Verse 1 — Surah At-Tur 52:1
Pasha Turin
Verse 2 — Surah At-Tur 52:2
Pasha Librin ne rreshta te shkruar
Verse 3 — Surah At-Tur 52:3
Ne lekure te perpunuar
Verse 4 — Surah At-Tur 52:4
Pasha haremin perplot te banuar
Verse 5 — Surah At-Tur 52:5
Pasha kulmin (qiellin) e ngritur
Verse 6 — Surah At-Tur 52:6
Dhe pasha detin e mbushur
Verse 7 — Surah At-Tur 52:7
Denimi i Zotit tend, me siguri, do te ndodh
Verse 8 — Surah At-Tur 52:8
Ate nuk e ndal dot kush
Verse 9 — Surah At-Tur 52:9
Ate dite kur qielli te shqetesohet keq
Verse 10 — Surah At-Tur 52:10
Dhe malet te lekunden nga vendi
Verse 11 — Surah At-Tur 52:11
Ate dite mjere per genjeshtaret
Verse 12 — Surah At-Tur 52:12
Te cilet jane zhytur (ne genjeshtra) e luajne
Verse 13 — Surah At-Tur 52:13
Ate dite kur me rrembim te hudhen ne zjarr te xhehennemit
Verse 14 — Surah At-Tur 52:14
“Ky eshte zjarri qe nuk e keni besuar
Verse 15 — Surah At-Tur 52:15
Po a eshte kjo magji apo ju nuk shihni
Verse 16 — Surah At-Tur 52:16
Digjuni ne te, per ju eshte njelloj, duruat apo nuk duruat. Po shperbleheni per ate cka keni punuar”
Verse 17 — Surah At-Tur 52:17
Kurse te devotshmit do te jene ne xhenete, ne lumturi
Verse 18 — Surah At-Tur 52:18
Te kenaqur me ate qe u ka dhene Zoti i tyre. Ata Zoti i tyre do t’i ruaje nga vuajtjet ne zjarr
Verse 19 — Surah At-Tur 52:19
“Hani dhe pini, u befte mire! Per ate qe keni punuar!”
Verse 20 — Surah At-Tur 52:20
Te mbeshtetur ne kanape te rradhitura dhe do t’i martojme me hyri symedha
Verse 21 — Surah At-Tur 52:21
Ata te cilet kane besuar dhe te cilet pasardhesit e vet i pasojne ne besim, edhe femijet e tyre do t’ua bashkangjesim, kurse veprat e tyre kurrgje nuk ua zvogelojme cdo kush eshte pergjegjes per ate qe e bene vet
Verse 22 — Surah At-Tur 52:22
Do t’u afrojme peme e mish, sipas deshires se tyre
Verse 23 — Surah At-Tur 52:23
Aty njeri-tjetrin do ta sherbejne me gota plot, pa fjale te kota dhe pa mekate
Verse 24 — Surah At-Tur 52:24
Do te sillen rreth tyre djelmosha si margaritare te fshehur
Verse 25 — Surah At-Tur 52:25
Do t’i qasen njeri-tjetrit, duke e pyetur
Verse 26 — Surah At-Tur 52:26
Dhe duke thene: “Me heret kemi pasur frike ne familjen tone
Verse 27 — Surah At-Tur 52:27
E All-llahu Na dhuroi meshire dhe na ruajti nga vuajtja ne zjarr
Verse 28 — Surah At-Tur 52:28
Ne i jemi falur edhe me pare, Ai eshte me te vertete bamires dhe i meshirshem”
Verse 29 — Surah At-Tur 52:29
Prandaj, ti qortoi, sepse ti, me meshiren e Zotit tend, nuk je as magjistar as i marre
Verse 30 — Surah At-Tur 52:30
Kurse ata thone: “Ai eshte poet, te presim vdekjen (fundin e tij)
Verse 31 — Surah At-Tur 52:31
Ti thuaj: “Pritni! Edhe une me ju do te pres!”
Verse 32 — Surah At-Tur 52:32
A u vjen ajo nga enderrat e tyre apo jane kokeforte qe e teprojne
Verse 33 — Surah At-Tur 52:33
A thua ata te flasin: “E trillon!” Jo, por ata nuk besojne
Verse 34 — Surah At-Tur 52:34
Po le te sjellin nje fjalim te ngjashem si ai (Kur’ani), nese flasin te verteten
Verse 35 — Surah At-Tur 52:35
A jane te krijuar par kurrgje apo ata jane krijues
Verse 36 — Surah At-Tur 52:36
A thua ata i krijuan qiejt dhe token? Jo, por ata nuk jane te bindur
Verse 37 — Surah At-Tur 52:37
A mos e kane ata pasurine e Zotit tend, apo mos jane ata valle dirigjues
Verse 38 — Surah At-Tur 52:38
A mos kane ata shkalle, me te cilat pergjojne?! Le te sjelle ndonje pergjues i tyre nje argument te qarte
Verse 39 — Surah At-Tur 52:39
A per Ate (All-llahun) jane vajzat e per ju djemt
Verse 40 — Surah At-Tur 52:40
A mos kerkon ti prej tyre shperblim dhe jane te renduar me tatim
Verse 41 — Surah At-Tur 52:41
A mos po disponojne me te padukshmen dhe mos po shkruajne
Verse 42 — Surah At-Tur 52:42
Apo deshirojne ndonje kurthe? Por ne kurthe do te zihen mua ta qe nuk besojne
Verse 43 — Surah At-Tur 52:43
A kane ata tjeter Zot vec All-llahut? Qofte lartesuar All-llahu nga ata qe ia bejne shok
Verse 44 — Surah At-Tur 52:44
Dhe sikur te shihnin se po bjen nje cope qielli, do te thonin: “Re te dendura”
Verse 45 — Surah At-Tur 52:45
Prandaj leshoi deri sa te ballafaqohen me Diten kur do te shtangen
Verse 46 — Surah At-Tur 52:46
Me diten kur dredhite e tyre aspak nuk do t’u bejne dobi dhe nuk do te ndihmohen
Verse 47 — Surah At-Tur 52:47
Pa dyshim ata te cilet kane bere mizori, kane denim pervec atij (te kesaj bote), por shumcia sish nuk e dine
Verse 48 — Surah At-Tur 52:48
Andaj duro e prit gjykimin e Zotit tend, Ne te kemi parasysh dhe lavdero e madhero Zotin tend kur te ngrihesh
Verse 49 — Surah At-Tur 52:49
Edhe naten. Por ta madherosh edhe kur humbin yjte