Back to Languages

Albanian - Chapter 55

Translation by Feti Mehdiu

Verse 1

I Gjithmeshirshmi

Verse 2

Te meson Kur’anin

Verse 3

E krijon insanin

Verse 4

E meson te flase

Verse 5

Dielli dhe hena levizin sipas nje llogarie

Verse 6

Edhe bari e lisat perulen

Verse 7

Kurse qiellin ate e ka ngritur dhe ne te ka vendosur peshojen

Verse 8

Qe te mos e kaloni kufirin ne peshim

Verse 9

Andaj matni drejt dhe mos e lini mangut ne peshoje

Verse 10

Kurse token e ka shtuar per krijesat

Verse 11

E ne te ka peme, hurma ne frute dhe lule

Verse 12

Edhe drith me kallinj me lule eremira

Verse 13

Po cilen dhunti te Zotit tuaj mohoni

Verse 14

Ai e ka krijuar njeriun nga balta e thare sikur vorben

Verse 15

Kurse exhinet nga flaka e zjarrit

Verse 16

Po cilen dhunti te Zotit tuaj mohoni

Verse 17

Zot i dy lindjeve dhe Zot i dy perendimeve

Verse 18

Po cilen dhunti te Zotit tuaj mohoni

Verse 19

Dy dete i ka lene te perpiqen

Verse 20

Ndermjet atyre dyve ka nje rryme qe nuk e kapercejne

Verse 21

Po cilen dhunti te Zotit tuaj mohoni

Verse 22

Prej atyre dyve nxirret xhevahir e diamant

Verse 23

Po cilen dhunti te Zotit tuaj mohoni

Verse 24

Te atij jane edhe anijet qe sikur kodra ngrihen lart ne det

Verse 25

Po cilen dhunti te Zotit tuaj mohoni

Verse 26

Cdo send qe eshte ne te eshte e kalueshme

Verse 27

dhe mbetet vetem Zoti yt, i madherishmi dhe i Nderuari

Verse 28

Po cilen dhunti te Zotit tuaj mohoni

Verse 29

Atij i luten ata qe jane ne qiej dhe ne toke, ne cdo kohe Ai eshte i angazhuar me dicka

Verse 30

Po cilen dhunti te Zotit tuaj mohoni

Verse 31

Do te kemi pune me ju per llogari, o te rende

Verse 32

Po cilen dhunti te Zotit tuaj mohoni

Verse 33

O grupe te exhineve dhe njerezve, nese mundeni te depertoni neper kufijt e qiejve dhe te tokes, depertoni, por nuk mundeni, vetem se me force te madhe

Verse 34

Po cilen dhunti te Zotit tuaj mohoni

Verse 35

mbi ju do te derdhet flake e zjarrit dhe baker i shkrire, dhe nuk do te mund te mbroheni

Verse 36

Po cilen dhunti te Zotit tuaj mohoni

Verse 37

Po kur te cahet qielli e kur te behet si ngjyre vjollce

Verse 38

Cilen dhunti te Zotit e mohoni

Verse 39

Ate dite nuk merren ne pyetje per mekatet e veta njerez as xhind

Verse 40

Cilen dhunti te Zotit tuaj e mohoni

Verse 41

Mekataret do te njihen sipas karakteristikave te tyre andaj do te rrembehen per flokesh e per kembesh

Verse 42

Po cilen dhunti te Zotit tuaj mohoni

Verse 43

Ja, ky eshte xhehennemi te cilin mekataret e mohuan

Verse 44

Dhe do te sillen verdalle ndermjet zjarrit e ujit vale

Verse 45

Po cilen dhunti te Zotit tuaj mohoni

Verse 46

Kurse ai i cili eshte frikesuar forces se Zotit te vet, do te kete dy kopshte

Verse 47

Po cilen dhunti te Zotit tuaj mohoni

Verse 48

Te dy plot me lisa me dege

Verse 49

Po cilen dhunti te Zotit tuaj mohoni

Verse 50

Ku do te rrjedhin dy burime

Verse 51

Po cilen dhunti te Zotit tuaj mohoni

Verse 52

Aty nga secila peme do te kete cifte

Verse 53

Po cilen dhunti te Zotit tuaj mohoni

Verse 54

Te mbeshtetur ne nje shtroje me mbulesa kadifeje, kurse frytet ne te dy kopshtet mund te kapen me dore

Verse 55

E cilen dhunti te Zotit tuaj e mohoni

Verse 56

Aty ka kryeulura te cilat perpara atyre nuk i ka prekur as njeri as exhin

Verse 57

Po cilen dhunti te Zotit tuaj mohoni

Verse 58

Do te jene si xhevahire e dijamante

Verse 59

E ju cilen dhunti te Zotit tuaj e mohoni

Verse 60

A ka tjeter shperblim miresia, pervec miresise

Verse 61

Po cilen dhunti te Zotit tuaj mohoni

Verse 62

E nen ata dy (xhenete) ka edhe dy xhennete

Verse 63

Po cilen dhunti te Zotit tuaj mohoni

Verse 64

Te dy shume te gjelbert

Verse 65

Po cilen dhunti te Zotit tuaj mohoni

Verse 66

Aty jane dy burime qe gulojne pa ia da

Verse 67

E cilen dhunti te Zotit tuaj e mohoni

Verse 68

Aty ka peme, hurma e kaca

Verse 69

Po cilen dhunti te Zotit tuaj mohoni

Verse 70

Aty ka te mira fantastike

Verse 71

Cilen dhunti te Zotit tuaj e mohoni

Verse 72

Hyri sybukura ne shatore mbuluar

Verse 73

Cilen dhunti te Zotit tuaj e mohoni

Verse 74

Te cilat nuk i ka prekur para tyre as njeri as exhin

Verse 75

Po cilen dhunti te Zotit tuaj mohoni

Verse 76

Mbeshtetur ne shtroje te gjelberta dhe mbulesa fantastike

Verse 77

Po cilen dhunti te Zotit tuaj mohoni

Verse 78

Qofte lartesuar emri i Zotit tend, te Madherishmit dhe Fisnikut