini

    [56] Dhe, qellimojne per ata qe nuk dijne gje (per idhujte e tyre), nje pjese prej furnizimit Tone. Pasha Perendine, ju me siguri, do te pyeteni per ate qe keni trilluar (per Zotin)

    [57] Ata, Perendise i pershkruajne (mveshin) vajza (duke then se: Engjejt jane vajzat e Perendise). Qofte lavderuar Ai (dhe larg nga kjo), e per vete (pervetesojne) ate qe deshirojne (femije-meshkuj)

    [58] Dhe, kur ndonjeri prej tyre sihariqohet (lajmerohet) se i lindi nje vajze, fytyra i nxihet dhe behet i deshperuar

    [59] fshehet nga njerezit per shkak te fatkeqesise me te cilen eshte sihariquar: (mendojne) a ta mbajne te poshteruar kete (femije-femer) apo ta varrosin (te gjalle) ate ne dhe. Ah! sa shemtuar qe gjykojne ata

    [60] Ata qe nuk besojne per jeten tjeter, kane cilesi te keqija, kurse Perendia ka vecorite me te larta, dhe Ai eshte i Plotefuqishem dhe i Gjithedijshem

    [61] Sikur Perendia t’i denonte njerezit per shkak te mekateve te tyre, nuk do te lente asgje te gjalle ne Toke, por Ai i le deri ne afat te caktuar, dhe kur t’ju vie afati atyre, as per nje moment nuk mund as ta shtyejne as ta shpejtojne

    [62] Dhe ata, ia ngjesin (mveshin) Perendise ate cka nuk e deshirojne per vete, kurse gjuhet e tyre flasin genjeshtra, se ata do te kene shperblimin me te mire; por ata, nuk ka dyshim, i pret zjarri; dhe ata – te paret do te prijne ne te

    [63] Pasha Perendine, Na, me te vertete, edhe para teje u kemi derguar pejgambere popujve, por djalli ua ka zbukuruar sjelljet e tyre, dhe ai tani eshte mik i tyre; andaj ata i pret denimi i dhembshem

    [64] Na ta kemi shpallur ty Librin, vetem qe t’ju shpjegosh atyre ate per te cilen ata nuk pajtoheshin, dhe (qe te jete) udherrefyes dhe meshire per njerezit qe besojne

    [65] Perendia ka zbritur ujin nga qielli, e me te, ka ngjalle token pasi qe ishte thare ajo! Kjo, me te vertete, eshte argument per njerezit qe duan te degjojne

    [66] Me te vertete, ju edhe shtazet keni shenje te pershtatshme per mesimin tuaj; Na ju furnizojme me ate qe kane ne barkun e tyre – ndermjet ushqimit te perpunuar dhe gjakut: qumesht te paster dhe te shijshem per ata qe e pijne

    [67] E, nga frutet e palmeve dhe te hardhise, ju pergatitni pije dhe ushqim te kendshem. Kjo, me te vertete, eshte argument per ata qe mendojne

    [68] Dhe, e frymezoi (e krijoi me nje cilesi te mrekullueshme) Zoti yt bleten: “Nderto, shtepi ne male dhe ne drunj dhe ne ate qe kane ngritur njerezit

    [69] ushqehu me gjithfare lloje frutesh dhe ec rruges se Zotit tend perulshem!” Nga barku i tyre del pije (mjalte) ngjyrash te ndryshme, ne te cilin ka ilac per njerezit. Kjo, me te vertete, eshte argument per ata qe meditojne

    [70] Perendia u ka krijuar juve, pastaj ua merr shpirtin; ka disa prej jush qe arrijne kufijt me te ulet te jetes (pleqerise) qe (me vone), te mos kuptoje asgje, nga ajo qe ka ditur. Me te vertete, Perendia, eshte i Gjithedijshem dhe i Plotedijshem

    [71] Perendia, disa prej jush i ka furnizuar me mire. Por, atyre, qe u ka dhene me shume, ata nuk iu japin furnizim atyre qe i kane nen pushtetin e vet, edhe pse ata jane te barabarte, (ne furnizimin qe eshte nga Perendia per tere njerezit). Si po i mohoni dhuntite e Perendise? (Kur nuk i beni shok vetes, si mund t’i beni shok Perendise)

    [72] Perendia ka krijuar grate nga lloji juaj, e nga grate tuaja u jep djemte e nipat dhe u furnizon me ushqime te mira. A, mos valle, ata besojne ne genjeshtra (idhuj), e mohojne dhuntine e Perendise

    [73] dhe adhurojne, perpos Perendise, ata qe nuk jane ne gjendje t’u japin cfaredo ushqimi, as nga qielli as nga toka, dhe te cilet nuk munden asgje

    [74] Andaj, mos i mveshni Perendise gjasime! Me te vertete, Perendia di, e ju nuk dini

    [75] Perendia ka bere krahasim shembullin e skllavit, qe s’ka mundesi per asgje, dhe ate qe e kemi furnizuar Ne me dhuntite e mira, e ai nga ato – jep fshehtazi dhe haptazi. A jane keta njelloj? Falenderimi eshte per Perendine! Por shumica e tyre nuk dine

    [76] Perendia (perseri) bene krahasim shembullin e dy njerezve, prej te cileve njeri eshte shurdhe-memec, i cili nuk mund te beje asgje dhe eshte barre e pronarit te vet, - kurdo e kudo qe ta dergoje nuk i sjell asnje te mire. A eshte i barabarte ky (memeci apo skllavi) dhe ai (besimtari) qe urdheron me te drejte, si dhe vet eshte ne rrugen e drejte

    [77] Perendise i perkasin fshehtesite e qiejve dhe te Tokes, e ceshtja e Dites se Kijametit eshte sa cel e mbyll syte, ose edhe me shpejt. Perendia, me te vertete, eshte i pushtetshem mbi cdo gje

    [78] Perendia u ka nxjerre juve nga barku i nenave tuaja e ju nuk dinit asgje, ai u dha te degjuarit, te pamurit dhe zemrat per te qene falenderues

    [79] A nuk shohin ata, se si shpendet, pa mundim fluturojne ne hapesirat qiellore. Ato i mban vetem Perendia (qe i ka krijuar per ate aftesi). Kjo, me te vertete, eshte argument per popullin qe beson

    [80] Perendia ka bere per ju nga shtepiat tuaja vendbanim, dhe ka bere per ju prej lekurave te shtazeve shtepi (si tenda), te cilat ju i bartni lehte kur udhetoni dhe te zeni vend, e nga leshi i shtazeve: dheneve, deveve dhe i dhive, ka bere qe t’i perdorni per veshje dhe per shtroje, deri ne nje kohe

    [81] Perendia ka bere per ju – nga ajo qe ka krijuar – hije (qe te mbron nga nxehtesia) dhe ka bere per ju – nga malet – strehim dhe ka bere per ju rroba qe u mbrojne nga nxehtesia; dhe ka bere per ju veshje prej metali per t’ju mbrojte ne lufte; dhe keshtu ua ploteson dhuntite e Veta per t’ju binde Perendise

    [82] E, nese ata shmangen, ti je i obliguar vetem qe te shpallesh qartazi

    [83] Ata e dine dhuntine e Perendise, por pastaj e mohojne, e shumica e tyre jane mohues

    [84] (Terhiqju verejtjen) per Diten kur do te sjellim deshmitare nga cdo popull, e nuk do t’ju jepet leje (per arsyetim) mohuesve, e as qe u lejohet atyre qe te kerkojne falje

    [85] Kur ata qe kane bere keq, te shohin denimin, ai nuk do t’u lehtesohet (denimi), e as nuk u shtyhet

    [86] Kur te shohin ata qe i kane bere shok Perendise – ato gjera qe i kane bere shok Atij, thone: “O Zoti yne, keta jane ata shoket tone qe ne iu kemi lutur, perpos Teje”. Ata (shoket e tyre te adhuruar) do t’u drejtojne keto fjale: “Ju, me te vertete, jeni genjeshtare!”

    [87] Ata – ne ate dite, do t’i shprehin mbeshtetje Perendise dhe do te shkaterrohet ajo, qe ia mveshin Atij (Perendise)

    [88] Ata qe nuk kane besuar dhe qe kane penguar ne rrugen e Perendise, atyre ua shtojme denimin mbi denim, ngase kane bere ngaterresa

    [89] Dhe, (perkujtoju) diten kur Na do te sjellim kunder cdo populli deshmitare nga mesi i tyre (pejgamberi i tyre) dhe (atehere), Na do te sjellim ty (Muhammed) deshmitar kunder ketyre. E, Na ta kemi derguar ty Librin, - shpjegim per cdo ceshtje dhe si udherrefyes, meshire dhe sihariq per muslimanet

    [90] Perendia, me te vertete, urdheron qe te veprohet me drejtesi, miresi dhe t’u ndihmohet te afermve, e ndalon imoralitetin, veprat e shemtuara dhe dhunen. Ai ju keshillon qe te pranoni keshillat

    [91] Dhe, zbatoni obligimet e Perendise kur t’i merrni mbi vete dhe mos e thyeni betimin – pasi qe e keni forcuar, meqe Perendine e keni bere mbikeqyres tuajin; Perendia, me te vertete di c’punoni ju

    [92] Mos u beni (ne thyerjen e obligimeve) si ajo (gruaja) e cila e ka shprishur ate qe e ka tjerre, pasi eshte forcuar – e ka mbetur e shprishur, duke i marre betimet tuaja-hyrje (mashtrime) ne mes vete, vetem nga shkaku se nje popull eshte me i madh ne numer se tjetri. Perendia, me kete, vetem u vene ne prove, e me siguri, Ai do t’ju shpjegoje ne Diten e Kijametit, per ate qe ju nuk jeni pajtuar

    [93] Sikur te kishte dashur Perendia, do t’ju kishte bere juve nje popull, por Ai e le ne humbje ke te doje, e ke te doje e udhezon ne rrugen e drejte; e ju, gjithsesi, do te pergjigjeni per ate qe punoni

    [94] Dhe, mos i merrni betimet tuaja per mashtrim ne mes jush, e t’ju rreshqas kemba, pasi qe nguliti, e te shijoni denimin, meqe penguat nga rruga e Perendise; e, per ju do te kete ndeshkim te madh

    [95] Mos e kembeni obligimin e Perendise me ndoje vlere te paket. Ajo qe eshte te Perendia, eshte me e mire per ju, nese e dini

    [96] Ajo qe eshte te ju – eshte e perkohshme, e ajo qe eshte te Perendia – eshte e perhershme. Dhe Na, me te vertete, do t’i shperblejme ata qe kane duruar, me shperblimin me te mire per ate qe kane punuar

    [97] Kush punon vepra te mira – qofte mashkull apo femer – e eshte besimtar, Na do t’i japim atij qe te kaloje jete te bukur. Dhe, me te vertete, per veprat qe kane punuar, do t’i shperblejme ata me shperblimin me te mire se sa qe e kane merituar

    [98] Kur te deshirosh te lexosh Kur’anin, mbeshtetu te Perendia (thuaj: “Eudhu-bil-lahi...”) qe te te shpetoje nga djalli i mallkuar

    [99] Me te vertete, djalli nuk ka kurrfare pushteti ndaj atyre qe besojne dhe (te cilet) mbeshteten te Zoti i tyre

    [100] pushteti i tij (djallit) eshte vetem mbi ata, te cilet i binden atij dhe te cilet i bejne shok Perendise

    [101] Dhe, kur Ne, ta zevendesojme nje ajet me nje ajet tjeter – e Perendia di me se mir se cka shpall – (Mohuesit) thone: “Ti je vetem trillues!” Por, nuk eshte ashtu, se shumica prej tyre nuk dijne

    [102] Thuaj: “E ka sjellur (Kur’anin) Shpirti i paster (Xhebraili) nga Zoti yt me te verteten, per t’i forcuar ata qe besojne – udherrefyes dhe sihariq per muslimanet”

    [103] Na e dime mire qe ata thone: “Ate (Muhammedin) e meson nje njeri!” Gjuha e tij, qe po ia mveshin – se po e meson ate – eshte gjuhe e te huajve (te cilen nuk e dine arabet), kurse ky (Kur’ani) eshte ne gjuhen e qarte arabe (me nje stil te larte)

    [104] Me te vertete, ata qe nuk u besojne argumenteve te Perendise, Perendia nuk i udhezon dhe per ata ka denim te dhembshem

    [105] Me te vertete, trillojne genjeshtra vetem ata qe nuk u besojne argumenteve te Perendise dhe ata jane genjeshtare te vertete

    [106] Ai qe mohon Perendine, pasi qe pat besuar – perpos atij qe eshte i detyruar me force (qe te mohoje), por qe zemra e tij eshte plot besim, (per te nuk ka mekat) – por per ata qe e hapin zemren per mohim, per ta ka zemrim nga Perendia dhe per ata ka denim te madh

    [107] sepse, ata e duan me shume jeten e kesaj bote se sa jeten e botes tjeter, e Perendia nuk i udhezon ne rruge te drejte mohuesit

    [108] Keta jane ata te cileve Perendia ua ka vulosur zemrat e tyre, te degjuarit dhe te pamurit e tyre, dhe keta jane njerez, vertete te shkujdesur

    [109] S’ka dyshim se, ata, ne boten tjeter do te jene nga te humburit

    [110] Me te vertete, Zoti yt – per ata qe kane emigruar, pasi jane torturuar e mandej kane luftuar (ne te miren) dhe kane duruar, Perendia, pas kesaj, padyshim, eshte fales dhe meshirues

    [111] (Kujtoje) diten qe do te vije kur cdo njeri do te mbroje vetem veten dhe kur do t’i plotesohet cdokujt ajo qe e ka punuar; e atyre nuk do t’u behet padrejtesi

    [112] Dhe, Perendia sjell shembull nje qytet, i cili eshte i sigurte dhe i qete, te cilit i arrinte furnizimi i bollshem nga te gjitha anet, e qe pastaj, ata mohuan dhuntite e Perendia, per ate qe punuan ata, u dha qe ta shijojne urine dhe friken

    [113] Me te vertete, atyre u erdhi nje pejgamber – nga mesi i tyre – por ata e konsideruan ate per genjeshtar, dhe ata i goditi denimi, ngase ishin zullumqare

    [114] Ushqehuni me furnizimet qe u ka dhene Perendia – te lejuara dhe te mira, dhe falenderohuni dhuntive te Perendise, nese vetem Atij i luteni

    [115] Perendia u ka ndaluar juve vetem coftine, gjakun, mishin e derrit deh ate qe esthe therrur ne emer tjeter, e jo ne emer te Perendise. Por, ata, qe ngushtohen nga uria e madhe, mund t’i hane ato, sa per te zhdukur krizen e urise, e jo te kalojne kufirin; me te vertete, Perendia eshte fales dhe meshirues

    [116] Mos theksoni me gjuhet tuaja rrejshem: “Kjo eshte e lejueshme, e kjo e ndaluar”, qe keshtu te trilloni genjeshtra per Perendine. Me te vertete, ata qe trillojne genjeshtra ndaj Perendise, nuk do te shpetojne

    [117] do te kene kenaqesi te shkurter, por per ta do te kete denim te dhembshem

    [118] Dhe Hebrenjve, u kemi ndaluar ate qe te treguam Na ty me pare. Na, nuk u kemi bere atyre padrejtesi, por ata vetvetes i kane bere zullum

    [119] Pastaj Zoti yt, atyre qe kane bere keq nga padijenia, e qe pastaj jane penduar dhe permiresuar, - me te vertete, Zoti yt, pas kesaj, eshte fales dhe meshirues

    [120] Me te vertete, Ibrahimi ka qene (perkah virtytet e tij sa) nje popull, i perulur Perendise, i prirur (kah e mira) dhe nuk ka qene nga idhujtaret

    [121] ishte falenderues ndaj dhuntive te Tij (Perendise). Perendia e zgjodhi ate dhe e udhezoi ne rruge te drejte

    [122] dhe Ne, i kemi dhene atij te mira ne kete bote, e ne boten tjeter, me te vertete – do te jete nga te miret

    [123] Pastaj ty te kemi porositur: “Paso fene e Ibrahimit – te prirur kah e mira!” Ai nuk ka qene prej idhujtareve

    [124] (Kremtja) e dites se shtune, eshte urdheruar per ata, te cilet jane percare per kete. Dhe, me te vertete, Zoti yt do t’i gjykoje ata ne Diten e Kijametit, per ate qe nuk pajtoheshin ata

    [125] Thirri ne rrugen e Zotit tend me mencuri dhe keshille te bukur. Dhe, diskuto me ta si eshte me bukur! Me te vertete, Zoti yt di me se miri ata, qe jane shmangur nga rruga e Tij, e Ai di me se miri (edhe) ata qe jane ne rrugen e drejte

    [126] E, nese ndeshkoni, ndeshkoni ashtu si keni qene te ndeshkuar ju, e nese duroheni, kjo eshte me se miri per te durueshmit

    [127] Duro! Durimi yt eshte vetem me ndihmen e Perendise. Dhe, mos u pikello per ta, e mos u ngushto ti per shkak te dredhive te tyre

    [128] me te vertete, Perendia eshte me ata, qe i druajne Perendise dhe qe jane bamires

    Udhëtimi i natës (El-Isra)

    Surah 17

    [1] Qofte lavderuar Ai; i paster eshte Ai nga te metat – i cili, ne nje cast te nje nate, e ka barte robin e Tij (Muhammedin) nga Tempulli i shenjte (Mekka) ne Tempullin e larget (Jerusalemi), rrethinen e se ciles e kemi bekuar, per t’ia deftuar atij disa nga dokumentet Tona. Ai (Perendia), me te vertete, degjon cdo gje dhe sheh cdo gje

    [2] Dhe ia dhame Musait Librin dhe e beme ate udherrefyes per bijte e Israelit – (duke u thene atyre): “Mos merrni perpos Meje kurrfare perfaqesuesi

    [3] pasardhesit e atyre qe Ne i bartem me Nuhun (ne barke)!” Ai (Nuhu) me te vertete, ka qene rob mirenjohes (i Zotit)

    [4] Dhe Ne u kemi shpallur ne Liber bijve te Israelit: “Ju me te vertete, do te beni dy here ngaterresa ne Toke dhe do te tregoni mendjemadhesi te tepert

    [5] E, kur erdhi premtimi i pare prej atyre dyjave (ngaterresave), i derguam kunder jush roberit Tane, te fuqishem luftetare, dhe u sollem gjere e gjate neper token tuaj. Ky ishte premtimi i kryer (denimi)

    [6] Pastaj, ua kthyem serish juve (fuqine e sulmit) kunder tyre dhe u ndihmuam juve me pasuri dhe djem dhe u beme ne numer me te madh ushtaresh. –

    [7] Nese beni miresi, beni per vete. E, nese beni keq, i beni vetes. E, kur erdhi premtimi i dyte, i derguam Ne ata (armiqte tuaj) per t’ju nxire fytyrat tuaja, dhe qe te hyjne ata ne tempull, sikunder qe paten hyre heren e pare dhe te shkaterrojne plotesisht cdo gje qe e pushtojne

    [8] Behet qe Zoti juaj t’ju meshiroj, e nese ju ktheheni (ne te keqe), Na kthehemi (ne denim) kunder jush. Dhe xhehennemin e kemi bere burg per mohuesit”

    [9] Me te vertete, ky Kur’an udhezon kah ajo qe eshte me e drejte dhe i sihariqon besimtaret qe punojne vepra te mira, se ata, me te vertete, do te kene shperblim te madh

    [10] e, atyre qe nuk besojne ne jeten tjeter, u kemi pergatitur denim te dhembshem

    [11] Njeriu mallkon ne te keqe, ashtu sic lutet edhe per te mire (pa menduar fundin); e njeriu eshte i ngutshem

    [12] Dhe, Ne kemi bere naten dhe diten dy argumente (qe deshmojne fuqine Tone); e kemi shlyer argumentin e nates, kurse argumentin e dites e kemi bere te ndritshem, per te kerkur ju dhunti nga Zoti juaj, dhe qe te dini numrin e viteve dhe njehsimin e kohes, dhe cdo gje e kemi shpjeguar plotesisht

    [13] Cdo njeriu i kemi vare ne qafe punen e tij dhe Na – do t’ia paraqesim atij ne Diten e Kijametit – librin qe do ta gjeje te hapur

    [14] (i thuhet): “Lexoje librin tend, mjafton qe ti sot vete per vetveten te japesh llogari!”

    [15] Kush udhezohet ne rrugen e drejte, ai eshte udhezuar (per dobi te vet), e ai qe bredhe, ka bredhur ne dem te vet dhe askush nuk e merr te keqen e tjeterkujt. Na nuk denojme (askend) para se te dergojme pejgamber

    [16] Kur Ne duam ta shkaterrojme nje qytet, (per mekatet e bera), i nxitim ata qe jane mesuar me jete luksoze, qe te jepen pas korrupsionit (mbrapshtive), e keshtu te meritojne denimin, dhe pastaj t’i shkaterrojme ata gjer ne themel

    [17] Sa e sa gjenerata Na i kemi shkaterruar pas Nuhut! E, mjafton qe Zoti yt di dhe sheh mekatet e roberve te Tij

    [18] Kush deshiron kete bote, Na ia shpejtojme atij qe t’i japim ne te (ne kete bote) cka te duam e per ke te duam. E, pastaj ia caktojme atij xhehennemin, ne te cilin ai do te fergohet, duke qene i fyer dhe i debuar

    [19] E, kush deshiron boten tjeter dhe perpiqet per te, e eshte besimtar, perpjekja e tyre eshte e falenderuar

    [20] Na te gjitheve u ndihmojme: ketyreve dhe atyreve – me dhuratat e Zotit tend. E, dhuratat e Zotit tend nuk jane te penguara

    [21] Shiko si i kemi dhuruar ne disa ndaj te tjereve. E, bota tjeter, ne te vertete, eshte me e madhe perkah pozitat dhe dhuntite

    [22] Mos merr per zot tjeter kend, perpos Perendise, e te mbetesh i share dhe i poshteruar

    [23] Zoti yt ka urdheruar qe ta adhuroni vetem Ate dhe t’u beni miresi prinderve. Nese njeri prej tyre, ose te dy, arrijne pleqerine te ti, mos u thuaj atyre: “Uh!”, dhe mos i kundershto ata (me fjale te keqia), dhe drejtohu atyre me fjale respekti

    [24] Leshoj para tyre krahet tuaj te peruljes prej meshires dhe thuaj: “O Zoti im, meshiroji ata, ashtu sic me kane edukuar kur isha une i vogel!”

    [25] Zoti juaj di me se miri c’keni ne shpirterat tuaj. Nese ju jeni te mire, Ai, me te vertete, eshte fales per ata qe pendohen

    [26] Epjuni te afermve te drejten e tyre (ashtu si jeni urdheruar), te varferit dhe udhetarit (qe ka ngele ne rruge), por mos ben shpenzim te pavend

    [27] Shpenzuesit e pavend (batakcinjte) me te vertete, jane vellezerit e djallit, e djalli eshte mohues i (te mirave te) Zotit te tij

    [28] E nese shmangesh nga ata, duke kerkuar meshiren e Zotit tend, te cilen ti e shpreson, atehere, thuaju atyre ndonje fjale te bute

    [29] Mos e bene doren tende te lidhur per qafen tende (mos u bene koprrac), as mos e hap teper doren tende, e te mbetesh i qortuar (per shkak te koprracise) dhe i pikelluar (per shkak se ngelesh pa mjete)

    [30] Me te vertete, Zoti yt i jep me bollek furnizim kujt te doje, e ia kufizon kujt te doje; Ai, me te vertete, i di dhe i sheh roberit e vet

    [31] Mos i mbytni femijet tuaj nga frika e varferise! Na i furnizojme ata dhe juve; se, mbytja e tyre, me te vertete, eshte mekat i madh

    [32] Dhe, mos iu qasni kurverise, se ajo eshte shfrenim dhe rruge e shemtuar

    [33] Mos mbytni ate qe e ka ndaluar Perendia, perpos me te drejte (sipas gjykimit)! E, ai qe mbytet pa te drejte, trashegimtarit te tij i kemi dhene pushtet, por edhe ai mos ta teproje ne mbytje. Pra, ai eshte i ndihmuar (nga ligji dhe njerezit)

    [34] Mos iu qasni pasurise se bonjakut, perpos ne menyren me te mire, perderisa te mos arrije moshen e pjekurise. Dhe kryeni obligimet. Me te vertete, per obligime jeni pergjegjes

    [35] Plotesoni matjen kur matni, dhe peshoni me terezi (peshoje) te drejte. Kjo eshte me se miri dhe pasojat jane me te bukura

    [36] Mos ano (shko) kah ajo qe nuk e dini, me te vertete, te degjuarit, te pamurit dhe zemra (mendja), te gjitha keto jane pergjegjese per ate (qe ka anuar)

    [37] Mos ecen neper toke me mendjemadhesi, se ti, me te vertete, nuk mund ta shposh token e as te arrish lartesine e maleve

    [38] Te gjitha keto jane te keqija dhe te neveritshme te Zoti yt

    [39] Kjo eshte nga mencuria (dijenia e madhe) qe te ka shpallur ty Zoti yt dhe mos ben zot tjeter me Perendine, e te hedhesh ne sketerre, i share dhe i larguar (nga meshira e Perendise)

    [40] A mos valle Perendia u ka dhuruar juve djem e (per Vete) ka marre engjejt per vajza? Ju, me te vertete, flisni fjale te madhe (trillim te madh)

    [41] Na, me te vertete, ne kete Kur’an kemi shpjeguar qe te keshillohen ata, por (ky shpjegim) vetem ua ka shtuar atyre largimin (nga e verteta)

    [42] Thuaj: “Nese krahas Tij ekzistojne zotera tjere, sic thone ata, atehere, ata do te kerkonin rruge per te arritur te Zoti i Arshit”

    [43] Qofte i paster dhe i lartesuar nga ajo qe thone ata – me lartesi te madhe

    [44] Ate e madherojne (dhe cilesite e Tij) shtate qiejt dhe Toka, dhe gjithcka gjendet ne to. Dhe, nuk ka asgje qe nuk e madheron Ate, duke iu falenderuar Atij, por ju nuk e kuptoni madherimin qe i bejne ata. Ai, me te vertete, eshte i bute dhe fales

    [45] Kur ti lexon Kur’anin, Na veme nje perde te fshehte ne mes teje dhe atyre qe nuk besojne jeten e ardhshme

    [46] e, ne zemrat e atyre veme mbulesa, per te mos e kuptuar ate (Kur’anin), ua shurdhojme veshet atyre, e kur ta permendish ne Kur’an Zotin tend – Ate te vetmin, ata kthejne shpinden e tyre, duke ikur (prej degjimit te Kur’anit)

    [47] Na dime cka pergjojne ata, kur pergjojne te ti (leximin e Kur’anit) dhe kur bisedojne ne mes vete, kur thone mohuesit (ne bisedim): “Ju, vetem shkoni pas nje njeriu te magjepsur”

    [48] Shiko cfare shembuj te kane mbathur ty, ata! Ata jane te humbur e nuk mund te gjejne rrugen

    [49] Ata thone: “Valle kur te behemi eshtra dhe pluhur, a do te ringjallemi ne krijesa te reja?”

    [50] Thuaj: “Behuni gure apo hekur

    [51] ose cfaredo krijese tjeter qe eshte e madhe ne zemra tuaja (do ta pranojne ringjalljen me urdherin Tone)!” Ata do te thone: “Kush do te na ktheje neve (ne gjalleri)?” Thuaj: “(Do t’ju ringjalle juve) Ai qe ju ka krijuar heren e pare”. Ata do t’i lekundin kokat e tyre kah ti (duke te perqeshur) dhe thone: “Kur eshte ajo?” Ti thuaj: “Mund te behet shpejt!”

    [52] Ate Dite kur do t’ju therras juve Ai, e do t’i pergjigjeni duke iu falenderuar Atij dhe do te mendoni se ne kete jete, nuk keni qendruar vecse pak kohe

    [53] Thuaju roberve te Mi, le te flasin ate qe eshte me e bukur. Me te vertete, djalli mbjell ngaterresa ne mes tyre. Me te vertete, djalli eshte armik i hapet i njeriut

    [54] Zoti juaj ju njeh me se miri. Nese don, Ai do t’ju meshiroje juve, ose, nese don, ju denon. Na ty nuk te kemi derguar perfaqesues tek ata

    [55] Dhe Zoti yt di me se miri per ata qe gjenden ne qiej dhe ne Toke; Na i kemi dekoruar disa pejgambere ndaj disa te tjereve dhe Dautit i kemi dhene Zeburin

    [56] Thuaj: “Thirrni ju ata, te cilet i mendoni (per zotra) pervec Tij (Perendise), e ata nuk mund t’ju largojne te keqen nga ju, as nuk mund ta hedhin tjeter kund”

    [57] Ata qe i luten atyre, vete kerkojne menyre ndermjetesimi te Zoti i tyre, cili eshte me i afert, shpresojne meshiren e Tij dhe i frikohen denimit te Tij. Me te vertete, denimit te Zotit tend cdokush duhet t’i ruhet

    [58] Dhe s’ka asnje vend qe Ne nuk do ta zhdukim ate para Dites se Kijametit, ose t’ia nenshtrojme mundimit te madh. Kjo eshte shkruar ne Liber

    [59] Neve asgje nuk na pengon qe te dergojme mrekullira, mirepo ato i kane pergenjeshtruar popujt e lashte, e i dhame popullit te Themudit – deven si mrekulli te qarte, por ata, nuk besuan ne te. Na, dergojme mrekullira vetem per t’i frikesuar njerezit

    [60] (Kujtoje ti) kur te kemi thene: “Me te vertete, Zoti yt i ka kapluar njerezit (me dije dhe fuqi)!” E, enderren qe ta kemi treguar ty, e kemi bere vetem sprove per njerezit si dhe drurin e mallkuar (te permendur) ne Kur’an. Dhe Na, i frikesojme ata, por kjo vetem ua shton atyre gufimin e mohimit te madh

    [61] (Perkujtoju atyre) kur u kemi thene engjejve: “Beni sexhde Ademit!” Ata te gjithe i bene sexhde, perpos Iblisit! Ai, ka thene: “Valle une t’i bej sexhde atij, te cilin Ti e ke krijuar nga balta?”

    [62] (Djalli) tha: “A e konsideron Ti kete me te mire se mua? Me te vertete, nese me le deri ne Diten e Kijametit, une do t’i shfaros me mashtrim pasardhesit e tij, perpos nje numri te vogel nga ata”

    [63] (Perendia) tha: “Shko! E, (ty dhe) atyre qe te pasojne ty – nga pasardhesit e tij, me te vertete, xhehennemi eshte denimi juaj – denim i plote

    [64] Dhe, beri per vete – me zerin tend, - ke te mundesh nga ata, dhe sulmo ne ta me britme me kaloresine dhe kembesorine tende dhe integrohu me pasurine dhe femijet e tyre dhe jepju premtime!” E, djalli, nuk u premton atyre tjeter, perpos mashtrimit

    [65] Me te vertete, ti nuk ke kurrfare pushteti ndaj roberve te Mi! Te mjafton ty Zoti yt si mbrojtes

    [66] Zoti juaj eshte ai qe e levize anijen neper det per te kerkuar dhuntine e Tij (Perendise). Ai, me te vertete, eshte meshirues ndaj jush

    [67] E, kur t’ju godase juve fatkeqesia ne det, zhduken ata qe ju i adhuronit, perpos Tij. E, pasi t’ju shpetoje (e t’ju qesi) ne toke, ju ktheheni (kah mohimi). Njeriu, eshte mohues (i te mirave)

    [68] Po, a jeni te sigurt qe (Perendia) nuk do t’ju fundose ne toke, ose qe nuk do te dergoje mbi ju stuhi me rere (orkan) e qe pastaj, ju nuk do te gjeni mbrojtes

    [69] Apo, jeni te sigurt qe Ai juve nuk do t’ju ktheje njehere tjeter ne det, e qe ne ju te dergoje furtune e t’ju fundose, ngase keni mohuar. E pastaj, ju nuk do te gjeni kunder Neve askend, i cili do te na therrase ne pergjegjesi per kete

    [70] Na, me te vertete, i kemi dekuruar bijt e Ademit: u kemi bere te mundshme te udhetojne ne toke dhe ne det, duke i furnizuar me gjellera te shijshme, dhe u kemi dhene perparesi te madhe ndaj shumices nga ata qe i kemi krijuar

    [71] (Kujtoje) ate Dite kur Na do t’i therrasim te gjithe njerezit me udheheqesin (pejgamberin) e vet. E, kujt i jepet libri i tij ne anen e djathte, ata do ta lexojne librin e vet dhe nuk do te demtohen as sa nje therrmi

    [72] Ai qe ne kete bote ka qene i verber, ai do te jete i verber edhe ne boten tjeter dhe ai me se tepermi e ka humbur rrugen

    [73] Dhe, per pak – me te mashtruar ty ata nga ajo qe te kemi shpallur Ne, per te shpife dicka tjeter kunder Neve. Dhe atehere, ata do te merrnin ty per mik

    [74] Dhe, sikur mos te kishim forcuar Na ty (ne drejtim), gati do te kishe anuar pak kah ata

    [75] dhe atehere, me te vertete, Na do te benim qe te shijosh denimin e dyfishte ne kete bote dhe denimin e dyfishte pas vdekjes; e atehere, nuk do te gjejshe askend per te ndihmuar kunder Nesh

    [76] Me te vertete, gjendja ka qene e atille, per te shqetesuar dhe me te debuar ty nga toka, atehere, (nese do ta benin kete), ata do te qendronin pas teje (ne ate toke) vetem pak kohe

    [77] Ky eshte ligji Jone qe e kemi bere per pejgamberet e derguar para teje. Dhe, as ti nuk do te gjesh shmangie nga ligji i Perendise

    [78] Kryeje namazin prej kthimit te Diellit (nga gjysma e qiellit) deri ne erresiren e nates dhe leximin e Kur’anit ne agim (namazin e sabahut); me te vertete, namazi i sabahut eshte i deshmuar

    [79] Dhe, kaloje ti nje pjese te nates (duke bere namaz), si shtojce te lutjes vetem per ty! Eshte shprese, se Zoti yt do te vendose ty ne nje vend te lavderuar

    [80] Dhe, thuaj: “O Zoti im, me shpjere Ti mua ne nje hyrje te kenaqur (ne vdekje), dhe me nxjerr (ringjallem) ne nje dalje te kenaqur, dhe, me dhuro nga Ti fuqi, qe do te me ndihmoje!”

    [81] Dhe, thuaj: “E verteta – arriti, e genjeshtra (e keqja) u shkaterrua. Me te vertete, genjeshtra eshte ne zhdukje!”

    [82] Dhe, Ne, shpallim nga Kur’ani ate qe eshte ilac dhe meshire per besimtaret, e mohuesve – ai vetem ua shton humbjen

    [83] E, kur Na i japim dhunti njeriut, ai shmanget dhe largohet anash, e kur e godet e keqja eshte i deshperuar

    [84] Thuaj: “Cdokush punon ne menyre te vet, por Zoti juaj di me se miri kush eshte ne rrugen me te drejte”

    [85] do te pyesin ty per shpirtin. Thuaj: “Shpirti eshte krijuar me urdherin e Zotit tim, e juve u eshte dhene vetem pak dijeni (se dijenia e plote eshte vetem e Perendise)”

    [86] Me te vertete, sikur te donim Ne, do ta merrnim ty ate shpallje qe ta kemi dhene, dhe ti, pastaj nuk do te gjeje askend qe do te ndihmonte kunder Nesh

    [87] perpos meshires nga ana e Zotit tend. Me te vertete, miresia e Tij ndaj teje, eshte e madhe

    [88] Thuaj: Sikur te tuboheshin te gjithe njerezit dhe xhindet, per te hartuar nje Kur’an te tille, ata nuk do te mund ta hartonin ashtu sic eshte ai, madje, edhe sikur t’i ndihmonin njeri-tjetrit”

    [89] Na, ne kete Kur’an, u shpjegojme njerezve gjithfare shembujsh, por shumica e njerezve, kurrsesi nuk duan te besojne

    [90] Dhe, ata thone: “Na nuk do te besojme ty, derisa te mos na nxjerresh nga toka – gurra te ujit

    [91] ose, derisa te mos kesh kopsht hurmesh dhe rrushi, e qe neper te, te sjellish lumenj, rrjedhes

    [92] ose, derisa te mos e rrezosh qiellin ne ne – si thua ti ne copa-copa; ose, perderisa te mso sjellesh Perendine dhe engjejt, si garantues

    [93] ose, derisa te mos kesh shtepi prej ari, ose perderisa te mos hipesh ne qiell. Na, nuk do te besojme ty – edhe sikur te hipesh ne qiell, derisa te mos na sjellesh nje liber qe ta lexojme ne”. Thuaj: “Lavdi per Zotin tim, une nuk jam tjeter, perpos njeri – pejgamber!”

    [94] Njerezit nuk i pengon te besojne, kur ju erdhi shpallja, (asgje) perpos qe thane: “A mos valle Perendia e dergon njeriun si pejgamber?”

    [95] Thuaj: “Sikur engjejt ne Toke te ecnin qetesisht, Na do t’u dergonim atyre nga qielli engjej – pejgambere”

    [96] Thuaj: “Perendia mjafton per deshmitar ne mes meje dhe jush. Me te vertete, Ai i di dhe i sheh roberit e Vet

    [97] Ate qe e udhezon Perendia ne rruge te drejte, ai eshte i udhezuar, e ke ta shmange Ai ng rruga e drejte, me siguri nuk do te gjendet mbrojtes per te, perpos Tij. Dhe Na, do t’i tubojme ata ne Diten e Kijametit (duke i terhequr zvarre) me fytyrat e tyre te verbeta, shurdhe e memece. Vendbanimi i tyre eshte xhehennemi. Kurdo qe te zbehet ai (zjarri), Na ia shtojme flaken

    [98] Ky eshte denimi i tyre, ngase kane mohuar argumentet Tona, e qe kane thene: “A mos valle kur te behemi eshtra dhe pluhur, a thua ne do te ngjallemi si krijesa te reja?”

    [99] A nuk e dine ata, se Perendia, Krijues i qiejve dhe i Tokes eshte i gjithpushtetshem te krijoje qenie te ngjashme (si ata), dhe qe, madje, duke ia cktuar momentin e ringjalljes, per te cilen nuk ka dyshim? Por, mohuesit, nuk pranojne (asgje), ata vetem mohojne

    [100] Thuaj: “Sikur ju te posedoni thesaret e meshires se Zotit tim, edhe atehere ju do te benit koprraci nga droja se do te shpenzoheni. Me te vertete, njeriu, rendom, eshte koprrac”

    [101] Na i kemi dhene Musait nente argumente te qarta, e pyeti bijt e Israelit, kur u erdhi te pareve te tyre dhe kur Faraoni i tha atij: “O Musa, une te konsideroj ty per te magjepsur”

    [102] (Musai) tha: “Me te vertete, ti e di se keto mrekulli te qarta, nuk i ka shpallur askush tjeter, perpos Zotit te qiellit dhe te Tokes, dhe une jam i bindur se ti je i hudhur (ne humbje)”

    [103] Dhe, Faraoni deshi t’i deboje nga vendi, e Ne – e fundosem ate dhe te gjithe ata qe ishin me te

    [104] dhe pas kesaj, u thame bijve te Israelit: “Vendosuni ne token (nga e cila ka dashte t’ju deboje Faraoni). E, kur te arrije premtimi i Dites se Kijametit, do t’u sjellim juve te perzier”

    [105] Dhe, Ne, e kemi shpallur Kur’ani ne menyre te vertete dhe ai eshte i shpallur me plote dijeni. Dhe, Ne, te kemi derguar ty vetem sihariq dhe paralajmerues

    [106] Dhe, Ne, Kur’anin e kemi shpallur pjese-pjese, qe ti t’jua mesosh njerezve dalngadale, dhe Ne, e kemi shpallur ate kohe pas kohe (sipas nevojes)

    [107] Thuaj: “Besoni ne te (Kur’an) apo nuk besoni, me te vertete, atyre qe u eshte dhene dijenia para tij, kur t’ju mesohet ai (Kur’ani), bine me fytyrat e veta, duke i bere sexhde Atij (Perendise)

    [108] dhe thone: “Qofte i lavderuar Zoti yne! Me te vertete, premtimi i Zotit tone eshte i kryer!”

    [109] Dhe, bien me fytyre, per toke, duke qajtur, dhe ai (leximi i Kur’anit) ua rrite peruljen atyre

    [110] Thuaj: “Thirre: ‘Meshiruesin (Ja Rrahman!)’. Me cilindo emer qe ta thirrni ju Ate, Ai ka emrat me te bukur. Mos e lexo Kur’anin me ze te larte, e as edhe me ze teper te ulet! Kerkoje ne mes ketyre – rrugen (formen) mesatare”

    [111] Dhe thuaj: “Qofte lavderuar Perendia i cili (per Vete) nuk ka marre femije, dhe i cili nuk ka shok ne pushtet, dhe i cili nuk ka nevoje per ndihmes, per shkak te pafuqise dhe madheroje Ate me madherine e plote!”

    Shpella (El-Kehf)

    Surah 18

    [1] Qofte lavderuar Perendia, i cili ia shpalli Librin robit te Vet (Muhammedit), e qe, nuk ka ne te kurrfare shtremberimi, por

    [2] eshte i drejte per te paralajmeruar me ane te tij denim te ashper (per mohuesit), e qe t’i sihariqoje besimtaret, qe punojne vepra te mira, se, per ta ka shperblim te bukur

    [3] duke qendruar ne te (xhennet), perhere

    [4] dhe, qe t’i paralajmeroje ata qe thone: “Perendia ka marre per Vete – femije”

    [5] Ata, nuk kane kurrfare dijenie per kete, e as eterit e tyre. Eshte kjo fjale e madhe (e shemtuar) qe del nga goja e tyre! Ata flasin vetem genjeshtra

    [6] A mos valle do te besh vetevrasje per shkak te tyre, nese ata nuk besojne ne kete Kur’an, duke qene i pikelluar ti

    [7] Na, cdo gje qe gjendet ne Toke, e kemi bere stoli per te (njerezit e Tokes), per te provuar se kush prej tyre eshte veprues me i mire

    [8] Dhe, Na, do te bejme ate qe gjendet ne te (Toke) – siperfaqe te thate

    [9] Valle, a mendon ti se shoqeria e Shpelles dhe e Rekimit (vendbanim) eshte nje mrekulli nga argumentet Tona

    [10] (Kujtoje ti) kur disa sjelmosha u strehuan ne shpelle dhe thane: “O Zoti yne, dhurona meshire nga ana Jote dhe pergatitna neve ne udhezim te drejte!”

    [11] (Ua plotesuam lutjen e tyre) dhe ua kemi mbyllur veshet atyre (i vume ne gjume) ne shpelle per shume vjet

    [12] Pastaj i kemi zgjuar ata, per te treguar (haptazi) se cili nga keto dy grupe e vleresojne me mire sa kohe kane qene te strehuar

    [13] Na po ta tregojme ty historine e tyre me tere vertetesine e saj. Ata, ishin djelmoshat qe besonin ne Zotin e tyre, dhe Na ua kemi forcuar atyre drejtimin

    [14] Dhe Ne, ua forcuam zemrat e tyre kur u ngriten dhe thane: “Zoti yne eshte Zoti i qiejve dhe i Tokes. Na, nuk i lutem, kurrsesi – zotit tjeter, perpos Tij. (Perndrushe) – atehere do te thonim genjeshter te madhe

    [15] Ky, populli yne, ka marre – pervec Tij, zotra tjere. Sikur te kishin sjelle ata – per ta (zoterat) argument te qarte! E, kush eshte zullumqar me i madh se ai qe trillon genjeshtra per Perendine

    [16] Kur t’i leni ju ata (popullin tuaj) dhe atyre qe iu luteshin ata, pervec Perendise – (i thane njeri-tjetrit): “Strehohuni ne shpelle, Zoti juaj do t’ju begatoje juve nga meshira e Tij dhe do t’ju pergatise per vepren tuaj, ate, nga e cila do te keni dobi”

    [17] Ti e shikon Diellin kur lind, se ai anon kah ana e djathte prej shpelles se tyre, e kur perendon, ata i le ne anen e majte, e ata gjendeshin ne mesin e saj. Ky eshte nga argumentet e Perendise. Kend e udhezon Perendia ne rruge te drejte, ai eshte i udhezuar, e kend Ai e le ne humbje, ti, me siguri – nuk do te mund t’i gjesh ndihmes, qe do ta udhezoje ate

    [18] Dhe, ti, mendon se ata jane zgjuar, por ata jane ne gjume; dhe Ne i rrotullonim ata – here ne krah te djathte, e here ne te majte, kurse qeni i tyre, kishte shtrire dy kembet e para ne hyrje te shpelles; qe sikur t’i kishte pare ti, do te ikeshe nga ata dhe do te kaplonte frika

    [19] Ashtu (sic i kemi vene ne gjume) Ne i kemi zgjuar ata, qe te pyesin, njeri-tjetrin. Njeri nga ata tha: “Sa keni ndenjur (ne gjume)?” – U pergjegjen: “Kemi qendruar nje dite, apo nje pjese te dites”. (Disa nga ata) thane: “Zoti juaj di me se miri, sa keni ndenjur. Dergoni njerin prej jush me kete monedhe te argjendte tuajen, ne qytet, e le te shikoje se kush prej tyre (ne qytet) ka ushqim me te paster. Le t’ju sjelle juve furnizim nga ajo, le te sillet mire dhe askend mos ta lajmeroje per ju

    [20] Me te vertete, ata, nese ju zbulojne, do t’ju gjuajne (mbysin) me gure, ose do t’ju kthejne juve (me force) ne fene e tyre, dhe atehere nuk do te shpetoni kurrsesi!”

    [21] Dhe, keshtu, Ne i beme me dije (njerezit) per ta, qe te dine se premtimi i Perendise eshte i vertete dhe, qe s’ka dyshim, se do te arrije Dita e Kijametit, kur ata bashkeqytetaret (bashkevendesit), polemizonin ne mes vete per rastin e tyre dhe thonin: “Ndertoni ne hyrje te saj (shpelles) nje godine! Zoti i tyre i di me se miri ata”. E thone ata, mendimi i te cileve mbizoteroi: “Na do te ndertojme nje faltore rreth tyre!”

    [22] Disa thonin: “Ishin tre vete, e qeni i tyre ishte i katerti”. E, disa (te tjere) thonin: “Ishin pese vete, e qeni i tyre ishte i gjashti”, duke supozuar per ate qe eshte sekrete, derisa – te tjere thonin: “Ishin shtate vete, e i teti i tyre ishte qeni”. Thuaj: “Zoti im di me se miri numrin e tyre”. Per ta, dine, vetem nje numer i vogel dhe mos polemizo per ta – vetem ne menyre te percipte dhe, per ta mos pyet aske prej tyre!”

    [23] Dhe, kurrsesi, mos thuaj per ckadoqofte, se: “Une do ta bej ate – me siguri, neser!” – pa thene (shtuar)

    [24] “Ne dashte Perendia!” Dhe, kur te harrosh – kujtoje Zotin tend – e thuaj: “Shprsoj se Zoti im do te me udhezoje ne ate qe eshte me e mire dhe me e dobishme nga kjo”

    [25] E, ata, kane qendruar ne shpellen e tyre – treqind vjet, duke shtuar nente (vjet)

    [26] Thuaj: “Perendia di me se miri sa kane qendruar. Vetem per Te eshte fshehtesia e qiejve dhe e Tokes. Se sa mire i sheh Ai ato dhe sa mire i degjon ato! Ata (njerezit), nuk kane asnje ndihmes, perpos Tij, e Ai nuk merr aske per ndihmes ne vendimet e Tij”

    [27] Dhe lexo ate qe te eshte shpallur ty nga Libri (Kur’ani) i Zotit tend! Askush nuk mund te ndryshoje fjalet e Tij – dhe ti nuk do te gjesh kurrfare strehimi, perpos tek Ai

    [28] Dhe, benu i durueshem, me ata, qe i luten Zotit te vet, ne mengjes dhe mbremje, duke deshiruar kenaqesine e Tij dhe mos i shmang syte e tu nga ata (ne te tjere), duke deshiruar stolite e kesaj jete. Mos degjo ate – zemren e te cilit ia kemi lene te zbrazet nga te permendurit Neve dhe qe i ndjek qejfet (epshet) e veta, dhe punet e te cilit jane te shfrenuara

    [29] dhe, thuaj: “E verteta eshte nga Zoti yt. Kush te doje, le te besoje, e kush te doje, le te mohoje (e per te, ka denim)”. Na per zullumqaret kemi pergatitur zjarr i cili do t’i rrethoje ata nga te gjitha anet (si cadra). Nese kerkojne ndihme (per shkak te etjes), do t’ju afrohet nje uje – si xeheja e shkrire qe ua percellon fytyren. Pije e shemtuar eshte (ajo), e sa strehim i keq eshte (zjarri)

    [30] Ata qe besojne dhe bejne vepra te mira, Na – me te vertete, nuk do t’ia humbim shperblimin, atij qe bene vepra te mira –

    [31] per ta eshte xhenneti i Adnit, neper te cilin rrjedhin lumenjt. Ne te, ata do te stolisen me bylyzyke ari dhe do te vishen me rroba te gjelberta – nga mendafshi i holle dhe i trashe, duke ndenjur te mbeshtetur ne kanape. Shperblim i mrekullueshem eshte ky! Dhe, sa vendbanim i bukur qe eshte ky

    [32] Dhe, sjell si shembull – per ata, dy njerez. Njerit prej tyre i kemi dhene dy vreshta dhe i kemi rrethuar me hurme, e ne mes tyre kemi bere ara

    [33] Te dy vreshtat kane dhene frutet e veta, asgje nuk ka munguar, dhe kemi bere qe, ne mes tyre te rrjedh lumi

    [34] Ai, ka pasur edhe nje tjeter pasuri. Dhe, i tha shokut te vet ne bisedim: “Une kam me shume pasuri se ti, dhe, une jam me i forte se ti – me rreth (shoqeri)”

    [35] Dhe hyri ne kopshtin e vet, duke i bere vetes dem (zullum) me mendjemadhesi, e tha: “Une nuk mendoj se do te humbe kjo ndonjehere

    [36] dhe nuk mendoj se do te arrije ndonjehere Dita e Kijametit, e nese une do t’i kthehem Zotit tim, une me te vertete, do te gjej vend me te mire kthimi nga ky!”

    [37] Dhe, shoku i tij, i tha – duke biseduar me te: “A mohon ti Ate, i cili te ka krijuar prej dheut, pastaj nga pika e fares (sperma), dhe me ne fund – te beri njeri te plote

    [38] Por, une besoj se Perendia eshte Zoti im, dhe une – Zotit tim, nuk i bej shok aske

    [39] Dhe, sikur ti, kur hyre ne kopshtin tend, te kishe thene: (kjo eshte) si ka dashte Perendia! Askush nuk ka fuqi (qe te ndryshoje) pervec Zotit. Nese ti sheh se une kam me pak pasuri dhe pasardhes

    [40] shpresoj se Zoti im do te me jep me mire se kopshti yt, e ne kopshtin tend te dergoje shtaterrim nga qielli e te behet siperfaqe e lemuar

    [41] ose, qe uji te humbase ne gremine (ne nentoke), e qe te mos mund ta gjesh kurre me”

    [42] Dhe, u shkaterrua pasuria e tij (e mohuesit), e ai i rrihte duart e veta (nga pikellimi), per ate qe investoi ne te, e ate qe e punoi, ra per dhe, e thirri: “Ah! Sikur te mos i kisha bere Zotit tim kurrfare shoku!”

    [43] Dhe, ai nuk kishte kurrfare shoqerie, qe t’i ndihmonte atij, perpos Perendise, e ai nuk ishte i ndihmuar as nga vetvetja

    [44] Ketu, mund te ndihmoje vetem Perendia – i Verteti. Ai me se miri shperblen dhe jep perfundimin me te mire

    [45] Krahasoju atyre shembullin e jetes se kesaj bote, me ujin qe e leshojme Ne nga qielli, e me te perzihet bima ne toke, e (me vone) behet bar i thate, te cilin e shperndane era (fryma). E, Perendia eshte i fuqishem per cdo gje

    [46] Pasuria dhe djemte jane stoli e jetes se kesaj bote, por veprat e mira, qe mbeten perhere, jane me mire te shperblyera te Zoti dhe jane shprese me e mire

    [47] (Kujtoju atyre) Diten kur Ne i lekundim bjeshket dhe ti sheh token e zhveshur dhe kur Ne, i ringjallim njerezit (per te dhene llogari), e nuk e leme aske anash (te paringjallur)

    [48] Dhe ata do te sillen para Zotit tend, te radhitur (e atyre u thuhet): “Ju, Na keni ardhur ashtu sic u kemi krijuar heren e pare. E, ju keni menduar, se nuk do t’jua plotesojme premtimin

    [49] Dhe, do te sillet Libri (i puneve qe kane bere), e do t’i shohesh mekataret se si tmerrohen nga ato qe gjenden ne te dhe thone: “Te mjeret ne, cfare eshte ky liber! Nuk po lejka as te voglen as te madhen (pune) pa e numeruar”. Dhe, do te gjejne te shenuar ate qe kane punuar. Zoti yt, nuk i bene askujt padrejtesi

    [50] (Kujtuju atyre) kur ju thame engjejve: “Beni sexhde (peruljuni) Ademit!” Ata, i bene sexhde, perpos Iblisit. Ai ish nga xhindet dhe andaj beri mekat ndaj urdherit te Zotit te vet. A mos valle, ate dhe pasardhesit e tij do t’i merrni ju per miq – perpos Meje? E, ata, jane armiet tuaj. Sa nderrim i shemtuar qe eshte ky per zullumqaret

    [51] Une, nuk i kam marre ata per deshmitare gjate krijimit te qiejve dhe te Tokes, as disa prej tyre gjate krijimit te te tjereve, dhe, Une, nuk i kam marre per ndihmes ata qe mashtrojne

    [52] (Kujtoju atyre) kur thote (Perendia): “Thirrni shoket e Mi qe ju mendoni (se jane shoket e Mi)”. E, ata i thirren, por ata nuk u pergjegjen

    [53] Dhe, mekataret do te shohin zjarrin dhe do te binden, se, ata me te vertete, do te bijne ne te dhe, nuk do te gjejne largim nga ai vendstrehim

    [54] Na, ne kete Kur’an u kemi shpjeguar njerezve gjithfare lloj shembujsh, por njeriu, me teper se kushdo eshte polemizues

    [55] Njerezit asgje nuk i pengon qe te besojne – kur iu ka ardhur atyre udhezimi – dhe te kerkojne falje nga Zoti i tyre, pervec qe t’ju vijne atyre ligji (i Perendise) i popujve te lashte (shkaterrimi), ose qe t’ju vije denimi i hapet

    [56] Na i dergojme pejgamberet vetem si sihariques dhe paralajmerues, e mohuesit polemizojne me genjeshtra per ta shmange te Verteten, dhe, - argumentet e Mia dhe paralajmerimet, i marrin per tallje

    [57] Kush eshte me zullumqare se ai, i cili eshte keshilluar me argumentet e Zotit te vet, e u shmange nga ato dhe harroi se cka kane punuar duarte e tij me pare (nga te keqiat)? Na, kemi vere perde ne zemrat e tyre per te mos e kuptuar Kur’anin dhe ua kemi renduar veshet e tyre. E, nese i therret ti – ata, ne rrugen e drejte, ata kurre nuk do te pasojne ate (rrugen e drejte)

    [58] E, Zoti yt eshte fales dhe meshirues. Sikur t’i denonte per ate qe kane bere, Ai do t’ua shpejtonte denimin (ne kete jete). Jo, per ta – eshte momenti i caktuar, nga i cili ata, kurre nuk do te gjejne strehim

    [59] E, ato jane vendbanimet, qe Ne i kemi shkaterruar, kur ato bene zullum, e per shkaterrimin e tyre kemi bere kohe te caktuar

    [60] (Kujtoje) kur Musai i tha djaloshit (percjellesit) te vet: “Do te udhetoje vazhdimisht, derisa te arrije ne vendin ku takohen dy detet, ose do te udeheoje shume kohe”

    [61] Dhe, kur ata te dy arriten ne vendin ku takoheshin ato (detet), harruan peshkun e tyre (qe – e kishin me vete shenje) e qe, ai (peshku) rreshqiti ne det

    [62] Kur ata kaluan (ate vend), Musai i tha percjellesit te vet: “Na jep ate sillen tone, sepse, jemi lodhur nga ky udhetim yne”

    [63] (Ai) i tha: “Shiko! Kur zbritem tek ai shkembi, une e harrova peshkun. Vetem djalli me ka shpie ne harrese, perme ta kujtuar ty ate, e qe, peshku – per cudi, mori rrugen kah deti!”

    [64] (Musai) tha: “E, kjo eshte ajo qe po kerkojme. Andaj u kthyen neper gjurmet e veta (duke i treguar njeri-tjetrit)

    [65] dhe gjeten nje rob prej roberve Tone, te cilit i kemi dhuruar meshiren Tone dhe e kemi mesuar nga ana Jone me dijeni te plote

    [66] Musai i tha atij: “A te pasoj ty, per te me mesuar mua – me nje pjese te dijenise se mrekullueshme qe t’u ka dhene ty?”

    [67] Ai i tha (Musait): “Ti nuk mund te durosh (ne shoqeri) me mua

    [68] e si do te durosh per ate, per te cilen nuk di asgje?”

    [69] (Musai) tha: “Do te me gjesh te durueshem, ne dashte Perendia, e nuk do te kundershtoj ty asgje”

    [70] I tha (Musait): “Nese shkon pas meje, mos me pyet per asgje, perderisa te mos ta shpjegoj une ty!”

    [71] Dhe, shkuan (ata), e kur hipen ne anije, e zhbiroi (derrasen e anijes). (Musai) tha: “Mos valle, e zhbirove ate, per t’i mbyte udhetaret e saj? Me te vertete, ke bere pune te cuditshme (te shemtuar)”

    [72] I tha (Musait): “A nuk te thashe une se ti nuk mund te durosh (ne shoqeri) me mua?”

    [73] (Musai) tha: “Mos me qorto per ate qe kam harruar, dhe mos me ngarko me veshtiresi ne punet e mia!”

    [74] Dhe, shkuan (ata), e kur e takuan nje djalosh, dhe e mbyti ate tha (Musai): “Pse e mbyte njeriun e pafajshem qe nuk ka mbytur aske! Me te vertete, bere nje pune te shemtuar!”

    [75] I tha (Musait): “A nuk te thase valle une ty, se ti – me te vertete, nuk mund te durosh me mua (ne shoqeri)”

    [76] (Musai) tha: “Nese te pyes yne ty – ckadoqofte – pas kesaj, mos me merr mua ne shoqeri. Ja pra, me te vertete, ia arrite arsyetimit nga ana ime!”

    [77] Dhe, shkuan (ata). E, ur arriten te banoret e nje fshati, (nga te cilet) kerkuan qe t’i ushqejne (te dy), ata (fshataret) refuzuan qe t’i marrin mysafire; e ata, gjeten ne fshat nje mur, qe ish duke u rrezuar, e te cilin – ai (shoku i Musait), e drejtoi. (Musai) tha: “Sikur te kishe dashur ti, do te merrshe shperblim per kete”

    [78] (Shoku i Musait) tha: “Kjo eshte ndarja ne mes meje dhe teje. Une do te shpjegoj ty per ato gjera qe ti nuk munde t’i durosh

    [79] Sa i perket anijes, ajo ka qene prone e te varferve qe punonin ne det, andaj, une desha ta demtoj, sepse, para tyre, gjendej nje sundimtar, i cili cdo anije (te shendoshe) e merrte me dhune

    [80] E sa i perket djaloshit, prinderit e tij ishin besimtare, andaj, ne u frikuam qe ai (djali i tyre) mos t’i ktheje ata ne te keqe dhe mohim

    [81] e ne deshirojme qe Zoti i tyre, ne vend te atij (djalit), t’ua jap me te mire dhe me te paster (prej mekateve) dhe me te meshirueshem (ndaj prinderve)

    [82] e sa i perket atij murit, - ai u takonte dy djelmoshave bonjake ne qytet, e nen at (mur) gjendej nje thesar i tyre. E, babai i tyre ka qene njeri i mire dhe Zoti yt deshiroi qe ata te arrijne moshen e pjekurise dhe ta nxjerrin thesarin e tyre; - kjo eshte meshira e Zotit tend. Une kete, nuk e kam bere sipas gjykimit tim (por, me urdher te Perendise). Ky eshte, shpjegimi i asaj, per te cilen ti s’mund u durove

    [83] Dhe, te pyesin ty per Dhulkarnejnin. Thuaj: “Une do t’ju tregoj disa lajme per te”

    [84] Na i kemi mundesuar atij (qe te beje c’te doje) ne Toke dhe i kemi dhene mjete per cdo gje (qe i jane nevojitur)

    [85] dhe, ai u nis ne nje rruge

    [86] Kur arriti te vendi i perendimit te Diellit, e gjeti ate (te ashtudukshem) qe praronte ne nje burim balte te zi dhe ne afersi te tij gjeti nje popull. Na thame: “O Dhulkarnejn, ose do t’i denosh ata ose do te sillesh bukur ndaj tyre”

    [87] (Dhulkarnejni), tha: “Sa i perket atij qe bene zullum, na do ta ndeshkojme ate, e pastaj do te kthehet te Zoti i vet, e qe edhe Ai do ta denoje me denim te rende

    [88] E, ai qe beson dhe bene vepra te mira, dhe Ne, do t’i premtojme lehtesira atij”

    [89] Dhe, ai perseri shkoi (ne nje rruge)

    [90] Dhe, kur arriti te vendi i lindjes se Diellit, ai gjeti se ai (Dielli) lindte mbi nje popull, te cilin, Ne nuk kemi bere perde per ta (per t’u mbrojtur)

    [91] Keshtu ka qene ajo (ngjarja e Dhulkarnejnit). Na e kemi perfshire tere dijenine se c’ka pasur tek ai

    [92] Dhe, ai perseri shkoi (ne nje rruge kah veriu)

    [93] Kur arriti ne mes dy maleve, gjeti afer tyre nje popull, i cili, pothuaj nuk kuptonte asnje te folme

    [94] Ata thane: “O Dhulkarnejn, - me te vertete, Jexhuxhi dhe Mexhuxhi jane (popuj) ngaterrestare ne Toke. A don te te japim dhurate qe te ndertosh penden ne mes nesh dhe atyre?”

    [95] (Dhulkarnejni) tha: “Ate qe ma ka mundesuar Zoti im, eshte me e mire (nga ajo qe ofroni ju), por me ndihmoni ju mua me fuqi (jo me pasuri)! Do te ndertoj nje pende ne mes jush e atyre

    [96] Me sillni copa hekuri!” E, kur ai i rrafshoi dy anet e bjeshkeve, tha: “Fryeni zjarrit, perderisa hekuri te mos skuqet si zjarri”. Pastaj tha: “Me sillni baker te shkrire qe ta hudhi ne te”

    [97] Ata (Jexhuxhi dhe Mexhuxhi), nuk kane mundur ta kapercejne as nuk kane mundur ta zhbirojne (penden)

    [98] (Dhulkarnejni) tha: “Kjo eshte dhuntia e Zotit tim! E, kur te arrije premtimi i Zotit tim, (Ai) do ta rrafshoje ate (penden). Premtimet e Zotit tim jane te verteta

    [99] Dhe Na, do te bejme qe disa prej tyr te ndeshen me te tjeret – si valet (e detit), dhe, do te fryhet ne Sur (brire), e do t’i tubojme qe te gjithe

    [100] Ate dite, do t’ua tregojme haptazi sketerren mohuesve

    [101] atyre te cilet i kane pasur syte e mbuluar me perde kunder keshillave te Mia, dhe, te cilet, nuk munden (nga inati) ta degjonin (Kur’anin)

    [102] Valle, a mendojne mohuesit, se do te mund t’i marrin per zotera roberit e Mi – pervec Meje? Na, u kemi pergatitur mohuesve sketerren per vendbanim

    [103] Thuaj: “A doni t’ju lajmeroj juve per ata qe me se shumti demtojne me punet e veta

    [104] per ata, perpjekja e te cileve ka qene e kote ne jeten e kesaj bote, e mendojne se kane punuar vepra te mira

    [105] Keta jane ata, te cilet i kane mohuar dokumentet e Zotit te tyre dhe takimin me Te, e punet e tyre u jane shpartalluar; ndaj Na, nuk do te veme kurrfare mase per ta, ne Diten e Kijametit

    [106] Shperblimi (denimi) i tyre eshte xhehennemi ngase mohuan dhe, nga se argumentet e Mia dhe pejgamberet e Mi – i merrnin per (objekt) talljeje”

    [107] Me te vertete, ata qe besojne dhe bejne vepra te mira, kopshtet e Firdevsit (xhennetit) do t’i kene banesa

    [108] Ne to do te qendrojne perhere. Nuk do te deshirojne nderrim prej tyre, (meqe jane teper te kenaqur)

    [109] Thuaj: “Sikur deti te isht ngjyre (per te shkruar) fjalet e Zotit tim, do te shterrej deti, par ase te sosen fjalet e Zotit tim, e madje, sikur te sillnim Ne si ndihme edhe aq ngjyre shkrimi”

    [110] Thuaj: “Une jam vetem njeri si ju, mua me eshte shpallru qe Zoti juaj eshte vetem nje Zot. Kush shpreson takimin me Zotin e vet, le te punoje veper te mire, dhe, le te mos i beje shok aske ne te adhuruarit e Zotit te vet!”

    Merjemja (Merjem)

    Surah 19

    [1] Kaf, Ha, Ja, Ajin, Sad

    [2] (Ky eshte) tregimi mbi meshiren e Zotit tend ndaj robit te Tij – Zekerijjas

    [3] Kur ai e thirri (e luti) Zotin e vet me lutje te fshehte

    [4] dhe tha: “O Zoti im, me te vertete, me jane dobesuar eshtrat, e koka me eshte zbardhur nga pleqeria. E, lutja ime Ty, nuk ka mbete kurre pa u pranuar

    [5] I frikesohem te afermve te mi – pas meje (ngase do te bejne keq), e bashkeshortja ime eshte sterile, andaj, me dhuro nga Ti – nje te aferm (djale)

    [6] qe te me trashegoje mua dhe familjen e Jakubit, dhe bene Zoti im qe te jesh i kenaqur me te!”

    [7] “O Zekerijja, Na, do te sihariqojme ty me nje djale emri i te cilit eshte Jahja, te cilit, Ne me pare nuk i kemi bere emnak”

    [8] (Zekerijjai) tha: “O Zoti im, prej nga mua djali, kur bashkeshortja ime eshte sterile? Dhe, une kam arritur pleqerine e thelle?”

    [9] Tha: “Ashtu, ka thene Zoti yt: “Kjo per Mua eshte lehte. Une te kam krijuar ty me pare, e ti nuk ke qene fare”

    [10] (Zekerijjai) tha: “O Zoti im, me jep ndonje shenje!” – (Perendia) tha: “Shenje do te jete ajo qe nuk do te mundesh te flasesh me njerez tri nete (e tri dite), duke qene madje i shendoshe”

    [11] Dhe, ai doli nga faltorja ne popullin e tij dhe u dha shenje atyre: “Madheronie (Perendine), ne mengjes dhe ne mbremje!”

    [12] (Pasi qe u lind Jahjai dhe u rrit, iu tha atij): “O Jahja, merre Librin me vendosmeri”. Dhe, Ne, ia kemi dhene mencurine (profetnine) duke qene femije

    [13] dhe butesi prej Nesh dhe pasterti, dhe ishte besimtar

    [14] dhe ishte bamires ndaj prinderve te vet, e nuk ishte i ashper dhe i padegjueshem

    [15] Dhe, i qofte selam (shpetim) atij, ne diten qe ka lindur, dhe ne diten qe ka vdekur dhe ne diten qe do te ringjallet

    [16] Dhe permende (o Muhammed) ne Liber (Kur’an), Merjemin (historine e saj): “kur u terhoq nga familja ne nje vend, ne lindje

    [17] dhe mori nje perde qe te skajohet nga ata; Na derguam tek ajo engjellin – Xhebrailin dhe ai iu paraqit asaj ne formen e mashkullit te zhvilluar mire

    [18] Ajo i tha: “Une kerkoj qe te me mbroje Meshiruesi im – prej teje, nese i druan Perendise

    [19] Ai tha: “Une jam vetem i derguari i Zotit tend, qe te dhuroje ty nje djale te paster”

    [20] (Merjemi) tha: “Si mund te kam une djale, kur asnje mashkull nuk me ka prekur, e une nuk jam e korruptuar!”

    [21] Tha (Xhebraili): “Kjo eshte keshtu!” – ka thene Zoti yt: “Kjo per Mua eshte lehte (te krijoje njeriun pa babe). Dhe, ta bejme Na ate argument per njerezit dhe meshire nga Ne. Dhe, kjo eshte pune e kryer”

    [22] Dhe, mbeti shtatzene, e u terhoq me te (barre) ne nje vend te larget

    [23] E, dhembjet e lindjes, e detyruan ate qe te vije te trungu i nje hurme. Tha ajo: “Ah sikur te kisha vdekur para kesaj (ngjarje) dhe te isha harruar krejtesisht”

    [24] Dhe therriti (zeri) nen te: “Mos u pikello, se ty, te ka dhuruar Zoti yt nje krijese dinjitoze

    [25] Shkunde trungun e palmes, e do te pikin mbi ty hurmet e freshketa

    [26] e ha, e pi, dhe behu e gezueshme! E, nese veren ndonje njeri, ti thuaj: “Une jam betuar ne Meshiruesin se do te agjeroje (permbahem), e sot nuk do te flas me aske”

    [27] Dhe, erdhi ajo (Merjemi) me te (femijen) te populli i vet, duke e barte. Ata, i thane (asaj): “O Merjeme, ke bere dicka te turpshme

    [28] O motra e Harunit! Babai yt nuk ka qene njeri i keq, as nena jote nuk ka qene grua e korruptuar”

    [29] Ajo e tregoi ate (Isain, me gjeste pa bere ze). E, ata thane: “Si t’i flasim ne femijes qe eshte ne djep?”

    [30] Ai (Isai) tha: “Une jam rob i Perendise. Ai, me ka dhene Librin dhe me ka bere pejgamber

    [31] Me ka bere te lavderuar kudo qe te jem, dhe me ka rekomandaur qe te bej namaz dhe te jap zeqatin gjate tere jetes

    [32] (Me ka bere) bamires ndaj nenes sime e nuk me ka bere te ashper dhe te padegjueshem

    [33] Dhe, le te jete selami (shpetimi) mbi mua ne diten qe kam lindur dhe ne diten qe do te vdes dhe ne diten qe do te ringjallem

    [34] Ky eshte Isai, i biri i Merjemes. Tregimi i tij eshte fjale e vertete, per te cilen ata dyshojne

    [35] Per Perendine nuk eshte (as afer mendjes) te marrurit dike per femije. Qofte lavderuar Ai! Kur te vendos dicka, Ai vetem thote per te: “Behu!” Dhe, ajo behet

    [36] (Isai tha): “Dhe me te vertete, Perendia, eshte Zoti im dhe Zoti juaj; andaj adhuronie vetem Ate! Kjo eshte udha e vertete

    [37] Ithtaret u percane ne mes vete (ne kete). Mjer per ata qe mohojne, ne te prezentuarit ne Diten e madhe

    [38] E, cka do te degjojne e do te shohin ate Dite kur do te vijne te Ne! Por, sot, zullumqaret jane ne humbje te madhe

    [39] (O Muhammed), paralajmeroji ata me Diten e pikellimit, kur merr fund dhenia e llogarive, e ata jane te pakujdesshem dhe nuk besojne

    [40] Na, me te vertete, e trashegojme Token dhe gjithcka gjendet ne te dhe ata do te kthehen te Ne

    [41] (O Muhammed!) permende ne Liber (Kur’an) Ibrahimin! Ai ka qene (njeri) i sinqerte, (dhe) pejgamber

    [42] kur i ka thene babes se tij: “O babai im, perse adhuron ate, qe, as nuk degjon, as nuk sheh, e as qe mund te te sjelle ndonje dobi

    [43] O babai im, mua me ka ardhur nje pjese e dijenise, qe te ka munguar ty; andaj me paso mua dhe une do te udhezoj ne rrugen e drejte

    [44] O babai im, mos adhuro djallin; me te vertete, djalli eshte i padegjueshem nda Meshiruesit (Perendise)

    [45] O babai im, une druaj se mos do te te vije denimi nga Meshiruesi, e do te behesh shok i djallit”

    [46] (Baba i Ibrahimit) tha: “O Ibrahim, ti valle po shmangesh nga zotrat e mi? nese nuk frenohesh nga kjo, une do te te mbys ty me gure; andaj, largohu prej meje per nje kohe te gjate!”

    [47] (Ibrahimi) tha: “Shpetimi qofte mbi ty! Do t’i lutem Zotit tim qe te fale ty. Me te vertete, Ai (Perendia), eshte i mire ndaj meje (pa mase)

    [48] Dhe, u le juve dhe te gjithe ata qe adhurojne (tjere zotra), pos Perendise; e, une do te adhuroj Zotin tim. Shpresoj se nuk do te jete i papranueshem te adhuruarit e Zotit tim”

    [49] E, kur i la ata qe adhuronin (zotra tjere), perpos Perendise, Na ia dhuruam atij Is’hakun dhe Jakubin, dhe qe te dy i beme pejgambere

    [50] Dhe, Na, ata i dhuruam nga meshira Jone dhe beme qe ata, me te vertete, te lavderohen me miresi

    [51] Dhe permende (o Muhammed!) ne Liber (Kur’an), Musain! Me te vertete, ai ishte i sinqerte dhe ishte pejgamber, lajmetar

    [52] Dhe, Na, e kemi thirre ate (Musain), ne anen e djathte te Turit, dhe e kemi afruar ate ne bisede (pa ndermjetesim)

    [53] dhe, i dhuruam atij, nga meshira Jone, qe vellai i tij – Haruni te jete pejgamber

    [54] Dhe, permende (o Muhammed!) ne Liber (Kur’an), Ismailin! Me te vertete, ai plotesonte premtimin e dhene dhe ka qene pejgamber, lajmetar

    [55] dhe urdheronte popullin e vet, qe te beje namaz dhe te jape zeqatin dhe arriti kenaqesine te Zoti i vet

    [56] Dhe, permende (o Muhammed!) ne Liber (Kur’an) Idrizin; ai ka qene (njeri) shume i sinqerte dhe lajmetar

    [57] dhe Ne, e kemi ngritur ate ne vend te larte

    [58] Keta jane ata pejgambere, te cileve Perendia u dhuroi dhuntite, nga pasardhesit e Ademit, dhe te atyre qe Ne i patem ngarkuar ne anije me Nuhun e nga pasardhesit e Ibrahimit dhe te Israelit, qe Ne i patem udhezuar dhe i patem zgjedhur. Kur t’ju lexohen ajetet e Perendise – Meshiruesit, bien (me fytyre per toke), duke bere sexhde dhe qajne

    [59] E, pos tyre, erdhen breznite (e shemtuara), te cilat braktisen namazin dhe ndoqen epshet e veta. Ata do te hasin ne te keqe (ne humneren e sketerres)

    [60] perpos atyre qe pendohen, qe besojne dhe bejne (veper) te mire! Keta do te hyjne ne xhennet dhe nuk do t’u behet kurrfare demi

    [61] (do te hyjne) ne xhennetin e Adnit, te cilin Meshiruesi ua ka premtuar roberve te vet, edhe pse ende nuk e kane pare ate (xhennetin). Me te vertete, premtimi i Tij eshte i sigurte

    [62] Ata, ne xhennet nuk do te degjojne llomotitje. Do te degjojne vetem fjalet pershendetese. Ata, aty do te furnizohen, ne mengjes dhe ne mbremje

    [63] Ky eshte xhenneti qe ia japim ne trashegim roberve Tane, te cilet jane ruajtur nga mohimi

    [64] (Xhebraili tha): “Dhe, ne, zbresim (ne Toke), vetem me urdherin e Zotin tend. Atij i perket ajo qe eshte para nesh, dhe qe eshte pas nesh, dhe ajo qe eshte ne mes ketyre dyjave. Dhe Zoti yt nuk eshte i harrueshem”

    [65] Ai eshte Zoti i qiejve dhe i Tokes dhe asaj qe eshte ne mes tyre, prandaj, vetem Ate adhuroje dhe behu i durueshem ne vazhdimin e lutjes se Atij. A di ti per Te ndonje emnak

    [66] Njeriu thote: “Valle, pasi te vdes, a do te kthehem perseri ne jete?”

    [67] A nuk e kujton njeriu se Na e kemi krijuar ate qysh me pare, e qe nuk ka qene asgje

    [68] Pasha Zotin tend, Na do t’i tubojme ata dhe djajte, pastaj do t’i sjellim ata qe te gjunjezohen rreth xhehennemit

    [69] Pastaj, do te ndajme prej cdo grupi ate, qe ka qene me mendjemadh ndaj Perendise Meshirues

    [70] E, Ne pastaj me se miri e dime se kush prej tyre ka perparesi qe te fergohet ne te (xhehennem)

    [71] Dhe, nuk ka asnje prej jush e qe te mos arrije tek ai (zjarri). Kjo eshte dispozite e caktuar nga Zoti yt

    [72] Pastaj do t’i shpetojme ata qe kane qene besimtare, e do t’i leme zullumqaret ne te – te gjunjezuar

    [73] E, kur t’ju lexohen ajetet Tona te qarta, ata qe nuk kane besuar u thone atyre qe kane besuar: “Cili grup eshte me i mire per nga jeta dhe me i mire per nga shoqeria?”

    [74] E sa e sa brezni, Ne i kemi shkaterruar para tyre, qe kane qene me te begatshem dhe me te pashem

    [75] Thuaj (o Muhammed!): “Kush eshte i humbur, le t’ia zgjase (jeten) sa te doje Meshiruesi”. E, kur te shohin ata ate qe u eshte premtuar atyre: ose denimin ose Diten e Kijametit, ata do te dine se kush eshte me keq per nga pozita he me i dobet per nga shoqeria

    [76] Perendia ua shton udhezimin atyre qe jane ne rrugen e drejte, e veprat e mira – te qendrueshme, jane me mire te shperblyera te Zoti yt dhe kane perfundim me te mire

    [77] Valle, a e ke pare ate qe nuk beson ne argumentet Tona dhe thote: “Mua do te me jepet (Diten e Kijametit) edhe pasuria edhe femijet”

    [78] A, mos ai ka mesuar per ate qe nuk eshte pare, ose ka marre obligim te Perendia – Meshirues

    [79] Kurrsesi! Na do ta shenojme ate qe flet, dhe Ne do t’ia vazhdojme denimin

    [80] Na do t’ia marrim atij ate per te cilen flet (mallin dhe femijet), e ai ke Ne do te vije vetem

    [81] Dhe, ata merrnin zotera, perpos Perendise, per t’ju bere atyre ndihmes

    [82] Kurrsesi; do te mohojne ata (zoterat e tyre) se mohuesit i kane adhuruar ata dhe do t’u behen atyre kundershtare

    [83] Valle, a nuk ke pare ti, se Ne, kemi derguar te mohuesit djajte, qe t’i nxisin ata ne te keqe te madhe

    [84] Andaj, mos kerko shkaterrimin e tyre te shpejte, se, me te vertete, Ne ua numrojme ditet e tyre te caktuara

    [85] (Kujtoju atyre) kur do t’i tubojme besimtaret te Meshiruesi, si te ftuar

    [86] e i shtyejme mekataret ne sketerre (si grixhen e shtazeve kah burimi)

    [87] e askush – per aske, nuk do te mund te angazhohet, pervec atij qe ka marre premtim nga Meshiruesi

    [88] Ata thone: “Bamiresi i Gjithmbarshem ka marre (per Veti) femije”

    [89] Ju, me te vertete, flisni dicka te shemtuar

    [90] Gati jane copetuar qiejt (prej kesaj thenie), dhe Toka te shembet, dhe te rrezohen malet – duke u therrmuar

    [91] meqe ata i pershkruajne femije Bamiresit te Gjithmbarshem

    [92] E, per Bamiresin e Gjithmbarshem, eshte e pakuptueshme, qe te kete femije

    [93] S’ka krijese qe gjendet ne qiej dhe ne Toke, e qe te mos vije si rob te Bamiresi i Gjithmbarshem

    [94] Ai, i ka perfshire te gjithe ata dhe i ka numeruar te gjithe saktesisht

    [95] Dhe, cdonjeri prej tyre, ne Diten e Kijametit, do te vije fill i vetem tek Ai

    [96] Me te vertete, ata qe besojne dhe bejne vepra te mira, Bamiresi i Gjithmbarshem do t’i pajise me dashuri (qe t’i doje Perendia dhe qe t’i duan njerezit)

    [97] Na, me te vertete, e kemi bere ate (Kur’anin) te lehte, ne gjuhen tende, qe me te, t’i sihariqosh besimtaret, dhe me te, t’i paralajmerosh njerezit, armiqet e perbetuar

    [98] Sa e sa brezni kemi shkaterruar Ne para tyre. Valle, a po sheh ndonje prej tyre, dhe a po degjon pershperitjen me te vogel te tyre

    Ta-Ha (Ta-Ha)

    Surah 20

    [1] Ta, Ha

    [2] Na, nuk ta kemi shpallur ty Kur’anin per te munduar

    [3] por, qe te jete keshille per ate qe druan

    [4] ai eshte i shpallur – nga Krijuesi i Tokes dhe i qiejve te larte

    [5] Bamiresi i Gjithmbarshem (Perendia), qe sundon Arshin, (si i takon Madherise se Tij)

    [6] Atij i perket c’ka ne qiej dhe c’ka ne Toke dhe c’ka ne mes tyre dhe gjithcka gjendet ne toke

    [7] E, nese ti flet me ze (te larte), Ai, me te vertete, di fshehtesine dhe ate qe ti vetem mendon

    [8] Perendia eshte (Nje), s’ka zot tjeter pervec Tij. Ai ka emrat me te bukur”

    [9] Dhe, a te ka arritur ty lajmi per Musain

    [10] kur e pa zjarrin ai i tha familjes se vet: “Rrini ju ketu! Une, me te vertete, e kam pare nje zjarr; shpresoj se une do t’ju sjell juve nje gace, ose qe prane tij do te gjej ndonje udherrefyes”

    [11] E kur arriti ai te zjarri, u thirr: “O Musa

    [12] Une, me te vertete, jam Zoti yt! Andaj, zbathi kepucet tuaja, se ti, me te vertete, gjendesh ne luginen e shenjte – te Tuvase

    [13] Dhe, Une ty te kam zgjedhur; andaj degjo ti ate qe te shpallet (ty)

    [14] Me te vertete, Une jam Perendia; s’ka zot tjeter pervec meje; andaj, vetem Mua adhurome dhe kryej namazin, per te me kujtuar Mua

    [15] Casti i gjykimit do te arrije me siguri – ate e kam fsheh (nga cdokush) – kur secili do te shperblehet per ate (perpjekje) qe ka bere

    [16] Le te mos shmange ty nga ai (cast), ai qe nuk beson ne te (Kijametin) dhe qe jepet pas epsheve te tija, e te humbasesh

    [17] E, c’ke ti ne doren e djathte, Musa

    [18] (Musai) u pergjegj: “Ky eshte shkopi im, ne te cilin mbahem dhe me te u shkundi gjethe dheneve te mia, e me te kam edhe dobi te tjera

    [19] (Perendia) i tha: “Hudhe ate Musa!”

    [20] Ai e hudhi ate por ai (shkopi, u be) gjarper qe zvarritej

    [21] (Perendia) i tha: “Merre ate (gjarperin) dhe mos u frikeso! Na do ta kthejme ate ne gjendjen e meparshme

    [22] Dhe, fut doren tende nen sqetullen tende, ajo do te dale e bardhe pa kurrfare semundje, dhe ja kjo – eshte mrekulli tjeter

    [23] per t’i treguar ty disa nga mrekullite Tona te medha

    [24] Shko te Faraoni! Ai, me te vertete, eshte azdisur, nga te keqiat!”

    [25] (Musai) tha: “O Zoti im, zgjeroma kraherorin tim

    [26] dhe lehtesoma punen time

    [27] dhe zgjidhma lidhjen prej gjuhes sime

    [28] qe te kuptojne ata fjalen time

    [29] dhe bene per mua nje ndihmes nga familja ime

    [30] Harunin, vellain tim

    [31] e forcoje me te – fuqine time

    [32] dhe shoqero ate ne punen time

    [33] per me te falenderuar Ty shume

    [34] dhe per te permendur Ty vazhdimisht

    [35] Me te vertete, Ti je mbikeqyresi yne”

    [36] (Perendia) tha: “Te eshte dhene ty ajo qe kerkove, o Musa!”

    [37] Dhe Ne, me te vertete, te kemi bere mire ty edhe tjeter here (para kesaj)

    [38] kur nenen tende e frymezuam me ate, qe mund te arrihet vetem me frymezim

    [39] “Vendose ate (Musain) ne sandek e hudhe ne lum (Nil), lumi e qet ate ne breg, e qe ate, do ta marr armiku i Im dhe armiku i tij”. Dhe, Une kam hudhur ne ty – dashurine Time (per me te dashte ty gjithkush), dhe qe te rritesh nen mbikeqyrjen Time

    [40] Kur shkoi motra jote (ne pallatin e Faraonit) e tha: “A doni t’ju tregoj une juve ate qe do te kujdeset per te?” Na, te kthyem ty te nena jote qe te gezohet ajo dhe te mos pikellohet me. Dhe ti e mbyte nje njeri (pa qellim), e Ne te shpetuam ty nga brenga (e denimit) dhe Ne te sprovuam ty me sprova te shumta. Dhe ti qendrove me vite te tera ne mesin e banoreve te Medjenit, e pastaj, ti, erdhe, sipas dispozites se caktuar, o Musa

    [41] Dhe, Une te kam zgjedhur ty per Vete

    [42] Shko ti dhe vellai yt me argumentet e Mia dhe mos u shkrehni ne te kujtuarit Mua

    [43] Shkoni (ju te dy) te Faraoni! Ai, me te vertete, eshte azdisur nga te keqijat

    [44] e flitni atij fjale te buta, qe te keshillohet apo te frikesohet”

    [45] Ata thane: “O Zoti yne, na, me te vertete, druajme se do te na denoje menjehere ai, ose do te azdiset me teper”

    [46] (Perendia) tha: “Mos u frikesoni! Une me te vertete, jam me ju, degjoj dhe shoh”

    [47] Shkoni tek ai dhe i thoni: “Na dy jemi te derguarit e Zotit tend, leshoji bijte e Israelit qe te vijne me ne dhe mos i mundo ata! Na, te kemi sjelle ty argument nga Zoti yt. Qofte i shpetuar ai qe ndjek rrugen e drejte

    [48] Me te vertete, neve na eshte shpallur, se denimi do ta godase ate qe e konsideron per genjeshter (shpalljen) dhe shmanget”

    [49] (Faraoni) tha: “E, kush eshte Zoti juaj, o Musa?”

    [50] (Musai) tha: “Zoti yne eshte ai qe cdo gjeje i ka dhene formen e vet e pastaj i ka udhezuar (ne perdorimin e tyre)

    [51] (Faraoni) tha: “Si eshte gjendja e popujve te meparshem?”

    [52] (Musai) tha: “Dijenia lidhur me ta gjendet te Zoti im, ne Liber. Zoti im nuk gabon dhe nuk harron

    [53] (Perendia), i cili per ju Token e ka bere shtrat, u ka lehtesuar juve rruget neper te, u ka leshuar uje (shi) nga qielli e qe Ne – me te, kemi nxjerre shume lloj bimesh te ndryshme

    [54] Hani dhe kullotni bagetine tuaj! Keto, me te vertete, jane argumente per ata qe jane mentare

    [55] Na ju kemi krijuar juve prej saj (tokes), dhe ne te do t’ju kthejme, dhe nga ajo do t’ju nxjerrim juve heren tjeter

    [56] Na, me te vertete, ia kemi treguar atij (Faraonit) te gjitha argumentet Tona, e ai i ka konsideruar genjeshtra dhe ka refuzuar besimin

    [57] (Faraoni) tha: “A mos ti, o Musa, ke ardhur te na nxjerresh nga toka jone – me magjite tuaja?”

    [58] Dhe ne, do te sjellim ty nje magji te ngjashme, e cakto ne mes meje e teje takim, te cilit do t’i permbahemi edhe na edhe ti, ne vend te barabarte

    [59] (Musai) tha: “Takimi me ju eshte ne diten e kremtes dhe njerezia le te tubohen para mesdites”

    [60] Faraoni u largua, i tuboi ngaterresat e veta, e pastaj erdhi

    [61] Musai u tha atyre: “Mjere per ju! Mos trilloni genjeshtra per Perendine, e qe Ai, t’ju shkaterroje me denim. Do te falimentojne me siguri, ata qe trillojne genjeshtra!”

    [62] Ata (magjistaret), polemizuan – per punen e tyre – ne mes vete, duke peshperitur dhe tinezisht u moren vesh

    [63] Ata thane: “Me te vertete, keta jane dy magjistare; duan t’ju shporrin juve nga toka e juaj – me magjite e tyre, dhe te shkaterrojne fene tuaj tejet te mire

    [64] andaj, mblidhni dredhite tuaja e pastaj – ejani te radhitur. Do te shpetoj sot – ai qe fiton!”

    [65] Ata thane: “O Musa, ose gjuaj ti, ose te behemi ne hedhesit e pare?”

    [66] (Musai) tha: “Jo, hedhni ju!” E, ate – here, (pasi qe i hedhen ata) litaret dhe shkopinjte e tyre, - prej magjive te tyre – iu duken atij, se me te vertete, po rreshqasin

    [67] andaj Musai – ndjeu ne vete frike

    [68] Ne i thame: “Mos u frikeso, se me te vertete, ti je fitues

    [69] Dhe hudhe ate qe e ke ne doren e djathte! Do t’i gelltise ato qe i kane punuar ata. Ate qe kane punuar ata, eshte vetem nje mashtrim i magjistareve. E, magjistari, nuk do te kete sukses, kudo qe te gjendet

    [70] E, magjistaret (pastaj), rane ne sexhde dhe thane: “Na besojme ne Zotin e Harunit dhe Musait”

    [71] (Faraoni) tha: “Ju e besuat Ate, para se t’u jape leje une juve! Ai (Musai), me te vertete, eshte eprori juaj, qe u ka mesuar juve magjite. Dhe, me te vertete, une do t’ju kepus duart dhe kembet tuaja terthorazi, dhe une do t’ju varr juve ne trungjet e hurmeve. Ju, do ta dini, me siguri, - se denimi i kujt prej nesh – eshte me i ashper dhe me i vazhdueshem”

    [72] (Magjistaret) u pergjegjen: “Na, ty kurre nuk do te japim perparesi ndaj argumenteve qe na kane ardhur neve dhe ndaj Atij qe na ka krijuar neve, e gjyko si te duash; ti gjykon vetem ne jeten e kesaj bote

    [73] Na besojme Zotin tone, qe te na fale gabimet tona dhe magjite, ne te cilat na ke detyruar ti (Faraon). E, Perendia eshte me i miri dhe me i vazhdueshmi (ne shperblime dhe denime)

    [74] Me te vertete, ai qe para Zotit te vet del si kriminel, ate, me te vertete, e pret sketerra; ne te – ai, as nuk vdes as nuk jeton

    [75] E, kush vie tek Ai, si besimtare, e qe madje, ka punuar vepra te mira, vetem ata kane pozita te larta

    [76] kopshtet e Adnit, neper te cilet rrjedhin lumenjte, e, ne te cilet, ata do te qendrojne perhere. Ky eshte shperblimi per ate qe eshte i spastruar nga mohimi

    [77] Na, i kemi shpallur Musait: “Udheto naten me roberit e Mi dhe benju atyre nje rruge te thare neper det; nuk do te frikesohesh ti, se do te te arrije ai (Faraoni), as nuk do te frikesohesh (nga fundosja)”

    [78] E, Faraoni – me ushtrine e tij, i ndoqi ata, e deti i mbuloi ata – me nje mbulese te madhe

    [79] Faraoni i solli humbje popullit te vet, e nuk e udhezoi ne rruge te drejte

    [80] O bijte e Israelit, Na ju kemi shpetuar juve nga armiku juaj, u kemi premtuar juve (shume dhunti) ne anen e djathte te Turit, dhe u kemi dhene menn – (nje lloj ushqimi i embel) dhe fellanza

    [81] Hani nga ushqimet e kendshme, me te cilat u kemi furnizuar ne juve, mos u beni te azdisur ne to, e t’ju arrije zemrimi (denimi) Im. Ate qe e arrine zemrimi Im, (ai) eshte i humbur

    [82] Me te vertete, Une jam fales per ate qe pendohet dhe beson e punon vepra te mira, e qendron ne rruge te drejte

    [83] E, perse nxitove para popullit tend, Musa

    [84] (Musai) tha: “Ja, ata, shkojne pas gjurmeve te mia, e une nxitova te Ti, o Zoti im, per te fituar kenaqesine Tende”

    [85] (Perendia) tha: “Na e kemi vene ne sprove popullin tend – pas teje, e i humbi ata Samirija”

    [86] U kthye Musai te populli i vet, i zemruar dhe i pikelluar. Tha: “O populli im, valle, a nuk ju premtoi Zoti juaj premtim te mire? A mos ju zgjat teper koha (prej se jam ndare nga ju), ose deshironi ju, qe t’ju godase zemrimi i Zotit tuaj, e per kete, nuk i jeni permbajtur premtimit qe me dhate mua!”

    [87] Ata u pergjegjen: “Na nuk e kemi thyer premtimin qe te patem dhene ty me vullnetin tone, por ne qeme te ngarkuar me peshe te rende – me stoli te popullit, andaj i hodhem ato (ne zjarr)”. Po keshtu, i hodhi edhe Samirija

    [88] dhe nga keto (stoli te hedhura ne zjarr), ai (Samirija) nxori per popull trup vici qe pelliste, dhe ata, atehere, thane: “Ky eshte zoti juaj dhe zoti Musait, ai e ka harruar ate (e ka shkuar ta kerkoje ne Tur)!”

    [89] Valle, a nuk shohin ata, se (vici) nuk u drejtohet atyre me asnje fjale dhe, nuk eshte ne gjendje t’u sjelle atyre kurrfare demi e as kurrfare dobie

    [90] E, atyre – Haruni u ka thene qysh me pare: “O populli im! Ju, me kete, vetem jeni sjelle ne sprove, e Zoti juaj eshte Meshirues, andaj pasomeni mu dhe degjoni urdherin tim!”

    [91] Ata u pergjegjen: “Na do t’i lutemi atij (vicit) vazhdimisht, derisa te mos na kthehet Musai”

    [92] (Musai) tha: “O Harun, a te ka penguar ty, - kur i ke pare ata se kane humbur –

    [93] perse te mos shkosh pas meje? A mos qe ti i padegjueshem ndaj urdherit tim?”

    [94] (Haruni) tha: “O biri nenes sime, mos me kap mua per mjekren time as per koken time, une jam frikesuar qe ti do te thuash: “Ke bere percarje ne mesin e bijve te Israelit e nuk i ke mbajtur fjalet e mia”

    [95] (Musai) tha: “E c’eshte puna jote, o Samiri?”

    [96] (Samirija) u pergjegj: “Une kam pare ate qe nuk e kane pare ata, - e kam marre nje grusht dhe ne gjurmet e (kalit te) Pejgamberit, e ate – e kam hedhur (ne stoline e shkrire), dhe keshtu, ajo, me eshte zbukuruar mua (e keqja ime)”

    [97] (Musai) tha: “E, atehere shko! – tere jeten do te flasesh: “S’ka prekje (le te mos me preke askush) dhe ty te eshte caktuar nje premtim, i cili doemos do te zbatohet. Shiko ne zotin tend, te cilin ti e ke adhuruar vazhdimisht. Na, do ta djegim ate, e pastaj do ta hedhim ate ne det – si pluhur

    [98] Zoti juaj eshte vetem Perendia; qe s’ka zot tjeter pervec Tij; qe dijenia e Tij i perfshine te gjitha gjerat!”

    [99] Keshtu pra, Na ty (o Muhammed) t’i tregojme disa lajme (per ate) qe kane kaluar, dhe ta kemi, dhene ty Kur’anin – prej anes Sone

    [100] Kush shmaget nga ai (Kur’ani), ai ne Diten e Kijametit, do te barte ngarkese te rende (denim)

    [101] perhere do te mbetet (duke bartur ate). Sa bare e shemtuar qe eshte ajo ne Diten e Kijametit

    [102] ne Diten kur do te fryhet ne Sur. Ate dite do t’i tubojme mekataret duke qene syzgurdulluar

    [103] dhe njeri-tjetrit do t’i peshperisin (duke thene): “Ju keni qendruar (ne te kaluaren) vetem dhjete dite”

    [104] Na dime me se miri se cka do te thone ata (ne Diten e Kijametit), kur me i mencuri nga ata, thote: “Ju keni qendruar vetem nje dite”

    [105] Dhe, te pyesin ty (o Muhammed) per malet (cka do te behet me to ne Diten e Kijametit). Thuaj: “Do t’i copetoj krejtesisht Zoti im

    [106] e toka do te behet fushe e rrafshet

    [107] nuk do te shohesh ne te (toke) as lugina as brigje”

    [108] Ate dite, ata do te shkojne pas thirresit, duke mos pasur shmangie ne te, e zerat do t’i perulen Meshiruesit te Gjithmbarshem, e ti nuk do te degjosh tjeter, pos peshperitjes

    [109] Ate dite, nuk do te beje dobi ndermjetesimi i askujt, pervec ndermjetesimit te atij, qe i jep leje Meshiruesi dhe qe eshte i kenaqur me fjalet e tij

    [110] Ai di c’ka para tyre dhe c’ka pas tyre; e ata, nuk mund ta ngerthejne dijenine e Perendise – me dijenine e tyre

    [111] Fytyrat (e njerezve) do t’i perulen (Perendise) te Gjallit, te Amshueshmit (Mbikeqyresit te Gjithesise). Do te humbe ai qe ka ngarkuar te keqen (qe i ka bere shok Perendise)

    [112] e ai qe punon vepra te mira dhe eshte besimtar, nuk do te druaje nga padrejtesia (shtimi i denimit), as nga te manguarit (e shperblimit)

    [113] Dhe keshtu Ne, e kemi zbritur Kur’anin ne gjuhen arabe, dhe ne te kemi perseritur verejtjet, qe ata te ruhen nga mekatet, ose qe t’i orientoje ata ne keshillim

    [114] I Larte eshte Perendia – Sundues – i Vertete! Dhe, mos nxito ne te lexuarit e Kur’anit (o Muhammed!) para se te perfundoje (shpallja e tij), dhe thuaj: “O Zoti im, shtoma dijenine mua!”

    [115] Na, madje – edhe Ademit i kemi shpallur me pare (ne xhennet), e ai harroi, por nuk kemi gjetur tek ai vendim (per gabim te qellimuar)

    [116] (Kujtoje o Muhammed!) kur u thame engjejve: “Beni sexhde Ademit; e i bene sexhde te gjithe, perpos Iblisit; ai refuzoi (ate)

    [117] E, Ne, kemi thene: “O Adem, me te vertete, ky eshte armik yti dhe i gruas sate, e le te mos u nxjerr juve kurrsesi nga xhenneti, e qe te vuash pastaj

    [118] Me te vertete, ne te nuk do te mbetesh i uritur as i zhveshur, te jesh i ushqyer dhe i veshur

    [119] as nuk do te kesh etje, as vape

    [120] Por, djalli filloi ta namatis (magjeps) ate e i tha: “O Adem, a don te ta tregoj drurin e pavdekshem dhe pasurine qe nuk zhduket?”

    [121] Dhe, ata te dy hengren nga ajo (pema per t’u bere te pavekshem dhe qe te arrijne pasurine e perhershme), e filluan t’u zbulohen vendet e turpshme dhe nisen te mbulohen me gjethet e xhennetit. Dhe, Ademi nuk e zbatoi urdherin e Zotit te vet, ndaj edhe humbi

    [122] Pastaj, Zoti i tij e zgjodhi ate, ia pranoi pendimin dhe e udhezoi ate

    [123] (Perendia) tha: “Zbritni prej xhennetit te gjithe! Do te jeni armiq te njeri-tjetrit. Me te vertete, do t’ju arrije juve udhezim nga ana Ime, e kush pason udhezimin Tim, nuk do te humbe (ne kete bote), as qe do te jete fatkeq (ne boten tjeter)

    [124] E, ai qe shmanget nga Libri Im, ai do te kete jete te veshtire dhe, Na ne Diten e Kijametit do ta ringjallim te verber ate

    [125] Ai do te thtote: “O Zoti im, perse me ringjalle te verber, kur une, me te vertete, kam pasur te pamurit me pare?”

    [126] (Perendia) i tha: “Keshtu (ke bere); te kane ardhur argumentet Tona, e ti i ke harruar ato. Keshtu edhe ti sot do te jesh i harruar

    [127] Keshtu Na e ndeshkojme ate qe jepet pas mekateve dhe nuk beson ne argumentet e Zotit te tij; e denimi ne jeten tjeter, ne te vertete, eshte me i dhembshem dhe i panderprere

    [128] A nuk i udhezoi ata ne rruge te drejte (argumenti Yne) – qe sa e sa gjenerata i kemi zhdukur Ne para tyre, te cilet ecin neper vendet e tyre. Me te vertete, ne kete, ka argumente per njerezit mentare

    [129] Sikur te mos ishte fjala e caktuar me pare – nga Zoti yt (o Muhammed) denimi i tyre do te ishte i pashmangshem dhe afati (i denimit) do te ishte i caktuar (ne kete bote)

    [130] Behu i durueshem per ate qe flasin ata, dhe lavderoje me falenderim Zotin tend para lindjes se diellit, dhe para perendimit te tij, dhe lavderoje (Perendine) ne oret e nates dhe ne koherat e dites, per te qene ti i kenaqur

    [131] Mos lakmo ne begatite e llojllojshme qe ua kemi dhuruar Na atyre (mohuesve), duke qene ato stoli te jetes se kesaj bote, per t’i vene ne sprove ata, e furnizimi i Zotit tend eshte me i mire dhe me i amdhueshem

    [132] Dhe urdheroje familjen tende qe te beje namaz dhe ne kete benu kembengules! Na nuk kerkojme furnizim prej teje. Na te furnizojme ty, e perfundimi i mire eshte per ata qe ruhen nga mekatet

    [133] Mohuesit thone: “Perse te mos na sjelle ai ndoje argument te qarte qe gjendej ne librat e meparshem?”

    [134] Sikur Na t’i shkaterronim ata para tij (para shpalljes se Kur’anit) ata, me siguri do te thonin: “O Zoti yne! Sikur te na kishe derguar pejgamber, e te shkojme pas argumenteve Tuaja (te Perendise), para se te poshterohemi dhe turperohemi!”

    [135] Thuaju (o Muhammed): Te gjithe presin, andaj pritni edhe ju, e do te kuptoni ju kush jane ithtaret e rruges se drejte dhe kush eshte i udhezuar”

    Profetët (El-Enbija)

    Surah 21

    [1] Ju ka afruar njerezve llogarie e tyre (e veprave te tyre), e ata, jane te pakujdesshem e jane shmangur

    [2] Atyre nuk u erdhi nga Zoti i tyre kurrfare paralajmerimi i ri, e qe ata te mos e pergjojne ate, duke u tallur me te

    [3] e zemrat e tyre jane te hutuara. E, ata qe kane bere zullum, tinzisht flasin: “A mos ky eshte dicka tjeter, perpos njeri si ju? Valle a do te shkoni ju pas magjive, e ju, po i shikoni me syte tuaj (ata)?”

    [4] (Pejgamberi) tha: “Zoti im di se c’flitet – qofte ne qiell, qofte ne Toke, Ai, te gjitha i degjon dhe i di

    [5] Ata, madje thone: “Keto jane vetem enderra te turbullta, jo, ai e ka trilluar ate (Kur’anin); jo, ai eshte poet. Le te na sjelle ai neve nje argument, ashtu si i kane sjelle pejgamberet e pare!”

    [6] Nuk ka besuar asnje vendbanim para tyre, te cilet Ne i kemi shkaterruar (duke kerkuar si keta argumente), e valle, dot e besojne keta

    [7] Edhe para teje kemi derguar vetem njerez, te cileve u kemi shpallur (ashtu si ty); andaj, pyetni njerezit e dijshem, nese nuk dini ju

    [8] Dhe Ne, nuk i kemi bere ata (pejgamberet) trupa qe nuk hane gjellera, as ata nuk kane qene te pavdekshem

    [9] Pastaj, ua kemi realizuar atyre premtimin, e i kemi shpetuar ata (pejgamberet) dhe ata qe kemi dashur Ne; ndersa i kemi shkaterruar ata qe kane bere kundervajtje

    [10] Na, ua kemi shpallur juve Librin, i cili eshte keshille e lavdi per ju. Valle, a nuk po kuptoni ju

    [11] Sa e sa vendbanime i kemi shkaterruar, banoret e te cileve kane qene mohues; e pas tyre kemi krijuar tjeter popull

    [12] Kur e shijonin fuqine (denimin) Tone, ata iknin nga ato (vendbanimet) me te shpejte

    [13] Mos ikni! Kthehuni atje, ne lukset tuaja dhe ne pallatet tuaja, se ju do te pyeteni”

    [14] Ata do te thone: “Kuku per ne, me te vertete, kemi qene zullumqare

    [15] Keto rrenkime te tyre nuk pushuan, deri sa Ne nuk i beme ata si drith i korrur – i shuar

    [16] Na nuk kemi krijuar qiellin dhe Token, e c’gjendet ne mes tyre, per argetim (Tone)

    [17] Sikur Na, te donim ta merrnim ate per argetim, Na do ta merrnim ate prej anes Sone (ashtu si i perket madherise Sone), por, Ne nuk e bejme kete

    [18] por Ne, me te vertete gjuajme te keqen, e ajo (e verteta) e shkaterron ate (genjeshtren) dhe keshtu ajo zhduket. Dhe, kuku per ju, per ate qe i mvishni (Perendise)

    [19] Dhe Atij i perket gjithcka gjendet ne qiej dhe ne Toke, e ata qe jane tek ai (engjejt), nuk ngurrojne per te adhuruar Ate, duke mos ndier lodhje

    [20] e lavderojne (Ate) naten dhe diten, palodhmerisht

    [21] Valle, a mos idhutj (zoterat) qe i bejne ata prej dheut, do te jene ne gjendje t’i ngjallin te vdekurit

    [22] Sikur te kishte ne to (qiej dhe Toke) zotera, pervec Perendise, do te shkaterroheshin te dyja. Qofte i paster Perendia – Zot’i Arshit, nga ato qe ia pershkruajne Atij

    [23] Nuk do te pyetet (Ai) per ate qe punon, e ata do te jene te pyetur

    [24] Valle, a marrin ata tjere zotera, perpos Tij? Thuaj: “Sillni argumentin tuaj!” Ky (Kur’ani) eshte nje keshille per ata qe jane me mua dhe keshille per ata qe kane para meje, por, shumica e tyre nuk di te Verteten dhe shmangen nga ajo

    [25] Na, nuk kemi derguar asnje pejgamber para teje e qe te mos ia kemi shpallur atij: “S’ka zot tjeter pervec Meje, andaj adhuromeni Mua!”

    [26] Dhe ata thone: “Meshiruesi ka marre per Vete femije”. – I paster eshte Ai – Jo, ata (engjejt) jane rober te ndershem

    [27] Ata nuk flasin pa lejen e Tij, dhe ata punojne me urdherin e Tij

    [28] Ai di se c’kishte para tyre dhe cka do te kete pas tyre, dhe (ata) ndermjetesojne vetem per ata qe eshte i kenaqur (Perendia), e ata jane te brengosur nga frika prej Tij

    [29] E kush prej tyre thote: “Une jam zot, perpos Atij”, ate, Na e denojme me xhehennem. Keshtu Na i ndeshkojme zullumqaret

    [30] A nuk e dine mohuesit, se qiejt dhe Toka kane qene nje teresi, e Ne i kemi ndare ato; e nga uji Ne kemi krijuar cdo gje (te gjitha gjallesat)? Dhe valle, nuk po besojne ata

    [31] Dhe, Ne, kemi vendosur neper Toke male stabile, per te mos u lekundur ajo bshke me ta (njerez), dhe kemi bere lugina dhe rruge per te udhetuar ne to

    [32] Dhe, Ne, e kemi bere qiellin plafon te mbrojtur, e ata megjithate, shmangen nga mrekullite qe gjenden ne te

    [33] Dhe, Ai eshte i cili krijoi naten dhe diten, Diellin dhe Henen; e te gjitha keto lundrojne ne gjithesi

    [34] Dhe, Na, para teje, aske nuk e kemi bere te pavdekshem, e nese ti vdes; a do te mbesin ata gjalle

    [35] Cdo person do ta shijoje vdekjen! Na ju veme ne sprove juve – me te keqe dhe me te mire dhe te Ne do te ktheheni

    [36] E, kur mohuesit te marrin ty vetem si objekt talljeve (dhe thone): “A ky eshte ai qe po i permend zotrat tuaj?” E, ata jane mohues ne te permendurit e Meshiruesit te Gjithmbarshem

    [37] Njeriu eshte krijuar me cilesi nxituese (eshte i ngutshem). Une do t’jua tregoj argumentet e Mia, prandaj, mos me nxitoni Mua (ne denime)

    [38] Dhe ata thone: “Kur do te realizohet ky premtim, nese flitni te verteten?”

    [39] Sikur te dinin mohuesit kohen se kur nuk do te mund ta evitojne zjarrin nga fytyrat e tyre dhe as nga shpinet e tyre, e as nuk do te ndihmohen prej askujt (nuk do te kishin kerkuar nxitimin e denimit)

    [40] por, atyre do t’u arrije Kijameti papritmas, e do t’i trullose ata dhe nuk do te mund ta kthejne ate, as nuk do t’u jepet afat atyre

    [41] Ne te vertete, ata i kane perqeshur pejgamberet edhe para teje, e qe (denimi) u ka arritur shpotitesve per shkak se ata talleshin

    [42] Kush do t’ju ruaje naten dhe diten (nga denimi) i Perendise, Meshirues. Jo, askush! E, megjithate, ata shmangen nga te permendurit Zotin e tyre (Kur’anin)

    [43] Apo ata kane zotera te tjere, te cilet i mbrojne prej Nesh. Ata (zoterat e tyre) nuk mund t’i ndihmojne as vetes, dhe askush nuk mund t’i marre mohuesit ne mbrojtje nga denimi Yne

    [44] Jo, (ata nuk kane mbrojtes), por Ne, u kemi dhene atyre (mohuesve) dhe baballareve te tyre komoditet, e jeta e tyre u zgjat. A nuk shohin valle ata qe Ne i qasemi tokes se mohuesve dhe ia cungojme skajet e saj? E, si mund te jene ata fitues

    [45] Thuaj: “Une vetem ju paralajmeroj juve me shpallje”. Por, te shurdherit nuk degjojne thirrjen kurparalajmerohen

    [46] E, sikur t’i preke nje puhi prej denimit te Zotit tend, ata me siguri do te thonin: “Kuku per ne, na kemi qene zullumqare”

    [47] Dhe Ne, ne Diten e Kijametit do te vendosim peshoja te sakta, e askujt nuk do t’i behet padrejtesi per asgje edhe nese eshte fjala per peshe sa te nje kokerre hara dalli (lloj melmese), Na do ta sjellim ate (per llogari), e Na jemi te mjaftueshem per llogaritje

    [48] Na, me te vertete, ia kei derguar Musait dhe Harunit – Librin, (i cili ndane te Verteten prej te pavertetes) edhe drite edhe keshille per ata qe besojne

    [49] te cilet i druajne Zotit te tyre – kur nuk i sheh askush, dhe ata brengosen per castin e Dites se Kijametit

    [50] Dhe ky (Kur’ani) eshte keshille e urate, te cilen Ne (Perendia) e kemi shpallur, e valle, si ta mohoni ju ate

    [51] Na ia kemi dhene Ibrahimit qysh me pare pjekurine (e profetnise) dhe Ne e kemi ditur (se ai eshte i denje per te)

    [52] kur ai i tha babes se vet dhe popullit te tij: “C’jane keta idhuj, qe ju po i adhuroni kaq shume?”

    [53] Ata thane: “Kemi gjetur se baballaret (te paret) tane i adhuronin keta”

    [54] (Ibrahimi) tha: “Me te vertete, ju (si) dhe baballaret tuaj jeni ne humbje te qarte”

    [55] Ata thane: “A na ke sjelle ti te Verteten, apo ti je nga ata qe tallen?”

    [56] (Ibrahimi) tha: “Jo, por Zoti juaj eshte Zot’i qiejve dhe i Tokes, qe Ai i krijoi ndersa une jam njeri prej atyre qe e deshmojne kete

    [57] Dhe, per Zotin, do t’ju beje nje dredhi idhujve tuaj, posa te largoheni ju!” –

    [58] Dhe, i beri ata copacopa, perpos idhullit te tyre me te madh. Ndoshta ata do t’i drejtohen atij

    [59] Ata thane: “Kush veproi keshtu me zoterat tane? Me te vertete, ai eshte zullumqare!”

    [60] Ata thane: “E degjuam nje djalosh se si i nxiste ata (me fyerje), e ai quhej Ibrahim”

    [61] Thane ata: “Silleni ate para botes (njerezve), qe ata te deshmojne (kunder tij)

    [62] E pyeten ata: “A ti veprove keshtu me zoterat tane, o Ibrahim?”

    [63] (Ibrahimi) tha: “Jo, por kete e ka bere ky i madhi (idhulli) i tyre, e pyetni ata, nese (mund te) flasin”

    [64] E, u kthyen ata dhe i thane (njeri-tjetrit): “Me te vertete, ju jeni zullumqare”

    [65] Pastaj, u rrotulluan ne kokat e tyre (e ndrruan mendimin dhe i thane Ibrahimit): “Po ti, me te vertete, e di qe keta nuk flasin”

    [66] (Ibrahimi) tha: “Mos valle, ju adhuroni, perpos Perendise ate qe nuk mund t’ju sjelle kurrfare dobie as demi?”

    [67] Mjere ju dhe mjere ata qe i adhuroni ju, pervec Perendise! A nuk po mendoni ju

    [68] (Mohuesit) thane: “Dijeni ate (Ibrahimin) dhe ndihmoni zotrat tuaj, nese doni te beni ndonje veper!”

    [69] Ne, thame: “O zjarr, behu i ftohte dhe behu shpetim per Ibrahimin

    [70] Dhe, ata dashten t’i bejne nje dredhi atij, por Ne, perpjekjen e tyre, e beme krejtesisht te kote

    [71] Dhe, e shpetuam ate dhe Lutin ne token, te cilen e kemi bekuar per njerezit

    [72] Na, ia kemi dhuruar atij Is’hakun, dhe Jakubin si dhunti, dhe, te gjithe i kemi bere te mire

    [73] Dhe Na, i kemi bere ata udheheqes, te cilet udhezonin sipas urdherit Tone dhe u kemi shpallur atyre qe te punojne vepra te mira, te bejne namazin dhe te japin zeqatin, e vetem neve na kane adhuruar

    [74] Dhe Lutit ia kemi dhene profetnine dhe dijenine, dhe e shpetuam ate prej banoreve te vendbanimit, te cilet punonin vepra te keqia. Me te vertete, ata kane qene njerez te keqinj e te mbrapsht

    [75] E, ate e kemi shpene ne meshiren Tone. Me te vertete, ai eshte prej te mireve

    [76] (Kujtoje) Nuhun kur ai thirri – para ketyre (qe u permenden), e iu gjegjem atij dhe e shpetuam ate dhe familjen e tij nga pikellimi i madh

    [77] Dhe i ndihmuam atij kunder popullit, i cili argumentet Tona i konsideronte genjeshtra. Me te vertete, ata kane qene popull i keq, andaj i fundosem te gjithe ata

    [78] (Kujtoje) edhe Dautin dhe Sulejmanin, kur gjykuan mbi te lashtat, ne te cilat kulloten naten bagtia (pa barinj), e Ne kemi qene deshmitare te gjykimit te tyre

    [79] E, Na, ia mesuam Sulejmanit gjykimin dhe dyve u dhame mencuri e dijeni. Na kemi nenshtruar malet dhe shpendet qe bashke me Dautin ta lavderojne Perendine, kete, Ne kemi fuqi ta bejme

    [80] Dhe Na, ia kemi mesuar atij (Dautit) punimin e kemishave te hekurit per ju, per t’ju mbrojtur juve ne lufte me armikun, andaj, a jeni ju mirenjohes

    [81] Dhe, i kemi dhene Sulejmanit fryme te forte, qe te ece ajo (fryma) sipas urdherit te tij, kah toka, te cilen Ne e kemi bekuar; dhe Na i dime te gjitha gjerat

    [82] dhe, (ia nenshtruam atij) disa nga djajte qe u zhytnin ne det per te dhe benin edhe pune te tjera, dhe Na i ruanim ata

    [83] dhe (kujtoje) Ejubin kur iu lut Zotit te vet: “Mua, me ka goditur mjerimi, e Ti je me i meshirshmi prje meshiruesve!”

    [84] E, iu gjegjem Na atij dhe ia larguam mjerimin qe kishte ai, dhe ia dhame atij familjen e tij, dhe krahas tyre – edhe aq (ia dyfishuam familjen) nga meshira Jone, qe kjo te jete keshile per ata qe Na adhurojne

    [85] Dhe (kujtoje) Ismailin, Idrisin dhe Dhulkiflin! Te gjithe keta kane qene te durueshem

    [86] Dhe, Na, i kemi kaluar ata me meshiren Tone. Me te vertete, ata jane njerez te mire

    [87] Dhe, (kujtoje) Dhen-Nunin (Junusin) kur iku i zemeruar (nga populli i vet), e mendoi se Ne nuk do ta denojme, andaj therriti nga erresira: “S’ka zot tjeter pervec Teje! Ti je i lavderuar! Me te vertete, une kam gabuar (ndaj vetes)

    [88] Na iu gjegjem atij dhe e shpetuam nga brengosja. Keshtu, Ne i shpetojme besimtaret

    [89] Dhe, (kujtoje) Zekerijjan, kur iu lut Zotit te vet: “O Zoti im, mos me le vetem (pa femije – djale), e Ti je trashegimtari me i mire”

    [90] E, Ne, iu gjegjem atij, dhe ia dhuruam atij Jahjan, dhe Na, ia beme gruan e tij te afte (per lindje). Me te vertete, ata (pejgamberet) nxitonin ne vepra te mira dhe Na u luteshin, duke shpresuar (meshiren Tone), dhe duke druajtur (nga denimi Yne), dhe ishin te perulur ndaj Nesh

    [91] Dhe (kujtoje) ate, e cila ruajti virgjinitetin e saj, e Na, i dhame asaj frymezim nga shpirti Yne, dhe e beme ate (Merjemin) dhe djalin e saj – argument per boterat – njerezit (qe Perendia eshte i pushtetshem per cdo gje)

    [92] Me te vertete, ky eshte besimi juaj – besimi i vetem, e Une jam Zoti juaj, andaj me adhuroni Mua

    [93] E, ata ne ceshtje te besimit u percane nderveti, por te gjithe do te kthehen te Ne (e do t’i gjykojme)

    [94] Ai qe punon vepra te mira dhe eshte besimtar, perpjekja nuk do t’i mohohet. Dhe, kete (perpjekje) Na ia shenojme atij

    [95] Dhe e pamundur eshte, qe banoret e nje vendi te cilet i kemi zhdukur, Na, te mos kthehen (te Ne, ne Diten e Kijametit)

    [96] Dhe, kur te hapet ajo (penda), e dalin, Jexhuxhi dhe Mexhuxhi dhe leshohen prej cdo lartesie duke shpejtuar

    [97] dhe te afrohet premtimi i vertet, ne ate cast – shikimet e atyre qe nuk kane besuar, do te zgurdullohen, (e thone): “Kuku per ne! na kemi qene te pakujdesshem ndaj kesaj. Jo, por ne – vetes i kemi bere zullum”

    [98] Me te vertete, ju dhe ata qe i adhuroni, - perpos Perendise, jeni lende djegese te xhehennemit. Ju, do te vini ne te

    [99] Sikur keta te ishin zotra, nuk do te vinin te ajo (sketerra), dhe, te gjithe (edhe adhuruesit edhe te adhuruarit) – do te mbeten perhere ne te

    [100] Ata do te kene ne te (zjarr) gerhame (frymenxjerrje me ze) dhe ata ne te (zjarr) nuk do te degjojne (asgje)

    [101] E, ata, te cileve u kemi premtuar shperblimin e bukur qysh me pare, ata do te jene larg nga ajo (sketerra)

    [102] Ata, nuk do te degjojne fershellimen e tij (zjarrit) dhe ata do te qendrojne perhere ne ate qe u ka deshiruar shpirti i tyre

    [103] ata, nuk do t’i brengose tmerri me i madh, por engjejt do t’i presin ata (duke u thene): “Kjo eshte (ajo) dita juaj e premtuar”

    [104] (Kjo do te ngjaje) ate Dite, kur do te palojme qiellin – ashtu si palohet letra e shkrimit. Ashtu sic e kemi filluar krijimin e pare, (ashtu) do t’i kthejme ato (krijesat). Ky eshte premtimi Yne. Na, kete, me te vertete, do ta bejme

    [105] Na, me te vertete, e kemi shenuar ne Zebur, pas Tevratit, qe Token do ta trashegojne roberit e Mi te mire

    [106] Me te vertete, ne kete (Kur’an) ka keshilla te mjaftueshme per ata qe e adhurojne Perendine

    [107] Dhe, Na te kemi derguar ty (o Muhammed!) vetem si meshire per boterat – njerezit

    [108] Thuaj: “Mua me eshte shpallur vetem (ajo), qe Zoti juaj eshte vetem nje Zot, pra i jeni te perulur ju kesaj (Shpallje)”

    [109] E, nese shmangen ata, ti thuaju: “Une, ju kam lajmeruar juve, te gjitheve – pa dallim dhe une nuk di a eshte afer apo larg ajo, qe u eshte premtuar juve”

    [110] Ai, me te vertete, di te folmen (tuaj) me ze dhe di ate qe fshihni ju

    [111] E, une nuk di: a mos eshte ajo (shtyerja e denimit) sprove per ju, apo kenaqesi e perkohshme

    [112] (Muhammedi) tha: “O Zoti im, gjyko ashtu si e kane merituar! E, Zoti yne, Bamires i Gjithmbarshem, eshte Ai, nga i cili kerkohet ndihme kunder atyre qe ju ia mvishni Atij”

    Haxhi (El-Haxhxh)

    Surah 22

    [1] O njerez, druajuni (denimit) Zotit tuaj! Me te vertete, dridhja e Dites se Kijametit, eshte ngjarje e madhe

    [2] (Ate) dite kur do ta shihni ate, cdo mendeshe (grua qe eshte duke i dhene gji femijes), do te shkujdeset ndaj tij (do ta flake ate) dhe cdo grua shtatzene do ta hedh frytin e vet (prej barkut) dhe do t’i shohe njerezit si te dehur e ata nuk jane te dehur, por denimi i Perendise eshte i ashper

    [3] Ka disa njerez qe polemizojne per Perendine – pa kurrfare dijenie dhe ndjekin rrugen e cdo djalli rrebel

    [4] e eshte caktuar per te (djallin), se ai qe e ben mik ate (djallin), e shmange (nga rruga e drejte) ate, e sjell ate ne enimin e zjarrit

    [5] O njerez, nese ju dyshoni ne ringjalljen (pas vdekjes), dinie se Na ju kemi krijuar juve prej dheut (Ademin), pastaj prej pikes se fares, (spermes) pastaj prej drockave te gjakut, pastaj prej (copezes) mishit (embrionit) me forme te plote ose jo te plote, per t’ju treguar juve (fuqine Tone). Dhe Na, e mbajme ne miter ate qe duam deri ne kohen e caktuar. Andaj, ju nxjerrim juve si femije; e pas kesaj, do te arrini ju (fuqine) me te madhe. Disa nga ju vdesin e disa ngelin deri ne kufirin me te ulet te jetes, qe mos dije asgje nga ajo qe ka ditur me pare. Dhe, ti, e sheh token e thate, e kur Ne leshojme ujin (te reshurat) ne te, ajo lekundet dhe gufon dhe mbijne (rriten) gjithfare lloj bimesh te mrekullueshme

    [6] meqe Perendia ekziston, dhe Ai eshte – i pushtetshem per t’i ngjalle te vdekurit, dhe Ai eshte i Plotefuqishem per cdo gje

    [7] dhe, nga se, me te vertete, Dita e Kijametit do te vije. Per te, s’ka dyshim dhe qe, ne te vertete, Perendia, do t’i ringjalle ata qe jane ne varre

    [8] Ka disa njerez qe polemizojne per Perendine – pa kurrfare dijenie, dhe pa kurrfare baze dhe pa Liber te shenjte

    [9] duke e shtremberuar koken, qe te shmanget nga rruga e Perendise, Ai ne kete bote ka poshterim, e Ne, ne Diten e Kijametit do t’i japim atij qe te shijoje denimin e flakes

    [10] “Kjo eshte, ngase kesaj, i kane prire duart tuaja, dhe se, Perendia, ne te vertete, nuk eshte i padrejte ndaj roberve te Tij”

    [11] Dhe, ka njerez qe e adhurojne Perendine sipas laverdise e interesit, qe – nese e percjelle fati, ai qetesohet, e nese e godite fatkeqesia, ai kthehet ne mohim; e keshtu, e humbe kete bote dhe tjetren. Kjo, ne te vertete, eshte humbje e qarte

    [12] (Te atillet) i luten, pos Perendise, edhe atyreve, te cilet nuk mund t’u sjellin ndonje dem, e as nuk mund t’u sjellin ndonje dobi. Kjo, me te vertete, eshte devijim i madh

    [13] (te atillet) i luten asaj, demi i se ciles eshte me i afert se dobia. Sa ndihmes i keq qe eshte ai, e sa njerez te keqinj – jane adhuruesit e tyre

    [14] Me te vertete, Perendia, i shpie ata, qe besojne dhe punojne vepra te mira – ne kopshtije, neper te cilat rrjedhin lumenj. Me te vertete, Perendia punon cka te doje

    [15] Kush mendon, se Perendia nuk do te ndihmoje (Muhammedin) ne kete bote dhe ne boten tjeter, le te pergatite nje litar (larte – ne tavan te shtepise per t’u varre) dhe le te mendon a ia largon veprimi i tij hidherimin (per ate vertete te Perendise ndaj Profetit)

    [16] Dhe, keshtu, Na, ia kemi shpallur atij argumentet e qarta (Kur’anin) dhe Perendia, me te vertete, e udhezon ne rruge te drejte ke te doje

    [17] Me te vertete, ata qe kane besuar, dhe Hebrenjte, Sabi’inet, te krishteret, Mexhust (adhuruesit e zjarrit) dhe ata qe i bejne shok Atij, do t’i gjykoje drejte Perendia – ne mes tyre, ne Diten e Kijametit. Me te vertete, Perendia eshte deshmitar per cdo gje

    [18] A nuk po sheh ti, se, me te vertete, Perendise i bejne sexhde: ata qe gjenden ne qiej dhe ata qe gjenden ne Toke, edhe Dielli edhe hena, edhe yjet, edhe malet, edhe drunjte edhe shtazet dhe shume nga njerezit, por shume (njerez) meritojne denimin. E, ke ta poshteroje Perendia, ate askush nuk mund ta beje te nderuar. Perendia, me te vertete, punon cka te doje

    [19] Keto dy tabore kundershtaresh, grinden per Zotin e tyre. Ata qe nuk kane besuar, kane rroba te prera prej zjarrit, e neper kokat e tyre do te hedhet uje i vluar

    [20] do te shkrihen me te (me ate uje) rropulite (organet e brendshme) dhe lekura

    [21] dhe per ta ka kamxhike prej hekuri

    [22] Sa here qe perpiqen te dalin nga ai (zjarri), per shkak te brengosjes, do te kthehen ne te (duke i rrahur me kamxhike) dhe (u thuhet atyre): “Shijoni denimin me djegeje te tmerrshme!”

    [23] Me te vertete, Perendia, i shpie ata, qe besojne dhe punojne vepra te mira – ne kopshtije, neper te cilat rrjedhin lumenj. Ata, do te stolisen me bylyzyke te arte dhe inxhi, e rrobat e tyre ne te (xhennet), do te jene prej mendafshi

    [24] Ata jane udhezuar (ne kete jete) kah fjala e mire dhe jane udhezuar ne rrugen e Falenderuesit (Perendise)

    [25] Me te vertete, ata qe nuk besojne dhe pengojne njerezit nga rruga e Perendise dhe Mesxhidil-haramit, te cilin Ne e kemi bere te njejte per te gjithe njerezit, si per vendasin ashtu edhe per ate qe vie nga tjeter vend (vizitori), e kush synon te beje ne te ndonje shmangie me te keqe, Na do t’i japim te shijoje denimin e dhembshem

    [26] (Kujtoje, o Muhammed!) kur Na i patem pergatitur Ibrahimit vendin e faltores (duke i thene): “Mos me pershkruaj Mua shok asgje, dhe pastroje Shtepine Time per ata qe e vizitojne, qe rrine aty dhe qe bejne namaz

    [27] dhe ftoi njerezit ne haxhillek, do te vijne ata ty – ne kembe dhe (duke shaluar) ne cfaredo deve; duke ardhur prej te gjitha viseve te largeta

    [28] qe te prezentojne ne dobite e tyre dhe te permendin emrin e Perendise ne ditet e njohura (te therrjes se kurbanit) – te shtazeve me te cilat i ka furnizuar Ai. E, hani nga ato (mishin) dhe ushqeni nevojtarin e varfer

    [29] Pastaj, le te heqin ndotesirat nga trupi i tyre dhe le t’i kryejne zotimet e tyre dhe le te vizitojne (le te sillen rreth e rrotull) Faltores se lashte (te nderuar)

    [30] Keto (jane dispozitat). E, kush respekton dispozitat e Perendise, kjo eshte me mire per te, te Zoti i tij, - e juve u jane lejuar (ngrenia) e kafsheve, perpos qe u jane thene juve (se jane te ndaluara). Andaj largohuni prej ndotesise se idhujve dhe largohuni prej fjaleve te rrejshme

    [31] duke iu perulur Perendise, e duke mos i bere (asgje) shok Atij. Kush i ben shok Perendise, ai i ngjane atij qe bie nga qielli e qe e rremben zogu ose qe stuhia e eres e ka hedhur ne vende te largeta

    [32] Po, keshtu eshte kjo. E, kush respekton dispozitat e Perendise (kurbanin), ky (respektim) eshte prej zemrave te tyre qe i druajne Perendise

    [33] Ju keni nga ato (kafshet) dobi deri ne kohe te caktuar; pastaj, vendi i tyre (i therrjes) eshte te Faltorja e lashte

    [34] Per cdo popull (fetar), Na kemi caktuar vend te therrjes se kurbanit, qe te permendin emrin e Perendise (kur therrin kafshen), te cilen ua ka dhuruar Ai. Zoti juaj eshte nje Zot, dhe Atij peruljuni (behuni muslimane) dhe sihariqoje te perulurit

    [35] ata, zemrat e te cileve – kur permendet Perendia frikesohen, dhe (sihariqoji) te durueshmit (ne cdo veprim) qe i godasin ata, dhe ata qe bejne namaz dhe qe ndajne nga ajo, me cka i kemi furnizuar Ne – ata

    [36] Dhe (therrjen) e deves e kemi bere per ju (njeren) nga dispozitat e Perendise, dhe ju keni dobi nga ato; andaj, permendeni emrin e Perendise mbi ato (gjate therrjes), duke u radhitur ne kembe, e kur te bien ne toke (pasi t’i therrni), hani nga to, dhe ushqeni edhe ate qe nuk lype, edhe ate qe lype; keshtu i mei nenshtruar Ne ato per ju, per t’u bere ju falenderues

    [37] Te Perendia nuk arrin as mishi i tyre as gjaku i tyre, por te Ai arrin vepra e mire – e bere nga ju, keshtu Ai – ua ka nenshtruar juve ato, per ta madheruar ju Perendine, qe ju ka udhezuar (ne rrugen e drejte). Dhe, sihariqoji bamiresit

    [38] Perendia, me te vertete, i mbron ata qe bindshem besojne, Perendia nuk don asnje tradhetar, mohues

    [39] U lejohet (lufta) atyre qe jane te sulmuar, ngase ju eshte bere zullum atyre – dhe Perendia, me te vertete, eshte i fuqishem qe t’u ndihmoje

    [40] atyre qe jane debuar nga vatra e tyre padrejtesisht, vetem per shkak se thane: “Zoti yne eshte Perendia. Dhe, sikur Perendia te mos prapsonte (te keqen) nga nje pjese e njerezve, nga pjesa tjeter, do te shkaterroheshin manastiret (faltoret e vogla), kishat, sinagoget dhe xhamite, ne te cilat, permendet shume emri i Perendise. Me te vertete, Perendia e ndihmon ate, i cili ndihmon Ate (fene islame). Perendia, me te vertete, eshte i forte dhe i fuqishem (u jep pushtet e fuqi)

    [41] atyre, te cileve, nese u japim pushtet ne Toke – kryejne namazin, japin zeqatin, urdherojne per te mire, e ndalojne ate qe eshte e mbrapshte. Dhe, te Perendia eshte fundi i cdo gjeje

    [42] E, nese ata ty te konsiderojne per genjeshtar, - madje edhe para teje i kane quajtur genjeshtare (pejgamberet e vet): populli i Nuhut, edhe Adi, edhe Themudi

    [43] dhe populli i Ibrahimit dhe populli i Lutit

    [44] dhe banoret e Medjenit; dhe Musai eshte konsideruar per genjeshtar, dhe Une u kam dhene afat mohuesve; pastaj i kam denuar ata, dhe cfare ka qene denimi Yne

    [45] E, sa e sa vendbanime i kemi shkaterruar Ne, banoret e te cileve ishin mekatare, dhe mbi kulmet e tyre u rrezuan muret, dhe sa puse mbeten te braktisura, dhe sa pallate te larta te shkreteruara

    [46] Valle, a nuk kane udhetuar ata neper bote e te kene zemra me te cilat te kuptojne dhe vesh qe te degjojne? Me te vertete, nuk i kane syte e verber (ne keto gjera), por u jane te verbera zemrat e tyre, qe i kane ne kraheror

    [47] Dhe, ata te nxisin ty (qe t’ju vije tyre) denimi, e Perendia kurrsesi nuk e then premtimin e Vet. Me te vertete, nje dite te Zoti yt eshte sa nje mije vjet sipas numrimit tuaj (ne kete jete)

    [48] Sa e sa vendbanime, te cilave u kam shtyer Une denimin duke qene ata zullumqare – e prapeseprape i kam denuar. E, tek Une kthehet cdo gje

    [49] Thuaj (o Muhammed): “O njerez, une jam per ju vetem paralajmerues i qarte!”

    [50] Ata qe besojne dhe bejne vepra te mira, per ta ka falje dhe dhunti fisnike

    [51] e ata qe perpiqen t’i mohojne argumentet Tona, duke supozuar se nuk do te mund t’i denojme, jane banore te xhehennemit

    [52] Dhe, Ne, nuk kemi derguar para teje, asnje te derguar, e asnje pejgambere – qe kur deshironte ai (i derguari), djalli te mos hedhte ndonje (parashikim) ne deshiren e tij; e Perendia largonte ate qe e hedhte djalli, e pastaj i forconte argumentet e Veta. Perendia eshte i Plotedijeshem dhe i Gjithedijshem

    [53] (Perendia don) te beje ate qe e hedhe djalli, sprove per ata, zemrat e te cileve jane te semura dhe per ata, zemrat e te cileve jane te egra. Me te vertete, zullumqaret jane ne percarje te madhe

    [54] dhe (Perendia don qe) te dine ata, te cileve u eshte dhene dijenia, se ai (Kur’ani), eshte e Verteta nga Zoti yt, e qe ta besojne ate dhe qe zemrat e tyre te priren ne te. Me te vertete, Perendia i udhezon besimtaret ne rrugen e drejte

    [55] E, ata qe mohojne, vazhdojne te dyshojne ne te (Kur’an), derisa te mos u arrije atyre casti i papritur (vdekja), ose (derisa te mos arrije denimi i tyre) ne Diten e fundit

    [56] I tere pushteti, ate dite i perket Perendise. Ai do te gjykoje ne mes tyre: ata qe kane besuar dhe punuar vepra te mira, do te gjenden ne kopshtet e dhuntive

    [57] e ata qe nuk besojne dhe i pergenjeshtrojne ajetet Tona, per ta ka denim te poshteruar

    [58] Dhe ata, qe kane emigruar ne rrugen e Perendise, e kane rene deshmore, apo kane vdekur, me siguri do t’i furnizoje Perendia me shperblim te mire. Dhe, me te vertete, Perendia eshte furnizuesi (dhuruesi) me i mire

    [59] Ai do t’i shpie ata, ne vendin ku, me te vertete, do te jene te kenaqur! Perendia me te vertete, eshte i Plotedijshem dhe i bute

    [60] Po, keshtu eshte kjo! Kush denon aq sa eshte demtuar ai me te, e pastaj perseri i behet zullum atij, Perendia, me siguri, do ta ndihmoje ate. Me te vertete, Perendia eshte shlyes i mekateve dhe fales

    [61] Po, keshtu eshte kjo! E, Perendia, me te vertete, e shtie naten ne dite, e diten ne nate (e nderron gjatesine ne mes tyre), dhe Perendia, i degjon dhe i sheh te gjitha

    [62] Po, keshtu eshte kjo! Qe Perendia, me te vertete, eshte Ai, qe ekziston, e qe, te gjitha ato qe ata i adhurojne, perpos Tij, jane te paekzistueshme. Dhe, padyshim, Perendia eshte i lartesuar dhe i madh

    [63] A nuk sheh ti se Perendia leshon shiun nga qielli, e toka gjelberohet. Me te vertete, Perendia eshte i bute dhe i dijshem per cdo gje

    [64] te Tija jane gjithe cka ka ne qiej dhe gjithe c’ka ne Toke! Me te vertete, Perendia nuk ka nevoje per asgje, dhe vetem Ai eshte i denje per falenderim

    [65] A nuk sheh ti, se Perendia, me te vertete, ka bere per ju ato qe jane ne Toke. Dhe, anijen qe lundron neper det, me urdherin e Tij. Dhe Ai mban qiellin qe te mos bie ne Toke, vetem me lejen e Tij. Me te vertete, Perendia eshte i bute dhe meshirues per njerezit

    [66] Ai, ju jep jete, dh pastaj do t’ju beje te vdekur, e pastaj do t’ju ringjalle. Me te vertete, njeriu (mohues) eshte jomirenjohes

    [67] Na, per cdo popull kemi hartuar dispozita fetare, e ata shkojne sipas tyre, dhe mos lejo, kurrsesi qe te bejne polemike me ty, - per ate ceshtje. Dhe thirri ti (ata) te Zoti yt! Ti, me te vertete, je ne rrugen e drejte

    [68] E, nese ata grinden me ty, thuaju: “Perendia di me se miri ate qe e punoni ju”

    [69] Perendia, do te gjykoje ne mesh jush – ne Diten e Kijametit, per konfliktet qe keni pasur

    [70] A nuk din ti, se Perendise – i eshte e njohur cdo gje qe gjendet ne qiej e ne Toke? Te gjitha keto jane (shenuar) ne Liber. Me te vertete, te gjitha keto, per Perendine jane lehte

    [71] Dhe, adhurojne perpos Perendise – (ate), te cilen, Ai nuk u ka derguar atyre asnje argument, dhe per ate, qe ata nuk kane kurrfare dijenie. E, zullumqaret, nuk kane kurrfare ndihmesi

    [72] E, kur t’ju lexohen atyre ajetet Tona te qarta, ti, do te verejsh ne fytyrat e atyre qe nuk besojne – pakenaqesine e madhe; ata duan te versulen ndaj atyre, qe i lexojne ajetet Tona. Thuaj: “A doni t’ju tregoj juve se cka eshte me e keqe se ajo? – Zjarri! Perendia, ua ka premtuar atyre qe nuk besojne. E, sa vendbanim i shemtuar qe eshte ai!”

    [73] O njerez, ja nje shembull, e degjojeni ate: “Ata, te cilet, perpos Perendise, i adhuroni ju, nuk mund te krijojne – kurrsesi asnje mize, madje – edhe nese tubohen per kete (krijimin e mizes). E, nese miza, u merr atyre dicka, nuk do te mund ta marrin (ata) nga ajo. I dobet eshte adhuruesi (i tjeterkujt, pos Perendise), por edhe i adhuruari – (pos Perendise)

    [74] Ata, nuk e njohin Perendine sa duhet, e Perendia, me te vertete, eshte i forte dhe i fuqishem

    [75] Perendia i zgjedh pejgamberet nga engjejt dhe njerezit; me te vertete, Perendia i degjon dhe i sheh te gjitha

    [76] (Ai) di c’ka para tyre dhe c’ka pas tyre, dhe te Perendia, kthehen te gjitha gjerat

    [77] O besimtare! Beni ruqu, beni sexhde, adhuronie Zotin tuaj, dhe punoni vepra te mira per te arritur shpetimin

    [78] Dhe, luftoni ne rrugen e Perendise, ashtu si duhet luftuar. Ai, ju ka zgjedhe dhe nuk ju ka bere juve ne fe kurrfare veshtiresie – ashtu si (ka qene) ne fene e babes suaj, Ibrahimit. Ai (Perendia), ju ka quajtur muslimane – qysh me pare, por edhe ne kete (Kur’an), qe pejgamberi te jete deshmitar i juaj, dhe qe ju te jeni deshmitar te njerezve tjere. Andaj, faleni namazin dhe jepni zeqatin dhe mbeshtetuni te Perendia! Ai eshte mbrojtes i juaj. E, sa mbrojtes dhe ndihmes i mrekullueshem eshte Ai

    Besimtarët (El-Mu'minun)

    Surah 23

    [1] Me te vertete, shpetuan besimtaret

    [2] te cilet, ne namazin e tyre jane te perulshem

    [3] dhe te cilet shmangen nga kotesite

    [4] dhe te cilet japin zeqatin

    [5] dhe te cilet i ruajne organet e veta gjenitale

    [6] perpos (ne martese) me grate e tyre ose me skllavereshat e tyre, (per keto) ata nuk jane te qortuar

    [7] E, kush kerkon (kenaqesi) perpos ketyre, te atillet – me te vertete, jane kundervajtes

    [8] (Te shpetuar jane) edhe ata, qe i ruajne amanetet dhe obligimet (e marra persiper)

    [9] dhe ata qe e ruajne namazin e tyre, (prej mungesave)

    [10] ata jane trashegimtare te denje

    [11] te cilet, do ta trashegojne (xhennetin) Firdeusin. Ata, do te banojne perhere ne te

    [12] Me te vertete, Na e kemi krijuar njeriun praj baltes (thelbit te tokes)

    [13] e pastaj, si pike – fare te vendosur ne vend te sigurt

    [14] e mandej, piken e fares e kemi bere gjak (te drockuar), e pastaj e kemi bere copez mishi; mandej, ate copez mishi e kemi shnderruar ne eshtra, e eshtrat i kemi veshur me mish dhe pastaj kemi krijuar krijese tjeter. Qofte lartesuar Perendia, krijuesi me i persosur

    [15] Mandej, pas kesaj ju do te vdisni

    [16] pastaj, ju me te vertete, do te ringjalleni ne Diten e Kijametit

    [17] Ne, kemi krijuar mbi ju shtate qiej dhe Ne nuk jemi te pakujdesshem, ndaj krijesave Tona

    [18] Ne, leshojme shiun nga qielli me mase te caktuar. Pastaj, Ne e mbajme ne Toke dhe Ne jemi te pushtetshem ta ngrisim (ujin nga toka dhe ta shperndajme)

    [19] dhe me ndihmen e tij kemi bere per ju kopshtije hurmesh dhe rrushi, ne to ka shume peme per ju, qe hani prej tyre –

    [20] (kemi krijuar) edhe drurin, qe rritet ne malin e Sinajit, i cili jep vaj dhe melmese (erurine), atyre qe e hane

    [21] Dhe ju, ne kafshet keni keshille: Na ju japim te pini ate qe gjendet ne barqet e tyre, e per ju, ne to, ka shume dobi dhe nga ato ju hani

    [22] dhe ju, me ato dhe me anije barteni

    [23] Na e kemi derguar Nuhun te populli i tij, dhe ai tha: “O populli im, adhuronie Perendine! Ju nuk keni zot tjeter pervec Tij, valle, a nuk druani?”

    [24] Por, paria e popullit te tij, qe nuk besonin, thane: “Ky eshte vetem njeri si ju e don vetem te madherohet mbi ju. Sikur te kishte dashur Perendia, do t’i dergonte engjejt; keshtu dicka – nuk kemi degjuar nga te paret tane te lashte

    [25] ai eshte njeri i marre, e lereni ate njefare kohe!”

    [26] (Nuhu) tha: “O Zoti im, me ndihmo, meqe ata me konsiderojne per genjeshtar!”

    [27] Dhe Ne, i shpallem atij: “Nderto anijen nen mbikeqyrjen dhe frymezimin Tone, e kur te vie urdheri Yne e velon furra (gufon uji), ngarko ne anije prej cdo lloj gjallese – nga nje pale (nje mashkull e nje femer) dhe familjen tende, perpos atyre qe ka qene fjala (per denim), dhe mos M’u drejto, per ata qe kane bere zullum, se ata, me te vertete, do te fundosen

    [28] E, kur te vendosesh ne barke ti dhe ata qe jane me ty, thuaj: “Falenderojme Perendine, i cili na shpetoi prej popullit zullumqare”

    [29] Dhe thuaj: “Zoti im, me lesho ne vend te bekuar dhe Ti je me i miri, qe jep vend (te bekuar)

    [30] Me te vertete, ne kete ka argumente dhe Ne, me te vertete, i veme ne sprove (njerezit)

    [31] Na, pas tyre – krijuam gjenerate tjeter

    [32] e u derguam atyre pejgamber nga mesi i tyre, (i cili u tha atyre): “Adhuronie Perendine! Ju, nuk keni zot tjeter pervec Tij; valle a nuk druani?”

    [33] Por, paria e popullit te tij, qe nuk besonin dhe e konsideronin per genjeshter takimin ne boten tjeter dhe te cileve u kemi dhene begati ne kete bote bote, thane: “Ky eshte vetem njeri si ju, han nga ato qe hani edhe ju dhe pin nga ato qe pini edhe ju

    [34] e nese ju i peruleni njeriut qe eshte si ju, me siguri – ju do te jeni te humbur

    [35] A ju premton ai, qe kur te vdisni e te beheni dhe dhe eshtra, ju, me te vertete, do te ringjalleni

    [36] Larg e larg, jane ato qe po u premtohen

    [37] Nuk ka jete tjeter perpos jetes se kesaj bote, na jetojme e vdesim e nuk do te ringjallemi me

    [38] Ai eshte vetem njeri qe trillon genjeshtra per Perendine, dhe na nuk i besojme atij”

    [39] (Pejgamberi) tha: “O Zoti im, me ndihmo, meqe po me konsiderojne genjeshtar!”

    [40] (Perendia) tha: “Se shpejti do te pendohen ata!”

    [41] E, me te drejte i kaploi ata zeri i tmerrshem (denimi i merituar), dhe Ne i beme ata si lymerishte te lumit. Larg qofte (nga meshira) populli zullumqare

    [42] E, pas tyre, Ne kemi krijuar gjenerata te reja

    [43] Asnje popull nuk mund as ta shpejtoje as ta ngadalesoje kohen e caktuar te (zhdukjes) se tij

    [44] dhe kemi derguar pejgambere njerin pas tjetrit. Kurdo qe i ka ardhur ndonje populli pejgamberi i tyre, ata e kane pergenjeshtruar ate. Kemi bere qe njeri (popull) te vije pas tjetrit (popull) dhe i kemi bere ata tregim historik. Qofte larg populli qe nuk beson

    [45] Pastaj derguam Musain dhe vellain e tij Harunin me argumentet Tona dhe mrekulline e qarte

    [46] te Faraoni dhe paria e tij, por ata qe u bene mendjemedhenj, ata ishin njerez te kryelartesuar

    [47] E thane ata: “Valle, a t’u besojme dy njerezve, te cilet jane si ne, e populli i tyre na jane perulur?”

    [48] Dhe keta dy i shpallen per genjeshtare, andaj ishin nga te shkaterruarit

    [49] Na, ne te vertete, ia dhame Librin Musait, qe ata (populli i tij) te udhezohen ne rruge te drejte

    [50] Dhe, kemi bere birin e Merjemes dhe nenen e tij – argument, dhe Ne i kemi vendosur ata, ne nje rrafshnalte, ku mund te jetohet (me jetese mire) dhe qe ka uje rrjedhes

    [51] O Pejgambere! Hani nga te mirat dhe punoni vepra te mira! Une me te vertete, e di mire cka punoni ju

    [52] Dhe, me te vertete, ky besim juaji – eshte i vetmi besim (unik); e, Une jam Zoti juaj, andaj druani prej Meje (mos beni keq)

    [53] Ata, u ndane ne grupe – ne ceshtje te fese se tyre. Cdo grup ishte i kenaqur me ate qe kishte

    [54] andaj, leri ti ata ne humbjen e tyre deri ne nje kohe

    [55] A mos mendojne ata qe Ne duke u ndihmuar atyre me pasuri dhe djem

    [56] po nxitojme kah te mirat e tyre?! Kurrsesi, por ata nuk verejne

    [57] Me te vertete, ata qe prej frikes se madhe ndaj Zotit te tyre, frikesohen (nga denimi i Tij)

    [58] dhe ata qe besojne ne argumentet e Zotit te tyre

    [59] dhe ata qe nuk i bejne shok Zotit te tyre

    [60] dhe ata qe japin nga ajo qe u eshte dhene atyre, e zemrat e tyre jane te frikesuara, meqe do te kthehen te Zoti i tyre

    [61] ata nxitojne ne vepra te mira dhe per to i kalojne te tjeret

    [62] Ne aske nuk e ngarkojme pertej mundesive te tij; te Ne eshte Libri qe flet te verteten, dhe askujt nuk do t’i behet padrejtesi

    [63] Por, zemrat e mohuesve jane indiferente ndaj kesaj (Kur’anit), e ata kane pune tjera me te keqia se keto qe i punojne (vazhdimisht)

    [64] E, kur filluam t’i denojme pasaniket e tyre, ata atehere vajtonin (duke kerkuar ndihme)

    [65] (U thuhet): “Mos vajtoni sot, nuk do te keni ju ndihme prej Nesh

    [66] juve, madje, u jane lexuar ajetet e Mia, por ju terhiqeshit mbrapa

    [67] duke u mendjemadhesuar me te (me tempullin e Qabes), duke biseduar naten fjale te shemtuara”

    [68] Valle, a nuk kane menduar ata per Fjalen (Kur’anin), apo tyre u ka ardhur ajo cka nuk u kishte ardhur te pareve te tyre

    [69] Apo ata nuk e kane njohur Pejgamberin e tyre, andaj e mohojne ate

    [70] Apo thone: “Tek ai ka cmendje”. Jo, por ai ua sjell te Verteten atyre, e shumica prej tyre e urrejne te Verteten

    [71] E, sikur e Verteta (Kur’ani) te pasonte sipas deshirave te tyre, do te shkaterroheshin qiejt dhe Toka dhe gjithcka qe gjendet ne to. Jo, Na, atyre – u kemi derguar perkujtimin (Kur’anin), pro ata shmangen nga ai

    [72] Apo, prej tyre kerkon shperblimin? E, shperblimi i Zotit tend eshe me i miri, dhe Ai eshte furnizuesi me i mire

    [73] Ti, me te vertete, i fton ata ne rrugen e drejte

    [74] E, ata qe nuk besojne jeten tjeter, shmangen nga rruga e drejte

    [75] Sikur Ne – t’i meshironim ata dhe t’u largonim demet (qe jane goditur me to), perseri ata do te bredhnin te hutuar e te humbur

    [76] Na, madje, i kemi denuar ata, por ata nuk iu perulen Zotit te tyre, e as nuk i drejtuan lutje

    [77] E, kur ua hapem atyre, deren e denimit te madh, ata, atehere ishin te deshperuar

    [78] Dhe, Ai eshte, qe u ka krijuar te degjuarit, te pamurit dhe zemren (mendjen). E, sa pak qe falenderoheni ju

    [79] Dhe, Ai eshte, qe u ka krijuar juve ne Toke, dhe tek Ai do te tuboheni ju

    [80] dhe Ai eshte, qe jep jete dhe vdekje, dhe Atij i perket nderrimi i dites dhe i nates, e valle, a nuk po kuptoni ju

    [81] Jo, ata (arabet), thone – ashtu sic kane thene te meparshmit

    [82] Ata pyesin: “Valle, pasi te vdesim e te behemi eshtra e dhe, vertete, do te ringjallemi

    [83] Me te vertete, kjo na eshte premtuar neve dhe te pareve tane (para Muhammedit), por keto jane vetem perralla te popujve te lashte”

    [84] Thuaj: “E kujt eshte Toka dhe te gjitha ato qe gjenden ne te, nese e dini?”

    [85] Ata thone: “Te Perendise!” E ti, thuaj: “Valle, a nuk po meditoni ju?”

    [86] Thuaj: “Kush eshte Zot’i shtate qiejve dhe Zot i Arshit te Madh?”

    [87] Ata thone: “Te Perendise!” E ti, thuaj: “Valle, a nuk po druani ju?”

    [88] Thuaj: “Ne doren e kujt eshte pushteti mbi cdo gje? E, Ai mbron, por prej Tij nuk mund te mbrohet askush, nese e dini?”

    [89] Ata thone: “I Perendise (eshte pushteti)”. E, ti thuaj: “E perse jeni te mashtruar?”

    [90] Jo, Na u kemi sjelle atyre te Verteten, por ata, vertete jane genjeshtare

    [91] Perendia nuk ka marre per Vete femije, dhe s’ka me te kurrfare zoti (sikur te kishte) atehere cdo zot do te merrte ate qe ka krijuar dhe do te ngritej njeri mbi tjetrin. Qofte i paster Perendia nga ajo qe ia pershkruajne Atij

    [92] i cili di te padukshmen dhe Ai eshte shume lart mbi ato, qe ia bejne shok Atij

    [93] Thuaj (o Muhammed!): “O Zoti im, nese me tregon ate qe u ke premtuar atyre (denimin)

    [94] atehere, o Zoti im, mos me le mua me popullin zullumqare!”

    [95] Dhe, me te vertete, Na jemi te fuqishem qe te tregojme ty – ate qe ua kemi premtuar atyre

    [96] Largoje te keqen me ate qe eshte me se miri. Na, me se miri dime te verteten qe pershkruajne ata

    [97] Dhe thuaj: “O Zoti im, te Ti mbeshtetem per mbrojtje nga nxitjet e djallit

    [98] dhe te Ti mbeshtetem, o Zoti im (per mbrojtje), nga prezenca e tyre (djajve) prane meje”

    [99] Kur t’i arrije vdekja ndonjerit prej tyre (mohuesve), ai thote: “O Zoti im, me kthe (ne kete Bote)

    [100] qe te punoj me mire ne ato qe i kam lene!” – Kurrsesi! Me te vertete, kjo eshte ajo fjale te cilen ai kot e thote, - para tyre do te kete barriere deri ne diten kur do te ringjallen

    [101] E, kur te fryhet ne Sur, atehere, ne mes tyre – nuk do te kete lidhje farefisnore, e as qe ata do te pyeten ne mes vete

    [102] Atij qe i rendohen terezite (me vepra te mira), keta jane te shpetuar

    [103] e, ata – terezite e te cileve jane te lehta (prej te mirave te paketa), keta jane ata, qe i kane bere dem vetes; e do te qendrojne perhere ne xhehennem

    [104] Zjarri do t’i kaploje fytyrat e tyre, dhe ata, ne te, jane te shemtuar

    [105] (Ju thuhet atyre): “Valle, a nuk u jane lexuar juve ajetet Tona, e ju i keni pergenjeshtruar”

    [106] Do te thone ata: “O Zoti yne, neve na ka munduar e keqja jone, andaj jemi bere popull i humbur

    [107] O Zoti yne, nxirrna prej tij (zjarrit); e nese na kthehemi (ne mohim), (atehere) do te jemi zullumqare”

    [108] (Perendia) do te thote: “Rrini ne te (zjarr) te perbuzur dhe mos Me flisni asgje!”

    [109] Ka qene nje grup i roberve te Mi, i cili thoshte: “O Zoti yne, na kemi besuar, andaj na fale dhe na meshiro! E, Ti je me i miri meshirues!” –

    [110] e ju i keni marre ata per (objekt) talljeje, andaj, per kete shkak, Mua, me harruat se permenduri, e perhere i perqeshnit ata

    [111] Une, i kam shperblyer ata sot, per durueshmerine e tyre, e ata, me te vertete, jane te shpetuar

    [112] (Engjelli) do te thote: “Sa vjet i keni kaluar ne Toke (bote)?”

    [113] Do te pegjigjen ata: “Kemi qendruar nje dite apo nje pjese te dites; - pyetni numruesit (ata qe i kane numruar)?”

    [114] Do te thote (Perendia): “Keni qendruar shume pak. E, sikur te kishit ditur!”

    [115] Mos valle, keni menduar ju, qe Ne ju kemi krijuar juve kot dhe qe nuk do te ktheheni te Ne?”

    [116] I lartesuar eshte Perendia, sundimtari i Vertete! S’ka zot tjeter perpos Tij, Zotit te Arshit (Kozmosit) madheshtor

    [117] Ai qe pos Perendise, adhuron zot tjeter, duke mos pasur kurrfare dokumenti per kete, me siguri – llogaria eshte vetem te Zoti tij. Me te vertete, nuk ka shpetim per mohuesit

    [118] Dhe, thuaj (o Muhammed!): “O Zoti im, fal dhe meshiro, e Ti je me i miri meshirues!”

    Drita (En-Nur)

    Surah 24

    [1] (Ky eshte) kapitulli, te cilin Ne e kemi shpallur dhe caktuar (dispozite). Dhe, kemi shpallur ne te argumentet e qarta per t’u keshilluar ju

    [2] Kurven dhe kurvarin rr5ihnie cdonjerin prej tyre me nga njeqind goditje. Mos t’ju kaploje juve ndaj tyre kurrfare meshire (ne kryerjen) e dispozitave fetare, nese besoni Perendine le te prezentojne ne denimin e tyre nje grup besimtaresh

    [3] Kurvari mund te martohet vetem me kurven apo idhujtaren, kurse kurven mund ta marre per grua vetem kurvari apo idhujtari, e kjo (kurveria – martesa me kurvat), eshte e ndaluar per besimtaret

    [4] Ata qe i fajesojne grate e ndershme (per kurveri), e nuk i sjellin kater deshmitare, rrihnie me tetedhjete goditje dhe mos pranoni me kurre te deshmuarit e tyre, keta jane njerez ngaterrestare

    [5] pos atyre, qe pas kesaj pendohen dhe permirezohen. Me te vertete Perendia eshte fales dhe meshirues

    [6] E, ata qe i fajesojne grate e tyre (per kurveri), duke mos pasur deshmitar perpos vetes, do te vertetojne deshmine e tyre me betim ne Perendine – kater here, qe me siguri thote te verteten

    [7] (Betimi) i peste eshte te ndjelle mallimin e Perendise ndaj vetes, nese ai ka genjyer

    [8] E, ajo do te kursehet nga denimi, nese kater here betohet ne Perendine, se ai (burri i saj), me te vertete, eshte, nga genjeshtaret

    [9] e (betimi) i peste eshte te ndjelle zemrimin e Perendise ndaj vetes, nese ai (burri i saj) ka thene te verteten

    [10] Dhe sikur te mos ishte miresia e Perendise ndaj jush dhe meshira e Tij, dhe Perendia (te mos ishte) Ai qe pranon pendimin dhe i Gjithedijshem, (do t’ia shpejtonte denimin mekatarit – me demaskimin e tij)

    [11] Me te vertete, ata qe bene shpifje (ndaj bashkeshortes se Muhammedit), jane nje grup prej jush. Mos e konsideroni kete (shpifje), te keqe per ju. Jo, kjo eshte mire per ju. Cdonjeri prej tyre, do te denohet per ate qe ka bere, e ate, prej tyre qe ka bere me se shumti, e pret denimi i madh

    [12] Perse, - me te degjuar kete (shpifje) – besimtaret dhe besimtaret nuk menduan mire per njeri-tjetrin dhe te thone: “Kjo eshte shpifje e hapet!”

    [13] Pse nuk sollen per kete kater deshmitare? Meqe nuk sollen deshmitare, ata (atehere), te Perendia jane genjeshtare

    [14] Dhe, sikur te mos ishte miresia e Perendise ndaj jush dhe meshira e Tij, ne kete bote dhe ne tjetren, me siguri do t’ju godiste denimi i madh, per ate qe u leshuat

    [15] kur ate (shpifjen) e percillnit me gjuhet tuaja dhe flisnit me gojet tuaja ate per te cilen nuk kishit dijeni, ju kete e merrnit per cikrrim, por te Perendia – kjo eshte (ceshtje) e madhe

    [16] Perse – kur e degjuat (shpifjen) – nuk thate: “Nuk eshte per ne – te flasim per kete”. Ti je i lavderuar (Zot)! Kjo eshte shpifje e madhe

    [17] Perendia ju keshillon (duke ua terhequr verejtjen), qe te mos perseritni kurre me dicka te ngjashme, nese jeni besimtare

    [18] dhe, Perendia ju shpjegon argumentet; dhe Perendia eshte i Plotedijshem dhe i Gjithedijshem

    [19] Ata qe duan te perhapin lajmet e turpshme per besimtaret, i pret denimi i dhembshem ne kete bote dhe ne tjetren; Perendia i di te gjitha, e ju nu i dini

    [20] Dhe sikur te mos ishte miresia e Perendise ndaj jush dhe meshira e Tij, (dhe sikur te mos ishte) Perendia i bute dhe meshirues (do t’jua shpejgonte denimin)

    [21] O besimtare! Mos ndiqni gjurmet e djallit! E, kush ndjek gjurmet e djallit (do te denohet, sepse) ai, me te vertete urdheron imoralitet dhe vepra te shemtuara. Dhe sikur te mos ishte miresia e Perendise ndaj jush dhe meshira e Tij, kurre nuk do te ishte pastruar prej mekateve askush prej jush; por, Perendia e pastron ate qe don Ai. Perendia, i degjon te gjitha dhe i di te gjitha

    [22] Dhe, le te mos betohen te ndershmit dhe te pasurit prej jush – se nuk do t’u japin te afermve, te varferve dhe te emigruarve ne rrugen e Perendise; le te falin ata dhe le te mos brigojne (mos te mbajne inat)! Valle, a nuk doni ju qe t’ju fale Perendia? E, Perendia, eshte fales e meshirues

    [23] Me te vertete, ata qe i fajesojne grate e ndershme, zemerdlire, besimtare, jane te mallkuar ne kete bote dhe ne tjetren, dhe per ta ka denim te madh

    [24] Ate Dite qe do te deshmojne kunder tyre – gjuhet e tyre, dhe duart e tyre, dhe kembet e tyre per ate qe kane punuar ata

    [25] ate Dite Perendia do t’ju plotesoje denimin e merituar dhe do ta dijne ata, se Perendia, eshte e verteta e qarte

    [26] Grate e pandershme jane per meshkuj te pandershem; e burrat e pandershem, jane per femra te pandershme. Grate e ndershme jane per meshkuj te ndershem; e burrat e ndershem jane per femra te ndershme. Ata te ndershmit, jane larg prej atyre thenieve; atyre (te ndershmeve) ju perket falja e mekateve, dhe dhuntia e madhe

    [27] O besimtare! Mos hyni ne shtepite e huaja perderisa te mos lajmeroheni e te mos i pershendetni banuesit e saj. Kjo eshte me mire, qe ju te keshilloheni

    [28] E, nese ne to nuk gjeni aske, mos hyni ne to, per – derisa te mos u lejohet, e nese u thuhet juve: “Kthehuni” ju kthehuni! Kjo eshte me e mire per ju, e Perendia di ate qe punoni ju

    [29] Nuk ka mekat per ju nese hyni (pa leje) ne godinat e pabanuara, ne te cilat gjenden gjerat tuaja. Perendia di c’tregoni ju haptazi e cka meshihni

    [30] Thuaju besimtareve qe te mos hedhin shikimet e tyre dhe le t’i ruajne organet e veta gjenitale; kjo eshte me mire per ta. Me te vertete, Perendia eshte i dijshem per ate qe punojne ata

    [31] Dhe, thuaju besimtareve, qe t’i shmangin shikimet e tyre dhe le t’i ruajne organet e veta gjenitale; dhe le te mos tregojne nga stolite e tyre (pjeset e trupit), pervec atyre qe jane te dukshme (te domosdoshme). Dhe, le te leshojne pelerinen e vet ne anet e (trupit te) tyre dhe le t’u mos tregojne stolite e tyre, perpos: bashkeshorteve te tyre, ose baballareve te tyre, ose vjehrrive te tyre, ose bijve te tyre, ose djemve te bashkeshorteve te tyre, ose vellezerve te tyre, ose djemve te vellezerve te tyre, ose djemve te motrave te tyre ose grave (mikeshave) te tyre, ose atyre qe i kane nen pushtet (si skllavet), ose atyre qe u shkojne pas (per te arritur lemoshe) e qe nuk kane pretendime tjera ndaj femrave. E keta jane meshkujt apo femijet qe nuk i dine ngacmimet e femrave. Dhe mos t’i rrahin kembet e tyre (per toke) qe te hetohen stolite e tyre te fshehta. Te gjithe ju, o besimtare, pendohuni te Perendia, qe te arrini shpetimin

    [32] Martoni (mos pengoni) te pamartuarit dhe te pamartuaret, edhe skllavet dhe skllavet tuaja – besimtare te ndershem. Nese jane te varfer, Perendia do t’i begatoje ata me dhuntine e Tij; e Perendia eshte i gjere ne miresi dhe di cgo gje

    [33] Dhe, le te frenojne veten ata qe nuk gjejne mundesi per martese, perderisa Perendia te mos i begatoje ata me dhuntine e Tij. E, ata qe gjenden ne pushtetin tuaj (skllavet dhe skllavet) qe kerkojne te lirohen (duke e kompensuar veten) shkruani (lidhni kontraten), nese dini qe jane te mire. Dhe, epjuni dicka nga pasuria juaj, me te cilen ju ka dhuruar Perendia juve. Dhe mos i detyroni skllavet tuaja ne kurveri, nese ato deshirojne jete te ndershme – per te arritur ju dobi te perkohshme te kesaj bote. E, kush i detyron ato – me te vertete, Perendia pasi jane detyruar ato (e jane penduar), eshte fales dhe meshirues

    [34] Na u kemi shpallur juve ajetet e qarta dhe shembujt nga jeta e atyre qe kane kaluar para jush dhe keshille per ata qe i druajne Perendise

    [35] Perendia eshte ndricues (dirigjues e begatues) i qiejve dhe i Tokes. Shembulli i drites se Perendise eshte si dritarja (ne mur), ne te cilen eshte feneri, - e feneri eshte ne nje xham, e ky xhami eshte si yll i shndritshem, i cili ndizet nga druri i bekuar i ullirit, as i lindjes as i perendimit, vaj i te cilit gati shkelqen edhe pa e prekur zjarri; (kjo eshte) drite mbi dritat. Perendia e udhezon ne driten e Vet ke te doje dhe Perendia shpjegon shembuj per njerezit. Perendia eshte i dijshem per cdo gje

    [36] Ne xhamite, qe u ngriten me urdherin e Perendise dhe ne te cilat permendet emri i Tij – Ate e lavderojne, ne mengjes dhe mbremje

    [37] njerezit, te cilet shitblerja nuk i pengon ne te permendurit e Perendise dhe te cilet bejne namazin dhe japin zeqatin, dhe te cilet druajne nga Dita, ne te cilen zemrat dh shikimet jane te shqetesuara

    [38] (e lavderojne Perendine) qe Perendia t’i shperbleje ata me dhuratat me te mira per ate qe kane punuar, e qe t’jua shtoje atyre dhuntine e Tij. E, Perendia e furnizon ke te doje, pa llogari

    [39] E, veprat e atyre qe nuk besojne, jane si mjegullire (fatamorgana) ne rrafshire, te cilen, i etshmi e konsideron uje, por kur te arrije tek ai vend, nuk gjen asgje, - e do te hase ne denimin e Perendise dhe Ai ia paguan llogarine e tij, se Perendia eshte llogarites i shpejte

    [40] ose (veprat e tyre) jne si erresirat ne detin e thelle, te cilat i mbulon dallga pas dallges, mbi te cilat gjenden rete, erresira – njera mbi tjetren, aq sa doren e vet (kur ta zgjate njeriu) gati mos ta shohe. Kujt mos t’i jape Perendia drite (udhezim), nuk do te kete (kurrfare) drite per te

    [41] A nuk e veren ti, se – Perendine, me te vertete, e lavderojne (te gjithe) ata qe gjenden ne qiej dhe ne Toke, e madje edhe shpezet duke i hapur krahet e tyre, gjate fluturimit, Ai (Perendia) di lutjen dhe lavderimin e cdonjerit (nga ata). Perendia, di per ate qe punojne ata

    [42] Vetem te Perendise jane pushteti i qiejve dhe i Tokes dhe tek Ai kthehet cdo gje

    [43] A nuk e veren ti, se Perendia i shtyan ngadale rete, e pastaj i bashkon e i grumbullon njeren mbi tjetren, e ti sheh shiun se si del nga mesi i tyre dhe bie nga qielli; Ai, prej reve te medha si mali, leshon bresherin, e me te e godit ke te doje, kurse e shmange prej kujt te doje. Shkelqimi i vetetimes se tij – gati t’i merr syte

    [44] Ai (Perendia) e sjell diten dhe naten (nderrimin dhe zgjatjen e tyre). Me te vertete, ne kete – ka keshille per ata qe jane largpames

    [45] Perendia ka krijuar cdo lloj shtaze prej ujit: disa nga ato ecin me barkun e tyre, kurse nje pjese ecin ne dy kembe, e disa prej tyre ne kater kembe. Perendia krijon cka te doje. Me te vertete, Perendia eshte i pushtetshem per cdo gje

    [46] Na – madje, i kemi shpallur ajetet e qarta; e Perendia e udhezon ke te doje ne rrugen e drejte

    [47] E, hipokritet thone: “Na kemi besuar Perendine dhe Pejgamberin dhe kemi qene te perulur”. E, pastaj, u shmangen disa prej tyre (pasi e thane kete). E, keta (ne te vertete), nuk jane besimtare

    [48] Dhe, kur te thirren te Perendia dhe Pejgamberi i Tij, qe t’i gjykoje ne mes tyre, nje grup nga ata shmanget

    [49] vetem nese dine qe drejtesia eshte ne anen e tyre, ata vijne perulshem (me shpejtim)

    [50] A mos eshte ne zemrat e tyre semundja (hipokrizia), apo dyshojne, apo druajne se Perendia dhe Pejgamberi i Tij do t’u bejne padrejtesi? Jo, por ata jane zullumqare te vertete

    [51] Vetem eshte fjala e besimtareve, kur ata te thirren te Perendia dhe Pejgamberi i Tij, qe t’i gjykoje ne mes tyre, per te thone: “Degjojme dhe perulemi!” Dhe, keta me siguri jane te shpetuar

    [52] E, ata qe i perulen Perendise dhe Pejgamberit te Tij dhe druajne nga Perendia dhe i frikohen Atij, vetem ata jane te lumtur

    [53] Ata (hipokritet) jane betuar ne Perendine, me betimin me te madh, se, nese ti (o Muhammed) i urdheron ata, qe te shkojne ne lufte – ata me siguri do te dalin. Thuaj: “Mos betoheni! (Preju jush) kerkohet perulja si duhet. Perendia, me te vertete, eshte i dijshem per ate qe punoni ju”

    [54] Thuaj: “Peruljuni Perendise dhe peruljuni Pejgamberit!” E, nese shmangeni, vetem (Muhammedi) eshte pergjegjes per ate qe eshte i obliguar; e ju jeni pergjegjes per ate qe jeni ngarkuar. E, nese i peruleni atij, do te jeni ne rrugen e drejte; - e Pejgamberi vetem eshte i detyruar qe t’ju shpalle qartazi

    [55] Perendia, u ka premtuar disave prej jush, qe kane besuar dhe qe punojne vepra te mira – se do t’i beje sundimtare ne Toke, ashtu, si i ka bere ata para tyre dhe qe do t’ua forcoje fene e tyre, me te cilen Ai eshte i kenaqur, dhe qe do t’ua shnderroje atyre – pas frikes, sigurine. Ata, me adhurojne Mua, e nuk me bejne shok asgje. E, kush ben mohim pas kesaj, ata jane ngaterrestare te vertete

    [56] Dhe, kryeni namazin, jepni zeqatin dhe peruljuni Pejgamberit, per te fituar meshiren e Perendise

    [57] Kurrsesi mos mendo, se mohuesit do ta bejne te pamundshem (denimin nga ana e Perendise) ne Toke! E, strehimi i tyre eshte zjarri, e sa vend kthimi i shemtuar qe eshte ai

    [58] O besimtare! Le te kerkojne leje ata qe jane nen pushtetin tuaj (ne familje) dhe ata nga ju, te cilet nuk e kane arritur moshen e pjekurise ne tri raste: para namazit te sabahit dhe kur i zhveshni rrobat tuaja ne mesdite dhe pas namazit te jacise. Keto jane tri kohe kontestuese (jo te pershtatshme). Nuk jeni as ju, as ata – mekatare, pas ketyre koheve, (nese hyni pa leje) duke u takuar njeri me tjetrin. Keshtu, ua shpjegon Perendia dispozitat juve! Perendia, eshte i Plotedijshem dhe i Gjithedijshem

    [59] E, kur femijet tuaj te arrijne moshen e pjekurise, le te kerkojne leje (ne cdo kohe) ashtu sic kane kerkuar leje ata para ketyre. Keshtu, ua shpjegon Perendia juve dispozitat e Tij! Perendia, eshte i Plotedijshem dhe i Gjithedijshem

    [60] E, grate e vjetra, te cilat me – nuk kane per qellim te martohen, nuk eshte mekat ta heqin mbulesen (qe kane mbi rrobat e trupit), por jo – duke i treguar stolite e tyre. E, nese i permbahen virtytesise, eshte edhe me mire per to. Perendia, i degjon dhe i di te gjitha

    [61] Nuk eshte mekat per te verberin, as nuk eshte mekat per te calin, as per te semurin s’ka mekat, as per ju nuk eshte mekat qe te hani ne shtepine tuaj (te femijeve tuaj), ose ne shtepite e baballareve tuaj, ose ne shtepite e nenave tuaja, ose ne shtepite e motrave tuaja, ose ne shtepite e axhallareve tuaja, ose ne shtepite e hallave tuaja, ose ne shtepite e dajeve tuaj, ose ne shtepite e tezeve tuaja, ose tek ata celesat e te cileve u jane lane juve (per ta ruajtur ate), ose (ne shtepi) te miqte e sinqerte. Nuk jeni mekatare qe te hani bashkarisht apo vecmas; e kur te hyni ne shtepi – ju pershendeteni banuesit e saj me nje pershendetje nga Perendia, te begatshme e te mire. Keshtu ua shpjegon Perendia juve dispozitat, per te medituar ju

    [62] Besimtare te vertete jane vetem ata qe besojne Perendine dhe Pejgamberin e Tij. E, kur te gjenden me te (Pejgamberin) ne nje pune te perbashket, nuk largohen para se te kerkojne leje prej tij. Me te vertete, ata qe kerkojne leje prej teje, padyshim, besojne ne Perendine dhe Pejgamberin e Tij. E, kur te kerkojne ata leje prej teje, per ndonje pune te tyre, jepju leje kujt e duash prej tyre dhe kerko per ta falje nga Perendia. Me te vertete, Perendia eshte fales dhe meshirues

    [63] Mos e konsideroni thirrjen e Pejgamberit ne mesin tuaj, si thirrje te rendomte qe ju ia beni njeri-tjetrit; Perendia, me siguri, i di ata qe bishterojne prej jush tinezisht. Le te druajne ata qe i kundershtojne urdherit te tij, qe te mos i arrije ndonje sprove ose qe te mos i godas ata denimi i dhembshem

    [64] E, me te vertete, te Perendise jane gjithcka gjendet ne qiej dhe ne Toke. Ai, di se ne cfare gjendje jeni. Dhe – di Diten kur ata do te kthehen tek Ai, e do t’i laj¬meroje ata per veprat qe kane punuar. E, Perendia, eshte i dijshem per cdo gje

    Dalluesi (El-Furkan)

    Surah 25

    [1] I lartesuar eshte Ai, qe i ka shpallur Kur’anin (i cili ndane te verteten prej te pavertetes) robit te Vet (Muhammedit), qe te jete paralajmerues per boterat (njerezit)

    [2] Atij qe i perket pushteti i qiejve dhe i Tokes, i cili nuk ka femije dhe i cili nuk ka shok ne pushtet dhe i cili ka krijuar cdo gje, e i ka rregulluar si duhet ato

    [3] E, ata, kane marre – pos Tij, zotera, te cilet nuk krijojne asgje, por te cilet vete jane te krijuar, te cilet nuk jane ne gjendje te shmangin as demin prej vetes, as t’i sjellin dobi (vetes), as nuk jane ne gjendje qe te bien vdekjen as jeten, as qe te ringjallin

    [4] E, mohuesit, thone: “Ky (Kur’ani) eshte vetem genjeshter, te cilen e ka trilluar ai (Muhammedi), e i kane ndihmuar ne kete (edhe) njerez tjere”. Ata, (me kete) kane bere zullum dhe akuze

    [5] dhe thane: “Keto jane perrallat e popujve te lashte; te cilat i ka kopjuar, e i lexohen atij ne mengjes e mbremje

    [6] Thuaj: “E ka shpallur (Kur’anin) Ai, i cili di fshehtesite e qiejve dhe te Tokes; Ai fale shume dhe eshte meshirues”

    [7] Dhe ata thone: “Cka ka ky pejgamber? Ahan ushqimin dhe shetite neper tregje; sikur t’ju kishte derguar atij nje engjell, e te behet me te paralajmerues

    [8] ose t’ju kishte zbritur nje thesar, ose te kishte nje kopsht, nga i cili te hante ai?” Dhe, mohuesit thane: “Ju ndiqni vetem nje njeri te magjepsur!”

    [9] Shiko cfare shembujsh te sjellin ty (o Muhammed), e ata (me kete), kane humbur e nuk mund te gjejne rrugen e vertete

    [10] I lartesuar eshte Ai, i cili nese don, do te jape me mire nga ajo (qe thane), kopshte neper te cilat rrjedhin lumenjte dhe do te beje per ty pallate

    [11] Jo, (nuk te pergenjeshtrojne vetem ty), por, ata e konsiderojne genjeshter edhe ardhjen e Dites se Kijametit, e Na – per ata qe e mohojne Diten e Kijametit, kemi pergatitur zjarrin e flakeruar

    [12] Kur t’i vereje ai (xhehennemi) prej nje largesie (ata ia ndiejne) gurgullimen dhe gerhamen

    [13] e kur te hudhen ne nje vend te ngushte te tij, te lidhur duarsh, e thirrin aty – shkaterrimin (e vet)

    [14] “Mos therritni sot nje shkaterrim, (por) therritni shume shkaterrime!”

    [15] Thuaj: “A eshte me i mire ky (shkaterrim) apo xhenneti i perhershem, i cili u eshte premtuar besimtareve? Per ta, (xhenneti) eshte shperblim dhe vend kthimi

    [16] Per ta ka ne te, c’te duan, duke qendruar ne te perhere. Ky eshte premtimi i Zotit tuaj, i kerkuar (prej jush)”

    [17] Dhe, ate Dite kur (Perendia) i tubon ata (idhujtaret) dhe ata qe i adhuronin ata, pos Perendise, e u thote atyre: “A jeni ju ata qe i keni shmangur keta rober te Mi, apo ata vete kane humbur rrugen e drejte?” –

    [18] ata thane: “Lavdi qofte per Ty! Nuk eshte e mundshme qe ne te marrim mbrojtes tjeter, perpos Teje, por Ti u ke dhene ketyre dhe te pareve te tyre – jete te begatshme, e ata kane harruar keshillimin. Dhe, ata kane qene popull i shkaterruar!”

    [19] Ata, e konsiderojne per genjeshter ate qe flitni ju, e nuk do te mundeni te shmangeni (prej vetes denimin), as t’i ndihmoni vetes. E, kush prej jush ben zullum, Na, atij do t’i japim te shijoje denimin e madh

    [20] E, Na – edhe para teje kemi derguar vetem pejgambere, te cilet hanin ushqimin dhe shetisnin neper tregje, dhe Ne – kemi bere, qe disa prej jush, te jene sprove per te tjeret. A do te jeni te durueshem ju e duroni! E, Zoti yt i sheh te gjitha

    [21] Ata qe nuk i druajne takimit me Ne (ringjalljes), thone: “Pse nuk na dergohen neve engjejt? Ose te shohim Zotin tone!” Ata, me te vertete, jane kryelartesuar ne vetvete, e kane kaluar ne zullum te madh

    [22] Ate dite kur t’i shohin engjejt, per mohuesin nuk ka sihariq dhe thone: “Ruana o Zot, neve!” (prej engjejve)

    [23] Dhe, Ne – do t’i qasemi vepres qe kane punuar ata dhe do ta shnderrojme ate ne pluhur te shperndare

    [24] Banoret e xhennetit, atehere, do te kene vendbanim me te mire dhe pushimore me te bukur

    [25] (Kujtoju atyre) Diten kur qielli cahet me re e engjejt do te leshohen (prej qiellit) ne grupe-grupe

    [26] ate dite, pushteti i vertete, do te jete vetem per Zotin Meshirues, e kjo do te jete dite e mundimshme per mohuesit

    [27] Dhe, ate Dite zullumqari do t’i haje gishtat e duarve te veta, e thote: “Ah! Ta kisha marre rrugen (e drejte) me Pejgamberin

    [28] Ah! Sikur te mos e kisha bere ate apo kete mik

    [29] Ai, me ka zmbrapsur nga Kur’ani qe me ka ardhur mua!” – e djalli (po ashtu edhe njeriu i keq), e le gjithmone njeriun ne poshterim

    [30] Dhe, Pejgamberi (Muhammed) tha: “O Zoti im! Me te vertete, populli im (po) e merr kete Kur’an, si (dicka) te urrejtur”

    [31] Dhe, keshtu Na, cdo pejgamberi i kemi kundervene armiqet mohues. E, ty te mjafton Zoti yt – udherrefyes dhe ndihmes

    [32] E, mohuesit thone: “Perse Kur’ani nuk eshte shpallur ne teresi – pernjehere!” Keshtu, (ta kemi shpallur pjese-pjese), per ta forcuar ty – me te, zemren tende dhe ta kemi lexuar qartazi

    [33] Dhe ata – nuk do te sjellin ty kurrfare shembulli (per te kundershtuar ty), e qe Ne mos ta sjellim te Verteten dhe komentimin me te mire

    [34] Keta (mohues), te cilet do te zhvarriten me fytyrat e tyre kah sketerra, keta jane ata me te keqinjte per nga pozita (e tyre) dhe me se largu prej rruges se vertete

    [35] Dhe Ne, me te vertete, ia dhame Musait Librin dhe ia beme ndihmes vellain e tij – Harunin

    [36] E Ne, u thame atyre: “Shkoni (ju dy) te populli, i cili i ka pergenjeshtruar argumentet Tona, e pastaj, e kemi shkaterruar ate popull krejtesisht

    [37] (Dhe kujtoje) popullin e Nuhut – kur i quajti gesnjeshtare pejgamberet, i fundosem dhe njerezve ua beme keshille (mesim), e zullumqareve u kemi pergatitur denim te dhembshem

    [38] (Dhe, i kemi shkaterruar) Adin dhe Themudin, dhe popullin e Re’ssit, si dhe shume gjenerata ne mes tyre

    [39] E, te gjitheve, u kemi sjelle shembuj dhe te gjithe – i kemi shkaterruar krejtesisht

    [40] Dhe, ata ne te vertete, kane kaluar prane vendbanimit, qe eshte shkaterruar me shi te tmerrshem, e valle, a nuk e pane ate? Jo, ata nuk i frikohen ringjalljes

    [41] E, kur te shohin ty, te marrin vetem per (objekt) talljeje: “Valle, a kete e ka derguar Perendia pejgamber

    [42] Per pak, qe duke na shmangur (larguar) nga hyjnite tona, por ne u qendruam besnike atyre!” Ata do ta dine – kur te shohin denimin – se kush eshte shmangur me larg rruges se drejte

    [43] A e ke pare ti ate, qe epshin e vet e ka marre per hyjni? A don t’i behesh mbrojtes atij

    [44] A, emdpm to se shumica e tyre degjojne dhe kuptojne? Ata jane vetem si shtaze. Jo, ata jane (edhe me te keqinj, meqe jane) te humbur edhe me shume

    [45] A nuk e ke pare ti (pushtetin) e Zotit tend, si e ka zgjatur hijen, e sikur te kishte dashur, do ta lente te pandryshueshme, dhe – e kemi bere Diellin tregues te saj

    [46] pastaj, e kemi terhequr ate, dalengadale – prane Vetes

    [47] Dhe, Ai eshte, qe ua ka bere naten mbulese dhe gjumin pushim, e diten – te levizni

    [48] Dhe ai, eshte, qe dergon ererat si sihariq para meshires se tij (sjelljen e shiut). Dhe, kemi leshur prej qiellit uje te paster

    [49] qe me ate ta ngjallim visin e vdekur, dhe t’u japim uje kafsheve dhe shume njerezve, qe i kemi krijuar

    [50] Dhe, Ne, e kemi leshuar (shiun) ne mesin e tyre, per te medituar (dhuntine e Perendise), por shumica e njerezve i refuzojne (te gjitha), pervec mohimit

    [51] Dhe, sikur te donim Ne, do te dergonim ne cdo qytet paralajmerues

    [52] E, mos i degjo mohuesit dhe luftoi ata me Kur’an, ne nje lufte te madhe

    [53] Dhe Ai eshte, qe u ka dhene rrjedhje te lire dy siperfaqeve ujore (det e lum i madh). Njeri eshte i pijshem, i embel; e tjetri eshte i njelmet, i idhet. Dhe, ka ngritur pengesa ndermjet tyre (rryp toke)

    [54] Dhe, Ai eshte qe ka krijuar prej ujit njeriun, e ka bere (ne mes njerezish) farefisni (perkah gjaku), dhe miqei (perkah martesa). Dhe, Zoti yt, eshte i Plotefuqishem

    [55] Dhe, ata adhurojne, pos Perendise ate qe nuk mund t’u sjelle as dobi as dem, e mohuesi eshte ndihmes (i djallit) kunder Zotit te tij

    [56] e Ne, te kemi derguar ty, vetem sihariques (per vepra te mira) dhe paralajmerues

    [57] Thuaj: “Une nuk kerkoj nga ju kurrfare shperblimi, por vetem ai qe don, le te shkoje rruges qe shpie te Zoti i tij”

    [58] Mbeshtetu ti – ne te Gjallin (Perendine), i cili nuk vdes, dhe lavderoje (Ate) – duke i bere falenderime Atij! Ai i di mjafte mire mekatet e roberve te Vet

    [59] Ai, i cili krijoi qiejt dhe Token dhe cdo gje qe gjendet ne mes tyre – per gjashte dite (periudha kohore – gjeologjike), e pastaj mbisundoi Arshin (Gjithesine). Ai eshte Meshiruesi dhe pyete per Ate – ate qe di

    [60] E, kur t’u thuhet atyre: “Beni sexhde Bamiresit te Gjithembarshem!” Ata i thone: “E, cka eshte Ai Bamiresi i Pergjithshem. Valle, t’i bejme sexhde atij qe na urdheron ti?” E, (kjo) ua shton atyre largimin (prej fese)

    [61] I lartesuar eshte Ai, i cili ka krijuar hyllesite ne qiell, dhe ne te ka krijuar Kandilin (Diellin) e ndritshem dhe Henen qe shkelqen

    [62] Dhe Ai, krijoi naten dhe diten qe te vijne njera pas tjetres, keshille per ta qe duan ta kujtojne (Perendine), ose ata qe duan ta falenderojne (Ate)

    [63] E, roberit e Bamiresit te Gjithembarshem jane ata, te cilet ecin thjeshte neper Toke. E, kur xhahilat i sulmojne keta, me fjale – pergjigjen: “Qetesia qofte!”

    [64] Dhe ata qe e kalojne naten, duke i bere sexhde Zotit te tyre, dhe duke ndenjur ne kembe

    [65] dhe ata qe thone: “O Zoti yne, largoje prej nesh mundimin e xhehennemit! Sepse, me te vertete, denimi i tij (zjarrit), eshte shkaterrim i paevitueshem

    [66] me te vertete, ai (xhehennemi), eshte vendbanim dhe vendstrehim i shemtuar

    [67] edhe ata qe, kur ndajne (nga pasuria e tyre) – as nuk shkaperderdhin, as nuk koprracojne, por qe i permbahen mesatares

    [68] edhe ata qe pos Perendise, nuk adhurojne zot tjeter, dhe te cilet, nuk vrasin njeri qe e ka ndaluar Perendia, pervec sipas ligjit (qe ka merituar denimin), dhe qe nuk bejne kurveri, - e kush i ben keto do t’i takoje denimi i mekatit

    [69] i cili (denim), do t’i dyfishohet ne Diten e Kijametit dhe ai do te qendroje perhere ne te (denim), i poshteruar

    [70] pervec atij qe pendohet, dhe beson e punon vepra te mira. Ketyre, Perendia, ua nderron veprat e keqia ne te mira. E, Perendia eshte fales e meshirues

    [71] E, ai qe pendohet dhe punon veper te mire, eshte i kthyer krejtesisht kah Perendia

    [72] edhe ata qe nuk deshmojne rrejshem, e kur kalojne prane kotesive, kalojne me dinjitet

    [73] dhe ata, te cilet, kur te perkujtohen me argumentet e Zotit te tyre, nuk bine para tyre, as te shurdher as te verber (por degjojne e meditojne)

    [74] dhe ata qe thone: “O Zoti yne dhurona neve ne grate tona dhe trashegimtaret tane burim gezimi, dhe bena neve shembull per te mire!” –

    [75] te tillet (qe u permenden), do te shperblehen me xhennet, meqe duruan, dhe do te takohen ne te – me pershendetje (ne mes njeri-tjetrit) dhe me selam (prej Perendise dhe engjejve)

    [76] ku, do te qendrojne perhere, e sa vendbanim dhe vendstrehim i mrekullueshem qe eshte ai

    [77] Thuaj: “Zoti im nuk do t’ju perfillte, sikur te mos ishte lutja juaj; e ju keni pergenjeshtruar, andaj denimi per ju do te jete i paevitueshem”

    Poetët (Esh-Shu'ara)

    Surah 26

    [1] Ta, Sin, Mim

    [2] Keto jane ajetet e Librit te qarte

    [3] A mos valle ti (o Muhammed) don ta shkaterrosh veten, ngase ata nuk duan te besojne

    [4] Sikur te donim Ne, do te zbritnim ne ta – nga qielli – nje mrekulli, para se ciles, ata do te perulnin kokat e tyre

    [5] Dhe, atyre, nuk u ka ardhur kurrfare keshille e re prej Meshiruesit, e qe te mos jene shmangur nga ajo

    [6] Ata, me te vertete, e kane pergenjeshtruar (kete keshille), andaj, do t’i arrije ata, me siguri perfundimi i asaj, me te cilen jane talle

    [7] Valle, a nuk shohin ata qe ne Toke, Ne kemi bere te mbijne sa e sa lloje cifte bimesh te mrekullueshme

    [8] Me te vertete, ne kete ka argument, por shumica e tyre (njerezve) nuk kane besuar

    [9] e Zoti yt, me te vertete, eshte i Plotefuqishem dhe meshirues

    [10] (Perkujtoju atyre, o Muhammed) kur Perendia i therriti Musait: “Shko te populli zullumqar

    [11] populli i Faraonit; valle, a nuk po i druajne ata Perendise?”

    [12] (Musai) tha: “O Zoti im, une kam frike se do te me konsiderojne genjeshtar

    [13] e zemra po me ngushtohet, dhe gjuha nuk po me zhvillohet, andaj, dergoja pejgamberllekun edhe Harunit

    [14] Une jam edhe pergjegjes ndaj tyre per nje gabim (mbytjen e nje Kopti), andaj kam frike se do te me vrasin

    [15] (Perendia) tha: “Kurrsesi! (Nuk do te vrasin, por) shkoni qe te dy me argumentet Tona. Me te vertete, Na jemi me ju dhe degjojme

    [16] Shkoni te Faraoni dhe i thoni: “Na jemi pejgamberet e Zotit te boterave

    [17] lejoni bijte e Israelit qe te vijne me ne!”

    [18] (Faraoni) tha: “Valle, a nuk te kemi rritur ne – ne mesin tone si femije? Dhe, ke qendruar ne mesin tone shume vjet te jetes tende –

    [19] dhe, ke punuar ate vepren (e keqe) tende, te cilen e ke punuar, e ti madje – je edhe jomirenjohes?”

    [20] (Musai) tha: “E kam punuar ate (veper) kur nuk kam qene i udhezuar (para profetnise)

    [21] e kam ikur prej jush, ngase jam frikesuar prej jush, e Zoti im me dhuroi mencurine dhe me beri pejgamber

    [22] A eshte miresi ajo qe po me beni vetem mua, ndersa Israelitet i bere skllave?”

    [23] Faraoni pyeti (Musain): “E c’eshte Zoti i gjithe boterave?”

    [24] (Musai) u pergjegje: “(Ai eshte Allahu) Zot’i qiejve dhe i Tokes, dhe cka gjendet ne mes tyre, nese besoni?”

    [25] (Faraoni) u tha atyre rredh vetes: “Valle, a nuk po degjoni ju?”

    [26] (Musai) tha: “(Ai eshte Allahu) Zot’i juaj dhe Zot’i te pareve tuaj”

    [27] (Faraoni) tha: “Me te vertete, Pejgamberi i juaj, qe u eshte derguar, eshte i cmendur”

    [28] (Musai) tha: “(Ai eshte Allahu) Zot’i lindjes dhe i perendimit, dhe asaj qe gjendet ne mes tyre, nese mendoni

    [29] (Faraoni) tha: “Nese ti merr per zot tjeter ke, pos meje, une, me siguri, do te te hedhe ne burg!”

    [30] (Musai) tha: “Valle, (e ben ate) edhe pasi te kam sjelle mrekulli te qarte”

    [31] (Faraoni) tha: “E, demonstroje pra, nese thua te verteten!”

    [32] E (Musai) e leshoi shkopin e vet (ne toke), e ai u shnderrua ne gjarper te vertete

    [33] E, pastaj, nxorri doren e vet (nga xhepi), kur ajo, u be e bardhe para shikuesve

    [34] (Faraoni) u tha parise se tij, qe i kishte perreth: “Ky, me te vertete, qenka magjistar i dijshem

    [35] (i cili) me magjite e veta don t’ju deboje nga toka juaj, e c’rekomandoni (ju)?”

    [36] (Ata) u pergjegjen: “Lere kete dhe vellain e tij, e dergoni neper qytete qe t’i tubojne

    [37] te gjithe magjistaret e dijshem, (e le t’i sjellin ty)”

    [38] Dhe, u tubuan magjistaret ne kohen e dites se caktuar

    [39] e popullit iu tha: “A jeni tubuar

    [40] qe te shkojme pas magjistareve, nese ata do te jene fitues!”

    [41] E, kur erdhen, magjistaret i thane Faraonit: “A, me te vertete, do te shperblehemi ne, nese behemi fitues?”

    [42] (Faraoni) u pergjegj: “Po, - do te jeni atehere – edhe nder te afermit e mi”

    [43] Musai u tha atyre: “Hudheni ate qe doni ta hudhni!”

    [44] Dhe, ata hodhen konopet e tyre dhe shkopinjte e tyre dhe thane: “Pasha madherine e Faraonit, na, me te vertete, do te jemi fitues!”

    [45] Pastaj, Musai hodhi shkopin e tij, e (shkopi i tij) i kaperdiu pernjeheresh, ato qe i paten prodhuar ata rrejshem

    [46] Dhe, magjistaret rane (ne toke) duke bere sexhde

    [47] dhe thane: “Na besojme ne Zotin e Gjithesise

    [48] Zotin e Musait dhe te Harunit!”

    [49] (Faraoni) tha: “I besuat atij para se t’ju lejoja juve! – Me te vertete, ai eshte i madhi juaj, i cili u ka mesuar juve magjite. E, ju do ta dini – une, ne te vertete, do t’ju kepuse duart dhe kembet tuaja terthorazi dhe do t’ju var te gjitheve

    [50] (Magjistaret) thane: “S’ka gje! – na do te kthehemi te Zoti yne

    [51] Na shpresojme, se Zoti yne do te na fale mekatet tona, meqe jemi besimtaret e pare”

    [52] Dhe, Na ia shpallem Musait: “Ti ece naten me roberit e Mi (besimtaret), por do te jeni te ndjekur (prej mohuesve)”

    [53] Dhe, Faraoni dergoi njerez neper qytete, tubues (te ushtareve)

    [54] (duke thene): “Me te vertete, keta jen nje grup i vogel, te cilet

    [55] na kane pezmatuar neve

    [56] por, ne – te gjithe jemi te gatshem!”

    [57] Dhe, Na, i kemi debuar ata (Faraonin dhe shoqerine e tij) prej kopshtijeve dhe lumenjve

    [58] nga thesaret dhe nga pallatet e mrekullueshme

    [59] Ja, keshtu ka qene, dhe (kete) Na ia dhame trashegim bijve te Israelit

    [60] Dhe, ata (populli i Faraonit), ne mengjez iu afruan atyre (Israeliteve)

    [61] e kur e pane njera-tjetren shoket e Musait thirren: “Me te vertete, na zune ushtaret e Faraonit!”

    [62] (Musai) tha: “Kurrsesi! Me te vertete, me mua eshte Zoti im. Ai – ma tregon rrugen mua”

    [63] Dhe Ne, i shpallem Musait: “Bjeri me shkopin tend detit!” (Ai i ra) e (deti) u nda dhe cdo pjes ee tij u be si koder e madhe

    [64] dhe Ne – atehere, aty - i afruam ata te tjeret –

    [65] e Musain dhe te gjithe ata qe ishin me te, i shpetuam –

    [66] dhe pastaj, te tjeret i fundosem

    [67] Me te vertete, ne kete ka argument (keshille), por shumica e tyre, nuk jane besimtare

    [68] e Zoti yt, me te vertete, eshte i Plotefuqishem dhe Meshirues

    [69] Dhe, tregoju atyre lajmin per Ibrahimin

    [70] kur i tha babes se vet dhe popullit te vet: Cka adhuroni ju

    [71] Ata u pergjegjen: “Adhurojme idhujt, dhe perhere u jemi te prirur atyre”

    [72] (Ibrahimi) tha: “A ju degjojne ata juve kur t’ju luteni

    [73] ose, a mund t’ju sjellin dobi apo dem?”

    [74] U pergjegjen: “Jo, por i kemi gjetur te paret tane qe vepronin keshtu”

    [75] (Ibrahimi) tha: “E, a po vereni ju, se c’po adhuroni –

    [76] ju dhe te paret tuaj te lashte?”

    [77] Me te vertete, ata jane armiqet e mi. E, nuk me eshte armik Zoti i Gjithesise

    [78] i cili me ka krijuar dhe me udheheq ne rruge te drejte

    [79] dhe i cili me ushqen dhe furnizon me uje

    [80] e kur te semuhem, Ai me sheron

    [81] dhe i cili do te beje qe te vdes, e pastja do te me ringjalle

    [82] dhe i cili, shpresoj se ma fale gabimin tim ne Diten e Kijametit

    [83] O Zoti im, me dhuro dijeni dhe me rradhit me te miret

    [84] dhe ben qe te permendem per te mire te gjeneratat e ardhshme

    [85] dhe me ben trashegimtar te xhennetit te dhuntive

    [86] dhe falja mekatet babes tim, sepse ai ka qene njeri nga te humburit

    [87] dhe mos me turpero ne Diten kur do te ringjallen njerezit

    [88] ne Diten kur nuk do te beje dobi as pasuria as djemte

    [89] por do te beje (kene) dobi (vetem) ai qe vie me zemer te paster te Perendia”

    [90] Dhe, xhenneti do t’u afrohet besimtareve

    [91] ndersa, xhehennemi do t’u deftohet mohuesve

    [92] dhe do t’ju thuhet atyre: “Ku jane ata qe i adhuronit ju

    [93] e jo Perendine? A mund t’u ndihmojne aty juve, ose a mund t’i ndihmojne edhe vetes?”

    [94] E do te hudhen ne (zjarr) ata (hyjnite e tyre), dhe mohuesit

    [95] dhe ushtria e Iblisit, te gjithe se bashku

    [96] Dhe, ata – ne xhehennem grindeshin ne mes vete e thonin

    [97] “Pasha Perendine, me te vertete, ne kemi qene ne humbje te qarte

    [98] kur juve (hyjnive) u kemi barazuar me Zotin e gjithesise

    [99] e, vetem mekataret na kane mashtruar neve

    [100] e nuk kemi asnje ndermjetesues (te Perendia)

    [101] as mik te ngushte

    [102] sikur te ktheheshim perseri (ne jete), e te behemi besimtare!”

    [103] Me te vertete, ne kete ka argument (keshille), por shumica e tyre, nuk jane besimtare

    [104] e Zoti yt, me te vertete eshte i Plotefuqishem dhe Meshirues

    [105] Populli i Nuhut, i konsideronte genjeshtare pejgamberet

    [106] Kur vellai i tyre – Nuhu u tha: “Valle, a nuk i druani ju Perendise

    [107] Me te vertete, une jam pejgamber i besuar per ju

    [108] andaj, druani Perendise dhe behuni te degjueshem ndaj meje

    [109] Per kete, une nuk kerkoj nga ju kurrfare shperblimi, mua do te me shperbleje vetem Zoti i gjithesise

    [110] andaj, druani Perendise dhe behuni te degjueshem ndaj meje!”

    [111] Ata thane: “Valle, a te besojme na ty, kur ty po te pasojne te uletit?”

    [112] (Nuhu) tha: “Une nuk di c’kane punuar ata

    [113] llogaria e tyre eshte vetem te Zoti im, dinie ju

    [114] e une nuk do t’i deboje besimtaret

    [115] une jam vetem paralajmerues i qarte”

    [116] Ata thane: “Nese nuk terhiqesh nga keto, o Nuh, me siguri, do te goditesh me gure”

    [117] (Nuhu) tha: “O Zoti im, me te vertete, populli im me konsideron per genjeshtar

    [118] andaj, Ti – gjyko mes meje dhe atyre, dhe me shpeto mua e besimtaret qe jane me mua!”

    [119] Dhe, Na, e shpetuam ate dhe ata qe ishin me te ne barken (e ngarkuar) plote

    [120] e pastaj, te tjeret i fundosem

    [121] Me te vertete, ne kete ka argument (keshille), por shumica e tyre nuk jane besimtare

    [122] e Zoti yt, me te vertete, eshte i Plotefuqishem dhe Meshirues

    [123] Adi i konsideronte genjeshtare pejgamberet

    [124] Kur vellai i tyre – Hudi, u tha: “Valle, a nuk i druani ju Perendise

    [125] Me te vertete, une jam pejgamber i besuar per ju

    [126] andaj, druani Perendise dhe behuni te degjueshem ndaj meje

    [127] Per kete, une nuk kerkoj nga ju kurrfare shperblimi, mua do te me shperbleje vetem Zoti i gjithesise

    [128] A mos valle ne cdo kodrine po ngritni ju godine (permendore), per t’u talle (me kalimtaret)

    [129] dhe ngritni pallate (luksoze), thuas edo te jetoni gjithmone

    [130] e kur denoni, denoni si absolut

    [131] Andaj, druani Perendise dhe behuni te degjueshem ndaj meje

    [132] Dhe, druani Atij, i cili u ka dhuruar juve ato qe i dini

    [133] e dhuron juve baqeti (pasuri) dhe femije

    [134] edhe kopshtije edhe burime

    [135] Une, me te vertete, druaj per ju denimin e Dites se madhe”

    [136] Ata thane: “Per ne, eshte njelloj – na keshillove ti (neve), ose nuk na keshillove

    [137] Keto jane vetem doket e popujve te lashte

    [138] e ne nuk do te jemi te denuar”

    [139] Ata – e konsideruan genjeshtar ate (Hudin), andaj Ne i shkaterruam ata. Me te vertete, ne kete ka argument (keshille), por shumica e tyre nuk jane besimtare

    [140] e Zoti yt, me te vertete, eshte i Plotefuqishem dhe Meshirues

    [141] Dhe Themudi i konsideronte genjeshtare pejgamberet

    [142] Kur vellai i tyre – Salihu, u tha: “Valle, a nuk i druani ju Perendise

    [143] Me te vertete, une jam pejgamber i besuar per ju

    [144] andaj, druani Perendise dh behuni te degjueshem ndaj meje

    [145] Per kete, une nuk kerkoj nga ju kurrfare shperblimi, mua do te me shperbleje vetem Zoti i gjithesise

    [146] Valle, a mendoni ju – se do te leheni ketu te sigurte

    [147] ne kopshtije dhe prane burimeve

    [148] ne te lashta dhe palme hurmesh, me frute te shijshme

    [149] E, ju po gdhendni shtepite ne male me mjeshtri te shkathet

    [150] andaj, druani Perendise dhe behuni te degjueshem ndaj meje

    [151] dhe mos degjoni urdherat e atyre qe e teprojne ne te keqe

    [152] te cilet bejne ngaterresa ne Toke, e nuk permiresojne (asgje)”

    [153] Ata thane: “Ti je vetem njeri – nga te magjepsurit

    [154] ti je vetem njeri – ashtu si ne, andaj na sjell nje mrekulli, nese thua te verteten!”

    [155] (Salihu) tha: “Ja, kjo eshte devja (dokument), - per te ka pije (uji) ne dite te caktuara; e per ju – ne dite tjeter te caktuar

    [156] dhe mos i beni kurrfare te keqe asaj, se ju godet denimi i Dites se madhe

    [157] Por, ata – e therren ate, e pastaj u penduan

    [158] dhe i goditi denimi ata. Me te vertete, ne kete ka argument (keshille), por shumica e tyre, nuk jane besimtare

    [159] e Zoti yt, me te vertete, eshte i Plotefuqishem dhe Meshirues

    [160] Populli i Lutit i konsideronte genjeshtare pejgamberet

    [161] Kur vellai i tyre – Luti, u tha: “Valle, a nuk i druani ju Perendise

    [162] Me te vertete, une jam pejgamber i besuar per ju

    [163] andaj, druani Perendise dhe behuni te degjueshem ndaj meje

    [164] Per kete, une nuk kerkoj nga ju kurrfare shperblimi, mua do te me shperbleje vetem Zoti i gjithesise

    [165] Valle, ju – pos botes tjeter, u qaseni mashkujve

    [166] e i lecitni grate tuaja, te cilat Zoti i juaj i ka krijuar per ju? Ju, me te vertete, jeni popull qe kaloni cdo kufi te se keqes”

    [167] Ata thane: “Nese nuk terhiqesh nga keto, o Lut, me siguri do te jesh i debuar”

    [168] (Luti) tha: “Une, me te vertete, neveritem per ate qe beni ju

    [169] O Zoti im, me shpeto (nga denimi), mua dhe familjen time nga ajo qe bejne ata!”

    [170] Dhe Ne – e shpetuam ate dhe familjen e tij – te gjithe

    [171] pos plaken (gruas se Lutit, e cila mbeti) me te tjeret

    [172] e pastaj, te tjeret i shkaterruam

    [173] dhe ne ta leshuam shi (te tmerrshem – guresh), e sa shi i shemtuar qe eshte ai, per ata qe jane paralajmeruar

    [174] Me te vertete, ne kete ka argument (keshille), por shumica e tyre nuk jane besimtare

    [175] e Zoti yt, me te vertete, eshte i Plotefuqishem dhe Meshirues

    [176] (Edhe) banoret e Ejketit – i konsideronin genjeshtare pejgamberet

    [177] Kur Shuajbi, u tha atyre: “Valle, a nuk i druani ju Perendise

    [178] Me te vertete, une jam pejgamber i besuar per ju

    [179] andaj, druani Perendise dhe behuni te degjueshem ndaj meje

    [180] Per kete une nuk kerkoj nga ju kurrfare shperblimi, mua do te me shperbleje vetem Zoti i gjithesise

    [181] Plotesonie matjen dhe mos u beni nga ata qe mungojne (ne matje)

    [182] dhe peshoni me terezi te drejte

    [183] dhe mos ua pakesoni njerezve gjerat e tyre, dhe mos beni ngaterresa ne Toke

    [184] dhe druani Atij, qe u ka krijuar juve dhe gjeneratat e meparshme

    [185] Ata thane: “Ti je vetem njeri – nga te magjepsuarit

    [186] edhe ti je – vetem njeri, si ne. Na ty, me te vertete, te konsiderojme genjeshtar

    [187] andaj, leshoje mbi ne – nje cope nga qielli (si denim) nese thua te verteten

    [188] (Shuajbi) tha: “Zoti im, di me se miri ate qe punoni ju”

    [189] Dhe, ata vazhduan ta pergenjeshtrojne ate, e i goditi ata denimi i rese (se tmerrshme), me te vertete, ky ishte denimi i nje Dites se madhe

    [190] Me te vertete, ne kete ka argument (keshille), por shumica e tyre nuk jane besimtare

    [191] e Zoti yt, me te vertete, eshte i Plotefuqishem dhe Meshirues

    [192] Dhe me te vertete, ai (Kur’ani), eshte Shpallja e Zotit te gjithesise

    [193] ate e ka sjelle Shpirti i besueshem (Xhebraili)

    [194] ne zemren tende qe te behesh nga ata qe paralajmerojne

    [195] ne gjuhen e qarte arabe

    [196] Dhe, me te vertete, ai (Kur’ani) eshte permend ne librat e (pejgambereve) te meparshem

    [197] valle, a nuk ka qene deshmi per ta (ajo) – ate qe e kane ditur dijetaret e bijve te Israelit

    [198] E, sikur t’ia shpallnim ate (Kur’anin) edhe ndonje joarabi

    [199] e t’jua lexonte ai – ata perseri nuk do te kishin besuar

    [200] Ja keshtu, Na – ua kemi shpie (mohimin) ne zemrat e mekatareve

    [201] ata, nuk do te besojne ate, perderisa te mos e shijojne denimin e dhembshem

    [202] e do t’ju vie (denimi) atyre papritmas, e ata nuk do ta hetojne (ardhjen e denimit)

    [203] e do te thone: “A do te na jepet afat?”

    [204] A mos valle, ata – po e shpejtojne denimin Tone

    [205] E, cka mendon ti, nese Ne u japim atyre, qe te kenaqen disa vjet

    [206] e pastaj, t’i godet ata, ajo qe u eshte premtuar (denimi)

    [207] nuk do t’ju vleje asgje atyre, ajo, me te cilen jane kenaqur

    [208] E, Ne – nuk e kemi shkaterruar asnje vendbanim e qe te mos kete pasur paralajmerues –

    [209] keshille per ta (qe te kthehen ne rrugen e drejte); e Ne – nuk kemi qene te padrejte

    [210] Ate (Kur’anin) nuk e kane sjelle djajte

    [211] as qe u perket ai – atyre, as qe munden ate

    [212] ata (djajte), me te vertete, jane te larguar nga te degjuarit (e Shpalljes)

    [213] Andaj, pos Perendise mos adhuro tjeter zot, e te behesh nga ata qe do te denohen

    [214] Dhe, paralajmeroje farefisin tend me te aferm

    [215] dhe benu i bute ndaj besimtareve, qe te pasojne ty

    [216] E, nese nuk te degjojne ty, thuaju: “Une jam i paster nga ato qe punoni ju”

    [217] Dhe, mbeshtetu ne te Plotefuqishmin dhe Meshiruesin

    [218] i cili te sheh kur ti rri ne kembe (ne namaz)

    [219] dhe (i cili sheh) perkuljen tende ne mesin e atyre qe bejne sexhde

    [220] sepse, Ai – me te vertete, i degjon te gjitha dhe di te gjitha

    [221] A doni t’ju tregoj se kujt i vjen djalli

    [222] Ata, i vijne cdo genjeshtari, mekatari

    [223] ata pergjojne, - e te shumten (e rasteve) jane genjeshtare

    [224] E, vjershetaret – i pasojne te humburit

    [225] Valle, a nuk sheh ti, qe ata bredhin ne cdo lugine (leshohen ne gjithefare lloj bisedash)

    [226] dhe qe flasin ate qe nuk e punojne

    [227] pos atyre (vjershetareve) qe kane besuar, qe punojne vepra te mira, e permendin shume Perendine e qe ndihmohen – pasi u eshte bere padrejtesi. E, me te vertete, zullumqaret – do ta dine se ne cfare mundimi do te kthehen (pas vdekjes)

    Bleta (En-Neml)

    Surah 27

    [1] Ta, Sin. Keto jane ajetet e Kur’anit dhe Librit te qarte

    [2] udherrefyes dhe sihariques per besimtaret

    [3] te cilet kryejne namazin dhe ndajne zeqatin dhe te cilet besojne bindshem ne jeten tjeter

    [4] Me te vertete, ata qe nuk kane besuar ne jeten tjeter, Na ua kemi zbukuruar veprat e tyre (te prirura kah e keqja) – andaj, ata, jane te hutuar

    [5] Keta jane ata, qe i pret denimi i rende dhe, te cilet – ne jeten tjeter do te jene ne humbjen me te madhe

    [6] Dhe, ty (o Muhammed!), me te vertete, po te shpallet Kur’ani nga i Gjithedijshmi dhe i Plotedijshmi

    [7] (Kujtoje) kur Musai i tha familjes se tij: “Une kam pare nje zjarr, do t’ju sjell juve ndonje lajm prej atje ose do t’ju sjell nje un zjarri, per t’u nxe”

    [8] e kur (Musai) erdhi te zjarri, u thirr: “Eshte i bekuar ai qe eshte afer zjarrit dhe kush eshte rreth tij, dhe qofte lavderuar Perendia – Zot’i gjithesise

    [9] O Musa! Me te vertete, Une jam Perendia, i Plotefuqishem dhe i Gjithedijshem

    [10] Dhe, hudhe shkopin tend! E, kur e pa (Musai) ate qe po levize si gjarper ai (shkopi), u kthye para (menjehere), e nuk shikoi me (nga frika). (Perendia i tha): “O Musa, mos u friko! Me te vertete, tek Une nuk frikohen pejgamberet (meqe jane te sigurt)

    [11] e atij, i cili ka bere keq, e pastaj te keqen e zevendeson me veper te mire, Une me te vertete, jam Fales dhe Meshirues (e fale ate)

    [12] Shtine doren tende ne xhepin e kemishes, do te dale e bardhe pa kurrfare semundje, - do te jete kjo njera prej nente mrekullive (me te cilat eshte derguar Musai) te Faraoni dhe populli i tij; ata, me te vertete, jane popull ngaterrestare”

    [13] E, pasi u erdhen atyre argumentet Tona konkrete, ata thane: “Kjo eshte magji e qarte!”

    [14] Dhe, ata i mohuan ato – duke qene zullumqare dhe mendjemedhenj – por shpirti i tyre i besonte per te verteta. Pa, shiko, cfare ka qene fundi i ngaterrestareve

    [15] Dhe Ne, me te vertete, i kemi dhene Davudit dhe Sulejmanit dijeni, dhe ata thane: “Falenderojme Perendine qe na ka dekoruar mbi shumicen e roberve te Tij besimtare

    [16] Dhe, Sulejmani e trashegoi Davudin dhe tha: “O njerez, na eshte mesuar neve te folurit e shpendeve (kuptimi i zerave te tyre) dhe na eshte dhene gjithcka (nga ato qe u jepen pejgambereve dhe sundimtareve)!”

    [17] Dhe, u tubua ushtria e Sulejmanit e perbere prej xhindeve, njerezve dhe shpendeve, te gjithe te radhitur ne ceta te gatshme

    [18] dhe kur arriten ne luginen e thneglave, nje thnegel tha: “O thnegla, hyni ne banesat tuaja, e te mos ju shkel Sulejmani dhe ushtria e tij, meqe nuk ju hetojne juve!”

    [19] E, ai (Sulejmani) preku ne gaz, duke qeshur ne fjalet e saj (thnegles) dhe tha: “O Zoti im, me oriento qe te jem mirenjohes ne dhuntine Tende, qe me ke dhene mua dhe prinderve te mi, dhe qe te punoje vepra te mira, me te cilat do te jeshe i kenaqur Ti, dhe me shpie me meshiren Tende, ne mesin e roberve Tu te mire

    [20] Dhe, ai (Sulejmani), beri kontrollin (rivisten) e shpendeve dhe tha: “Pse nuk e shoh pupezen ketu, a nuk eshte e pranishme ajo

    [21] Nese nuk me sjell arsyetim te bindshem, do ta denoj ate me denim te rende ose do ta pres!”

    [22] E, nuk vonoi shume, e erdhi ajo edhe tha: “Kam marre vesh ate qe nuk e ke ditur ti dhe te kam sjelle lajm te sigurt prej Sabes

    [23] Kam pare nej grua qe i sundonte ata dhe qe i eshte dhene cdo gje (qe i nevojitet nje sundimtareje) dhe e cila kishte nje fron madheshtor

    [24] kam pare se edhe ajo edhe populli i saj adhuronin Diellin, e jo Perendine, djalli ua ka zbukuruar sjelljet e tyre dhe i ka zmbrape nga rruga e drejte, andaj nuk e gjeten rrugen e drejte

    [25] e qe t’i bejne sexhde Perendise, i cili i nxjerr te gjitha gjerat sekrete ne qiej dhe ne Toke dhe i cili di cka fshihni ju dhe cka tregoni haptazi

    [26] Perendia eshte Nje, s’ka zot tjeter pervec Tij, Zotit te Arshit te madh!”

    [27] (Sulejmani) tha: “Do te shohim se, a thua te verteten, apo je nga genjeshtaret

    [28] Shko me kete leter timen e hudhju atyre. Pastaj largohu pak nga ata, dhe shiko c’po te pergjigjen ty!”

    [29] Ajo (mbreteresha e Sabes) tha: “O pari, mua, me te vertete, me ka arritur leter e madherueshme

    [30] Ajo (leter) eshte nga Sulejmani dhe citon: “Me emer te Perendise, Meshiruesit dhe Perdellimtarit te Madh

    [31] Mos u madheshtoni para meje dhe ejani te perulur

    [32] (Mbreteresha) tha: “O pari, me keshilloni se c’duhet te beje ne kete ceshtje time! Une nuk do te vendos asgje pa ju!”

    [33] Ata thane: “Na jemi shume te forte dhe luftetare te guximshem, por puna eshte te ti, andaj mendo mire se c’do te urdherosh!”

    [34] Ajo tha: “Me siguri, kur sundimtaret e pushtojne ndonje vendbanim, e crregullojne ate dhe i poshterojne banoret e tyre autoritative. Keshtu veprojne ata

    [35] Une, do t’ju dergoj atyre nje dhurate dhe do te shoh se me cka do te kthehen te deleguarit”

    [36] Kur erdhi (i deleguari) te Sulejmani, ai (Sulejmani) tha: “A mos doni ju te me ndihmoni me pasuri? Ate qe ma ka dhene Perendia mua, eshte me e mire nga ajo qe u ka dhene juve. Por, ju, gezohenime dhuraten tuaj

    [37] Kthehuni tek ata! Na, me siguri do te sjellim ushtri, te ciles nuk do te mund t’i perballojne ata – dhe ne me siguri, do t’i debojme ata prej Sabes (krahine ne Jemen), te poshteruar dhe te perulur

    [38] (Sulejmani tha): “O paresi, kush prej jush do te me sjelle fronin e saj, para se te vijne ata te perulur?”

    [39] Njeri nga xhindet – Ifriti tha: “Une do te ta sjelli ty para se te ngritesh ti prej vendit tend, dhe – une per kete jam i fuqishem dhe i sigurte”

    [40] Ai, qe ishte i pajisur me dijen e Librit – prezent te Sulejmani, tha: “Une do te ta sjelle ty ate – sa cel e mbyll syte”. Kur (Sulejmani) pa (fronin) e vendosur para tij, tha: “Kjo eshte nga dhuntite e Zotit tim, per te me provuar mua se – a jam mirenjohes apo mohues (i dhuntise). Kus falenderon, ai falenderon per dobi te veten, e kush mohon... (denohet), e Zoti im eshte i pavarur (s’ka nevoje per falenderim) dhe i madherueshem

    [41] (Sulejmani) tha: “Ndryshojani edhe fronin e saj! Do te shohim se a do ta hetoje ajo kete, apo do te jete nga ata qe nuk dine te orientohen!”

    [42] E, kur erdhi ajo (mbreteresha), i thane asaj: “A i tille eshte froni yt?” Ajo u pergjegj: “Gati si te ishte ai”. Dhe neve, na eshte dhene dijenia para ketij rasti dhe ne kemi qene te perulur (muslimane)”

    [43] Ate e pengonin (nga te adhuruarit Perendine) ato qe adhuronte ajo, pos Perendise, sepse, ajo ishte nga populli mohues

    [44] I eshte thene asaj: “Hyn ne pallat! Dhe, kur e pa ajo ate, mendoi se eshte uje i thelle dhe pervoli fustanin per kembe (per te hyre ne uje). (Sulejmani) i tha (asaj): “Me te vertete, ky pallat eshte i (shtruar) prej xhamave te lemuara”. Ajo tha: “O Zoti im, me te vertete une e kam demtuar veten dhe tani, bashke me Sulejmanin i dorezohem Perendise – Zotit te gjithesise!”

    [45] Na i kemi derguar Themudit, vellain e tij Salihun (me urdher): “Adhuronie Perendine!” E, ata, u ndane ne dy grupe, qe grindeshin ne mes tyre

    [46] (Salihu) tha: “O populli im, perse e nxitoni te keqen para se mires? Perse nuk kerkoni ju nga Perendia faljen e mekateve, qe te meshiroheni?”

    [47] Ata thane: “Na po parandiejme fatkeqesine me ty dhe me ata qe janeme ty. (Salihu) u tha: “E, mira dhe e keqja eshte prej Perendise. Ne te vertete, ju jeni popull i vene ne sprove

    [48] Ne qytet, kane qene nente persona qe benin ngaterresa, e nuk venin rregull

    [49] Ata i thane (njeri-tjetrit): “Betohuni ne Perendine – se ne, naten, do ta mbysim ate (Salihun) dhe familjen e tij; e pastaj, gjithsesi do t’ju themi te afermve te tij: “Na nuk kemi prezentuar ne zhdukjen e familjes se tij dhe, na – me siguri, flasim te verteten”

    [50] Dhe, trillonin dredhira, por Ne i denonim ata per kete trillim, e ata nuk e hetonin

    [51] Pa, shiko, cfare ka qene fundi i ngaterresave te tyre. Na i kemi shkaterruar ata te gjithe dhe popullin e tyre

    [52] ja, shtepite e tyre te shkreteruara, per shkak te zullumit qe kane bere. Ne kete, me te vertete, ka argument te madh per popullin qe dine

    [53] e, i kemi shpetuar ata qe kane besuar dhe te cilet ruheshin nga te keqiat

    [54] (Dhe, e kemi derguar) Lutin, (e kujtoje) kur ai i tha popullit te vet: “Perse beni vepra imorale, madje ne syte e njeri-tjetrit (haptazi)

    [55] Valle, a mos ju u caseni me epsh meshkujve, ne vend te femrave? Ju, me te vertete, jeni popull injorant”

    [56] E, pergjegjja e vetme e popullit te Lutit, thoshte: “Deboni familjen e Lutit prej qytetit tuaj; ata, me te vertete, jane njerz te paster (kete e thonin ne forme ironie)!”

    [57] Dhe Ne, i kemi shpetuar ata dhe familjen e tij (te gjithe), pos gruas se tij, qe ajo te mbetet me te denuarit

    [58] Dhe, mbi ta leshuam shi – rrebesh (prej guresh), e sa i tmerrshem qe eshte ai shi, per ata qe jane paralajmeruar

    [59] Thuaj (o Muhammed): “Qofte falenderimi per Perendine dhe shpetimi per roberit e Tij, te cilet i ka zgjedhur Ai. A me i mire eshte Perendia, ao ata (idhuj) qe i kane adhuruar

    [60] A eshte me i mire Ai qe ka krijuar qiejt dhe Token – dhe ua ka leshuar ujin nga qielli, me te cilin kemi krijuar kopshtet e mrekullueshme. Ju, nuk keni mundur te krijoni drunjte e tyre. Valle, a krahas Perendise, ekzistuaka zot tjeter? Jo, por ai popull eshte shmangur nga e verteta

    [61] Apo eshte me i mire, Ai qe e ka bere Token te qete, ka bere ne te lumenj, ka ngritu ne te male dhe ka bere ne mes deteve pende (pengese, per te mos u perziere)? Valle, a krahas Perendise, ekzistuaka zot tjeter?! Jo, por shumica e tyre nuk dine

    [62] Apo eshte (me i mire) Ai, i cili i vie ne ndihme nevojtarit te ngushte kur i lutet Atij dhe i cili ua largon te keqen dhe u bene juve pronar (brez pas brezi) ne Toke? Valle, a krahas Perendise – ekzistuaka zot tjeter?! Sa pak qe po keshilloheni ju! –

    [63] Apo eshte (me i mire) Ai, i cili ua rrefen ne erresirat e tokes dhe te detit dhe (Ai), i cili dergon ererat si sihariq par meshires se Tij (shiut)? Valle, a krahas Perendise – te ekzistoje zot tjeter?! Por, Perendia eshte shume lart nga ata, qe i konsiderojne shok Atij! –

    [64] Apo eshte (me i mire) Ai, i cili ka krijuar te gjitha prej asgjeje, i cili, pastaj, perseri do ta ktheje ate (pas vdekjes) – dhe (Ai) qe ju furnizon nga qielli (me te reshura) dhe toka (me te lashta)? Valle, a ekziston krahas Perendise, zot tjeter? Thuaj (o Muhammed): “Sillni argumentet tuaja, nese thuani te verteten!”

    [65] Thuaj: “Askush, pos Perendise, as ne qiell as ne Toke nuk di sekretet, ata nuk dine se kur do te ringjallen

    [66] Valle, a dine ndopak ata – per jeten tjeter?! Asgje! – ata dyshojne ne te, ata jane te verber ndaj saj

    [67] Dhe, mohuesit thone: “Valle, a mos do te ringjallmi ne dhe eterit tane, pasi te jemi bere dhe

    [68] Me te vertete, neve dhe eterve tane na eshte premtuar kjo qysh me pare, keto, me te vertete, nuk jane tjeter, pos trillime te popujve te lashte”

    [69] Thuaj: “Udhetoni neper bote – e shikoni si ka qene fundi i mekatareve!”

    [70] Dhe, mos u pikello ti per shkak te tyre, dhe mos u ngushto ti – per peshtjellimet e tyre

    [71] Dhe, ata thone: “Kur do te realizohet ky premtim (diftona) nese thuani te verteten?”

    [72] Thuaj: “Do t’ju arrije, se shpejti dicka nga ajo qe po e nxitoni

    [73] Dhe, me te vertete, Zoti yt eshte bamires i madh i njerezve, por shumica e tyre nuk jane falenderues

    [74] Dhe, me te vertete, Zoti yt – di ate qe fshehin zemrat e tyre dhe ate qe e shfaqin haptazi

    [75] S’ka asgje te padukshme ne qiell dhe ne Toke; e qe te mos jete e shenuar ne Librin e qarte (Levhi Mahfudh)

    [76] Me te vertete, ky Kur’an, u tregon bijve te Israelit – shume nga konfliktet e tyre

    [77] dhe, me te vertete, ai (Kur’ani) eshte udherrefyes dhe meshire per besimtaret

    [78] Me te vertete, Zoti yt i gjykon ata me drejtesine e Tij. Ai eshte i Plotefuqishem dhe i Gjithedijshem

    [79] Andaj, ti mbeshtetu ne Perendine! Me te vertete, ti je ne te drejten e qarte

    [80] Me te vertete, ti nuk mund te besh qe te vdekurit te degjojne, as nuk mund te besh te shurdherin qe te degjoje, pasi qe te kthejne shpinen (prej teje)

    [81] as qe mundesh t’i shmangesh te verberit prej humbjeve te tyre; mund t’i therrasish vetem ata qe besojne ne argumentet Tona. E ata jane muslimane

    [82] Dhe, kur te vie koha qe te denohen ata, Na do te bejme qe nga Toka te del nje kafshe, e cila do t’u thote atyre se njerezit nuk u jane bindur argumenteve Tona

    [83] (Kujtoju ti atyre) kur Na do t’i tubojme prej cdo populli nga nje grup – nga ata qe i kane pergenjeshtruar argumentet Tona – e ata do te radhiten –

    [84] e kur te vijne (per te dhene llogari), Ai (Perendia), do t’i pyese: “A mos valle ju i keni pergenjeshtruar argumentet e Mia, e qe nuk keni pasur kurrfare njohurie per to? C’keni bere ju ashtu?!”

    [85] Dhe do t’i godet ata denimi, meqe kane qene zullumqare, e nuk do te mund te bezejne asnje fjale

    [86] Valle, a nuk shohin ata, qe Ne e kemi bere naten per pushim, e diten te ndritshme (per pune). Ne kete, me te vertete, ka argument per popullin qe beson

    [87] (Perkujtoju ti atyre) Diten kur do te fryhet ne Sur, e qe do te tmerrohet cdokush qe gjendet ne qiej e ne Toke, perpos atyre qe Perendia nuk do t’i frikesoje. Te gjithe do t’i vijne Atij te perulur

    [88] Ti i shikon malet e mendon se jane te palevizshme, por ato levizin si rete. Kjo eshte veper e Perendise, i cili e ka persosur cdo gje. Me te vertete, Ai di ate qe punoni ju

    [89] Kush punon veper te mire, do te kete shperblim te madh per te dh do te jete i qetesuar ate Dite nga frika

    [90] E, kush punon veper te keqe, fytyrat e tyre (ata) do te hudhen ne zjarr. (Dhe u thuhet atyre): “Nuk jeni denuar, perpos per ate qe keni punuar!”

    [91] (Thuaju atyre o Muhammed): “Mua me eshte urdheruar qe te adhuroj vetem Zotin e ketij Qyteti (Mekkes), te cilin Ai e ka bere te shenjte dhe Atij i perket gjithcka. Dhe, me eshte urdheruar qe te jam prej atyre qe besojne –

    [92] dhe ta kendoj Kur’anin vazhdimisht. E kushdo qe udhezohet ne rruge, ti thuaj: “Ai eshte udhezuar per dobi te vet”, e kushdo qe humbe, ti thuaj: “Une jam vetem paralajmerues”

    [93] Dhe, thuaj: “Falenderimi qofte per Perendine, Ai do t’ju tregoje dokumentet e Tij, e ju do t’i njihni ato!” E Zoti yt nuk eshte i pakujdesshem ndaj veprave qe punoni ju

    Rrëfenjat (El-Kasas)

    Surah 28

    [1] Ta, Sin Mim

    [2] Keto jane ajetet e Librit te qarte

    [3] Na do te tregojme ty disa lajme mbi Musain dhe Faraonin, ashtu sic ka qene me te vertete, dhe kete – per ata qe besojne

    [4] Me te vertete, Faraoni eshte madheshtuar ne Toke dhe banoret e tij i ka ne grupacione (shtresa shoqerore); disa prej tyre i ka shtypur – ua mbyste femijet mashkuj, e femrat e tyre ua linte ne jete. Ai, me te vertete, ka qene ngaterrestar

    [5] Na kemi dashur t’u bejme miresi atyre qe kane qene te shtypur ne Toke, e t’i bejme udheheqes ata dhe t’i bejme trashegimtar (te pushtetit te Faraonit)

    [6] dhe t’ua mundesojme atyre vendosjen ne Toke dhe t’jua tregojme Faraoit, Hamanit dhe ushtrise se tyre mu ate prej se ciles frikesoheshin ata

    [7] Dhe, Na, e kemi inspiruar nenen e Musait: “Jepi gji, e kur te frikesohesh (per jeten e tij) hudhe ne det (lumi Nil) dhe mos u frikeso (se do te mbytet), as mos u hidhero; Na, me te vertete, do ta bejme Pejgamber”

    [8] Dhe, familja e Faraonit, e pervetesoi ate, - e qe nje dite – t’u behet armik dhe katastrofe e tyre. Me te vertete, Faraoni e Hamani dhe ushtria e tyre, kane qene mekatare

    [9] Dhe gruaja e Faraonit tha: “Ky, do te jete gezimi im dhe i yti! Mos e mbytni, ndoshta do te na sjelle dobi, ose ta pervetesojme per djale”. E, ata, nuk e parandien perfundimin

    [10] Dhe zemra e nenes se Musait mbeti e zbrazet (nga cdo gje, pos kjtimit te djalit te saj). Dhe, gati qe e zbuloi, sikur mos t’ia kishim forcuar Ne zemren e saj, qe te jete njera nga besimtaret (qe beson, se premtimi i Perendise do te realizohet) –

    [11] Dhe, ajo i tha, motres se atij: “Shko pas tij (femijes)!” dhe, ajo e verejti anash (nga largesia), e ata nuk e hetonin

    [12] E, Na ia kemi pase ndaluar mendeshat (gruaja qe i jep gji femijes se huaj), Musait, e ajo (motra e Musait) tha: “A doni t’ju gjeje nje familje, e cila do te kujdeset per te, duke ia dashur te miren atij?”

    [13] Dhe, Na e kthyem ate – te nena e vet, qe te gezohet e te mos pikellohet, dhe qe te dije se premtimi i Perendise eshte i sigurte, por, shumica e njerezve nuk e dine

    [14] Dhe, kur ai – arriti moshen madhore dhe u zhvillua, Na i dhame atij mencuri dhe dijeni. Keshtu, Na i shperblejme bamiresit

    [15] Dhe, Musai hyri ne qytet, pa u hetuar nga banoret e tij – dhe ne te, hasi dy njerez qe rriheshin. Njeri ishte nga grupi i tij, e tjetri nga grupi i armikut. E, i kerkoi ndihme ai – i grupit te tij kunder atij te popullit armik. Dhe Musai i ra grusht atij dhe e mbyti (Musai) tha: “Kjo eshte pune e djallit! Ai, me te vertete, eshte armik – ngaterrestar i qarte

    [16] (Musai) tha: “O Zoti im! Une me te vertete, i kam bere zullum vetvetes, andaj me fal!” – dhe Ai e fali. Me te vertete, Ai eshte fales e meshirues

    [17] (Musai) tha: “O Zoti im! Pasha te mirat qe m’i ke dhuruar, une nuk do te behem ndihmes i te keqinjeve!”

    [18] Dhe Musai – u zgjua i frikesuar ne qytet, duke pritur se c’do te nodhe kur qe – ia behi ai, qe dje e kishte thirre ne ndihme, e qe perseri – e thirri ne ndihme. Musai i tha: “Ti, me te vertete, je ngaterrestar!”

    [19] Dhe, kur deshi te sulmoje (Musai), ate qe ishte armik i te dyve, i tha ai (israeliti) se po e qellon ate: “O Musa, a don te me mbytesh mua sic e mbyte dje njeriun? Ti deshiron te behesh vetem dhunues ne toke, e nuk deshiron te behesh nga ata qe mbajne rregull”

    [20] Dhe nje njeri, erdhi, duke nxituar prej skajit te qytetit, e tha: “O Musa, paria po konsultohen per me te mbytur ty; andaj dil, se une per ty – jam keshillues i sinqerte”

    [21] E, doli prej tij (Egjiptit) i frikesuar, duke pritur se c’do te ndodhe. Tha (Musai): “O Zoti im, me shpeto prej populli zullumqare!”

    [22] Dhe, kur u nis kah Medjeni, ai tha: “Shpresoj se Zoti im do te me tregoje rrugen e drejte!”

    [23] E, kur arriti tek uji i Medjenit, hasi rreth tij shume njerez, qe u jepnin uje kafsheve. E pervec tyre, verejti dy vasha qe i pengonin kafshet e veta (te pinin uje). Ai (Musai) tha: “C’eshte me ju?” Ato thane: “Na, nuk u japim uje, derisa te mos shkojne barinjte, e baben e kemi fort plak”

    [24] E, Musai – u dha uje kafsheve te atyre vashave, e pastaj u kthye te nje hije (e lisit) dhe tha: “Zoti im cfaredo dhuntie qe te me japesh, une jam nevojtar!”

    [25] Dhe, njera nga ato dyja, erdhi pastaj, duke u turperuar dhe tha: “Me te vertete, te therret babai im qe te shperbleje ty, per ate qe u ke dhene uje shtazeve tona. E, kur erdhi te Shuajbi dhe i tregoi cka ka perjetuar, ai (Shuajbi) tha: “Mos u frikeso, meqe ke shpetuar prej popullit zullumqar

    [26] O babai im, - tha njera nga ato dyja – “merre kete njeri ne sherbim, se – me te vertete, i forti dhe i besueshmi, eshte me i mire qe ta marresh ne sherbim”

    [27] (Shuajbi) tha: “Une dua qe te jap njeren prej ketyre dy vashave te mia, por qe te me sherbesh mua tete vjet; e nese i ploteson dhjete vjet (sherbim), ajo eshte prej te mires (nderes) tende, e une nuk deshiroj te shkaktoj veshtiresi ty. Ti do te gjesh (shohesh) – ne dashte Zoti, se jam prej te mireve”

    [28] (Musai) tha: “Le te jete keshtu ajo, ne mes meje dhe teje. Cilindo afat prej ketyre dyve ta plotesoj, nuk do te mund te me behet verejtje. E, Perendia eshte mbikeqyres per ate qe folem”

    [29] Kur Musai e plotesoi afatin e caktuar dhe u nis me familjen e vet, verejti nje zjarr ne anen e (malit te) Turit. I tha familjes se vet: “Pritni! Me te vertete, kam verejtur nje zjarr. Shpresoj se do t’ju sjelli nje lajm (per orientim te rruges), ose nje un te zjarrit, per t’u nxehur ju”

    [30] E, kur erdhi tek ai (zjarri), u thirr nga ana e djathte (begatshem) e lugines – prej lisit, ne visin e bekuar: “O Musa, me te vertete, Une jam Perendia, Zoti i gjithesise

    [31] Dhe, hudhe shkopin tend!” Kur e hodhi ate dhe e pa se po levize shpejt, sikur te ishte gjarper, u zmbraps me te shpejte e nuk u kthye (te shikoje pas). “O Musa! Afrohu dhe mos u friko! Me te vertete, ti je nga ata, qe jane te mbrojtur

    [32] Fute doren tende ne xhepin e kraherorit – do te paraqitet e bardhe, pa te meta. Dhe, keshtu, permbaju prej frikes! Keto jane dy argumente prej Zotit tend te Faraoni dhe paria e tij; ata, me te vertete jane popull i korruptuar!”

    [33] (Musai) tha: “O Zoti im, une, me te vertete, e kam mbytur nje njeri te tyre, prandaj frikoj se do te me mbysin

    [34] E, vellai im Haruni, eshte me i zhdervjellte se une – ne te folur, andaj dergoje me mua ate, si ndihmes timin, qe t’i vertetoj fjalet e mia. Une, me te vertete, frikohem se ata do te me quajne genjeshtar”

    [35] (Perendia) tha: “Na te forcojme ty me vellaun tend dhe qe te dyve do t’ju japim pushtet; e ata, nuk do te mund t’ju afrohen juve (me qellim te keq); me argumentet Tona, ju dy dhe ata qe do t’ju pasojne, do te jeni fitues”

    [36] Dhe kur Musai u solli argumentet Tona te qarta, ata thane: “Kjo eshte vetem magji e trilluar, dhe ne nuk kemi degjuar kete prej baballareve tane”

    [37] E, Musai tha: “Zoti im e di mire ate qe i sjell udhezimet prej tij dhe ate, qe do ta kete mbarimin e mire; e me te vertete, mohuesit nuk do te shpetojne

    [38] Dhe, Faraoni tha: “O paresi, une nuk di qe per ju ka tjeter zot pervec meje, e ti, o Haman (minister i Faraonit), m’i pjek qerpiqte dhe ma nderto godinen e larte qe te ngritem te zoti i Musait, meqe, une – ate e konsideroj per genjeshtar!”

    [39] Dhe, u madheshtua ai dhe ushtria e tij ne toke pa kurrfare te drejte dhe mendonin se nuk do te kthehen te Ne

    [40] E, Na e denuam ate dhe ushtrine e tij dhe i hodhem ne det, andaj shiko, si qe fundi i zullumqareve

    [41] E, i kemi pase bere udheheqes, qe thirrnin ne ate qe shpie ne zjarr; e ne Diten e Kijametit nuk do te ndihmohen

    [42] Dhe Na – i kemi percjelle ata ne kete jete, me mallkim, e ne Diten e Kijametit do te jene te keqtrajtuar

    [43] Na, me te vertete, ia kemi dhene Musait Librin pasi i kemi shkaterruar popujt e lashte, qe te jete drite per njerezit dhe udhezim e meshire – per t’u keshilluar ata

    [44] Dhe ti (o Muhammed!) nuk ke qene ne anen perendimore (te Turit), kur Ne ia besuam Musait profetnine dhe ti nuk ishe deshmitar (i kesaj ngjarjeje)

    [45] Por, Ne kemi krijuar shume gjenerata e ka kaluar nje kohe e gjate. E, ti – nuk ke qendruar ne mesin e banoreve te Medjenit, qe t’ju lexosh (Mekkasve) argumentet Tona, por Ne t’i kemi derguar ty (lajmet e ketyre mrekullive)

    [46] Dhe, ti nuk ke qene prane Turit, kur Na e kemi thirre (Musain), por (te kemi derguar ty) nga meshira e Zotit tend per t’i paralajmeruar njerezit, te cileve nuk u ka ardhur kurrfare paralajmeruesi para teje, per t’u keshilluar ata

    [47] dhe, qe te mos thone kur t’i godas denimi, per ate qe kane bere: “O Zoti yne, te na kishe derguar pejgamber qe t’i pasojme argumentet Tuaja dhe te behemi besimtare

    [48] Pasi qe u erdhi e Verteta prej Nesh, thane ata (arabet): “Sikur t’ju kishte dhene (Muhammedit) dicka e ngjashme sic i eshte dhene Musait!” Valle, a nuk e mohuan ata – ate qe iu kishte dhene Musait me pare? Ata kane thene: “Keto jane dy magji (Teurati dhe Kur’ani), qe ndihmohen reciprokisht”. Dhe, (Mekkasit) thane: “Na, nuk besojme ne asnjeren”

    [49] Thuaju atyre: “Sillni nje liber nga Perendia, i cili udhezon me mire nga keta te dy (Teurati dhe Kur’ani), une do te pasoj ate, nese thoni te verteten!”

    [50] E nese ata nuk te pergjegjen ty, dije se ata ndjekin vetem pasionin e vet. E, kush valle, ka humbur me teper se ai qe ndjek pasionin e vet, pa udhezim prej Perendise? Perendia, me te vertete, nuk e udhezon popullin zullumqare

    [51] Na, ua dergojme atyre fjalet njeren pas tjetres (Kur’anin), per t’u keshilluar ata

    [52] Atyre qe Ne ua kemi dhene Librin para tij (Kur’anit), ata i besojne atij

    [53] dhe, kur t’ju lexohet atyre (Kur’ani), ata thone: Ne e besojme ate. Me te vertete, ai (Kur’ani) eshte (i zbritur) nga Zoti yne. Na – edhe me pare kemi qene muslimane”

    [54] Atyre do t’u jepet shperblimi i dyfishte, meqe kane duruar dhe qe te keqen e kthejne me te mire – dhe ndajne nga ajo qe u kemi dhene Ne

    [55] e kur te degjojne ndonje marrezi, shmangen prej saj dhe thone: “Veprat tona jane per ne e veprat tuaja jane per ju; paqa qofte mbi ju (lamtumire!) Na nuk duam shoqeri me te padishmit (xhahilat)”

    [56] Ti (o Muhammed), me te vertete, nuk mund ta udhezosh (ne forme imponuese) ne rrugen e drejte, ate qe deshiron ti, - por Perendia e udhezon (ne te gjitha normat). Ai, i di me se miri ata qe jane te udhezuar

    [57] Dhe ata thone: “Nese ne – me ty ndjekim rrugen e drejte (islamizmin), shpejt do te jemi te debuar nga vendlindja”. Valle, a nuk u kemi dhene rast Na – atyre, qe te qendrojne ne vendin e shenjte dhe te sigurte, ku – sillen frytet e llojllojshme – ushqim prej Nesh; por, shumica e tyre nuk e dine

    [58] E, sa e sa fshatra e qytete i kemi zhdukur Ne, banoret e te cileve kane bere jete te shfrenuar! Ja, shtepiat e tyre (te shkreteruara), te cilat, nuk jane banuar pas tyre – vetem pak kohe, dhe Ne kemi qene trashegimtare

    [59] Dhe, Zoti yt – kurre nuk i ka shkaterruar vendbanimet, para se t’u dergoje pejgamber ne kryeqytetin e tyre, i cili ju ka treguar argumentet Tona. Dhe, Ne – kurre nuk i kemi shkaterruar vendbanimet, por vetem kur banoret e tyre kane qene zullumqare

    [60] Cdo gje qe ju eshte dhene juve, ajo eshte kenaqesi e kesaj jete dhe stoli e saj, e ajo qe eshte te Perendia, ajo eshte me e mire dhe me e perhershme. Valle, a nuk po mendoni ju

    [61] Si mund te jete i njejte ai, te cilit i kemi premtuar shperblim te mire, e ai do ta arrije ate dhe atij qe i kemi dhene kenaqesi ne jeten e kesaj bote, e i cili pastaj, ne Diten e Kijametit, do te gjendet ne zjarr

    [62] (Dhe, kujtoju o Muhammed!) Diten, kur do t’i thirre (Perendia) ata dhe u thote: “Ku jane ata qe ju i konsideronit per shoke te Mi?”

    [63] Do te thone ata, te te cilet eshte sendertuar fjala (Jone), O Zoti yne, keta jen ata, qe na i kemi zhgenjyer, - e i kemi zhgenjyer ata, ashtu sic kemi qene edhe ne te zhgenjyer. Na heqim dore prej tyre te Ti; ata nuk na kane adhuruar neve”

    [64] Dhe, do t’u thuhet atyre: “Thirrni hyjnite tuaja! E, ata do t’i thirrin ato, por ato nuk do t’ju pergjigjen (atyre). E, do ta shohin denimin. Sikur te kishin qene ne rrugen e drejte, (nuk do te kishin perjetuar denimin)

    [65] (Dhe, kujtoju o Muhammed!) Diten kur do t’i thirre (Perendia) ata dhe u thote: “C’ju keni pergjegjur pejgambereve?”

    [66] Ate dite, atyre lajmet do t’u jene memece (te shurdheta); e ata nuk do te mund te pyesin njeri-tjetrin (asgje)

    [67] E, ai qe pendohet, e beson dhe punon vepra te mira, do te jete nga te shpetuarit

    [68] Dhe, Zoti yt krijon c’te doje dhe Ai zgjedh; e, ata (adhuruesit e idhujve), nuk mund te zgjedhin. Qofte i falenderuar Perendia dhe larg nga ato qe i pershkruhen Atij per shok

    [69] Dhe, Zoti yt, di cka fshehin zemrat e tyre, e cka shprehin ata

    [70] Dhe, Ai eshte Perendia! S’ka zot tjeter pervec Tij! Per Te eshte falenderimi ne kete jete dhe ne tjetren! Per Te eshte vendimi (per cdo fjale) dhe tek Ai – do te ktheheni

    [71] Thuaju (o Muhammed!): “Cka mendoni ju, nese Perendia ua bene naten te perhershme deri ne Diten e Kijametit, cili zot – pos Perendise, do t’ua sillte driten? Valle, a nuk po degjoni ju?”

    [72] Thuaju (o Muhammed!): “Cka mendoni ju nese Perendia ua bene diten te perhershme deri ne Diten e Kijametit, cili zot – pos Perendise, do t’ua sjelle naten, ne te cilen qetesoheni ju? Valle, a nuk po shihni ju

    [73] Dhe prej meshires se Tij, ua ka bere juve naten dhe diten, qe te qetesoheni ne te dhe te kerkoni nga dhuntite e Tij, - dhe qe ju te jeni mirenjohes”

    [74] Dhe (kujtoju) Diten kur i therret (Perendia) dhe u thote: “Ku jane ata qe ju i konsideronit per shoke te Mi?”

    [75] Dhe, Ne, prej cdo populli do te sjellim nga nje deshmitar e do te themi: “Paraqitni argumentet tuaja!” Ata do ta dine se e verteta eshte (vetem) e Perendise, e do te humbin ato qe i trillonin ata

    [76] Me te vertete, Karuni ka qene nga populli i Musait, por qe ai (Karuni) i eksploatoi ata. E, Ne, i patem dhene atij aq thesar – saqe celesat e tyre veshtire do te mund t’i bartin nje grup njerezish te fuqishem. (Kujtoje ti, o Muhammed!) kur njerezit e popullit te tij, i thane (Karunit): “Mos u shfreno (me pasuri) Perendia, me te vertete, nuk i do ata qe shfrenohen

    [77] Dhe, kerko ti jeten e botes se ardhshme me ate qe te ka dhene Perendia, e mos harro pjesen tende ne kete bote. Benu mire te tjereve ashtu si te ka bere ty mire Perendia. Mos kerko ngaterresa ne Toke! Me te vertete, Perendia nuk i do ngaterrestaret”

    [78] Ai (Karuni) tha: “Kjo me eshte dhene vetem ne baze te dijenise sime”. E, valle, a nuk e di ai, se Perendia i ka zhdukur shume brezni para tij, te cilet kane qene me te fuqishem dhe qe paten grumbulluar me shume se ky. Dhe, njerezit e keqinj, as qe do te pyeten per arsyetimin e mekateve te tyre

    [79] E, doli ai (Karuni) para popullit te vet me shkelqimin (salltanatin) e tij. E, thane ata qe lakmonin jeten e kesaj bote: “Ah! sikur te na ishte dhene edhe neve si Karunit! Ai, (me te vertete), ka fat te madh”

    [80] E, njerezit e dijshem thonin: “Mjere per ju! Shperblimi i Perendise eshte me i mire per ate qe beson dhe punon vepra te mira, e do t’u jepet ky (shperblim) vetem te durueshmeve”

    [81] Dhe Ne, e kemi fundose ate (Karunin) dhe shtepine e tij ne toke, dhe askush nuk ka mund t’i ndihmoje atij nga denimi i Perendise, e as qe ka mund te mbrohet (prej denimit te Perendise)

    [82] E, ata, qe me pare deshironin te jene ne poziten e tij, thoshin: “Ububu! Po duket se Perendia, me te vertete, i jep bollek kujt te doje prej roberve te Tij dhe ia mungon (kujt te doje). Sikur Perendia te mos na kishte bere dhunti neve, me te vertete, do te na kishte fundose. Ububu! (po duket se) me te vertete, mohuesit nuk kane shpetim!”

    [83] Ate shtepine e botes tjeter, Na do ta bejme per ata qe nuk deshirojne madheshti e as ngaterresa ne Toke. E, perfundimi (i mire) eshte per ata qe ruhen nga te keqiat

    [84] Kush bene nje te mire, per te ka shperblim me te mire (se ate qe ka punuar). E, ai qe ben nje te keqe, ai denohet vetem aq sa e meriton vepra e tij

    [85] Me te vertete, Ai qe ta ka shpalle ty Kur’anin, do te ktheje ty ne vendin qe te eshte premtuar. Thuaj: “Zoti im di me se miri kush ka ardhur me udhezim te drejte, e kush eshte ne humbje te plote

    [86] Ti nuk ke shpresuar se do te dergohet Libri (Kur’ani), pervec meshires nga Zoti yt (te eshte shpalle ty); andaj, kurrsesi mos iu bene ndihmes mohuesve

    [87] Dhe, kurrsesi – le te mos pengojne ty (ata) prej ajeteve te Perendise, pasi qe te jane shpallur ty! Lutju Zotit tend eh kurrsesi mos u bene prej idhujtaresh

    [88] Dhe, mos adhuro – pos Perendise, zot tjeter! S’ka zot tjeter pervec Tij! Cdo gje, pos Tij, eshte e destinuar te shkaterrohet! Per Te eshte gjykimi dhe tek Ai eshte kthimi

    Merimanga (El-Ankebut)

    Surah 29

    [1] Elif, Lam, Mim

    [2] mendojne njerezit se do te lihen (te qete) nese thone: “Na kemi besuar! E qe ata nuk do te vihen ne sprove

    [3] E, me te vertete, Ne i kemi sjelle ne sprove, ata qe kane qene para tyre, e Perendia do te tregoje per ata qe thone te verteteen dhe per ata qe genjejne

    [4] A mos mendojne ata qe bejne vepra te keqia – se do t’i shpetojne (denimit Tone)? Sa keq po gjykojne ata

    [5] Kush shpreson takimin te Perendia – me te vertete do te arrije Dita e caktuar. E Ai, i degjon dhe i di te gjitha

    [6] Kush perpiqet (ne rrugen e Perendise), perpiqet vetem per te miren e vetvetes, se Perendia, me te vertete, eshte i pavarur prej cdo gjeje

    [7] E, ata qe besojne dhe punojne vepra te mira, me siguri do t’u shlyejme te keqiat e tyre dhe do t’i shperblejme ata me mire se punen qe kane bere

    [8] Na e kemi obliguar cdo njeri, qe t’u beje mire prinderve te vet. Por nese ata te nxisin ty qe te me besh Mua shok, per te cilin ti nuk di asgje, atehere mos i degjo ata. Tek Une do te ktheheni ju, e do t’ju lajmeroj Une juve per ate qe keni punuar

    [9] Dhe ata qe kane besuar dhe kane bere pune te mira, me siguri do t’i radhisim ne mesin e te mireve

    [10] E, ka disa njerez qe thone: “Na besojme Perendine”. E, kur te sillet ne shqetesim per Perendine, ai e konsideron sprovimin e njeriut – ashtu si denimin e Perendise. E, kur te vije ndihma prej Zotit tend, ata, me siguri – do te thone: “Na kemi qene me ju”. Valle! A nuk e di Perendia me se miri se c’ka ne zemrat e cdokujt

    [11] Perendia, me siguri, do t’i tregoje ata qe kane besuar, dhe do t’i tregoje hipokritet

    [12] Dhe mohuesit u thone besimtareve: “Ndiqni rrugen tone, e ne do t’i bartim gabimet tuaja!” Por, ata nuk jane bartes te asnje gabiti te tyre, ata, me te vertete, jane genjeshtare

    [13] Ata (mohuesit), do t’i bartin brengat e veta dhe bashke me bregat e tyre, edhe brengat tjera – dhe ata, me te vertete, do te pyeten Diten e Kijametit per ate qe trillonin

    [14] Ne e kemi derguar Nuhun te populli i tij – e ai qendroi ne mesin e tyre nje mije pa pesedhjete vjete, e i perfshiu ata permbytja (nga uji), meqe ishin zullumqare

    [15] Dhe Ne, e shpetuam ate dhe ata qe u gjenden ne barke, dhe e beme dokument (te fuqise Sone) per te gjithe

    [16] Dhe (kujtoje) Ibrahimin kur i pat thene popullit te vet: “Adhuronie Perendine dhe druajuni Atij. Kjo eshte me se miri per ju, nese e dini

    [17] Ju, pos Perendise, me te vertete, po adhuroni idhuj dhe po shpifni genjeshtra. Me te vertete, ata qe po i adhuroni ju pos Perendise, nuk kane pushtet t’ju furnizojne juve, andaj, te Perendia kerkoni furnizimin dhe adhuronie Ate dhe falenderohuni Atij. Tek Ai do te ktheheni

    [18] E, nese ju me konsideroni per genjeshtar, madje edhe popujt e meparshem i kane konsideruar per genjeshtar (pejgamberet e vet). E, pejgamberi eshte i obliguar vetem qe te shpall qartazi

    [19] Valle, a nuk verejten ata se si Perendia i zu fill krijesat prej asgjeje, e pastaj perseri i kthen ne jete (pas vdekjes). Kjo, me te vertete, per Perendine eshte lehte

    [20] Thuaj: “Udhetoni neper Toke (Bote) dhe shikoni se si i ka zene Ai fillin krijesave (prej asgjeje), e pastaj Perendia u jep gjalleri per te dyten here. Me te vertete, Perendia eshte i pushtetshem per cdo gje

    [21] Ai ndeshkon ate qe don Ai dhe e meshiron ke te doje Ai, dhe te Ai do te ktheheni

    [22] Ndeshkimit te Tij nuk mund t’i shpetoni as ne Toke as ne qiell, e pos Perendise, nuk keni as mbrojtes as ndihmes

    [23] E, ata qe mohojne ajetet e Perendise dhe takimin e Tij, te atillet e kane humbur shpresen ne meshiren Time dhe per ta do te kete denim te dhembshem”

    [24] E, populli i tij, nuk paten kurrfare pergjegje, pervec se thane: “Mbyteni ate ose digjeni!” – por, Perendia e shpetoi ate nga zjarri. Keto jane, ne te vertete argumente per popullin qe beson

    [25] Dhe, (Ibrahimi) tha: “Ju, me te vertete, keni marre, pos Perendise, (adhurimin) e idhujve, per shkak te dashurise ne mes jush – ne kete jete. E, ne Diten e Kijametit do ta mohoni njeri-tjetrin. Dhe strehimorja juaj eshte zjarri. Dhe s’ka per ju kurrfare ndihmesi

    [26] E, Luti i besoi atij (Ibrahimit) dhe (Ibrahimi) tha: “Une do te emigroje te Zoti im; me te vertete, Ai eshte i Plotefuqishem dhe i Gjithedijshem

    [27] Dhe, Ne ia kemi dhuruar Is’hakun dhe Jakubin dhe pasardhesve te tij u kemi dhene profetnine dhe Librin, e i kemi dhene atij shperblimin ne kete bote. Me te vertete, ai edhe ne jeten tjeter, do te jete prej njerezve te mire

    [28] Dhe, (kujtoje), Lutin, kur i tha popullit te vet: “Ju, me te vertete, beni so marrezirash cfare askush para jush nuk ka bere ne bote

    [29] beni marredhenie (seksuale) me meshkuj, pengoni (nderpreni) rruget (me te keqia) dhe ne tubimet tuaja beni punet me te ndyta”. E, populli i tij, nuk paten kurrfare pergjegje, pervec se thane: “Hajt, sillna denimin e Perendise nese thua te verteten!”

    [30] Tha (Luti): “O Zoti im, me ndihmo kunder popullit ngaterrestare!”

    [31] Dhe, kur te derguarit Tone (engjejt), i sollen sihariq Ibrahimit, thane: “Na do t’i zhdikim banoret e ketij vendbanimi, sepse, banoret e tij jane zullumqare”

    [32] Tha (Ibrahimi): “Me te vertete, ne mesin e tyre eshte Luti”. Ata thane: “Na e dime mire ate qe eshte ne mesin e tyre, - Na do ta shpetojme ate dhe familjen e tij, perpos gruas se tij, ajo do te jete me ata qe jane per denim”

    [33] E, kur te derguarit Tone, i erdhen Lutit, u shqetesua ai per ardhjen e tyre e u shtangua. Dhe ata i thane: “Mos u friko dhe mos u brengos! Na do te shpetojme ty dhe familjen tende, pos gruas tende. Ajo do te jete me ata qe jane per denim

    [34] E, me te vertete, mbi banoret e ketij vendbanimi, do te leshojme denimin nga qielli, ngase ata jane te korruptuar

    [35] Dhe, prej tij kemi lene nje dokument te dukshem per popullin qe mendon

    [36] (I kemi derguar) edhe Medjenit vellaun e tij Shuajbin, e ai ka thene: “O populli im, adhuronie Perendine, shpresoni ne Diten e Kijametit (shpetimin) dhe mos beni keq ne toke, si ngaterrestare!”

    [37] Por, ata, e pergenjeshtruan ate, e i goditi ata termet i tmerrshem dhe ata gdhine ne shtepite e tyre te vdekur e te gjunjezuar

    [38] (Dhe kujtoje) Adin dhe Themudin, e ju e kishit te qarte (cka ka ndodhur) me shtepite e tyre. Atyre, djalli ua ka zbukuruar veprat e tyre, e madje i ka shmangur nga rruga e drejte, edhe pse kane qene largpames

    [39] Dhe, (kujtoje) Karunin dhe Faraonin dhe Hamanin! Me te vertete, atyre u ka ardhur Musai me dokumente te qarta, e qe ata u mendjemadhesuan ne Toke dhe nuk i shpetuan denimit

    [40] Ne te gjithe i kemi denuar per mekatin e vet. Ne, disave u kemi derguar fortunen dhe disa te tjere i ka goditur zeri i tmerrshem, ndersa disa prej tyre i kemi sharruar ne toke; e disa prej tyre i kemi fundose ne uje. E, Perendia nuk u ka bere atyre zullum, por ata vetes i kane bere zullum

    [41] Shembulli i atyre qe kane marre ndihmes, pos Perendise, - eshte si shembulli i marimanges, e cila ka ndertuar per vete shtepine (per t’u ruajtur), e shtepia me e dobet eshte rrjeti i marimanges. Sikur ta dinin (kete) ata

    [42] Me te vertete, Perendia i di (te gjitha) ato qe i adhurojne ata, pos Atij; Ai eshte i Plotefuqishem dhe i Gjithedijshem

    [43] Dhe, keta shembuj – Ne u paraqesim njerezve, por keta nuk i kupton kush, pos dijetareve

    [44] Perendia ka krijuar qiejt dhe Token me qellim te plote; ne kete, me te vertete, ka argument per besimtaret

    [45] Lexo Librin (Kur’anin) qe te eshte shpallur ty dhe kryeje namazin! Namazi, me te vertete, te largon (pengon) nga korrupcioni dhe nga cdo veper e shemtuar. E, te permendurit e Perendise eshte me e madhja (lutje)! – E, Perendia di cka punoni ju

    [46] Dhe, polemizoni me ithtaret e Librit ne menyren me te bukur, por jo me zullumqaret e tyre. Dhe, thuani ju: “Na besojme ne ate qe na eshte shpallur neve dhe ne ate qe u eshte shpallur juve. Edhe Zoti yne edhe Zoti juaj eshte nje – dhe na Atij i perulemi”

    [47] Dhe, keshtu Na ta kemi shpallur ty Librin (Kur’anin). E, atyre qe u kemi shpallur Librin (Teuratin), besojne ne kete (Kur’an). E, disa (nga Mekkasit) besojne ne te (Kur’an), e ajetet Tona i mohojne vetem mohuesit

    [48] Dhe ti – para (Kur’anit) nuk ke lexuar kurrfare libri, e as qe ke shkruar me doren tende, (se) atehere, do te dyshonin te degjeneruarit

    [49] Jo! Ai (Kur’ani) – eshte me argumente te qarta ne zemrat e tyre qe u eshte dhene dija, e argumentet Tona i mohojne vetem zullumqaret –

    [50] dhe thone: “Perse (Muhammedit) nuk i jane zbritur mrekulli nga Zoti i tij?” Thuaj: “Mrekullite jane vetem te Perendia, e une jam vetem paralajmerues i qarte”

    [51] Valle, a nuk u mjafton atyre qe Ne ta kemi shpallur ty Librin, i cili u lexohet atyre? Me te vertete ne te ka meshire dhe keshille per popullin qe beson

    [52] Thuaj: “Mjafton Perendia deshmitar mes meje dhe jush. Ai di cka ka ne qiej dhe ne Toke. E, ata qe besojne ne idhuj (trillime), e nuk besojne ne Perendine, ata jane te humbur

    [53] Dhe, ata kerkojne prej teje shpejtimin e denimit. E, sikur te mos ishte afati i caktuar, atyre do t’u kish arritur denimi. Dhe, me siguri, atyre, do t’u vie papritmas e nuk do ta hetojne

    [54] Ata kerkojne prej teje shpejtimin e denimit; e, me te vertete, xhehennemi do t’i perfshije te gjithe mohuesit –

    [55] ne Diten kur t’i kaploje denimi mbi ta dhe nen kembet e tyre. Dhe, (engjelli) thote: “Shijoni denimin per ate qe keni bere!”

    [56] O roberit e Mi qe keni besuar, me te vertete, Toka Ime eshte e gjere, andaj me adhuroni vetem Mua

    [57] Cdokush do te shijoje vdekjen dhe pastaj do te ktheheni tek Une

    [58] Na, ata qe besojne dhe bejne vepra te mira, do t’i vendosim ne pallatet e xhennetit, nen te cilet rrjedhin lumenjte, aty do te qendrojne pergjithmone. Sa i bukur eshte shperblimi i punetoreve

    [59] te cilet kane duruar dhe jane mbeshtetur te Zoti i tyre

    [60] E, sa shtaze ka, te cilat nuk e bartin me vete furnizimin. Perendia i furnizon ato dhe juve! Ai, i degjon te gjitha dhe i di te gjitha

    [61] E, nese i pyet ti ata: “Kush i ka krijuar qiejt dhe Token dhe kush e nenshtroi Diellin e Henen?” – ata, me siguri, do te thone: “Perendia!” E, kah po arratisen atehere

    [62] Perendia, ia zgjeron furnizimin kujt te doje nga roberit e Tij, e dikujt ia zvogelon. Perendia, me te vertete, eshte i dijshem per cdo gje

    [63] E, nese ti i pyet ata: “Kush e ka zbritur ujin nga qielli, e me te e gjalleron token e shkreteruar?” Me siguri, do te thone ata: “Perendia!” Thuaj: “Falenderimi qofte per Perendine!” Por, shumica e tyre nuk mendojne

    [64] Jeta e kesaj bote nuk eshte gje tjeter pervec se argetim dhe loje. E, me te vertete, jeta e botes tjeter eshte jete. Sikur ta dinin ata kete

    [65] Kur te hipin ne barke, i luten Perendise sinqerisht, e kur Ai t’i sjelle (shpetoje) ne toke, pernjeheresh ata i bejne shok Atij

    [66] per te mohuar ate qe u kemi dhene Ne dhe per t’u kenaqur. E, shpejt do ta dine ata

    [67] Valle, a nuk e verejne ata, se Ne e kemi bere Haramin (Mekken) te sigurte, kurse njerezit rreth tij po grabiten (e mbyten)? E, valle, a po besojne ata ne gjera te kota, ndersa dhuntine e Perendise po e mohojne

    [68] Kush eshte zullumqar me i madh se ai qe trillon genjeshtra kunder Perendise ose mohon te verteten qe i ka ardhur? Valle, a nuk eshte xhehennemi vend per mohuesit

    [69] E, ata qe luftojne (perpiqen) per te mirat Tona, Na, me siguri do t’i udhezojme ne rrugen Tone. Perendia, me te vertete, eshte me te miret

    Rumët (Er-Rum)

    Surah 30

    [1] Elif, Lam, Mim

    [2] U munden Bizantinet

    [3] ne afersi te tokes (arabe), por ata pas thyerjes se tyre, me siguri do te fitojne

    [4] brenda shtate – nente (disa) vjeteve; me te vertete, vendimi i Perendise, eshte para (humbjes) dhe pas (fitorjes). Dhe, ate dite, do te gezohen besimtaret –

    [5] per ndihmen e Perendise, - Ai ndihmon ke te doje dhe Ai eshte i Plotefuqishem dhe Meshirues –

    [6] (ky eshte) premtimi i Perendise, e Perendia nuk e then premtimin e vet, por shumica e njerezve nuk e dine

    [7] Ata dine vetem anen siperfaqesore te kesaj jete, ndersa per jeten tjeter jane te pakujdesshem (indiferent)

    [8] Valle, a nuk mendojne ata per vetveten? Perendia, ka krijuar qiejt dhe Token dhe ato qe gjenden ne mes tyre – vetem me qellim dhe afat te caktuar. E, me te vertete, shumica e njerezve nuk besojne ne takimin me Zotin e tyre

    [9] Valle, a nuk kane udhetuar neper bote e te shohin se si kane pefunduar popujt e meparshem? Ata, kane qene me te forte se keta, dhe token e kane shfrytezuar dhe punuar me mire se qe e punojne keta, e pejgamberet e tyre u kane sjelle argumente te qarta. Perendia, nuk u ka bere atyre zullum, por ata vetvetes i kane bere zullum

    [10] Pastaj, perfundimi i atyre qe punuan keq, qe e keqja e madhe, ngase i pergenjeshtronin ajetet e Perendise dhe talleshin me to

    [11] Perendia e fillon krijimin (prej asgjeje), e pastaj, e perserite (pas vdekjes), dhe pastaj tek Ai do te ktheheni

    [12] E, ate dite kur te arrije Casti (Dita e Kijametit), njerezit e keqinj do te mbesin shpresekeputur

    [13] ata nuk do te kene ndermjetes nga idhujt e vet, dhe ata do t’i mohojne idhujte e tyre

    [14] E, ate dite kur te arrije casti i ringjalljes (Dita e Kijametit), ate dite ata, - do te ndahen

    [15] ata qe ane besuar dhe qe kane punuar vepra te mira – ne kopshtin e xhennetit do te jene te gezuar

    [16] e ata qe kane mohuar dhe pergenjeshtruar ajetet Tona dhe takimin ne Diten e Kijametit, ata do te hudhen ne zjarr

    [17] Laresonie Perendine kur bie muzgu dhe kur gedhine drita

    [18] Dhe, per Te eshte falenderimi ne qiej dhe ne Toke – ne mbremje dhe ne mesdite –

    [19] Ai, krijon (nxjerre) te gjallin prej te vdekurit, dhe krijon te vdekurin prej te gjallit dhe e gjalleron token pas vdekjes (shkreterimit) te saj; - poashtu edhe ju do te nxirreni (prej varreve – te ringjallur)

    [20] Dhe, prej argumenteve te Tij, eshte qe ju u krijuat prej dheut, pastaj pernjehere jeni bere njerez dhe jeni shperndare ne te gjitha anet

    [21] dhe njeri prej argumenteve te Tij, eshte qe prej jush jane krijuar femrat, qe te qetesoheni prane tyre, dhe qe ne mes jush te linde (vendoset) dashuria dhe meshira. Me te vertete, ne kete, ka argumente per njerezit qe mendojne

    [22] dhe njeri prej argumenteve te Tij, eshte krijimi i qiejve dhe i Tokes, dhe llojllojshmeria e gjuheve tuaja dhe ngjyrave tuaja (racave). Me te vertete, ne kete, ka argumente per te diturit

    [23] dhe njeri prej argumenteve te Tij, eshte gjumi juaj – naten dhe diten, dhe kerkesa e juaj nga dhuntite e Tij. Me te vertete, ne kete ka argumente per njerezit qe degjojne

    [24] dhe njeri prej argumenteve te Tij, eshte paraqitja e vetetimes – frike dhe shprese, e qe ua dergon shiun prej qiellit, qe me te, te gjallerohet toka pas shkreterimit te saj. Me te vertete, ne kete ka argumente per njerezit qe mendojne

    [25] Dhe njeri prej argumenteve te Tij, eshte qe qiejt dhe Toka qendrojne sipas urdherit te Tij, pastaj kur t’ju therret Ai me nje te thirrur nga toka, ju atehere – pernjehere do te dilni (do te ringjalleni)

    [26] Dhe, Atij i perkasin cka ka ne qiej dhe ne Toke. Te gjitha iperulen Atij

    [27] Ai krijon prej asgjeje, dhe Ai e perseriti ate; per Te kjo eshte shume lehte. Atij i perkasin virtytet me te larta ne qiej dhe ne Toke. Ai eshte i Plotefuqishem dhe i Gjithedijshem

    [28] Ai u ka sjelle nje shembull prej vet jush: a jane shoke me ju – sklleverit tuaj, ne furnizimin Tone qe u kemi bere juve, e ju jeni te njejte ne furnizim, dhe ju i druani atyre sikur qe i druani njeri-tjetrit? (E, si atehere me beni shok Mua?) – Ja, keshtu Ne, ua shpjegojme argumentet Tona, njerezve qe mendojne

    [29] Por, zullumqaret, nga padijenia ndjekin qejfet e veta. E, kush do ta udhezoje ate qe e ka humbur Perendia? Dhe, per ta, nuk ka kurrfare ndihmesi

    [30] Drejtohu me perkushtim ne fene e drejte, krijimtarine e Perendise, sipas te ciles Ai i ka krijuar njerezit. S’ka ndryshim ne krijimtarine e Perendise. Kjo eshte fe e drejte, por shumica e njerezve nuk e dine

    [31] duke iu drejtuar Atij (Perendise)! Druajuni Atij dhe falni namazin e mos u beni si ata qe i bejne shok Atij

    [32] si ata, qe fene e vet e kane percare dhe jane ndare ne grupe, e cdo grup eshte i kenaqur me ate qe ka para vetes

    [33] E, kur njerezit i godet ndonje e keqe, ata i luten Zotit te vet, duke iu kthyer vetem Atij, e pastaj, kur Ai t’u jap te shijojne meshiren e Tij, atehere nje grup prej tyre – i bejne shok Zotit te vet

    [34] per ta mohuar ate qe u kemi dhene Ne. (U thuhet atyre): “E, kenaquni, meqe se shpejti do ta dini!”

    [35] A mos valle u kemi derguar Ne atyre (ndonje) argument, qe flet per ate qe me benin Mua shok ata

    [36] E, kur Ne t’u japim njerezve ta shijojne dhuntine, ata gezohen me te, e kur t’i godas fatkeqesia per ate qe e kane punuar duart e tyre, atehere e humbin shpresen

    [37] Valle, a nuk dine ata se Perendia i jep furnizim te gjere dhe ia pakeson kujt te doje. Me te vertete, per kete ka argument per njerezit qe besojne

    [38] Jepja te afermit te drejten e tij, edhe te varferit edhe udhetarit (qe ka ngele ne rruge)! Kjo eshte me se miri per ata qe e duan kenaqesine e Perendise; e te tillet jane te shpetuar

    [39] E, te hollat qe i jepni per t’u shtuar me te hollat e njerezve tjere, nuk do te shtohen te Perendia, kurse ckado qe te jepni nga lemosha, per ta arritur kenaqesine e Perendise, te atilleve do t’u shumefishohen (te mirat)

    [40] Perendia eshte ai qe ju ka krijuar, e ju ka dhene furnizim; pastaj ju vdes e pastaj ju ngjalle. A ka ndonje nga idhujt tuaj qe bene dicka kesisoji? Ai, eshte i lavderuar dhe i lartesuar nga ajo qe ata i bejne shok Atij

    [41] U shfaq ngaterresa ne toke dhe ne det per ate qe punuan duart e njerezve, qe t’u jape te shijojen pjese nga ajo qe kane punuar, per t’u kthyer ata ne permiresim

    [42] Thuaj (o Muhammed!): “Udhetoni neper bote e shikoni si ka qene perfundimi i te meparshmeve; shumica e tyre kane qene idhujtare

    [43] Drejtohu ti me perkushtim ne fene e drejte (islamizmin), para se te vie prej Perendise Dita qe nuk mund te shtyhet (nga askush). Ate dite – ata do te ndahen

    [44] ata qe nuk kane besuar, mohimi eshte ne dem te tyre, e ata qe kane punuar vepra te mira – vetes i kane pergatitur (te mira)

    [45] ata qe kane besuar dhe kane bere vepra te mira, Perendia do t’i shperbleje nga dhuntite e Veta. E, ai, me te vertete, nuk i don mohuesit

    [46] Dhe, njeri prej dokumenteve te Tij, eshte dergimi i ererave sihariquese, qe te shijoni nga meshira e Tij, qe anija te lundroje me urdherin e Tij, qe te kerkoni nga dhuntia e Tij dhe qe te jeni mirenjohes

    [47] Dhe, me te vertete, Na, kemi derguar pejgamber para teje – te popujt e tyre, e ata u kane ardhur atyre me argumente te qarta, e i kemi ndeshkuar ata qe kane bere mekate, - e per ne, eshte qe t’i ndihmojme besimtaret

    [48] Perendia eshte ai qe i dergon ererat, qe ato t’i levizin rete, e (Ai) i shperndane ato neper qiell si te doje dhe i copton ato ne pjese-pjese, e ti sheh shiun si bie prej tyre. E, me te mund ta dhuroje ke te doje nga roberit e Vet, e atehere ata gezohen pernjeheresh

    [49] edhe pse, me te vertete, para se t’u vie shiu, kane qene te deshperuar

    [50] Andaj, shikoji gjurmet e meshires se Perendise, si e gjalleron token pas shkreterimit te saj. Ai, me te vertete, do t’i ringjalle edhe te vdekurit dhe Ai eshte i pushtetshem per cdo gje

    [51] Dhe, sikur te dergonim Ne – furtune, e ata te shihnin qe cdo gje eshte zverdhur, edhe pas kesaj do te mbeteshin mohues te dhuntive

    [52] Me te vertete, ti (o Muhammed!) nuk mund te besh qe i vdekuri, dhe as i shurdheti te degjojne tirrjen kur ata ta kthejne shpinen ty duke u larguar

    [53] dhe ti nuk mund ta udhezosh te verberin nga humbja e tij. Ti, mund te besh qe te degjojne vetem ata qe besojne ne ajetet Tona. Dhe, ata jane muslimane te vertete

    [54] Perendia eshte ai qe ju ka krijuar prej nje dobesie, pastaj – pas dobesise, u ka bere te fuqishem, e ju ka bere – pas fuqise te dobet dhe pleqe; Ai krijon cka te doje; Ai eshte i Plotedijshem dhe i pushtetshem per cdo gje

    [55] Dhe, ate Dite kur te arrije Casti (Kijameti), betohen mekataret, se ne varr (toke) kane qendruar nje kohe te shkurter. Keshtu ata shmangen nga e Verteta

    [56] E, (mekatareve), te cileve u eshte dituria dhe besimi, u thone: “Ju, me te vertete, keni qendruar aq sa ju ka caktuar Perendia ne Liber – deri ne Diten e ringjalljes, - e ja kjo eshte Dita e ringjalljes, por qe ju (kete) nuk e keni ditur”

    [57] Ate Dite – atyre qe kane bere zullum – nuk do t’u beje dobi arsyetimi, as nuk do t’u lejohet qe te kerkojne falje

    [58] Dhe, me te vertete, ne kete Kur’an, Na u kemi sjelle njerezve gjithefare shembuj. E, sikur ti, t’u sjellesh atyre cfaredo argumenti (mrekullie), ata (mohuesit), me siguri, do te thonin: “Ju jeni vetem te degjeneruar”

    [59] Ja, keshtu, Perendia ua vulos zemrat atyre qe nuk dine

    [60] Duro ti (o Muhammed), se me siguri, premtimet e Perendise, jane te verteta dhe le te mos mashtrojne kurrsesi ata qe nuk besojne

    Llukmani (Llukman)

    Surah 31

    [1] Elif, Lam, Mim

    [2] Keto jane ajetet nga Libri plote dijeni

    [3] (i cili) eshte udherrefyes dhe meshire per bamiresit

    [4] ata qe kryejne namazin dhe japin zeqatin, dhe te cilet besojne bindshem ne jeten tjeter

    [5] Keta jane ata qe jane udhezuar nga Zoti i tyre dhe vetem ata jane te shpetuar

    [6] E, ka disa nga njerezit qe besojne ne tregime te kota, per t’u shmangur nga rruga e Perendise, pa kurrfare dijenie, duke e pandehur (rrugen e Zotit) qesharake. Te atillet i pret denimi i poshteruar

    [7] Kur ndonjerit prej tyre, u lexohen ajetet Tona (Kur’ani), ai shmanget me mendjemadhesi, thuase nuk i ka degjuar, thuase iu kane shurdhuar veshet. Andaj, sihariqoi ata me denim te dhembshem

    [8] Me te vertete, ata qe kane besuar dhe punojne vepra te mira do te gjenden ne kopshtet e dhuntise

    [9] ne te cilat do te qendrojne perhere. Premtimi i Perendise eshte i vertete, e Ai eshte i Plotefuqishem dhe i Gjithedijshem

    [10] (Ai) ka krijuar qiejt pa shtylla, e i shihni ju – ka vendosur male te palevizshme ne Toke, per te mos u lekundur ju, dhe ka shperndare ne te, gjithfare lloj shtazesh. Ne, e kemi zbritu ujin nga qielli dhe me te, kemi bere te mbijne sa e sa lloje bimesh te mira (buta)

    [11] Ky eshte krijimi i Perendise; me tregoni cka kane krijuar te tjeret pos Tij? Jo, por, me te vertete, zullumqaret jane ne humbje te vertete

    [12] Dhe, Ne, me te vertete, i kemi dhene Llukmanit dijenine e mrekullueshme, (dhe i kemi thene): “Falenderoje Perendine, e kush eshte falenderues, ai falenderon per te miren e vet, e kush mohon – Perendia, me te vertete, eshte i pavarur dhe i lavderuar”

    [13] Dhe, (kujtoje) kur Llukmani i tha djalit te vet, duke e keshilluar: “O djali im, mos i bene shok Perendise! Me te vertete, te berit shok Perendise, eshte zullum i madh”

    [14] Dhe, Ne, i kemi urdheruar njeriun qe t’i nderoje prinderit e vet. Nena e ka bartur ate, duke duruar mundim pas mundimi, e ndarja e tij (nga gjiri) eshte brenda dy vitesh. (Dhe i kemi thene njeriut): “Behu falenderues ndaj Meje dhe prinderve tu! Tek Une do te ktheheni te gjithe”

    [15] Nese insistojne ata, qe te me besh Mua shok per ate qe nuk din asgje, mos i degjo, por shoqerohu me ta ne kete jete me te mire, e ndiqe rrugen e atij qe drejtohet tek Une; pastaj, tek Une do te ktheheni dhe Une do t’ju lajmeroj per ate qe keni punuar

    [16] “O djali im, nese (vepra e punuar) eshte e rende qofte se nje kokerr hardeli (lloj melmese), e ajo te jete ne shkemb, ose ne qiej ose ne toke, Perendia do ta nxjerre ne shesh ate. Me te vertete, Perendia eshte i bute dhe njohes i te gjitha fshehtesive

    [17] O djali im, kryeje namazin, urdhero me te mire dhe pengo nga te keqiat dhe behu i durueshem per ate qe te ka goditur! Me te vertete, kjo eshte nga punet e medha, te vendosura

    [18] Mos e shmang fytyren tende nga njerezit dhe mos ec neper toke mendjemadhesisht, se Perendia nuk e don asnje mendjemadh, as mburracak

    [19] Ec me kujdes e modesti, e fol me ze te ulet; se zeri me i vrazhde eshte zeri (pallja e) i gomarit!”

    [20] A nuk shihni, se si Perendia u ka mundesuar – t’i shfrytezoni te gjitha ato qe gjenden ne qiej dhe ne Toke dhe ju ka plotesuar dhuntite e Tij – te jashtme dhe te brendshme? E, ka njerez qe polemizojne per Perendine pa kurrfare dijenie, pa kurrfare rrefyesi dhe pa liber ndricues

    [21] Kur atyre u thuhet: “Pasoni ate qe u ka shpallur Perendia!” ata thone: “Jo, (por) ne pasojme te paret tane”. E, sikur ata t’i therriste djalli edhe ne denimin e sketerres, (a do ta pasonin)

    [22] Kush kthehet kah Perendia, me tere qenien e tij, duke qene i mire, ai eshte kapur per vegen me te forte. E, te Perendia, eshte fundi i cdo gjeje

    [23] Dhe kush mohon, te mos te brengos mohimi i tij. Tek Ne do te kthehen ata, e Ne do t’i lajmerojme per ate qe kane punuar. Me te vertete, Perendia di c’ka ne zemrat e njerezve

    [24] Ne, ata do t’i kenaqim perkohesisht, e pastaj, do t’i hudhin furishem ne denimin e ashper

    [25] E, nese i pyet ti (o Muhammed) ata: “Kush ka krijuar qiejt dhe Token?” – me siguri do te thone: “Perendia!” E ti thuaj: “Falenderimi qofte per Perendine!” Por, shumica e tyre nuk dine

    [26] Te Perendise jane te gjitha, ne qiej dhe ne Toke. Me te vertete, Perendia eshte i pavarur dhe i lavderuar

    [27] Sikur te gjithe drunjte te gjenden ne Toke – te jene penda (shkrimi), e deti ngjyre shkrimi (tinte), e t’i shtohen atij edhe shtate dete te tjera, nuk do te soseshin fjalet e Perendise. Me te vertete, Perendia eshte i Plotefuqishem dhe i Gjithedijshem

    [28] Te krijuarit dhe te ringjallurit e te gjithe juve eshte njesoj (per Te) – si te krijuarit e vetem nje njeriu. Me te vertete, Perendia i degjon dhe i sheh te gjitha

    [29] A nuk po sheh ti se Perendia e shtie naten ne dite dhe diten ne nate (e zgjate njeren dhe e shkurton tjetren), dhe e ka nenshtruar Diellin dhe Henen – secili levize deri ne kohe te caktuar – dhe se Perendia e di mire cka punoni ju

    [30] Kjo eshte (keshtu), ngase Perendia eshte i vetmi i Vertete, e ato qe adhurojne ata – pos Tij, jane te kota, dhe se Perendia eshte i lartesuar dhe i madh

    [31] A nuk po sheh ti, e anijet lundrojne neper det me dhuntine e Perendise, per t’ju treguar disa argumente te Veta? Keto jane, me te vertete, argumente per cdo njeri te durueshem dhe mirenjohes

    [32] E, kur ata t’i mbuloje vala – si bjeshke, e therrasin Perendine me lutje te sinqerta; e, posa t’i shpetoje ata ne toke, nje pjese e tyre e mbajne mesataren; e ajetet Tona i mohon vetem mshtruesi dhe jomirenjohesi

    [33] O njerez! Druajuni Zotit tuaj dhe frikesojuni Dites kur prindi nuk do te mund t’i ndihmoje femijes se vet asgje, e as femija nuk do te mund t’i ndihmoje asgje prindit te vet! Me te vertete, premtimi i Perendise eshte i sigurt, e, le te mos u mashtroje jeta e kesaj bote, dhe le te mos u mashtroje mashtruesi (djalli) ne Perendine

    [34] Me te vertete, vetem Perendia e di Castin (Diten e Kijametit), Ai e zbret shiun dhe di cka k ne barkun e shtatzenes, e askush nuk di c’do te fitoje neser dhe askush nuk di se ne c’vend do te vdes. Me te vertete, Perendia eshte i Gjithedijshem dhe njohes i cdo gjeje

    Sexhdeja (Es-Sexhde)

    Surah 32

    [1] Elif, Lam, Mim

    [2] Shpallja e ketij Libri, per te cilin s’ka dyshim – eshte nga Zoti i gjithesise

    [3] e ata thone: “Ai (Muhammedi) e ka trilluar ate! Jo, ajo eshte e Verteta nga Zoti yt – per ta paralajmeruar popullin, te cilit, para teje nuk i ka ardhur kurrfare paralajmeruesi, qe te shkoje ne rruge te drejte

    [4] Perendia eshte Ai qe ka krijuar qiejt dhe Token dhe cdo gje qe gjendet ne mes tyre, per gjashte dite (periudha kohore), dhe e ka mbizoteruar Gjithesine (Arshin). Ju, nuk keni – pos Tij, ndihmes as ndermjetesues; e valle, a nuk po mendoni

    [5] Ai i udheheq te gjitha gjerat, prej qiellit deri ne Toke, e atehere kthehen tek Ai ne diten, gjatesia e se ciles eshte nje mije vjet sipas llogaritjes suaj (ne kete Bote)

    [6] Ai eshte dijtes i gjerave te padukshme dhe te dukshme, i Plotefuqishem dhe Meshirues

    [7] i cili e ka bere te mire cdo gje qe ka krijuar dhe ka filluar krijimin e njeriut prej balte

    [8] pastaj, ka bere qe pasardhesit e tij te krijohen prej nje rrjedhje te dobet te ujit (spermes)

    [9] pastaj, e ka krijuar ate (njeriun) dhe i ka dhene gjalleri, me frymezimin e Tij. Ai ju ka dhene te degjuarit, te pamurit dhe te menduarit, - e sa pak prej jush qe jeni mirenjohes

    [10] Dhe ata thone: “E, valle, pasi te humbasim nen toke, perseri do te ngjallemi?” Dhe ata, nuk besojne se do te takohen me Zotin e tyre

    [11] Thuaju: “Do t’jua merr shpirtin engjelli i vdekjes, i cili eshte caktuar per ju, e pastaj do te ktheheni te Zoti juaj”

    [12] E, sikur t’i shohesh mekataret se si para Zotit te tyre kokeulur thone: “O Zoti yne, pame dhe degjuam, andaj, kthena qe te punojme vepra te mira! Na, me te vertete, me ngulmeri besojme!”

    [13] E, sikur Ne te donim, do t’ia jepnim cdo personi udhezimin e tij, por kjo eshte fjala Ime e vertete: “Me te vertete, do ta mbush xhehennemin me xhinde dhe njerez bashkerisht!”

    [14] E, shijoni (denimin), ngase e keni harruar takimin e kesaj dite. Ne te vertete, Ne ju kemi braktisur – dhe shijoni denimin e perhershem per ate qe keni punuar

    [15] Ajetet Tona i besojne vetem ata te cilet kur te keshillohen me to, bijne ne sexhde, dhe te cilet, e madherojne Zotin e tyre duke iu falenderuar Atij, dhe te cilet, nuk behen mendjemedhenj

    [16] Pjeset e trupit te tyre ngriten nga shtrati (per t’u falur); i luten Zotit te tyre duke druajtur dhe shpresuar, dhe japin (lemoshe) nga ajo qe u kemi dhene Ne

    [17] Askush nuk di se cfare gezime te fshehta jane per ta – shperblimi per ate qe kane punuar

    [18] Valle! A eshte njesoj si besimtari si mekatari? Jo, ata nuk jane te barabarte

    [19] ata qe kane besuar dhe punuar vepra te mira, per ta jane kopshtet e xhennetit Meeva – te pergatitur per ate qe kane punuar

    [20] e ata qe kane bere keq, vendbanim i tyre eshte zjarri; sa here qe duan te dalin nga ai (zjarri), do te kthehen ne te dhe do t’u thuhet: “Shijoni denimin e zjarrit, te cilin e keni pergenjeshtruar!”

    [21] Dhe Ne, do te bejme qe te shijojne denimin e kesaj jete para (atij) denimit te madh, per t’u penduar ata

    [22] Kush eshte zullumqar me i madh se ai, qe eshte keshilluar me argumentet e Zotit te tij, e shmanget prej tyre? Na, me te vertete, do t’i denojme mekataret

    [23] Na, madje, ia kemi dhene Librin Musait, dhe mos dysho ne takimin me te, dhe e kemi bere ate (Librin) udherrefyes per bijte e Israelit

    [24] Na, prej tyre – kemi bere udheheqes, te cilet udhezonin me urdherat Tona, meqe ishin te durueshem dhe besonin bindshem ne argumentet Tona

    [25] Me te vertete, Zoti yt, do t’i gjykoje ne mes tyre Diten e Kijametit, per ate qe e kundershtuan njeri-tjetrin

    [26] (Valle)! A nuk u eshte e qarte atyre se sa popuj i kemi shkaterruar Ne para tyre; neper shtepiat e te cileve ecin? Me te vertete, ne keto ka argumente, e ata nuk po degjojne (keshillat)

    [27] Valle! A nuk shohin ata, qe Ne, me te vertete e dergojme ujin ne token e shkreteruar, e me te – nxjerrim te lashtat, me te cilat ushqehen shtazet e tyre dhe ata vete, e ata madje nuk po shohin

    [28] Dhe, ata thone: “E, kur me fitorja (Dita e Kijametit), nese thoni te verteten?”

    [29] Thuaju (o Muhammed!): “Diten e gjykimit, nuk do t’u beje dobi mohuesve besimi i tyre, e as qe do t’u jepet afat”

    [30] Andaj, ti shmangu nga ata dhe prit, edhe ata, me te vertete, po presin

    Ushtritë aleate (El-Ahzab)

    Surah 33

    [1] O pejgamber! Druaje Perendine dhe mos i degjo mohuesit dhe hipokritet! Me te vertete, Perendia eshte i Plotedijshem dhe i Gjithedijshem

    [2] dhe paso ate, qe te eshte shpallur ty nga Zoti. Me te vertete, Perendia e di mire ate qe punoni ju

    [3] dhe mbeshtetu te Perendia, te mjafton ty mbeshtetja te Perendia

    [4] Perendia, asnje njeriu nuk ia ka dhene dy zemra ne kraheror; Perendia nuk ua ka bere grate tuaja – nena, te cilave u thoni: “Shpina juaj eshte si e nenes sime”, as qe ua ka bere femijet e pervetesuar – bije te vertete. Keto jane vetem fjalet tuaja – prej gojes suaj (joreale), e Perendia thote te verteten dhe Ai udhezon ne rruge te drejte

    [5] Ju therritni ata sipas eterve te tyre! Kjo eshte me e drejte te Perendia. E, nese nuk e dini (emrin) e eterve te tyre, ata jane vellezerit tuaj per kah besimi dhe mbrojtesit tuaj. Nuk eshte mekat nese gaboni, por nese ate e bejne me qellim zemrat tuaja; se, Perendia eshte fales dhe meshirues

    [6] Pejgamberi eshte me mbikeqyres per besimtaret se sa ata per vetveten, e grate e tij – jane (si) nenat e tyre. Dhe, ata nga farefisi – jane me te afert te njeri-tjetrit, sipas Librit te Perendise – se sa besimtaret tjere dhe muhaxheret, pervec nese doni t’u beni ndonje te mire dashamireve tuaj. Kjo eshte shenuar ne Liber

    [7] (Kujtoje ti o Muhammed!) kur nga pejgamberet Ne morem obligimin e tyre; edhe prej teje, edhe prej Nuhut, edhe prej Ibrahimit, edhe prej Musait, edhe prej Isait, te birit te Merjemes. Ne, prej tyre kemi marre obligimin e forte, per

    [8] t’i pyet te sinqertit per sinqeritetin e tyre; e per mohuesit, Ai ka pergatitur denim te dhembshem

    [9] O besimtare! Kujtonie dhuntine e Perendise (juve) kur ju erdhi ushtria; e ne derguam mbi ta fryme, dhe ushtrine te cilen ju nuk e keni pare, e Perendia i sheh te gjitha ato qe punoni ju

    [10] kur ju erdhen nga larte dhe nga poshte, dhe syte tuaj perqendroheshin kah ata (argmiku), e shpirti u kishte ardhur ne fyt (prej frikes), e ju mendonit per Perendine lloj-lloj mendimesh

    [11] atehere, besimtaret u vune ne prove dhe qene te tronditur nga tronditja e madhe

    [12] (Kutjoje ti o Muhammed!) kur hipokritet dhe ata ne zemrat e te cileve ka semundje (besim te dobet), thane: “Nuk ka premtuar Perendia dhe Pejgamberi i Tij asgje, pos mashtrimit!”

    [13] (Dhe kujtoju atyre) kur nje grup prej tyre, thane: “O banoret e Jethribit, s’ka qendrim ketu per ju, andaj kthehuni (ne shtepiat tuaja)!” E nje grup nga ata kerkuan leje prej Pejgamberit, duke thene: “Me te vertete, shtepiat tona jane te pambrojtura!” – por ato nuk kane qene te pambrojtura. Ata duan vetem te ikin

    [14] E, sikur atyre t’u depertonin nga anet e Jethribit e te kerkohet prej tyre qe te behen idhujtare, ata do te beheshin. Por, ne te, - vetem pak do te qendronin

    [15] e ata – qysh me pare i qene betuar Perendise se nuk do te zmbrapsen, - e per betim ne Perendine do te pergjigjen

    [16] Thuaju: “Nuk do t’ju beje bobi te ikurit, nese ikni prej vdekjes apo mbytjes. Edhe atehere (nese ikni), ju vetem pak do te kenaqeni”

    [17] Thuaju: “Kush eshte ai qe do t’ju ruaje nga Perendia, nese Ai don qe t’ju godas e keqja, ose, nese Ai don qe t’ju jape meshire?” Ata, pos Perendise nuk do te gjejne, - as mbrojtes as ndihmes

    [18] Perendia – me siguri, i di ata nga mesi juaj qe pengojne dhe qe u thone vellezerve te tyre: “Ejani te ne!” E, nuk vijne ne lufte, pos nje pakice e tyre

    [19] duke u kursyer qe t’ju ndihmojne. E, kur te frikesohen, i sheh ata se si te shikojne: i rrotullojne syte sikur te ishin ne agoni. E, posa t’ju kaloje frika, ju shqetesojne me gjuhe te mprehte, e jane koprac per cfaredo te mire. Keta jane ata qe nuk kane besuar, andaj Perendia ua ka asgjesuar veprat e tyre. E, kjo per Perendine eshte lehte

    [20] Ata mendonin se ende nuk ka shkuar ushtria (e Kurejshit), e nese do te vinte ushtria e aleateve (edhe njehere), ata do te deshironin te jene ne mesin e beduineve dhe te pyesin per ju; e, edhe sikur te mbeteshin me ju, pak do te luftonin

    [21] Ju, me te vertete, Pejgamberin e Perendise e keni shembull te mrekullueshem, per ate qe i druan Perendise dhe Dites se Kijametit, dhe i cili e permend shume Perendine

    [22] E, kur besimtaret e pane ushtrine (e Kurejshit me aleate), thane: “Kjo eshte ajo qe na ka premtuar Perendia dhe Pejgamberi i Tij; edhe Perendia dhe Pejgamberi i Tij, e kane thene te verteten!” E kjo (ngjarje) atyre – vetem ua ka forcuar besimin dhe peruljen

    [23] Nder besimtaret ka njerez qe e kane plotesuar premtimin e dhene Perendise, disa prej tyre kane vdekur; e disa nga ata e presinate – nuk kane ndryshuar asgje –

    [24] per t’i shperblyer Perendia te sinqertit per sinqeritetin e tyre, e per t’i denuar hipokritet, nese don, ose t’u pranoje pendimin e tyre. Me te vertete, Perendia eshte fales dhe meshirues

    [25] Perendia i ka zmbrapsur mohuesit me hidherimin e tyre, ngase nuk e arriten asnje te mire. Perendia i kursei besimtaret nga lufta, - Perendia, me te vertete, eshte i fuqishem dhe i pushtetshem

    [26] e ithtaret e Librit, te cilet i ndihmuan ata (Kurejshit), i nxori prej keshtjellave te tyre, dhe mbolli frike ne zemrat e tyre; nje grup (te tyre e keni mbytur, e nje tjeter e keni zene rob)

    [27] dhe ju dha trashegim token e tyre, shtepite e tyre, pasurite e tyre, dhe token qe nuk e keni shkelur me pare; Perendia eshte i pushtetshem per cdo gje

    [28] O Pejgamber! Thuaju grave tuaja: “Nese e deshironi jeten e kesaj bote dhe shkelqimin e saj, ejani (vendosni), une do t’ju jape vleren (e shkurorezimit) dhe do t’ju leshoj ne menyre te bukur (njerezishme)

    [29] E, nese deshironi Perendine, dhe Pejgamberin e Tij, dhe boten tjeter, - e Perendia, me te vertete, per ato – nga mesi juaj, qe bejne vepra te mira, ka pergatitur shperblim te madh”

    [30] O grate e Pejgamberit! Cilado prej jush qe bene ndonje te keqe te hapet (si kerkesa e shkurorezimit per fantazi te kesaj jete), asaj ndeshkimi, - do t’i dyfishohet, e kjo per Perendine eshte lehte

    [31] e ajo qe i perulet Perendise dhe Pejgamberit te Tij dhe bene vepra te mira, do t’i japim shperblim te dyfishte, e i kemi pergatitur furnizim fisnik

    [32] O grate e Pejgamberit! Ju, nuk jeni si grate tjera. Nese i druani Perendise, mos flisni perkedhelshem, e qe t’ju deshiroje ai – i cili ne zemren e tij ka semurje (qellim te keq); dhe, flisni ne menyre serioze (te njerezishme)

    [33] Dhe, qendroni ne shtepite tuaja e mos u zbuloni ashtu sic jane zbuluar ne kohen e lashte (pagane), falni namazin, jepni zeqatin dhe peruljuni Perendise dhe Pejgamberit te Tij! Perendia don qe t’i shmange prej jush mekatet o familje (e Pejgamberit), dhe t’ju pastroje plotesisht

    [34] Dhe, permendni ato qe lexohen ne shtepite tuaja prej ajeteve te Perendise (Kur’anit) dhe dijenise! Me te vertete, Perendia eshte bamires i pakufishem dhe di cdo gje

    [35] Me te vertete, muslimaneve dhe muslimaneve, dhe besimtareve dhe besimtareve, dhe te degjueshmeve dhe te deshuteshmeve, dhe te sinqerteve dhe te sinqertave, dhe te durueshmeve dhe te durueshmeve, dhe te perulureve dhe te perulurave, dhe atyre qe japin lemoshe dhe ato qe japin lemoshe, dhe atyre qe agjerojne dhe ato qe agjerojne, dhe ata qe i ruajne organet e tyre gjenitale, dhe ato qe i ruajne (organet e tyre gjenitale), dhe te cilet e permendin shpesh Perendine, dhe te cilat e permendin (Perendine), - me te vertete, per te gjithe keta, Perendia ka pergatitur falje dhe shperblim te madh

    [36] Dhe nuk eshte per besimtarin dhe besimtaren – kur Perendia dhe Pejgamberi i Tij e caktojne nje gje – ata te bejne zgjedhje ne ate gje. Kush e kundershton Perendine dhe Pejgamberin e Tij, ai me siguri ka humbe

    [37] (Kujtoje ti o Muhammed!) kur i ke thene atij te cilit Perendia i ka bere miresi dhe te cilit ti i ke bere miresi: “Mbaje gruan tende dhe druaji Perendise!” E, ti po e fsheh ne vetvete, ate qe Perendia do ta qete ne shesh, dhe ti po u druan njerezve (nga thashethemet), e me e drejte eshte t’i druash Perendise (vetem Atij). E, pasi qe Zejdi e plotesoi deshiren e vet (martesen dhe ndarjen), Na, ate ta kurorezuam ty, ne menyre qe besimtaret te mos ngurrojne me – qe te martohen me grate e djemve te pervetesuar te tyre, pasi qe ata e plotesuan deshiren ndaj tyre. E, urdheri i Perendise eshte i permbarueshem

    [38] S’ka kurrfare ngushtese per Pejgamberin per ate qe i ka caktuar Perendia. E tille ka qene dispozita e Perendise edhe per ata (pejgambere) qe kane qene me pare, e urdheri i Perendise eshte dispozite definitive –

    [39] per ata (pejgambere) qe i kane sjellur shpalljet e Perendise dhe e i kane druajt Atij, dhe qe nuk jane frikesuar prej askujt, pos Perendise. E, mjafton qe te japesh llogari te Perendia

    [40] Muhammedi nuk eshte babe i askujt prej njerezve (meshkujve) tuaj, por eshte Pejgamber i Perendise dhe vula e pejgambereve, e Perendia eshte i Gjithedijshem per cdo gje

    [41] O besimtare, permendni shpesh Perendine

    [42] dhe lavderoni Ate ne mengjes dhe ne mbremje

    [43] Ai eshte qe ju meshiron, e – edhe engjejt e Tij (luten per ju) qe t’ju nxjerrin nga erresira ne drite, - Ai eshte meshirues ndaj besimtareve

    [44] Pershendetja e tyre kur te takohen me Te, eshte “Selam! (jeni te shpetuar prej cdo te lige)”. Dhe, Ai, u ka pergatitur tyre shperblim te mrekullueshem

    [45] O Pejgamber, Na te kemi derguar si deshmitar, dhe si sihariques dhe si paralajmerues

    [46] dhe thirres (ne rrugen e drejte) te Perendia – me urdherin e Tij dhe qe te jeshe kandil ndricues

    [47] Dhe, sihariqoji muslimanet, per te cilet Perendia ka dhunti te madhe

    [48] mos i degjo mohuesit dhe hipokritet! Mos i perfill fyerjet e tyre dhe mbeshtetu te Perendia, e Perendia te mjafton (ty) per mbrojtes

    [49] O besimtare, kur te kurorezoheni me besimtare, e i leshoni ato para se te keni marredhenie bashkeshortore, ato nuk jane te obliguara ta presin afatin kohor qe ju e numroni, por dhuroni ato dhe i leshoni ne menyre te mire (njerezore)

    [50] O Pejgamber, Na te kemi lejuar ty qe grate tuaja te jene ato te cilave u ke dhene dhurtat e kurorezimit, dhe ato qe i ke ne pushtetin tend (skllavet), te cilat t’i ka dhene ty Perendia (si kompensim te luftes), dhe vajzat e axhes tend, dhe vajzat e halles tende, dhe vajzat e dajes tend, dhe vajzat e tezes tende, te cilat emigruan bashke me ty, dhe gruan – besimtare, nese ajo e dhuron veten per pejgamberin – e nese pejgamberi don te martohet me te; (kjo e fundit eshte) vetem per ty. Na, gjithsesi, dime cka u kemi caktuar atyre (muslimaneve) per grate e tyre dhe per ato qe gjenden nen pushtetin e tyre, qe per ty te mos kete brengosje e ngushtese. – E, Perendia eshte fales dhe meshirues

    [51] Ti mund ta shmangesh ke te duash nga ato e ta ofrosh ke te duash, e nuk eshte mekat per ty t’i kerkosh (ato) prej te cilave je larguar. Kjo eshte me e pershtatshme qe ato te gezohen, qe te mos pikellohen dhe qe te jene te kenaqura me ate qe u ke dhene (grave) – te gjithave, e Perendia di c’ka ne zemrat tuaja; Perendia eshte i Gjithedijshem dhe i bute

    [52] Prej tash – nuk te lejohen grate (qe t’i marresh per bashkeshorte), as te marresh tjeter grua ne vend te tyre, e sikur madje edhe te te magjeps bukuria e tyre, pos skllaveve. E, Perendia eshte mbikeqyres per cdo gje

    [53] O besimtare, mos hyni ne dhomat e Pejgamberit, pervec nese u lejohet juve per te ngrene, por jo te pritni pergatitjen e tij (ushqimit); vetem kur t’ju therrasin, atehere hyni dhe pasi te hani, shperndahuni pa biseduar me njeri-tjetrin. Kjo (ndalja), me te vertete, e shqetesonte Pejgamberin, e ai turperohej (qe t’jua thote kete); e Perendia nuk turperohet qe t’ju thote te verteten. E, kur te kerkoni prej atyre dicka, kerkoni (ate) prapa perdes. Kjo eshte me e paster per zemrat tuaja dhe te atyreve. Juve nuk u lejohet qe ta shqetesoni Pejgamberin e Perendise, as qe t’i kurorezoni grate e tij – kurre pas tij. Kjo, me te vertete, te Perendia eshte mekat i madh

    [54] Ne qofte se e shfaqni apo e fshehni nje gje, Perendia, me te vertete, eshte i Gjithedijshem per cdo gje

    [55] Nuk eshte mekat per ato (nese nuk mbulohen) prej eterve te tyre, dhe djemve te tyre dhe vellezerve te tyre, dhe djemeve te vellezerve te tyre, dhe djemeve te motrave te tyre, dhe grave te tyre dhe atyre qe jane nen pushtetin e tyre. Druani Perendise, se, me te vertete, Perendia eshte deshmitar per cdo gje

    [56] Me te vertete, Perendia e meshiron Pejgamberin, e engjejt e Tij luten per te. O besimtare, lutuni per te dhe pershendetni ate me “salate” dhe “selam”

    [57] Me te vertete, ata qe e ofendojne Perendine dhe Pejgamberin e Tij, Perendia i mallkon (edhe) ne kete bote edhe ne tjetren, dhe per ta ka pergatitur ndeshkim poshterues

    [58] E, ata qe i ofendojne muslimanet dhe muslimanet, per ate qe nuk e kane bere, (te tillet), ne te vertete, i kane ngarkuar vetes shpifje dhe mekat te qarte

    [59] O Pejgamber, thuaju grave tuaja dhe vajzave tuaja dhe grave te muslimaneve, qe ta veshin pelerinen e vet. Keshtu eshte me se lehti qe te njihen ato (qe jane te ndershme) per te mos u ngacmuar. Me te vertete, Perendia eshte fales dhe meshirues

    [60] Nese nuk frenohen hipokritet dhe ata – ne zemrat e te cileve ka semurje dhe ata qe perhapin lajme te rrejshme ne Medine, Na – me siguri, ty do te te japim pushtet – mbi ta, pastaj ata, pak kohe do te jetojne si fqinj me ty ne Medine –

    [61] duke qene te mallkuar! Kudo qe te gjenden, do te kapen dhe mbyten krejtesisht

    [62] (kjo eshte) dispozite e Perendise tek ata qe kane qene me pare! E ti, kurrsesi – nuk do te gjesh ndryshim ne dispoziten e Perendise

    [63] Njerezit do te te pyesin per Castin (Kijametin), thuaju: “Dijenia per te eshe vetem te Perendia”. E, kush mund te te tregoje ty, - se Kijameti mund te jete afer

    [64] Me te vertete, Perendia i ka mallkuar mohuesit dhe per ta ka pergatitur zjarr (te flakeruar)

    [65] ne te cilin ata do te qendrojne perhere, pergjithmone, nuk do te gjejne as mbrojtes as ndihmes

    [66] Ne Diten kur fytyrat e tyre do te rrotullohen ne zjarr, ata do te thone: “Ah, sikur t’ju kishim perulur Perendise dhe ta kishim degjuar Pejgamberin!”

    [67] Dhe, do te thone: “O Zoti yne, na e kemi degjuar parine tone dhe eproret tane, por ata na shmangen prej rruges se drjte

    [68] O Zoti yne, atyre jepju denim te dyfishte dhe ata mallkoji me mallim te madh!”

    [69] O besimtare, mos u beni si ata, qe e shqetesuan Musain, e Perendia e pastroi ate nga fjalet qe thonin ata, dhe ai te Perendia ishte i graduar

    [70] O besimtare, druajuni Perendise dhe thoni vetem fjalen e vertete

    [71] qe t’ju permiresoje veprat tuaja, dhe t’ju fale mekatet tuaja. E, kush e degjon Perendine dhe Pejgamberin e Tij, ai ka arritur shpetim te madh

    [72] Na u kemi ofruar amanetin qiejve, Tokes dhe maleve, ato ngurruan ta bartin ate dhe u frikesuan ta pranojne ate, por, njeriu e pranoi. Me te vertete, njeriu eshte zullumqare (per vete) dhe i padijshem (per fundin – epilogun e amanetit)

    [73] per t’i denuar Perendia: hipokritet dhe hipokritet, idhujtaret dhe idhujtaret, e t’jua pranoje pendimin besimtareve dhe besimtareve. Se, Perendia, eshte fales dhe meshirues

    Seba (Seba')

    Surah 34

    [1] Falenderimi qofte per Perendine, te cilit i perket cka ka ne qielll dhe cka ka ne Toke! Ai, qoft i falenderuar edhe ne jeten tjeter! Ai eshte i Gjithedijshem dhe i Plotedijshem

    [2] Ai, di cka hyn ne toke dhe cka del prej saj, dhe cka zbret prej qiellit dhe cka ngritet ne te. Ai eshte meshirues dhe fales

    [3] E, mohuesit thone: “Nuk do te vije Casti!” Thuaju: “Po! Pasha Zotin tim, i cili i di te gjitha te padukshmet, me siguri do t’ju vie”. – Nuk do t’i fshehet Atij as sa nje therrmi, as ne qiej as ne Toke, e nuk ekziston asgje – as me e vogel nga ajo (therrmia), as me e madhe, - e qe te mos jete (e shenuar) ne Librin e qarte (Levhi Mahfudh) –

    [4] per t’i shperblyer ata qe kane besuar dhe punuar vepra te mira, - per ta ka falje dhe furnizim te mrekullueshem

    [5] e, ata qe luftojne kunder argumenteve Tona, duke u perpjekur qe t’i pengojne ato – per t’i ike (denimit Tone), per ta ka denim te tmerrshem dhe te dhembshem

    [6] Ata, te cileve u eshte dhene dijenia, shohin se cka te eshte zbritur ty nga Zoti yt, ajo eshte e verteta (Kur’ani), i cili te udhezon ne rrugen e te Plotefuqishmit dhe te Falenderuarit

    [7] e, mohuesit thone: “A doni t’jua tregojme njeriun i cili ju lajmeron, se, kur te shkaperderdheni plotesisht (ne varreza), ju, me siguri do te jeni te krijuar perseri (te ringjallur)

    [8] A po trillon genjeshtra per Perendine apo eshte i cmendur?” Asnjera, por ata qe nuk besojne ne jeten tjeter, do te denohen dhe jane ne humbje te madhe

    [9] E, valle, a nuk shohin ata cka ka para tyre e pas tyre, prej qiellit dhe Tokes?! Sikur te donim Ne, do t’i fundosnim ata ne toke ose do te hudhnim copa nga qielli. Me te vertete, ne kete ka argument per cdo rob qe kthehet te Perendia

    [10] Me te vertete, Ne i kemi dhene Davudit dhunti prej Nesh. (Dhe kemi thene): “O male! Jehoni ne lavderimin Tim bshke me te (Davudin)! Po ashtu – edhe ju shpende dhe Ne ia zbutem atij hekurin

    [11] (dhe i thame Ne atij): “Puno ti pancire (kemisha te hekurit) te gjere! Thurri ato ne masa te nevojshme dhe puno vepra te mira. Me te vertete, Une shoh cka punoni ju

    [12] (Dhe, ia nenshtruam Ne) Sulejmanit – frymen, me te cilen, udhetimi i paradites ishte sa i nje muaji, e ai i pasdites (po ashtu) sa nje muaj; dhe Ne kemi bere qe t’i rrjedhe atij bakri prej burimit (qe ecen uji) dhe disa nga xhindet i nenshtroi qe te punojne para syve te tij, me urdherin e Zotit te tij. E, kushdo prej tyre qe largohet nga urdheri Yne, kemi ber qe ai ta shijoje denimin e zjarrit

    [13] Ata i punonin atij c’deshironte: tempuj dhe permendore, ene te gjera si rezervoar dhe qypa te medhenj – te palevizshem (per shkak te madhesise). “O familje e Davudit! Punoni duke falenderuar (Perendine)!” – E, pak nga roberit e Mi jane falenderues

    [14] E, kur Ne atij ia caktuam vdekjen, atyre nuk u dha shenje askush, per vdekjen e tij, pos krimbit te drurit (i cili ia brejti shkopin). Dhe, pasi u rrezua (Sulejmani, iu shkaterrua shkopi), u be e qarte se xhindet – sikur ta dinin te padukshmen (vdekjen e tij), nuk do te mbetnin ne denimin e poshteruar

    [15] Me te vertete, banoret e Sabes kane pasur argument te madh ne vendbanimin e tyre: dy kopshte ne te djathte dhe ne te majte te lumit. (E, u kemi thene): “Hani nga ato qe u ka furnizuar Zoti juaj dhe falenderohuni Atij! (Ky) eshte vis i mrekullueshem, (e Zoti juaj) eshte Zot qe fale shume!”

    [16] E, ata u shmangen (prej rruges se drejte) dhe Na ua derguam vershimen e Aremit, (duke e shkaterruar) penden, dhe kopshtet e tyre ua zevendesuam me kopshte te tjera, me frute te idheta (lloj drunjesh) – tamariske dhe pak lotusa (grosheza)

    [17] Keshtu ata i kemi denuar per shkak te mohimit, e, a mos denojme Ne dike, pos mohuesve (jomirenjohesve)

    [18] Dhe Ne kemi bere ne mes tyre dhe vendbanimeve qe i kemi bekuar, vendbanime te lidhura (dhe te rregulluara); dhe Ne e kemi caktuar neper to udhetimin. (U kemi thene): “Udhetoni neper to – nate e dite, te sigurte!”

    [19] E ata thane: “O Zoti yne, bene me te madhe distancen ne mes udhetimeve tona”. Andaj, i bene dem vetes, dhe Ne i beme ata objekt per t’i marre neper goje, dhe ata plotesisht i kemi shpartalluar. Dhe, ne kete, ka argumente per cdo te durueshem dhe falenderues

    [20] Me te vertete, Iblisi e realizoi paramendimin e tij per ta – dhe ata shkuan pas tij, pos nje grup besimtaresh

    [21] Ai (Iblisi), nuk ka pasur kurrfare pushteti mbi ta; Ne vetem kemi dashur te zbulojme se kush beson ne jeten tjeter e kush dyshon ne te. E, Zoti yt eshte mbikeqyres i cdo gjeje

    [22] Thuaju (o Muhammed!): “Thirrni ata te cilet i konsideroni (zotera), pos Perendise! Ata nuk kne pushtet as sa pesha e nje thermie – as ne qiej as ne Toke; nuk ka per ta (idhujtaret) as ne qiej as ne Toke ndonje shok, dhe Perendia – nga ata, nuk ka kurrfare ndihmesi”

    [23] Per dike tek Ai nuk bene dobi angazhkmi, perpos atij qe i jep leje per te. E, kur te hiqet frika nga zemrat e tyre, i thone (shoqi-shoqit): “Cka tha Zoti juaj?” Pergjigjen: “Te verteten!” Ai eshte i lartesuar dhe i madh

    [24] Thuaju: “Kush u furnizon juve prej qiejve dhe prej Tokes?” – thuaju: “Perendia! Ne te vertete, na – ose ju, jemi ne rrugen e drejte ose ne humbje te qarte!”

    [25] Thuaju: “Ju, nuk do te pyeteni per ate qe kemi gabuar ne, as qe ne do te pergjigjemiper ate qe punoni ju”

    [26] Thuaju: “Neve do te na tuboje Zoti yne, e do te gjykoje ne me nesh me te drejte. Ai eshte Gjykates i drejte, i Gjithedijshem”

    [27] Thuaju: “M’i tregoni ata qe ia pershkruani per shok Atij (Perendise). Jo, kurrsesi, (nuk do te mund ta bejne kete), por vetem Ai eshte Perendia, i Plotefuqishem dhe i Gjithedijshem

    [28] Na te kemi derguar ty per tere njerezimin – sihariques dhe paralajmerues, por shumica e njerezve nuk dine

    [29] dhe thone: “Kur (do te realizohet) ky premtim, nese ju thoni te verteten?”

    [30] Thuaju atyre: “Juve u eshte caktuar dita te cilen nuk do te mund ta ngadalesoni as per nje cast, as ta shpejtoni”

    [31] Dhe, ata qe nuk besojne, thone: “Na, nuk do te besojme kurresesi ne kete Kur’an, as ne ato qe kane qene para tij (Kur’anit)”. E, sikur t’i shihje zullumqaret kur te ndalen para Zotit te tyre dhe kur t’i shkembejne fjalet me njeri-tjetrin, do t’u thone ata qe konsideroheshin te dobet – atyre qe madheshtoheshin: “Sikur te mos kishit qene ju, na do te ishim muslimane”

    [32] Ata qe madheshtoheshin, do t’u thone atyre qe i konsideronin per te dobet: “Valle, a ne ju kemi penguar nga rruga e drejte, pasi qe ju ka ardhur ajo? Jo, por ju jeni mekatare”

    [33] Dhe, ata te cilet konsideroheshin te dobet, do t’ju thone atyre qe madheshtoheshin: “Jo, por trillimet tuaja nate e dite, kur na urdheronit qe ta mohojme Perendine dhe t’i pershkruajme Atij shok”. Dhe ata, e meshihnin pikellimin kur e shihnin denimin. E, Ne do t’u veme pranga rreth qafes se atyre qe mohuan. E, ata nu do te ndeshkohen per (asgje) tjeter, pos per ate qe kane punuar

    [34] Ne asnje vendbanim Na nuk kemi derguar ndonje pejgamber, e ata qe benin jete luksoze, te mos thonin: “Me te vertete, na nuk besojme ne ate, me te cilen jeni derguar!”

    [35] Dhe, ata thone: “Na kemi me shume pasuri dhe femije, e na nuk do te jemi te munduar”

    [36] Thuaju: “Me te vertete, Zoti im, i jep furnizim te bollshem kujt te doje dhe ia mungon (kujt te doje), por shumica e njerezve nuk e dine kete

    [37] As pasuria juaj, as femijet tuaj, nuk jane ata qe do t’ju afrojne ne pozite te Ne, por vetem ata qe besojne dhe punojne vepra te mira. Per ta shperblimi eshte i shumefishte, per ate qe kane punuar, dhe ata do te jene te sigurte ne dhomat e larta te xhennetit

    [38] E, ata qe perpiqen t’i thyejne argumentt Tona, duke menduar se nuk do te mund t’i denojme, ata do te denohen

    [39] Thuaj: “Me te vertete, Zoti im, i jep furnizim te bollshem kujt te doje nga roberit e Tij dhe ia pakeson kujt te doje prej tyre; e, Ai ua kompenson ate qe e ndani ju; dhe Ai eshte me i miri furnizues”

    [40] Dhe, (kujtoje) ate Dite kur do t’i tuboje te gjithe e pastaj u thote engjejve: “Valle, a keta ju kane adhuruar juve?”

    [41] (engjejt) thone: “Qofsh i lavderuar Ti o Zoti yne! Na, ty te adhurojme, e me ata s’kemi asgje. Aa i adhuronin xhindet dhe shumica e mohuesve u besonin (fjaleve) te tyre (te xhindeve)”

    [42] E, sot, nuk do te mund t’i beni as dobi as dem njeri-tjetrit. E Ne, do t’ju themi zullumqareve: “Shijoni denimin e zjarrit te cilin e keni konsideruar genjeshter!”

    [43] E, kur ju lexohen atyre ajetet Tona te qarta, ata thone: “Ky eshte vetem njeri, qe deshiron t’ju pengoje nga ajo qe eterit tuaj kane adhuruar”, dhe ata thone: “Kjo nuk eshte asgje tjeter pos genjeshter e trilluar!” Dhe, thone ata qe nuk besojne te Verteten (Kur’anin) pasi ju ka ardhur: “Kjo eshte vetem magji e qarte!”

    [44] Dhe, Ne, nuk u kemi derguar (banoreve te Mekkes) asnje liber, per ta mesuar ata, dhe Ne nuk u kemi derguar atyre para Teje, asnje paralajmerues

    [45] Ata qe kane qene para tyre, i kane konsideruar genjeshtare (pejgamberet). Ata nuk kane arritur as te dhjeten e asaj qe u kemi dhene Ne (fuqi dhe jete te gjate), e megjithate, i kane konsideruar genjeshtare pejgamberet e Mi, e cfare ka qene denimi Im (ndaj tyre)

    [46] Thuaj (o Muhammed!): “Une ju kehsilloj vetem me nje gje: ngrituni sinqerisht per Perendine, dy nga dy, ose nje nga nje e pastaj gjykoni per shokun tuaj (Muhammedin) qe nuk eshte i cmendur. Ai per ju eshte vetem paralajmerues, para denimit te rende

    [47] Thuaj: “Cfaredo shperblimi qe kam kerkuar prej jush, ajo qofte per ju. Shperblimi im eshte vetem te Perendia, e Ai eshte deshmitar per cdo gje”

    [48] Thuaj: “Me te vertete, Zoti im e sjell te Verteten (te pejgamberet), Ai eshte i Gjithedijshem per te gjitha sekretet”

    [49] Thuaj: “E verteta (Islamizmi) ka ardhur, kurse genjeshtra as nuk mund te shfaqet e as te perseritet

    [50] Thuaj: “Nese humbi, une humbi vetem ne demin tim, e nese udhezohem ne rrugen e drejte, kjo eshte nga shpallja e Zotit tim. Ai, me te vertete, i degjon te gjitha dhe eshte afer”

    [51] Sikur t’i shihje ata kur frikesohen, e nuk kane ku te ikin; do te kapen per se afermi (pa mund te ikur asnje hap)

    [52] e thone: “Na besojme ne ate (Kur’anin)”. E, prej nga ata ta pervetesojne (besimin) prej vendit te larget (botes se ardhshme)

    [53] E, ata e kane mohuar ate (Kur’anin) qysh me pare (ne kete bote), dhe i hudhin te padukshmet nga aspekti i largesise (prej te vertetes)

    [54] dhe ka ekzistuar distance ne mes tyre dhe asaj qe deshironin ata, ashtu sic, eshte vepruar me te ngjashmit – me pare. Me te vertete, te gjithe ata kane qene ne dyshim te madh

    Krijuesi (El-Fatir)

    Surah 35

    [1] Falenderimi qofte per Perendine, krijuesit te qiejve, dhe Tokes, i cili i ka bere engjejt pejgambere me krahe, me nga dy, tre dhe kater. Ai shtonne krijimtari cka te doje. Perendia, me te vertete, eshte i pushtetshem per cdo gje

    [2] Ate qe Perendia ua ka derguar njerezve nga meshira e Tij, nuk mund ta pengoje askush, e ate qe Ai e pengon – askush nuk mundet, pas Tij, ta jap; Ai eshte i Plotefuqishem dhe i Gjithedijshem

    [3] O njerez! Kujtonie dhuntine e Perendise juve. A ka ndonje krijues, pos Perendise, i cili ju furnizon nga qielli dhe Toka? S’ka zot tjeter pervec Tij, e nga po ia mbani ju

    [4] Nese ata ty (o Muhammed!) te konsiderojne genjeshtar, e me te vertete, edhe para teje, pejgamberet i kane konsideruar genjeshtare, e te Perendia kthehen te gjitha punet

    [5] O njerez! Padyshim, premtimi i Perendise eshte i vertete, e mos t’ju mashtroje, kurrsesi, jeta e kesaj bote dhe le te mos ju mashtroje, kurrsesi mashtruesi ne Perendine

    [6] Me te vertete, djalli eshte armik per ju, andaj merreni ate per armik! Ai vetem i therret ithtaret e vet qe te behen shoke te zjarrit

    [7] Per ata qe nuk besojne ka denim te rende, e per ata qe besojne dhe punojne vepra te mira ka falje dhe shperblim te madh

    [8] E valle, a eshte ai qe iu kane zbukuruar veprat e tij te keqia dhe i duken ato te mira (si ai qe eshte i i udhezuar ne rruge te drejte)? Me te vertete, Perendia e shpie ne humbje ke te doje, dhe e udhezon ne rruge te drejte ke te doje. E, mos u shkaterro ti per humbjen e tyre! Perendia, me te vertete, eshte i Gjithedijshem per ate qe punojne ata

    [9] Dhe, Perendia – eshte ai qe dergon ererat, qe i levizin rete, dhe Ne i drejtojme ato ne viset e vdekura, e me to e gjallerojme token pas vdekjes se saj. Keshtu do te jete edhe ringjallja

    [10] Kush deshiron madherine, e tere madheria eshte e Perendise, (andaj kerkoni prej Tij). Tek Ai ngriten fjalet e bukura, dhe vepren e mire Ai e pranon. E, per ata qe trillojne vepra te keqia – do te kete denim te rende, dhe trillimi i tyre do te falimentoje

    [11] Perendia, u ka krijuar se pari prej dheut, pastaj nga pika e ujit (fares – spermes), dhe me ne fund u ka bere cifte (meshkuj e femra). Dhe, asnje femer nuk mbetet shtatezene, e as nuk lind pa dijenine e tij. Dhe jeta e askujt – as nuk zgjatet as nuk shkurtohet e qe te mos jete e shenuar ne Liber. Me te vertete, kjo per Perendine eshte lehte

    [12] As dy detet nuk jane te njejta: njeri eshte i embel dhe i kendshem, e qe uji i pihet lehte, e tjetri eshte i njelmet dhe i idhet. Ju ushqeheni me mish te njome prej njerit dhe tjetrit dhe prej tyre nxirrni stoli qe i mbani; dhe ti i sheh anijet se neper te cajne ujin, per te kerkur nga dhuntite e Tij, e qe te beheni falenderues

    [13] Ai (Perendia) e shpie naten (e zgjate njeren dhe shkurton tjetren), dhe e ka nenshtruar Diellin dhe Henen – secili levize deri ne kohen e caktuar; ky eshte Perendia, Zoti juaj. Pushteti eshte i Tij! E, ata qe i adhuroni ju, pos Tij – nuk posedojne as sa lekura e berthames se hurmes

    [14] Nese ju i therrisni ata, thirrjen tuaj ata nuk e degjojne, e (edhe) sikur ta degjonin, nuk do t’ju pergjigjeshin. Edhe ne Diten e Kijametit, ata do ta mohojne ate qe ia pershkruanin per shok Perendise. Dhe, askush nuk do te informoje ty (o Muhammed) ashtu si Ai i Gjithedijshmi

    [15] O njerez! Ju jeni te varfer te Perendia, (nevojtare per cdo gje). E, Perendia s’ka nevoje per asgje dhe eshte i denje per falenderim

    [16] Nese don (Ai), ju zhduke dhe sjelle krijesa te reja

    [17] kjo per Perendine nuk eshte veshtire

    [18] Dhe, asnje mekatare nuk do ta barte mekatin e tjetrit. En, ese i ngarkuari (me mekate), madje (i thirruri) qofte edhe i afert. E, ti i paralajmeron vetem ata, qe i druajne Zotit te tyre edhe ne fshehtesi dhe qe bejne namazin. E, ai qe pastrohet nga mekatet, ai eshte pastruar per dobi te vet – e kthimi eshte te Perendia

    [19] Nuk jane, kurrsesi, njesoj i verbeti dhe ai qe sheh

    [20] as erresira dhe drita

    [21] as freskia (e hijes) dhe vapa

    [22] as nuk jane, kurrsesi, te barabarte, te gjallet dhe te vdekurit. Me te vertete, Perendia bene qe te degjoje – ke te doje Ai, e ti (o Muhammed) nuk mund te besh qe te degjojne ata qe jane ne varre

    [23] ti je vetem paralajmerues

    [24] Ne te kemi derguar ty me te Verteten – sihariq dhe paralajmerues; e nuk ka pasur asnje popull qe te mos i kete ardhur paralajmerues

    [25] E, nese ata te konsiderojne ty genjeshtar, e madje edhe paraardhesit e ketyre i kane pergenjeshtruar pejgamberet. Pejgamberet e tyre kane ardhur me dokumente te qarta, fletushka, dhe Liber ndricues

    [26] Pastaj, Une i kam denuar mohuesit, e cfare ka qene denimi Im

    [27] Valle, a nuk di ti, qe Perendia e leshon ujin prej qiellit, e qe Ne, me te krijojme frute llojesh e ngjyrash te ndryshme; e neper male gjenden rruge te bardha dhe te kuqe, ngjyrash te ndryshme, dhe krejtesisht te zeza

    [28] Ka edhe njerez, edhe shtaze, edhe bageti – po ashtu llojesh te ndryshme. Me te vertete, Perendise i druajne vetem te dijshmit prej roberve te Tij. Me te vertete, Perendia eshte i Plotefuqishem dhe fales

    [29] Padyshim, ata qe e lexojne Librin e Perendise dhe kryejne namazin, dhe haptazi e fshehurazi japin nga ajo me cka i kemi furnizuar Ne, shpresojne shperblimin qe nuk do te humbas

    [30] qe (Ai) t’jua plotesoje shperblimin dhe qe t’ju shtoje atyre nga dhuntite e Tij. Me te vertete, Ai eshte fales dhe falenderues

    [31] E, ate qe ta kemi shpallur ty prej Librit, eshte e vertete e sakte, duke qene vertetues per ate qe eshte shpallur para tij. – Perendia, me te vertete, per roberit e Vet i di te gjitha dhe Ai i sheh te gjitha

    [32] Pastaj, Ne u kemi dhene Librin (Kur’anin) roberve Tane te zgjedhur. Disa prej tyre i kane bere dem vetes (duke bere mekate), e disa prej tyre jane ne rruge te mesme, e disa prej tyre shkojne perpara me te mira, me lejen e Perendise. Kjo eshte dhunti e madhe

    [33] xhennetet e Adnit ne te cilin hyjne ata, duke u veshur me bylyzyke te arit dhe margaritare, veshja e tyre, ne to, eshte prej mendafshi

    [34] Dhe thone ata: “Falenderojme Perendine, i cili e ka zhdukru hidherimin nga ne. Me te vertete, Zoti yne eshte fales dhe falenderues –

    [35] i cili, me miresine e Tij na ka shpene ne shtepine e banimit te perhershem, ne te cilen nuk do te lodhemi dhe ne te cilen nk do te rraskapitemi”

    [36] E, per ata qe nuk besojne eshte zjarri i sketerres, ata nuk do te denohen (me vdekje), dhe nuk do te vdesin, dhe as qe do t’u lehtesohet denimi ne te, - ja keshtu, Ne do ta denojme cdo mohues

    [37] ata, ne te, do te therrasin (duke bertitur): “O Zoti yne, nxirrna (prej zjarrit), do te bejme vepra te mira, e jo asosh cfare kemi bere”. (Atyre ju thuhet): “Valle, a nuk u kemi dhene Ne jete juve, aq sa qe te mendohet pet te – ai qe don te keshillohet, e juve madje, u pat ardhur paralajmeruesi. Andaj, shijoni (denimin). E, per zullumqaret nuk ka kurrefare ndihmesi

    [38] me te vertete, Perendia eshte i Gjithedijshem per sekretet e qiejve dhe te Tokes. Me te vertete, Ai di cka ka ne zemrat e njerezve

    [39] Ai u ka bere juve zevendes (njerin pas tjetrit) ne Toke; e kush nuk beson, mosbesimi i tij eshte ne dem te tij. E, mohuesve – mosbesimi i tyre ua shton te Zoti i tyre pezmin, dhe mohuesve – mosbesimi i tyre ua shton humbjen

    [40] Thuaju atyre: “A i keni pa shoket tuaj (idhujt) qe i adhuroni, pervec Perendise? Me tregoni Mua – se cka kane krijuar ata ne Toke ose a kane marre pjese ne krijimin e qiejve, ose a u kemi dhene Ne atyre nje Liber, e ata ne te kane argument per kete (ceshtje)?” Jo, por zullumqaret i premtojne njeri-tjetrit vetem mashtrime

    [41] Me te vertete, Perendia mbron ekuilibrin e qiejve dhe Tokes nga shkaterrimi. E, nese ato nisen kah shkaterrimi, askush nuk mund t’i mbroje, pos Tij. Me te vertete, Ai eshte i bute (nuk nxiton per te denuar), dhe fales (i mekateve)

    [42] Dhe, ata jane betuar ne Perendine, me betimin e rende (qe) nse iu vie paralajmerues, ata – ne te vertete, do te jene nder me te udhezuarit nga cdo popull tjeter. E, pasi iu erdhi atyre paralajmeruesi, (kjo) vetem ua shtoi largimin (prej rruges se drejte)

    [43] (per) mendjemadhesine ne Toke dhe dinakerite e shemtuara qe e godasin vetem pronarin e tij. Valle, a presin ata dicka tjeter pos dispozites se atyre te meparshmeve? Ti, me te vertete, nuk mund te gjesh ndryshim ne dispoziten e Perendise dhe as qe do te gjesh transformim ne dispoziten e Perendise

    [44] Valle, a nuk kane udhetuar ata neper bote e te shohin si ka qene perfundimi i te meparshmeve, e te cilet kane qene me te forte se keta? Dhe, Perendise nuk mund t’i ike (shpetoje) asgje, (as) ne qiej as ne Toke. Ai, me te vertete, eshte i Gjithedijshem dhe i pushtetshem per cdo gje

    [45] E, sikur Perendia t’i denonte njerezit sipas veprave (te keqia) qe bejne, nuk do te mbetej ne siperfaqen e Tokes asgje (e gjalle), por Ai i shtyen ata deri ne afatin e caktuar, dhe kur t’u vie afati i tyre, - Perendia, me te vertete, i sheh mire roberit e Vet

    Ja-Sin (Ja-Sin)

    Surah 36

    [1] Ja Sin

    [2] Pasha Kur’anin plote dijeni

    [3] me te vertete, ti (o Muhammed!) je pejgamber

    [4] ne rrugen e drejte

    [5] me shpalljen e te Plotefuqishmit, Meshiruesit

    [6] qe ta paralajmerosh popullin – paraardhesit e te cilit nuk ishin te paralajmeruar, prandaj (ata) kane qene te pakujdesshem

    [7] Me te vertete, u realizua Fjala (e denimit) ndaj shumices se tyre – e ata nuk besojne

    [8] Ne u vume pranga ne qafe, e ato u arrijne deri ne nenmjekerr, - andaj ata jane me koke perpjete

    [9] dhe Ne, vume perde para tyre dhe perde pas tyre, e i mbuluam, e ata nuk shohin

    [10] dhe per ata eshte njelloj, i paralajmerove oe nuk i paralajmerove, ata nuk besojne

    [11] Me te vertete, paralajmerimi yt i sjell dobi vetem atij qe ndjek Keshillen (Kur’anin) dhe i druan Meshiruesit dhe fshehtas (pa e pare); e sihariqoje ate duke ia fale mekatet dhe duke i dhene shperblim te begatshem

    [12] Ne, me te vertete, i ringjallim te vdekurit, shenojme veprat qe i kane paraqitur dhe gjurmet e tyre, e Ne i numerojme te gjitha ato ne Librin e qarte

    [13] Permendju atyre shembullin e banoreve te qytetit, kur u erdhen atyre pejgamberet

    [14] Kur Ne u derguam atyre dy, e ata i konsideronin genjeshtare, madje i perforcuam me te tretin, e thane: “Ne, me te vertete, jemi derguar te ju!”

    [15] Ata (banoret e qytetit), ju thane: “Ju jeni vetem njerez si ne, e Bamiresi nuk ju ka zbritur asgje; ju vetem genjeni”

    [16] Thane (pejgamberet): “Zoti yne e di qe ne, me te vertete, jemi derguar pejgambere te ju

    [17] dhe se jemi te obliguar vetem qe te shpallim qarte”

    [18] Thane (banoret): “Ne parandjejme fatkeqesi nga ju; e nese nuk frenoheni, do t’ju gjuame me gure dhe me siguri do t’ju godas denimi i dhembshem prej nesh”

    [19] Thane (pejgamberet): “Fatkeqesia juaj eshte me ju. Valle, a per ate qe jeni keshilluar (e konsideroni fatkeqesi)? Jo, (por) ju jeni popull qe kaloni kufirin ne te keqia”

    [20] E, erdhi nje njeri nga periferia e qytetit – duke nxituar dhe tha: “O populli im, pasoni pejgamberet

    [21] pasoni ata, qe nuk kerkojne prej jush kurrfare shperblimi, e ata jane ne rrugen e drejte

    [22] Pse te mos e adhuroj une Ate, i cili me ka krijuar. E, te Ai do te ktheheni ju

    [23] Valle, a marr une tjeter zot – pos Atij? Nese Bamiresi i Gjithembarshem deshiron te me godas me ndonje te keqe, - ndermjetesimi i tyre nuk do te me sjell kurrfare dobie, e as qe do te munden te me shpetojne ata

    [24] Une, atehere – me siguri, do te jem ne humbje te plote

    [25] Une, me te vertete, i kam besuar Zotit tuaj, andaj, me degjoni!”

    [26] I thuhet atij: “Hyn ne xhennet!” Ai tha: “Ah, sikur ta dinte populli im

    [27] per cka me fali (nga mekatet) Zoti im dhe me beri te nderuar!”

    [28] Dhe, Ne nuk i kemi derguar kurrfare ushtrie (nga qielli) popullit te tij – pas tij, dhe Ne nuk kemi derguar asgje

    [29] vetem nje ze te tmerrshem, e u shuan pernjeheresh

    [30] Ah, sa mjerim per ata njerez! Kurdo qe u vinte ndonje pejgamber, ata nuk benin tjeter, por vetem talleshin me te

    [31] Valle, a nuk pane ata se sa e sa gjenerata para tyre i kemi shkaterruar, e nuk u kthyen

    [32] e te gjithe ata do te paraqiten bashkerisht te Ne

    [33] E, deshmi per ta – eshte toka e vdekur; Ne e ngjallim ate, dhe nga ajo nxjerrim kokrra (drithera), me te cilat ushqeheni

    [34] Ne kemi krijuar ne toke kopshte hurmesh dhe vreshta, - dhe kemi bere ne te burime uji

    [35] qe ata t’i hane frutet e tyre dhe nga ato qe i punojne duart e tyre; e perse ata nuk duan te jene mirenjohes

    [36] Qofte lavderuar Ai qe i ka krijuar te gjitha llojet (gjinite): cka bine prej tokes, dhe nga ata vete (njerezit) dhe nga ajo qe ata nuk dine

    [37] Dhe, argument per ta eshte nata: Na e menjanojme (driten) e dites dhe atehere – ata mbeten ne erresire

    [38] Dhe Dielli sillet deri ne kufirin e vet te caktuar. Kjo eshte dispozite e te Plotefuqishmit dhe Gjithedijshmit

    [39] Dhe Henes ia kemi caktuar pozitat; ajo kthehet (duke qene e plote) e behet si rremi (i holle) i vjeter i hurmes

    [40] As Dielli nuk mund ta arrije Henen, e as nata (Hena) nuk mund ta kaloje diten (Diellin); te gjitha lundrojne ne hapsiren qiellore (ose: cdo trup qiellor levize)

    [41] Dhe argument per ta eshte qe pasardhesit e tyre i ngarkuam ne anije perplot

    [42] dhe, per ta, Ne krijuam bartese te ngjashme me anijen ne te cilen hipin (e udhetojne)

    [43] Dhe, po te duam Ne, ata i fundosim; andaj – as nuk do te mund t’u ndihmoje kush, as nuk do te mund te shpetojne

    [44] perpos me meshiren Tone dhe te kenaqen deri ne nje kohe

    [45] E, kur atyre u thuhet: “Druajuni asaj (denimit) qe keni para jush (ne kete bote) dhe ate qe eshte pas jush (boten tjeter), per te qene te meshiruar...”

    [46] Dhe, atyre nuk u vinte asnje argument nga argumentet e Zotit te tyre, e qe ata te mos shmangeshin nga ato

    [47] E, kur atyre ju thuhet: “Jepni nga ato me te cilat Perendia u ka furnizuar juve”, - e atehere, mohuesit u thone besimtareve: “Valle, a ne t’i ushqejme ata, te cilet do t’i ushqente Perendia – po te donte? Me te vertete, ju jeni ne humbje te qarte!”

    [48] Dhe, ata (mohusit) thone: “Kur do te realizohet ky premtim, nese thoni te verteten?”

    [49] Ata presin vetem nje ze te tmerrshem, qe do t’i kaploje duke u grindur njeri me tjetrin

    [50] E, ata nuk do te mund t’i kryejne porosite e as te kthehen te familja e tyre

    [51] Dhe, do te fryhet ne Sur, e ata do te dalin nga varret dhe nxitojne kah Zoti i tyre

    [52] duke thene: “Kuku per ne! kush na ngjalli (coi) prej shtreterve tane?” (Ju thuhet): “Ja, kjo eshte ajo qe e ka premtuar Meshiruesi i Madh, e pejgamberet e kane thene te verteten

    [53] Do te jete ai vetem nje ze i tmerrshem, e ata te gjithe (pernjehere) do te prezentohen para Nesh

    [54] Ja, sot (ne kete dite), askujt nuk do t’i behet ndonje padrejtesi, dhe ju do te shperbleheni vetem per ate qe keni punuar

    [55] Ate dite, me te vertete, banoret e Xhennetit jane te angazhuar me kenaqesi

    [56] ata dhe grate e tyre jane ne hije (fllade), te mbeshtetur ne kolltuqe

    [57] ne te (xhennet) – per ta, ka peme dhe cdo gje qe deshirojne

    [58] “Selam!” – (pershendeten ata) me fjale prej Zotit Meshirues

    [59] (u thuhet): “e vecohuni sot ju, o mekatare!”

    [60] Valle, a nuk ju kam urdheruar, o bijte e Ademit, qe te mos e adhuroni djallin, se ai, me te vertete, eshte armik i perbetuar i juaji

    [61] por vetem Mua me adhuroni! Kjo eshte rruge e drejte

    [62] Ai (djalli), me te vertete, ka humbur shume grupe njerezish prej jush, e valle, a nuk keni menduar

    [63] (U thuhet atyre): “Ky eshte xhehennemi, qe u eshte premtuar

    [64] kalluni (digjuni) tani ne te (xhehennem), ngase nuk keni besuar!”

    [65] Sot, Ne do t’u vulosim gojet e tyre, e do te flasin duart e tyre dhe do te deshmojne kembet e tyre per ate qe kane fituar

    [66] Sikur te donim Ne, Ne do t’ju verbonim syte atyre duke ua rrafshur fytyren, e ata do ta kerkonin rrugen; po, valle si do te shihnin

    [67] Dhe, sikur te kishim dashur, Ne do t’i kishim shnderruar ata (prej krijese njerezore ne krijesa tjera) ne ate moment, e ata nuk do te mund as te shkonin e as te ktheheshin

    [68] Kujt i japim jete te gjate, Na ia ndryshojme strukturen e tij. E, valle, a nuk kuptojne ata

    [69] Na, atij (Muhammedit) nuk ia mesuam poetiken, e as qe ajo eshte per te. Kete (qe e ka sjelle) eshte vetem keshille dhe Kur’ani i qarte

    [70] per ta paralajmeruar ate qe eshte i gjalle (i mencur), dhe per t’u realizuar fjala (denimi) ndaj mohuesve

    [71] Valle, a nuk shohin ata, se Ne per ta i kemi krijuar shtazet – me mjeshtrine Tone, e ata i posedojne

    [72] dhe beme qe ato t’u nenshtrohen atyre – disa i shalojne e prej disave ushqehen

    [73] dhe nga ato kane shume dobi, dhe pije (qumeshti). E, valle, si nuk falenderohen

    [74] Dhe, ata pos Perendise, kane besuar ne zotera tjere, duke shpresuar se do t’u ndihmojne ata (idhujt)

    [75] mirepo, ata nuk mund t’u ndihmojne atyre, dhe ata jane per ta nje ushtri e pranishme (ne ferr)

    [76] Dhe, mos te pikellojne ty fjalet e tyre! Na, me te vertete, i dime ato qe i fshehin ata dhe cka shpallin

    [77] A nuk sheh njeriu se si Ne e krijuam ate prej pikes se ujit (fares – spermes), e megjithate, ai eshte kundershtar i hapet

    [78] dhe ai na sjell shembull, e harron krijimin e vet. Thote: “Kush do t’i ngjalle eshtrat duke qene ato te kalbura (shkaperderdhura)?”

    [79] Thuaj: “Do t’i ngjalle Ai qe i krijoi per here te pare; Ai i di te gjitha ato qe i ka krijuar

    [80] (Ai), i cili e ber per ju – prej drurit te njome – zjarrin dhe ju prej ti ndizni”

    [81] Valle, a nuk eshte i pushtetshem ai qe krijoi qiejt dhe Token – te krijoi qenie te ngjashme (te ringjalle pas vdekjes)? Po, me te vertete, Ai eshte Krijues i cdo gjeje dhe i Gjithedijshem

    [82] Dispozita e Tij (Perendise), kur deshiron te beje dicka, eshte vetem te thote: “Behu!” – dhe ajo behet

    [83] I lartesuar eshte Ai, ne duart e te cilit eshte pushteti mbi cdo gje! Dhe, tek Ai do te ktheheni

    Radhitësit (Es-Safat)

    Surah 37

    [1] Pasha ata (engjejt) qe jane te radhitur

    [2] dhe ata qe i pengojne (njerezit prej mekateve)

    [3] dhe ata qe e lexojne Kur’anin

    [4] ne te vertete, Zoti juaj eshte nje

    [5] Zot i qiejve dhe i Tokes dhe cka gjendet mes tyre dhe Zot i lindjes (i veres dhe dimerit)

    [6] Me te vertete, Ne e kemi stolisur qiellin e kesaj bote me shkelqimin e yjeve

    [7] dhe e mbrojme nga cdo djall kryenec

    [8] qe mos t’i pergjoje meleqet e lartesuar; ata (djajte) sulmohen nga te gjitha anet

    [9] per t’i debuar ata: per ta ka vuajtje te perhershme

    [10] e ai qe grabite dicka, ate e ndjeke drite verbuese

    [11] Pyeti ata (o Muhammed): a eshte me i veshtire krijimi ityre apo te gjitha gjerat e tjera qe i kemi krijuar? – Ata, i kemi krijuar nga bota (balta) ngjitese

    [12] Ti cuditesh (nga mohimi i atyre) e ata perqeshin

    [13] e kur t’iu drejtohen keshilla, ata nuk i pranojne

    [14] dhe kur e shohin nje argument, ata e nxisin njeri-tjetrin per perqeshje

    [15] dhe thone: “Kjo s’eshte gje tjeter vecse nje magji e vertete!”

    [16] (Ata thone): “Valle kur te vdesim dhe te behemi eshtra e dhe, a thua njemend do te ngjallemi

    [17] dhe paraardhesit tone te lashte?”

    [18] Thuaju: “Po, e dot e jeni edhe te poshteruar!”

    [19] Ky do te jete vetem nje ze dhe te gjithe do te presim (se c’po ndodhe)

    [20] dhe do te thone: “Mjer per ne, kjo eshte Dita e gjykimit!”

    [21] (Atyre ju thuhet): “Po, kjo eshte Dita e gjykimit, te cilen ju e keni pergenjeshtruar!”

    [22] (Engjejve ju thuhet): “Tuboni njerezit e keqinj e shoket e tyre dhe ato qe i kane adhuruar

    [23] pos Perendise, e tregoju atyre rrugene Ferrit

    [24] dhe i ndalni ata, ata do te pyeten

    [25] “Cka keni qe nuk e ndihmoni njeri-tjetrin (idhujte dhe adhuruesit e tyre)?”

    [26] Por, ata ate Dite do te jane plotesisht te dorezuar

    [27] e do t’i afrohen njeri-tjetrit dhe do te bejne pyetje mes veti

    [28] Do te thone: “Ju, me te vertete, na keni ardhur nga ana e djathte (e me force)”

    [29] Ata do te pergjigjen: “Jo, por ju nuk keni qene besimtare

    [30] e ne nuk kemi pasur kurrfare pushteti mbi ju, por ju ishit popull i terbuar

    [31] andaj, u realizua fjala e Zotit mbi ne. Ne, me te vertete, po e shijojme denimin

    [32] e, ju kemi mashtruar juve, meqe edhe ne kemi qene te mashtruar”

    [33] Dhe ata, ate Dite do te jene se bashku ne mundim

    [34] sepse, Ne keshtu veprojme me te keqinjte

    [35] Kur u thuhej atyre: “Vetem Allahu eshte Zot!” – ata madheshtoheshin

    [36] dhe thonin (Mekkasit): “Valle, a t’i braktisim hyjnite tona per shkak te nje poeti te marre?”

    [37] Jo, (ai nuk eshte poet), por ai e ka sjelle te Verteten dhe i ka vertetuar pejgamberet e meparshem

    [38] e, me te vertete, ju do ta shijoni denimin e dhembshem

    [39] dhe do ta denoheni ju vetem per ate qe keni bere

    [40] E roberit e sinqerte te Perendise

    [41] do te kene furnizim te caktuar

    [42] peme te ndryshme, dhe do te jene te respektuar

    [43] ne kopshtet e dhuntive

    [44] ne kolltuqe, njeri perballe tjetrit

    [45] do te sherbehen me pije nga burimi qe do te rrjedhe gjithmone

    [46] (me pije) te bardhe e te shijshme per ata qe do ta pijne

    [47] me te (veren), nuk do te trullosen dhe prej saj nuk do te dehen

    [48] Dhe prane tyre do te jene grate me shikim te ulur, e sy te bukur

    [49] sikur te jene veze te ruajtura

    [50] Dhe ata do t’i qasen njeri-tjetrit e do te bisedojne

    [51] dhe njeri prej tyre do te thote: “Une kam pasur nje shok (mohues)

    [52] i cili thoshte: “Valle edhe ti je nga ata qe besojne

    [53] qe kur te vdesim e te behemi dhe e eshtra, me te vertete do te japim llogari?”

    [54] (do te thote ai): “A doni te shikoni?”

    [55] Dhe ai do te shikoje, dhe ate do ta sheh ne midis te zjarrit

    [56] Ai thote: “Pasha Perendine, per pak me shkaterrove edhe mua

    [57] po te mos ishte dhuntia e Zotit tim, edhe une do te isha ne zjarr (bashke me ty)

    [58] E per ne, nuk do te kete me vdekje

    [59] pervec vdekjes se pare, nuk do te jemi te munduar me

    [60] kjo, me te vertete, eshte sukses i madh

    [61] Per dicka te tille, le te angazhohen punetoret

    [62] A me e mire eshte kjo gjendje, apo druri zekkum

    [63] Ne, kete sprove e kemi bere per zullumqaret

    [64] Njemend, ky dru del nga fundi i ferrit

    [65] fruti i tij eshte si koka e gjarpinjeve (djajve)

    [66] Me te vertete, ata do ta hane kete frut dhe me te do ta mbushin barkun

    [67] Pastaj, ata do te kene nje perzierje me uje te nxehte (per te pire)

    [68] e pas kesaj, me siguri, kthimi i tyre do te jete ne ferr

    [69] Ata i kane gjetur eterit e tyre ne humbje

    [70] prandaj, edhe ata vazhduan pas gjurmeve te tyre

    [71] por edhe para tyre, me te vertete, e kane humbur (rrugen) shume popuj te lashte

    [72] Ne, me te vertete, u kemi derguar atyre paralajmerues

    [73] E, shiko se cfare qe fundi i atyre qe u paralajmeruan

    [74] pos roberve te sinqerte te Zotit (ata nuk jane denuar)

    [75] E Na thirri (ne ndihme) Nuhu, e Ne iu kemi pergjegjur bukur

    [76] e kemi shpetuar ate dhe familjen e tij prej fatkeqesise se madhe

    [77] duke i lene ne jete vetem pasardhesit e tij

    [78] dhe u kemi lene kujtim te brezat e tjere

    [79] “Pershendetja per Nuhun qofte ne mesin e te gjithe popujve!”

    [80] Ne, me te vertete, keshtu i shperblejme bamiresit

    [81] Me te vertete, ai eshte nga roberit Tone, besimtar

    [82] Pastaj, i fundosem te tjreret (jobesimtaret)

    [83] Dhe, me te vertete, nga ithtaret e tij eshte edhe Ibrahimi

    [84] kur Zotit te vet i erdh me zemer te paster

    [85] kur babait te vet dhe popullit te vet i tha: “Cka adhuroni ju

    [86] Valle, a deshironi hyjni te rrejshme ne vend te Allahut

    [87] E cka mendoni ju per Zotin e gjithesise?”

    [88] Pastaj u hodhi nje shikim yjeve

    [89] dhe tha: “Une jam i semure”

    [90] Dhe, ata u larguan prej tij, duke e lene pas

    [91] Pastaj, ai u pervodh te hyjnite e tyre dhe u tha: “A nuk po hani

    [92] C’keni, perse nuk flisni?”

    [93] Ju afrua tyre tinezisht, duke i goditur me dore te djathte

    [94] Dhe ata (njerezit) nxituan kah ai

    [95] Ibrahimi tha: “Valle, a i adhuroni ju ato qe i keni gdhendur (putat)

    [96] E, Perendia u ka krijuar juve, dhe ato qe i beni ju”

    [97] (Jobesimtaret) thane: “Pergatitni per te nje godine (vater) dhe hedheni ate ne zjarr!”

    [98] Dhe ata deshiruan t’i bejne dinakeri, por Ne i beme ata me te poshteruarit

    [99] (Ibrahimi) tha: “Une po shkoj te Zoti im. Ai do te me udhezoje

    [100] O Zoti im, dhuroma nje femije te mire (e te ndershem)!”

    [101] Dhe Ne e dihariquam ate me nje cun te urte

    [102] Dhe kur femija u rrit aq sa t’i ndihmoje ne pune, Ibrahimi i tha: “O djali im, kam pare enderr se duhet te te pres, cka mendon ti?” – O baba, - tha: “vepro ashtu sic je urdheruar; njemend do te bindesh, - nese do Perendia, se une jam i durueshem”

    [103] Pasi e pranuan qe te dy urdherin, e rrezoi (djalin) ne krah

    [104] Ne e thirrem: “O Ibrahim

    [105] ti madje e realizove endrren. E, Ne, me te vertete, keshtu i shperblejme bamiresit

    [106] kjo, me te vertete ka qene nje sprove e qarte!”

    [107] Edhe Ne e zevendesuam ate me nje kurban te madh

    [108] dhe Ne i lame atij kujtim te mire ne brezat e mevonshem

    [109] “Pershendetja e madhe qofte mbi Ibrahimin!”

    [110] Ja, keshtu, Na i shperblejme bamiresit

    [111] e ai, me te vertete, ka qene nga roberit Tane besimtar

    [112] dhe Ne e kemi sihariquar ate me Is’hakun, pejgamber prej njerezve te mire

    [113] dhe Ne e bekuam ate dhe Is’hakun, por ne mesin e pasardhesve te tyre ka besimtare dhe zullumqare te hapet per veten e vet

    [114] Ne e kemi dhuruar Musain dhe Harunin

    [115] Dhe i kemi shpetuar ata, te dy dhe popujt e tyre nga mjerimi i madh

    [116] dhe Ne i ndihmuam ata, e ata u bene fitimtare

    [117] dhe u dhame atyre Librin e qarte

    [118] dhe i udhezuam ata dy ne rruge te drejte

    [119] dhe Ne u lame kujtim te mire atyre te dyve ne mesin e brezave te mevonshme

    [120] “Pershendetja e madhe qofte mbi Musain dhe Harunin!”

    [121] Ja, me te vertete, keshtu Ne i shperblejme bamiresit

    [122] e, ne te vertete, ata dy jane nga roberit Tane besimtare

    [123] Dhe, me te vertete, Iljasi ka qene (njeri) prej pejgambereve

    [124] (Perkujtoje) kur i tha popullit te vet: “A nuk po i frikesoheni (Perendise)?”

    [125] Valle, a i luteni ju Ba’lit (lloj idhulli), ndersa e leni Krijuesin me te mire

    [126] Allahun, Zotin tuaj dhe Zotin e te pareve tuaj te lashte!”

    [127] Ata e konsideruan genjeshtar ate dhe per kete shkak, me siguri, do te mbeten ne denim

    [128] pos roberve te sinqerte te Perendise

    [129] Dhe Ne i lame atij kujtim te mire per brezat e mevonshem

    [130] “Pershendetja e madhe qofte per Iljasin!”

    [131] Ja, keshtu Ne i shperblejme bamiresit

    [132] e ai, me te vertete, ka qene nga roberit Tane besimtar

    [133] Dhe, me te vertete, Luti ka qene njeri prej pejgambereve

    [134] (Perkujtoje) kur Ne e shpetuam ate dhe tere familjen e tij

    [135] pos plakes qe ka mbetur me te tjeret (te denurarit)

    [136] pastaj i zhdukem te tjeret

    [137] dhe me te vertete, ju kaloni prane tyre ne mengjes

    [138] dhe naten, a nuk po mendoni

    [139] Dhe, me te vertete, Junusi ka qene njeri nga pejgamberet

    [140] (Perkujtoje) kur ai iku deri te anija e mbushur perplot

    [141] dhe hodhi shortin (me detaret), e ai ishte njeri prej tyre qe i ra shorti (te hidhet ne det)

    [142] dhe peshku e perbiu ate, e ai ishte i qortuar

    [143] dhe, po te mos ishte nga ata qe i luten Zotit

    [144] me siguri do te mbetej ne barkun e tij deri ne Diten e ringjalljes (se te gjitheve)

    [145] dhe Ne e hodhem ne nje vend te shkrete, e ai ishte i semure

    [146] dhe Ne beme qe te dale nje bime kungulli (perr t’i bere hije)

    [147] dhe Ne e derguam ate te njeqind mije e me teper njerez

    [148] dhe ata besuan, prandaj iu dhame jete te kendshme deri nje kohe

    [149] E pyeti ata (o Muhammed): “Valle, a per Zotin tend jane vajzat e per ta djemte

    [150] ose Ne i krijuam engjejt si femra, e ata ishin deshmitare (per kete)

    [151] Ja pra, ata per shkak te genjeshtrave te veta, thone

    [152] “Zoti ka lindur femije” - ata ne te vertete, jane genjeshtare

    [153] Valle, a vajzat i ka zgjedhe ai para djemve

    [154] Cka keni, si po gjykoni

    [155] A nuk po mendoni

    [156] A po, ju keni argument te qarte

    [157] Sillni ju Librin tuaj, nese thoni te verteten

    [158] Ata (idhujtaret), kane bere farefisni ne mes Zotit dhe engjejve, kurse engjejt e dine se ata (qe flasin ashtu) do te hidhen ne zjarr

    [159] lavdi Allahut, qofte i paster Perendia nga ajo qe ata ia pershkruajne Atij

    [160] Pervec roberve te sinqerte te Zotit (qe e adhurojne Ate)

    [161] Me te vertete, as ju as ato qe i adhuroni ju

    [162] nuk mund ta mashtroni aske kunder (Zotit)

    [163] pos atij qe do te digjet ne zjarr

    [164] Cdonjeri prej nesh (engjejve) e ka vendin e caktuar

    [165] ne jemi ata qe qendrojme ne radhe

    [166] dhe ne jemi ata qe i lutemi Atij (Perendise)

    [167] E ata (Kurejshite), ne te vertete, thonin

    [168] “Sikur te kishim ne Librin qe kane pasur popujt e meparshem

    [169] ne, me siguri, do te ishim rober te sinqerte te Perendise

    [170] Ata e kane mohuar Ate (Kur’anin), e se shpejti do ta dine

    [171] Me te vertete, qysh moti eshte ditur premtimi yne per roberit Tane – pejgamberet

    [172] Ata, me te vertete, do te jen te ndihmuar

    [173] dhe, me te vertete, ushtria jone do te jete fitimtare

    [174] Andaj shmangiu atyre deri ne nje kohe

    [175] dhe vezhgoje ata, e do te vezhgojne edhe ata

    [176] Valle, a mos ata po kerkojne shpejtimin e denimit Tone

    [177] Kur t’iu bie denimi, ne mesin e tyre, mengjesi i atyre qe jane paralajmeruar eshte shume i shemtuar

    [178] andaj, shmangu prej tyre deri nje kohe

    [179] dhe vezhgo, e do te vezhgojne edhe ata

    [180] Qofte lavderuar Zoti yt, Zot i madherise (dhe qofte i paster) nga ajo qe ia pershkruajne ata

    [181] Dhe pershendetje e madhe qofte mbi pejgamberet

    [182] dhe falenderimi qofte per Allahun – Zotin e gjithesise

    Sad (Sad)

    Surah 38

    [1] Sad! Pasha Kur’anin e madherueshem (qe keshillon)

    [2] (por) jobesimtaret jane mendjemedhenj dhe percares (nuk e pranojne te Verteten)

    [3] Sa e sa breza para tyre (popullit te Mekkes), Ne i kemi zhdukur, e ata kane thirre ne ndihme, por ka qene vone

    [4] Ata jane cuditur per ardhjen e nje paralajmeruesi nga mesi i tyre, dhe jobesimtaret kane thene: “Ky eshte magjistar dhe genjeshtar

    [5] A don ai qe prej tere perendive te beje nje perendi? Me te vertete, kjo eshte nje gje e cudtishme!”

    [6] Dhe paria nga mesi i tyre u larguan (duke i thene njeri-tjetrit): “Shkoni dhe behuni te durueshem prane perendive tuaj; Me te vertete, kjo eshte nje pune (e madhe) qe deshirohet

    [7] Kete nuk e kemi degjuar ne fene e meparshme. Ky eshte vetem nje trillim

    [8] Valle, nga mesi yne atij t’i dergohet Kur’ani?!” Por, ata dyshojne ne Keshillen Time, meqe ende nuk e kane shijuar denimin Tim

    [9] Valle, a te ata jane thesaret e meshires se Zotit tend te Plotefuqishem dhe Dhurues

    [10] Apo i tyre eshte pushteti i qiejve dhe Tokes dhe c’ka ne mes tyre? E, le te ngjiten atehere, me mjete (ne qiell)

    [11] Ata (jobesimtaret-kurejshit) jane nje ushtri e voge e perbere nga grupet, te cilat do te shpartallohen aty

    [12] Edhe para tyre, kane pergenjeshtruar populli i Nuhut, edhe Adi edhe Faraoni – pronar i godinave madheshtore

    [13] edhe Themudi edhe populli i Lutit edhe banoret e Ejketit; keta jane aleate (grupe)

    [14] te gjithe keta i kane konsideruar pejgamberet genjeshtare, andaj u realizua denimi Im

    [15] Keta presin vetem nje ze te madh qe nuk perseritet

    [16] dhe ata (perqeshesit) thone: “O Zoti yne, shpejtona pjesen tone (te denimit) para Dites se Llogarise!”

    [17] (Perendia ka urdheruar): “Duro (o Muhammed) per ate qe thone ata dhe kujtoje robin Tone Daudin, e fuqishem, ai me te vertete, i eshte drejtuar Zotit

    [18] Na ia kemi nenshtruar bjeshket qe bashke me te t’i luten Perendise, ne mbremje dhe ne mengjes

    [19] si dhe zogjet e tubuar. Te gjitha i drejtoheshin Atij (luteshin ne Te)

    [20] Dhe, Ne, ia kemi forcuar pushtetin e tij dhe i kemi dhene mencuri dhe dijeni per te gjykuar

    [21] A te ka ardhur ty lajmi per kundershtaret, kur hypen ne tempullin e tij (fetar)

    [22] kur hyne te Daudi, ai u frikesua prej tyre. Ata thane: “Mos u frikeso, (na jemi) dy kundershtare, qe njerit-tjetrit i ka bere padrejtesi, prandaj gjyko mes nesh, me te drejte, dhe mos u shmange (prej se vertetes), po na udhezo ne rruge te drejte

    [23] Me te vertete, ky eshte vella (mik) i im. Ai ka nentedhjete e nente dele, kurse une kam vetem nje dele, andaj me tha: “Ma jep ti mua ate? – dhe ai ne bisede (polemike) me mundi”

    [24] (Daudi) tha: “Me te vertete, ai te ka bere padrejtesi qe te ka kerkur delen tende, qe ta bashkoje me delet e veta”. Dhe, me te vertete, shume bashkepronare i bejne padrejtesi njeri-tjetrit, pos atyre qe besojne dhe bejne pune te mira, por ata jane pak”. Daudi e kuptoi, se Na, me te vertete – e kemi sprovuar ate, prandaj ka kerkuar falje nga Zoti i vet dhe u perul, duke rene per dhe dhe duke u penduar

    [25] Pastaj, Ne kete ia falem atij, e ati te Na, ka nje pozite te vecante dhe nje kthim te mire (ne jeten tjeter)

    [26] O Daud, Ne te kemi bere sundimtar ne toke, prandaj gjyko ndermjet njerezve me te drejte dhe, mos shko pas pasionit tend, se (ai pasioni) te largon nga rruga e Perendise! Me te vertete, per ata qe largohen nga rruga e Perendise, ka denim te ashper, ngase e kane harruar Diten e llogarise

    [27] Ne nuk e kemi krijuar kot qiellin dhe Token dhe ate qe eshte ne mes tyre. Ashtu (kot), mendojne jobesimtaret. E mjre per jobesimtaret kur do te hyjne ne zjarr

    [28] A do te sillemi me ata qe besojne dhe bejne vepra te mira si me turbulluesit ne Toke; apo, valle do te sillemi me njerezit e mire si me njerezit e keqinj

    [29] (Ky) eshte nje liber (Kur’ani), qe ta kemi zbritur ty, liber i bekuar, per t’i studjuar dokumentet e tij dhe per t’u keshilluar mendimtaret me te

    [30] Ne, Daudit, i kemi dhuruar Sulejmanin. Ai eshte rob i mrekullueshem. Ai, me te vertete, i eshte drejtuar shum Zotit

    [31] (Kujtoje) kur atij (Sulejmanit), nje pasdite iu paraqiten atllaret (kuaj te dalluar)

    [32] Ai tha: “Une shfaqa dashuri me te madhe ndaj pasurise (kuajve) se sa lutjes ndaj Zotit tim!” (ata defiluan para tij) derisa humben mas beshkes

    [33] (Ai tha): “M’i ktheni ata” – e pastaj nisi t’i preke me shpate kembet dhe qafat e tyre

    [34] Ne, me te vertete, e sprovuam Sulejmanin dhe hodhem mbi fronin e tij nje trup, dhe pastaj (Sulejmani) iu drejtua Zotit

    [35] dhe tha: “O Zoti im, te me falesh dhe me dhuro nje pushtet cfare nuk do ta kete askush pas meje! Me te vertete, Ti je dhurues i madh!”

    [36] Pastaj, Ne ia nenshtruam eren e bute, e cila fryne me urdherin e tij, andej kah don ai –

    [37] dhe djajte, te gjithe ndertuesit dhe zhytesit ne uje

    [38] dhe te lidhur ne pranga

    [39] Kjo eshte dhurata Jone, prandaj ti dhuroja (o Sulejman) kujt te duash ose mos ua jep; pa kurrfare llogarie per kete!”

    [40] Me te vertete, ai te Na ka nje pozite te vecante dhe nje kthim te mire (ne jeten tjeter)

    [41] Kujtoje robin Tone Ejjubin, kur iu lut Zotit te vet: “Me te vertete, me preku djalli me mundim dhe vuajtje!”

    [42] (Atij i tha): “Bjeri me kemben tende (Tokes)! Ja, ky eshte nje burim i ujit te ftohte per larje dhe pirje!”

    [43] Dhe Ne ia kemi dhuruar atij familjen dhe po aq nje numer tjeter anetaresh (te familjes) – meshire prej Nesh dhe keshillim per njerezit e mencur

    [44] dhe merr me doren tende nje tube thuprash e rreh me to dhe mos e shkel betimin tend!” Ne, e kemi ditur ate te durueshem, (ai) eshte rob i mrekullueshem. Ai, me te vertete, i eshte drejtuar (shume) Zotit

    [45] Dhe kujtoji roberit Tone: “Ibrahimin, Is’hakun dhe Jakubin, te forte (ne besim) dhe largepames

    [46] Ne, atyre iu dhuruam nje virtyt te vecante, qe ta kene gjithmone ne mend boten e ardhshme

    [47] Njemend, ata jane tek Ne njerez te mire e te zgjedhur

    [48] Dhe kujtoje: Ismailin, Eljesain dhe Dhulkiflin! Te gjithe ata kane qene te mire

    [49] Ky eshte nje kujtim i mire – dhe, me te vertete, per njerezit qe ruhet nga mekatet, ta kthim te mire (ne boten tjeter)

    [50] ne kopshtijet e Adnit – dyert e te cilit jane te hapura per ta

    [51] ne te cilat rrijne te mbeshtetur (ne divane-kanape) e kenaqen em peme dhepije te llojllojshme

    [52] prane tyre do te kete hyrie moshatare, qe nuk shikojne anash

    [53] Kjo iu eshte premtuar per Diten e llogarise

    [54] ky eshte, njemend, furnizimi Yne qe nuk ka te sosur

    [55] Kjo eshte keshtu (per besimtaret). E, per njerezit e terbuar (ne te keqe), me te vertete, ka kthim te keq (ne boten tjeter)

    [56] ferri, ne te cilin ata do te digjen. E, sa shtrat i shemtuar qe eshte ai

    [57] Kjo eshte keshtu (per mohuesit)! E, le ta shijojne ata kete uje te veluar dhe te qelbet

    [58] dhe te tjera mundime te llojllojshme, te ngjashme me to

    [59] (Atyre u thuhet): “Ky eshte grumbullim i dendur me ju (ne ferr) e (u thuhet): Nuk ka clirm per ta! Ata, me te vertete, do te digjen ne zjarr!”

    [60] (Populli i thjeshte) iu pergjigjet (udheheqesve te vet): “Jo, por ju mos pacit clirim as qetesi, ju na keni sjelle ne kete gjendje, e sa strehim i keq eshte ky!”

    [61] (Njerezit e thjeshte) thane: “O Zoti yne! Kush na pergatiti kete neve, dyfishoju atyre denimin ne ferr!”

    [62] (Populli i Mekkes) thane: “Pse nuk po i shohim njerezit qe i konsideronin te keqinj

    [63] a mos i kemi perqeshur ne at, a apo na kane humbur sysh?”

    [64] Kjo eshte, me te vertete, grindja e banoreve te ferrit

    [65] Thuaj (o Muhammed!): “Me te vertete, une jam vetem paralajmerues, e nuk ka zot pervec Allahut, te Vetmit e Ngadhenjimtarit

    [66] Zotit te qiejve e te Tokes dhe te asaj qe gjendet midis tyre, te Plotefuqishmit, Falesit”

    [67] Thuaj: “Ky (Kur’ani) eshte lajm i madh

    [68] e ju prej tij po shmangeni

    [69] Une nuk kam pasur kurrfare dije per meleqte e larte, kur ata polemizuan mes vete

    [70] mua vetem me eshte shpalle se jam paralajmerues i qarte

    [71] (Kujtoju atyre) kur Zoti yt u ka thene meleqve: “Me te vertete, Une do ta krijoje njeriun prej balte

    [72] e kur Une ta plotesoj ate t’i jap fryme prej shpirtit Tim (kur t’i jap jete), beni sexhde atij!”

    [73] E te gjithe meleqte (engjejt), se bashku, bene sexhde

    [74] pervec Iblisit; ai u be mendjemadh e ishte mohues

    [75] (Zoti) tha: “O Iblis, c’te pengoi ty, qe te mos besh sexhde para atij qe e kam krijuar Une me duart e Mia (pa ndihmen e askujt)? A mos je mendjemadhesuar apo mendon se je nga te lartit?”

    [76] (Iblisi) tha: “Une jam me i mire se ai. Mua me ke krijuar prej zjarrit, kurse ate prej baltes”

    [77] (Perendia) tha: “Dil atehere prej xhennetit! Me te vertete, ti je i debuar

    [78] Me te vertete mallkimi Im eshte mbit ty deri ne Diten e gjykimit”

    [79] (Iblisi) tha: “O Zoti im, me jep afat deri ne diten kur do te ringjallen ata!”

    [80] (Zoti) tha: “Me te vertete, do te jepet dy afat

    [81] deri ne diten e caktuar”

    [82] (Iblisi) tha: “Pasha madherine Tende, une do t’i mashtroje ata te gjithe –

    [83] pervec roberve Tu te sinqerte!”

    [84] (Zoti) tha: “Une betohem me te drejten dhe flas te verteten

    [85] me te vertete, Une do ta mbush ferrin me ty dhe me te gjithe ata qe te pasojne ty!”

    [86] Thuaj (o Muhammed!): “Une prej jush nuk kerkoj kurrfare shperblimi per te (Kur’anin), e as nuk jam nga ata qe paraqiten te atille (cfare nuk jane)

    [87] ai (Kur’ani), me te vertete, eshte keshilel per tere boten

    [88] Dhe ju, me te vertete, do ta dini lajmin e tij pas nje kohe!”

    Grupet (Ez-Zumer)

    Surah 39

    [1] (Kjo eshte) Shpallja e Librit nga Allahu i Plotefuqishem dhe i Gjithedijshem

    [2] Njemend, Ne ta kemi zbritur ty Librin me te verteten e qarte. Andaj adhuroje Perendine sinqerisht ne besim

    [3] Ah, vetem per Perendine eshte adhurimi i sinqerte. E, ata qe marrin pervec Perendise, mbrojtes, (thone): “Ne i lutemi atyre vetem qe te na afrojne te Perendia” – Perendia, me te vertete, gjykon ndermjet tyre per ate qe nuk jane pajtuar. Me siguri, Perendia nuk e udhezon ate qe eshte genjeshtar e mohues

    [4] Sikur te donte Perendia te marre nje femije, Ai do te zgjidhte nga ata qe i ka krijuar – cka te doje. Qofte lavderuar Ai; Ai eshte Perendi i Vetem dhe Ngadhnjimtar

    [5] Ai i ka krijuar qiejt dhe Token, me qellim te plote; Ai e mbeshtjelle naten ne dite dhe diten ne nate, Ai e ka nenshtruar Diellin dhe Henen. Te gjitha levizin deri ne kohe (shkalle) te caktuar. Ah, Ai eshte i Fuqishem dhe Fales

    [6] Ai ju ka krijur prej nje njeriu (Ademit); pastaj, prej tij ka krijuar shoqen e tij dhe Ai u ka krijuar tete lloj kafshesh; Ai ju krijon ne barqet e nenave tuaja, duke iu dhane forme pas forme ne tri erresira. Ky eshte, Perendia – Zoti juaj, i Tij eshte i tere pushteti, nuk ka zot tjeter pos Tij, e pra, nga po ia mbani ju

    [7] Nese ju e mohoni (Ate), me te vertete, Perendia eshte i pavarur prej jush, por Ai nuk eshte i kenaqur me mohimin e roberve te Tij; e eshte i kenaqur me ju, nese e falenderoni. Asnjeri (mekatar), nuk do t’i barte mekatet e tjetrit! Pastaj, do te ktheheni te Zoti juaj, e Ai pastaj do t’u informoje per ate qe keni punuar sepse, me te vertete, Ai di se c’keni ne zemrat tuaja

    [8] Kur njeriun e godet nje e keqe, ai i lutet Zotit te vet, duke iu drejtuar krejtesisht, e kur atij t’i kthehet nje e mire prej Tij, ai harron ate per te cilen me pare iu lut Perendise dhe i bene shok Perendise, andaj largohet nga rruga e Tij (Perendise). Ti thuaj (atij mohuesit): “Kenaqu pak me mosbesimin tend! Ti, me siguri, do te jeshe nga banoret e zjarrit

    [9] (A me i mire eshte ky) apo ai qe ben lutje naten, duke bere sexhde dhe duke qendruar ne kembe e qe ruhet (nga denimi) i jetes tjeter dhe shpreson ne meshiren e Zotit te tij...? Thuaj: “A jane te barabarte ata qe dine dhe ata qe nuk dine? Vetem mentaret i pranojne keshillat

    [10] Thuaj: “O roberit e mi, qe keni besuar, ruajuni prej (denimit) te Zotit tuaj! Ata qe bejne mire ne kete jete do te kene te mira, e toka e Perendise eshte e gjere. Vetem ata qe jane te durueshem do te shperblehen pa mase”

    [11] Thuaj: “Mua me eshte urdheruar qe ta adhuroj Perendine dhe ndaj Tij te jem i sinqerte ne besim

    [12] dhe me eshte urdheruar qe te behem musliman i pare

    [13] Thuaj: “Une, me te vertete, druajn – nese kundershtoje Zotin tim, denimit te Dites se madhe”

    [14] Thuaj: “Vetem Perendine e adhuroj sinqerisht me besimin tim te plote

    [15] e ju adhuroni, pervec Perendise, ke te doni!” Thuaj: “Me te vertete, do te jene ne humbje ata qe kane humbur veten dhe familjen e tyre ne Diten e Kijametit. Ka, kjo eshte humbje e madhe!”

    [16] Mbi ta dhe nen ta do te kete shtresa te zjarrit. Me kete, Perendia i frikon roberit e Vet. “O roberit e Mi, ruajuni (denimit Tim)!”

    [17] Ata qe shmangen nga adhurimi i idhujve e kthehen kah Perendia, per ta ka gezim. Gezoi pra (o Muhammed) roberit e Mi

    [18] te cilet degjojne fjalen (Kur’anin) e pasojne ate qe eshte me mire. Keta jane ata qe Perendia i ka orientuar ne rruge te drejte dhe ata jane te mencur

    [19] Mos valle, a ti do ta shpetosh ate qe e ka merituar denimin, ta nxjerresh ate qe eshte ne zjarr

    [20] Nderkaq, ata qe i frikohen Zotit, do te kene dhoma kat-kat – prane te cilave rrjedhin lumenjte. (Ky eshte) premtim i Perendise, (e) Perendia nuk e shkele premtimin (e Vet)

    [21] A nuk po sheh qe Perendia ka zbritur ujin (shiun) prej qiellit, e shpie (shperndane) ate neper burime ne toke, mandej me te nxjerre te lashta te llojllojshme, ngjyrash te ndryshme, pastj thahen dhe i sheh te zverdhura, e mandej i shkaterron ato. Me te vertete, ne te gjitha keto, ka keshilla per ata qe jane te mencur

    [22] A thua a eshte i (njejte) ai te cilit Perendia ia ka hapur zemren per islamizem, e ai eshte ne driten e Zotit te vet...? Mjere per ata qe e kane zemren te pandishme kur permendet Allahu; te tillet jane ne humbje te qarte

    [23] Perendia e ka shpallur fjalen me te bukur – Librin (Kur’anin), pjeset e te cilit i gjasojne njera-tjetres dhe perseriten. Prej tij u rrenqethet lekura atyre qe frikohen prej Zotit te tyre, e mandej qetesohen dhe kenaqen lekurat dhe zemrat e tyre, kur permendet Perendia (dhe premtimi i Tij). Ky Liber eshte udhezim i Perendise, me te Perendia e udhezon ke te doje, e ke Perendia e shpie ne humbje, s’ka kush qe mund ta udhezoje

    [24] A eshte (i barabarte) ai qe e ruan veten prej denimit te rende ne Diten e Kijametit (dhe ai qe nuk e ruan)? (Atehre) zullumqareve, u thuhet: “Shijoni ate qe keni punuar!”

    [25] Kane pergenjeshtruar ata qe kane qene para tyre (Mekkasve), e u erdhi atyre denimi prej nga nuk e pritnin

    [26] Dhe, Perendia u ka dhena tyre ta shijojne poshterimin ne kete jete, e denimi i jetes tjeter eshte me i madh, sikur ta dinin ata (kete)

    [27] Dhe, me te vertete, u kemi sjelle njerezve shembuj ne kete Kur’an per cdo gje, per t’u keshilluar

    [28] ne Kur’anin ne gjuhen arabe, ne te cilin nuk ka kurrfare kundertheniesh, e qe t’i druajne Zotit te tyre

    [29] Perendia ka sjelel si shembull (krahasimi) njeriun (robin), i cili ka shume bashkepronare te padurueshem qe e kundershtojne njeri-tjetrin dhe njeriun (robin), i cili (i takon) vetem nje pronari (dhe e degjon vetem ate). A eshte pozita e ketyre dyve e barabarte? Lavdi Perendie, nuk eshte (e barabarte), por shumica e tyre nuk e dine kete

    [30] Me te vertete, do te vdesesh ti, e me te vertete, do te vdesin edhe ata

    [31] e pastaj, ne Diten e gjykimit, te Zoti juaj do te polemizoni

    [32] Kush eshte me i keq se ai qe genjen (trillon) per Perendine dhe konsideron genjeshter te Verteten (Kur’anin), kur i erdhi ajo? A nuk eshte sketerra vendstrehim per mohuesit

    [33] E, ai qe ka sjelle te Verteten (Muhammedi) dhe (ata) qe i kane besuar asaj jane te ruajtur (nga te keqiat)

    [34] ata do te kene, cka te duan te Zoti i tyre; e ky eshte shperblim per bamiresit

    [35] qe Zoti t’ua mbuloje atyre veprimet me te keqia qe i kane bere dhe t’i shperbleje per veprat me te mira qe i kane bere

    [36] A nuk i mjafton Zoti robit te Vet? E ata te frikojne ty me zotera, pos Tij (Perendise). Ke e shpie Perendia ne humbje per te ska kurrfare udhezuesi

    [37] E ke e udhezon Perendia, (ate) s’ka kush e shpie ne humbje. A nuk eshte i fuqishem Perendia qe denon (mekataret)

    [38] Nese ti i pyet ata se kush i ka krijuar qiejt dhe Token, me siguri do te thone: “Perendia” – Thuaju: “A mendoni per ata qe i adhuroni ju pervec Perendise – qe mund ta evitojne te keqen e Tij, nese Perendia don te ma dergoje, ose a mund ta pengojne meshiren e Tij, nese Ai don te me dergoje (ate meshire)”. Thuaj: “Me mjafton Perendia. Tek Ai mbeshteten ata qe kerkojne mbeshtetje”

    [39] Thuaj: “O populli im! Ju punoni sipas gjendjes suaj, e une do te punoje (ashtu sic po punoje), e se shpejti do ta dini

    [40] ke do ta arrije denimi poshterues dhe ke do ta arrije denimi i perhershem”

    [41] Ne, ta kemi zbritur ty Librin (Kur’anin), per dobi te njerezve, me te verteten; e kush shkon ne rruge te drejte, ai e ka per dobi te vet, e kush e humbe kete rruge, ai humb ne dem te vet, e ti (o Muhammed), nuk je pergjegjes per punet e tyre

    [42] Perendia iu merr shpirterat atyre qe u ka ardhur casti i vdekjes, por dhe atyre qe nuk kane vdekur e jane ne gjume, e ai ndale shpirtin e atij qe i eshte caktuar vdekja, e te tjereve ua kthen shpirterat deri ne kohen e caktuar... Me te vertete, per kete ka argumente, per ata qe mendojne

    [43] A marrin ata, pervec Perendise, ndermjetesues tjeter? Thuaj: “Valle, a (i merrni ata ndermjetesues) edhe pse nuk kane asgje ne dore dhe nuk kuptojne?!”

    [44] Thuaju: “Vetem per Perendine eshte i tere ndermjetesimi (miresia); atij i takon pushteti i qiejve dhe i Tokes, e pastaj – tek Ai do te ktheheni”

    [45] Kur permendet vetem Perendia, neveriten zemrat e atyre qe nuk besojne ne jeten tjeter, ndersa kur te permenden ata (zoterat), pervec Perendise, ata menjehere gezohen

    [46] Thuaj: “O Zoti im, Krijues i qiejve dhe i Tokes, njohes i se dukshmes e te padukshmes, Ti do te gjykosh mes roberve Tu, per ate qe nuk jane pajtuar!”

    [47] Sikur zullumqaret te kishin cdo gje qe gjendet ne Toke, dhe po kaq me teper, ata te gjitha keto do t’i flijonin (per te shpetuar), prej denimit te ashper ne Diten e Kijametit. Atehere, Zoti do t’u tregoje atyre ate qe nuk e kane llogaritur

    [48] u shfaqen atyre te keqiat qe i kane bere dhe do t’i kaploje denimi te cilin e perqeshnin

    [49] Kur njeriut i bie ndonje e keqe, ai na lutet Neve, e kur pas kesaj i afrojme nje te mire prej Nesh, thote: “Kjo me eshte dhene vetem pse kam ditur”. Jo, por kjo eshte vetem nje sprovim, e shumica e tyre nuk e dine

    [50] Keshtu thonin edhe ata qe ishin para tyre, prandaj nuk paten dobi nga ajo qe paten fituar

    [51] prandaj, i goditi ata denimi i te keqiave qe kane punuar. Por, dhe ata qe kane bere zullum prej ketyre (kurejshit), do t’u bie denimi per te keqiat qe kane bere, e nuk do te mund t’i ikin (denimit)

    [52] A nuk e dine ata se Perendia i afron furnizim te bollshem kujt te doje, e ia ngushton (kujt te doje); me te vertete, ne kete ka argumente per popullin qe beson

    [53] Thuaj: “O roberit e mi, qe i keni bere keq vetvetes, mos e humbni shpresen ne meshiren e Perendise! Perendia, me siguri, i fale te gjitha mekatet. Ai, me te vertete, eshte fales dhe perdellimtar

    [54] Kthehuni kah Zoti juaj dhe peruluni para Tij, para se t’u vije denimi, sepse, pastaj nuk do te keni ndihme

    [55] Dhe, pasoni ate me te bukuren qe u eshte shpallur (Kur’anin) nga Zoti juaj, para se t’ju vie denimi papritmas, pa e hetuar ate

    [56] e njeriu te thote: “Mjer per mua qe nuk i kam kryer obligimet ndaj Perendise, e madje edhe jam tallur (me besimtaret)!”

    [57] Ose te thote: “Sikur Perendia te me kishte udhezuar, do te isha bere nga te miret!”

    [58] Ose te thote, kur ta sheh denimin: “Sikur te ishte e mundshme per t’u kthyer edhe nje here (ne kete bote), e te behem prej te mireve!”

    [59] (Atij i thuhet): “Me te vertete, te ka ardhur dokumenti Im (Kur’ani), e ti e konsiderove te rrejshem ate, u bere mendjemadh (nuk e ke perfillur dhe ishe jobesimtar)”

    [60] E, ne Diten e Kijametit do t’i shohesh ata qe kane pergenjeshtruar Perendine – me fytyra te zeza. E valle, a nuk eshte ferri – vend per ata qe jane mendjemedhenj

    [61] Perendia do t’i shpetoje ata qe ruhen per te mirat e bera, prandaj ata nuk do t’i preke e keqja, e as nuk do te pikellohen

    [62] Perendia eshte Krijues i cdo gjeje dhe Ai eshte mbikeqyres i cdo gjeje

    [63] te Tij jane, celesat e qiejve dhe te Tokes! E, ata qe i mohojne argumentet e Perendise, ata jane te humbur

    [64] Thuaju atyre: “Valle, a ju po me urdheroni qe te adhuroj dike tjeter, pervec Zotit, o injorante!”

    [65] Me te vertete, te eshte shpallur ty edhe atyre (pejgambereve) qe kane qene para teje: “Nese i pershkruan Perendise shok, me siguri do te te humbin punet tuaja dhe do te jesh nder ata qe jane shkaterruar”

    [66] (Mos adhuro idhujt), por adhuro vetem Perendine dhe behu falenderues

    [67] Ata nuk e kane madheruar Perendine sic duhet; e tere Toka ne Diten e gjykimit do te jete nen pushtetin e Tij, e qiejt do te jene te perfshire ne fuqine e Tij. Qofte lavderuar Ai dhe larg nga ajo qe i bejne shok Atij

    [68] Dhe fryhet ne Sur (Buri), e vdesin te gjithe ata qe gjenden ne qiej dhe ne Toke, do te mbesin vetem ata qe do Perendia; pastj do te fryhet per te dyten here ne Sur dhe ata pernjehere do te ngjallen e do te presin (cka do te ndodhe)

    [69] Dhe Toka do te shnderitet me driten e Zotit te vet dhe do te vendoset libri, do te sillen pejgamberet dhe deshmitaret dhe do te gjykohen ata me drejtesi, e nuk do t’u behet asgje e pa drejte

    [70] secilit njeri do t’i jepet shperblimi per ate qe ka bere, meqe Ai di me se miri se cka kane punuar

    [71] Dhe jobesimtaret do te shtyhen ne ferr, grupe-grupe, dhe kur te arrijne atje, hapen dyert e tij dhe rojtaret u thone atyre: “A nuk u kane ardhur pejgamberet nga mesi juaj, te cilet ju lexonin argumentet e Zotit tuaj e ju terheqnin verejtjen per takimin e kesaj dite? Mohuesit do te thone: “Po, me te vertete, (na kane ardhur), por eshte e sigurt fjala e Perendise per denimin e mohuesve”

    [72] (Atyre) u thuhet: “Hyni ne portat e ferrit, ku do te qendroni gjithmone ne te! Sa vend i shemtuar qe eshte ai per mendjemedhenjte

    [73] E, ata qe jane ruajtur (nga mekatet), do te shtyhen ne xhennet, grupe-grupe dhe dyert e tij hapen e do t’u thone atyre rojtaret e tij: “Shpetimi qofte mbi ju! Ju jeni te kenaqur, andaj hyni ne te, ku do te qendroni pergjithmone!”

    [74] Ata do te thone: “Falenderimi qofte per Perendine, qe na plotesoi premtimin e Vet e na dha ne trashegim token (e xhennetit), qe te vendosemi si te duam!” Sa i mrekullueshem eshte shperblimi i atyre qe kane punuar (sipas dispozitave te Perendise)

    [75] Do ti shohesh engjejt e tubuar rreth Arshit duke lavderuar me falenderim Zotin e tyre; dhe do t’u gjykohet mes tyre me te drejte dhe u thuhet: “Falenderimi qofte per Perendine, Zotit te gjithesise!”

    Falësi (El-Gafir)

    Surah 40

    [1] Ha, Mim

    [2] Shpallja e ketij Libri eshte prej Perendise, te Plotefuqishem dhe te Gjithedijshem

    [3] I cili fale mekatet dhe pranon pendimin, qe denon ashper, dhe eshte pronar i te mirave; nuk ka zot tjeter pervec Tij dhe tek Ai eshte kthimi

    [4] Nuk bejne polemike per ajetet e Perendise (meqe jane te qarta), pos tyre qe nuk besojne, prandaj mos te mashtroje ty qarkullimi i tyre neper bote

    [5] Ne te vertete, edhe para tyre (Kurejsheve), ata (pejgamberet) i pergenjeshtruan populli i Nuhut, si dhe grupet tjera pas tyre. Secili popull u perpoq ta mundoje pejgamberin e vet dhe te benin polemike te kote per ta zhdukur te verteten, andaj Une i kam zhdukur ata; e cfare ka qene denimi Im

    [6] Dhe keshtu, per ata qe mohuan, u realizua fjala e Zotit tend. – Ata, me te vertete, jane banore te zjarrit

    [7] Ata (engjejt) qe e mbajne Arshin dhe ata qe jane rreth tij, e madherojne Zotin e tyre me falenderim dhe i besojne Atij, si dhe lypin falje (prej Perendise) per ata qe kane besuar (duke thene): “O Zoti yne, Ti perfshine cdo gje me meshiren dhe dijenine; prandaj fali ata qe jane penduar dhe qe ndjekin rrugen Tende dhe ruaji ata prej denimit te ferrit

    [8] O Zoti yne, shpjeri ata ne kopshtijet e Adnit, te cilat ju ke premtuar tyre, dhe prinderit e tyre dhe pasardhesit e tyre, ata qe kane qene te mire; Ti je i Plotefuqishem dhe Gjithedijshem

    [9] Dhe, ruaj ata nga veprat e keqia, e ke e ruan Ti nga veprat e keqia ate dite, Ti e ke meshiruar ate; e ky, me te vertete, eshte shpetim i madh!”

    [10] Me te vertete, ata qe kane mohuar do te thirren: “Urrejtja e Perendise ndaj jush, eshte me e madhe se urrejtja juaj ndaj vetvetes, kur jeni thirre ne besim, por keni mohuar”

    [11] Ata do te pergjigjen: “O Zoti yne, na ke bere te vdekur dy here dhe na ke ngjallur dy hee, prandaj, ne i pranuam mekatet tona. E, a ka ndonje rrugedalje (nga denimi)?”

    [12] Kjo eshte per ate, qe kur thirrej Perendia i Vetem, mohojshi, e nese i pershkruhej shok Atij – ju besojshi. Vendimi i perket vetem Perendise, te lartesuar e te madh

    [13] Ai eshte qe ju tregon dokumentet e Tij, dhe ju zbret furnizim prej qiellit, e keshillen e pranon vetem ai qe kthehet (te Perendia)

    [14] Andaj, lutjuni Perendise duke i besuar Atij sinqerisht, madje, edhe nese kete e urrejne jobesimtaret! –

    [15] (Ai) dhuron pozita te larta, eshte pronar i Arshit, dergon Shpalljen me urdherin e Tij tek ata qe don Ai, prej roberve te Vet, per t’ju terheqe verejtjen ne Diten e Takimit (Kijametit)

    [16] ne Diten kur ata do te paraqiten te zbuluar, kur per Perendine asgje e tyre nuk eshte e fshehte. (Atyre u thuhet): “Kujt i perket pushteti sot? (Jipet pergjigja): “Per Perendine e Vetem dhe Ngadhnjimtar!”

    [17] Sot, cdo njeri do te shperblehet per ate qe ka punuar; sot nuk ka padrejtesi! Perendia, me te vertete, eshte llogaritar i shpejte

    [18] Dhe, paralajmeroi ata per Diten e afert te Gjykimit, kur zemrat do t’u vijne deri ne fyt prej pikellimit. (Atehere), per njerezit e keqinj nuk ekziston asnje mik i sinqerte dhe ndermjetesues i pranueshem

    [19] (Perendia) di per shikimin e pervjedhur te syrit dhe ate qe fsheh zemra

    [20] Perendia gjykon drejt, e ata qe u luten atyre pervec Tij, nuk gjykojne asgje. Perendia, me te vertete, degjon dhe sheh (cdo gje)

    [21] A s’kane udhetuar ata neper bote, qe te shohin se si ka qene fundi i atyre qe kane jetuar me pare? Ata kane qene me te fuqishem se ata (Kurejshit) dhe me me shume gjurme (permendore), por, Perendia i denoi, per shkak te mekateve te tyre, dhe per ta nuk ka pasur kurrfare mbrojtesi prej denimit te Perendise

    [22] Ky (denim) eshte, ngase atyre u vinin pejgamberet me dokumente te qarta, e ata nuk u besonin, prandaj Perendia i denoi. Me te vertete, Ai eshte i fuqishem dhe ndeshkon ashper

    [23] Me te vertete, Ne e kemi derguar Musain me dokumentet Tona dhe me mrekulli te qarte –

    [24] te Faraoni, Hamani dhe Karuni, e ata thane: “Ky eshte magjistar dhe genjeshtar!”

    [25] E, kur atyre u erdhi (Musai) me te Verteten prej Nesh, ata thane: “Mbytni djemte e atyre qe kane besuar ne te e leni te gjalla vajzat e tyre!” Por dinakerite e mohuesve gjithmone jane ne humbje

    [26] Faraoni tha: “Me leni ta mbys Musain, e ai le ta therret ne ndihme Zotin e vet. Une, me te vertete, frikohem se ai do t’ju prishe fene tuaj, ose do te shkaktoje trazira ne Toke”

    [27] Musai tha: “Une i lutem Zotit tim dhe Zotit tuaj per te me mbrojtur prej cdo mendjemadhi qe nuk beson ne Diten e llogarise!”

    [28] Kurse, nje njeri besimtar nga paria e popullit te Faraonit, i cili fshihte besimin e vet, tha: “Valle, ta mbys njeriun per shkak se thote: “Perendia eshte Zoti im, e ai, me te vertete, ju ka ardhur me dokumente te qarta prej Zotit tuaj. Nese eshte genjyes, atij i perket denimi i genjeshtres se tij, e nese eshte i drejte, juve ka me ju godite dicka, me te cilen ju kercenohet ai juve. Me te vertete, Perendia nuk e udhezon ne rruge te drejte ate qe e tepron me te keqia dhe eshte genjeshtar

    [29] O populli im, sot juve u perket pushteti ne lartesite e Tokes, por kush do te na mbroje nga goditja e Perendise, nese na arrine neve?” E, Faraoni tha: “Une ju rekomandoj vetem ate qe e konsideroj te drejte dhe vetem une ju udhezoj ne rrugen e drejte”

    [30] E, atehere, ai besimtari tha: “O populli im, une druaj qe do t’ju arrije denimi – si popujve te meparshem

    [31] ashtu sic ka qene (shkaterrimi) i popullit te Nuhut, Adit dhe Themudit dhe breznive pas tyre. E, Perendia nuk don padrejtesi per roberit e Vet

    [32] O populli im, une, me te vertete, i druaj denimit taj ne Diten e ringjalljes

    [33] ne Diten kur, nga frika – do te ikni prapa, e s’ka per ju mbrojtes nga denimi i Perendise. E, ate qe Perendia e le ne humbje, per te s’ka udherrefyes

    [34] Me te vertete, juve me pare u pat ardhur Jusufi, me argumente te qarta, por ju vazhdimisht dushonit ne ate e u kishte sjelle ai. E, kur vdiq ai, ju thate: “Perendia, kurrsesi nuk do te dergoje pejgambe pas tij! Ja, keshtu Perendia e shpie ne humbje cdokend qe e kalon kufirin ne te keqia dh dyshon

    [35] ata qe polemizojne per argumentet e Perendise, pa pasur kurrfare baze per ate, kete e urren Perendia dhe ata qe besojne. Keshtu, Perendia, ia vulose zemren cdo mendjemadhi e dhunuesi”

    [36] Dhe, Faraoni tha: “O Haman, ndertoma nje rrokaqiell (te larte) qe t’i arrij rruget

    [37] rruget e qiellit – e ta shoh Zotin e Musait. Por, une, me te vertete, e konsideroj ate (Musain) rrenacak”. Keshtu, Faraonit i eshte zbukuruar vepra e tij e shemtuar, dhe eshte shmangur nga rruga e drejte, e dredhia e Faraonit, me siguri, eshte falimentuar

    [38] Dhe, ai besimtari tha: “O populli im, me pasoni (ejani pas meje), une ju udhezoj ne rruge te drejte

    [39] O populli im, me te vertete, jeta e kesaj bote eshte vetem kenaqesi e perkohshme

    [40] Kush ben veper te keqe, do te denohet vetem sipas vepres se bere, e kush ben veper te mire, qofte mashkull apo femer – duke qene besimtar, - at do te hyjne ne xhennet, ne te do te furnizohen, pa hesap (fatyre)

    [41] O populli im, c’eshte kjo, une ju therras ne shpetim, e ju me thirrni ne zjarr

    [42] Me therritni qe ta mohoje Perendine dhe t’i bej shok Atij – ate, per te cilin une nuk di, e une ju therras te i Plotefuqishmi, Meshiruesi i Madh

    [43] Padyshim se, ajo qe me therritni ju, nuk mund te therritet (te jete e adhuruar), as ne kete bote as ne tjetren dhe se kthimi yne eshte te Perendia, dhe, ata qe e teprojne me te keqia, do te jene banore te zjarrit

    [44] Ju, se shpejti do ta kujtoni ate qe po ju them! E, une – rastin tim ia le Perendise, me te vertete, Perendia i sheh roberit e Vet

    [45] Dhe, Perendia e ruajti ate prej te keqiave dhe trillimeve te tyre, e ithtaret e Faraonit i kaploi denimi i vrazhde

    [46] zjarri (te cilit) i ekspozohen ne mengjes dhe mbremje, e kur te arrije Casti (Dita e Kijametit, ju thuhet): “Shpini ithtaret e Faraonit ne denimin me te rende

    [47] Dhe, kur ata te grinden ne zjarr dhe t’u thone ithtaret e shtypur – eproreve qe madheshtoheshin: “Na, me te vertete, ju kemi ndjekur (pasuar) juve, e a mund te shmangeni prej nesh nje pjese te zjarrit?”

    [48] Ata qe madheshtoheshin, do te thone (qe ishin eprore): “Te gjithe ne jemi ne te (zjarr). Perendia, me te vertete, ka gjykuar mes roberve”

    [49] Dhe, ata qe gjenden ne zjarr, do t’u thone rojtareve te sketerres: “Lutjuni Zotit tuaj qe te na lehtesoje denimin, (madje) qofte vetem nje dite!”

    [50] (e rojtaret do t’u thone atyre): “Valle, a nuk ju kane sjelle pejgamberet tuaj argumente te qarta?” Ata pergjigjen: “Po, me te vertete, (na kane sjellur)”. Ata (rojtaret) ju thone: “Lutjuni pra ju! – Por, thirrja (lutja) e mohuesve eshte vetem ne humbje”

    [51] Na, me te vertete, do t’u ndihmojme pejgambereve Tane dhe atyre qe besojne – ne jeten e kesaj bote dhe (ate) Dite, kur do te sillen deshmitaret (Diten e Kijametit)

    [52] (ate) Dite kur zullumqareve (mohuesve) nuk do t’u beje dobi arsyetimi i tyre dhe ata i pret mallkimi dhe vendbanimi i shemtuar

    [53] Na, me te vertete, ia kemi dhene Musait udhezimin dhe u kemi dhene ne trashegim bijve te Israelit Librin

    [54] si udherrefyes dhe keshille per mentaret

    [55] Andaj, behu i durueshem ti (o Muhammed). Pa dyshim, premtimi i Perendise eshte i vertete (do te realizohet). Lutju Zotit per faljen e mekateve tuaja dhe lartesoje Zotin tend me falenderim, ne mbremje dhe mengjes

    [56] Ata qe polemizojne mbi argumentet e Perendise, pa u ardhur kurrfare dokumenti (tjeter), ne zemrat e tyre ka vetem mendjemadhesi, e cila nuk do ti shpie ne qellimin e tyre, andaj kerko mbrojtje prej Perendise! Me te vertete, Ai i degjon te gjitha dhe i sheh te gjitha

    [57] Krijimi i qiejve dhe i Tokes eshte me i madh se krijimi i njerezve, por (kete) shumica e njerezve nuk e di

    [58] Nuk barazohet i verbeti dhe ai qe sheh, dhe ai qe beson e ben vepra te mira me ate qe ben keq. E, pak po keshilloheni

    [59] Me te vertete, do te vije Casti i ringjalljes, per kete s’ka dyshim, por shumica e njerezve nuk besojne

    [60] Zoti juaj, ka thene: “Me thirrni Mua (me adhuroni), Une do t’ju pergjigjem (shperbleje)! Me te vertete, ata qe mendjemadhesohen e nuk duan te Me adhurojne – do te hyjne te poshteruar ne sketerre

    [61] Perendia, per ju ka bere naten per te pushuar, e diten te ndritshme per te pare (dhe punuar). Me te vertete, Perendia eshte dhurues i madh ndaj njerezve, por shumica e njerezve nuk falenderohen

    [62] Ja, ky eshte Zoti juaj, krijues i cdo gjeje. S’ka zot tjeter pervec Tij. E, kah po shmangeni ju

    [63] Keshtu

    [64] Ja, ky eshte Perendia juaj, Zoti i juaj. Eshte i lartesuar Perendia, ai qe ua ka bere Token vendbanim e qiellin kulm, dhe u ka dhene forme, e ju ka zbukuruar formen dhe u ka furnizuar me ushqime te mira. Ja, ky eshte Perendia juaj, Zoti i juaj. Eshte i lartesuar Perendia, Zoti i gjithesise

    [65] Ai eshte i Gjalle, s’ka zot tjeter pervec tij, anaj lutjuni vetem Atij, duke qene ajo lutje vetem per Te: “Falenderimi qofte per Perendine, Zotin e Gjithesise!”

    [66] Thuaj (o Muhammed!): “Mua me eshte ndaluar te adhuroj ate qe ju e adhuroni, perpos Perendise, pasi qe me kane ardhur argumentet e qarta prej Zotit tim, e me eshte urdheruar qe t’i perulem Zotit te Gjithesise”

    [67] Ai (Perendia), eshte Ai qe ju ka krijuar prej dheut, pastaj prej pikes se fares (spermes), pastaj prej gjakut te drockuar, pastaj ju bene qe te lindeni si foshnje, pastaj te arrini etapen e pjekurise, e pastaj te beheni pleq, - e disa prej jush vdesin me heret, - e qe ta arrini castin e caktuar te jetes, per te kuptuar (menduar)

    [68] Ai (Perendia), eshte Ai qe i ngjalle (te vdekurit) dhe i vdes (te gjallet) dhe kur Ai vendos dicka, vetem thote pe te: “Behu!” dhe ajo menjehere behet

    [69] A i ke pare ata qe polemizojne mbi argumentet e Perendise, e valle kah po ia mbajne

    [70] Ata qe e kane pergenjeshtruar Librin (Kur’anin) dhe ato qe i kemi derguar me Pejgamberet Tone, se shpejti do ta dine ata

    [71] kur t’u vihen prangat ne qafe dhe te sillen me zinxhire

    [72] ne uje te vale, e pastaj te hudhen (digjen) ne zjarr

    [73] e pastaj atyre ju thuhet: “Ku jane ata e i adhuronit

    [74] pervec Perendise?” Ata pergjigjen: “Na kane humbur (nuk po i shohim). Jo, por ne nuk kemi adhuruar asgje me pare”. Ja keshtu, Perendia i shpie mohuesit ne humbje

    [75] Ky denim eshte per shkak te gezimit tuaj ne toke, pa kurrfare baze, dhe ngase keni qene arogante (fodull) ne gezim

    [76] Hyni ne dyert e sketerres, duke qendruar perhere ne te! Sa i shemtuar qe eshte vendbanimi i mendjemedhenjve

    [77] Andaj, behu i durueshem, premtimi i Perendise, me siguri, do te realizohet, e nese te tregojme ty dicka, nga ajo qe u kemi premtuar atyre, apo nese te vdesim ty (para denimit te tyre), e ata te Ne do te kthehen (per llogari)

    [78] Na, me te vertete, para teje kemi derguar pejgambere dhe prej tyre t’i kemi treguar ty, e disa prej tyre nuk t’i kemi treguar. Asnje pejgamber nuk mund te tregoje ndonje argument, pos me lejen e Perendise. E, kur te vie urdheri i Perendise, do te gjykohet me saktesi, e atehre, te keqinjte do te shkaterrohen

    [79] Perendia eshte Ai qe per ju i ka krijuar shtazet, disa per t’i shalur, e disa per t’i ngrene

    [80] Dhe, per ju ka ne to dobi, qe te arrini realizimin e nevojave te rendesishme qe i keni – dhe me to e me barka transportoheni

    [81] Dhe Ai ju tregon argumentet e Tij, e cilat argumente te Perendise i mohoni ju

    [82] Valle, a nuk kane udhetuar ata neper bote, e te shohin si ka qene fundi i atyre te meparshmeve? Ata kane qene me te shumte (numerikisht), me te forte, e kane lene me shume permendore ne Toke, e nuk u ka bere dobi asgje ajo qe kane fituar

    [83] E kur ju erdhen pejgamberet e tyre me argumente te qarta, ata u gezuan me dijenine qe kishin (dijenine iluzore), e i kaploi ajo (denimi) per ate qe e perqeshnin

    [84] E, kur ta shohin denimin Tone, atehere thohe: “Ne besojme ne Perendine – te vetmin Zot, e i mohojme ato qe ia pershkruanim per shok Atij”

    [85] Por besimi i tyre, nuk u sjell kurrfare dobie, pasi e pane denimin Tone. Kjo eshte dispozita e Perendise, e cila eshte zbatuar te roberit e Tij – dhe mohuesit (atehere) do te humbin

    Të shpjeguara (Fussilet)

    Surah 41

    [1] Ha, Mim

    [2] (Kjo eshte) Shpallja prej Bamiresit, Meshiruesit

    [3] Liber, argumentet e te cilit jane te qarta, (qe eshte) Kur’ani ne gjuhen arabe, per popullin qe di

    [4] si sihariques dhe paralajmerues, por shumica e tyre jane shmange (prej studimit te tij) e nuk duan te degjojne

    [5] (por) thone: “Zemrat tona jane te mbuluara (blinduara e nuk kuptojne) ate qe na therret ti neve, veshet tane jane te shurdher per ate, e ne mes nesh e teje ka perde, andaj puno ti (ne idene tende), (por) me te vertete, dhe ne do te punojme”

    [6] Thuaj: “Une, me te vertete, jam njeri si ju, mua me eshte shpallur qe Zoti juaj eshte vetem nje Zot, andaj lutjuni Atij sinqerisht dhe kerkoni falje prej Tij! E, mjere per ata qe i bejne shok Atij

    [7] te cilet nuk japin zeqatin dhe te cilet nuk besojne ne jeten tjeter

    [8] Me te vertete, ata qe besojne dhe bejne vepra te mira do te kene shperblim te panderprere

    [9] Thuaj (o Muhammed!): “Valle, a me te vertete ju e mohoni Ate, i cili e ka krijuar Token ne dy dite (periudha kohore) – dhe madje i pershkruani Atij shok? (Ja), ky eshte Zoti i gjithesise!”

    [10] Dhe, krijoi ne Toke (siperfaqe te saj) male te palevizshme, e beri qe ne te – te krijohen shume begati, dhe u caktoi ne te (te gjitheve) furnizimin e tyre, te gjitha keto per kater dite (periudha kohore); ky eshte shpjegimi per te gjithe ata qe pyesin

    [11] Pastaj, vendosi (te rregulloje) qiellin, e ai ishte ne gjendje mjegullire, e i tha atij (qiellit) dhe Tokes: “Dukuni (ejani te perulur) me dashje ose me dhune!” e ata u pergjigje: “Erdhem vullnetarisht!”

    [12] Dhe, Ai krijoi (te jene) shtate qiej ne dy dite (periudha kohore), dhe cdo qielli i caktoi detyrat e tij. E, qiellin me te aferm e kemi zbukuruar me yje te shkelqyer dhe i ruajme ato. Kjo eshte dispozita e te Plotefuqishmit dhe te Gjithedijshmit

    [13] Nese shmangen (refuzojne besimin), ti thuaju: “Ju paralajmeroj me bubullime (denimin e tmerrshem)) aso denimi cfare e goditi Adin e Themudin

    [14] kur atyre u erdhen pejgamberet – para tyre dhe pas tyre (duke thene): “Mos adhuroni (asgje) pervec Zotit!” e ata thane: “Sikur te kishte dashte Zoti yne, Ai do te kishte derguar engjej. Ne nuk besojme ne ate qe eshte derguar me ju”

    [15] Sai perket Adit, ata jane madheshtuar ne Toke pa kurrfare baze dhe thonin: “Kush eshte me i forte se ne?” Valle a nuk shohin ata se Perendia qe i ka krijuar, eshte me i fuqishem se ata, - e ata i kane mohuar argumentet Tona

    [16] Dhe, Ne u derguam atyre ne ditet e shemtuara (fatkeqesise) ere te ftohte, per ta shijuar denimin poshterues qe ne kete jete, e denimi ne jeten tjeter eshte edhe me poshterues dhe atyre nuk do t’u ndihmohet

    [17] Dhe, Themudit, Ne ia kemi treguar rrugen e drejte, por ata e deshen (preferuan) verberimin e jo rrugen e drejte, andaj ata i goditi denimi i stuhishem, poshterues, per ate qe kane punuar

    [18] e, i shpetuam ata qe besuan dhe qe jane ruajte (prej te keqiave)

    [19] (Kujtoju atyre) Diten kur do te tubohen armiqet e Perendise te zjarri (ne vendin e llogarise), e do te tubohen duke u shtyre me force (dhune)

    [20] dhe kur te vijne tek ai (zjarri), kunder tyre do te dershmojne, veshet e tyre, syte e tyre, dhe lekurat e tyre – per ate qe kane punuar

    [21] Ata u thone lekurave te tyre: “Pse deshmuat kunder nesh?” e ato pergjigjen: “Perendia, na ka bere qe te flasim – ashtu sic i ka dhene aftesine e te folurit cdo sendi. Ai u ka krijuar per here te pare dhe tek Ai do te ktheheni (perseri)”

    [22] Ju nuk jeni fshehur (nga frika), qe kunder jush te mos deshmojne veshet tuaj, dhe syte tuaj dhe lekura juaj, por ngase keni besuar se Perendia nuk do t’i dije shume ato qe i keni punuar

    [23] Dhe, kjo bindje e juaj, qe keni pasur ne Zotin tuaj, u ka shkaterruar juve, e u bete prej atyre qe jane ne humbje

    [24] E, nese ata behen (edhe) te durueshem, zjarri eshte vendstrehim per ta; e nese kerkojne kthim, nuk do t’u lejohet kthimi

    [25] Ne, u kemi pas caktuar atyre (mohuesve) shoket e keqinj, te cilet ua zbukuronin atyre – ato qe jane para tyre dhe ato qe jane pas tyre, e ne ta u realizua fjala (e denimit), se bashku me popujt qe kane qene para tyre – prej xhindeve dhe njerezve. Keta, me te vertete, kane qene te shkaterruar

    [26] Mohuesit kane thene: “Mos e degjoni kete Kur’an dhe flisni me ze te larte, per ta mund ate!”

    [27] Do te bejme Ne, qe ta shijojne mohuesit denimin e ashper dhe do t’i denojme ata me me te keqen, per veprat qe kane bere

    [28] Ky zjarri eshte denimi i armiqve te Perendise. Ne te eshte vendbanimi i perhershem i tyre. Ky eshte denim per ta, ngase kane qene mohues te ajeteve Tona

    [29] (Atehere) mohuesit do te thone: “O Zoti yne, tregona ata (dy grupe) prej xhindeve dhe njerezve, qe na kane shpene ne humbje, qe t’i shtrojme nen kembet tona, e te behen nder me te fundmit (ne zjarr)!”

    [30] Me te vertete, ata qe thone: “Zoti yne eshte Perendia, e pastaj vazhdojne ne te drejte (sipas urdherit te Perendise), do t’ju zbresin atyre engjejt (dhe do t’ju thone): “Mos u frikesoni dhe mos u pikelloni! Dhe gezojuni xhennetit qe ju eshte premtuar

    [31] Ne jemi te afermit tuaj ne jeten e kesaj bote dhe te se ardhmes; ju ne te (xhennet) do te keni cka te deshironi dhe cka te kerkoni

    [32] si gosti prej Atij qe fale shume dhe qe eshte meshirues”

    [33] E, kush flet me bukur se ai qe therret te Perendia, bene vepra te mira dhe thote: “Une, me te vertete, jam musliman!”

    [34] Nuk barazohet e mira dhe e keqja! Te keqen ktheje me te mire e atehere – armiku yt do te te behet menjehere mik i ngushte

    [35] Kete mund ta arrijne vetem ata qe durojne dhe kete mund ta arrijne vetem ata qe jane te pajisur (me virtyte te bukura)

    [36] E, nese djalli fillon te te mashtroje, kerko mbeshtetje te Perendia. Me te vertete, Ai i degjon te gjitha dhe i di te gjitha

    [37] Argumente te Tij jane edhe nata dhe dita, edhe Dielli dhe Hena. Mos beni sexhde (mos bini me fytyre per toke) as per Diellin as per Henen, por beni sexhde per Perendine, i cili i ka krijuar ato, nese jeni adhurues te Atij

    [38] E, nese ata madheshtohen, - po, ata qe jane te Zoti yt (engjejt), e lavderojne Ate naten dhe diten, e kurre nuk merziten

    [39] Njeri nga argumentet e Tij eshte edhe ai qe ti e sheh token te perulur – te thate, e kur e leshojme ne te shiun, toka levize dhe gjallohet. Me te vertete Ai qe e ngjalle ate, i ngjalle edhe te vdekurit. Me te vertete, Ai eshte i pushtetshem per cdo gje

    [40] Me te vertete, ata qe i shtremberojne argumentet Tona, nuk do te jene te fshehte te Ne. e, a eshte me e mire ai qe do te hidhet ne zjarr apo ai qe ne Diten e Kijametit do te vie i qete? Punoni cka te doni (se ju gjen ajo cka ju takon), e Ai, me te vertete, i sheh te gjitha cka punoni ju

    [41] Me te vertete, ata qe e kane mohur Keshillen (Kur’anin), kur u ka ardhur atyre (do te denohen). Me te vertete, ai (Kur’ani), eshte Liber i madherueshem

    [42] te cilit nuk mund t’i vie genjeshtra, nga asnjera ane (as perpara, as permbrapa). Kjo eshte shpallja prej te Gjithedijshmit, te Falenderuarit

    [43] Nuk te thuhet ty (o Muhammed) asgje, perpos asaj qe u eshte thene pejgambereve – para teje. Me te vertete, Zoti yt (edhe) fale shume, por edhe denon dhembshem

    [44] Sikur ta kishim shpallur Kur’anin ne gjuhe te huaj, ata do te thonin: “Te ishin ajetet e shpallura te kuptueshme! Valle, (a Kur’ani) te jete ne gjuhen joarabe, (e pejgamberi) te jete arab!? Thuaj: “Ai, per besimtaret eshte udherrefyes dhe ilac”. Dhe, ata qe nuk besojne, kane pengesa ne veshe (jane te shurdher) dhe ai (Kur’ani), per ta eshte verberi (ata jane te verber), thuajse thirren prej vendeve te largeta

    [45] Dhe, Ne, me te vertete, ia kemi dhene Musait Librin, e ata jane percare ne te – dhe sikur te mos ishte Fjala e Zotit tend e thene me pare, atyre do t’u gjykohej menjehere (ne kete jete). Me te vertete, ata (mohuesit) dyshojne thelle ne kete Liber

    [46] Kush ben mire, ben per dobi te vet, e kush punon keq, punon ne dem te vet. E, Zoti yt, nuk u ben zullum roberve (te Vet)

    [47] Vetem Perendia eshte i dijshem kur do te ndodhe Casti (Kijameti). Kurrfare fruti nuk mund te dale prej kupes se lules, as femra nuk mund te mbetet shtatzene, as te lind, - pa dijenine e Tij. E, ate Dite kur Ai i therret (idhujtaret): “Ku jane shoket e Mi, qe m’i pershkruanit Mua?” Ata pergjigjen: “Na te lajmerojme Ty se prej nesh nuk ka asnje deshmitar per ta (se jane shok te Tu)”

    [48] Humben (prej tyre) ata qe i adhuronin me pare, dhe ata (tani), e dine se nuk ka strehim per ta

    [49] Njeriu nuk merzitet kurre duke kerkur te miren (te Perendia), e nese e godet e keqja, ai menjehere bie ne deshperim dhe humbe shpresen

    [50] Nese i japim atij (njeriut) qe ta shijoje meshiren Tone, pas nje fatkeqesie qe e ka goditur ate, ai me siguri, do te thote: “Kete e meritoj, dhe une nuk besoj se do te ndodhe Casti (Dita e Kijametit), e nese kthehem te Zoti im, tek Ai me takon e mira e madhe”. Me te vertete, Ne do t’i lajmerojme mohuesit, per ate qe kane punuar dhe do t’u japim ta shijojne denimin e rende

    [51] Kur njeriut i dhurojme dhuntite Tona, ai shmanget dhe largohet me nje ane, (nga te adhuruarit Neve), e kur ta godet e keqja, (atehere) ai lutet gjere e gjat

    [52] Thuaju (atyre) o Muhammed: “A po shihni? Nese ai (Kur’ani) eshte prej Perendise, e ju nuk e besuat; kush eshte ne humbje me te madhe se ai qe eshte ne kundershtim, larg (se vertetes)?”

    [53] Na, atyre, do t’u deftojme argumentet Tona ne hapesirat tokesore e qiellore, si dhe te vet ata, deri sa t’u behet plotesisht e qarte, se ai (Kur’ani), eshte i vertete. Valle, a nuk te mjafton ty, qe Zoti yt eshte, me te vertete, deshmues i cdo gjeje

    [54] E, ata, me siguri, dyshojne ne takimin me Zotin e tyre. Dinie se, Ai (Perendia), i perfshine te gjitha gjerat (me fuqi dhe dijeni)

    Konsultimi (Esh-Shura)

    Surah 42

    [1] Ha, Mim

    [2] Ajin, Sin, Kaaf

    [3] Keshtu te shpalle ty, si dhe atyre para teje, Perendia i Plotefuqishem dhe i Gjithedijshem

    [4] Atij i perkasin cka ka ne qiej dhe cka ka ne Toke. Ai eshte i Lartesuar dhe i Madherueshem

    [5] Gati qe qiejt po shkyhen (prej madherise se Tij), njeri mbi tjetrin! E, engjejt e madherojne duke e falenderuar Zotin e tyre dhe erkojne falje per ata qe jane ne Toke. – (Ja, pra) Perendia, me te vertete, eshte fales dhe meshirues

    [6] Ata qe marrin, pos Perendise – ndihme, shoke tjere – Perendia eshte mbikeqyres mbi ta, e ti nuk je kujdestar i tyre

    [7] Ja, keshtu – Na ta kemi shpallur ty Kur’anin, ne gjuhen arabe, per ta paralajmeruar popullin e Mekkes dhe ata rreth saj, dhe t’i paralajmerosh (ata) per Diten e tubimit (Kijametit), per te cilen s’ka dyshim. (Atehere) nje grup (do te shkoje) ne xhennet, e (grupi) tjeter ne xhehennem

    [8] E, sikur te doje Perendia, do t’i kishte bere (te dy grupet) te nje besimi, por Ai ke te doje e shpie ne meshiren e Vet, kurse mohuesit nuk kane as mbrojtes as ndihmes

    [9] Valle, a mos marrin ata mbrojtes tjeter, pos Atij?! E, Perendia eshte i vetmi mbrojtes dhe Ai do t’i ngjalle te vdekurit. (Vetem) Ai eshte i pushtetshem per cdo gje

    [10] Per cfaredo (ceshtje) qe te polemizoni, vendimi eshte te Perendia. Ky eshte Perendia, Zoti im. Une (vetem) te Ai mbeshtetem dhe (vetem) tek Ai kthehem

    [11] Krijuesi i qiejve dhe i Tokes! Ai prej jush ka krijuar cifte per ju – e krijoi cifte edhe prej shtazeve – qe keshtu t’ju shumezoje. Asgje nuk i shembellen Atij. Ai i degjon te gjitha dhe i sheh te gjitha

    [12] Tek ai jane celesat e thesareve te qiejve dhe te Tokes. Ai i jep furnizim (te gjere) kujt te doje, por edhe ia mungon (kujt te doje). Ai, ne te vertete, eshte i Gjithedijshem per cdo gje

    [13] Ai ju ka urdheruar ne besim, ashtu sic e ka urdheruar Nuhun dhe ate qe ta shpallem ty, dh me ate qe e urdheruam Ibrahimin, Musain dhe Isain: “Predikoni fene e drejte dhe mos u percani ne te!” Per idhujtaret eshte (shume) e rende ajo per cka po i therret ti. Perendia e zgjedhe per Vete kend te doje Ai, dhe e udhezon (ne rrrugen e Tij) ate qe i drejtohet me lutje

    [14] E, ata u percane, prej egoizmit ne mes tyre – mu atehere kur u erdhi dijenia. Dhe, sikur te mos ishte fjala e Zotit tend, e thene me pare (per shtyerjen e denimit) deri ne afatin e caktuar, atyre do t’u gjykohej menjehere. E, ata te cileve iu la Libri ne trashegim, dyshojne thelle ne te (Liber)

    [15] Andaj, ti thirri dhe behu kembengules, ashtu sic je urdheruar, e mos i ndjek epshet e tyre, dhe thuaj: “Une besoj cdo liber qe e ka shpalle Perendia, dhe me eshte urdheruar qe te gjykoje drejt ne mes jush; Perendia eshte Zoti yne dhe Zoti juaj. Veprat tona, jane per ne, e veprat tuaja jane per ju. Ne mes nesh dhe jush nuk ka kurrfare mosmarreveshje. Perendia do te na tuboje te gjitheve, dhe tek Ai do te kthehemi te gjithe”

    [16] E, ata qe bejne polemike me fene e Perendise, pasi qe i jane pergjegjur asaj (polemike), dokumentet e tyre jane te pavlefshme te Zoti i tyre; mbi ta do te bie pezmi (i Perendise) dhe per ta ka denim te ashper

    [17] Perendia eshte Ai qe e ka shpallur Librin, te verteten e paluhatshme dhe drejtesine. E, kush te tregon ty, - ndoshta Dita e Kijametit eshte afer

    [18] E nxitojne (Castin) ata qe nuk besojne ne te, e ata qe besojne, druajne nga ajo dhe dijne se ajo eshte plotesisht e vertete. E, me te vertete, ata qe polemizojne per Ditene Kijametit, jane ne humbje te larget

    [19] Perendia eshte i mire ndaj roberve te Vet; Ai i jep furnizim kujt te doje, dhe Ai eshte i Plotefuqishem dhe i Pushtetshem

    [20] Ai qe deshiron shperblim ne jeten tjeter – Na do t’ia shtojme ate (shperblimin) e asaj vepre, e ai qe deshiron shperblim ne kete jete, atij do t’i japim (dicka) prej saj, por ai nuk do te kete pjese ne jeten tjeter

    [21] Por ata, kane shoke (udheheqes te keqinj), te cilet u kane percaktuar (atyre) ne fe aso dispozite, cfare nuk ka lejuar Perendia. Sikur te mos kishte qene Fjala e vendimit te meparshem (qe gjykimi do te shtyhet), ata madje do te ishin gjykuar. Me te vertete, per zullumqaret ka denim te dhembshem

    [22] (Ne Diten e Kijametit) do t’i shohish zullumqaret se si frikohen per ate qe kane punuar, e (shperblimi i asaj pune, megjithate) do t’i godet. E, ata qe kane besuar dhe punuar vepra te mira, do te jene ne kopshtet e mrekullueshme te xhenneteve. Ata do te kene te Zoti i tyre cka te duan; kjo eshte dhurate (shume) e madhe

    [23] Kjo (dhurate e madhe) eshte ajo, me te cilen Perendia i sihariqon roberit e Vet, (ata) qe kane besuar dhe qe kane bere vepra te mira. Thuaju (atyre): “Per kete nuk kerkoj kurrfare shperblimi tjeter prej jush, pos dashurise ndaj meje – (per farefisin)” – E, kush ben veper te mire, Ne do t’ia shtojme shperblimin, se, Perendia, me te vertete, eshte fales dhe mirenjohes

    [24] Por, ata thone: “Ai (Muhammedi), ka trilluar genjeshtra per Perendine!” E, Perendia, nese don, zemren tende e ben te paluhatshme (me durim). Perendia e shkaterron te paverteten (trillimin e bere) dhe e forcon te verteten me fjalet e Veta. Ai di mire cka ka ne zemrat e tyre

    [25] Ai e pranon pendimin e roberve te Vet dhe i fale mekatet dhe i di te gjitha cka punoni ju

    [26] Ai u pergjigjet (miraton) atyre qe besojne dhe bejne vepra te mira, e u jep edhe me teper prej dhuntise se Vet, kurse per mohuesit do te kete denim te ashper

    [27] Sikur Perendia t’i furnizonte me sasi te medha roberit e Vet, ata do te terboheshin ne Toke, por Ai u jep ne ate mase sa deshiron Ai, sepse, ai i njeh mire dhe i sheh roberit e Vet

    [28] Ai, shiun e dergon pasi qe ata ta kene humbur shpresen dhe e perhape meshiren e Vet; Ai eshte mbrojtes i vertete dhe i vetmi, i denje per falenderim

    [29] Dhe, nje prej argumenteve te Tij eshte krijimi i qiejve dhe i Tokes dhe i (te gjitha) qenieve te gjalla qe i ka shperndare neper to; Ai eshte i pushtetshem t’i tuboje ata kur te doje

    [30] Cfaredo fatkeqesie qe ju godet, kjo eshte per shkak se e keni futuar vete, e Ai edhe fale shume

    [31] Dhe, ju nuk mund t’i shmangeni Atij ne toke dhe pos Perendise, nuk ka per ju (tjeter) mbrojtes as ndihmes

    [32] Nje prej argumenteve te Tij, jane anijet e medha si malet, qe lundrojne neper det

    [33] Nese Ai don, e qeteson (ndalon) eren – frymen dhe ata mbesin te palevizshme ne siperfaqen e tij (detit). Per kete ka argument per cdokend qe eshte i durueshem dhe falenderues

    [34] ose i fundose ato, per shkak te mekateve qe i kane bere ata, e fale edhe shume (mekate)

    [35] e qe ta dine ata, te cilet polemizojne me argumentet Tona, se nuk kane ku t’i shmangen denimit Tone

    [36] Cdo gje qe ju eshte dhene juve, eshte vetem kenaqesi ne jeten e kesaj bote, e ajo qe eshte te Perendia (dhurata), eshte me e mire dhe me e perhershme per ata qe besojne dhe mbeshteten te Zoti i tyre

    [37] per ata qe ruhen prej mekateve te medha dhe te keqiave dhe te cilet, kur t’i zemeroje dikush, falin

    [38] per ata qe i pergjigjen thirrjes se Zotit te tyre, dhe te cilet bejne namazin e keshillohen reciprokisht ne punet e tyre, dhe te cilet ndajne nga ajo qe u kemi dhene Ne

    [39] dhe per ata te cilet kur i godet ndoje zullum (i vazhdueshem), i rezistojne (atij)

    [40] Denimi i se keqes eshte gjegjes me ate te keqe, e kush fale dhe pajton, shperblimi i tij eshte te Perendia. Ai, ne te vertete, nuk i don zullumqaret

    [41] Ai qe reziston (perballon), kur i eshte bere nje padrejtesi, nuk ka kurrfare rruge qortimi ndaj tij

    [42] e, ka rruge qortimi, vetem kunder atyre qe u bejne zullum (shtypje) njerezve dhe te cilet pa te drejte mbjellin ngaterresa ne Toke; per ta ka denim te dhembshem

    [43] E, ai qe duron dh fale, keto, ne te vertete, jane virtyte te larta (te rekomanduara)

    [44] Ate qe Perendia e shpie ne humbje, per te nuk ka mbrojtes pas Tij. Dhe ti do te shohish se si zullumqaret, kur ta shohin denimin, do te thone: “A ekziston ndonje rruge per t’u kthyer?”

    [45] Dhe, i sheh ata qe i ekspozohen zjarrit te perulur nga poshterimi dhe vjedhin me bisht te syrit. Ata qe kane besuar thone: “Me te vertete, ne humbje te madhe jane ata qe kane humbur vetveten dhe familjen e tyre ne Diten e Kijametit”. A, me te vertete, zullumqaret jane ne denim te perhershem

    [46] Ata nuk do te kene mborjtes, qe do t’u ndihmojne, pervec Perendise, e ate qe Perendia e shange, per te s’ka kurrfare rruge (shpetimi)

    [47] Pergjigjuni thirrjes se Zotit tuaj, para se te vije Dita, te cilen Perendia nuk do ta ndale. Ate Dite, ju nuk do te keni kurrfare strehimi dhe nuk do te mund te mohoni

    [48] E, nese ata kthehen (nuk te degjojne), po Ne nuk te kemi derguar ty si roje per ta. Detyra jote eshte vetem te shpallesh. E, kur Ne i japim njeriut te shijoje meshiren Tone, ai i gezohet asaj, e nese e godet ndonje e keqe per shkak te asaj qe e kane punuar duart e tija, atehere, me te vertete, njeriu eshte mohues (i dhuntive)

    [49] Te Perendise jane pushteti mbi qiejt dhe Token. Ai krijon cka te doje! Ai, i dhuron kujt te doje vajza, e kujt te doje i dhuron djem

    [50] ose i dhuron dy gjinite: djem e vajza, e ke te doje e bene steril. Ai, ne te vertete, eshte i Gjithedijshem dhe i Pushtetshem

    [51] Asnje njeriu nuk i eshte dhene te flase me Perendine, pos me ane te Shpalljes, pas perde, ose me dergimin e Pejgamberit (engjellit), e me lejen e Tij, te shpalle ate qe don Ai (Perendia). Ai, me te vertete, eshte i Lartesuar dhe i Gjithedijshem

    [52] Po ashtu, Ne ta kemi derguar ty Shpalljen. Ti (me pare) nuk ke ditur se cka eshte Libri as cka eshte besimi (i plote), e (Librin – Kur’anin) Ne e beme drite (udherrefyes), me te cilin udhezojme kend te dojme nga roberit Tone. Ti (o Muhammed), me te vertete, udhezon ne rrugen e drejte

    [53] (ne) rrugen e Perendise, te cilit i perkasin cka ka ne qiej dhe cka ka ne Toke. Dhe, ja, te Perendia kthehen te gjitha gjerat

    Stolitë (Ez-Zuhruf)

    Surah 43

    [1] Ha, Mim

    [2] Pasha Librin e qarte

    [3] Na e kemi bere (kete liber) Kur’anin ne gjuhen arabe, per ta kuptuar ju

    [4] e ai (Kur’ani) eshte te Ne, ne Librin kryesor (Levhi Mahfudh), i lartesuar dhe plote dijeni

    [5] Valle, a te terhiqemi Ne e te mos ju paralajmerojme, ngase ju jeni popull ngaterrestar

    [6] E, sa pejgambere u derguam Ne (popujve) te meparshem

    [7] dhe nuk u ka ardhur atyre asnje pejgamber e qe te mos jene tallur me te

    [8] E, i kemi shkaterruar edhe ata qe kane qene me te fuqishem se keta (Mekkasit). Dhe me pare jane permendur shembuj per popujt e lashte

    [9] Nese ti i pyet ata: “Kush i ka krijuar qiejt dhe Token?” Ata me siguri do te thone: “Ato i ka krijuar i Plotefuqishmi dhe i Gjithedijshmi

    [10] Ai qe iu ka bere Token djep dhe u krijoi rruge ne te, per te arritur atje ku synoni

    [11] Ai qe prej qiellit leshon uje me mase, e qe me te – Ne ngjallim token e vdekur. Keshtu do te nxirreni edhe ju (prej varreve – te ringjallur)

    [12] Ai qe krijoi cdo lloj krijese, dhe ka bere anije e kafshe qe t’i shaloni

    [13] t’i shaloni ato, e pastaj t’i kujtoni dhuntite e Zotit tuaj (kur te shaloni ne to) dhe te thoni: “Qofte lavderuar Ai qe i nenshtroi keto per ne, se, na keto, vete nuk do te mund t’i arrinim –

    [14] dhe ne, me siguri, do te kthehemi te Zoti yne!”

    [15] E, ata i kane pershkruar Atij pjese prej roberve te Tij. Me te vertete, njeriu eshte mohues i hapet

    [16] Valle, a ng ato qe krijon Ai, te marre per Vete vajza, e ju t’ju dhoroje djem

    [17] E, kur dikush nga ata sihariqohet me ate qe i pershkruan Meshiruesit – si ai (femije – vajze), i nxihet fytyra dhe behet i deshperuar

    [18] Valle, (Perendise i pershkruajne) ate qe rritet ne stoli (vajza), e te cilat jane te pafuqishme per polemika

    [19] Ata, engjejt – te cilet jane roberit e Zotit, i konsiderojne per femra. A mos valle ata kane qene prezent gjate krijimit te tyre?! Deshmia e tyre do te shenohet dhe ata do te pergjigjen (per kete shpifje)

    [20] Dhe, ata thone: “Sikur te kishte dashur Meshiruesi, na nuk do t’i kishim adhuruar ata. Ata nuk dine asgje per kete (cka flasin), ata vetem genjejne

    [21] Valle, a u kemi dhene Ne atyre Liber para tij (Kur’anit), e ata i jane permbajtur atij

    [22] Jo, por ata thone: “Na, me te vertete, i kemi gjetur eterit tane ne nje rruge – dhe, ne sigurisht udhezohemi edhe nga gjurmet e tyre”

    [23] Po ashtu, Ne ne asnje vend nuk kemi derguar asnje paralajmerues, para teje – e qe pasaniket e korruptuar te mos thonin: “Na i kemi gjetur, me te vertete, eterit tane ne nje rruge, dhe me siguri, po ndjekim edhe ne gjurmet e tyre”

    [24] (Ai atyre) u tha: “Valle, a nuk ju kam sjelle une ate qe me mire e shenon rrugen e drejte nga ajo qe i keni gjetur te te paret tuaj (eterit)?” E, ata thane: “Na, me te vertete, jemi mohues te asaj me te cilen jeni derguar!”

    [25] Ne jemi hakmarre (me denim te merituar) ndaj atyre, e shiko pra, si ka qene perfundimi i atyre qe i konsideronin genjeshtare (pejgamberet)

    [26] (Kujtoje ti o Muhammed!) kur Ibrahimi i tha te atit dhe popullit te tij: “Une jam larg atyre qe i adhuroni ju

    [27] pos Atij, qe me ka krijuar (mua) – dhe, me te vertete, Ai me udhezon ne rrugen e drejte”

    [28] dhe ai (Ibrahimi), e beri kete fjale te perhershme te pasardhesit e tij, per t’u kthyer ata vazhdimisht ne te Verteten

    [29] Por Une keta dhe eterit e tyre, i kam lene ne kenaqesi, perderisa u erdhi e Verteta (Kur’ani) dhe Pejgamberi i qarte (me argumente)

    [30] e, tani, kur ju erdhi e Verteta (Kur’ani), thane: “Kjo eshte magji dhe na kete nuk e besojme!”

    [31] Dhe thane (edhe kete): “Sikur t’i kishte zbritur ky Kur’an ndonje njeriu autoritativ prej njerit nga keto dy qytete (Mekkes dhe Taifes)

    [32] Valle, a mos e ndajne ata meshiren e Perendise (profetnine)? Na, furnizimin e kesaj jete e kemi ndare, ne mes tyre dhe i ngritem disa mbi te tjeret me shkalle (per nga pozita dhe malli), qe disa t’u sherbejne te tjereve, e meshira e Perendise eshte me e mire nga ajo qe grumbullojne ata

    [33] Dhe, sikur te mos beheshin te gjithe njerezit mohues, Ne do t’i benim prej argjendtit kulmet e shtepive te atyre qe nuk besojne ne Meshiruesin, e madje edhe shkallet neper te cilat ngjiten

    [34] edhe dyert e shtepive te tyre edhe kanapet (fotelet) ne te cilat mbeshteten

    [35] dhe stoli te llojllojshme, se, te gjitha keto jane vetem kenaqesi te kesaj jete, e jeta tjeter te Zoti yt eshte per ata qe ruhen (kundershtimit te Perendise)

    [36] Kush shmanget nga Keshilla (Kur’ani) e Meshiruesit te Githembarshem, Na do t’ia ngarkojme djallin dhe ai do t’i behet shok atij

    [37] Edhe, ata (djajte), me te vertete, i shmangin ata nga rruga e drejte, e ata (te mashtruarit) mendojne se jane ne rruge te drejte

    [38] Dhe, kur te vijne te Ne, do te thone (te mashtruarit): “Ah! sikur te kishte qene largesia ne mes meje dhe teje (djallit) sa mes lindjes dhe perendimit! Sa shok i keq ke qene ti!”

    [39] Dhe, nuk do t’u bene dobi juve sot (Diten e Kijametit), meqe keni bere zullum, me te vertete ju jeni shoke ne denim

    [40] Valle, a mos ti do te besh te degjojne te shurdherit dhe t’i udhezosh te verberit dhe ata qe jane ne humbje te qarte

    [41] Nese te largojme ty (para se ta shohesh denimin e tyre), Na, me siguri do t’i denojme ata

    [42] ose, nese deshirojme te te tregojme ate cka u premtojme – atyre, po Ne, me te vertete, jemi te Plotefuqishem mbi ta

    [43] Andaj, permbaju asaj e te eshte shpalle ty, sepse, ti, me te vertete, je ne rrugen e drejte

    [44] Kur’ani me te vertete, eshte ndere per ty dhe popullin tend; e ju do te pyeteni

    [45] Pyeti pejgamberet Tane, te cilet i kemi derguar para teje, a mos kemi urdheruar Ne qe te adhurohen zotera (tjere), pos Meshiruesit te Gjithmbarshem

    [46] Na, me te vertete, ia kemi derguar Musain me argumentet Tona – Faraonit dhe parise se tij, dhe, ai (u) tha: “Une jam, me te vertete, pejgamber i Zotit te gjithesise!”

    [47] E, kur ai, u solli atyre argumentet Tona, ata filluan t’i perqeshin ato

    [48] Dhe, Ne, nuk u kemi treguar atyre asnje argument, e qe ai te mos jete me i madh se tjetri, dhe Ne i kemi denuar ata me ndeshkim, per t’u kthyer (ne te drejte)

    [49] Ata i thane (Musait): “O magjistar! Lutju Zotit tend per ne, ashtu si te ka premtuar Ai ty; na, me siguri, do te shkojme rruges se drejte (do te besojme)!”

    [50] E, posa i liruam prej vuajtjeve, ata e shkelen premtimin

    [51] Dhe, Faraoni nisi te therrase popullin e vet: “O populli im! Valle, a nuk me perket mua sundimi i Misirit (Egjiptit) dhe keto dege te lumit qe po rrjedhin prane meje; a nuk shihni

    [52] E, valle, a nuk jam une me i mire se ky i mjere (i gjore) dhe i cili mezi mund te shprehet

    [53] Sikur t’iu kishin vene atij bylyzyket e florinjte, ose sikur te kishin ardhur bashke me te (prane) engjejt?”

    [54] Dhe, ai e mashtroi popullin e vet, e iu nenshtruan atij; ata, me te vertete, ishin popull ngaterrestar

    [55] E kur Na zemruan, Na i debuam ata dhe i fundosem te gjithe

    [56] dhe i beme shembull dhe mesim per popujt e mevonshem

    [57] Kur u muar si shembull djali i Merjemit (Isai), populli yt (Kurejshit) menjehere nisen te bertasin (prej gezimit)

    [58] dhe, thane: “A jane me te mire idhujt tane, apo ai (Isai)? Ata, ta paraqesin kete shembull vetem per shkak se duan te polemizojne, sepse, ata jane popull grindavec

    [59] Ai (Isai), eshte vetem rob (njeri), te cilin Ne e kemi dhuruar (me profetni), dhe e kemi bere shembull per bijte e Israelit

    [60] e, sikur te duam, Ne ne vend te jush do te benim engjej, qe do t’ju trashegonin ne Toke

    [61] Me te vertete, ai (Isai), eshte shenje e Castit (Dites se Kijametit), ardhjen e te cilit mos e dyshoni kurrsesi. Ndiqeni (rrugen time); kjo eshte rruga e drejte

    [62] Le te mos ju shmange kurrsesi djalli! Ai, me te vertete, eshte armiku juaj i hapet

    [63] E, kur Isai i solli argumentet e qarta, tha: “Ju kam sjelle dijeni te mrekullueshme dhe do te ju shpjegoj disa gjera, me te cilat nuk po pajtoheni. Andaj, druajuni Perendise dhe behuni te degjueshem ndaj meje

    [64] Me te vertete, Perendia eshte Zoti im dhe Zoti juaj, andaj adhuronie Ate. Kjo eshte rruge e drejte!”

    [65] Grupet e ndryshme u grinden ne mes tyre. Mjere ata qe kane bere zullum – nga denimi i Dites se dhembshme

    [66] A mos ata presin qe t’u vie (dicka tjeter), pos Castit, papritms, e ata te mos e ndjejne ate

    [67] Ate Dite – miqte do te behen armiq te njeri-tjetrit, pos atyre qe i jane druajtur Perendise

    [68] “O roberit e Mi, per ju sot nuk ka frike, as qe do te pikelloheni

    [69] ata qe kane besuar dokumentet Tona dhe kane qene te degjueshem ndaj Nesh –

    [70] (u thuhet): hyni ne xhennet te gezuar, ju dhe bashkeshortet tuaja”

    [71] Ata do te jene te sherbyer me pjata dhe gota prej ari; aty (ne xhennet) do te kete cka t’u doje shpirti, dhe me cka kenaqet syri, ne te do te qendrojne pergjithmone

    [72] Ja, ky eshte xhenneti qe u eshte dhene ne trashegim per ate qe keni punuar

    [73] ne te, do te keni peme te shumellojshme, disa prej te cilave do t’i hani”

    [74] E, mohuesit, me te vertete, do te qendrojne perhere ne denimin e xhehennemit

    [75] ai (denimi) nuk do t’u lehtesohet atyre kurrfare shprese per shpetim nuk do te kene (duke u vene ne heshtje)

    [76] Ne, atyre nuk u kemi bere padrejtesi, por ata kane qene te padrejte (dhe zullumqare te vetvetes)

    [77] Ata (atehere) do te therrasin: “O Malik (engjelli i mbikeqyrjes se zjarrit)! Le te na gjykoje Zoti yt me shkaterrim (vdekje)!” E ai do te thote: “Ju, do te qendroni perhere aty!”

    [78] Na ju kemi sjelle te Verteten (Shpalljen), por shumica prej jush, e urren te Verteten

    [79] Nese ata (mohuesit) kurdisin kurtha, edhe Ne do t’u veme kurtha (ne denim)

    [80] Valle, a mendojne ata se Ne nuk degjojme cka flasin ata tinezisht dhe haptas ne mes tyre? Perkundrazi, Na degjojme, e te derguarit Tane (engjejt), qe jane prane tyre, shenojne

    [81] Thuaju (atyre o Muhammed): “Sikur Bamiresi i Gjithmbarshem te kishte femije, une i pari do ta adhuroja

    [82] Qofte i lartesuar Zoti i qiejve dhe i Tokes, Zoti i Arshit! Nga ajo cka i pershkruajne Atij

    [83] Leni ata le te zhyten (ne te keqia) dhe le te argetohen derisa te takohen ne diten qe u eshte premtuar (Dita e Kijametit)

    [84] Dhe Ai eshte Zot ne qiell dhe Zot ne Toke. Ai eshte i Gjithedijshem dhe i Plotedijshem

    [85] Dhe, qofte i lartesuar Ai, te cilit i perket pushteti i qiejve dhe i Tokes dhe cka gjendet mes tyre. Vetem tek Ai eshte dijania mbi Castin dhe tek Ai do te ktheheni

    [86] Ata qe adhurojne tjeter (zot), pos Perendise, - nuk do te mund te angazhohen per kend, munden vetem ata qe e pranojen te Verteten, dhe ata kete e dine (qe eshte vetem nje Zot)

    [87] E, nese i pyet ata kush i ka krijuar, ata me siguri do te thone: “Perendia!” E, nga po ia mbajne atehere

    [88] E, fjala e tij (Muhammedit), eshte: “O Zoti im, me te vertete, ky eshte popull qe nuk beson

    [89] (O Muhammed!) largohu prej tyre dhe thuaju: “Selam!” (Lamtumire), e ata se shpejti do ta dine (gjendjen)

    Tymi (Ed-Duhan)

    Surah 44

    [1] Ha, Mim

    [2] Pasha Librin e qarte

    [3] Na, me te vertete, e kemi shpallur (Kur’anin) ne nate te shenjte, dhe Ne, me te vertete, jemi paralajmerues

    [4] Ne ate (nate) zgjidhet cdo pune e gjykueshme (e paluhatshme)

    [5] me urdherin Tone! Na, me te vertete, kemi derguar pejgambere

    [6] meshire prej Zotit tend, - me te vertete, Ai i degjon te gjitha dhe i di te gjitha

    [7] Zotit te qiejve dhe te Tokes dhe cka gjendet ne mes tyre, nese besoni me kembengulje

    [8] S’ka zot tjeter pos Atij. Jeta dhe vdekja jane veper e Tij. Ai eshte Zoti juaj dhe Zoti i te pareve tuaj te lashte

    [9] Por, at dyshojne dhe argetohen

    [10] andaj ti prite ate (dite), kur nga qielli do te leshohet tym i qarte

    [11] qe do t’i mbuloje njerezit, (e u thuhet atyre): “Ky eshte denimi i dhembshem!”

    [12] (mohuesit) atehere, do te thone: “O Zoti yne, lirona prej denimit, na, me siguri do te besojme

    [13] E, prej nga ata do te marrin keshilla, e madje u pat ardhur atyre Pejgamberi (me argumente) te qarta

    [14] E u shmangen prej tij dhe thane: “(Ai eshte) i mesuar (prej tjeterkujt) – i cmendur (prej xhindeve)”

    [15] Na, do t’i lirojme ata nga denimi pak (kohe), por ju, me siguri, do te ktheheni (ne mohim)”

    [16] (Kujtoju) diten kur do t’i kapim ata, me nje fuqi te madhe – Na, me te vertete, do t’i denojme

    [17] Me te vertete, Na qysh me pare e kemi vene ne sprove popullin e Faraonit, e atyre u pat ardhur pejgamberi fisnik

    [18] (Duke u thene): “Plotesoni ndaj meje ate qe jeni te obliguar, o roberit e Perendise, sepse, une jam per ju pejgamber i besuar

    [19] dhe mos u madheroni (mos u ngritni) mbi Perendine; une, me te vertete, po ju sjell (prej Tij) dokument te qarte

    [20] dhe une mbeshtetem ne Zotin tim dhe Zotin tuaj (per te me mbrojtur), qe te mos me mbytni me gure

    [21] e, nese nuk me besoni, atehere (bile) largohuni prej meje

    [22] (Nuk degjuan ata) dhe ai e thirri Zotin e tij: “Me te vertete, ky eshte popull mekatare!”

    [23] (Perendia, atij i tha): “Ec me roberit e Mi naten, meqe do t’ju ndjekin

    [24] dhe lere ti detin e hapur, se ata, me te vertete, do te jane ushtri e fundosur”

    [25] E, sa e sa kopshtije e burime i lane ata

    [26] ara te mbjella dhe pallate te mrekullueshme

    [27] dhuntite, ne te cilat kenaqeshin

    [28] (ajo ka qene) keshtu, dhe Ne u kemi dhene trashegim ato (dhuntite e tyre) popullit tjeter –

    [29] Nuk i vajtoi ata as qielli as Toka, nuk u lane ata (per t’u denuar ne nje kohe tjeter)

    [30] e Na, me te vertete, i shpetuam bijte e Israelit nga denimi poshterues

    [31] prej Faraonit, - ai ishte mendjemadh, njeri qe per keq kalonte cdo kufi –

    [32] dhe, ne te vertete, i kemi zgjedhur ata, duke i ditur (rrethanat e tyre) mbi popujt tjere (te asaj kohe)

    [33] dhe u kemi dhene argumente, ne te cilat ka sprova te qarta

    [34] E, keta (Kurejshit), ne te vertete, thonin

    [35] “Ekziston vetem vdekja jone e pare, na nuk do te ringjallemi (me)

    [36] na i sjellni pra (ringjallna) te paret tane, nese e thoni te verteten!”

    [37] A jane keta me te mire apo populli i Tubbas, apo ata para tyre (Tubbas)? – Ata, Na i kemi shkaterruar, meqe, me te vertete, ishin popull mekatare

    [38] Na, nuk i kemi krijuar qiejt dhe Token, as ate qe gjendet ne mes tyre, per t’u zbavitur (pa qellim)

    [39] Na i kemi krijur ato me qellim te plote, por shumica e tyre nuk e dine

    [40] Me te vertete, Dita e dallimit (te se mires nga e keqja), eshte e caktuar per te gjithe

    [41] Dita kur i afermi nuk mund t’i ndihmoje asgje te afermit, as qe atyre do t’u ndihmoje kush

    [42] pos ata qe i ka meshiruar Perendia, sepse Ai, ne te vertete, eshte i Plotefuqishem dhe Meshirues

    [43] Me te vertete, druri i Zekkumit (nje lloj druri teper i idhet)

    [44] do te jete ushqim i mekatarit

    [45] ne barkun e tyre velon sikur xehja e shkrire

    [46] ashtu si velon uji i nxehte

    [47] (engjejve u thuhet): “Rrembejeni ate dhe shpieni ne mes te xhehennemit

    [48] e, pastaj, per denim, hedhni mbi koken e tyre uje te vluar!”

    [49] (I thuhet atij): “Shijoje, (denimin), meqe ti je, “i fuqishem” dhe “fisnik” (me hamendjen tende)

    [50] kjo eshte, me te vertete, ajo ne te cilen keni dyshuar ju!”

    [51] E, ata qe i druajne Perendise, me te vertete, do te jene ne vend te sigurt

    [52] ne mes kopshtijeve dhe burimeve

    [53] te veshur me petka (rroba) mendafshi te holle dhe te trashe, duke ndejtur te ulur njeri karshi tjetrit

    [54] Keshtu (do te jene te shperblyer), dhe Ne do t’i martojme ata me hyri, sy bukur

    [55] Aty do te kerkojne cfare pemesh deshirojne, e do te kenaqen (duke qene te sigurt)

    [56] ne to (xhennete), nuk do ta shijojne vdekjen, pos vdekjes se pare (ne kete bote) dhe i ruan (Perendia) prej denimit te xhehennemit

    [57] kjo do te jete dhutni prej Zotit tend. Ky, me te vertete, do te jete sukses i madh

    [58] Na, i kemi bere te lehte ate (Kur’anin per ta kuptuar) ne gjuhen tende, per t’u keshilluar ata

    [59] andaj prit ti (te shohesh cka do te behet me ta), por edhe ata presin (cka do te behet me ty)

    Gjunjëzimi (El-Xhathije)

    Surah 45

    [1] Ha, Mim

    [2] (Kjo eshte) Shpallja e Librit te Perendise, te Plotefuqishem dhe te Gjithedijshem

    [3] Me te vertete, ne qiej dhe ne Toke ekzistojne dokumente per ata qe besojne

    [4] edhe ne krijimin tuaj dhe te shtazeve, te shperndara (neper Toke), ka argument per popullin qe beson me kembengulje

    [5] edhe ne nderrimin e nates dhe te dites, dhe ne shiun qe e leshon Perendia prej qielli e qe me te e gjalleron token, pas thatesise se saj, edhe nderrimit te ererave, ka argumente per njerezit qe mendojne

    [6] Keto jane argumentet e Perendise, te cilat Ne ty t’i tregojme me tere te verteten, e ne cfare fjale, pos Allahut (Kur’anit) dhe argumenteve te Tij, do te besojne ata

    [7] Mjere per cdo genjeshtar, mekatar (te madh)

    [8] (i cili) degjon argumentet e Perendise qe i lexohen, e perseri eshte mendjemadh (e duke mos pranuar), thuajse nuk i ka degjuar ato, sihariqoje ate me denim te dhembshem

    [9] E, kur te njohtohet me dicka nga ajetet Tona, ai ato – i perqeshe. Per te tillet do te kete denim te poshteruar

    [10] Para tyre eshte xhehennemi, dhe nuk do t’ju ndihmoje asgje ng ato qe kane fituar, as ata (idhujte) qe i kane marre, pos Perendise, per mbrojtes! Ata i pret mundim i madh

    [11] Ky eshte (Kur’ani) udherrefyes ne rrugen e drejte, e ata qe nuk besojne argumentet e Zotit te tyre, per ta ka mundim te madh, te dhembshem

    [12] Perendia eshte Ai qe ju ka nenshtruar juve detin, qe, nepe te me urdherin e Tij, te lundrojne anijet, per t’i kerkur dhuntite e Tij dhe per te qene ju mirenjohes

    [13] Dhe ju ka nenshtruar juve cka gjendet ne qiej dhe ne Toke, te gjitha jane prej Tij. Me te vertete, ne keto ka keshilla per popullin qe mendon

    [14] Thuaju (o Muhammed!) besimtareve qe t’i falin ata qe nuk shpresojne ne ditet e Perendise, ne te cilen njerezit do te shperblehen sipas veprave te tyre

    [15] Kush ben mire, e ka per vete (dobi), e kush ben keq – bene kunder vetes, e ne fund do te ktheheni (te gjithe) te Zoti juaj

    [16] Ne, me te vertete, u kemi dhene bijve te Israelit Librin, pushtetin dhe profetnine dhe i kemi furnizuar me gjera te bukura, dhe i kemi ngritur at ambi te gjithe popujt tjere (te asaj kohe)

    [17] dhe, u kemi dhene argumente te qarta mbi besimin, e ata u percane, mu atehere, kur u erdhi dijenia, pasiqe paten armiqesi ne mes tyre. Zoti yt, me siguri, do t’i gjykoje (ata) ne Diten e Kijametit per ate e rane ne konflikt

    [18] E, pastaj, Ne ty ta kemi bere nje rruge te drejte (te mrekullueshme) te fese, andaj ndiqe ate dhe mos shko pas kenaqesive te atyre qe nuk dine

    [19] Me te vertete, ata nuk do te mund te ndihmojne (ty) asgje te Perendia. Padyshim, zullumqaret i ndihmojne njeri-tjetrit, e Perendia i mbron ata qe i druajne Atij dhe ruhen nga mekatet

    [20] Ky Kur’an eshte argument i qarte (drite e shpetimit) udherrefyes dhe meshire per njerezit qe besojne paluhatshem

    [21] A mendojne ata qe bejne vepra te keqia se, Ne, do t’i bejme te njejte me ata qe kane besuar dhe qe kane bere vepra te mira, se jeta dhe vdekja e tyre do te jete e njejte? Sa gjykim i keq qe eshte ky

    [22] E, Perendia, krijoi qiej dhe Toke me qellim te plote, ne menyre qe cdo njeri te jete i shperblyer (apo i denuar) per ate qe ka punuar. E, askujt nuk do t’i behet padrejtesi

    [23] A e ke pare ate, qe kenaqesine e vet e ka marre per zot, dhe Perendia, e ka lene ne humbje duke e ditur (te keqen e tij) dhe ia ka vulosur te degjuarit e tij dhe zemren e tij, e para syve te tij ka vene perde? Kush do ta udhezoje ate, pos Perendise? A nuk po kuptoni

    [24] E, ata thone: “Ekziston vetem jeta e kesaj bote, vdesim (shume si femije) dhe jetojme (nje kohe), e vetem koha na shkaterron”. Ata, per kete, nuk kane kurrfare dijenie, ata, vetem parafytyrojne ashtu

    [25] E, kur t’ju tregohen atyre ajetet Tona te qarta, ata nuk kane tjeter shprehje, pos fjales se tyre: “Ringjallni te paret tane, nese e thoni te verteten!”

    [26] Thuaju (atyre): “Perendia ju ngjalle (u jep jeten), pastaj ju vdes, e mandej do t’ju tuboje ne Diten e Kijametit, ne kete nuk ka kurrfare dyshimi, por (kete) shumica e njerezve nuk e dine”

    [27] Te Perendise jane pushteti i qiejve dhe i Tokes! E, kur te arrije Dita e Kijametit, ate dite te keqinjte do te humbin

    [28] Dhe, te gjithe popujt do t’i shohesh te gjunjezuar; cdo popull do te thirret ne Librin e vet: “Sot do te shperbleheni per ate qe keni bere

    [29] Ky eshte Libri Yne qe do t’ju tregoje te verteten. Na, me te vertete, i kemi urdheruar (engjejt) qe te shkruhen (shenohen) te gjitha c’keni bere”

    [30] E, sa i perket atyre qe kane besuar dhe kane bere vepra te mira, ata, do t’i shpie Zoti i tyre ne meshiren e Vet (xhennet). Ky eshte shpetim i qarte

    [31] E, sa i perket mohuesve, (atyre do t’ju thuhet): “Valle, a nuk u jane lexuar ajetet e Mia, por ju u mendjemadheruat dhe u bete popull mekatare”

    [32] Kur te thuhet: “Me te vertete, premtimi i Perendise eshte i sigurt, dhe se per Diten e Kijametit s’ka kurrfare dyshimi! – ju thate: “Na nuk dime cka eshte Dita e Kijametit, na per kete kemi vetem nje parafytyrim, na nuk jemi te bindur (per kete).”

    [33] Dhe, atyre do t’u dalin ne shesh te keqit qe i kane bere, e do t’i kaploje denimi per ate qe talleshin

    [34] dhe, (atyre) u thuhet: “Ne sot po ju qesim ne harrese, ashtu sic e keni lene ju ne harrese takimin e kesaj dite. Vendqendrimi juaj eshte zjarri dhe, per ju nuk ka kurrfare ndihmesi

    [35] Ky denim eshte ngase i keni perqeshur argumentet e Perendise, e jeta e kesaj bote ju ka mashtruar. Sot, ata nuk do te nxirren nga zjarri, as qe do te kerkohet prej tyre arsyetimi (nuk do te perfillet)

    [36] Falenderimi i perket vetem Perendise. Zotit te qiejve dhe Zotit te Tokes – Zotit te gjithesise

    [37] Atij i perket tere madheshtia ne qiej dhe ne Toke. Ai eshte i Plotefuqishem dhe i Gjithedijshem

    Rërat (El-Ahkaf)

    Surah 46

    [1] Ha, Mim

    [2] (Kjo eshte) Shpallja e Librit prej Perendise, te Plotefuqishem dhe te Gjithedijshem

    [3] Ne, kemi krijuar qiejt dhe Token dhe cka gjendet ne mes tyre – me qellim te plote dhe me afat te caktuar, por mohuesit shmagen nga ajo qe u eshte paralajmeruar

    [4] Thuaju (atyre): “Me tregoni ju per ata qe i adhuroni, pos Perendise? Me deftoni ju se cka kane krijuar ata ne Toke, apo a kane ndonje pjesemarrje ata ne (krijimin) e qiejve? Ma sillni Librin e shpallur para ketij (Kur’anit) apo vetem ndonje gjurme nga dijenia, nese jeni te vertete”

    [5] Kush eshte me i humbur se ata, te cilet, pos Perendise, u luten atyre te cilet nuk mund t’u pergjigjen deri ne Diten e Kijametit, e ata jane te pakujdesshem ndaj lutjes se tyre

    [6] E, kur te ringjallen njerezit, ata (te adhuruarit, pos Perendise), do te jene armiq te tyre (adhuruesve) dhe do ta mohojne adhurimin e tyre

    [7] E, kur t’u lexohen ajetet Tona te qarta, mohuesit thone per te Verteten – posa te degjojne: “Kjo eshte magji e qarte!”

    [8] Ose ata thone: “Ai (Muhammedi) e trilloi ate (Kur’anin)”. Thuaju (atyre): “Por, nese une e trilloj ate, ju nuk do te mund te me ndihmoni asgje nga denimi i Perendise. Ai di me se miri perse zhyteni ne trillime per te (Kur’anin). Mjafton Ai deshmitar mes meje dhe jush. Ai eshte Fales dhe Meshirues”

    [9] Thuaju (atyre): “Une nuk jam i pari profet (i ardhur ne kete Bote) dhe une nuk di cka do te ndodhe me mua ose me ju. Une ndjek vetem ate qe me eshte shpalle dhe une jam vetem paralajmerues i qarte”

    [10] Thuaju (atyre): “Me thuani ju mua se cka do te behet me ju nese Kur’ani eshte prej Perendise, e ju e mohoni, e ka deshmuar (per te) dikush prej bijve te Israelit ne shembullin e tij e besoi, kurse ju u bete mendjemedhenj (nuk besuat)!” Me te vertete, Perendia, nuk e udhezon (ne rruge te drejte) popullin zullumqare

    [11] Dhe, mohuesit thone per besimtaret: “Sikur te ishte ndonje e mire (besimi ne Kur’an), ata nuk do te na kishin tejkaluar ne kete”. E, ngase ata nuk u udhezuan me te ne rrugen e drejte, me siguri do te thone: “Ky eshte trillim i lashte”

    [12] E, para Kur’anit ka ekzistuar Libri i Musait – udherrefyes dhe meshire. E, ky (Kur’ani), Liber vertetues (i librave te shpallur) ne gjuhen arabe per t’i paralajmeruar ata qe bejne zullum dhe per t’i sihariquar bamiresit

    [13] Me siguri, ata qe thone: “Zoti yne eshte Perendia! – dhe pastaj qendrojne ne rrugen e drejte, per ta nuk ka kurrfare droje dhe as qe do te pikellohen

    [14] Ata jane banore te xhennetit, ne te do te qendrojne perhere, dhe ky do te t’u jete shperblim per ate qe kane punuar

    [15] Njeriut i kemi rekomanduar miresi (sjellje te mira) ndaj prinderve te vet. Nena e ka mbajtur me mund dhe lindur me mund ate, e mbajtja dhe te dhenit gji eshte tridhjete muaj, e kur te arrije ne moshen e pjekurise dhe t’i mbushe dyzet vjet, ai thote: “O Zoti im, me nxit qe te falenderohem me dhuntine Tend me te cilen me ke dhuruar mua dhe prinderit e mi, dhe, qe te bej vepra te mira, me te cilet Ti do te jesh i kenaqur, dhe beni te mire pasardhesit e mi; une me te vertete, pendohem (kthehem) te Ti dhe une jam musliman”

    [16] Ata jane te atille, prej te cileve Ne i pranojme veprat e mira te tyre, e i kapercejme veprat e tyre te keqia (nuk i denojme per to); ata do te jene banore te xhennetit; ky eshte premtimi i vertete, qe u eshte premtuar

    [17] E, ai qe u ka thene prinderve te vet: “Uf ju! A po me premtoni se do te ringjallem kur para meje kane kaluar shume gjenerata (e nuk jane ringjalle)!” – e ata (prinderit) i drejtohen Perendise, per ndihme (duke i thene pasardhesit): “Kuku per ty (nese nuk pendohesh)! Beso, me te vertete, premtimi i Perendise eshte i sigurt! Ai (pasardhesi) pergjigjet: “Keto jane vetem perralla te lashta!”

    [18] Ata jane prej atyre, ndaj te cileve eshte plotesuar Fjala (e denimit) mbi popujt: xhindet dhe njerezit qe kane qene para tyre, sepse ata, me te vertete, jane shkaterruar

    [19] Per te gjithe do te kete shkalle te caktuara, per ate qe kane punuar, per t’i shperblyer (dhe denuar) sipas veprave te tyre, - e nuk do t’ju behet atyre padrejtesi

    [20] (Kujtoju) Diten, kur ata qe kane mohuar i ekspozohen zjarrit (e u thuhet atyre): “Ju keni shfrytezuar kenaqesite tuaja ne jeten tuaj ne toke dhe jeni kenaqur me to, e sot do te ndeshkoheni me denim te poshteruar, ngase jeni madheshtuar ne Toke pa kurrfare te drejte dhe ngase keni bere ngaterresa”

    [21] Kujtoje vellain e Adit (Hudin), kur e paralajmeroi popullin e vet ne Ahkaf, e ka pasur paralajmerues edhe para tij edhe pas tij (kur u tha atyre): “Adhuronie vetem Perendine! Une, me te vertete, druaj se do t’ju godet denimi i Dites se Madhe! –

    [22] ata u pergjegjen: “Valle, a ke ardhur te na shmangesh neve prej hyjnive tona. Sillna ate (denim) qe po na premton, nese thua te verteten!”

    [23] Ai u tha (atyre): “Vetem te Perendia eshte dijenia e (denimit), e une vetem u lajmeroj juve me ate qe jam derguar, por une po shoh se jeni popull i zhytur ne injorance”

    [24] E, kur e pane ate (rene – denimin) qe u duk dhe qe vinte ne drejtim te luginave te tyre, thane: “Kjo re na sjell shiun neve!” – (E, Hudi tha): “Jo, kjo eshte ajo qe ju e keni shpejtuar: fryme ne te cilen ka denim te dhembshem

    [25] e cila, me urdherin e Perendise, shkaterron cdo gje”. E, ne mengjes u pane vetem shtepiat e tyre te zbrazeta; keshtu Ne e ndeshkojme popullin mekatar

    [26] Ne, i kemi vendosur ata ne aso gjendje (te volitshme), ne cfare nuk u kemi vendosur juve (o Mekkas) dhe u kemi dhene atyre te degjuarit, te pamurit dhe zemren (mendjen), por as te degjuarit e tyre, as te pamurit e tyre, as mendja e tyre, nuk u kane sjelle kurrfare dobie, ngase mohuan argumentet e Perendise, e ata i goditi ajo me te cilen talleshin

    [27] Me te vertete, Ne i kemi shkaterruar vendbanimet per rreth jush, e madje edhe u kemi shpjeguar atyre, (ne menyra ta ndryshme) argumentet Tona, per t’u kthyer ata (prej mohimit)

    [28] E, perse ata (idhujt) nuk u ndihmuan atyre, te cilet i kane marre, pos Perendise, per afrues (ndermjetesues) te Perendia? Por, ata nuk ekzistuan. Keto ishin vetem genjeshtrat e tyre dhe ato qe shpifnin

    [29] Dhe, (kujtoju atyre kohen) kur t’i derguam ty disa xhinde per te degjuar Kur’anin. Kur moren pjese (ne te degjuarit e Kur’anit), ata i thane (njeri-tjetrit): “Heshtni!” E, kur perfundoi (te lexuarit), u kthyen te populli i tyre si paralajmerues

    [30] Ata thane: “O populli yne! Na degjuam Librin, te shpallur mas Musait, i cili verteton se jane te verteta edhe ato para tij, i cili udhezon kah e verteta dhe ne rrugen e drejte

    [31] O populli yne, pergjigjuni ju grishtarit te Perendise dhe besoni Atij! Ai do t’ua fale disa mekate tuaja dhe do t’ju shpetoje prej denimit te dhembshem

    [32] E, ai qe nuk i pergjigjet grishtarit te Perendise, te atille nuk do te mund t’i ikin Atij ne Toke dhe per ta s’ka mbrojtes, pos Perendise. Ata jane ne humbje te madhe

    [33] A nuk shohin ata qe Perendia – i cili krijoi qiejt dhe Token, i cili nuk eshte lodhur ne krijimin e tyre – eshte i pushtetshem t’i ngjalle te vdekurit? Po, me te vertete, Ai eshte i pushtetshem per cdo gje

    [34] (Kujtoju) Diten kur ata qe kane mohuar do t’i ekspozohen zjarrit (e u thuhet atyre): “Valle, a nuk eshte kjo e vertete?” Ata, thone: “Po, pasha Zotin tone!” Ai do t’ju thote (atyre): “E, pra, shijoni denimin per mohimin qe keni bere!”

    [35] E, ti behu i durueshem (o Muhammed) ashtu sic kane duruar me kembengulje pejgamberet e tjere dhe mos kerko shpejtimin e denimit per ta! E, ate Dite kur te perjetojne ate qe u eshte premtuar atyre (denimi), do t’u duket atyre, se (ne kete bote), kane qendruar vetem nje cast te dites. (Kjo eshte) shpallje! E, kush do te shkaterrohet tjeter, pos popullit ngaterrestar

    Muhammedi (Muhammed)

    Surah 47

    [1] Ata qe kane mohuar dhe qe i penguan (njerezit) ne rrugen e Perendise – Ai, ua ka shkaterruar veprat e tyre

    [2] E, ata qe besojne dhe punojne vepra te mira dhe besojne ne ate qe i eshte shpallur Muhammedit – e ajo eshte e Verteta prej Zotit te tyre, - Ai do t’jua mbuloje mekatet dhe do t’ua permiresoje gjendjen atyre

    [3] meqe, ata qe kane mohuar mbeshteten ne te paverteten, kurse besimtaret mbeshteten ne te Verteten e Zotit te tyre. Keshtu Perendia ua sjell njereve shembujt e tyre

    [4] E, kur te takoheni ne lufte me mohuesit, bini ne qafe derisa t’i rraskapitni e t’i shkaterroni ata, e pastaj lidhin (zeni rober), dhe mandej, ose i lironi me zemergjeresi ose me kompensim, perderisa te mos behet armepushimi. Keshtu beni! E, sikur te doje Perendia, Ai do t’i shkaterronte ata, por Ai deshiron t’ju provoje juve njerin me tjetrin. Ai nuk ua humbe veprat atyre qe vdesin ne rrugen e Perendise

    [5] dhe Ai, me siguri, do t’i udhezoje ata dhe do t’ua permiresoje gjendjen e tyre

    [6] dhe do t’i shpie ne xhennet ata, te cilin madje, ua ka pershkruar atyre

    [7] O besimtare, nese ndimoni Perendine (rrugen e Tij), edhe Ai do t’ju ndihmon juve dhe do t’ua mundesoje perparimin tuaj

    [8] E, ata qe nuk besojne – shkaterrimi per ta! Ai ua humbe veprat atyre

    [9] Kjo eshte, ngase ata e urrejne ate qe e ka shpalle Perendia, andaj Ai ua ka shkaterruar veprat e tyre

    [10] Valle, a nuk kane udhetuar ata neper Toke, per te pare perfundimin e atyre te meparshmeve?! Perendia i ka zhdukur ata plotesisht, e keshtu do te perfundojne edhe mohuesit e tjere

    [11] Kjo eshte (ngase) Perendia eshte mbojtes i atyre qe besojne – dhe, meqe, me te vertete, per mohuesit nuk ka mbrojtes (ndihmes)

    [12] Perendia, me te vertete, ata qe besojne dhe bejne vepra te mira, do t’i shpie ne xhennete, neper te cilat rrjedhin lumenj; e ata qe nuk besojne – qe kenaqen dhe gelltisin ashtu sic gelltisin shtazet, vendbanim i tyre eshte zjarri

    [13] Shume vende (qytete) kane qene me te fuqishme se vendi yt qe te ka perzene ty. Na, i kemi shkaterruar ata dhe nuk ka pasur ndihmes per ta

    [14] Valle, a eshte i njejte ai qe (pason) argumentet e qarta te Zotit te tij me ate qe i zbukurohen punet e veta te shemtuara dhe (i cili) pason epshet e veta

    [15] Shembulli i xhennetit, qe u eshte premtuar besimtareve – ne te cilin gjenden lumenj me uje te paprishur, dhe lumenj te qumeshtit me shije te pandryshuar, dhe lumenj te veres me shije te kendshme per ata qe e pine (pa perberje alkooli), dhe lumenj prej mjaltit te kulluar, ne te kane edhe llojlloj pemesh dhe falje (te mekateve) prej Zotit te tyre, (a eshte njesoj si shembulli i atij) i cili eshte perhere ne zjarr dhe te cileve u jepet uje i veluar, qe ua copton zorret

    [16] Ne mes tyre ka (edhe te atille) qe te pergjojne ty, e posa te largohen prej teje, i pyesin ata te cileve u eshte dhene dijenia: “C’tha ai me pare?!” Keta jane ata, zemrat e te cileve ua ka vulosur Perendia dhe te cilet ndjekin epshet e veta

    [17] E, ata qe kane marre rrugen e drejte, Ai (Perendia) ua shton udhezimin dhe u jep atyre (forcon) ruajtjen (nga zjarri)

    [18] A mos valle mohuesit presin qe t’u vie befasisht (edhe) vetem Casti i caktuar, e madje – me te vertete, shenjat e tij kane ardhur? E, cka do t’u sherbejne atyre keshillat kur t’ju vie ai (Casti)

    [19] Dije se s’ka zot (tjeter) pos Perendise! Kerko falje per mekatet tua dhe per besimtaret e besimtaret. Perendia di se ku silleni ju dhe ku qendroni (banoni)

    [20] E, thone ata qe kane besuar: “Sikur te ishte shpallur nje sure!” E, kur u shpall nje sure e qarte dhe ne te u permend (obligimi) i luftes, i sheh ti ata zemrash te semuara (me besim te dyshimte), si te shikojne ty me shikimin si te agonise se jetes! E, me e pershtatshme do te ishte per ata –

    [21] perulja dhe fjala e mire! E, kur, madje eshte caktuar dispozita e luftes, me mire do te ishte per ta, (atehere) te jene te sinqerte ndaj Perendise

    [22] E, valle ndoshta edhe ju (hipokritet) sikur te vinit ne pushtet, do te benit ngaterresa (zullum) ne Toke dhe do t’i shkaterronit lidhjet farefisnore

    [23] Keta jane ata, te cilet i ka mallkuar Perendia dhe i ka bere te shurdher (ndaj se vertetes) dhe ua ka verbuar syte (per te pare rrugen e vertete)

    [24] Valle, a nuk duan ata te mendojne per Kur’anin, apo ne zemrat e tyre ka dryna

    [25] Me te vertete, ata qe jane kthyer prapa (ne mohim), pasi u eshte treguar atyre rruga e drejte, djalli i ka shpie ne mekat dhe i ka udhqyer ata me shprese te rrejshme

    [26] Kjo ngjet, ngase ata u thonin atyre, te cilet nuk e donin ate qe e ka shpallur Perendia: “Na do t’ju perulemi juve ne disa gjera”, - e Perendia i di mire fshehtesite e tyre

    [27] E, (cka do te bejne) ata, kur engjejt do t’u marrin shpirtin atyre, duke i rrahur ata neper fytyrat dhe shpindet e tyre

    [28] Kjo (menyre e vdekjes) eshte, ngase ata, pasuan ate qe shkakton pezmin e Perendise dhe qe urrenin kenaqesine e Tij; e Ai, ua ka shkaterruar veprat e tyre

    [29] Valle, a mendojne ata me zemra te semura – se, Perendia nuk do t’ua qet ne shesh urrejtjen e tyre

    [30] E, sikur te donim, Ne do t’i tregonim ty ata, e ti me siguri, do t’i njihje ata, sipas shenjave te tyre (te fytyres). Por, ti do t’i njohesh ata sipas menyres se shprehjes se tyre, e Perendia i di veprat tuaja

    [31] Ne do t’ju veme ne sprove juve, perderisa t’i njohim ne thelb ata te cilet prej jush luftojne (ne rrugen e drejte) dhe durojne (mundimin), si dhe per t’i vertetuar lajmet per veprat tuaja

    [32] Me te vertete, ata qe nuk besojne dhe i pengojne (te tjeret) nga rruga e Perendise dhe kundershtojne Pejgamberin, pasi qe atyre u eshte shpjeguar qarte rruga e drejte, nuk do t’i sjellin (me kete) Perendise kurrfare demi, e Ai do t’ua zhduke veprat e tyre

    [33] O ju qe keni besuar! Peruljuni Perendise dhe peruljni Pejgamberit (te Tij) dhe mos i prishni veprat tuaja

    [34] Me te vertete, ata qe nuk besojne e vdesin si mohues, Perendia, kurrsesi, nuk do t’i fale ata

    [35] Dhe, mos u beni qyqare dhe mos afroni paqe duke qene ju me te fuqishem, sepse Perendia eshte me ju (ne ndihme tuaj), Ai nuk ua pakeson shperblimin e veprave tuaja

    [36] Jeta e kesaj bote nuk eshte asgje tjeter, pos loje dhe zbavitje, e nese besoni dhe ruheni (prej te keqiave), Ai do t’ju shperbleje juve dhe nuk do te kerkoje prej jush (tere) pasurine tuaj

    [37] Sikur ta kerkonte prej jush ate (tere pasurine me kembengulje), do te beheshit koprrac dhe do te shkaktonte urrejtjen tuaj

    [38] Ja, pra, ju thirreni se shpenzoni ne rrugen e Perendise, por disa prej jush jane koprrac, - e kush eshte koprrac, eshte koprrac ne dem te vet, sepse Perendia eshte i pasur (s’ka nevoje per asgje), ndersa ju jeni te varfer (jeni nevojtare per gjithcka). E, nese ju, shmangeni, Ai do t’ju zevendesoje me nje popull tjeter, i cili nuk do te behet si ju

    Fitorja (El-Fet'h)

    Surah 48

    [1] Ne, ta dhame ty fitoren e qarte

    [2] per t’i falur ty Perendia gabimet e meparshme dhe te ardhshme, per ta plotesuar dhuntine e Vet ndaj teje dhe per te udhezuar ty ne rrugen e drejte

    [3] dhe qe Perendia te ndihmoje ty me ndihme te madhe

    [4] Ai eshte qe sjell qetesi ne zemrat e besimtareve per t’ua forcuar (edhe me teper) besimin, krahas besimit qe kane – e, te Perendise jane ushtrite e qiejve dhe te Tokes; Perendia eshte i Plotedijshem dhe i Gjithedijshem

    [5] per t’i shpie besimtaret dhe besimtaret ne kopshtije neper te cilat rrjedhin lumenjte, ku do te qendrojne perhere, dhe qe t’ju fale mekatet e tyre – e kjo te Perendia eshte fitore e madhe –

    [6] dhe qe t’i ndeshkoje hipokritet dhe hipokritet, dhe idhujtaret e idhujtaret, qe mendojne keq per Perendine, - e vallja e fatkeqesise le t’i godet ata! Perendia eshte pezmatuar ne ta dhe i ka mallkuar ata dhe u ka pergatitur atyre, xhehennemin, e sa vend i shemtuar qe eshte ai

    [7] Te perendise jane ushtrite e qiejve dhe te Tokes; Perendia eshte i Plotefuqishem (per t’i denuar) dhe i Gjithedijshem

    [8] Ne, me te vertete, te kemi derguar ty deshmitar dhe sihariques e paralajmerues

    [9] per te besuar Perendine dhe Pejgamberin e Tij, dhe qe te ndihmoni (dispozitat) e Tij, dhe ta madheroni Ate dhe falenderoni Ate me namaz ne mengjes dhe mbremje

    [10] Ata qe te jane betuar ty ne besim (pe te ndjeke rrugen tende) – ne te vertete, jane betuar ne besim te Perendise – Dora (dhuntia) e Perendise eshte mbi duart e tyre! Ai qe e prishe betimin, e prishe ne dem te vetin, e nese e ploteson betimin ndaj Perendise, Ai do t’i jep atij shperblim te madh

    [11] Do te te thone ty arabet e shkretetires (beduinet), te cilet ngelen pas jush dhe nuk erdhen me ju: “Na angazhuan (preokupuan) neve pasuria jone dhe familjet tona, e lutju (Perendise) te na fale neve!” Ata flasin me gjuhen e tyre, ate qe nuk e kane ne zemrat e tyre. Thuaju (atyre): “Kush mund ta pengoje Perendine ndaj jush, nese Ai don t’ju godet juve me ndonje dem, ose nese don t’ju beje ndonje te mire?!” Jo, Perendia di ate qe punoni ju

    [12] Jo, por ju keni menduar se Pejgamberi dhe besimtaret nuk do te kthehen kurre te familjet e tyre, kjo ju ka zbukuruar juve ne zemrat tuaja dhe ju keni menduar ne menyren me te shemtuar, dhe jeni bere popull qe do te zhdukeni

    [13] Kush nuk beson ne Perendine dhe ne Pejgambeirn e Tij, - Na kemi pergatitur per mohuesit zjarrin flakerues

    [14] Te Perendise jane pushteti i qiejve dhe i Tokes. Ai fale ke te doje; e denon ke te doje – Perendia fale shume dhe eshte meshirues

    [15] Do t’u thone juve ata qe ngelen pas jush (ne lufte), kur te shkoni me marre plackat e luftes: “Lejona edhe neve qe t’ju pasojme juve!” Ata do te donin ta nderrojne fjalen e Perendise (premtimin). Thuaju: “Ju, kurrsesi nuk do te na pasoni, kete e ka thene Perendia qysh me pare!” E ata do te thone: “Nuk eshte ashtu, por, ju na keni zili neve”. Jo, nuk eshte as kjo, por ata pak kuptojne

    [16] Thuaju atyre beduineve qe ngelen pas jush (e nuk erdhen): “Do te thirreni ju ne lufte kunder nje populli luftarak, perderisa te mos perulet (ose te behet musliman). E, nese degjoni (thirrjen), Perendia do t’u jape shperblim te mire, e nse shmangeni (refuzoni) ashtu sic jeni shmangur me pare, (Ai) do t’ju ndeshkoje me denim te dhembshem

    [17] Nuk eshte mekat per te verbetin, as per te calin as te semurin (qe te mugnoje nga ekspedita luftarake), e kush i perulet Perendise dhe Pejgamberit te Tij, Ai e shpie ne xhenete, neper te cilat rrjedhin lumenjte, e ate qe shmanget, do ta ndeshkoje me denim te dhembshem

    [18] Perendia eshte i kenaqur me ata besimtar kur t’u betuan ty nen hijen e drurit. Ai (Perendia), e ka ditur se c’ka ne zemrat e tyre, e u ka dhene atyre qetesi (siguri), dhe i shperbleu ata me fitoren e afert

    [19] dhe me placken (pasurine e zene ne lufte) e madhe qe do ta fitojne. Perendia eshte i Plotefuqishem dhe i Gjithedijshem

    [20] Perendia u ka premtuar juve placke te pasur qe do ta fitoni, e ua shpejtoi kete juve (Ai) dhe i pengoi duart e njerezve (nga te demtuarit juve) – per te qene ky argument per besimtaret (qe premtimi i Perendise eshte i realizueshem) dhe per t’u udhezuar juve ne rrugen e drejte

    [21] dhe (ju ka premtuar) tjetren (fitore), te cilen nuk keni qene ne gjendje ta fitoni, - por Perendia, me dispoziten e Vet, e ka permbledhe ate per ju, sepse, Perendia eshte i pushtetshem per cdo gje

    [22] E, nese mohuesit leshohen ne lufte kunder jush, ata, me siguri, do te iknin dhe pastaj nuk do te gjenin as mbrojtes as ndihmes –

    [23] (Kjo eshte) dispozita e Perendise qe ka qene edhe me pare, e ti, kurrsesi, nuk mund te gjesh ndryshime ne dispoziten e Perendise

    [24] Ai ka penguar duart e tyre ndaj jush dhe duart tuaja ndaj tyre – brenda ne Mekke, pasi u ka dhene juve fitoren mbi ta. Perendia i sheh te gjitha cka punoni ju

    [25] Ata, te cilet nuk kane besuar dhe ju pengojne nga Mesxhidil-Harami (Qabja) dhe (pengojne) te pergjeruarin – kurbanin e caktuar qe te arrije ne vend. E, sikur te mos kishte besimtare dhe besimtare, qe ju nuk i dini e do t’i merrnit neper kembe ata, e juve do t’ju godiste nje hidherim, duke mos ditur (do t’ju kisha lejuar te pushtoni Mekken). Kjo eshte, ngase Perendia e shpie ne meshiren e Vet ke te doje. Sikur te ishin te vecuar ata, Ne do t’i ndeshkonim ata ne mes tyre, te cilet nuk kane besuar – me denim te dhembshem

    [26] (Kujtoje ti) kur ne zemrat e mohuesve u shfaq krenaria, krenaria pagane, e Perendia zbriti qetesine e Tij ne zemren e Pejgamberit dhe te besimtareve dhe i obligoi ata me fjalen e takvase (shehadetit) e ata gjithsesi – kane pasur me shume te drejte dhe kane qene te denje per te, - e Perendia eshte i Gjithedijshem per cdo gje

    [27] Perendia e realizoi (sendertoi) enderren e Pejgamberit te vet me te verteten: “Me siguri, ju do te hyni ne Mesxhidil-Haram, nese jep Perendia, (dhe kete) te sigurt, koke-rruar dhe floke-shkurtuar, pa kurrfare frike. Ai e ka ditur ate qe nuk e keni ditur ju. Dhe, para kesaj (hyrjes ne Mekke), ju ka dhuruar nje fitore te afert

    [28] Ai e ka derguar Pejgamberin e Vet me Udhezim (ne rruge te drejte) he fene e vertete, per ta ngritur mbi te gjitha fete. E, Perendia eshte deshmitar i mjaftueshem

    [29] Muhammedi eshte Pejgamber i Perendise. E, ata qe jane me te (shoket e tij) jane te ashper ndaj mohuesve, e te meshirshem ne mes tyre. I sheh ata si bejne ruqu dhe sexhde duke kerkuar dhuntine dhe kenaqesine e Perendise. Ne fytyrat e tyre shihen shenjat e sexhdes. Ky eshte pershkrimi i tyre ne Tevrat. E, pershkrimi i tyre ne Ungjill, eshte: (ata jane) si fara (e mbjellur) qe leshon filizat (e vogla) te cilat e forcojne ate, e behet e trashe, e pastaj drejtohet (vertikalisht) ne trungun e vet; (keshtu qe), e entusiazmon ate qe e ka mbjelle, - qe per (kete gje) t’i zemroje mohuesit. Perendia u ka premtuar atyre qe besojne dhe punojne vepra te mira (te gjithe atyre) – falje (te mekateve) dhe shperblim te madh

    Dhomat (El-Huxhurat)

    Surah 49

    [1] O ju qe keni besuar! Mos nxitoi para urdherit (dispozites) se Perendise dhe Pejgamberit te Tij dhe druani Perendise! Perendia, me te vertete, i degjon te gjitha dhe i di te gjitha

    [2] O ju qe keni besuar! Mos ngritni zerin tuaj mbi zerin e Pejgamberit dhe mos bisedoni me te me ze te larte, ashtu si flitni zeshem njeri me tjetrin, ne mehyre qe mos t’u humbin veprat tuaja – e qe ju te mos i hetoni

    [3] Me te vertete, ata qe ulin zerin para (ne prezencen e) Pejgamberit te Perendise – e ata jane (ata), zemrat e te cileve Perendia i ka kalitur per besim. Per ta ka falje dhe shperblim te madh

    [4] Me te vertete, ata qe te therrasin ty pas (mureve) te dhomave (tuaja), shumica e tyre nuk mendojne

    [5] E sikur te durojne ata deri sa t’ju dalish ti atyre, do te ishte me mire per ta; e Perendia esht fales dhe meshirues

    [6] O ju qe keni besuar! Nese ndonje njeri i pandershem ju sjell ndonje lajm, analizoni mire, per te mos i bere dem ndokujt nga mosdijenia, e te pendoheni pastaj per ate qe keni punuar

    [7] Dhe, dijeni se ne mes jush gjendet Pejgamberi i Perendise; sikur ai t’ju degjonte juve ne shume gjera, ju do te kishit pesuar; por Perendia disave prej jush ua ka bere te kendshem besimin dhe ua ka zbukuruar ate ne zemrat tuaja, e ua ka urryer juve mohimin, ngaterresat dhe mekatet. Te tillet jane ne rrugen e drejte

    [8] me miresine dhe dhuntine e Perendise. – E, Perendia eshte i Plotedijshem dhe i Gjithedijshem

    [9] Nese dy grupe muslimanesh luftojne ne mes vete, pajtoni ata, e nese njera prej tyre sulmon ate tjetren, atehere luftoni kunder sulmuesit, perderisa te mos kthehet ne dispozitat e Perendise. E, nese kthehet, atehere pajtoni ata mes tyre, me te drejte dhe behuni te drejte. Perendia, me te vertete, i do te drejtet

    [10] Me te vertete, muslimanet jane vellezer, andaj pajtoni vellezerit tuaj ne mes vete dhe druajuni Perendise, per t’u meshiruar ju

    [11] O ju qe keni besuar! Le te mos e perqeshin nje popull ate tjetrin. Ndoshta ata te perqeshurit jane me te mire se ata, e as grate mos te perqeshin te tjerat. Ndoshta ato (te perqeshurat) jane me te mira se ato, dhe mos e nencmoni njeri-tjetrin dhe mos e thirrni njeri-tjetrin me llagape (te keqia)! I shemtuar eshte emri i keq pas besimit! E, ata qe nuk pendohen, ata, me te vertete, jane zullumqare

    [12] O ju qe keni besuar! Shmanguni prej shume dyshimeve, meqe disa dyshime jane mekat. Mos i hulumtoni te metat (e njeri-tjetrit) dhe mos e pergojoni njeri-tjetrin! Mos valle deshiron ndokush prej jush te haje mishin e vellait te vet te vdekur, e juve kjo u eshte e neveritshme! Druajuni Perendise! Me te vertete, Perendia eshte pranues i pendimit dhe meshirues

    [13] O njerez! Ne, me te vertete, u krijuam juve prej nje mashkulli dhe nje femre dhe u beme juve popuj dhe fise, per t’u njohur (ne mes vete). Me i lavderueshem te Perendia eshte ai qe i druan me se shumti Atij. Me te vertete, Perendia eshte i Plotedijshem dhe asgje nuk i eshte e fshehte Atij

    [14] Beduinet (arabet e shkretetires) thane: “Na besojme”. Thuaju (atyre): “Nuk keni besuar!” Por, thoni: “Na jemi perulur!” meqe ne zemrat tuaja ende nuk ka hyre feja si duhet. E, nese i peruleni Perendise dhe Pejgamberit te Tij, nuk do t’ju pakesohet juve asgje prej veprave tuaja. Me te vertete, Perendia eshte fales dhe meshirues

    [15] Besimtare te vertete jane vetem ata qe besojne Perendine dhe Pejgamberin e Tij, dhe pastja nuk dyshojne dhe luftojne ne rrugen e Perendise me pasurine dhe jeten e tyre. Keta jane besimtare te sinqerte

    [16] Thuaju (atyre): “Valle, a ju ta lajmeroni Perendine per besimin tuaj, e Perendia i di te gjitha cka ka ne qiej dhe ne Toke! Perendia eshte i dijshem per cdo gje

    [17] Ata te perkujtojne ty, (miresite), ngase kane pranuar islamizmin. Thuaju (atyre): “Mos me perkutjoni ju per ate qe keni pranuar islamizmin; perkundrazi, Perendia ju ka dhuruar miresi dhe ju ka orientuar ne besim, nese flisni te verteten

    [18] Perendia, me te vertete; i di fshehtesite e qiejve dhe Tokes. Perendia i sheh te gjitha ato qe punoni ju

    Kaf (Kaf)

    Surah 50

    [1] Kaf. Pasha Kur’anin e madherueshem

    [2] Po, ata jane cuditur qe nga mesi i tyre u ka ardhur nje paralajmerues, e mohuesit thone: “Kjo gje eshte e cuditshme”

    [3] Valle, a pasi te vdesin e te behemi dhe (do te ringjallemi)? Ai kthim eshte i larget!”

    [4] Na dime cka do t’ua mungoje toka atyre (pasi te vdesin), te Ne eshte Libri qe i ruan te gjitha

    [5] Aq me teper, ta e mohuan te Verteten kur u erdhi dhe ata jane ne gjendje te luhatshme (ne ceshtjen e profetnise)

    [6] A, nuk e kane shikuar ata qiellin qe qendron mbi ta, si e kemi ndertuar dhe zbukuruar, e i cili nuk ka kurrfare te mete (crregullimi)

    [7] E, Token e kemi shtruar dhe ne te kemi shperndare male te palevizshme dhe kemi bere qe nga ajo te mbijne gjithfare lloj bimesh te bukur

    [8] per t’u menduar dhe keshilluar cdo rob qe i drjtohet Zotit te vet

    [9] Ne nga qielli leshojme ujin (shiun) e bekuar dhe bejme qe me te, te ujiten kopshtijet dhe dritherat qe korren

    [10] Dhe palmet e hurmes se larte me kalavesh njeri mbi tjetrin

    [11] ushqim per roberit (njerezit), dhe Ne me shi e ringjallim token (visin) e vdekur; e keshtu do te jete edhe dalja (prej tokes – ringjallja)

    [12] Pas tyre, kane mohuar populli i Nuhut, edhe banoret e Ressit dhe Themudi

    [13] dhe Adi dhe Faraoni, dhe vellezerit (populli) e Lutit

    [14] edhe banoret e Ejkes dhe populli i Tubbas; te gjithe ata i kane pergenjeshtruar pejgamberet dhe ndaj tyre u sendertua denimi Im

    [15] E, valle, mos jemi lodhur Ne gjate krijimit te pare? Jo, por ata dyshojne ne krijimin e serishem

    [16] Na e kemi krijuar njeriun dhe Na dime cka i peshperit shpirti atij, se Ne (me dijenine Tone) jemi me afer se damari i tij i qafes

    [17] (dhe nga te dy engjejt) te cilet i rrine atij nga ana e djathte dhe e majte

    [18] dhe ai nuk e thote asnje fjale e qe prane tij te mos jete ai qe mbikeqyre

    [19] Mundimet e vdekjes do te arrijne me siguri – kesaj nuk mund t’i ikesh

    [20] dhe do te fryhet ne Sur – kjo eshte Dita e premtimit –

    [21] dhe cdonjeri do te vije, e me te ka grahes dhe deshmitar

    [22] Ti, me te vertete, ke qene i pakujdesshem per kete (momentin e vdekjes), andaj ta kemi ngritur perden (e syve), dhe shikimi yt sot eshte i prehte

    [23] E, shoku i tij do te thote: “Ky prane meje, eshte i gatshem”

    [24] (u thuhet): “Hidheni ne zjarr cdo mohues inatci

    [25] pengues i te mirave, qe kalon (kufirin) dhe i cili dyshon (ne fe)

    [26] i cili, pos Perendise, beson ne zot tjeter – andaj hidhe ate ne denimin me te rende!”

    [27] E, shoku i tij do te thote: “O Zoti yne, une nuk e kam mashtruar ate, por ai vet ka qene ne humbje te madhe”

    [28] Atyre (Perendia) do t’ju thote: “Mos u grindni para Meje, Une ju kam lajmeruar premtimin (denimin)

    [29] Fjala Ime nuk ndryshohet dhe Une nuk jam zullumqar i roberve te Mi”

    [30] Ne Diten kur do ta pyesin xhehennemin: “A u mbushe?” e ai, pergjigjet: “A ka edhe me?”

    [31] E, xhenneti do t’u afrohet besimtareve, jo larg

    [32] Kjo ju eshte premtuar, cdokujt qe eshte penduar dhe ruajtur (nga kalimi i kufirit)

    [33] i cili frikohet prej Perendise edhe atehre kur nuk e sheh kush dhe i cili vie me zemer te kthyer kah Perendia”

    [34] (U thuhet atyre): “Hyni ne te (ne xhennet), ne qetesi (e miresi), kjo eshte Dita e perhershme!”

    [35] Ne te do te kene cka te duan – e prej Nesh edhe me shume

    [36] E, sa gjenerata i kemi shkaterruar par tyre, duke qene ata me te forte (se Kurejshit) dhe ata bredhnin neper Toke. – E, a kane mund te gjejne strehim

    [37] Me te vertete, per te gjitha keto ka keshille per ate qe ka mend ose qe degjon, e qe eshte i perqendruar

    [38] Ne, kemi krijuar qiejt dhe Token dhe cdo gje qe gjendet mes tyre per gjashte dite (periudha kohore), dhe nuk na pershkoi kurrefare lodhje

    [39] Andaj, duroje ate qe e thone ata dhe madheroje Zotin tend, dhe falenderoje Ate para lindjes se diellit dhe para muzgut

    [40] dhe madheroje Ate ne nje pjese te nates dhe pas kryerjes se namazit

    [41] Dhe pergjoje ti! Diten kur therritesi (engjelli) therret prej vendit te afert

    [42] Diten kur ata do ta degjojne zerin e vertete, ajo do te jete Dita e daljes (ringjalljes)

    [43] Na, me te vertete, japim gjalleri dhe japim vdekje dhe te Ne eshte kthimi

    [44] E, ne Diten kur toka do te cahet e te dalin ata me nxitim; kjo eshte ringjallja, per Ne (kjo) eshte lehte

    [45] Na dime mire cka thone ata; e ti nuk je ai qe i shtrengon ata (te besojne), por keshilloje me Kur’an ate qe i druan premtimit (denimit) Tim

    Erërat që shpërndajnë (Edh-Dharijat)

    Surah 51

    [1] Pasha ato erera qe cojne (pluhurin)

    [2] dhe te cilat bartin ngarkesat

    [3] dhe ato (erera) qe lundrojne lehte

    [4] dhe pasha engjejt qe shperndajne urdherat

    [5] me te vertete, eshte e sigurt ajo qe ju premtohet

    [6] dhe cdo shperblim (i premtuar) do te ndodhe

    [7] Pasha qiellin e stolisur me yje

    [8] ju jeni te larmishem ne fjale

    [9] prej tij (Pejgamberit ose Kur’anit) eshte shmangur ai qe ka qene i shmangur (edhe me pare)

    [10] U mallkofshin genjeshtaret

    [11] Ata qe jane thelluar ne injorance (dhe harrojne ringjalljen)

    [12] Ata pyesin: “Kur do te jete Dita e shperblimit?”

    [13] (Do te jete) ate Dite kur ata do te percellohen ne zjarr

    [14] (U thuhet atyre): “Shijoni denimin tuaj! Ky (denim) eshte ai qe e nxitojshit!”

    [15] Ata qe i druajne Perendise, me te vertete, do te jene ne kopshte dhe burime

    [16] duke marre ate qe ua ka dhuruar Zoti i tyre, meqe ata, me te vertete, me pare kane qene bamires

    [17] ata, kane fjetur pak naten (duke iu lutur Perendise)

    [18] po dhe ne agim kerkonin falje

    [19] e, ne pasurite e tyre ka pasur pjese per lypesit dhe nevojtaret

    [20] Ne Toke ka argumente (te shumta) per ata qe besojne qendrueshem

    [21] po edhe ne ju – a nuk shihni valle

    [22] E ne qiell eshte furnizimi dhe premtimi juaj

    [23] Dhe, Pasha Zotin e qiellit dhe te Tokes, kjo eshte vertete e sakte, ashtu si eshte e vertete (aftesia e) te folurit tuaj

    [24] A te ka arritur ty lajmi per mysafiret e ndershem te Ibrahimit

    [25] Kur ata hyne tek ai, e i thane: “Selam (Paqe! – shpetimi u qofte!)” dhe ai u tha: “Selam (Paqe! Qofshi te shpetuar!)” Ju jeni – (tha ne vetvete) popull i panjohur!”

    [26] Dhe, pa u hetuar, ai shkoi te njerezit e shtepise dhe solli vic te majme (te pjekur)

    [27] e ua afroi atyre, e u tha: “A s’po hani?”

    [28] Dhe, ndjeu frike prej tyre, (e) ata i thane: “Mos u friko!” dhe e sihariquan ate (se do t’i linde) nje djale i dijshem

    [29] Dhe, u duk gruaja e tij, duke therritur dhe duke e rrahur fytyren, e tha: “Valle, une plaka, sterile (a mund) te lind

    [30] Ata thane: “Keshtu ka thene Zoti yt. Ai, me te vertete, eshte i Gjithedijshem dhe i Plotedijshem”

    [31] (Ibrahimi u tha atyre): “Cfare eshte obligimi juaj, o pejgambere?”

    [32] Ata thane: “Na jemi derguar te nje popull mekatar

    [33] per te hudhur gure mbi ta prej (baltes) se forcuar

    [34] te shenuar te Zoti yt per ata qe e kalojne kufirin (ne te keqia)

    [35] Dhe, Ne i nxorem ata besimtare qe ishin aty (ne ate vendbanim) –

    [36] e ne te kemi gjetur vetem nje shtepi muslimane –

    [37] dhe, ne te – kemi lene argument (shenje) per ata qe i druajne denimit te dhembshem

    [38] Dhe, ne kemi sjelle keshille edhe te Musai kur ia derguam ate – Faraonit, me argument te qarte

    [39] e u shmang (Faraoni), duke u mbeshtetur ne pushtetin e vet, dhe tha: “(Ai eshte) magjistar ose i cmendur!”

    [40] Dhe, ne e kapem ate dhe ushtrine e tij dhe e hodhem ne det; ai eshte i qortuar (mekatar)

    [41] (Dhe, Ne, kemi dhene keshille mbi ngjarjen) e Adit, kur e derguam frymen shkaterruese mbi ta

    [42] e cila nuk kurseu asgje ngado qe kaloi, e qe te mos e kete bere si kalbesire

    [43] Edhe per Themudin, kur iu tha atyre: “Kenaquni nje kohe!”

    [44] E, u madheshtuan ndaj urdherave te Perendise, e pastaj i goditi rrufeja (zeri i tmerrshem), e ata e shikonin ate (denimin)

    [45] dhe nuk munden as te ngriten, as te mbrohen prej denimit

    [46] Edhe per popullin e Nuhut, qe me pare (i kemi shkaterruar). Me te vertete, ata kane qene popull mekatar

    [47] Ne, e kemi ndertuar qiellin me pushtetin Tone, e Ne, me te vertete, jemi te pushtetshem edhe me teper

    [48] dhe Token e kemi shtruar – sa i mrekullueshem eshte Ai qe e ka shtruar! –

    [49] dhe, prej cdo gjeje kemi krijuar cifte, qe te meditoni ju

    [50] Andaj, mbeshtetuni te Perendia, se une, me te vertete, jam derguar te ju – prej Tij, paralajmerues i qarte

    [51] Dhe, mos i pershkruani Perendise zot tjeter, se une, me te vertete, jam derguar te ju – prej Tij, paralajmerues i qarte!”

    [52] Po ashtu, nuk ka ardhur as para tyre asnje pejgamber, e qe te mos thonin (per te): “Eshte magjistar”, apo: “Eshte i cmendur!”

    [53] Valle, a mos ia kane rekomanduar kete njeri-tjetrit? Jo, por ata jane popull rebel

    [54] e, shmangu prej tyre; ti nuk do te qortohesh per kete

    [55] dhe (vazhdoje) keshillimin, se, me te vertete, keshilla u ben dobi besimtareve

    [56] Xhindet dhe njerezit i kam krijuar vetem qe te Me adhurojne

    [57] Une nuk kerkoj prej tyre furnizim, as nuk deshiroj qe te Me ushqejne

    [58] furnizimin e jep vetem Perendia, i Fuqishmi, i Paluhatshmi

    [59] Me te vertete, per ata qe kane bere zullum, kane pjese (te denimit), te ngjashem pjeses se shokeve te tyre qe kane qene si ata, e le te mos e nxitojne ate (denimin)

    [60] sepse, mjere per mohuesit prej Dites qe u eshte premtuar

    Mali (Et-Tur)

    Surah 52

    [1] Pasha malin e Turit (Sinajit)

    [2] dhe Librin e shkruar ne rreshta

    [3] te zhvilluar ne lekure

    [4] dhe Tempullin plot haxhinj

    [5] dhe kupes se ngritur (te qiellit)

    [6] dhe detit te mbushur

    [7] me te vertete, denimi i Zotit tend, do te ndodhe

    [8] dhe askush nuk mund ta pengoje

    [9] ate Dite kur qielli do te lekundet fuqishem

    [10] e malet te lekunden me te madhe nga vendi

    [11] Ate Dite, mjere per ata qe kane pergenjeshtruar

    [12] qe, te zhytur ne genjeshtra, argetoheshin

    [13] Ate Dite, kur me force do te hidhen ne zjarrin e xhehennemit

    [14] (U thuhet atyre): “Ky eshte zjarri qe e keni pergenjeshtruar

    [15] pra, a eshte kjo magji, apo ju nuk shihni

    [16] Percellohuni ne te; e, duroni apo mos duroni, njesoj eshte per ju, - ky eshte ndeshkimi juaj vetem per ate qe keni bere”

    [17] Me te vertete, ata qe kane besuar do te gjenden ne kopshtet e xhennetit dhe lumturi

    [18] duke u kenaqur me ate qe u ka dhene Zoti i tyre, i ka ruajtur ata Zoti i tyre prej denimit te sketerres

    [19] (Atyre u thuhet): “Hani e pni me kenaqesi, per ate qe keni punuar!”

    [20] Te mbeshtetur ne divane (kanape) te renditura, do t’i martojme ata me hyrie, sysh te bukur

    [21] E, ata qe kane besuar dhe u shkojne pas pasardhesit e tyre ne besim, do t’ju bashkojme pasardhesit e tyre dhe nuk do t’ju pakesojme asgje nga veprat e tyre – cdo njeri eshte peng (pergjegjes) per ate qe ka punuar –

    [22] dhe do t’ju zgjerojme dhuntite atyre me peme dhe mish qe ju ka enda

    [23] ne te (xhennet) ia zgjasin njeri-tjetrit gotat e mbushura, aty nuk do te kete biseda te kota, as mekate

    [24] e, do te sillen rreth tyre sherbyes (gilmanet) djelmosha te ngjashem me margaritarin e ruajtur

    [25] dhe njeri-tjetrit i drejtohen duke e pyetur

    [26] e do te thone: “Ne, me pare – ne familjet tona jemi frikesuar (nga denimi)

    [27] e, Perendia na ka dhuruar meshire dhe na ka ruajtur nga denimi i rende (i frumes helmuese)

    [28] Ne, me pare (ne jeten tokesore) e kemi adhuruar Ate, Ai, me te vertete, eshte bamires dhe meshirues”

    [29] Andaj, keshillo ti (o Muhammed), se ti, me dhuntine (profetnine) e Zotit tend, nuk je as fallxhi as i cmendur

    [30] Ose te thone ata: “(Ai – Muhammedi eshte) vjershtar, te presim derisa ta zhduke vdekja”

    [31] Thuaju (atyre): “Pritni, se, me te vertete, edhe une jam nga ata qe presin!”

    [32] A mos u vie atyre kjo nga mendja e tyre, apo ata jane popull kryenec (qe e kane kaluar kufirin)

    [33] Apo thone: “Ai e ka trilluar ate (Kur’anin)”. – Jo, por ata nuk besojne

    [34] andaj, le ta sjellin ata nje fjalim te ngjashem me te, nese thone te verteten

    [35] A mos valle, ata jane krijuar pa Krijues, apo mos jane ata krijues te vetvetes

    [36] A mos valle ata kane krijuar qiejt dhe Token?! Jo, por ata nuk duan te besojne

    [37] Valle, a mos ne ta eshte thesari i Zotit tend, ose, valle ata sundojne

    [38] Valle, a mos kane shkalle (me te cilat ngjiten lart) e pergjojne?! E, le te sjell (ai) pergjuesi i tyre argument te qarte

    [39] Apo, per Te jane vajzat, e per ju djemte

    [40] Valle a mos kerkon ti prej tyre shperblim, e qe ata te jene te ngarkuar me kete

    [41] Ose, a mos tek ata eshte sekreti, e ata e pershkruajne

    [42] Apo deshirojne ngaterrese, e vetem mohuesit do te jene te ngaterruar

    [43] Ose ata kane zot (tjeter) pos Perendise? Perendia eshte i Lartesuar mbi ate cka i pershkruajne Atij

    [44] Dhe, sikur te shihni se po bie nje cope nga qielli, do te thoshin: “Rete e grumbulluara!”

    [45] E, leri ata, derisa te mos takohen me Diten ne te cilen do te shkaterrohen

    [46] Diten ne te cilen, dinakerite e tyre nu do t’u bejne dobi asgje dhe kur ata nuk do t’i ndihmoje askush

    [47] E, me te vertete, per zullumqaret ka edhe denim tjeter pos ketij; por (kete) shumica e tyre nuk e dijne

    [48] E, ti duro per Vendimin e Zotit tend! Me te vertete, ti je nen mbrojtjen Tone; dhe lavderoje duke e falenderuar Zotin tend kur te ngritesh

    [49] dhe, madheroje Ate edhe naten edhe pas perendimit te yjeve

    Ylli (En-Nexhm)

    Surah 53

    [1] Pasha yllin kur perendon

    [2] shoku juaj (Muhammedi) as nuk e ka humbe as nuk e ka shmange rrugen e drejte

    [3] Ai nuk flet sipas qejfit te vet –

    [4] Ajo (qe flet ai) eshte vetem Shpallja, qe i ka ardhur atij

    [5] e mesoi ate nje (engjell) me fuqi te madhe

    [6] me inteligjence te larte, e u paraqit (ne formen e vet)

    [7] duek qene ne sferat e larta (qiellore)

    [8] pastaj u afrua, e u leshua

    [9] afer (sa) dy harqe ose edhe me afer

    [10] e ia shpalli robit te Tij (Pejgamberit) ate qe ia shpalli

    [11] Zemra e tij nuk e pergenjeshtroi ate qe e pa

    [12] valle, a po polemizoni me te per ate qe e ka pare

    [13] Ai (Muhammedi), me te vertete, e ka pare ate (Xhebrailin) edhe nje here tjeter

    [14] te Sidretul muntehaja

    [15] tek ajo (Sidrea) eshte xhenneti – strehim

    [16] kur Sidren e mbuloi ajo qe e mbulonte, (nje mbulese e madhe)

    [17] shikimi i tij (Muhammedit) nuku shmang, as qe e kaloi (kufirin e caktuar)

    [18] Ai, me te vertete, i pa argumentet me madheshtore te Zotit te tij

    [19] A e keni pa Latin dhe Uzzan (si jane)

    [20] Dhe Menatin, te tretin, te mbramin (sipas shkalles)? –

    [21] Valle, a per ju jane djemte, e per Ate (Perendine) vajzat

    [22] Kjo ndarje eshte e padrejte. –

    [23] Ata (idhujt) jane vetem emra qe ua keni ngjitur ju dhe te paret tuaj, e Perendia nuk ju ka derguar per ta – kurrfare argumenti. Ata ndjekin vetem dyshimin dhe ate qe jane te prirur; e, me te vertete, atyre u ka ardhur prej Zotit te tyre udhezimi ne rrugen e drejte

    [24] Ose, a per njeriun jane (te gjitha) cka deshiron

    [25] vetem Perendise i perkasin (te gjitha), ajo dhe kjo bote

    [26] E, sa engjej ka ne qiej – ndermjetesimi i te cileve nuk ben dobi asgje, pervec pasi te jape leje Perendia, per ke te doje Ai dhe kush eshte i denje per te

    [27] Me te vertete, ata qe nuk besojne ne jeten tjeter, i emerojne engjejt me emra femerore (i konsiderojne femra)

    [28] e, per kete, ata nuk kane kurrfare dijenie, ndjekin vetem hamendjen (supozimin), e hamendja nuk sjell dobi asgje per te verteten

    [29] Andaj, ti (o Muhammed) largohu prej atij qe i iken Kur’anit dhe qe deshiron vetem jeten e kesaj bote

    [30] kjo eshte arritja e tyre ne dijeni, me te vertete, Zoti yt i njeh me se miri ata qe jane shmangur nga rruga e Tij, dhe Ai i di me se miri ata qe ndjekin rrugen e drejte

    [31] Perendise i perkasin te gjitha (cka ka) ne qiej dhe ne Toke – e, sipas asaj qe kane punuar, per t’i denuar ata qe bejne keq, e per t’i shperblyer ata qe bejne mire me shperblim shume te mire, te madh

    [32] ata qe ruhen prej mekateve te medha dhe veprave te keqia (imorale), pos mekateve te vogla. Me te vertete, Zoti yt eshte i gjere (i pakufishem) ne falje. Ai, me se miri di per ju, qysh se u ka krijur prej dheut dhe qysh se keni qene embion ne barkun e nenave tuaja; andaj, mos u lavderoni me pafajshmerine tuaj – Ai e njeh mire ate qe ruhet nga mekatet

    [33] A e ke pare ti ate qe eshte shmangur (nga e verteta)

    [34] pak ka dhene, e pastaj e pengoi tjetren

    [35] a i di ai gjerat sekrete, dhe a i sheh ato

    [36] Valle, a nuk eshte i lajmeruar ai – per ate qe gjendet ne fletet e Musait (ne Teurat)

    [37] dhe te Ibrahimit: - “i cili i plotesoi (obligimet) –

    [38] qe askush nuk do t’i barte mekatet e personit tjeter

    [39] dhe qe njeriu do te kete vetem ate qe eshte marre me te (punuar ate)

    [40] dhe qe perpjekjet e tij do te shihen se shpejti, padyshim

    [41] (dhe se) do te shperblehet me shperblim te plote

    [42] dhe, se, te Zoti yt do te jete kthimi

    [43] Ai jep gazin dhe vajin (gezimin dhe hidherimin)

    [44] Ai jep vdekjen dhe gjallesen

    [45] Ai krijon ciftet, mashkull e femer

    [46] prej pikes se fares (spermes) kur te hedhet (injektohet)

    [47] dhe, me te vertete, tek Ai eshte krijimi i dyte (rindjallja)

    [48] dhe Ai jep pasuri dhe kenaqesi te mjaftueshme

    [49] dhe Ai eshte Zot’i Siriusit

    [50] dhe Ai e ka shkaterruar popullin e lashte te Adit

    [51] dhe Themudin, dhe s’ka lene aske prej tyre

    [52] e madje, para tyre – popullin e Nuhut, i cili ka qene (edhe) me zullumqare dhe i zhytur edhe me shume (ne te keqia)

    [53] dhe Ai i permbysi vendbanimet (e popullit te Lutit)

    [54] dhe i mbuloi ata cka i mbuloi (goditje e madhe)

    [55] e, ne cfare dhuntie te Zotit tend dyshon ti (polemizon)

    [56] Ky paralajmerues (pejgamber) eshte si ata te meparshmit

    [57] U afrua ajo qe eshte afer (Dita e Kijametit)

    [58] nuk mund ta zbuloje (ate) askush, pos Perendise

    [59] E, valle prej ketyre fjaleve (Kur’anit) po cuditeni

    [60] dhe po qeshni, e nuk po qani? –

    [61] e, adje, jeni edhe te pakujdesshem

    [62] Beni sexhde per Perendine dhe adhuronie (Ate)

    Hëna (El-Kamer)

    Surah 54

    [1] U afrua Casti (Dita e Kijametit) dhe u ca Hena

    [2] E ata, sa here shohin mrekulli, kthehen dhe thone: “Magji e perhershme!”

    [3] Ata e pergenjeshtrojne (te verteten) dhe pasojne kenaqesite e tyre, e cdo gje, madje, eshte e caktuar

    [4] Dhe, u paten ardhe atyre, me te vertete, lajme te cilat shpiejne frike

    [5] (Kur’ani eshte) dijeni e persosur – por paralajmerimi nuk u beri dobi

    [6] andaj, shmangu prej tyre! Ne Diten kur do t’i therret ta kasneci (ftuesi) ne dicka te tmerrshme –

    [7] ata, me sy te perulur dalin nga varret, thua se jane karkaleca te shperndare

    [8] duke shpejtuar kah kasneci, e atehere thone mohuesit: “Kjo eshte dite e veshtire!”

    [9] Para tyre (mekkasve) ka pergenjeshtruar populli i Nuhut: mohonin robin Tone (Nuhun) dhe thonin: “I cmendur!” – dhe e pengonin (ne tregimin e Shpalljes)

    [10] Dhe, iu lut Zotit te vet: “Une jam i mundur (prej popullit tim), andaj Me ndihmo!”

    [11] Dhe, Ne ia kemi hapur dyert e qiellit me uje (shi) te rrembyeshem

    [12] dhe, i kemi hapur burimet e tokes, e u takuan ujerat per nje veprim qe ka qene i caktuar

    [13] E, ate e bartem (ne barken) prej derrasave dhe gozhdave

    [14] e cila lundronte nen kujdesin Tone, - ky ishte shperblim per ate qe ishte i pergenjeshtruar

    [15] Dhe, Ne ate e kemi lene si dokument, e a ka kush qe keshillohet (me te)

    [16] dhe, cfare ka qene denimi Im dhe paralajmerimet e Mia

    [17] Ne te vertete, Ne Kur’anin e kemi bere te lehte per keshillim, – e a ka kush qe keshillohet (me te)

    [18] Dhe, Adi ka pergenjeshtruar (te verteten), - e cfare ka qene denimi Im dhe paralajmerimet e Mia

    [19] Ne u derguam atyre ne nje dite fatkeqe fryme te stuhieshme – te panderprere –

    [20] e cila i nxirrte njerezit (prej strehimeve te tyre), thuase te ishin rrenje te shkulura te hurmeve

    [21] e, cfare ka qene denimi Im dhe paralajmerimet e Mia

    [22] Ne te vertete, Ne, Kur’anin e kemi bere te lehte per keshillim, - e a ka kush qe keshillohet (me te)

    [23] Dhe Themudi i pergenjeshtroi paralajmeruesit Tone –

    [24] ata thane: “Valle, a ta pasojme nje njeri nga mesi yne?! Atehere, ne, me te vertete, do te ishim ne rruge te humbur dhe te cmendur

    [25] Valle, ne mesin (e sa) prej nesh, t’i dergohet Shpallja atij?! Jo, ai eshte genjeshtar mendjemadh!”

    [26] Neser (se shpejti), do ta dine ata se kush eshte genjeshtari mendjemadh

    [27] Ne, do ta dergojme deven per t’i sprovuar, andaj priti ti ata dhe behu i durueshem

    [28] Dhe, lajmeroi ata se uji do te ndahet ne mes tyre e deves, ne cdo racion (shujte) do te jete prezent (ai qe e ka rendin)

    [29] Ata e thirren shokun e tyre, e ai mori guximin dhe e preu ate (deven) –

    [30] e, cfare ka qene denimi Im dhe paralajmerimet e Mia

    [31] Ne e derguam te ta nje ulurime e ata u bene si sana e copetuar ne pleme

    [32] ne te vertete, Ne Kur’anin e kemi bere te lehte (te kuptueshem) pe keshillim, e a ka kush qe keshillohet (me te)

    [33] Edhe populli i Lutit i ka pergenjeshtruar paralajmerimet

    [34] Ne, me te vertete, e kemi derguar nje fortune mbi ta, pos ne familjen e Lutit, kete e shpetuam ne agim

    [35] nga dhuntia Jone. Ja, keshtu Ne i shperblejme ata qe falenderojne

    [36] Me te vertete, ai (Luti) i paralajmeroi ata me fuqine e denimit Tone, e ata polemizuan duke i mohuar paralajmerimet

    [37] At aprej tij i kerkuan mysafiret e tij, e Ne ua fshime syte atyre (i verbuam): “Shijoni denimin Tim dhe paralajmerimin Tim!”

    [38] E, te nesermen ne mengjes, ata i goditi denimi i perhershem

    [39] “Shijoni denimin Tim dhe paralajmerimin Tim!”

    [40] Me te vertete, Ne Kur’anin e kemi bere te lehte per (ta mesuar permendesh) keshillim, e a ka kush qe keshillohet (me te)

    [41] Edhe njerezve te Faraonit u paten ardhur paralajmerimet

    [42] por ata i mohuan te gjitha argumentet Tona, andaj Ne i denuam ata, ashtu sic denon i Plotefuqishmi dhe i Plotepushtetshmi

    [43] A mos valle mohuesit tuaj (Mekkasit) jane me te mire se ata (qe u permenden), apo ju keni ndonje dekret ne librat e shpallur

    [44] Apo, ata thone: “Ne jemi grup i pathyeshem!”

    [45] Se shpejti do te thyhet grupi dhe me te vertete, mekataret do te jene te humbur dhe ne zjarr (ne jeten tjeter) eshte me i tmerrshem dhe me i idhet (se denimi ne kete bote)

    [46] Nderkaq afati i tyre eshte Dita e kijametit, por Dita e kijametit eshte e rende dhe e hidhur

    [47] Me te vertete, mekataret do te jene te humbur dhe ne zjarr (ne jeten tjeter)

    [48] Diten qe do te terhiqen (me force) fytyrat e tyre ne zjarr (e ju thuhet): “Shijoni zjarrin e xhehennemit!”

    [49] Ne, me te vertete, te gjitha i kemi krijuar sipas dispozites

    [50] Urdheri Yne eshte vetem nje fjale (ne kryerjen e puneve – i shpejte) sa cel e mbylle syte

    [51] E, Ne, madje i kemi shkaterruar te ngjashmit me ju, - e a ka kush qe keshillohet (me te)

    [52] E, ckado qe punojne, ato jane ne librat (e veprave te njerezve)

    [53] te gjitha, te medha dhe te vogla, jane shenuar ne rreshta

    [54] Ata qe i druajne Perendise me te vertete, do te jene ne kopshtet e xhennetit dhe prane lumenjve

    [55] ne vendin e kenaqesise, te Sunduesi i Plotefuqishem

    I Gjithëmëshirshmi (Er-Rahman)

    Surah 55

    [1] Bamiresi i Gjithmbarshem

    [2] ua ka mesuar Kur’anin

    [3] ka krijuar njeriun

    [4] ia ka mesuar te shprehurit (e mendimeve dhe ndjenjave)

    [5] Dielli dhe Hena (levizin) sipas llogarise (rruges) se caktuar

    [6] edhe bimet (e imeta) dhe drunjt i perulen (Perendise)

    [7] e qiellin e ka ngritur dhe ka vene mase (drejtesine)

    [8] per te mos kaluar (kufirin) ne matje –

    [9] dhe matni drejt e mos mungoni ne teresi

    [10] Token e ka bere (shtruar) per krijesa

    [11] ne te ka peme te llojllojshme dhe hurme me frute (ne gezhoje)

    [12] dhe drithera me gjethe dhe bime me ere te mire

    [13] e, cilat dhunti te Zotit tuaj (o njerez dhe xhinde) po i pergenjeshtroni (mohoni)

    [14] Ai e krijoi njeriun prej baltes se thate, ashtu sic eshte vorba e pjekur

    [15] e xhindet i krijoi prej flakes se zjarrit –

    [16] e, cilat dhunti te Zotit tuaj po i pergenjeshtroni

    [17] (Ai eshte) Zoti i dy lindjee dhe i dy perendimeve (dy solsticeve)

    [18] e, cilat dhunti te Zotit tuaj po i pergenjeshtroni

    [19] I ka leshuar dy dete qe te takohen

    [20] e, ne mes tyre ka stom (pengese), andaj njeri nuk e mbizoteron tjetrin (nuk perzihen) –

    [21] e, cilat dhunti te Zotit tuaj po i pergenjeshtroni

    [22] Prej tyre nxirren margaritare dhe korale (merxhane) –

    [23] e, cilat dhunti te Zotit tuaj po i pergenjeshtroni

    [24] Atij i perkasin edhe anijet qe lundrojne neper dete dhe krijone dallge si malet

    [25] e, cilat dhunti te Zotit tuaj po i pergenjeshtroni

    [26] Cdo gje qe eshte ne Toke eshte e kalueshme (do te shkaterrohet)

    [27] e mbetet vetem Zoti yt, i Madherueshmi dhe Bamiresi –

    [28] e, cilat dhunti te Zotit tuaj po i pergenjeshtroni

    [29] Prej Tij kerkojne cka ka ne qiej dhe ne toke; ne cdo moment Ai eshte ne gjendje (te krijoje, te shperbleje, te zhduke)

    [30] e, cilat dhunti te Zotit tuaj po i pergenjeshtroni

    [31] Do t’ju qellojme juve (per shperblim dhe llogari), o ju, dy barret e Tokes (njerezit dhe xhindet)

    [32] e, cilat dhunti te Zotit tuaj po i pergenjeshtroni

    [33] O grpe te xhindeve dhe njerezve, nese mund te dilni prej kufijve te qiejve dhe te Tokes, dilni, por do te mund te dilni vetem me fuqi te madhe (e kete nuk e keni, andaj nuk mund te ikni)

    [34] e, cilat dhunti te Zotit tuaj po i pergenjeshtroni

    [35] Kunder jush do te dergohet flaka e zjarrit dhe baker i shkrire dhe ju nuk do te mund te mbroheni

    [36] e, cilat dhunti te Zotit tuaj po i pergenjeshtroni

    [37] E kur te cahet qielli dhe te behet i kuq si trendafilja dhe si vaji i shkrire

    [38] e, cilat dhunti te Zotit tuaj po i pergenjeshtroni

    [39] ate Dite njerezit dhe xhindet nuk do te pyeten per mekatet e tyre

    [40] e, cilat dhunti te Zotit tuaj po i pergenjeshtroni

    [41] e mekataret atehere, do te njihen sipas pamjes (se fytyres se tyre) dhe do te kapen per floke (kacule) dhe per kembe

    [42] e, cilat dhunti te Zotit tuaj po i pergenjeshtroni

    [43] (Atyre u thuhet): “Ja, ky eshte xhehennemi te cilin e pergenjeshtronin mekataret

    [44] Ata do te sillen ne mes zjarrit dhe ujit te veluar e ka arritur shkallen me te larte te velimit

    [45] e, cilat dhunti te Zotit tuaj po i pergenjeshtroni

    [46] E, per ata qe i druajne paraqitjes para Zotit te vet, do te kene dy xhennete

    [47] e, cilat dhunti te Zotit tuaj po i pergenjeshtroni

    [48] (dy xhennete) me drunj te degezuar

    [49] e, cilat dhunti te Zotit tuaj po i pergenjeshtroni

    [50] ne te ka burime qe rrjedhin

    [51] e, cilat dhunti te Zotit tuaj po i pergenjeshtroni

    [52] ne ta – prej cdo lloj peme, ka nga dy lloje

    [53] e, cilat dhunti te Zotit tuaj po i pergenjeshtroni

    [54] (ata do te jene) te mbeshtetur ne shtrojet, astari i te cilave eshte prej mendafshi te trashe, e frytet e dy xhenneteve do te jene te aferta (per t’i kape me dore)

    [55] e, cilat dhunti te Zotit tuaj po i pergenjeshtroni

    [56] Ne ta, do te jene ato (virxhereshat), me sy ulur, te cilat – para tyre, nuk kane pasur takim as me njerez as me xhinde

    [57] e, cilat dhunti te Zotit tuaj po i pergenjeshtroni

    [58] ato do te jene si rubin (gure te cmueshem) dhe merxhane (korale)

    [59] e, cilat dhunti te Zotit tuaj po i pergenjeshtroni

    [60] Valle, per vepren e mire, a ka tjeter shperblim pos te mire

    [61] e, cilat dhunti te Zotit tuaj po i pergenjeshtroni

    [62] E, nen keto dy (xhennete) jane edye dy xhennete (tjera)

    [63] e, cilat dhunti te Zotit tuaj po i pergenjeshtroni

    [64] (Keta dy jane) te stolisur me gjelberim

    [65] e, cilat dhunti te Zotit tuaj po i pergenjeshtroni

    [66] ne to jane dy burime (te perhershme) fiskishe (qe hedhin lart ujin)

    [67] e, cilat dhunti te Zotit tuaj po i pergenjeshtroni

    [68] ne to ka peme, hurme dhe shega

    [69] e, cilat dhunti te Zotit tuaj po i pergenjeshtroni

    [70] ne to ka bukuroshe virtytesh te mrekullueshme

    [71] e, cilat dhunti te Zotit tuaj po i pergenjeshtroni

    [72] hyrite (e xhennetit) te kufizuara me shatorra

    [73] e, cilat dhunti te Zotit tuaj po i pergenjeshtroni

    [74] te cilat – para tyre, nuk kane pasur takim as me njerez as me xhinde

    [75] e, cilat dhunti te Zotit tuaj po i pergenjeshtroni

    [76] Ata do te rrine mbeshtetur ne shtroje te gjelbera, te mrekullueshme dhe te bukura

    [77] e, cilat dhunti te Zotit tuaj po i pergenjeshtroni

    [78] Eshte i lartesuar emri i Zotit tend, te Madherueshem dhe Bamires

    Ngjarja (El-Vakia)

    Surah 56

    [1] Kur te ndodhe Ngjarja (Dita e Kijametit)

    [2] te ndodhurit e saj askush nuk do ta mohoje

    [3] e cila i ule (te keqinjte), i larteson (te miret)

    [4] kur Toka te dridhet fuqishem

    [5] dhe malet te derdhen cope-cope

    [6] dhe shnderrohen ne pluhur te shperndare

    [7] kur ju njerezit, do te ndaheni ne tri grupe

    [8] ata te lumturit – kush jane te lumturit

    [9] dhe ata fatkeqinjte – kush jane fatkeqinjte

    [10] Ata qe kane prire (ne besim), do te prijne (edhe ne xhennet)

    [11] ata jane te afert

    [12] ne kopshtet e xhennetit e te kenaqesise

    [13] (e keta jane) shume prej te pareve

    [14] e pak prej te mevondshmeve

    [15] ne divanet e stolisura (me gure te cmueshem)

    [16] te mbeshtetur ne to dhe te kthyer njeri karshi tjetrit

    [17] do t’u sillen rreth tyre (per t’ju sherbyer) djelmoshat perhere te rinj

    [18] me kupa, ibrike dhe shishe (pijesh) prej burimit rrjedhes

    [19] prej te cilit nuk do t’u dhembe koka dhe nuk do t’u humbe mendja

    [20] dhe peme te cilat do t’i zgjedhin vete

    [21] dhe mish te shpendeve cfare ju ka enda

    [22] Ne to (xhennete) ka edhe hyrie (te bukura) sy-medha

    [23] te ngjashme margaritarit te ruajtur

    [24] shperblim per ate qe kane punuar

    [25] Ne ta nuk do te degjojne biseda te kota as fjale mekatesh

    [26] por vetem fjalet (pershendetjet): “Selam, selam!” (Paqe, paqe)

    [27] E, ata te lumturit – kush jane te lumturit

    [28] Do te gjenden ne mes lotusve (lloj druri) pa gjemba

    [29] dhe babanave te mbushura me frute

    [30] dhe ne freskine e gjere

    [31] prane ujit rrjedhes

    [32] dhe mes pemeve te llojllojshme

    [33] te cilat kurre nuk sosen, as nuk jane te ndaluara (per t’i marre)

    [34] dhe ne shtrojet e ngritura (bashkeshorte virtytesh te larta)

    [35] Ne i kemi krijuar ato ne forme te re

    [36] dhe i kemi bere ato virxheresha

    [37] te dashura per bashkeshortet e tyre dhe moshatare me ta –

    [38] (keto jane) per ata te lumturit

    [39] (keta – te miret) jane shume prej (popujve) te lashteve

    [40] e shume edhe prej te mevonshmeve

    [41] E, ata fatkeqinjte – cilet jane fatkeqinjte

    [42] Ata (qe) do te jene ne frymen e zjarrit dhe te ujit te veluar

    [43] dhe ne hijen e tymit te zi

    [44] ne te cilen nuk do te kete freski as kurrfare te mire

    [45] Ata, para kesaj (ne kete bote), kane jetuar ne luks

    [46] dhe me kembengulje benin mekate te renda

    [47] dhe thonin: “Valle, pasi te vdesim e te behemi toke e eshtra, a, me te vertete, do te ringjallemi

    [48] valle, edhe te paret tone te lashte

    [49] Thuaju (o Muhammed!): “Me te vertete, edhe te paret edhe te mbramet

    [50] do te tubohen ne nje kohe (te caktuar), te dites se njohur

    [51] dhe, atehere ju, o te humbur, qe pergenjeshtroni ringjalljen

    [52] me siguri do te hani nga druri i zekkumit

    [53] dhe me te do te mbushni stomakun

    [54] e pastaj ne te, do te pini uje te veluar

    [55] dhe do te pini ashtu sic pin devja e etshme

    [56] kjo (qe u permend) do te jete pozita e tyre ne Diten e Kijametit

    [57] Ne, u krijuam juve – e, sikur te kishit besuar

    [58] A po shihni ju faren (spermen) qe e hedhni (injektoni)

    [59] a po e krijoni (dhe zhvilloni njeriun ju), apo Ne jemi krijues

    [60] Ne e caktojme vdekjen tuaj dhe askush nuk mund te na pengoje

    [61] qe t’ju ndryshojme figuren tuaj dhe t’ju krijojme ne figuren cfare ju nuk e dini

    [62] Ju, madje, e dini krijimin e pare, e pse nuk po keshilloheni

    [63] A shihni ate qe po e mbillni

    [64] A mos ju jepni, qe prej saj te mbije (bima), apo Ne japim qe te mbije ajo

    [65] Nese duam Ne, Ne do ta therrmojme ate (bimen) dhe ju do te cuditeni

    [66] (dhe, do te thoni): “Ne, me te vertete, jemi te demtuar

    [67] madje – na eshte penguar (furnizimi)!”

    [68] A po e shihni (ate) uje qe e pini –

    [69] a mos e leshoni ju prej reve apo Ne e leshojme

    [70] Nese duam Ne, Ne do ta bejme ate te njelmet – e perse nuk falenderoheni

    [71] A po e shihni ate zjarr, qe e ndezni –

    [72] a mos e keni bere ju drurin e saj, apo Ne e kemi bere

    [73] Ne, e kemi bere zjarrin perkujtues (te zjarrit te sketerres) dhe qe t’u sjelle dobi nevojtareve

    [74] andaj lavderoje emrin e Zotit tend te Madherueshem

    [75] Dhe, betohu ne castin e perendimit te yjeve

    [76] e ky eshte, betim i madh, nese e dini

    [77] ky (shpjeguesi i ketyre), eshte, me te vertete, Kur’ani i nderuar

    [78] ne Librin e ruajtur –

    [79] le ta prekin ate vetem te pastertit –

    [80] (ai eshte) Shpallje prej Zotit te Gjithesise

    [81] E, valle, ju kete fjale (Kur’anin) nuk e perfillni

    [82] dhe, ne vend te mirenjohjes per furnizimin e dhuruar, qe u eshte dhene – ju, ne te vertete, po e pergenjeshtroni ate

    [83] E, perse kur t’ju vie shpirti ne fyt

    [84] dhe kur ju atehere e shikoni ate

    [85] e ne jemi me afer atij se ju, por ju nuk shihni

    [86] e sikur te ishit ju te fuqishem (e nuk sundon tjeterkush)

    [87] atehere do t’ia kthenit (shpirtin atij), nese thoni te verteten

    [88] Dhe, nese eshte (ai qe eshte ne agoni) nga ata qe jane afer te Perendia –

    [89] (per te ka) komoditet, meshire dhe furnizim te madh dhe kopshtet e dhuntive

    [90] E, nese eshte (ai qe eshte ne agoni) nga te lumturit –

    [91] e, pershendetje per ty nga ata qe jane te lumtur

    [92] E, nese eshte (ai qe eshte ne agoni) nga ata qe kane pergenjeshtruar – te humburve –

    [93] ata do te gostiten me uje te veluar –

    [94] dhe percellim ne zjarr te xhehennemit

    [95] Ne te vertete, e gjithe kjo, eshte e vertete e sakte

    [96] Andaj lavderoje emrin e Zotit tend te Madherueshem

    Hekuri (El-Hadid)

    Surah 57

    [1] Perendine e falenderon cdo gje qe eshte ne qiej dhe ne Toke, e Ai eshte i Plotefuqishem dhe i Gjithedijshem

    [2] Pushteti i Tij eshte ne qiej dhe ne Toke; jeta dhe vdekja jane veper e Tij, dhe Ai eshte i pushtetshem per cdo gje

    [3] Ai eshte i Pari dhe i Mbrami, edhe i Dukshmi edhe i Padukshmi, dhe Ai eshte i dijshem per cdo gje

    [4] Ai ka krijuar qiejt dhe Token per gjashte dite (periudha kohore), dhe pastaj mbisundoi Arshin (Gjithesine); Ai di se cka hyn ne Toke dhe cka del prej saj, cka zbret prej qiellit dhe cka ngritet kah ai. Ai eshte me ju (u sheh) kudo qe gjendeni, dhe ckado qe punoni, Perendia i sheh (te gjitha) cka punoni

    [5] Pushteti i Tij esht ene qiej dhe ne Toke, dhe te Perndia do te kthehen te gjitha

    [6] Ai e shtie naten ne dite dhe diten ne nate, dhe ai e di mendimin e cdokujt

    [7] Besoni Perendine dhe te Derguarin e Tij dhe shpenzoni nga ato cka Ai ju ka lene ne dispozicion juve, se ata qe kane besuar nga ju dhe kane shpenzuar (per te mire), per ta ka shperblim te madh

    [8] Cka keni qe nuk besoni ne Perendine? E i Derguari i Tij ju fton qe ta besoni Zotin tuaj, kurse ai prej jush ka marre obligimin – nese deshroni te jeni besimtare

    [9] Ai, robit te Vet i ka zbritur fakte te qarta per t’ju nxjerre nga erresira ne drite – e Perendia ndaj jush, me te vertete, eshte i mire dhe i meshirshem

    [10] Dhe, c’keni qe nuk shpenzoni ne rrugen e Perendise, pasi qe qiejt dhe Toka i mbeten trashegim Perendise? Nuk jane te barabarte ata qe kane shpenzuar dhe luftuan para fitores – dhe ata qe kane luftuar dhe shpenzuar pastaj. Ketu, dallimi eshte ne nje shkalle te larte; mirepo, Perendia te gjitheve u premton dhuntine. – Perendia di mire ate qe punoni ju

    [11] Kush do t’i jap vullnetarisht Perendise hua – te mire – qe Ai pastaj t’ia ktheje shumefish, e madje, per te ka shperblim fisnik

    [12] ne Diten qe do te shohish besimtaret dhe besimtaret, qe para tyre dhe ne te djahte ece drite e tyre (e ju thuhet): “Gezim (ka) sot per ju: kopshtet e xhennetit neper te cilet rrjedhin lumenjte, ne te cilet do te banoni pergjithmone. Ky eshte sukses i madh

    [13] Ne Diten kur hipokritet dhe hipokritet do t’u flasin besimtareve: “Pritna neve, qe te shperblehemi me driten tuaj!” – u pergjigjet (atyre): “Kthehuni prapa, e kerkoni tjeter drite!” Dhe, ndermjet tyre do te vendose barriera (pengesa) qe ka dere; brenda saj ka meshire, kurse jashte saj ka vuajtje

    [14] A nuk kemi qene me ju? – therrasin ata. – “Po” – pergjigjen, - por ju e keni komprometuar veten dhe keni pritur, edhe keni dyshuar, dhe deshirat e kota ju kane mashtruar, perderisa ka arritur urdheri i Perendise, e djalli u ka mashtruar ndaj Perendise

    [15] Sot, prej jush nuk pranohet kurrfare kompensimi, e as prej atyre qe nuk kane besuar: zjarri eshte vendbanimi juaj, ai eshte per ju, e sa vendbanim i tmerrshem qe eshte ai!”

    [16] A nuk eshte koha qe besimtareve t’u zbutet zemra, kur permendet Perendia dhe e Verteta (Kur’ani) qe eshte reveluar (shpallur), dhe mos te behen ata sikur atyre qe qysh me pare iu eshte dhene Libri, por zemrat e tyre, me kalimin e nje kohe te gjate – u forcuan (ne te keqe), dhe shume prej tyre jane mekatare

    [17] Dijeni, se Perendia, me te vertete, e ngjalle token pas vdekjes se saj! Na ju sqarojme argumentet per te kuptuar ju

    [18] At dhe ato qe japin lemoshe dhe vullnetarisht i japin hua Perendise, do t’u kthehet shumefish dhe per ta ka shperblim fisnik

    [19] Ata qe besojne Perendine dhe profetet e Tij, ata jane njerez te drejte dhe deshmitare te Zoti i tyre dhe do te shperblehen dhe do te kene drite. Kurse, ata qe nuk jane besimtare dhe i mohojne argumentet Tona, do te jene banore te zjarrit

    [20] Dijeni qe jeta ne kete bote nuk eshte kurrgje tjeer vecse loje dhe defrim, dhe zbukurim (stolisje) dhe mburrje ndermjet jush dhe vrapim kah pasuria dhe numri i femijeve! Kjo i shembellen bimes, e cila pas hiut rritet dhe entuziazmon bujqit, e ajo pastaj gufon, po me vone e sheh te zverdhur (vyshkur), qe me ne fund (te shkaterrohet). Kurse, ne boten tjeter ka vuajtje te medha dhe amnesti nga Perendia dhe kenaqesi nga Ai; jeta ne kete bote eshte vetem kenaqesi e mashtruar

    [21] Beni gara qe te Perendia i juaj te meritoni amnestine parajsen e gjere sa qielli dhe Toka, qe eshte e pergatitur per ata qe i kane besuar Perendise dhe profeteve te Tij. Ajo eshte dhurata e Perendise qe ia jep Ai kujt te doje; e Perendia eshte pronar i dhuntise se madhe

    [22] S’ka mjerim (fatkeqesi) qe e godet Token dhe juve, pervec asaj qe eshe shenur me pare ne Liber, - kjo per Perendine, me te vertete, eshte lehte

    [23] Per te mos u deshperuar per ate qe ju ka kaluar, por edhe per te mos u gezuar se tepermi per ate qe Ai ju ka dhene juve, Perendia nuk i don lavderuesit dhe vetmburresit

    [24] ata qe jane koprrace dhe nxisin edhe te tjeret ne koprraci. E ata qe i shmangen urdherit, me te vertete, Perendia eshte i pavarur (i pasur) dhe i lavderueshem

    [25] Me te vertete, Ne i kemi derguar profetet Tone me argumente te qarta dhe me ta u kemi dhene librin dhe terezite, (drejtesine): qe njerezit te veprojne drejt; kurse hekurin e kemi krijuar, se, ne ate ka tmerr te madh, po edhe dobi per njerezit dhe qe Perendia te deftoje ata qe ndihmojne besimin e Tij dhe te derguarit e Tij – pa i pare. Me te vertete, Perendia eshte i fuqishem dhe i madherueshem

    [26] Me te vertete, e kemi derguar Nuhun dhe Ibrahimin dhe disa trashegimtare te tyre, qe iu kemi shpallur profetnine dhe iu kemi derguar Librin. Disa prej tyre kane qene ne rruge te drejte, kurse shumica prej tyre kane qene ngaterrestare

    [27] Pastaj pas gjurmeve te tyre – ju kemi derguar profetet Tone, dhe pastaj kemi derguar Isane, te birin e Merjemes, te cilit ia dhame Inxhilin, kurse ne zemrat e ithtareve te tij kemi mbjelle (frymezuar) butesi dhe meshire, ndersa, ata vete e kane trilluar jeten (lutese – te terhequr prej shoqerise dhe jetes normale), per te arritur kenaqesine e Perendise. Ne nuk i kemi obliguar ata per kete, por ata nuk u kujdesen per ate si duhet. Ata te cilet kane besuar si duhet – i shperblejme, e shume prej tyre jane ngaterrestare

    [28] O ju besimtare, - ruajuni Perendise dhe besoni Profetin e Tij, Ai do t’ju dhuroje meshire te dyfishte, dhe do t’u jape drite me ndihmen e se ciles do te ecni dhe do t’ju fale (gabimet); Perendia eshte fales dhe meshirues –

    [29] dhe le ta dine ithtaret e Librit, se ata, kurrfare dhuntie te Perendise nuk do te fitojne (marrin), pasi qe dhuntia eshte vetem ne doren e Perendise – Ai ia dhuron kujt te doje. E Perendia eshte pronar i miresise se madhe

    Ajo që diskuton (El-Muxhadele)

    Surah 58

    [1] Perendia i ka degjuar fjalet e asaj qe u ankua ne burrin e vet dhe i rrenkohej Perendise. Perendia degjon bisedat tuaja. Se, Perendia, me te vertete, i degjon dhe i sheh te gjitha

    [2] Ka te tille midis jush qe i leshojne grate e veta duke ju thene se i konsiderojne si nenat e veta; ato nuk jane nenat e tyre, nenat e tyre jane vetem ato qe i kane lindur ata. Kurse ata, me te vertete, kane shqiptuar fjale neveritese dhe te paverteta. E, me te vertete, Perendia eshte fales dhe shlyes i gabimeve

    [3] Ata, te cilet, grate e tyre i leshojne ne ate menyre, e pastaj done t’i kthejne ne gjendjen e meparshme, duhet ta lirojne nje skllav apo skllave, para se bashkeshortet te takohen perseri (si burre e grua). Keshtu ju urdherohet. E, Perendia i di te gjitha ato qe beni ju

    [4] Ai qe nuk ka, (prandaj) nuk mund ta liroje, eshte i obliguar qe te agjeroje dy muaj rresht para takimit te tyre bashkeshortore. E, ai qe nuk mund te perballoje agjerimin, duhet t’i ushqeje gjashtedhjete te varfer. Kjo (eshte per ate) qe te zbatoni besimin ne Perendine dhe Profetin e Tij. Keta jane kufijte e Perendise. Ndersa, per jobesimtaret ka vuajtje te mundimshme

    [5] Me te vertete, ata qe sillen ne menyre kundershtuese ndaj Perendise dhe te derguarit te Tij, do te shkaterrohen, sikunder qe jane shkaterruar ata para tyre. Me te vertete, kemi shpallur argumente te qarta, kurse per jobesimtaret do te kete vuajtje poshteruese

    [6] ne Diten kur Perendia i ngjalle te gjithe e i lajmeron Ai per veprat qe kane punuar. Perendia te gjitha ato i numeron, kurse ata i kane harruar ato – Perendia eshte deshmitar i cdo gjeje

    [7] A nuk e di ti se Perendia di cdo gje qe eshte ne qiej dhe ne Toke? Nuk ka bisede sekrete midis treve (personave), e qe Ai (Perendia), te mos jete i katerti, as midis te pesteve, e qe Ai te mos jete i gjashti, as kur jane me pak as kur jane me shume, e qe Ai te mos jete me ata (i degjon), kudo qe te jene; Ai ne Diten e gjykimit do t’i informoje ata se cka kane punuar, se, me te vertete, Perendia di cdo gje

    [8] A nuk i sheh ata te cileve u eshte ndaluar biseda e fshehte, e megjithate, kthehen ne ate cka u eshte ndaluar dhe bisedojne mes tyre mbi mekatet, armiqesine dhe padegjueshmerine ndaj Profetit. E kur vijne te ti, te pershendesin ashtu si nuk te ka pershendetur kurre Perendia dhe flasin ne mes tyre: “Pse nuk na denon Perendia neve per kete qe po flasim?” – Do t’u mjaftoje atyre sketerra. Ne te do te digjen. E, sa vendbanim i tmerrshem qe eshte ai! –

    [9] O besimtare! Kur bisedoni mes jush, mos bisedoni per mekate, armiqesi dhe padegjueshmeri ndaj Profetit; por bisedoni per miresi dhe ndershmeri. Druajuni Perendise, Atij para te cilit do te tuboheni

    [10] Bisedat e fshehta vijne nga djalli, per t’i deshperuar besimtaret; por ai nuk mund t’ju shkaktoje kurrfare te keqe, pervec nese Perendia e lejon ate (dem). Por, besimtaret, le te mbeshteten (vetem) te Perendia

    [11] O besimtare! Kur ju thuhet: “Beni vend te tjereve ne ndejat tuaja!” – ju beni vend, e madje Perendia ju zgjeron juve. E kur ju thuhet: “Ngrituni ju”, - ju ngituni, e Perendia do t’i lartesoje besimtaret qe jane prej jush, e vecanerisht dijetaret do t’i ngrise ne shkalle te larte. E, Perendia di cdo gje qe punoni

    [12] O besimtare, kur te doni te keshilloheni me Profetin, para keshillimit jepni lemoshe, ajo eshte me mire dhe me paster per ju. Po, nese nuk keni – Perendia me te vertete, eshte fales dhe meshirues

    [13] A mos po frikoheni qe para keshillimit tuaj te jepni lemoshe?! E nese nuk jepni, e Perendia ju ka falur, atehere kryeni namazin dhe jepini zeqatin dhe degjoni Perendine e Profetin e Tij. Perendia di cdo gje qe punoni

    [14] A nuk i sheh ata, te cilet shoqerohen me njerezit, ndaj te cileve Perendia eshte i zemruar? Ata nuk jane as nga ju as nga ata, e madje, betohen rrejshem duke qene te vetedijshem (per te)

    [15] Perendia atyre u ka pergatitur denim te rende, sepse, me te vertete, jane te shemtuara ato qe punojne

    [16] betimet e tyre i kane bere perde, andaj i pengojne nga rruga e Perendise; ata i pret denimi i poshteruar

    [17] As pasuria, as femijet e tyre, nuk do t’u ndihmojne aspak te Perendia, ata do te jene banore te zjarrit, ku do te qendrojne pergjithmone

    [18] Ne Diten kur Perendia do t’i ngjalle te gjithe, ata do t’i betohen Atij, sikunder qe ju kane betuar juve, duke menduar se do te kene fare dobie prej saj. Po, me te vertete, ata jane genjeshtare te medhenj

    [19] Ata i ka mbizoteruar djalli dhe i ka bere qe ta harrojne Perendine. Ata jane ne grupin e djallit, e ata qe jane ne kete grup, me siguri, do te pesojne (shkaterrohen)

    [20] Ata qe kundershtojne Perendine dhe Profetin e Tij, do te jene ne shkallen me te poshteruar

    [21] Perendia ka shkruar (ne Librin e shenjte “Levhi Mahfudh”): “Une dhe profetet e Mi do te fitojme me siguri!” – Perendia, me te vertete, eshte i forte dhe i Plotefuqishem

    [22] Nuk gjen njerez qe besojne ne Perendine dhe ne Diten e Kijametit, e te ushqejne dashuri ndaj atyre te cilet kundershtojne Perendine dhe Profetin e Tij, madje qofshin ata edhe eterit e tyre, ose bijte e tyre, ose vellezerit e tyre, ose farefisi i tyre. Ai, ne zemrat e tyre ka mbjelle besimin dhe me shpalljen e Vet i ka fuqizuar ata, dhe Ai do t’i shpie ata ne kopshtije, neper te cilat rrjedhin lumenjte ku do te qendrojne pergjithmone. Perendia eshte i kenaqur me ta, por edhe ata do te jene te kenaqur ndaj Tij. Ata jane ithtare te (rruges se) Perendise, e ata, ithtaret e Perendise, me siguri, jane fitues

    Dëbimi (El-Hashr)

    Surah 59

    [1] Perendine e falenderon cdo gje ne qiej dhe cdo gje ne Toke. Ai eshte i Plotefuqishem dhe i Gjithedijshem

    [2] Ai eshte qe i ka debuar per here te pare prej shtepive te tyre, ata te cilet nuk kane besuar Librin; ju nuk keni menduar se ata do te shkojne, kurse ata kane menduar se keshtjellat e tyre do t’i mbrojne nga denimet e Perendise, por denimi i Perendise u ka ardhur prej nga ata nuk e kane pritur, dhe Ai ne zemrat e tyre ka mbjelle frike; e, ata, me duart e tyre dhe me duart e besimtareve i kane shkaterruar shtepite e veta. Prandaj, mesoni nga kjo, o ju mentare

    [3] Sikur mos ta kishte caktuar Perendia ndjekjen e tyre, Ai do t’i kishte denuar ne kete jete, por ata ne jeten tjeter i pret denimi ne zjarr

    [4] sepse, ata e kane kundershtuar Perendine dhe Profetin e Tij; e ai qe kundershton Perendine, Perendia, me te vertete, do t’i denoje ashper

    [5] Ato palme hurmesh qe i keni prere ju ose i keni lene te qendrojne vertikalisht – i keni bere me miratimin e Perendise dhe qe Ai (Perendia) t’i poshteroje ngaterrestaret

    [6] E, ate qe Perendia ia ka dhuruar (kthyer prej ngaterrestareve) Profetit te Vet, e qe ju nuk e keni marre si placke me sulmim as te kuajve as te deeve, por qe, Perendia i jep pushtet profeteve te Vet mbi ata qe Ai deshiron. Perendia eshte i pushtetshem per cdo gje

    [7] Pasuria e mbetur e fshatrave, te cilen Perendia ia ka dhuruar Profetit te Tij, u takon: Perendise dhe Profetit te Tij, dhe te afermeve te tij (Pejgamberit), bonjakeve, te varferve, dhe udhetareve te rastit, - ne menyre qe te mos bie prej dores ne dore te pasanikeve tuaj; ate qe ua jep Profeti (si shperblim), ate merreni, e ate cka ua ndalon, lenie; dhe ruajuni (mos i kundershtoni) Perendise, sepse, Perendia, me te vertete, denon ashper

    [8] (ajo pasuri u takon) edhe emigranteve te varfer, te cilet jane perzene nga vendlindja e tyre dhe pasurise se tyre, te cilet eshirojne miresine dhe kenaqesine e Perendise, dhe ta ndihmojne Perendine dhe Profetin e Tij, ata, me te vertete, jane besimtare te sinqerte

    [9] dhe (u takon pasuria) atyre qe e kane bere Medinen vendstrehim (shtepi) te besimit qysh me pare (para emigrimit), e i duan ata qe vijne ne Medine dhe ne zemrat e tyre nuk ndjejne kurrfare rendimi, per ate qe u eshte dhene atyre (ardhacakeve), por me teper duan t’u bejne mire atyre se sa vetes, edhe pse madje vete jane nevojtare. E, ata qe ruhen nga lakmia e madhe, me siguri, do te jene fitues

    [10] Edhe ata qe vijne pas tyre – thone: “O Zoti yne, falna neve dhe vellezerit tane, te cilet kane besuar para nesh dhe mos lejo qe ne zemrat tona te kete asnje te keqe ndaj besimtareve; O Zoti yne, Ti je, me te vertete, i mire dhe meshirues!”

    [11] A nuk po sheh se si hipokritet ju thone shokeve te vet, te cilet jane ithtare te Librit, e qe nuk besojne: “Nese ju debojne, ne do te dalim me ju dhe kurrkujt – asnjehere, nuk do t’i perulemi kunder jush; e nese ju sulmoheni, me siguri, do t’u dalim ne ndihme”, - e, Perendia deshmon, se ata, me te vertete, jane genjeshtare

    [12] nese do te jene te debuar, ata nuk do te shkojne me ta; nese do te jene te sulmuar, ata nuk do t’i dalin ne ndihme; e nese u dalin ne ndihme, sigurisht do te ikin, dhe ata do te ngelin pa ndihme (pergjithmone)

    [13] Ju, ne zemrat e tyre jeni me te tmerrshem (frikesues) se sa Perendia, ngase ata jane popull i pakuptueshem

    [14] Ata luftojne me ju duke qene grumbull vetem ne vende te fortifikuara, ose pas mureve. Lufta ndermjet tyre eshte e ashper. Ti mendon se ata jane kompakt, mirepo, zemrat e tyre jane te percara, meqe ata jane njerez qe nuk mendojne

    [15] Keta jane te ngjashem me ata qe kane qene pak para tyre, qe e kane shijuar denimin e punes se tyre – ata i pret denimi i dhembshem

    [16] Jane te ngjashem ata me djallin kur i thote njeriut: “Mos beso!” – e kur behet mohues, atehere ai i thote: “Une jam larg prej teje, une, me te vertete, i frikohem Perendise, Zotit te gjithesise!”

    [17] Fundi i ketyre te dyve, me te vertete, eshte qendrimi i perhershem ne zjarr, e ky eshte denimi per te gjithe njerezit e keqinj

    [18] O besimtare, druajuni Perendise, dhe cdo njeri le te shikoje se c’ka pergatitur per te nesermen, duke mos e kundershtuar Perendine, sepse, Ai di cdo gje qe punoni ju

    [19] Dhe mos u beni si ata qe duke i harruar urdherat e Perendise, Ai (Perendia) i ka shpie ata qe te harrojne edhe vetveten; ata jane mekatare te vertete

    [20] Nuk jane te barabarte banoret e xhehennemit dhe banoret e xhennetit; bnoret e xhennetit do te jene fitues

    [21] Sikur kete Kur’an t’ia shpallim ndonje mali, ti do ta shihje ate te perulur dhe te copetuar nga frika e Perendise. Keso shembujsh u perkujtojme njerezve qe te mendojne

    [22] Ai eshte Perendia, qe s’ka zot tjeter pervec Tij. Ai i di gjerat e dukshme dhe te padukshme, Ai eshte meshirues dhe perdellimtar

    [23] Ai eshte Perendia, qe s’ka zot tjeter pervec Tij, Sundues, i Amshueshem, Ai eshte i paster nga te metat, Paqedashes, ai qe jep siguri, Ai qe mbikeqyre te gjitha, i Plotefuqishem, Imponus, Madheshtor. Qofte falenderuar Perendia, Ai eshte shume lart nga ato qe ia pershkruajne Atij

    [24] Ai eshte Perendia, Krijues, Ai qe prej asgjeje krijon, Ai qe cdo gjeje ia jep formen, ai posedon emerat me te bukur, Ate e falenderojne te gjithe (cka ekziston) ne qiej dhe ne Toke, Ai eshte i Plotefuqishem dhe i Gjithedijshem

    Ajo që provohet (El-Mumtehine)

    Surah 60

    [1] O besimtare, mos e konsideroni armikun Tim dhe tuajin per dashamir; ju po shprehni dashuri ndaj tyre, kurse ata, me te vertete, kane mohuar te drejten qe u ka ardhur juve, e debuan Profetin dhe juve, vetem se besonit ne Perendine, Zotin tuaj (mos i beni ata dashamire), ne qofte se jeni (keni dale) luftetare ne rrugen Time dhe per kenaqesine Time. Ju fshehurazi i shfaqni atyre dashuri, por Une di edhe ate qe fshini dhe ate qe punoni haptazi. Ai prej jush, i cili armikun e ben dashamir, ai ka devijuar rrugen e drejte

    [2] Nese bini ne duart e tyre, ata do te jene armiq tuaj dhe do t’i zgjasin duart e tyre dhe gjuhet e tyre me qellim te keq, dhe deshirojne qe t’ju bejne jobesimtare

    [3] Nuk do t’ju ndihmojne juve ne Diten e Kijametit, as femijet, as farefisi. Ai do t’ju ndane mes juve; - e, Perendia, sheh mire ate qe punoni ju

    [4] Shembull i mrekullueshem per ju eshte Ibrahimi dhe ata qe kane qene me te, kur i thane popullit te vet: “Ne jemi larg prej jush dhe prej atyre qe i luteni ju, pervec Perendise, na nuk u besojme juve dhe armiqesia e urrejtja midis nesh eshte e perhershme, perderisa te mos besoni se ekziston nje Perendi i vetem”; por, pervec fjales se Ibrahimit (per te miren e babes se tij): “Une do te kerkoj falje per ty, por nuk kam kurrfare mundesie per te shpetuar ty prej denimit te Perendise”. O Zoti yne, te Ti mbeshtetemi dhe Ty te drejtohemi dhe te Ti do te kthehemi

    [5] O Zoti yne, mos lejo qe te bijme ne prove te pafeve dh falna neve. O Zoti yne, me te vertete, Ti je i Plotefuqishem dhe i Gjithedijshem

    [6] Me te vertete, ky ka qene shembull i mire per ju, per ata qe shpresojne ne Perendine dhe ne Diten e Kijametit. E kush shmanget, me te vertete, Perendia eshte i pavarur, Ai meriton tere falenderimin

    [7] Ka gjase qe Perendia do te lidhe (vendose) dashuri midis jush dhe atyre ndaj te cileve keni qendrim armiqesor; Perendia eshte i Plotefuqishem dhe fales e meshirues

    [8] Perendia nuk ju ndalon te shprehni miresine dhe te jeni te drejte ndaj atyre, te cilet nuk luftojne kunder jush per shkak te fese (suaj) dhe qe nuk ju debojne juve prej shtepive tuaja. Me te vertete, Perendia i don te drejtit

    [9] Perendia u ndalon juve t’i bnei miq ata qe luftojne kunder jush per shkak te fese dhe ju debojne nga vatrat tuaja, si dhe kontribuojne qe te jeni te debuar; e kushdo qe i ben miq ata – te tillet jane zullumqare

    [10] O besimtare, kur u vijne juve besimtaret emigrante, provoni (besimin) tek ato, - e Perendia me se miri e di besimin e tyre. Nese bindeni se ato jane besimtare, mos i ktheni te pabesimtaret: Ato nuk u lejohen atyre, si dhe as ata nuk jane te lejueshem per to. Jepni shpenzimet e bera atyre (jobesimtareve). Nuk ka pengese qe t’i merrni ju ato per bashkeshorte, pasi t’u jepini dhurata martese. Mos qendroni ne martese me idhujtare (pagane). Kerkoni ate qe keni dhene (si dhurate martese), por dhe ata (jobesimtaret) le te kerkojne ate qe kane dhene (si dhurate martese). Ky eshte gjykimi i Zotit, Ai gjykon ne mes jush, e Perendia di cdo gje dhe eshte i Gjithedijshem

    [11] E, nese ndonjera prej grave tuaja kthehet te jobesimtaret si dhe anasjelltas, atehere plotesoniu atyre shpenzimet e marteses. Dhe druajuni Perendise, te cilit i besoni ju

    [12] O Pejbamer, kur te vijne ty besimtaret qe te betohen se: nuk do t’i bejne shok Perendise asgje, se nuk do te vjedhin, se nuk do te kurverojne, se nuk do t’i mbysin femijet e tyre dhe se nuk do te vijne me ndonje mashtrim (shpifje) te madh ne ate qe gjendet ne mes duarve dhe kembeve te tyre (mos te bejne kopil), dhe qe te mos kundershtojne ty ne ate qe eshte e arsyeshme (ne kryerjen e dispozitave te fese), ti pranoje betimin e tyre dhe lutju Perendise per to; me te vertete, Perendia eshte fales dhe meshirues

    [13] O besimtare, mos e beni mik ate popull, ne te cilin Perendia eshte i zemeruar, ata e kane humbur shpresen per jeten tjeter, ashtu sikunder jobesimtaret qe e kane humbur tere shpresen prej te varrosurve (se do te ringjallen)

    Rreshti (Es-Saf)

    Surah 61

    [1] Perendine e falenderon cka gjendet ne qiej dhe cka gjendet ne Toke. Ai eshte i Plotefuqishem dhe i Gjithedijshem

    [2] O besimtare, perse flisni ate qe nuk e punoni

    [3] Eshte neveri e madhe te Perendia te thoni ate qe nuk e punoni

    [4] Me te vertete, Perendia i don ata qe luftojne ne rrugen e Tij, te radhitur si nje godine e lidhur forte

    [5] Kur Musai i tha popullit te vet: “O populli im, perse po me mundoni, kur mire e dini se une jam profeti i Perendise te ju!” E, pasi ata u shmangen – Perendia u shmangu zemrat e tyre; - e Perendia, nuk e shpie ne rruge te drejte ate popull qe eshte zhytur ne mekate

    [6] E kur Isai, i biri i Merjemes, ka thene: “O bijte e Israelit, une u jam profet i Perendise te ju, per t’ju vertetuar Teuratin e shpallur para meje dhe per t’ju sjelle lajmin e gezueshem per profetin, emrin e te cilit eshte Ahmed, qe do te vije pas meje; dhe kur ai u solli atyre argumente te qarta, ata thane: “Kjo eshte magji e qarte!”

    [7] E, kush eshte me zullumqare se ai qe shpif genjeshtra kunder Zotit, duke u thirrur ne fe te vertete? – E Perendia nuk e shpie ne rruge te drejte popullin zullumqare (qe ben padrejtesi)

    [8] Ata deshirojne te fikin driten e Perendise, me gojen e tyre, e Perendia – e persos driten e Vet, edhe, nese e urrejne mohuesit

    [9] Perendia eshte Ai, qe ka derguar Profetin e Vet me udhezim per rrugen e drejte dhe fene e vertete, per ta ngritur me larte se te gjitha fete, edhe nese e urrejne paganet

    [10] O besimtare, a doni t’ju orientoje ne nje tregti, e cila ju shpeton nga vuajtja e dhembshme

    [11] Besoni ne Perendine dhe ne Profetin e Tij, dhe luftoni ne rrugen e Perendise me pasurine dhe trupin tuaj. – Kjo eshte me mire per ju, - nese e dini

    [12] Ai do t’ju fale gabimet tuaja dhe do t’ju shpie ne kopshte, neper te cilat rrjedhin lumenjt, dhe ne pallate – te mrekullueshme – ne xhennetin e Adnit, - e ky eshte sukses i madh

    [13] E tjetren (dhunti) qe e doni ju: Ndihma e Perendise dhe fitorja e afert! Andaj, sihariqoji besimtaret

    [14] O besimtare, behuni ndihmesit e besimit te Perendise, ashtu sic u ka thene Isai, i biri i Merjemes, nxenesve (apostujve te tij): “Kush jane ndihmesit e mi te Perendia? Apostujt, u pergjegjen: “Ne jemi ndihmesit e Perendise!” – Dhe, kane besuar nje grup nga bijte e Israelit, e nje grup tjeter kane mohuar; - andaj Ne i kemi forcuar (ndihmuar) besimtaret kunder armikut te tyre dhe ata u bene fitues

    Dita e premte (El-Xhumua)

    Surah 62

    [1] Cka ka ne qiej dhe cka ka ne Toke e falenderojne Perendine, Sunduesin absolut, te paster (prej te gjitha te metave), te Plotefuqishem dhe te Gjithedijshem

    [2] Perendia eshte Ai, qe ju ka derguar te pa arsimuarve nje Profet nga mesi i tyre, qe ua ka lexuar ajetet e Kur’anit dhe i ka pastruar (nga gjendjet e gabuara), ua ka mesuar Librin (Kur’anin) dhe urtine (dijenine e thelle), meqe, ata me pare, ne te vertete, kane qene ne humbje te plote

    [3] edhe te tjereve nga ata, te cilet ende nuk u jane bashkuar – Ai (Perendia), eshte i Plotefuqishem dhe i Gjithedijshem

    [4] Kjo eshte dhuntia e Perendise, te cilen Ai ia jep kujt te doje, e dhuntia e Perendise eshte e madhe

    [5] Shembulli i atyr qe jane obliguar me Teurat e pastaj nuk e kane zbatuar, i shembellen gomarit qe i barte librat (por pa dobi). E, sa te keqinj jane ata, te cilet i mohojne argumentet e Perendise! E, Perendia, nuk e orienton ne rrugen e drejte ate popull qe eshte dhunues (zullumqar)

    [6] Thuaj: “O Hebrenj (Cifute), nese ju pohoni se jeni te vetmit njerez te dashur te Perendise, atehre deshiroie vdekjen, nese jeni te sinqerte”

    [7] Ata kurre nuk e deshirojne vdekjen per shkak te veprave qe kane punuar; e Perendia i njeh mire zullumqaret

    [8] Thuaj: “Vdekjes se ciles po i ikni ju, ajo do t’ju arrije. Pastaj, ju do te ktheheni tek Ai, qe i di gjerat e dukshme dhe te padukshme, dhe Ai do t’u informoje juve per ate qe keni punuar”

    [9] O besimtare, kur te thirreni per lutje diten e premte, nxitoni per ta permendur Perendine (namazi i xhumase) dhe pezulloni shitblerjen; kjo eshte me mire per ju, nese e dini

    [10] E kur te perfundoje namazi, atehere shperndahuni neper toke dhe kerkoni nga begatite e Perendise dhe permendeni shume Perendine, per te arritur shpetimin

    [11] Mirepo, kur ata shohin ndonje tregti ose loje, shkojne tek ajo e te lene ty te qendrosh (vetem). Thuaj: “Ajo qe eshte te Perendia – eshte me e mire nga ahengu e nga tregtia”. – E Perendia eshte furnizuesi me i mire

    Hipokritët (El-Munafikun)

    Surah 63

    [1] Kur te vijne te ti hipokritet, ata thone: “Ne deshmojme, se ti, me te vertete, je i derguari i Perendise!” – E Perendia e di, se ti, me siguri, je i derguari i Tij, por Perendia deshmon edhe se hipokritet jane genjeshtare te qarte

    [2] Ata betimet e tyre i kane bere maske, andaj i kane penguar (njerezit) prej rruges se Perendise. – Me te vertete, eshte shemtim, ate qe kane punuar

    [3] Kjo eshte ngase kane besuar, pastaj kane mohuar, e u vulosen zemrat e tyre, prandaj ata nuk kuptojne

    [4] Kur i shikon ata, figura e tyre te mahnite; e nese flasin, degjon fjalet e tyre, - mirepo, ata u gjasojne trungjeve te mbeshtetura dhe mendojne se cdo fjale eshte kunder tyre. Ata jane armiq te vertete, andaj ruajuni prej tyre! – Perendia i vrafte, si po shmangen prej se vertetes

    [5] E kur ju thuhet atyre: “Ejani, se i derguari i Perendise do te lutet per t’ju fale”, - ata tundin kokat e tyre dhe i sheh ata qe pengojne, e qe jane mendjemedhenj

    [6] Njesoj eshte – u lute per faljen e tyre apo nuk u lute, Perendia kurrsesi nuk i fale. Perendia, me te vertete, nuk e udhezon popullin ngaterrestar

    [7] Ata thone: “Mos u jepni kurrgje atyre qe jane te Profeti i Perendise, perderisa te largohen (prej tij)!” Por, Perendise i takojne thesaret ne qiej dhe ne Toke, por hipokritet nuk kuptojne

    [8] Ata thone: “Nese kthehemi ne Medine, padyshim te fuqishmit do t’i debojne te dobetit nga ajo (Medina)!” Por, fuqia eshte e Perendise dhe e Profetit te Tij dhe e besimtareve, mirepo – hipokritet nuk e dijne (kete)

    [9] O besimtare, mos t’ju habisin pasuria juaj dhe femijet tuaj nga te permendurit Perendine. E ata qe bejne kete, do te humbin

    [10] Jepni ju prej atyre dhuntive, qe u kam dhene Une juve, para se t’ju vije vdekja ndonjerit, e ai te thote: “O Zoti im, sikur te me kishe lene edhe nje kohe te shkurter ne jete, do te kisha dhene lemoshen dhe do te behesha nder te miret!”

    [11] Perendia nuk i jep afat askujt, kur t’i vije momenti i vdekjes; e Perendia di mire ate qe punoni ju

    Vënja në provë (Et-Tegabun)

    Surah 64

    [1] Perendine e falenderon cka gjendet ne qiej dhe cka gjendet ne Toke. Atij i takon pushteti i vertete, dhe Atij i takon falenderimi. Ai eshte i pushtetshem per cdo gje

    [2] Ai ju ka krijuar juve, e (ndonjeri) prej jush eshte mohues, e (disa) prej jush jane besimtare: Cdo gje qe punoni ju, Perendia e sheh mire

    [3] Ai ka krijuar qiejt dhe Token ne menyre te mrekullueshme, dhe Ai ju ka dhene juve formen, dhe figurat tuaja i bene te bukura dhe te gjithe do te ktheheni te Ai

    [4] Ai i di te gjitha gjerat qe gjenden ne qiej dhe ne Toke. Ai di fshehtesite tuaja dhe ato qe i beni haptazi; Perendia i di te gjitha c’keni ne zemrat tuaja

    [5] A nuk ju kane arritur lajmet e atyre qe me pare nuk kane besuar, dhe e kane shijuar denimin e veprimeve te tyre. Per ta ka denim te dhembshem –

    [6] ngase kur profetet e tyre vinin me dokumente te qarta, ata thoshin: “A njeriu (si ne) do te na tregoje rrugen?” Dhe nuk besuan, e u kthyen (prej keshillave); e Perendise nuk i nevojitet asgje, Ai eshte i pavarur dhe i lavdishem

    [7] Mohuesit kujtojne se kurrsesi nuk do te ngjallen; thuaju atyre: “Po, per Zotin tim, me siguri do te ngjalleni dhe pastaj do te informoheni se c’keni punuar!” – E, kjo per Perendine, eshte lehte

    [8] Besoni ne Perendine dhe ne te Derguarin e Tij dhe ne driten (Kur’anin) qe ju kemi sjelle. Perendia, di mire cdo gje qe punoni ju

    [9] Ate Dite, kur Ai (Perendia) do t’ju tuboje juve ne Diten e Kijametit, ajo eshte Dita e mashtrimit (ku shihen veprat e gabuara). Ai qe beson ne Zotin dhe punon vepra te ira, Perendia ia fale mekatet atij dhe do ta shpie ne kopshtije, neper te cilet rrjedhin lumenjt, e ku do te qendrojne perhere, gjithmone. Ai do te jete sukses i madh

    [10] E ata qe nuk kane besuar dhe i kane mohuar dokumentet Tona – do te jene banore te zjarrit, ne te do te qendrojne perhere. E sa mbarim i tmerrshem esthe ai

    [11] Nuk ngjan kurrfare fatkeqesie pa lejen e Perendise, e ai qe i beson Perendise, ia udhezon (ne rruge te drejte) zemren e tij. Perendia di mire cdo gje

    [12] Peruluni Perendise dhe Profetit te Tij; e nese shmangeni ju, Profeti Yne ka te vetmen detyre qe t’ju shpjegoje qarte

    [13] Perendia eshte i vetmi Zot dhe vetem te Perendia le te mbeshteten besimtaret

    [14] O besimtare, me te vertete, edhe prej grave tuaja edhe prej femijev tuaj keni armiqe, andaj ruajuni prej tyre! E nese ju nuk ua shihin per te madhe (gabimet) dhe i harmonizoni marredheniet dhe ua falni, (eshte miresi), - e Perendia, me te vertete, eshte fales dhe meshirues

    [15] Pasuria juaj dhe femijet tuaj jane vetem prove per ju, e te Perendia shperblimi eshte i madh

    [16] andaj druajuni Perendise sa te mundeni, dhe degjoni, dhe peruluni dhe shpenzoni (prej pasurise suaj) per te miren tuaj. E ata qe ruhen nga lakmia e madhe, jane fitues

    [17] Nese i jepni hua te bukur Perendise, Ai ua kthen shumefish ate dhe ua fale (gabimet). – Perendia eshte falenderues dhe nuk nxiton ne denime

    [18] Ai eshte njohes i gjerave te dukshme dhe te padukshme, (Ai eshte) i Plotefuqishem dhe i Gjithedijshem

    Shkurorëzimi (Et-Talak)

    Surah 65

    [1] O profet! Kur t’i leshoni grate, leshoni ne kohen e tyre te caktuar (Id-detit) dhe llogaritni kohen e pritjes dhe durajuni Perendise, Zotit tuaj. Mos i deboni ato prej shtepive te tyre, - por edhe ato mos te dalin, - pervec nese haptazi kane bere ndonje veper te keqe. Keto jane dispozitat e Perendise; e ai qe nuk i zbaton dispozitat e Perendise, ai vetvetes i ka bere dem. Ti nuk e di, se pas kesaj, Perendia mund te sjelle ndonje veper (rast per pajtim)

    [2] Dhe, deri sa te arrije afati i caktuar, ju mbani ato ne menyre te arsyeshme, ose ndahuni me to ne menyre te pelqyeshme dhe merrni dy deshmitare te drejte prej jush dhe zbatoni deshmine (e plote) per Zotin e Madherueshem! Kjo eshte keshille per ata qe i besojne Perendise dhe Dites se Kijametit, e kush i dron Perendise, Ai i bene rrugedalje atij

    [3] dhe e furnizon ate prej nga nuk e pret; kushdo qe mbeshtetet te Perendia, Ai i mjafton atij. Perendia, me te vertete, i zbaton deri ne fund punet e Tij; Perendia, per cdo gje ka caktuar afatin

    [4] E ato gra tuaja, te cilat kane humbur shpresen per ciklin e tyre (te grave), nese dyshoni (per kete): koha e tyre e pritjes eshte tre muaj, si dhe tek ato qe nuk kane pasur ciklin mujor te femrave. Kurse, tek ato qe jane shtatzene, afati i tyre (i pritjes) eshte deri ne lindjen e femijes. E, kush i druan Perendise, Ai ia lehteson ceshtjen atij

    [5] Ja, keto jane dispozitat e Perendise qe u ka shpallur juve, e ai qe i druan Perendise, Ai (Perendia) ia shlyen atij veprat e keqia dhe ia rrite atij shperblimin

    [6] Leni ato te banojne aty ku banoni edhe ju, sipas mundesive tuaja, dhe mos ju beni veshtiresi atyre, per t’i detyruar (qe te dalin). Nese jane shtatzene furnizoni deri sa te lindin. Nese femija furnizohet me gjiun e nenes, paguajuni atyre (nenave) shperblimin dhe merruni vesh me te mire. E, nese ekzistojne veshtiresi, atehere le ta ushqeje me gji tjetra

    [7] Le te shpenzoje pasaniku sipas pasurise qe ka, por ai qe ekonomikisht ka mungesa, le te shpenzoje nga e dhena e Perendise; Perendia nuk e ngarkon aske (me teper) se sa i ka dhene. Perendia, me siguri, pas veshtiresise – sjell lehtesi

    [8] Shume vendbanime u jane larguar urdherave te Zotit te vet dhe profeteve te Tij; Ne, do te kerkojme prej tyre llogari precize dhe do t’i denojme me denim te ashper

    [9] Ata e kane shijuar denimin e veprave te tyre, dhe fundi i tyre ka qene shkaterrim

    [10] Perendia ka pergatite per ta denim te rende, prandaj druajuni Perendise (mos e kundershtoni), o njerez mentare, ju qe keni besuar. Perendia, madje, ju ka derguar udherrefyesin

    [11] nje Profet, i cili ju shpjegon argumentet e qarta, per t’i nxjerre ata qe besojne dhe punojne vepra te mira, nga erresira ne drite. E, ai qe beson Perendine dhe punon veper te mire, Ai (Zoti), do ta shpie ate ne kopshtet e xhennetit, neper te cilet rrjedhin lumenjt dhe do te qendrojne aty pergjithmone, per jete e mot. E, Perendia, i jep atij furnizim te mrekullueshem

    [12] Perendia eshte Ai, i cili ka krijuar shtate qiej dhe aq pjese te tokes; ne to zbatohen urdherat e Tij, per ta ditur ju, qe Perendia eshte i Plotefuqishem dhe se, me te vertete, dijenia e Perendise i ka perfshire te gjitha

    Ndalimi (Et-Tahrim)

    Surah 66

    [1] O Pejgamber! Perse po ia ndalon vetes ate qe ta ka lejuar Perendia ty, ne kerkimin e kenaqesise se grave tuaja. E, perendia eshte fales dhe meshirues

    [2] Perendia ju ka bere te mundshme qe te liroheni nga betimet tuaja; Perendia eshte Zoti juaj; Ai eshte i Plotedijshem dhe i Gjithedijshem

    [3] Kur Pejgamberi ia shfaqi nje fjale te fshehte njeres prej grave te tij; e ajo pastaj e shpalli kete fjale, - e Perendia ia zbuloi kete Pejgamberit – ai nje pjese te ketij zbulimi e tregoi, kurse pjesen tjeter e heshti. Kur Pejgamberi e informoi ate (gruan) per kete fshehtesi, ajo e pyeti: “E kush te ka treguar ty per kete (se nuk e paskam ruajtur biseden e fshehte)?” Ai i tha: Ma tregoi ai qe di gjithcka dhe te cilit cdo gje i eshte e njohur

    [4] Nese ju te dyja pendoheni te Perendia, se zemrat tuaja kane anuar (Perendia ju fale). Nese ju te dyja bashkoheni kunder tij (kurrgje nuk mund te arrini), se, me te vertete, Perendia eshte mbrojtesi i tij, dhe Xhebraili dhe besimtaret e mire; e pastaj edhe gjithe engjejt jane perkrahesit e tij

    [5] Ne qofte se ju leshon ai juve, Zoti i tij mund t’ia zevendesoje ato – atij, me gra me te mira se ju: muslimane dhe besimtare, perulese, penduese, lutese (shume) agjeruese, te veja dhe vasha

    [6] O ju qe besoni! Ruani veten dhe familjet tuaja nga zjarri, karburante (lende djegese) te te cilit jane njerezit dhe guret, dhe te cilin e mbikeqyrin engjejt e fuqishem dhe te ashper, te cilet nuk u kundershtojne urdherave te Perendise dhe te cilet punojne per ate qe urdherohen

    [7] O ju qe nuk keni besuar! Mos u arsyetoni sot, sepse, me te vertete, denoheni vetem per veprat qe keni bere

    [8] O ju qe kei besuar! Pendohuni sinqerisht te Perendia, se Zoti juaj mund t’ua shlyeje gabimet tuaja e t’ju shpieje ne kopshte, neper te cilet rrjedhin lumenjt, ne Diten ne te cilen Perendia nuk do ta turperoje Profetin dhe ata qe bashke me te kane besuar; drita e tyre ece para tyre dhe ne te djathte te tyre. Ata thone: “O Zoti yne, plotesona driten tone dhe falna neve, sepse, Ti, me te vertete, je i Plotefuqishem

    [9] O Profet! Luftoji te pafete dhe hipokritet dhe behu i ashper ndaj tyre! Vendbanimi i tyre do te jete sketerra. E, sa i shemtuar eshte ai vendbanim

    [10] Perendia jep shembull, per ata qe nuk besojne, - gruan e Nuhut dhe gruan e Lutit: ato kane qene te martuara per dy njerez nga njerezit Tone te ndershem, por ato ndaj tyre kane qene mashtruese (hipokrite) – dhe ata dy nuk do te mund t’u ndihmojne atyre dyjave – te Perendia (per t’i shpetuar nga denimi), e do t’u thuhet atyre: “Hyni ju te dyja ne zjarr, me ata (te gjithe) qe po hyjne!”

    [11] E, Perendia jep shembull per ata qe besojne – gruan e Faraonit, kur ajo tha: “O Zoti im, ndertoma mua nje banese te Ti ne xhennet, dhe me shpeto nga Faraoni dhe veprat e tij, dhe me shpeto nga populli zullumqar!”

    [12] dhe, (shembullin) e merjemes, te bijes se Imranit, e cila e ka ruajtur virgjinitetin e saj, e Ne kemi frymezuar ne te, prej Shpirtit Tone. Ajo u besonte fjaleve te Zotit te saj dhe librave te Tij, dhe ajo ishte nga personat qe luteshin shume

    Sundimi (El-Mulk)

    Surah 67

    [1] Eshte i lartesuar Ai, ne doren e te cilit eshte pushteti dhe Ai eshte i pushtetshem per cdo gje! –

    [2] Ai i cili ka krijur jeten dhe vdekjen, per t’ju provuar se kush prej jush vepron me mire; - Ai eshte i Plotefuqishem dhe fales

    [3] Ai, i cili, i ka krijuar shtate qiej njerin mbi tjetrin, - ti nuk veren ne krijesat e Meshiruesit kurrfare disharmonie, dhe shiko edhe nje ehre a mos po sheh ndonje plasaritje

    [4] pastaj shiko perseri shume here, shikimi do te kthehet i lodhur dhe i molisuar

    [5] Na, juve ua kemi zbukuruar qiellin me te aferm me yje te shkelqyeshme dhe kemi bere qe (zjarri i tyre) t’i gjuaje djajte, per te cilet kemi pergatitur denimin me zjarr

    [6] Kurse, per ata qe nuk besojne ne Zotin e tyre, denimi eshte sketerra; e sa i shemtuar eshte ai vendbanim

    [7] Kur te hudhen ne te, do te degjohet psheretima e tyre, e zjarri do te ndizet furishem

    [8] gati per te eksploduar nga ashpersia. Kurdo qe te hedhet ne te ndonje grup (jobesimtaresh), - rojtaret e sketerres i pyesin ata: “A nuk u erdhi askush t’ua terheq verejtjen juve?”

    [9] “Po”, pergjigjen ata, gjithsesi na ka ardhur neve perkujtuesi, por ne i kemi mohuar ata dhe kemi thene: “Perendia nuk ka shpallur asgje, ju jeni ne humbje te madhe!”

    [10] Ata (jobesimtaret), thone: “Sikur te kishim degjuar ose menduar, nuk do te gjendeshim midis banoreve te sketerres!”

    [11] Dhe, ata e pranuan mekatin e tyre. Larg qofshin prej meshires se Zotit banoret e sketerres

    [12] Me te vertete, ata qe i frikohen Zotit te tyre edhe atehere kur nuk i sheh askush, per ta ka falje dhe shperblim te madh

    [13] Flitni ju fshehtas ose haptas, por Ai, me te vertete, di cka ne zemrat tuaja

    [14] E si mos t’i dije Ai, i cili ka krijuar cdo gje dhe eshte i informuar hollesisht

    [15] Ai ju ka bere Token te nenshtruar – te sherbyeshme, andaj ecni neper viset e saj dhe ushqehuni me ate qe ju ka dhene Ai. Ju (pasi te ringjalleni), do te ktheheni tek Ai

    [16] A jeni ju te sigurte se Ai qe eshte (Sundues) ne qiell, nuk do t’ju fuse ne toke, kur ajo fillon te dridhet papritmas

    [17] Ose, a jeni te sigurte se Ai qe eshte (Sundues) ne qiell, nuk do t’ju coje furtune guresh? Atehere do te dini se cfare eshte verejtja Ime

    [18] Me te vertete, i kane konsideruar genjeshtare ata qe kane qene perpara ketyre. E sa i ashper ka qene denimi (pezmi) Im

    [19] A thua nuk po i shohin ata shpendet mbi kokat e tyre, se si fluturojne, duke i hapur dhe mbledhur krahet? Askush nuk i mbane ata, pervec Zotit Meshirues; Ai, me te vertete, sheh cdo gje

    [20] Ose, kush eshte ai qe do te jete ushtria e juaj, qe t’u ndihmoje juve, pervec Meshiruesit? Jobesimtaret jane vetem ne mashtrim, (s’ka ushtare per ju)

    [21] Kush jane ata qe ju furnizojne, ne qofte se Ai (Perendia) e ndalon furnizimin? – Por, ata jane zhytur ne te keqia dhe ne arrati (nga e verteta)

    [22] Eshte me mire ai qe shkon rreshqanas e kokeulur, apo ai qe ne rrugen e drejte ecen vertikalisht e ballelarte

    [23] Thuaj: “Ai eshte qe ju ka krijur dhe u ka dhene te degjuarit, te pamurit dhe zemrat (mendjen), kurse ju pak falenderoni!”

    [24] Thuaj: “Ai ju ka krijuar te shperndare neper Toke dhe para Tij do te tuboheni (per llogari)”

    [25] E ata thone: “Kur eshte ky premtim (caktojeni), nese thoni te verteten?!”

    [26] Thuaj: “Vetem Zoti e di (kohen), kurse une jam vetem paralajmerues i qarte”

    [27] Kur per se afermi e pane denimin, u zymtuan fytyrat e atyre qe nuk kane besuar dhe do t’u thuhet: “Qe, kjo eshte ajo qe e keni kerkuar (shpejtimin e denimit)!”

    [28] Thuaj: “C’menoni ju, ne qofte se Perendia me shkaterron mua dhe ata qe jane me mua, ose na meshiron; kush eshte ai qe do t’i mbroje jobesimtaret nga denimi i padurueshem?”

    [29] Thuaj: “Ai eshte Meshiruesi, (qe na shpeton neve), ne Ate besojme dhe ne Ate mbeshtetemi, e ju sigurisht do ta dini se kush eshte i humbur plotesisht”

    [30] Thuaj: “Cka mendoni, nese ujerat tuaja ju shterren – kush do t’u sjell juve ujin rrjedhes?”

    Penda (El-Kalem)

    Surah 68

    [1] Nun. Pasha penden dhe ne ate qe shkruajne ata

    [2] ti, me dhuntine e Zotit tend, nuk je i marre

    [3] ti, me te vertete, do te jesh perhere i shperblyer

    [4] dhe, me te vertete, ti je me virtyte te medha

    [5] dhe, ti do te shohesh, por edhe ata (jobesimtaret) do te shohin

    [6] kush nga ju eshte i marre

    [7] Zoti yt e di me se miri per ate qe e ka devijuar rrugen e tij dhe Ai i di mire ata qe jane ne rrugen e drejte

    [8] Andaj, mos ju perul ti atyre qe pergenjeshtrojne

    [9] Ata deshirojne qe ti te besh leshime, e te bejne (leshime) edhe ata

    [10] dhe mos ju perul ti atyre qe betohen (rrejshem), e qe jane te poshter

    [11] lajkatarit dhe ate qe transmeton fjalet per te keq

    [12] penguesin e te mirav, e kundervajtesin e mekatarin e madh

    [13] te ashperit dhe pos kesaj edhe kopil

    [14] (mos ju perul ti) per shkak se eshte i pasur dhe ka shume djeme

    [15] i cili kur t’i lexohen ajetet Tona (Kur’ani), thote: “Keto jane vetem perralla te (popujve te) lashte!”

    [16] Na (se shpejti), do t’ia damkosim hunden atij

    [17] Na, do t’i provojme ata (jobesimtaet), sikunder qe i kemi provuar pronaret e kopshtit, te cilet ishin betuar se ne mengjes do t’i marrin frutet

    [18] e nuk paten thene: “Nese do Zoti!”

    [19] Dhe, e goditi ate (kopshtin) nje fatkeqesi nga Zoti yt, derisa ata flinin

    [20] dhe ai (kopshti) gedhiu i shkreteruar

    [21] Kurse, ne agim, ata, e thirren njeri-tjetrin

    [22] “Nxitoni heret ne kopshtin tuaj, nee doni t’i tuboni frutet!”

    [23] Dhe at au nisen duke biseduar qetesisht

    [24] “Mos te lejojme qe te paraqitet asnje i vobekte ne kopshtin tone!”

    [25] Dhe, ata u nisen heret, te bindur se do te mund t’i pengojne ata (te vobektit)

    [26] e kur e pane (kopshtin e shkreteruar), ata thane: “Na, me te vertete, qenkemi te humbur

    [27] por, jo, jo, - krejt paskemi mbaruar!”

    [28] Njeri me i arsyeshem, prej tyre tha: “A nuk ju thashe une se duhet ta kujtoni Perendine!”

    [29] “Lavderuar qofte Zoti yne!” – thane. Na, me te vertete, paskemi qente te padrejte!”

    [30] Dhe, atehere filluan ta qortojne njeri-tjetrin

    [31] “Sa keq per ne!” thane ata – ne, me te vertete, paskemi qene te egersuar

    [32] Zoti yne mund te na jape edhe me te mire se kete; me te vertete, ne mbeshtetemi te Zoti yne!”

    [33] I tille ka qene denimi, e denimi ne jeten tjeter eshte me i madh, nese e dine

    [34] Per ata qe i druajne Perendise, te Perendia do te kete kopshte te dhuntise

    [35] Valle, a do t’i barazojme muslimanet me njerezit e keqinj?! –

    [36] Cka keni ju, si gjykoni ju

    [37] A keni ju ndonje liber, ne te cilin lexoni

    [38] se do te keni ate qe e zgjedhni ju

    [39] Apo, a ka per ju betime te medha, qe do te vlejne deri ne Diten e Kijametit, e qe do ta keni ate cka e keni caktuar

    [40] Pyeti ata – kush eshte garantues per kete

    [41] Ose, a kane ata bashkepunetore ne kete. E, le t’i sjellin ata bashkepunetoret e tyre, nese flasin te verteten

    [42] (Kujtoju) Diten e veshtire, kur zbulohen te gjitha dhe ata ftohen (thirren) qe te perulen ne toke (ne sexhde), e nuk munden (nuk do te kene fuqi)

    [43] (ata do te jene) me sy ulur dhe krejtesisht te poshteruar, - e, me te vertete, kane qene te ftuar ne perulje (sexhde), derisa qene gjalle dhe shendoshe

    [44] Prandaj, me le ti Mua, (Une) do t’i denoj ata qe e mohojne kete Thenie (Kur’anin), Ne ata gradualisht do t’i mashtrojme (per denim) ne menyre te panjohur

    [45] dhe u japim atyre afat, se, me te vertete, mashtrimi Im eshte i forte

    [46] A po kerkon ti shperblim nga ata, e ata jane te renduar nga borxhet

    [47] E, a ka tek ata dijeni te fshehte, e ata po i pershkruajne ato

    [48] Duro ti per gjykimin e Zotit tend dhe mos u ben si peshkatari (Junusi), kur iu lut Zotit te vet, e ai (Junusi) ishte i hidheruar

    [49] dhe, sikur mos ta arrinte ate miresi prej Perendise, ai do te hudhej ne nje shkretetire e do te ishte i qortuar

    [50] por, Zoti i tij e ka zgjedhur dhe e ka bere ate ne grupin e njerezve te mire

    [51] Pothuajse, me te vertete, jobesimtaret duan te te rrezojne me shikim kur degjojne Kur’anin, duke thene: “Ai, ne te vertete, eshte i marre!”

    [52] E, ai (Kur’ani), eshte keshille per tere boten

    E vërteta (El-Hakka)

    Surah 69

    [1] Casti i te vertetes

    [2] Cka eshte Casti i te vertetes

    [3] Kush ta shpjegon ty (plotesisht) Castin e te vertetes (Kijametin)

    [4] Themudi dhe Adi e kane pergenjeshtruar Kijametin

    [5] e populli i Themudit eshte shkaterruar me nje ulurime (britme) te madhe temrruese

    [6] e populli i Adit eshte shkaterruar me nje furtune te hatashme

    [7] te cilen Perendia ua ka derguar atyre shtate nete dhe tete dite – parreshtur, e ku mund t’i verejshe njerezit e permbysur si trungjet e hurmeve te kalbura

    [8] e, a po sheh mos ka mbetur kush prej tyre

    [9] E, ka ardhur Faraoni, dhe ata para tij, si dhe populli (i Lutit), me gabime te medha

    [10] dhe e kundershtuan te derguarin e Zotit te tyre, andaj Perendia i ka denuar ata me denim te ashper

    [11] Ne, kur vershoi uji i madh, ju ngarkuam juve ne anije

    [12] per t’ju bere kete juve mesim dhe qe te mbajne mend veshet e atyre njerezve (te dijshem)

    [13] e kur te fryeje njehere buria

    [14] e toka dhe malet te barten e te copetohen nga nje shperthim (eksplodim)

    [15] ate dite do te ngjaje Dita e Kijametit

    [16] dhe do te cahet qielli, e ate dite do te jete i thyeshem

    [17] dhe engjejt do te rrine aneve te qiellit, kurse ate dite – tete grupe engjejsh do ta mbajne Arshin (fronin) e Zotit tend

    [18] Ate dite do te pyeteni (paraqiteni) ju, dhe asnje fshehtesi e juaj nuk do te mbetet e pazbuluar

    [19] atij qe i jepet libri i veprave te tij ne doren e djathte, do t’ju thote (te tjereve): Qe, lexoni librin, tim

    [20] une kam qene i bindur se do te paraqes llogari

    [21] E, ai eshte ne nje jete te kendshme

    [22] ne nje kopsht te mrekullueshem

    [23] frutet e te cilit jane te uleta (afer duarve)

    [24] (Ju thuhet atyre): “Ju bafshin mire ushqimi dhe pijet per veprat qe keni punuar, ne ditet e kaluara!”

    [25] Atij qe i jepet libri i veprave te tij ne doren e majte, do te thote: “Ah, mos te me ishte dhene libri im

    [26] dhe mos te kisha ditur per llogarine time

    [27] Ah, te kisha qene i vdekur (te mos isha ringjallur)

    [28] Pasuria ime nuk me solli dobi

    [29] dhe falimentoi fuqia ime

    [30] (e atyre u thuhet): “Kapni ata dhe lidhni ne pranga

    [31] pastaj ne sketerre fergoni

    [32] e mandej lidhni ne zingjire prej shtatedhjete kutesh

    [33] sepse, ai, me te vertete, nuk ka besuar Perendine e Madherueshem

    [34] dhe nuk ka nxitur te ushqeje te varferit e shkrete

    [35] Prandaj, ai, sot ketu, nuk ka mik te dashur

    [36] as ushim tjeter, perpos qelbesires

    [37] te cilin e hane vetem fajtoret (jobesimtaret)

    [38] E, Une betohem me ate cka shihni ju

    [39] dhe me ate qe nuk shihni

    [40] me te vertete, ajo (Kur’ani) eshte fjala e shpallur Profetit te shenjte

    [41] e nuk eshte fjale e poetit. Pak ju besoni

    [42] e as nuk eshte fjale e ndonje magjistari (falltori), pak po mendoni ju

    [43] (Kur’ani) eshte i zbritur nga Zotii gjithesise

    [44] Sikur te kishte trilluar (Muhammedi) dicka prej fjaleve ne llogari Tone

    [45] Ne do ta kapnim ate epr doren e djathte

    [46] dhe do t’ia prenim arterien e zemres

    [47] dhe askush prej jush nuk do te mund ta mbronte prej ketij (denimi)

    [48] Me te vertete, ai (Kur’ani), eshte, keshille per ata qe deshirojne zbatimin e urdherave dhe te ruhen prej te keqiave

    [49] por, Ne, me siguri, e dime, qe ka prej jush pergenjeshtrues

    [50] Me te vertete, ai (Kur’ani), eshte, fatkeqesi per mohuesit

    [51] por, ai (Kur’ani), padyshim, eshte e vertete e pamohueshme

    [52] Prandaj, falenderohu me emrin e Zotit tend te Madherueshem

    Shkallët (El-Mearixh)

    Surah 70

    [1] Nje kurreshtar ka pyetur per denimin qe do te ngjaje

    [2] ndaj jobesimtareve, - per te cilin denim s’ka pengues

    [3] (ai denim eshte) prej Perendise, Zotit te shkalleve te larta (te miresise)

    [4] ngjiten (hipin) tek Ai engjejt dhe Shpirti (Xhebraili) ne nje dite qe zgjate sa pesedhjete mije vjet (sipas llogarise se kohes sone ne Toke)

    [5] andaj, behu i durueshem, me durim te bukur

    [6] Ata, me te vertete, (denimin) e mendojne te larget (te pamundshem)

    [7] kurse Ne, e dime te afert

    [8] ate Dite kur qielli do te behet si llom i vajit

    [9] e malet do te behen si lesh (i shprishur) llojlloj ngjyrash

    [10] kur i afermi nuk pyet asgje per te afermin

    [11] e, njeri-tjetrin do ta shohin. Atehere, fajtori, deshiron te paguaje denimin e asaj Dite me djemte e vet

    [12] me gruan e vet dhe vellain e vet

    [13] dhe me farefisin e tij te ngushte

    [14] si dhe me te gjithe ata qe gjenden ne faqe te Tokes – vetem per te shpetuar

    [15] Jo, kurrsesi! Ai eshte zjarri

    [16] qe duke e kapur per koke

    [17] e terheq kah veti ate (njeri) qe ia ka kthyer shpinen dhe i eshte shmangur te vertetes

    [18] Dhe ka grumbulluar (pasuri) dhe ka depozituar (duke mos dhene asgje)

    [19] Njeriu, me te vertete, eshte krijuar lakmus vetjak

    [20] kur e godite e liga – deshperohet

    [21] e kur t’i bie e mira – behet koprrac (nuk jep – refuzon)

    [22] pos besimtareve

    [23] te cilet ne lutjet e veta (namaz) jane te qendrueshem

    [24] dhe qe ne pasurine e tyre ka te caktuar nje pjese

    [25] per lypesin dhe per te varferin (qe nuk e zgjate doren)

    [26] dhe ata qe besojne Diten e Kijametit

    [27] dhe ata qe druajne nga denimi i Zotit te tyre

    [28] e, me te vertete, (askush) nuk eshte i sigurte prej denimit te Zotit te vet –

    [29] dhe ata qe i ruajne pjeset e turpshme te organizmit te vet

    [30] pervec ndaj bashkeshorteve te tyre dhe ato qe i kane ne pronesi – at, a me te vertete, nuk meritojne qortim

    [31] e kush kerkon jashte ketyre caqeve, eshte kundervajtes

    [32] edhe ata qe i ruajne amanetet dhe i plotesojne obligimet e tyre

    [33] edhe ata qe deshmine e tyre e zbatojne

    [34] edhe ata te cilet e kryejne namazin (ne kohen) e rregullt

    [35] ata ne kopshtie te xhennetit do te nderohen

    [36] Perse jobesimtaret nxitojne kah ti

    [37] djathtas e majtas, tuba-tuba

    [38] E qe cdonjeri prej tyre deshiron te hyje ne xhennetin e dhuntive (pa merita)? –

    [39] Kurrsesi! Ne, me te vertete, i kemi krijuar ata, prej asaj qe e dine

    [40] Dhe, Une betohem me Zotin e lindjes dhe te perendimit, qe ne mundemi

    [41] t’i nderrojme ata me me te mire prej tyre dhe Ne nuk jeni te penguar

    [42] Andaj, leri ti ata le te zbaviten me gjera te kota dhe te luajne perderisa te hasin ne Diten e tyre te caktuar

    [43] Dita ne te cilen dalin nga varrezat duke vrapuar, thuajse po nxitojne te idolet e tyre

    [44] me sy te varur qe i ka kapluar poshterimi. Ajo eshte Dita qe u eshte premtuar atyre

    Nuhu (Nuh)

    Surah 71

    [1] Ne e kemi derguar Nuhun te populli i tij: “Paralajmero popullin tend para se t’i arrije denimi i dhembshem!”

    [2] Ai tha: “O populli im, une, me te vertete, jam per ju paralajmerues i qarte

    [3] qe t’i luteni Perendise dhe t’i ruheni (kundershtimit) te Atij dhe qe te me degjoni mua

    [4] Ai ju fale mekatet tuaja dhe do t’ju lere te jetoni deri ne castin e caktuar, e kur t’ju vije casti i caktuar i Perendise, me te vertete, ai nuk shtyhet; ta dini ju”

    [5] Ai tha: “O Zoti im, une, me te vertete, e thirra popullin tim nate e dite

    [6] por thirrja ime (nuk solli dobi, por) shkaktoi largim edhe me te madh

    [7] E, sa here qe i therrita (une) ata (ne pune te mbare), per t’i falur Ti, ata i shtinin gishterinjte ne veshet e tyre dhe mbuloheshin me petkat e tyre (per te mos me pare) – ishin kembengules dhe shume mendjemedhenj

    [8] Pastaj, i thirra haptazi (me ze edhe me te larte)

    [9] e mandej ua shpalla publikisht ate, si dhe ne besim u pershperita (i thirra ne te gjitha format)

    [10] Dhe ju thashe: Kerkoni falje nga Perendia i jua, sepse, me te vertete, Ai eshte fales, i madh

    [11] Ai do t’ju dergoje juve shi te bollshem

    [12] dhe do t’ju ndihmoje me pasuri dhe me femije, dhe per ju do te krijoje kopshtije dhe per ju do te krijoje lumenj

    [13] Perse nuk i frikoheni madherise se Perendise

    [14] e, Ai ju ka krijuar me forma (faza) te ndryshme

    [15] A nuk po shihni se si Perendia i ka krijuar shtate qiejt – pale-pale (kat-kat)

    [16] dhe ne ta e ka bere Henen drite, kurse Diellin e ka bere fener (ndricues)

    [17] Perendia ju ka krijuar nga toka (dheu), ashtu si bimet

    [18] pastaj ju kthen te ajo dhe prej saj serish do t’ju nxjerre

    [19] Perendia per ju Token e ka bere shtroje

    [20] qe te ecni neper te, neper rruget e gjera?”

    [21] Nuhu tha: “O Zoti im, ata me kundershtuan mua dhe u dhane pas atyre, pasuria dhe femijet e te cileve nuk kane sjelle gje tjeter, pos shkaterrimt

    [22] dhe trilluan trillime te medha (kunder Nuhut)

    [23] dhe kane thene (populli i Nuhut): Mos i lini kurrsesi zotrat tuaja, mos e lini kurrsesi as Veddin, as Suvain, as Jeguthin, as Jeukin, as Nesrin’

    [24] E, keta idhuje kane mashtruar shume (njerez); e ti (keqberesve), mos u smadho asgje, perpos humbjes!”

    [25] Per shkak te mekateve te tyre, ata jane permbytur, e jane hedhur ne zjarr dhe ata nuk kane gjetur mbrojtes tjeter per vete, pervec Perendise

    [26] Dhe Nuhu tha: “O Zoti im, mos le te qarkulloje ne faqe te dheut asnje mohues

    [27] sepse, me te vertete, nese Ti i le, ata – do t’i shpien ne humbje roberit e Tu dhe do telindin vetem mekatare dhe jobesimtare

    [28] O Zoti im, falme mua dhe prinderit e mi, dhe ata te cilet hyne ne shtepine time si besimtare, dhe besimtaret e besimtaret, ndersa zullumqareve shtoju vetem shkaterrimin

    Xhindet (El-Xhinn)

    Surah 72

    [1] Thuaj (o Muhammed!): “Mua m’u ka shpallur se disa prej xhindeve (krijesa te padukshme), kane degjuar dhe kane thene: “Me te vertete, kemi degjuar (nje) Kur’an te mrekullueshem

    [2] i cili udhezon ne rrugen e drejte – e ne kemi besuar ne te, dhe kurrsesi me nuk do t’i bejme shok aske Perendise sone

    [3] e, me te vertete, qofte, larte madheria e Tij – Zotit tone! Ai, nuk ka marre per Vete as bashkeshorte as femije

    [4] (Disa) te marret nga ne, flisnin genjeshtra per Perendine

    [5] kurse ne, kemi menduar se as njerezit as xhindet nuk flasin genjeshtra per Perendine

    [6] e disa njerez kane kerkuar strehim te disa xhinde, e kjo vetem qe ua shtoi atyre terbimin

    [7] dhe, ata mendojne sic mendoni edhe ju: se, Perendia nuk do te ringjalle aske

    [8] ne jemi ata qe kemi arritur ne qiell, por kemi hasur ne plote roje te forta (engjej) dhe shigjeta te zjarrta (meteore)

    [9] dhe uleshim rreth tij, neper vende te pershtatshme per te degjuar dicka, por ai qe pergjon tani, do te hase ne shigjeta te zjarrta (meteore) qe jane ne pritje (pusi)

    [10] dhe ne nuk dime, se e keqja i qellimohet atyre qe jane ne Toke, apo Zoti i tyre don t’i udhezoje ne rruge te mire

    [11] e midis nesh ka te mire dhe ka qe nuk jane te mire, ka prej nesh kategori te ndryshme, (grupe te percara)

    [12] dhe ne e kemi ditur se nuk do te mund t’i shpetojme Perendise ne Toke dhe nuk mund ta lodhim Ate duke ikur (ne qiell)

    [13] dhe ne, posa degjuam udhezimin (Kur’anin), besuam ne te; e kush beson ne Zotin e vet, nuk ka perse te druaje nga demi as nga zullumi (terbimi)

    [14] dhe ka prej nesh muslimane, e ka prej nesh edhe mekatare, e kush e ka perqafuar islamizmin, e ka zgjedhur rrugen e drejte

    [15] kurse, jobesimtaret, do te jene lende djegese te sketerres”

    [16] Sikur te qendronin ne rrugen e vertete, Ne do t’i furnizonim me uje te bollshem

    [17] per t’i vene me kete ne sprove ata; e kushdo qe largohet nga te perkujtuarit Zotin e tij, Zoti ate ia nenshtron denimit te ashper

    [18] Xhamiat i jane kushtuar Perendise, dhe mos iu lutni askujt, pervec Perendise

    [19] E, kur adhuruesi i Perendise (Muhammedi), u ngrit t’i lutet Atij, ata (xhindet) u tubuan rreth tij si te ishin shtellunge leshi

    [20] Thuaj (o Muhammed!): “Une i lutem vetem Zotit tim dhe aske s’ia beje shok Atij”

    [21] Thuaj (o Muhammed!): “Une nuk mundem t’jua largoje ndonje dem juve e as t’ua sjell ndonje dobi (vetem Perendia ka pushtet per kete)”

    [22] Thuaj (o Muhammed!): “Me te vertete, mua askush nuk mund te me mbroje nga denimi i Perendise; as qe mund te gjeje strehim tjeter kund, pervec te Ai

    [23] (Une s’kam tjeter funksion) pervec qe t’ua predikoje ate qe vjen nga Perendia dhe te derguarit e Tij”. E, ai qe s’degjon Perendine dhe te Derguarin e Tij, ate e pret zjarri i sketerres, ne te cilin do te mbetet pergjithmone. –

    [24] E, kur ata te shohin ate per cka u eshte terhequr verejtja, do ta dine ata se kush eshte me i dobet (ne ndihme) dhe ne numer me i vogel

    [25] Thuaj (o Muhammed!): “Une nuk e di, a eshte afer ajo qe u eshte premtuar juve, apo Zoti im ka caktuar per te afat (me te gjate)

    [26] vetem Ai i di sekretet dhe Ai nuk ia zbulon sekretet e Veta askujt

    [27] pervec atij te cilin Ai e ka zgjedhur per te derguar (pejgamber); andaj, Ai para tij dhe pas tij, i ve ata qe e ruajne (engjejt)

    [28] ne menyre qe t’i dije (qarte) se a i kane zbatuar misionet e Zotit te tyre. Ai di ne hollesi cdo gje qe eshte te te derguarit; Ai di numrin e cdo gjeje qe ekziston

    I mbështjellë (El-Muzzemmil)

    Surah 73

    [1] O ti i mbeshtjellur (Muhammed)

    [2] Zgjoju (lutju) Perendise naten, pos te pakten

    [3] gjysmen e saj ose edhe me pak nga ajo

    [4] ose dicka me shume se ajo, dhe lexo Kur’anin me kujdes dhe qarte

    [5] Ne, me te vertete, do te dergojme ty fjale te renda –

    [6] sepse, zgjuarja naten, me te vertete, vepron me fuqishem dhe shprehjet (mesimet) jane me te kthjellta

    [7] meqe ti, me te vertete, diten je shume i angazhuar

    [8] Dhe permende emrin e Zotit tend dhe perkushtoju krejtesisht Atij

    [9] Ai esht Zot i lindjes dhe i perendimit, s’ka zot tjeter pervec Tij, dhe Ate merre per mbrojtes

    [10] Dhe, duroji llomotitjet e atyre dhe largohu nga ata ne menyre te bukur

    [11] e lermeni Mua (t’i qeroj hesapet) me ata qe te konsiderojne (ty) per genjeshtar, te cilet jetojne ne luks dhe jepju pak afat atyre

    [12] se, padyshim, Ne kemi pranga dhe zjarr

    [13] dhe gjellera qe ngelin ne fyt, dhe denime te dhembshme

    [14] ne Diten kur Toka dhe malet dridhen e behen si grumbuj te shkaperderdhur te reres

    [15] Ne, juve, me te vertete, ju kemi derguar nje Profet deshmitar kunder jush, ashtu sic ia kemi pas derguar nje profet Faraonit

    [16] por Faraoni e ka kundershtuar Profetin, andaj e kemi denuar ate me denim te rende

    [17] Qysh do te ruheni ju (nga denimet) nese mbeteni jobesimtare Diten ne te cilen femijet behen te thinjet (prej tmerrit te madh)

    [18] Ate dite, qielli do te cahet (nga tmerri), e premtimi i Zotit do te jete i plotesuar

    [19] Kjo, me te vertete, eshte keshille; dhe kush deshiron – le ta zgjedhin rrugen (qe shpie) te Zoti i tij

    [20] Me te vertete, Zoti yt e di, se ti (o Muhammed) lutesh me pak se dy te tretat e nates, ndonjehere gjysmen ose te treten e saj, si edhe disa prej atyre qe jane me ty. Zoti e ka caktuar gjatesine e dites dhe te nates, Ai e di se ju nuk mundeni me e llogaritur ate, andaj ju ka bere lehtesi; e ju lexoni Kur’an aq sa mundeni; Ai e di qe ndokush nga ju do te jete i semure, kurse disa te tjere udhetojne neper bote, duke kerkuar dhuntite e Perendise (per jetese), dhe te tjere qe luftojne ne rrugen e Perendise – prandaj, lexoni ju sa keni mundeis nga Kur’ani, dhe kryeni namazin dhe jepnie zeqatin, dhe per hir te Perendise jepnihua, sepse, cdo te mire qe e pergatitni ju per vete me pare, do ta gjeni te Perendia me te mire dhe (do te keni) shperblim me te madh. Kerkoni falje te Perendia, se, Perendia, me te vertete, eshte fales dhe meshirues i madh

    I mbuluar (El-Mudeththir)

    Surah 74

    [1] O ti, i mbuluar (Muhammed)

    [2] Cou dhe lajmeroi

    [3] Dhe Zotin tend madheroje

    [4] Dhe petkat tuaja pastroji

    [5] Dhe largoju (veprave) te keqia

    [6] Dhe mos ndaje me qellim qe te marresh me shume

    [7] Dhe per hir te Zotit tend, duro

    [8] e, kur te fryhet ne buri –

    [9] do te jete ato dite e rende

    [10] per jobesimtaret nuk do te jete e lehte

    [11] Lemeni Mua dhe ate qe e kam krijuar Une, vet

    [12] dhe i kam dhene pasuri kolosale

    [13] dhe djemte qe i ka te pranishem

    [14] dhe ndere e prestigj i kam dhuruar

    [15] dhe perpos kesaj - deshiron, qe Une t’ia zmadhoje (te mirat)

    [16] Jo, kurrsesi! Me te vertete, ai eshte mohues kryenec i ajeteve Tona

    [17] e Une do ta ngarkoje ate me denime te renda

    [18] sepse, ka paramenduar dhe ka kurdisur (kunder Kur’anit)

    [19] dhe, qofte mallkuar, si e ka kurdisur

    [20] dhe serish – edhe njehere, qofte mallkuar, si e ka kurdisur! –

    [21] Pastaj ka shikuar

    [22] e, u vrejt dhe iu mrrol (fytyra)

    [23] dhe u kthye (nga mendimi i drejte) dhe u kapardis

    [24] dhe tha: “Ky (Kur’ani) nuk eshte gje tjeter, perpos magji trasheguese

    [25] keto jane vetem fjale njeriu!”

    [26] Do ta hudhi (denoje) ne Sekar (Sketerre) –

    [27] e kush te shpjegon ty se cka eshte Sekari

    [28] Ai nuk le gje dhe i perfshine te gjithe (i djege)

    [29] lekurat iu bene te zeza (nga te djegurit)

    [30] mbikeqyres te tij (Sketerres) jane nentembedhjete (engjej). –

    [31] Na, kemi bere rojtare te zjarrit (engjej) dhe kemi caktuar numrin e tyre, vetem per t’i provuar jobesimtaret; per ‘tu bindur njerezit, te cileve, u eshte dhene Libri, qe t’u shtohet (forcohet) besimi atyre qe besojne, e mos te dyshojne, ata, te cileve u eshte dhene Libri, - dhe per te thene ata qe jane zemerkeqinj (hipokrit) dhe jobesimtare: “C’ka dashur Zoti (te tregoje) me kete shembull?” Keshtu, Perendia i le ne hutim (dhe ne humbje) ata qe do, dhe ne rruge te drejte e udhezon ate qe don. Askush tjeter, pervec Tij, nuk e di numrin e ushtrise se Zotit tend. Kjo eshte vetem keshille per njerezit

    [32] Kurrsesi! Betohem ne Henen

    [33] dhe ne naten qe largohet

    [34] e mengjesin qe zbardhellon

    [35] ajo (sketerra), me te vertete, eshte njera nga fatkeqesite me te medha

    [36] kjo eshte si keshillim –

    [37] per ata nga ju qe deshirojne te bejne mire ose te abstenojne (ne kete)

    [38] Cdo njeri eshte peng (pergjegjes) per veprat e veta

    [39] pervec fatlumeve

    [40] te cilet ne kopshtijet e xhenneti i pyesin fajtoret

    [41] Per mizoret – mekataret

    [42] “Cka u ka sjelle juve ne Sekar (Sketerre)?”

    [43] Ata do te pergjigjen: “Nuk kemi qene nga ata qe kane bere namaz

    [44] dhe prej atyre qe i kane ushqyer te varferit

    [45] dhe jemi leshuar ne biseda te kota me djerraditesit (badihavxhinjte)

    [46] dhe kemi pergenjeshtruar Diten e Kijametit

    [47] perderisa nuk na erdhi vdekja”

    [48] Kurrfare ndermjetesimi i ndermjetesuesve nuk do t’u ndihmoje atyre

    [49] E, perse shmangen ata nga keshillimi

    [50] thua se jane gomare te eger

    [51] te frikesuar, qe kane ikur prej luanit

    [52] Po! Cdonjeri nga ata do te kerkoje qe t’i jepet rregjistri i qarte (nga Zoti)

    [53] Kurrsesi, pasi qe ata nuk i frikohen Dites se Kijametit

    [54] Ai (Kur’ani), ne te vertete, eshte keshille

    [55] dhe kush te doje, le ta pranoje

    [56] e keshillohen vetem ata qe do Perendia; Ai eshte i vetmi te cilit duhet t’i druajme dhe Ai eshte i vetmi fales

    Ringjallja (El-Kijame)

    Surah 75

    [1] Betohem ne Diten e Kijametit

    [2] dhe betohem ne shpirtin e atij qe e qorton vetveten

    [3] A mendon njeriu qe nuk do te mund t’ia mbledhim eshtrat e tij

    [4] Po si jo, Ne mundemi me ia be majet e gishtave ashtu si i ka pasur

    [5] Por, njeriu deshiron te gaboje perderisa te jete gjalle

    [6] e pyet: “Kur do te jete Dita e Kijametit?”

    [7] Kur syri (shikimi) te shqetesohet nga frika

    [8] dhe te zihet Hena

    [9] dhe Dielli e Hena te bashkohen

    [10] ate dite njeriu, therret: “Ku te ikim?”

    [11] Askund! S’ka strehim

    [12] Ate dite, strehimi eshte te Zoti yt

    [13] ate dite, njeriu informohet per veprat qe i ka punuar, si dhe per ato qe i ka leshuar

    [14] njeriu vete do te deshmoje kunder vetvetes

    [15] madje – edhe ne qofte se i paraqet arsyetimet e veta, (ato nuk pranohen)

    [16] Mos nxito ne te lexuarit e Kur’anit me gjune tende

    [17] Ne, do t’i tubojme pjeset e tij (Kur’ani), per ta lexuar ate (si eshte)

    [18] E, kur ta lexoje Xhebraili ate (Kur’anin), percille ti leximin e tij

    [19] e pastaj, Ne do ta shpjegojme

    [20] Po, me te vertete! Ju e doni kete jete

    [21] kurse, per jeten tjeter nuk keni kujdes

    [22] Ate dite – disa fytyra do te shkelqejne

    [23] ne Zotin e tyre do te shikojne

    [24] ate dite – disa fytyra jane te mrrolura

    [25] e dine qe do t’i gjeje fatkeqesi e madhe

    [26] E, shiko! Kur te vije shpirti ne fyt

    [27] dhe therret: “A ka sherues?”

    [28] dhe ai do te bindet se ai eshte casti i ndarjes

    [29] dhe kemba me kemben lidhen

    [30] ate dite do te sillet te Zoti yt

    [31] “Ai nuk ka besuar dhe nuk eshte lutur (fale namaz)

    [32] por ka mohuar dhe eshte shmange

    [33] e pastaj ka shkuar te te afermit (familja) e tij, duke u krenuar”

    [34] Mjer per ty! Mjer per ty

    [35] E, perseri: Mjer per ty! Mjer per ty

    [36] Valle, a mendon njeriu se do te mbetet pa obligime (pa pergjegjesi)

    [37] A s’ka qene njeriu se pari pike fare (sperme) qe hudhet lehte

    [38] pastaj u be gjak i dockuar, nga i cili, Ai (Perendia), e ka krijuar dhe e ka formur te plote

    [39] Dhe, prej tij i beri ciftet: mashkullin e femren

    [40] e, valle, Ai krijuesi, a nuk ka fuqi edhe t’i ngjalle te vdekurit?”

    Koha (El-Insan)

    Surah 76

    [1] Pa dyshim ka qene kohe e gjate (ajo), e qe njeriu nuk eshte permendur (nuk ka ekzistuar)

    [2] Me te vertete, Ne e kemi krijuar njeriun nga nje fare e perzier (spermes); per ta provuar, dhe e beme ate qe te degjoje dhe te shoh

    [3] Na, ia treguam atij rrugen, e ai (do te jete) ose mirenjohes ose jomirenjohes

    [4] Na, me te vertete, per jobesimtaret kemi pergatitur zingjire e pranga dhe flake te zjarrit

    [5] Sigurisht, te ndershmit besimtare do te pine nga kupa (ne xhennet), pije te perbere me kambor

    [6] Nga burimi qe vetem adhuruesit e Perendise pine, dhe te cilin mund ta cojne (bartin) kah te duan

    [7] ata (njerez) qe e zbatojne premtimin dhe i druajne Dites, tmerri i se ciles perhapet gjithekah

    [8] dhe i ushqejne te varferit, bonjaket dhe te zenet robe (ne lufte), madje edhe pse jane vete nevojtare per te (ushqim)

    [9] (Thone ata): “Na, ju ushqejme vetem per hir te Zotit. Na – per kete, nuk duam shperblim as falenderim

    [10] Na i druajme Zotit tone ate Dite kur fytyrat jane te vrenjtura dhe te ashpra”

    [11] Perendia i ruan ata nga tmerret e asaj Dite; Ai atyre u jep shkelqim (ne fytyrat e tyre) dhe gezim

    [12] dhe, per durimin e tyre (ne te drejte), Ai i shperblen ata me xhennet dhe (petka) te mendafshta

    [13] (ata) te mbeshtetur ne kanape, nuk do ta ndjejne as vapen (e Diellit) dhe as te ftohtit (e dimerit)

    [14] dhe do t’u jete afer tyre hija e pemeve, frutet e te cilave do te mund t’i shfrytezojne (kapin) lehte

    [15] Do te sherbehen ata nga enet e argjendta dhe kupat (si shtamba) e tejdukshme

    [16] te tejdukshme, nga argjendi, madhesine e te cilave (do ta zgjedhin) sipas deshires

    [17] Ne te (xhennet) do te pine shishe pijesh te perziera me Zenxhebil

    [18] nga burimi i xhennetit, (pija) e quajtur Selsebil

    [19] Atyre do t’u sherbejne djelmoshat (sherbyesit) perhere te rinj, - qe, kur t’i shikosh, duken se jane margaritare te shperndare

    [20] Dhe, kahdo te shikosh (ne xhennet), do te shohesh komoditet e begati te gjere

    [21] Ata do te jane te veshur me petka te holla mendafshi te gjelbert, dhe nga mendafsi i trashe, te stolisur me bylyzyke te argjendte, dhe do t’u jap Zoti i tyre te pine pije te pasterta (te mrekullueshme)

    [22] (Ju thuhet atyre): “Ky eshte shperblimi juaj; perpjekja juaj (ne vepra te mira) eshte e falenderuar

    [23] Me te vertete, Na ta kemi shpallur Kur’anin ty ne intervale (kohe pas kohe)

    [24] Duro (prite) vendimin e Zotit tend, e mos degjo as mekataret, as jobesimtaret

    [25] Dhe, permende emrin e Zotit tend ne mengjes dhe ne mbremje

    [26] dhe, ne nje pjese te nates kryej detyrat (falu) per Zotin, dhe falenderoje Ate naten, gjate

    [27] E, me te vertete, keta (jobesimtaret) e duan jeten e ketushme, e nuk e perfillin Diten e veshtire (Kijametin) qe do t’u vie

    [28] Na i kemi krijuar ata dhe Na ua kemi dhene forcen (e trupit te tyre)

    [29] Kjo, me te vertete, eshte keshille, e kush te doje, ndjeke rrugen qe shpie te Zoti i tij

    [30] por ju nuk mund te duani, pervec nese don Perendia – se, Perendia, me te vertete, eshte i Plotedijshem dhe i Gjithedijshem

    [31] ate qe don Ai, e shpie ne meshiren e Vet, e jobesimtareve u ka pergatitur vuajtje te renda

    Të dërguarit (El-Murselat)

    Surah 77

    [1] Betohem ne ata (engjejt) qe sjellin te mira

    [2] e betohem ne ata qe shpejtojne si stuhia

    [3] dhe betohem ne ata qe sjellin shpalljet e pastaj dallojne (te miren nga e keqja)

    [4] Dhe ata qe dallojne

    [5] ne ata qe percjellin keshillat

    [6] e arsyeshme ose qortuese

    [7] me te vertete, ajo e ju premtohet, do te behet

    [8] Kur yjet do te shuhen

    [9] dhe kur te cahet qielli

    [10] dhe kur malet te shkaperderdhen

    [11] dhe kur te derguarit (pejgamberet) do te caktojne kohen (e tubimit)

    [12] (Do te thuhet): “Deri ne cilen dite eshte shtyer afati?” –

    [13] (Ju pergjigjet): “Deri ne Diten e vendimit!”

    [14] E, a e di ti se c’eshte Dita e vendimit

    [15] Mjer ate dite per pergenjeshtaret

    [16] A nuk i kemi zhdukur popujt e lashte

    [17] e pas tyre edhe te tjeret

    [18] Ne kete menyre do te veprojme me te gjithe fajtoret

    [19] Mjer ate dite per pergenjeshtaret

    [20] A nuk ju kemi krijuar (Ne) nga nje pike uji te pakonsiderueshem

    [21] te cilin e kemi vendosur ne vend te sigurte

    [22] dei ne afatin e caktuar

    [23] E tille eshte fuqia Jone; e sa te fuqishem jemi Ne! –

    [24] Mjer ate dite per pergenjeshtaret

    [25] A nuk e beme Ne Token vendtubimi

    [26] te te gjalleve dhe te te vdekureve

    [27] dhe ne te kemi vendosur male te larta, dhe a nuk ju dhame Ne juve te pini uje te embel (te pijes)? –

    [28] Mjer ate dite per pergenjeshtaret

    [29] (Ju thuhet): “Shkoni kah ajo (denimi), te cilen ju e keni konsideruar genjeshter

    [30] shkoni kah tymi i ndare ne tri fjolle

    [31] i cili nuk te freskon dhe nga flaka nuk shpeton

    [32] Ai hedh shkendija si rrenjet e lisit te madh

    [33] sikur t’ishin deve (gamilla) te verdha. –

    [34] Mjer ate dite per pergenjeshtaret

    [35] Kjo eshte ajo dite kur ata nuk mund te flasin

    [36] dhe nuk jepet leje per ta, per t’u arsyetuar. –

    [37] Mjer ate dite per pergenjeshtaret

    [38] (Ju thuhet): Kjo eshte Dita e gjykimit, ne te cilen juv edhe popujt e lashte i kemi tubuar

    [39] e nese dispononi me ndonje dinakeri, perdoreni kunder Meje! –

    [40] Mjer ate dite per pergenjeshtaret

    [41] Ata qe ruhen nga te kundershtuarit Perendine, do te jene ne mesin e burimeve dhe te hijeve

    [42] dhe midis pemeve cfare i deshirojne

    [43] (Ju thuhet): “Hani e pini, e ju befte mire! (Shperblim) per ate qe keni punuar”

    [44] Keshtu Na i shperblejme ata, qe bejne vepra te mira. –

    [45] Mjer ate dite per pergenjeshtaret

    [46] (Ju thuhet jobesimtareve): “Hani dhe kenaquni, por per pak kohe!”

    [47] Mjer ate dite per pergenjeshtaret

    [48] Por, kur ju thuhet atyre (ne kete jete): “Peruluni ndaj Perendise (falni namazin)!” – ata nuk perulen. –

    [49] Mjer ate dite per pergenjeshtaret

    [50] E, ne cfare libri tjeter do te besojne, pas Kur’anit

    Lajmi (En-Nebe')

    Surah 78

    [1] Per cka pyesin ata njeri-tjetrin? –

    [2] Per lajmin e madh

    [3] per te cilin ata kane mendime te ndryshme

    [4] Jo, jo, ata, me siguri, do ta dine

    [5] E pastaj, serish, me te vertete, do ta dine

    [6] A nuk u kemi bere ne Token shtrat

    [7] E malet shtyll

    [8] Ne ju kemi krijuar dy lloje (mashkull e femer)

    [9] dhe gjumin tuaj ua kemi bere clodhje

    [10] kure naten ua kemi bere mbulese

    [11] dhe diten e kemi caktuar per jetese (ekonomizim)

    [12] dhe mbi ju kemi ndertuar shtrate qiej te forte

    [13] Dhe kemi krijur kandil (diell) te shendritshem

    [14] Ne, nga rete, u leshojme ujera te medha (shira)

    [15] per rritjen e dritherave dhe bimeve

    [16] dhe kopshteve te dendura

    [17] Me te vertete, Dita e sqarimit, eshte caktuar

    [18] Dita kur do te fryhet ne buri (Sur), e do te vini ju, grupe-grupe

    [19] dhe qielli do te hapet dhe do te behet dyer

    [20] dhe malet levizin e behen si hije e ajrit (fatamorgane)

    [21] Me te vertete, Sketerra do te behet pusi

    [22] per te keqinjte vendbanim

    [23] qe aty te mbeten pergjithmone

    [24] ne te, nuk do te shijojne as freskim, as pije

    [25] perpos ujit te vluar dhe qelbesirave

    [26] (si) shperblim gjegjes (i veprave te tyre)

    [27] Ata, me te vertete, nuk kane menduar ne dhenie te llogarise

    [28] dhe argumentet Tona i kane mohuar krejtesisht

    [29] por Ne, cdo gje e kemi numerura dhe shenuar

    [30] “Andaj, shijoni, Ne do t’ju shtojme vetem denimin”

    [31] E, me te vertete, per ata qe i kane druajtur Perendise, u jane pergatitur vende kenaqesie

    [32] kopshte dhe vreshta

    [33] dhe vajza te reja, te njejtes moshe

    [34] dhe kupa te plota

    [35] Nuk do te degjojne atje (ne xhennet) biseda te kota as genjeshtra

    [36] (ky eshte) shperblimi i Zotit tend, i dhene sipas llogarise (se veprave te tyre)

    [37] Zotit te qiejve dhe te Tokes, dhe cka gjendet ne mes tyre, Meshiruesi, te cilit askush nuk do te mund t’i bezeje (flas)

    [38] ne Diten kur Xhebraili dhe engjejt do te jene te rreshtuar, e nuk do te flas askush, perpos atij qe do t’i lejoje Meshiruesi, e qe do te thone te verteten

    [39] Ajo eshte Dite e pashmangshme, e kush te doje, do ta marr strehimin te Zoti i vet

    [40] Me te vertete, Ne u kemi paralajmeruar se eshte i afert denimi, ne Diten kur njeriu do t’i shohe veprat e tija, dhe, kur jobesimtari, do te thote: “Ah, te isha dhe!”

    Shkulësit (En-Naziat)

    Surah 79

    [1] Betohem ne ata (engjej) qe i marrin shpirterat ashper (jombesimtareve)

    [2] dhe ne ata qe i marrin butesisht (besimtareve)

    [3] dhe ne ata (engjej) qe notojne ne hapesire (ne mes Tokes e qiellit)

    [4] si dhe ne ata (engjej) qe garojne (per kryerjen e urdherave)

    [5] dhe betohem ne ata (engjej) qe i rregullojne ato qe nuk jane te rregulluara

    [6] ne Diten kur Toka do te dridhet nga termeti

    [7] ps te cilit pason tjetri. –

    [8] Ate dite, zemrat do te jene te tronditura

    [9] e shikimet e tyre te perulura

    [10] Ata (jobesimtaret) thone: “A, me te vertete, do te kthehemi ne – ne jete (ne gjendjen e meparshme)

    [11] A thua edhe kur te behemi eshtra te kalbur?”

    [12] E thone: “E atehere (te kthyerit), do te jemi te humbur

    [13] E do te jete ajo (ringjallja) vetem nje thirrje

    [14] dhe, ja ata pernjeheresh (te gjalle) ne Toke

    [15] A te ka ardhur ty (o Muhammed) lajmi per Musain

    [16] kur Zoti i tij e ka thirre ate ne luginen e shenjte te Tuvase

    [17] “Shko te Faraoni, se ai, me te vertete, eshte terbuar

    [18] dhe thuaj (Faraonit): ‘A don ti te pastrohesh (nga te keqiat)

    [19] dhe te udhezoj te Zoti yt, qe t’i druhesh (per te mos bere te keqia)

    [20] Dhe, ia tregoi (Musai-Faraonit) mrekulline me te madhe

    [21] por ai e mohoi dhe e kundershtoi

    [22] pastaj u kthye

    [23] u perpoq dhe i tuboi njerezit e thirri

    [24] “Une jam zoti juaj suprem (me i larte)

    [25] dhe, Perendia, ia ekspozoi atij denimin e kesaj bote dhe te botes tjeter

    [26] Kjo eshte keshille per ata qe i druajne Perendise

    [27] E, cka eshte me veshtire: krijimi i juaj apo i qiellit? Ai e ka ndertuar (qiellin)

    [28] lart e ka ngritur kupen e tij dhe e ka persosur

    [29] dhe netet e tij i ka bere te errta, kurse ditet te ndritshme

    [30] e pastaj e rrafshoi (shtriu) Token

    [31] dhe nga ajo (toka) i nxorri ujerat dhe kullosat

    [32] dhe malet i beri te palevizshme (i forcoi)

    [33] per gjallerine tuaj dhe te bagetive tuaja

    [34] E, kur te arrije veshtiresia me e madhe

    [35] Dita kur njeriu e kujton ate cka ka punuar

    [36] dhe i tregohet sketerra cdokujt qe sheh

    [37] atehere, ai qe ka qene kercenues

    [38] dhe e ka preferuar (dashte me shume) jeten e kesaj bote

    [39] pe te, me te vertete, vendbanim eshte sketerra

    [40] Kurse, ai qe i druan madherise se Zotit te tij dhe e frenon vete nga epshet

    [41] me te vertete, vendbanim i tij eshte xhenneti

    [42] Te pyesin ty per Kijametin: “Kur do te ndodhe?”

    [43] Cka ka rendesi per ty ta permendesh ate

    [44] Vetem Zoti yt di per te

    [45] Ti je vetem paralajmerues i atyre qe i druajne atij (Kijametit)

    [46] kurse, ate dite, qe do ta shohin ate (Kijametin), atyre do t’u duket se kane qendruar ne kete bote, vetem nje mbremje apo nje mengjes (te asaj mbremjeje)

    Ai u vrenjt (Abese)

    Surah 80

    [1] Ai (Muhammedi) u mrrol e u kthye (me fytyre)

    [2] ngase i erdhi prane i verberi

    [3] E kush te defton ty – ndoshta ai deshiron te pastrohet (nga mekatet)

    [4] ose te keshillohet, e t’i sjell dobi atij keshillimi

    [5] e atij qe esthe i pasur (e prezentohet si i panevojshem per te besuar)

    [6] atij po i kthehesh

    [7] sepse, ti nuk ke pergjegjesi, nese ai nuk don te pastrohet (te besoje)

    [8] e atij qe te vjen ty duke nxituar (per keshillim)

    [9] dhe ndien droje

    [10] e ti ate nuk po e merr ne konsiderim

    [11] Mos vepro ashtu! Ato jane keshilla

    [12] e, kush te doje, le te mesoje

    [13] ne faqet e (Kur’anit te) cmueshme

    [14] te lartesuara (te madherueshme), te pastra

    [15] me duart e shkruesve (engjejve)

    [16] te ndershem dhe te drejte

    [17] Mallkuar qofte njeriu! Sa jomirenjohes qe eshte ai

    [18] Prej ckahjes e krijoi Ai (Perendia) ate (njeriun)

    [19] Prej pikes se fares e krijoi dhe pergatiti per te cdo gje te dobishme

    [20] dhe pastaj ia lehtesoi rrugen (e lindjes)

    [21] pas kesaj, (Ai) ia caktoi vdekjen dhe beri qe te varroset

    [22] dhe, mandej kur te doje Ai, e ringjalle

    [23] Ne te vertete! Ai – njeriu, ende nuk i ka plotesuar ato qe i ka urdheruar Ai

    [24] Le te shikoje njeriu ne ushqimin e vet

    [25] Ne kemi derdhur ujera (shira) te bollshme

    [26] pastaj e kemi plasaritur token me carje

    [27] dhe bejme qe nga ajo te rriten dritherat

    [28] dhe rrushi e perimet

    [29] dhe ulliri e palma

    [30] dhe kopshtet e dendura

    [31] dhe pemet e barishtet

    [32] per ju dhe bagetine tuaj

    [33] E, kur te arrije zeri i madh shurdhues

    [34] ne Diten kur njeriu iken nga vellau i tij

    [35] dhe nga nena e babai i tij

    [36] dhe nga bashkeshortja e femijet e tij

    [37] ate Dite, cdonjeri eshte i preokupuar me gjendjen e vetvetes

    [38] disa fytyra ate Dite, shendrisin

    [39] te qeshura, te gezuara

    [40] kurse disa fytyra, ate Dite, pluherosen

    [41] erresira do t’i kaploje

    [42] keta jane jobesimtaret, te korruptuarit

    Shkatërrimi (Et-Tekvir)

    Surah 81

    [1] Kur Dielli te humbe shkelqimin

    [2] dhe kur yjet te rrezohen (erresohen)

    [3] dhe kur malet te levizin

    [4] dhe kur devet mbarse te mbeten pa coban (te pakujdes)

    [5] dhe kur shtazet e egra te tubohen

    [6] dhe kur devet vlojne

    [7] dhe kur shpirterat bashkohen me trupera

    [8] dhe kur vajza e varrosur per se gjalli, do te pyetet

    [9] per cfare faji eshte mbytur

    [10] dhe kur te shperndahen listat (librat e veprave te njerezve)

    [11] dhe kur qielli zhvendoset

    [12] dhe kur te flakeroje sketerra

    [13] dhe kur te afrohet xhenneti

    [14] cdokush do te di per veprat qe ka pergatitur

    [15] Dhe – betohem ne yjet – qe perendojne

    [16] te cilet levizin dhe zhduken nga shikimi (horizonti)

    [17] dhe ne naten kur bie terri

    [18] dhe agimin kur gdhine (zbardhellon drita)

    [19] Me te vertete, Kur’ani eshte fjala e te Derguarit fisnik (Xhebrailit)

    [20] te fuqishem, te cmuar nga Zoti i Arshit (Kozmosit)

    [21] te cilin e degjojne (engjejt) dhe eshte i besuar (i madh)

    [22] E shoku juaj (Muhammedi), nuk eshte i marre

    [23] Ai (Muhammedi) e ka pare qarte (Xhebrailin) ne horizont

    [24] dhe, kur eshte fjala per Shpalljen, ai (Muhammedi) nuk eshte doreshtrenguar (nuk e mshehe ate)

    [25] dhe Kur’ani nuk eshte fjale e djallit te mllkuar

    [26] e, kah po ia mbani (me keto mendime)

    [27] Ai (Kur’ani), eshte vetem keshille, per tere boten (njerezit)

    [28] per ata nga ju qe duan rrugen e vertete

    [29] e ju nuk mund te deshironi (te drejten), pervec atehere kur deshiron Perendia, Zoti i gjithe boterave

    Copëtimi (El-Infitar)

    Surah 82

    [1] Kur te shkyhet qielli

    [2] dhe kur te rrezohen (derdhen) yjet

    [3] dhe kur perzihen deterat (njeri me tjetrin)

    [4] dhe kur te rrotullohen varret

    [5] cdokush do te di per veprat qe ka punuar dhe leshimet (qe ka bere)

    [6] O njeri, c’te mashtroi ty qe nuk i besove Zotit tend bujar

    [7] Ai te krijoi ty dh beri qe ta kesh (ne forme) te harmonizuar tere organizmin

    [8] dhe cfare forme deshi (Ai), te dha

    [9] Jo, jo! Kurrsesi! Ju po e konsideroni besimin genjeshter

    [10] Me te vertete, ka rojtare per ju

    [11] qe jane te nderueshem tek ne

    [12] qe i shenojne veprat tuaja, dine cka punoni

    [13] Te ndershmit, me te vertete, do te gjenden ne xhennet

    [14] kurse fajtoret, me te vertete, do te gjenden ne sketerre

    [15] Ne Diten e Kijametit (ata) do te digjen ne zjarr

    [16] dhe kurre nuk do te dalin prej tij

    [17] E, kush te shpjegon ty per Diten e Kijametit? –

    [18] dhe edhe njehere: kush te shpjegon ty c’eshte Dita e Kijametit

    [19] Ajo eshte Dite kur askush nuk mund t’i ndihmoje ndokujt asgje, ate dite pushteti i tere eshte vetem i Perendise

    Mashtruesit (El-Mutaffifin)

    Surah 83

    [1] Mjer per ata qe kur masin – mungojne

    [2] te cilet e marrin masen e plote kur eshte e marrin vetveten

    [3] e, kur t’iu masin te tjereve me liter ose me kandar – ju pakesojne

    [4] A nuk mendojne ata se do te ringjallen

    [5] ne nje Dite te madhe (te Kijametit)

    [6] ate Dite kur njerezit do te dalin para Zotit te gjithesise

    [7] Po, po, me te vertete, Libri i mekatareve eshte ne Sixh-xhin

    [8] e, ata e di ti se c’eshte Sixh-xhin

    [9] (Ai eshte) Libri i shkruar

    [10] Mjer ate dite per pergenjeshtaret

    [11] qe kane mohuar Diten e Kijametit –

    [12] e ate, e mohon vetem kundervajtesi, mekatari (i madh)

    [13] i cili, kur i jane lexuar ajetet Tona, ka thene: “Trillime te popujve te lashte!”

    [14] E, nuk eshte ashtu! Por, veprat e tyre (te keqia) i kane ndryshkur zemrat e tyre (i kane nxire)

    [15] Jo, jo, ate dite, me te vertete, ata do te jene te penguar qe ta shohin Zotin e tyre

    [16] pastaj, me siguri, do te hyjne ne sketerre

    [17] e do t’ju thuhet (nga engjejt e sketerres): “Qe, kjo eshte ajo qe e keni mohuar!”

    [18] Po, po, me te vertete, Libri i te ndershmeve eshte ne Il-lijjin

    [19] E, a e di ti se c’eshte Il-lijjin

    [20] Ai eshte Libri i shkruar

    [21] qe e deshmojne te afermit (engjejt) e Perendise

    [22] Me te vertete, te miret (njerez) do te gjenden ne xhennet

    [23] e nga divanet – kanapet do te shikojne

    [24] ne fytyrat e tyre do te njohesh freskine e begative

    [25] atyre do t’u jepet te pine nga pijet e mbyllura (te ruajtura)

    [26] vula e te cilave eshte misk (parfem), - dhe per kete, le te bejne gara garuesit! –

    [27] (pija) do te jete e perzier me ujin e Tesnimit

    [28] nga burimi i te cilit do te pine te afermit e Perendise (te miret)

    [29] Me te vertete, mekataret qeshnin (ne jeten e kesaj bote), me ata qe besonin

    [30] kur kalonin prane tyre, njeri-tjetrit ia benin me sy

    [31] e kur ktheheshin te familjet e tyre, ata argetoheshin ne forme tallese (me besimtaret)

    [32] ata (mekataret), kur i shihnin (besimtaret), thonin: “Keta, me te vertete, jane te humbur”

    [33] e, ata nuk jane derguar per kujdestare te tyre (besimtareve)

    [34] Sot, ata qe kane besuar, do t’i perqeshin mohuesit

    [35] e, nga divanet (kanapet) do te shikojne

    [36] a jane shperblyer meritueshem mohuesit, per veprat qe kane punuar?! (Po)

    Çarja (El-Inshikak)

    Surah 84

    [1] Kur qiellit te shkyet

    [2] dhe te degjoje me pervujtni Zotin e vet – sic i perket

    [3] dhe kur Toka do te shtrihet (me shafitjen) e maleve

    [4] dhe ta hedhe gjithe ate qe ka brenda e te zbrazet

    [5] dhe te degjoje me pervujtni Zotin e vet – sic i perket –

    [6] ti, o njeri, qe perpiqesh shume, mundin tend do ta gjesh te Zoti yt

    [7] atij qe do t’i jepet libri i tij ne doren e tij te djathte

    [8] lehte do te japi llogari

    [9] dhe do te kthehet i gezueshem te te afermit e tij

    [10] e, atij qe do t’i jepet libri i tij pas shpines

    [11] e therret shkaterrimi

    [12] dhe ne zjarr do te digjet

    [13] sepse, (ne jete) ka qene i gezueshem ne familjen e tij

    [14] dhe ka menduar se kurre nuk do te kthehet (ringjallet per te dhene llogari)

    [15] Po, po, do te kthehet te Zoti i tij, me te vertete, Ai i sheh te gjitha punet e tij

    [16] Dhe, betohem ne kuqerrimin e mbremjes

    [17] dhe naten, dhe ne ate qe paklon ajo me erresiren e saj

    [18] dhe henen e plote

    [19] ju, me siguri, do te gjendeni ne rrethana te veshtira dhe me te veshtira

    [20] E, cka kane ata, qe nuk duan te besojne

    [21] e, perse kur t’u lexohet Kur’ani, nuk perulen (nuk bejne sexhde)

    [22] E, madje, jobesimtaret, e pergenjeshtrojne ate (Kur’anin)

    [23] e Perendia, me te vertete, di cka fshehin ata (ne zemrat e tyre)

    [24] prandaj, sihariqoi ata me denim te dhembshem

    [25] Por, ata qe besojne dhe punojne vepra te mira, do te shperblehen panderprere

    Yjet (El-Buruxh)

    Surah 85

    [1] Betohem ne qiellin e stolisur me hyllsi

    [2] dhe ne Diten e premtuar (Kijametit)

    [3] dhe ne deshmitaret, si dhe ne ate qe do te deshmohet (ate dite)

    [4] mallkuar qofshin ata e kane hapur hendeqe

    [5] dhe qe i mbushen me zjarr, me gjithefare lenedesh djegese

    [6] (mallkuar qofshin ata) kur u ulen prane tij

    [7] dhe ishin prezent te asaj (qe u bene besimtareve)

    [8] E, (jobesimtaret) i munduan ata vetem pse i besuan Zotit te Plotefuqishem dhe Falenderues

    [9] pushteti i te cilit shtrihet ne qiej dhe ne Toke, - e Perendia eshte Deshmitar i cdo gjeje

    [10] Pa dyshim, ata qe i torturojne besimtaret dhe besimtaret e qe (pastaj) nuk pendohen – i pret denimi i sketerres dhe (per ta ka) denim zjarri

    [11] e, me te vertete, ata qe besojne dhe punojne vepra te mira – per ta ka kopshte te xhennetit, neper te cilet rrjedhin lumenjte; - e ky eshte sukses i madh

    [12] Me te vertete, ndeshkimi i Zotit tend, eshte i ashper

    [13] Me te vertete, Ai krijon prej kurrgjeje dhe perseri i kthen (ps vdekjes – i ringjalle)

    [14] Ai eshte fales dhe plot dashuri

    [15] Zot i Arshit (fronit) te Madherueshem

    [16] Ai punon cka te doje

    [17] A ka arritur te ti lajmi per ushtrite

    [18] e Faraonit dhe Themudit

    [19] Por, jobesimtaret – gjithmone mohojne

    [20] e Perendia (i Plotefuqishem), i perfshine te gjithe

    [21] ky Kur’an – (qe e mohonin ata), eshte Kur’ani i madherueshem

    [22] i shkruar ne Levhi Mahfudh (ne pllaken e ruajtur me kujdes)

    Ylli i natës (Et-Tarik)

    Surah 86

    [1] Betohem ne qiellin dhe yllin e nates

    [2] E, a e di ti se c’eshte ylli i nates

    [3] Ai eshte ylli qe shpon terrin (me driten e vet)

    [4] Per cdo njeri ka mbikeqyres (ndaj tij)

    [5] Le te shikoje njeriu prej ckahjes eshte krijuar

    [6] eshte krijuar nga lengu qe kullon (hudhet)

    [7] i cili del nga kurrizi (i mashkullit) dhe kraherori

    [8] dhe, me te vertete, Ai (Perendia) eshte i pushtetshem – per ta kthyer (ringjalle) ate

    [9] ne Diten kur do te zbulohen sekretet

    [10] kur njeriu nuk do te kete as fuqi, as ndihmes

    [11] Betohem ne qiellin, shendrues i (plot) gjendjeve

    [12] dhe Token qe plasaritet per te mbire bimet

    [13] Kur’ani, me te vertete, eshte fjale qe ndane te verteten prej te pavertetes

    [14] ai nuk eshte kurrfare burleske (tregim i kote)

    [15] Me te vertete, at sherbehen me dinakeri (te medha)

    [16] e, Une i ndeshkoje per dinakerine, e tyre –

    [17] andaj, caktoju pak afat jobesimtareve, leri ne qetesi ata edhe per nje cast

    Më i Larti (El-A'la)

    Surah 87

    [1] Falendero emrin e Zotit tend te Lartesuar

    [2] qe krijon cdo gje dhe e bene te harmonizuar

    [3] dhe qe cdo gje e ka caktuar dhe i ka dhene inspirim

    [4] dhe qe bene te rriten kullosat

    [5] dhe pastaj ben qe te shnderrohen, te thahen e te vyshken

    [6] Na do ta mesojme ty (Kur’anin, permes Xhebrailit), e ti nuk do ta harrosh

    [7] pervec asaj qe don Zoti. Ai (Perendia), me te vertete, di cdo gje qe shprehni haptazi dhe ate qe fshihni –

    [8] dhe Ne do ta lehtesojme ty (rrugen) e lehte

    [9] prandaj keshillo ti – nese keshilla ka dobi

    [10] ai qe i druan Perendise, keshillohet

    [11] e shmanget nga keshillat, ai me i keqi

    [12] i cili do te digjet ne zjarrin e madh

    [13] e ne te, as nuk do te vdes e as nuk do te jetoje (jete normale)

    [14] Shpetimin do te arrije ai qe pastrohet (nga te keqiat)

    [15] dhe qe e permend emrin e Zotit te vet dhe bene namaz

    [16] Por ju, perkundrazi, me shume po e parapelqeni jeten e kesaj bote

    [17] por, jeta tjeter eshte me e mire dhe e perhershme (amshuar)

    [18] Kjo, me te vertete, ka qene shenuar ne faqet (e librave) e broshurat e lashta

    [19] librat (broshurat) e Ibrahimit dhe Musait

    Mbuluesja (El-Gashije)

    Surah 88

    [1] A te ka arritur ty lajmi per fatkeqesine e kaplueshme (te Kijametit)

    [2] Ate Dite, fytyrat (e te keqinjve) jane te deshperuara

    [3] me pune te veshtira e te rraskapitura

    [4] ne zjarr te forte do te digjen

    [5] e do te pine nga burimet e vluara

    [6] kur tjeter ushqim per ta nuk do te kete, perpos therrave

    [7] e ky (ushqim), as nuk do t’i trashe as nuk do t’i ngop (nga uria)

    [8] Ate Dite, fytyrat e disave (besimtareve) do te jene te gezuara

    [9] te kenaqura per punet e bera

    [10] te vendosura ne kopshtin madheshtor

    [11] ne te cilin nuk do te degjojne fjale boshe

    [12] Ne te ka burime uji – rrjedhese

    [13] ne te ka divane te cmueshme

    [14] dhe kupa te pergatitura

    [15] dhe jastek te renditur

    [16] e shume qilima te shtruar

    [17] Valle, a nuk shohin ata se si eshte krijuar devja

    [18] e si eshte ngritur qielli

    [19] dhe si jane vendosur malet

    [20] dhe si eshte shtrire Toka

    [21] Ti keshillo (njerezit) – se ti je vetem keshillues

    [22] ti nuk je mbi ta imponues (sundues)

    [23] E, pervec atyre qe shmangen dhe nuk besojne

    [24] ata, Perendia do t’i denoje me mundimet me te medha

    [25] Ata, me te vertete, do te kthehen te Ne

    [26] dhe, me te vertete, do te japin llogari para Nesh

    Agimi (El-Fexhr)

    Surah 89

    [1] Betohem ne agimin

    [2] dhe dhjete netet

    [3] dhe ne te gjitha qe jane cift e tek

    [4] dhe naten qe shkon

    [5] valle, a nuk eshte ky betim per te mencurin

    [6] Valle, a nuk di ti se cka ka bere Zoti yt me Adin

    [7] e me banoret e qytetit Iremes, pronare te pallatee madheshtore

    [8] cfare nuk ka pasur askund tjeter

    [9] dhe si i denoi themudasit, te cilet kane gedhendur shkembinj ne lugine

    [10] dhe Faraonin – pronarin e shtyllave

    [11] qe kane bere zullum pa te drejte ne toke

    [12] dhe shtonin ngaterresat

    [13] andaj Zoti yt, e leshoi mbi ta kamxhikun e denimit (lloj-lloj denimesh)

    [14] sepse, me te vertete, Zoti yt i pret ata ne pusi (i percjelle punet e tyre)

    [15] Por, Perendia kur ta provoje njeriun e ta dhuroje me begati, (ai) thote: “Zoti im eshte sjelle ne menyre bujar endaj meje!”

    [16] E, kur ta provoje ate, duke ia munguar furnizimin, atehere ai thote: “Zoti im me ka poshteruar”

    [17] Jo, jo! Por ju nuk po i respektoni bonjaket

    [18] dhe nuk po e nxitni njeri-tjetrin per t’i ushqyer te varferit

    [19] kurse trashegimine, e hani me lakmi te pangopur

    [20] dhe deshironi pasuri te pakufishme

    [21] Por kjo nuk eshte mire! Atehere, kur Toka do te copetohet ne thermia

    [22] dhe kur do te arrije urdheri i Zotit tend, e engjejt te rreshtohen radhe pas radhe

    [23] dhe ate Dite kur afrohet (prezentohet) sketerra; atehere njeriu do te kujtohet – por c’dobi

    [24] dhe thote: “Ah! Sikur te kisha punuar gjera te mira ne jeten time!”

    [25] Ate Dite, askush nuk mund te denoje, si Ai (denimi i Tij)

    [26] dhe, ate dite, askush nuk lidhe ne pranga si Ai

    [27] E ti, o shpirt i besuar (kembengules ne besim)

    [28] kthehu te Zoti yt i kenaqur, sepse, edhe Ai eshte i kenaqur me ty

    [29] prandaj, hynne mes te dashurve te Mi

    [30] dhe hyn ne xhennetin Tim

    Qyteti (El-Beled)

    Surah 90

    [1] Betohem ne kete qytet

    [2] pasi ne te, ti je i lire (o Muhammed)

    [3] dhe (betohem) ne ata qe kane lindur dhe linden

    [4] Na, e krijuam njeriun qe te luftoje ne veshtiresi (per te dy jeterat)

    [5] A mendon ai se askush nuk mund t’i beje gje

    [6] Ai thote: “Kam shpenzuar pasuri te pamase!”

    [7] Valle, a mendon ai, se, nuk e ka pare askush

    [8] A nuk ia kemi dhene dy syte

    [9] edhe gjuhen edhe dy buzet

    [10] dhe te miren e te keqen ia kemi shpjeguar

    [11] E, perse nuk eshte perpjekur te kaperceje veshtiresite

    [12] E kush mund te shpjegoje c’eshte veshtiresia (per te punuar vepra te mira)

    [13] me liruar skllavin (nga skllaveria)

    [14] ose me ushqyer, kur bredh uria (te uret)

    [15] bonjakun e aferm

    [16] ose te varferin e mjere

    [17] e pos ketyre, te jete nga ata qe besojne, te cilet njeri-tjetri i japin kurajo per durim dhe kurajo per meshire

    [18] et gjithe keta, do te jene te lumtur

    [19] E, ata qe nuk besojne ne argumentet Tona, ata do te jene fatzinj

    [20] ata do te jene ne zjarrin e mbyllur

    Dielli (Esh-Shems)

    Surah 91

    [1] Betohem ne Diellin dhe driten e tij

    [2] dhe Henen qe e percjelle

    [3] dhe diten qe e ben te dukshem ate

    [4] dhe naten kur e mbulon

    [5] dhe qiellin dhe Ate qe e ka ndertuar (ate)

    [6] dhe Token dhe Ate qe e ka shtruar ate (Token)

    [7] dhe shpirtin (njeriun e pare) dhe Ate qe e krijoi

    [8] e ua ka shpjeguar te miren e te keqen

    [9] me te vertete, ai qe e pastron ate (shpirtin), do te jete i lumtur

    [10] e, me te vertete do te humbe ai qe e devijon ate (shpirtin)

    [11] Populli i Themudit, nga shfrenimi i vet – ka pergenjeshtruar

    [12] kur nga mesi i tyre u ngrit nje fatzeze

    [13] i derguari i Perendise (Salihu), ju tha atyre: “Lereni deven e Perendise dhe kujdesuni per kohen kur duhet te pije ajo!”

    [14] Por ata nuk i besuan (atij), madje e prene ate (deven) – dhe Zoti i tyre shkaterroi ata per mekatet e tyre, duke i zhdukur deri ne te fundit

    [15] se, Ai, nuk i druan pasojes nga ajo

    Nata (El-Lejl)

    Surah 92

    [1] Betohem ne naten qe e mbulon terri

    [2] dhe diten qe agon

    [3] dhe qe ka krijuar mashkullin dhe femren –

    [4] me te vertete, veprat tuaja jane te ndryshme

    [5] atij qe jep (per bamires) dhe ruhet (prej gabimeve)

    [6] dhe i cili deshmon (verteton) ate qe eshte me e bukur (besimin)

    [7] Na, atij do t’ia lehtesojme rrugen e lumturise (xhennetit)

    [8] kurse atij qe eshte koprrac dhe e konsideron veten te pavarur (nga Zoti)

    [9] dhe e pergenjeshtron ate me te bukuren (besimin)

    [10] Na, atij, do t’ia lehtesojme rrugen e rende (sketerres)

    [11] e kur te hedhet (ne varr), pasuria e tij nuk do t’i ben dobi

    [12] Neve na perket, qe ta tregojme rrugen e drejte

    [13] dhe, me te vertete, e Jona eshte ajo bote dhe kjo bote

    [14] Andaj Une, ju kam terhequr verejtjen me zjarrin qe ndizet

    [15] ne te cilin do te hidhet vetem me i keqi

    [16] i cili ka pergenjeshtruar dhe eshte larguar nga besimi

    [17] e do te jete larg nga ai (zjarri), ai qe i druan Perendise

    [18] ai qe ndane nga pasuria e tij, duke e pastruar veten (nga te keqiat)

    [19] e nuk e jep ate – per t’ia kthyer ndokush

    [20] por vetem qe te fitoje kenaqesine e Zotit te tij te Lartemadherueshem

    [21] dhe ai, me siguri, do te jete i kenaqur

    Mëngjesi (Ed-Duha)

    Surah 93

    [1] Betohem ne mengjesin

    [2] dhe naten kur terrohet e qetesohet –

    [3] Zoti yt, nuk te ka braktisur e as nuk te ka urrejtur

    [4] Me te vertete, jeta e ardhshme per ty eshte me e mire se kjo jete

    [5] e, me te vertete, Zoti yt do te japi ty, e ti do te jesh i kenaqur

    [6] A nuk ishe ti bonja, e Ai te mori ne strehim

    [7] dhe te gjeti te humbur (te paudhezuar), e te udhezoi me Shpalljen e Kur’anit

    [8] dhe ishe i varfer e te beri te pasur

    [9] Mos e nencmo bonjakun

    [10] e lypsin mos e refuzo me ashpersi

    [11] dhe dhuntite e Zotit tend, shprehi

    Zgjidhja (El-Inshirah)

    Surah 94

    [1] Valle, a nuk ta kemi zgjeruar kraherorin (zemren tende)

    [2] dhe ta kemi heqe barren ty

    [3] e cila te ka renduar teper kurrizin tend

    [4] dhe e kemi ngritur lart emrin (kujtimin) tend

    [5] E, me te vertete, me veshtiresi – arrihet ne lehtesi

    [6] me te vertete, me veshtiresi – arrihet ne lehtesi (lumturi)

    [7] E, kur ta kryejsh njeren pune, filloja tjetres (menjehere)

    [8] dhe (vetem) te Zoti yt syno (drejtohu)

    Fiku (Et-Tin)

    Surah 95

    [1] Betohem ne fiq dhe ullinj

    [2] dhe malin e Sinajit

    [3] dhe ne kete qytet te sigurt

    [4] me te vertete, Na e kemi krijuar njeriun ne formen (hrmonine) me te bukur

    [5] pastaj, e kemi kthyer ate ne gjendjen me te ulet (ne kete jete dhe tjetren)

    [6] pervec atyre qe besojne dhe punojne vepra te mira, per ta ka shpeblime te panderprera

    [7] E, cka atehere te shtyni ty (o njeri), qe ta mohosh besimin

    [8] A nuk eshte Perendia gjykatesi me i drejte

    Gjaku i ngjizur (El-Alek)

    Surah 96

    [1] Lexo ne emer te Zotit tend, i cili ka krijuar (te gjitha)

    [2] i cili e krijoi njeriun nga gjaku i drockuar (embrioni)

    [3] lexo, se Zoti yt, eshte me bujari

    [4] qe ia mesoi njeriut penden (te shkruaje)

    [5] qe njeriut ia mesoi ate qe nuk e diti

    [6] Jo, jo! (megjithate), me te vertete, njeriu ka kalur kufirin (ne te keqe)

    [7] posa e ka ndier veten te pasur (se nuk i nevojitet askush)

    [8] e, me te vertete, kthimi eshte te Zoti yt

    [9] A e ke pare ti ate qe pengon

    [10] njeriun (adhuruesin) kur falet (bene namaz)

    [11] Me thuaj ti (o Muhammed!), nese ai mendon se eshte ne rrugen e drejte

    [12] apo rekomandon qe te adhurohen idhujt

    [13] e, cka mendon ti nese ai i pergenjeshtron (argumentet Tona) dhe kthehet

    [14] A nuk e di ai – se Zoti i sheh te gjitha (e dhuron te mirin, ndersa e denon te keqin)

    [15] Jo, jo! Me te vertete, nese nuk terhiqet nga kjo, do ta kapim per flokesh (gersheten)

    [16] per floket (gershetin) e genjeshtarit dhe fajtorit

    [17] e, ai le ta therras shoqerine e vet (ne ndihme)

    [18] Na do t’i therrasim Zebanijt (rojet e Sketerres)

    [19] Jo, jo! Mos iu perul ti atij; por bene ti sexhde dhe afroju (Zotit tend)

    Nata e Kadrit (El-Kadr)

    Surah 97

    [1] Na kemi fillur ta shpallim (Kur’anin) ne naten e Kadrit –

    [2] e kush te tregon ty se c’eshte nata e Kadrit

    [3] Nata e kadrit eshte me e vlefshme se nje mije muaj –

    [4] engjejt dhe Xhebraili, me lejen e Zotit te tyre, zbresin ne te, per te zbatuar (te gjitha) urdherat e Zotit

    [5] pershendetjet e kesaj nate zgjasin deri ne agim

    Faktori i qartë (El-Bejjine)

    Surah 98

    [1] Nuk u larguan nga feja e tyre – mohuesit, qe ishin nga idhtaret e Librit, si dhe paganet, deri sa ju erdhi argumenti i qarte

    [2] Pejgamberi nga Perendia, i cili lexon broshurat e pastra (nga gabimet)

    [3] ne te cilat ka kapituj me dispozita te cmueshme

    [4] E u ndane (nuk u pajtuan) ata qe paten Librin, vetem atehere kur u erdhi argumenti i qarte

    [5] e jane urdheruar ata qe t’i luten vetem Perendise, qe sinqerisht, si besimtare te vertete, te predikojne fene dhe te bejne namaz, dhe te ndajne lemoshen (zeqatin); e kjo eshte feja e drejte

    [6] Ata qe nuk besojne, si ata qe paten Liber ashtu edhe paganet, ata, me siguri do te gjenden ne zjarrin e sketerres, ne te do te mbeten perhere, ata jane krijesat me te keqia

    [7] E, me te vertete, ata qe besojne dhe punojne vepra te mira – ata jane krijesat me te mira

    [8] shperblimi i tyre te Zoti i tyre jane kopshtet (xhennetet) e Adnit, neper te cilat rrjedhin lumenjt ku do te banojne perhere dhe pergjithmone. Perendia eshte i kenaqur me ta, si dhe ata jane te kenaqur me Te. Kjo eshte dhurate per ata qe i druajne Zotit te vet

    Tërmeti (Ez-Zelzele)

    Surah 99

    [1] Kur Toka te dridhet me dridhjen e tmerrshme te saj

    [2] dhe kur ajo (Toka) te nxjerre materiale nga brendia e saj

    [3] dhe njeriu te therret: “Cka ka ajo?!”

    [4] ate Dite ajo tregon lajmet e veta (veprat e mira dhe te keqia) qe kane ngjare ne te

    [5] sepse, Zoti yt e ka urdheruar ate

    [6] Ate Dite, njerezit do te paraqiten ne grupe-grupe (te ndara), per t’ju treguar veprat e tyre

    [7] ai qe ka punuar ndonje te mire, qofte ajo e vogel madje sa thermia, do ta shohin ate

    [8] kurse ai qe ka punuar te keqe, qofte madje sa thermia – do ta shohin ate

    Vrapuesit (El-Adijat)

    Surah 100

    [1] Betohem ne ate (kuajt) qe vrapojne duke dihatur

    [2] e qe qesin xixa nga thundrat e tyre

    [3] dhe sulmojne (armikun) ne mengjes

    [4] dhe n’ate rast cojn pluhur

    [5] te cilet futen ne radhet e armikut

    [6] me te vertete, njeriu eshte jomirenjohes ndaj Zotit te vet

    [7] dhe ai, me te vertete, per kete, eshte i vetedijshem

    [8] dhe, ai eshte lakmues i madh i pasurise

    [9] E, valle, a nuk e di ai (njeriu), kur do te perzihen (ringjallen) ata qe gjenden ne varreza

    [10] dhe kur te dali ne shesh ajo qe eshte ne zemra (e mira dhe e keqja)

    [11] Zoti i tyre, me siguri, ate Dite do te dije cdo gje per ta

    Goditja (El-Karia)

    Surah 101

    [1] Goditja e tmerrshme (Kijameti)

    [2] C’eshte Goditja e tmerrshme

    [3] Kush te tregon ty per Goditjen e tmerrshme

    [4] Njerezit, ate Dite do te jene te shperndare si fluturat

    [5] kurse malet – si leshi i shprishur

    [6] Atij (njeriut), veprat e mira te te cilit rendojne ne peshoje

    [7] ai do te jete ne jeten e kenaqur (ne jeten e perhershme)

    [8] e atij (njeriu), veprat e mira te te cilit nuk rendojne ne peshoje

    [9] strehimi i tij do te jete gremina e Sketerres

    [10] E, kush te tregon ty se c’eshte gremina e Sketerres

    [11] (Ajo eshte) zjarr i vrullshem

    Shumimi (Et-Tekathur)

    Surah 102

    [1] Juve, u ka hutuar vrapimi (garimi), per pasuri (e femije)

    [2] deri sa te varroseni (vdisni)

    [3] Gjithsesi, ju do ta kuptoni (kete gabim)

    [4] E, madje edhe nje here, ju, me siguri, do ta kuptoni (kete gabim)

    [5] Jo, jo! Mashtroheni, sikur ta dini ju mire, (nuk do te mburreshit me kotesi)

    [6] Ju do ta shihni sketerren

    [7] E, (madje) edhe nje here, me te vertete, do ta shihni sketerren konkretisht (qarte)

    [8] Pastaj, ate Dite, do t’ju pyesin per kenaqesite (e kesaj bote)

    Koha (El-Asr)

    Surah 103

    [1] Betohem ne kohe

    [2] me te vertete, njeriu eshte ne humbje

    [3] pervec atyre qe besojne dhe punojne vepra te mira, dhe te cilet rekomandojne njeri-tjetrit te verteten (fene Islame), dhe te cilet i rekomandojne njeri-tjetrit durimin, (ne zbatimin e urdherave te Perendise)

    Përgojuesi (El-Humeze)

    Surah 104

    [1] Mjer per cdo perqeshes – shpifes

    [2] qe grumbullon pasuri dhe e ruan, (per ardhmerine e enderruar)

    [3] dhe mendon qe ajo pasuri e tij, do ta beje te pavdekshem

    [4] Jo, jo! Mashtrohet! Ai, me te vertete, do te hidhet (ne) Hutameh (Sketerre), i habitur

    [5] E kush te tregon ty se c’eshte el-Hutameh

    [6] Ai eshte zjarri i ndezur i Zotit

    [7] i cili do te depertoje deri ne zemer

    [8] Ai (zjarri) do te jete i mbyllur mbi ta (si sac)

    [9] ne shtylla te gjata flakeruese

    Elefanti (El-Fil)

    Surah 105

    [1] Valle, a nuk ke degjuar ti se si ka vepruar Zoti yt me ushtrine (pronaret) e elefanteve

    [2] A nuk ju shkuankot dinakerite e tyre

    [3] e dergoi kunder tyre tufa zogjesh – (Ebabilash)

    [4] te cilet hedhnin mbi ta copa dheu (te forcuara si gure)

    [5] e i beri ata si ndonje gjeth qe eshte henger (prej krimit – tejes)

    Kurejshët (Kurejsh)

    Surah 106

    [1] (Perendia e zhduku ushtrine e elefanteve) per t’i qetesuar Kurejshet

    [2] t’i qetesoje ata ne udhetimin qe bejne dimer e vere

    [3] le te adhurojne pra Zotin e kesaj shtepie (Qabes)

    [4] i cili i ushqen (ngop) ata nga uria dhe i siguroi nga frika

    Ndihma (El-Maun)

    Surah 107

    [1] A di ti per ate qe e pergenjeshtron Diten e llogarise (e shperblimit)

    [2] E ai eshte, i cili ashper i debon bonjaket

    [3] dhe nuk nxite qe te ushqejne te varferit

    [4] Mjere per ata, te cilet kur falen

    [5] jane te pakujdesshem (te harrueshem)

    [6] e veprojne, vetem sa per sy e faqe (para botes)

    [7] dhe pengojne dhenien e ndihmes (ne sherbimet e vogla midis njerezve)

    Begatia (El-Keuther)

    Surah 108

    [1] Na, me te vertete, te kemi dhene ty shume te mira

    [2] andaj, bene namaz per Zotin tend dhe therr kurban

    [3] Me te vertete, ai qe te urren ty, ai vete eshte i cunget

    Mohuesit (El-Kafirun)

    Surah 109

    [1] Thuaj: “O ju mohues

    [2] Une nuk do ta adhuroje ate, qe po e adhuroni ju

    [3] e as ju nuk do ta adhuroni Ate qe po e adhuroj une

    [4] Une nuk kam adhuruar ate qe e keni adhuruar ju

    [5] por, edhe ju nuk e keni adhuruar Ate, qe po e adhuroj une

    [6] Ju keni besimin tuaj, e une kam besimin tim!”

    Ndihma (En-Nasr)

    Surah 110

    [1] Kur te arrije ndihma e Zotit dhe fitorja

    [2] dhe i sheh njerezit grupe-grupe duke hyre ne fene e Perendise (ne Islamizem)

    [3] atehere lavderoje Zotin tend dhe kerko falje nga Ai; se Ai, me te vertete, eshte pranues i madh i pendimeve

    Flaka (El-Leheb)

    Surah 111

    [1] Ju thafshin duart Ebu Lehebit, dhe iu thane

    [2] Nuk i ka ndihmuar atij as pasuria, e as fitimet tjera

    [3] Ai, me siguri, do te hudhet ne zjarrin flakerues

    [4] ashtu dhe gruaja e tij – dru-bartese

    [5] ne qafen e saj ka nje litar te bere prej fijeve (te palmes)

    Sinceriteti (El-Ihlas)

    Surah 112

    [1] Thuaj: “Perendia eshte Nje

    [2] Perendise i drejtohen per cdo gje

    [3] (Ai) nuk ka lindur prej ndokujt, as nuk ka lindur ke

    [4] dhe askush nuk i gjason Atij!”

    Agimi (El-Felek)

    Surah 113

    [1] Thuaj: “I lutem dhe mbeshtetem te Zoti i agimit

    [2] qe te me mbroje nga sherri i te gjitha krijesave

    [3] dhe prej sherrit te nates kur kaplon terri

    [4] dhe prej sherrit te falltoreve qe fryejne ne nyje (bejne magji)

    [5] dhe nga sherri i ziliqarit kur e shfaq ziline!”

    Njerëzit (En-Nas)

    Surah 114

    [1] Thuaj: “I lutem dhe i mbeshtetem Zotit te njerezve

    [2] Sundimtarit te njerezve

    [3] Perendise se njerezve

    [4] nga sherri i djallit, bezdises

    [5] i cili fshehurazi hedh dyshime ne shpirterat e njerezve –

    [6] prej xhindeve dhe prej njerezve!”