Verse 1 — Surah Luqman 31:1
Alif Lam Mim
Verse 2 — Surah Luqman 31:2
Këto janë ajete të Librit me urtësi
Verse 3 — Surah Luqman 31:3
Udhërrëfim e mëshirë për mirëbërësit
Verse 4 — Surah Luqman 31:4
Të cilët kryejnë namazin dhe japin zeqatin, sepse ata besojnë me bindje në botën tjetër
Verse 5 — Surah Luqman 31:5
Ata janë të udhëzuar në rrugë të drejtë nga Zoti i tyre dhe vetëm ata do të shpëtojnë
Verse 6 — Surah Luqman 31:6
Ka njerëz të cilët blejnë gjepura për zbavitje, pa e ditur, që ta largojnë nga rruga e All-llahut dhe ta marrë (Kur’anin) si objekt për tallje. Ata me siguri i pret dënim i turpshëm
Verse 7 — Surah Luqman 31:7
Kur ndonjërit prej tyre i lexohen ajetet tona, ai me arrogancë kthen kryet në anën tjetër, sikur nuk i ka dëgjuar; si të jetë i shurdhër, prandaj përgëzoje për mundim të padurueshëm
Verse 8 — Surah Luqman 31:8
Ata që besojnë dhe bëjnë vepra të mira, me të vërtetë, i presin kopshte të kënaqësisë
Verse 9 — Surah Luqman 31:9
Aty do të jenë përgjithmonë. Premtimi i All-llahut është i vërtetë se Ai është i fortë e i urtë
Verse 10 — Surah Luqman 31:10
Qiejt, i shihni, i krijoi pa shtylla, kurse nëpër tokë ka vendosur male të palëvizshme që të jetë stabile dhe ka shpërndarë nëpër të gjallesa të të gjitha llojeve. Ne nga qielli kemi lëshuar një ujë (shiun) dhe me të kemi bërë të mugullojnë nëpër tokë çifte fisnike
Verse 11 — Surah Luqman 31:11
Kjo është vepër e All-llahut. Pa më tregoni se çka kanë krijuar të tjerët përveç Tij? Asgjë! Porse mizorët janë në humbje të qartë
Verse 12 — Surah Luqman 31:12
Kurse Ne Llukmanit i kemi dhuruar urtësinë; “Jij mirënjohës All-llahut! Kush falënderon atë, e bën për vete, po ai i cili mohon – ani! All-llahu është njëmend i pasur dhe i denjë për falënderim”
Verse 13 — Surah Luqman 31:13
Kur Llukmani i tha birit të vet duke e këshilluar: “Biri im, mos i bën shok All-llahut! Politeizmi është, me të vërtetë, krim i madh
Verse 14 — Surah Luqman 31:14
Ne e kemi porositur njeriun për prindërit e vet – se nëna e vet e ka bartur në dëm të shëndetit të saj, kurse nga gjiri e ndan brenda dy vjetëve. – Të jesh mirënjohës ndaj meje dhe prindërve tu! Tek unë do të ktheheni
Verse 15 — Surah Luqman 31:15
Po nëse të nxisin që tjetërkënd ta konsiderosh të barabartë me mua, atë që ti nuk e di, ti mos i dëgjo, por ndaj tyre sillu me zemërgjerësi në këtë botë dhe paso rrugën e atij i cili më drejtohet mua me sinqeritet! Pastaj, tek unë do të ktheheni dhe do t’ju informoj se çka keni punuar
Verse 16 — Surah Luqman 31:16
“O biri im! Mirë e keq, qoftë ajo sa kokrra e unthit, qoftë në qiej, në shkrepa a në tokë, All-llahu do ta nxjerrë në dritë, se All-llahu është i butë dhe i informuar
Verse 17 — Surah Luqman 31:17
O biri im! Fale namazin dhe urdhëro të bëhen vepra të mira e ndalo nga veprat e këqia; Përballo me durim çkado që të gjen! Kjo është me të vërtetë detyrë themelore
Verse 18 — Surah Luqman 31:18
Dhe mos ua kthe njerëzve fytyrën tënde dhe rrugës mos ec kryelartë e me arrogancë, se All-llahu nuk e do arrogancën e lavdëraçin
Verse 19 — Surah Luqman 31:19
Jij i matur në ecje dhe ule zërin, se me të vërtetë zëri më i pakëndshëm është zëri i gomarit!”
Verse 20 — Surah Luqman 31:20
Si nuk e shihni se All-llahu ju ka mundësuar të shfrytëzoni gjithçka ka në qiej dhe në tokë dhe ju mbulon bujaria e dhuntia e tij e dukshme dhe e padukshme. Ndërkaq, ka njerëz të cilët polemizojnë për All-llahun, pa pasur dijeni as udhërrëfim e as libër të ndritshëm
Verse 21 — Surah Luqman 31:21
Por kur u thuhet: “Pasoni atë që ua ka shpallur All-llahu”, thonë: “Jo, ne pasojmë atë në çka i kemi gjetur prindërit tanë”. Madje edhe atëherë kur djalli i fton për dënim me flakë
Verse 22 — Surah Luqman 31:22
Ai i cili i dorëzohet krejtësisht All-llahut, por që është edhe bëmirës, është kapur për lidhje më të fortë. Përfundimi i të gjitha çështjeve i takon All-llahut
Verse 23 — Surah Luqman 31:23
Ndërsa, ai që nuk beson, ani, ty mos të pikëllojë mosbesimi i tij. Te ne do të kthehen të jgithë dhe ne do t’i informojmë se ç’kanë punuar. Me të vërtetë All-llahu e di se çka fshihet në krahëror
Verse 24 — Surah Luqman 31:24
Ne atyre u japimpak kënaqësi e pastaj i fusim në dënim të rëndë
Verse 25 — Surah Luqman 31:25
Po sikur t’i pyesish: “Kush i ka krijuar qiejt dhe tokën?! Me siguri do të thoshin: “All-llahu!” Ndërsa, ti thuaju: “Qoftë lavdëruar All-llahu!”, por shumica sish nuk e dinë
Verse 26 — Surah Luqman 31:26
Të All-llahut janë gjithë ç’ka në qiej dhe në tokë! All-llahu është me të vërtetë me begati të lavdërueshme
Verse 27 — Surah Luqman 31:27
Sikur gjithë lisat në tokë të jenë lapsa, kurse detit t’i shtohen edhe shtatë dete, nuk do të përmblidheshin dot fjalët e All-llahut, All-llahu është, pa dyshim, i fuqishëm dhe i urtë
Verse 28 — Surah Luqman 31:28
Krijimi juaj dhe ringjallja juaj është si e një krijese të vetme. Me të vërtetë All-llahu dëgjon dhe sheh shumë
Verse 29 — Surah Luqman 31:29
A nuk e sheh se All-llahu e bën natën ditë dhe ditën anatë; ka nënshtruar Diellin dhe Hënën – secili lëviz në afat të caktuar. All-llahu është i informuar mirë se çka punoni
Verse 30 — Surah Luqman 31:30
Kjo për shkak se All-llahu është e vërteta, kurse ata të cilëve u luten në vend të atij, janë gënjeshtra dhe se All-llahu është i madh dhe i madhërishëm
Verse 31 — Surah Luqman 31:31
A nuk sheh se anijet lundrojnë detit me dhunti të All-llahut për t’iu treguar juve argumentet e veta? Me të vërtetë në këtë ka argumente për të gjithë ata që durojnë dhe janë mirënjohës
Verse 32 — Surah Luqman 31:32
Por kur ndonjë valë i mbulon si hije, i luten All-llahut me sinqeritet e besim të plotë, ndërsa sapo i shpëton në tokë, vetëm disa i mbesin mirënjohës. Pra, argumentet tona i mohon vetëm tradhtari, jomirënjohësi
Verse 33 — Surah Luqman 31:33
O njerëz, ruajuni Zotit tuaj dhe frikësohuni Ditës kur prindi nuk do të ketë dobi prej fëmijës së vet aspak, por as fëmija nga prindi i vet. Premtimi i All-llahut është i vërtetë, andaj le të mos u mashtrojë jeta në këtë botë dhe le të mos u mashtrojë djalli në besimin në All-llahun
Verse 34 — Surah Luqman 31:34
Pa dyshim vetëm All-llahu e di kur do të jetë kijameti. Ai lëshon shiun dhe vetëm Ai di se çka ka në barqe të nënave, kurse njeriu nuk e di se çka do të bëjë nesër dhe askush nuk e di se në çfarë vendi dot ë vdesë. All-llahu me siguri e di dhe është i informuar për gjithçka