Back to Languages

Albanian - Chapter 25 - Al-Furqan

Translation by Feti Mehdiu — Permalink

Verse 1 — Surah Al-Furqan 25:1

Qofte lartesuar Ai i cili i shpalli robit te vet Furkanin qe te jete qortim (verejtje) per boterat

Verse 2 — Surah Al-Furqan 25:2

Ai te cilit i takon pushteti i qiejve dhe i tokes dhe nuk ka fare femije as bashkepunetore ne pushtet, ka krijuar cdo gje dhe e ka rregulluar si duhet

Verse 3 — Surah Al-Furqan 25:3

Disa marrin, pervec Atij, ndonje hyjni qe nuk krijon asgje, por vete jane te krijuar dhe nuk jane ne gjendje t’i bejne vetes ndonje dem e as dobi; dhe as kane mundesi t’ia marrin jeten, t’i japin jete apo te ngjallin

Verse 4 — Surah Al-Furqan 25:4

Ata te cilet nuk kane besuar, thone: “Kjo nuk eshte gje tjeter pos genjeshter e madhe qe e shpif ai, madje i ndihmojne edhe njerez te tjere” dhe bejne padrejtesi dhe shpifje

Verse 5 — Surah Al-Furqan 25:5

Dhe thone: “Ato jane legjenda te popujve te lashte, ai kerkon qe te pershkruhen dhe t’i lexohen ne mengjes dhe ne mbremje”

Verse 6 — Surah Al-Furqan 25:6

Thuaj: “Ate e shpall Ai i cili i di fshehtesite e qiejve dhe te tokes; Ai eshte shume i meshirshem dhe fal shume”

Verse 7 — Surah Al-Furqan 25:7

E ata thone: “C’eshte me kete Profet, ai ha ushqim dhe ec neper tregje; eshte dashur t’i dergohet nje engjull qe te jete bashke me te qortues (t’i terheq verejtjen popullit)

Verse 8 — Surah Al-Furqan 25:8

Ose t’i leshohet ndonje fare depoje apo te kete kopsht prej ku do te ushqehej”. Dhe mizoret, madje thone: “Ju pasoni vetem nje njeri te magjepsur”

Verse 9 — Surah Al-Furqan 25:9

Shih se cka flasin per ty, andaj bredhin e nuk mund ta gjejne rrugen (e drejte)

Verse 10 — Surah Al-Furqan 25:10

Qofte i madheruar Ai i cili, nese do, mund te te jape edhe me mire se keta, xhennete neper te cilat rrjedhin lumenj e te ben edhe pallate

Verse 11 — Surah Al-Furqan 25:11

Mirepo ata e mohojne edhe momentin e ringjalljes, e Ne, per ata qe e pergenjeshtrojne Diten e ringjalljes, kemi pergatitur zjarr te kendellur

Verse 12 — Surah Al-Furqan 25:12

Qe kur t’u tregohet prej se largu, do ta degjojne si ushton dhe terbueshem vlon

Verse 13 — Surah Al-Furqan 25:13

E kur te hidhen ne te, ne gryke, duarlidhur, atje do te therrasin “shkaterrim, ku je!”

Verse 14 — Surah Al-Furqan 25:14

Sot mos kerkoni nje shkaterrim por kerkoni shume shkaterrime

Verse 15 — Surah Al-Furqan 25:15

Thuaj: “A eshte me mire ajo apo xhenneti i perjetshem i cili u eshte premtuar atyre qe i frikesohen All-llahut”. Per ata ka (xhennet) shperblim dhe vendqendrim

Verse 16 — Surah Al-Furqan 25:16

Aty do te kene gjithnje gjithcka deshirojne; ajo eshte premtim i deshiruar (i kerkuar) nga Zoti yt

Verse 17 — Surah Al-Furqan 25:17

Kurse ne diten kur ata t’i tuboje Ai, si edhe ata te cilet kane adhuruar (tjeterkend) pervec All-llahut, dhe t’u thohte: “A ju i keni mashtruar roberit e mi, ata, apo ata e kane humbur vete rrugen e drejte?”

Verse 18 — Surah Al-Furqan 25:18

Ata do te thone: “Ti qofsh lavderuar, per ne nuk eshte e nevojshme te marrim, perpos Teje, fare prijesisht tjere, por ti i ke leshuar ata dhe te paret e tyre te kenaqen deri sa e harruan verejtjen dhe u bene nje popull i shkaterruar!”

Verse 19 — Surah Al-Furqan 25:19

Ata e kane pergenjeshtruar ate qe thuani ju, kurse ju nuk do te keni mundesi as te nderroni dicka e as te ndihmoni. Ndersa secilin prej jush qe eshte mizor do ta bejme te shijoje denim te madh

Verse 20 — Surah Al-Furqan 25:20

Ne nuk kemi derguar para teje asnje profet i cili nuk ka ngrene e nuk ka ecur neper tregje. Ne bejme qe njeri-tjetrin ta veni ne sprove, a po qendroni? Kurse Zoti yt sheh shume

Verse 21 — Surah Al-Furqan 25:21

Ata qe nuk shpresojne se do te takohen me ne, thone: “Pse nuk na dergohen engjujt ose ta shihnim Zotin tone”? Ata, me te vertete, jane ne shpirte arrogante dhe teper mendjemedhenj

Verse 22 — Surah Al-Furqan 25:22

Kur t’i shohin engjujt nuk ka gezim ate dite, per mekataret, dhe do te thone (kategorikisht) eshte ndaluar

Verse 23 — Surah Al-Furqan 25:23

Dhe Ne do t’i prezentojme veprat e tyre qe ata i kane bere dhe do ti bejme hi e pluhur

Verse 24 — Surah Al-Furqan 25:24

Ate dite banoret e xhennetit do te kene pushimoren dhe fjalet me te mira

Verse 25 — Surah Al-Furqan 25:25

Kurse diten kur te cahet qielli dhe te paraqitet vetem nje re e holle edhe engjujt do te leshohen, me siguri, poshte

Verse 26 — Surah Al-Furqan 25:26

Atehere sundimi i vertete dot e jete vetem te i Gjithmeshirshmi; Do te jete nje dite e mundimshme per mosbesimtaret

Verse 27 — Surah Al-Furqan 25:27

Ate dite kur keqberesi do te haje gishterinjt duke thene: “Ku eshte ai fat te kisha mbajtur rrugen e drejte prane Profetit

Verse 28 — Surah Al-Furqan 25:28

Ku eshte fati, i mjeri une, te mos kisha pasur shok filan fistekun

Verse 29 — Surah Al-Furqan 25:29

Ai me ka larguar nga Kur’ani, pasi qe me ishte kumtuar, e djalli gjithmone e le njeriun ne kurthe

Verse 30 — Surah Al-Furqan 25:30

Profeti ka thene: “Zoti im, populli im, vertet, e ka marre kete Kur’an per tallje”

Verse 31 — Surah Al-Furqan 25:31

Gjithashtu Ne i kemi bere cdo lajmetari te fese nga nje armik prej mekatareve. Por ty te mjafton Zoti yt per udherrefyes dhe ndihmes

Verse 32 — Surah Al-Furqan 25:32

Ata qe nuk besojne thone: “Pse nuk iu shpall Kur’ani pernjehere, me nje rast”? Ashtu shpallet per ta forcuar zemren tende me te, dhe ne ate e shpallim ajet pas ajeti

Verse 33 — Surah Al-Furqan 25:33

Ata nuk do te sjellin ty asnje shembull (verejtje) e Ne te mos sjellim te verteten dhe shpjegimin me te bukur

Verse 34 — Surah Al-Furqan 25:34

Ata te cilet do te tubohen ne ferr e te ecin mbi fytyra, ata jane ne vendin me te keq dhe ne rrugen me te gabuar

Verse 35 — Surah Al-Furqan 25:35

Ne Musaut i dhame Liber, kurse vllaun e tij Harunin ia beme ndihmes

Verse 36 — Surah Al-Furqan 25:36

Dhe u thame: “Shikoni ju te dy te populli i cili pergenjeshtron argumentet tona”, pastaj ate e shfarosem krejtesisht

Verse 37 — Surah Al-Furqan 25:37

Edhe popullin e Nuhit, qe i trajtonte profetet si genjeshtare, e kemi mbytur ne uje dhe me kete u kemi dhene njerezve shembull, kurse tiraneve u kemi pergatitur denim te dhembshem

Verse 38 — Surah Al-Furqan 25:38

Edhe Ad-it edhe Themud-it, dhe banoreve te Res-it, dhe shume gjeneratave ndermjet tyre

Verse 39 — Surah Al-Furqan 25:39

te gjitheve u kemi sjelle shembuj per mesim, e (pastaj) te gjithe i kemi shfarosur krejtesisht

Verse 40 — Surah Al-Furqan 25:40

Dhe kalojne, me siguri, prane qytetit qe e vershoi shiu i kobshem – valle a nuk e shohin? Por ata nuk shpresojne per ringjallje

Verse 41 — Surah Al-Furqan 25:41

Dhe ur te shohin ty te marrin vetem per tallje: “A ky eshte ai te cilin All-llahu e ka derguar Profet

Verse 42 — Surah Al-Furqan 25:42

Perpak te na ktheje nga hyjnite tona, por te mos kishim qendruar”. E kur te perjetojne denimin do ta dine (marrin vesh) se kush eshte shmangur me teper nga rruga e drejte

Verse 43 — Surah Al-Furqan 25:43

E sheh kush e merr epshin e vet per zot te vetin? A ti do te behesh perfaqesues i tij

Verse 44 — Surah Al-Furqan 25:44

A mendon ti se shumica prej tyre te degjojne ose perpiqen te kuptojne? Ata jane sikur kafshet, madje nga rruga e drejte kane humbur edhe me larg

Verse 45 — Surah Al-Furqan 25:45

Valle a nuk e sheh Zotin tend se si zgjeron hijen, sikur te donte do ta linte ne ne vend; kurse Diellin ia kemi bere faktor udherrefyes

Verse 46 — Surah Al-Furqan 25:46

Pastaj pak nga pak e terheqin nga vetja

Verse 47 — Surah Al-Furqan 25:47

Ai eshte i cili naten ua ka bere mbulese, gjumin pushim, kurse diten e ka bere per gjallerim (te punoni)

Verse 48 — Surah Al-Furqan 25:48

dhe Ai eshte i cili dergon ererat si lajm i gezueshem para meshires se vet, dhe Ne leshojme nga qielli uje te paster

Verse 49 — Surah Al-Furqan 25:49

Per te ngjallur me te truallin e vdekur dhe i ngopim me uje shume kafshe dhe njerez te cilet i kemi krijuar

Verse 50 — Surah Al-Furqan 25:50

Ne u kemi shpjeguar shpeshhere per keto, ne menyre qe te mendojne mire; por shumica e njerezve refuzuan e mbeten ne mosbesim

Verse 51 — Surah Al-Furqan 25:51

Te kish dashur, ne cdo qytet do te kishim derguar nga nje qortues

Verse 52 — Surah Al-Furqan 25:52

Prandaj mos iu perul mosbesimtareve por lufto kunder tyre me te gjitha forcat

Verse 53 — Surah Al-Furqan 25:53

Ai eshte i cili ka bashkuar dy dete njerin prane tjetrit – njeri nga ata eshte i pijshem dhe i shijshem, kurse tjetri i njelmet dhe i hidhet, e ndermjet tyre ka vene pende, pengese

Verse 54 — Surah Al-Furqan 25:54

Ai eshte i cili ka krijuar njeriun nga uji dhe e ka bere te kete fis nga gjaku dhe nga ana e gruas. Zoti yt eshte i fuqishem

Verse 55 — Surah Al-Furqan 25:55

Ne vend te All-llahut adhurojne ata qe nuk jane ne gjendje t’u bejne atyre asnje dobi e as dem. Mosbesimtari eshte haptazi kunder Zotit te vet

Verse 56 — Surah Al-Furqan 25:56

Kurse Ne ty te kemi derguar vetem te sjellesh lajme te gezueshme dhe si qortues

Verse 57 — Surah Al-Furqan 25:57

Thuaj: “Per kete nuk kerkoj nga ju shperblime tjera pervec se kush do le te marre rrugen e cila con kah Zoti i tij”

Verse 58 — Surah Al-Furqan 25:58

Ti kij bindje ne ate qe eshte i gjalle, i cili nuk vdes, dhe madheroje me levdata! Mjafton qe Ai eshte i informuar per mekatet e njerezve te vet

Verse 59 — Surah Al-Furqan 25:59

I cili per gjashte dite krijoi qiejt, token dhe gjithe cka ka ndermjet tyre, e pastaj vuri nen sundim tere gjithesine; Ai eshte i Gjithmeshirshmi, per kete pyete ate qe di

Verse 60 — Surah Al-Furqan 25:60

E kur iu tha atyre: “bini ne sexhde per te Meshirshmin!”, ata pyeten; perse, kush eshte i Gjithmeshirshmi? A te biem ne xeshde vetem pse na urdheron ti?” Edhe me teper e shtuan refuzimin

Verse 61 — Surah Al-Furqan 25:61

Qofte lavderuar ai i cili krijoi ne qiell sisteme yjesh qe shkelqejne dhe Henen qe shnderit

Verse 62 — Surah Al-Furqan 25:62

Ai eshte i cili beri naten dhe diten shembull per ate qe do te marre mend ose deshiron te falenderoj (te jete mirenjohes)

Verse 63 — Surah Al-Furqan 25:63

Kurse roberit e te Meshirshmit jane ata te cilet neper toke ecin qete, ndersa kur u drejtohen injorantet, thone: “Paqe e qetesi!”

Verse 64 — Surah Al-Furqan 25:64

Dhe ata qe kalojne netet duke rene ne sexhde dhe duke qendruar ne kembe, per hire te Zotit te tyre

Verse 65 — Surah Al-Furqan 25:65

Edhe ata te ciletthone: “Zoti yne, kursena nga mundimet e xhehennemit, sepse mundimi ne te eshte – me te vertete – i tmerrshem

Verse 66 — Surah Al-Furqan 25:66

Ai eshte cerdhe shume e keqe”

Verse 67 — Surah Al-Furqan 25:67

Edhe ata te cilet, kur shpenzojne nuk shperderdhin e as nuk jane teper doreshtrenguar, por ne kete mbajne mesataren

Verse 68 — Surah Al-Furqan 25:68

Ata te cilet nuk i luten tjeter Zoti, pervec All-llahut, dhe qe nuk mbysin ate qe e ka ndaluar All-llahu, vetem ne rast se e kerkon drejtesia, dhe qe nuk bejne amoralitet, se kush e ben kete ballafaqohet me mekate

Verse 69 — Surah Al-Furqan 25:69

I shumfishohet denimi ne diten e kijametit dhe aty mbetet pergjithmone i nencmuar

Verse 70 — Surah Al-Furqan 25:70

Pervec atyre, te cilet jane penduar dhe kane besuar edhe bejne vepra te ira, All-llahu do t’i zevendesoje veprat e tyre te keqia me vepra te mira, se All-llahu fal dhe eshte shume i meshirshem

Verse 71 — Surah Al-Furqan 25:71

Dhe kush pendohet e ben vepra te mira, ai, vertete, eshte penduar sinqerisht tek All-llahu

Verse 72 — Surah Al-Furqan 25:72

Edhe ata qe nuk deshmojne rrejshem, te cilet edhe kur transmetojne llomotitjen e transmetojne me dinjitet e fisnikeri

Verse 73 — Surah Al-Furqan 25:73

Edhe ata te cilet pasi te kene marre ne dijeni argumentet e Zotit te tyre, nuk versulen si te verber e te shurdher

Verse 74 — Surah Al-Furqan 25:74

Edhe ata qe thone: “O Zoti yne, na dhuro gezim ne grate dhe femijet tane, dhe na ben neve shembull per te devotshmit

Verse 75 — Surah Al-Furqan 25:75

Ata do te jene, per ate qe kane duruar, te shperblyer me dhome (shkalle te xhennetit) dhe aty do te priten me pershendetje dhe selam

Verse 76 — Surah Al-Furqan 25:76

Ne te do te jene pergjithmone, sa vendbanime e cerdhe te bukura jane

Verse 77 — Surah Al-Furqan 25:77

Thuaj: “Cka te bej me ju, nese ju nuk i luteni Zotit tim; ju keni pergenjeshtruar, dhe me siguri ju pret denimi”